Home Blog Page 12

I ngujuar prej disa orësh në makinë, vetëvritet 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin dhe mori peng ish-bashkëshorten në Roskovec

0
I ngujuar prej disa orësh në makinë, vetëvritet 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin dhe mori peng ish-bashkëshorten në Roskovec

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh negociata me forcat e policisë.

Ai ishte i rrethuar nga forcat speciale RENEA në zonën e ish-fushës së helikopterëve në fshatin Kurjan, ku qëndroi i ngujuar në automjetin e tij, ndërsa negociatorët tentuan disa herë ta bindnin të dorëzohej.

Më herët, 35-vjeçari dyshohet se vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plakun, plagosi ish-vjehrrën, Bejlere Plakun, dhe mori me forcë ish-të dashurën, Rozalinda Plakun. E reja u lirua disa orë më vonë gjatë operacionit të policisë.

Autoambulanca dhe forca të shumta policie janë afruar pranë automjetit ku ndodhet prej disa orësh 35-vjeçari.  

Dogana greke në grevë, të hënën bllokohet për 5 orë pika kufitare e Kapshticës

0
Dogana greke në grevë, të hënën bllokohet për 5 orë pika kufitare e Kapshticës

Dogana e Kapshticës do të jetë e mbyllur të hënën (27 korrik) nga ora 05:00 deri në 10:00. Shkak është greva e punonjësve të doganës greke. Sipas autoriteteve të vendit fqinj, nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve.

Njoftimi:

Për shkak të grevës së punonjësve të doganës greke, Dega Doganore e Kapshticës do të jetë e mbyllur ditën e hënë, më 27 korrik, nga ora 05:00 deri në 10:00.

Sipas njoftimit të autoriteteve doganore greke, gjatë këtij intervali kohor do të ndërpritet lëvizja në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë. Si në hyrje, ashtu edhe në dalje të degës doganore, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve.

Dogana Shqiptare u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që planifikojnë të udhëtojnë drejt Greqisë të shmangin lëvizjen nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë gjatë intervalit 05:00–10:00, ditën e hënë, më 27 korrik.

Dëshmia e prindërve të autorit të ngjarjes në Roskovec: Çfarë na tha djali para krimit

0
Dëshmia e prindërve të autorit të ngjarjes në Roskovec: Çfarë na tha djali para krimit

Prindërit e autorit të dyshuar të ngjarjes në Roskovec, Beraze dhe Ismail Buzi, kanë folur për Report TV, duke treguar për marrëdhëniet të mira me ish-bashkëshorten e djalit të tyre.

“Të mos e donim vajzën, nuk do ta linim të afrohej te ne”, tha babai, Ismail Buzi, kur u pyet nëse e donin vajzën.

E ëma tregonse i biri nuk i kishte folur për problemet që kishte, por vetëm i kishte thënë se ishte i mërzitur për çështje lekësh.

“Mua s’më thoshte gjë. Jam mërzitur për punë lekësh, thoshte” tregon më tej.

“Ai thoshte që secili të qëndrojë në hallin e vet”, shton babai.

Sipas tij, në një moment i kishte kërkuar djalit që t’i jepte fund marrëdhënies.

“Atëherë i thashë shkëpute lidhjen, as mos e merr dhe as mos të të marrë”, tha ai.

Brenda makinës prej orësh, 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin nuk dorëzohet, RENEA e mban nën rrethim

0
Brenda makinës prej orësh, 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin nuk dorëzohet, RENEA e mban nën rrethim

Një tjetër përpjekje e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet ka dështuar pak minuta më parë. Ai vijon të refuzojë çdo thirrje të policisë dhe qëndron i vetëm brenda automjetit prej më shumë se tre orësh.

Forcat e rendit kanë tentuar disa herë ta bindin të vetëdorëzohet, por deri tani pa rezultat.

Ndërkohë, në terren janë pozicionuar edhe snajperët e forcave speciale RENEA, të cilët qëndrojnë në gatishmëri për të ndërhyrë nëse situata përshkallëzohet.

Operacioni policor vijon, ndërsa zona mbetet e rrethuar nga forca të shumta policore.

Prindërit e autorit në Vidhishtë, hedhin akuza për konfliktin: “Shkak u bënë paratë e dërguara nga Anglia”

0
Prindërit e autorit në Vidhishtë, hedhin akuza për konfliktin: “Shkak u bënë paratë e dërguara nga Anglia”

Prindërit e Nertil Buzit, 35-vjeçarit që mëngjesin e kësaj të premteje vrau ish-vjehrrin Arben Plaka dhe plagosi ish-vjehrrën Belere Plaka, pretendojnë se pas ngjarjes tragjike fshihej një konflikt për para.

Sipas tyre, gjatë kohës që Nertil Buzi bashkëjetonte me vajzën, ai kishte dërguar një shumë parash nga Anglia në llogarinë bankare të saj.

Ata pretendojnë se pas ndarjes, djali i tyre kishte kërkuar vazhdimisht kthimin e këtyre parave, por familja e ish-partneres nuk kishte pranuar t’ia kthente.

Këto pretendime janë bërë nga prindërit e autorit dhe nuk janë konfirmuar nga autoritetet. Deri më tani, organet hetimore nuk kanë dalë me një version zyrtar mbi motivin e ngjarjes, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.

“Kishin kohë të ndarë” – Flet e afërmja e familjes Plaka: Vajza kishte urdhër mbrojtjeje! Edhe në Tiranë i ka dalë me armë

0
“Kishin kohë të ndarë” – Flet e afërmja e familjes Plaka: Vajza kishte urdhër mbrojtjeje! Edhe në Tiranë i ka dalë me armë

Një e afërme e familjes Plaka në Roskovec, ku ndodhi krimi i rëndë i kryer nga ish dhëndri Refit Buzi, ka treguar se çifti kishin kohë të ndarë.

Sipas saj, 35-vjeçari i kishte dalë vajzës Rozalinda Plaku edhe me armë në Tiranë dhe se ajo kishte marrë urdhër mbrojtje pasi ka qenë vazhdimisht nën kërcënime.

“Kishin kohë të ndarë. Edhe në Tiranë i ka dalë vajzës me pistoletë. Ka qenë studente për infermiere. Ndenji disa kohë në burg dhe më pas në arrest shtëpie. Ai dilte gjithnjë. Vajza ka qenë gjithnjë me kërcënime. “, tha ajo.

Kujtojmë që 35-vjeçari vrau ish vjehrrin, 58 vjeçarin Kosta Plaka si dhe plagosi ish vjehrrën Belere Plaka. Më pas mori peng të renë.

35-vjeçari lëshon ish-të fejuarën që e mori peng pas krimit në familje, policia negociata për dorëzimin e tij

0
35-vjeçari lëshon ish-të fejuarën që e mori peng pas krimit në familje, policia negociata për dorëzimin e tij

Refit Buzi, 35-vjeçari që mori peng ish partneren e tij Rozalinda Plaka, ka liruar 24-vjeçaren disa orë pas krimit të rëndë në familjen e saj.

Ndërkohë Policia dhe forcat RENEA, pasi e kanë rrethuar autorin, po negociojnë për dorëzimin e tij.

Sipas informacioneve dhe dëshmive të familjarëve, çifti kishin kohë të ndarë ndërsa 35-vjeçari ishte arrestuar disa herë për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme ndaj familjes së të resë.

Sipas të afërmve, ai e kishte kërcënuar 24-vjeçaren edhe me armë në Tiranë.Ngjarja e rëndë u shënua mëngjesin e kësaj të premteje në fshatin Vidhisht të Roskovecit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 06:00, në fshatin Vidhisht, Roskovec, dyshohet se shtetasi R. B., 35 vjeç, ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, shtetasin K. P., 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën e tij, shtetasen B. P., rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe janë vënë në ndjekje për kapjen e autorit të dyshuar. Vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, shtetasen R. P., duke marrë me vete edhe armën e gjahut.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Flet vëllai i viktimës në Vidhishtë: Autori është arrestuar 3 herë. Ka kërcënuar vajzën: ‘Pa mua s’ke jetë! Do të fejohemi sërish ose do ju vras të gjithëve’!

0
Flet vëllai i viktimës në Vidhishtë: Autori është arrestuar 3 herë. Ka kërcënuar vajzën: ‘Pa mua s’ke jetë! Do të fejohemi sërish ose do ju vras të gjithëve’!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vidhishtë , ku 35-vjeçari Refit Buzi vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën, e më pas mori peng ish-të fejuarën dhe u arratis nga vendngjarja.

Vëllai i viktimës, në një reagim për media, ka deklaruar se vrasja ishte e paramenduar, kjo pasi ish-dhëndri i familjes kishte kërcënuar disa herë se, në rast se çifti nuk bashkohej, do të vriste familjen e saj.

“Dëgjuam vetëm zhurmë dhe që bërtisnin brenda. Ne nuk mund të hynim sepse nuk kishim armë. Ai thoshte: ‘Ejani se do t’ju vras të gjithëve’.

Policia ka ardhur pas një ore. E mori djali në telefon. Autori ishte i armatosur. Doli nga dritarja, nga pjesa e pasme e shtëpisë, sepse e kishte lënë aty makinën. Mori dhe çupën me vete dhe iku.

Vajza qëndronte këtu. Kishin vite të fejuar, por kishin probleme. Ka shkuar 3 herë në polici, është arrestuar. Shkoi në Tiranë para disa muajsh me armë lodër dhe e futën brenda. Tani ishte në arrest shtëpie, kërcënonte gjithmonë.

I thoshte vajzës: ‘Ti do të vish tek mua, pa mua ti nuk e bën dot jetën’. Bënte shantazhe. Kjo ishte një vrasje e paramenduar.Kur hyra brenda pashë tim vëlla të shtrirë atje…”, tha ai.

DINAMIKA E NGJARJES

Një djalë i ri është zhdukur sot në mëngjes, pak pasi shkoi te shtëpia e familjes së ish gruas së tij dhe hapi zjarr duke i kurrë jetën babait të bashkëshortes me të cilën është ndarë dhe duke plagosur rëndë nënën e saj. Nuk është mjaftuar me kaq, me armën e gjahut në krah, ka rrëmbyer ish gruan dhe janë larguar në drejtim të paditur me makinën e tij.

Çfarë ndodhi sot në mëngjes

Rreth orës 06:00, në fshatin Vidhisht që është pjesë e bashkisë Roskovec në qarkun Fier, djali 35 vjeçar Refit Buzi, akuzohet se ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, shtetasin Kosta Plaka, 58 vjeç.

Jo vetëm kaq ai ka hapur zjarr dhe ka plagosur edhe ish-vjehrrën e tij, shtetasen Belere Plaka, rreth 55 vjeçe. Gruaja është plagosur rëndë dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe janë vënë në ndjekje për kapjen e autorit të dyshuar. Vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, shtetasen Rozalinda Plaka, duke marrë me vete edhe armën e gjahut.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes

Roskovec/ 35-vjeçari vret me armë gjahu ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën! Merr peng edhe ish-gruan

0
Roskovec/ 35-vjeçari vret me armë gjahu ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën! Merr peng edhe ish-gruan

Roskovec/Informacion paraprak

Rreth orës 06:00, në fshatin Vidhisht, Roskovec, dyshohet se shtetasi R. B., 35 vjeç, ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, shtetasin K. P., 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën e tij, shtetasen B. P., rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe janë vënë në ndjekje për kapjen e autorit të dyshuar. Vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, shtetasen R. P., duke marrë me vete edhe armën e gjahut.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Aksident në Vlorë, një person bie nga skafi dhe helika e plagos rëndë

0
Aksident në Vlorë, një person bie nga skafi dhe helika e plagos rëndë

Një person është aksidentuar në det, në një ngjarje të ndodhur këtë pasdite.

Sipas informacioneve paraprake, ai dyshohet se ka pësuar prerje të rëndë në këmbë nga helika e një skafi.

I plagosuri është transportuar me urgjencë për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Autoritetet pritet të zbardhin detaje të mëtejshme, ndërsa hetimet janë në vijim.

Sipas policisë kufitare i aksidentuari ka qenë në një mjet lundrues që po vinte nga Karaburuni në Vlorë dhe ka rënë nga mjeti lundrues, duke dëmtuar kyçin e këmbës.

Policia po merr në pyetje personat e tjerë që kanë qenë së bashku në mjetin lundrues.

Top Channel