Home Blog Page 144

“Është koha për të blerë qoftë një gur në Shqipëri”/ Rama fton investitorët: Koha është tani, nesër do të jetë shumë shtrenjtë

0
“Është koha për të blerë qoftë një gur në Shqipëri”/ Rama fton investitorët: Koha është tani, nesër do të jetë shumë shtrenjtë

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja ishin të pranishëm në eventin “Match-Maker Albania 2025” me mbi 1000 pjesëmarrës nga 37 shtete, përfshirë investitorë, agjenci të zhvillimit dhe eksportues shqiptarë për investimet në turizëm, pasuri të paluajtshme dhe infrastrukturë.

Rama ftoi investitorët dhe agjencitë të investojnë tani në vendin tonë.“Është koha për të investuar në Shqipëri. Është koha për të blerë qoftë një gur në Shqipëri. Sepse nesër të gjithë do duan të blejnë dhe do jetë shumë shtrenjtë. Kështu që, çfarë doni të blini, bëjeni tani. Është koha kur Shqipëria nis të lulëzojë dhe ende nuk është plotësisht e njohur për potencialin që ka”.

Rama theksoi më tej potencialin e investimeve në zonat malore të vendit.

“Po rritet vëllimi i investimeve, i turistëve dhe i të gjitha llojeve të shprehjeve të in tis në hap detare dhe në atë malore. Ka diçka që vazhdon të jetë shumë e lirë në Shqipëri, sa i takon maleve. Më e mira është në male dhe çfarëdo që dikush do të bëjë sot, në male, është diçka që do t’i shpërblehet në mënyrë të shumëfishtë. Kështu dua të falënderoj të gjithë ata që janë sot këtu”.

“Përpara se të vija unë, juve ju vendosnin koburet në kokë”/ Kokëdhima ‘përplaset’ me Jeminin: I turpshëm, të kanë rrahur në fushë

0
“Përpara se të vija unë, juve ju vendosnin koburet në kokë”/ Kokëdhima ‘përplaset’ me Jeminin: I turpshëm, të kanë rrahur në fushë

Presidenti i klubit të Apolonisë, Koço Kokëdhima është vendosur nën hetim për incidentin e djeshëm kur hyri në fushë gjatë ndeshjes së futbollit të femrave dhe u përplas fizikisht me arbitrin.I ftuar në një lidhje direkt në “Shqipëria Live”, Kokëdhima shpjegoi se çfarë e shtyu të merrte atë veprim, teksa pati dhe një “përplasje” të ashpër me ish-arbitrin Lorenc Jeminin, me këtë të fundit që e kundërshtoi veprimin e presidentit të klubit fierak, me debatin që kaloi dhe në ofendime.

Kokëdhima: Unë kam protestuar aty. Madje kam zbritur dy herë në fushë. Kam folur me arbitrin dhe herën e dytë, mu desh të zbrisja prapë, sepse delegati më tha që të tre zyrtarët donin të dilnin nga fusha. Zbrita, i thashë disa fjalë atij zotërisë dhe ata dolën. Kjo është ajo që duket. Por ajo që mua më nxeh është që arbitri u përpoq me vetëdije të plotë ta vriste atë ndeshje. Kjo është e papranueshme në kulturën time. Ai kërkoi që të vendoste rezultatin kundër vajzave tona. Apolonia sivjet ka luajtur tre herë me Gramshin dhe Gramshi ka marrë vetëm një fitore në tavolinë. Ajo që pamë në Fier, ishte një situatë e papranueshme. Kodet tona nuk i lënë lojtaret tona të protestojnë.

Sidorela Gjoni: E ka kërcënuar trajneri arbitrin?

Kokëdhima: Me çfarë mund të kërcënojë trajneri? Trajneri ynë është një djalë i shkëlqyer. Edhe për trajnerin e Gramshit kam respekt. Me çfarë? Duke qarë dhe duke shpërthyer në revoltë kundër një arbitri në një ndeshje që s’ka tension? E vret ndeshjen në minutën e 65’, duke dhënë dy kartonë të kuq.

Jemini: Duhet të shoh rastet. Por nga informacionet që kam, më thanë që ishin kartonë të drejtë. E marrim të mirëqenë se nuk kanë qenë. Përsëri, sjellja që ka bërë presidenti, mua më duket gjë e jashtëzakonshme. Të futet presidenti, trajneri dhe staf t’i bëjnë presion trajnerit e ta ofendojnë, është e patolerueshme. Nëse fusha ‘pushtohet’ nga persona të tjerë që i bëjnë presion arbitrit, aty mbaron ndeshja. Nuk ka më futboll.

Kokëdhima: Jemini mirë bën që i thotë mendimet e tij, se s’janë të panjohura për mua këto mendime. Ai duhet të konsiderojë që arbitrat mund të bëjnë gabime, sepse janë njerëz dhe gabime bëjnë të gjithë, por nëse një arbitër komploton dhe kërkon të vendosë rezultatin e ndeshjes, kush duhet të protestojë? Kush ngre zërin ndaj abuzuesve?

Jemini: Duke u futur në fushë dhe duke bërë vetëgjyqësi?

Kokëdhima: Çfarë vetëgjyqësie po thua ti? Unë jam zyrtar i Apolonisë dhe mund të bëj çdo shkelje dhe të marrë masën, çfarë problemi ka?

Jemini: Ju merrni karton të kuq, masë disiplinore vetëm duke shkelur fushën e blertë, e jo më duke u përplasur me arbitrin.

Kokëdhima: Ti do më heqësh mua të drejtën të revoltohem?

Jemini: Padrejtësitë nuk i vendosni ju, por Komisioni i Disiplinës.

Kokëdhima: Komisioni i Disiplinës nuk i gjykon gjyqtarët. Unë kam qenë në atë tip tribune që ka aty…

Jemini: Për arbitrat ka komision të veçantë në FSHF, që merren me çdo veprim të tyre. Dhe ju do futeni në Komision.

Kokëdhima: Ti fshihesh pas gishtit dhe nuk e kam personale me ty, por me të gjithë që janë të një race me ju.

Jemini: Këtë mos ma kërko mua. Flasim për incidentin. Jo për gjëra që nuk kam informacion fare.

Kokëdhima: Ke. Verifikoje publikisht. S’ke parë gjë ti. Nuk e ke parë ndeshjen, por gjykimin e ke, sepse s’ke nevojë të shohësh fakte ti. Mos e merr fare të mirëqenë.

Jemini: Ju nuk keni asnjë të drejtë të futeni në fushë. Kaq e thjeshtë.

Kokëdhima: Unë kam të drejtën time si investitor.

Jemini: Në asnjë mënyrë.

Kokëdhima: Ti do më ndalosh mua të jetoj?

Jemini: Unë të ndaloj që ti të futesh në fushë. Nuk mund të futesh me semafor të kuq.

Kokëdhima: Nuk më ndalon mua të revoltohem. Është liria ime. Unë i marr përsipër pasojat.

Jemini: Nëse merr pasojat, mbaji pra.

Kokëdhima: Dua të jem i sigurt që ti je një person i paanshëm atje.

Sidorela Gjoni: Të rrëmbyen pak emocionet?

Kokëdhima: Unë jam gjithmonë emocional. E jetoj biznesin si dashurinë. Kjo nuk është gjë për t’u kritikuar. Kjo është jeta ime. Unë nuk e pranoj dot përdhunimin nga askush.

Më pas, Kokëdhima vijoi debatin me Jeminin, duke iu drejtuar kështu:

Kokëdhima: Përpara se të vija unë president aty, ju nuk guxonit të vinit, se ju vendosnin koburet në kokë. Unë e kam kthyer Apoloninë një ekip që respekton çdo ekip dhe çdo gjyqtar.

Jemini: Nga momenti që Kokëdhima thotë që mban përgjegjësi për veprimet që ka bërë, këtu mbaron. Unë them që nuk i shkon vetëm për emrin që ka. Imagjino çfarë mund të ndodhë në fushat më të ashpra. Nëse një ndeshje ndërpritet 25 minuta…

Kokëdhima: E di pse u ndërpre?

Jemini: Se nuk ka pasur forca policie.

Kokëdhima: Nuk është e vërtet. Ka pasur forca policie. Arbitri tha se ishte i frikësuar dhe kërkonte forca shtesë. Për çfarë nuk i mjaftonin policët atij?

Jemini: Për sa kohë e keni kërcënuar, atëherë normal që ai do kërkonte forca shtesë.

Kokëdhima: Je i turpshëm. Je një racë me ta. Je i paguar në këto qëndrime. Kur them që këto janë struktura kriminale.

Jemini: Ti nuk mban etikë këtu, e jo më në fushë.

Kokëdhima: Ti je dhunuar në fushë. Të kanë rrahur e më tregon mua.

Futboll Femra/ Apolonia sfidon padrejtësitë dhe fiton ndaj Gramshit. Presidenti Kokëdhima futet në fushë kundër arbitrimit skandaloz

0
Futboll Femra/ Apolonia sfidon padrejtësitë dhe fiton ndaj Gramshit. Presidenti Kokëdhima futet në fushë kundër arbitrimit skandaloz

Ndeshja e sotme për femra mes Apolonisë dhe Gramshit u shoqërua me tensione të forta, ku arbitrimi skandaloz u bë protagonist kryesor. Vajzat fierake, pavarësisht vështirësive, arritën një fitore me shumë vlera 1-0.

Gjatë lojës, ekipi i Apolonisë u penalizua rëndë me dy kartonë të kuq për lojtaret Vishkulli dhe Xhindole, si dhe për trajnerin Kule.

Po keshtu ndeshja u shtua per 20 minuta, pertej 90 minutshit te rregullt.Këto vendime të diskutueshme sollën reagimin e presidentit të Apolonisë, i cili u fut në fushë për të kërkuar llogari nga arbitri, i cili po favorizonte hapur ekipin kundërshtar.

Ndërkohë, në mediat sportive dhe portalet online, presidenti i Apolonisë po kritikohet ashpër për ndërhyrjen e tij në fushë. Megjithatë, ky veprim mund të shihet si një mbrojtje e natyrshme për vajzat e fierake, të cilat po ndëshkohej nga vendime të padrejta.

Kujtojmë se ndeshja e parë e zhvilluar në Gramsh kishte përfunduar në barazim 1-1 në fushën e lojës, por më pas, pas një vendimi të dyshimtë administrativ, Gramshi e mori fitoren 3-0 në tavolinë.

Pavarësisht polemikave dhe vështirësive, Apolonia tregoi shpirt gare dhe karakter, duke arritur një fitore që shkon përtej rezultatit, duke sfiduar çdo pengesë të vendosur në këtë ndeshje të tensionuar.

Futboll Femra/ Me tre kartonë të kuq, Apolonia tregon karakter dhe triumfon ndaj Gramshit

0
Futboll Femra/ Me tre kartonë të kuq, Apolonia tregon karakter dhe triumfon ndaj Gramshit

Apolonia ka arritur një fitore të rëndësishme në kampionatin e femrave në futboll, duke mposhtur Gramshin me rezultatin minimal 1-0.

Vlen te theksohet fakti se vetëm dy javë më parë Gramshi arriti te thyej Vllaznine brenda ne Shkoder me rezultatin 2-1

Ndeshja u zhvillua në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu”, ku skuadra fierake tregoi karakter dhe luftoi fort për të marrë tre pikët.

Goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 45-të nga braziliania Tenutti de Souza, e cila ndëshkoi Gramshin dhe i dha avantazhin Apolonisë.

Pjesa e dytë ishte e mbushur me tension, pasi Apolonia luajti për më shumë se 35 minuta (53 me gjithe 18 minutat shtese te akorduara nga gjyqtari i takimit !! ) me dy lojtare më pak. Vishkuli u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 56-të, ndërsa Xhindole u përjashtua nga loja në të 65-ën.

Përveç tyre, me karton të kuq u ndëshkua edhe trajneri i Apolonisë, Kule, duke e bërë edhe më të vështirë sfidën për fieraket.

Pavarësisht inferioritetit numerik dhe mungesës së trajnerit në pankinë, vajzat fierake ia dolën të ruanin avantazhin dhe të merrnin një fitore me shumë vlera.

Me këtë triumf, Apolonia renditet në vendin e tretë me 33 pikë, vetëm tre pikë larg kryesueses Vllaznia dhe një pikë pas Gramshit të vendit të dytë.

Ky rezultat ngjesh edhe më shumë garën për titull, duke e bërë fundin e sezonit tejet emocionues.

Formacioni i Apolonisë: HYSKA, NDOJ, TENUTTI DE SOUZA B., LEVENDI, HAMONIKAJ, MALAJ A., AHLICE, UKWUOMA O., NDJOCK POUHE N., VISHKULLI, XHINDOLE.

Korreshi: Lul Basha s’e fuste dorën në xhep, s’ka nxjerrë as 2 mijë lekë! Edhe byrekun ia paguan shoferi

0
Korreshi: Lul Basha s’e fuste dorën në xhep, s’ka nxjerrë as 2 mijë lekë! Edhe byrekun ia paguan shoferi

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi i ftuar në podcastin “Flak Fare”, ndër të tjera është pyetur edhe për kolegët e tij demokratë.

Një nga pyetjet që demokratit i është bërë ka qenë një kuriozitet se “kush nga politikanët është më kavalier?”.

Sipas Korreshit, deputetit Dashnor Sula zë vendin e parë, ndërkohë që jashtë listës qëndron Lulzim Basha, për të cilin deputeti demokrat ka rezervat e veta.

Duke theksuar se mendimi i tij nuk është aspak politik, ai tha se ish-kreu i Partisë Demokratike gjatë kohës që shoqërohej me demokratët asnjëherë “nuk e ka futur dorën në xhep”.

“Di të them që unë kam njohur shumë çuna kavalierë. Dash Sula është shumë kavalier, Dashi është një nga çunat më kavalierë. Të gjithë demokratët janë kavalierë.

Realisht ne i mbajmë sofrat shtruar, me ato pak që kemi, po sofrat tona…Dash Sula është një mik i mirë, kavalier. Po të gjithë demokratët janë, hiq Lul Bashën të gjithë janë kavalierë.

Fare, kurrë të fusë dorën në xhep. Edhe byrekun kur e bleu atë ditë ia pagoi shoferi. Unë se kam parë të mbajë portofol e të nxjerrë një 2 mijë leksh”, tha Korreshi.

“Paketa e Maleve”, Rama: Regjistrimi i pronës kur përfundon investimi, 500 përfituesit e parë 10 vjet pa taksë

0
“Paketa e Maleve”, Rama: Regjistrimi i pronës kur përfundon investimi, 500 përfituesit e parë 10 vjet pa taksë

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në Shkodër ligjin e ri të sapomiratuar “Paketa e Maleve”, i cili i hap rrugë investimeve në agroturizëm e turizëm malor.

Ky ligj i jep mundësi reale, e mbështetje të posaçme, të gjithë tyre që duan të rikthehen në tokat e të parëve për të bërë sukses ekonomik për familjen e tyre.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se, 500 përfituesit e parë nga ky ligj do të jenë 10 vjet pa asnjë taksë.

Rama shtoi gjithashtu se, çdo posedues faktik mund të regjistrojë pronën në momentin kur përfundon investimi.

“Logjika e kësaj pakete është që faktikisht pronarëve që quhen posedues faktik, se poseduesit faktik kemi parasysh pronarët, nuk kemi parasysh zaptuesit, të jemi shumë të qartë. Poseduesit faktikë që nuk kanë letrat, dokumentet e pronësisë të regjistruar janë shumë dhe janë të dëshiruar që të investojnë dhe janë shumë në të gjithë zonën e veriut, po ka plot edhe në jug, ka plot dhe në territore të thella edhe në Shqipërinë e Mesme”, tha Rama.

Por nga ana tjetër, shtoi Rama, “ajo që është e padiskutueshme është që nuk ka një pikë të Shqipërisë, nuk ka një 100 metërsh katrorë në Shqipëri, kudo qoftë që të vësh gishtin edhe në fund të botës kur i thonë fjalës ku të mos jetë e mundur që të bësh sukses nëpërmjet pikërisht agroturizmit. Ku të mos jetë e mundur që të hapësh një derë dhe të sjellësh njerëz tek ajo derë, pavarësisht infrastrukturës madje për të shijuar çfarë ti ofron, çfarë natyra aty ofron, çfarë tradita aty ofron”.

“Sot ne mund të flasim bazuar në shembuj. Sot ne nuk flasim më siç flisnim në fillim kur vumë gurët e themelit të kësaj industrie, të kësaj dege të industrisë së turizmit që nuk ekzistonte fare në Shqipëri, ishte inekzistente. Sot kemi shembuj plot”.

“Kemi shembuj ekstrem siç është edhe shembulli i Marjanës, “Neomalësores” që është një shembull ekstrem sesi në një pikë ku normalisht asgjë nuk të thotë rri, mund të rrish dhe mund të bësh sukses dhe mund të bësh sukses, jo vetëm kombëtar, por edhe ndërkombëtar me konceptin edhe me dedikimin që ke”, tha Rama.

“Ideja është që cilidoqoftë që e ka pronën dhe që nuk ka sherr me kufitarët mund të marrë nga këshilli bashkiak një vërtetim që po, ky ose këta, kjo familje ose ky grup familjesh, nuk ka rëndësi, zotërojnë këtë pronë dhe me këtë vërtetim nga këshilli bashkiak është e mjaftueshme për të disponuar një leje zhvillimore dhe mbi bazën pastaj e asaj leje zhvillimore për të lidhur një marrëveshje me Ministrinë e Ekonomisë duke paguar vetëm një euro dhe faktikisht për ta regjistruar pronën në momentin kur përfundon investimi, jo përpara”, tha Rama.

“Pra nuk mund ta marrësh edhe ta regjistrosh pa bërë. Duhet të investosh. Në momentin kur mbaron investimin ti e merr dhe e regjistron dhe çdo gjë që mund të lindë më pas në aspektin e një konflikti është barrë e shtetit nëse lind”, tha Rama.

Rama solli situatën e Thethit, ku u shpreh ai, “në një periudhë kohe të caktuar janë bërë zhvillime pa leje në prona legjitime, pra aty ku realisht kanë pasur pronën dhe ku nuk është prodhuar konflikt për shkak të kësaj , tregon qartë që në përgjithësi mjafton syri i këshillit bashkiak dhe i administratës bashkiake për të verifikuar jemi në kushtet e një trashëgimtari të ligjshme të asaj prone, apo jemi në kushtet e një mundësie për konflikt.

Rama u shpreh se kjo procedurë është shumë e thjeshtë.

“Faktikisht është njësoj si të jesh pronarë dhe të kërkosh leje për zhvillim”, tha Rama, i cili shtoi se, “ka një gjë tjetër ekstra që është bërë, jo pa qëllim, që 500 aplikantët e parë, në momentin që do të hapet thirrja dhe thirrja do të hapet në momentin kur bashkitë do të kenë depozituar në Këshillin e Ministrave nëpërmjet Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor do kenë depozituar hartat ku do të bëhen këto zhvillime si fillim dhe mbi bazën e atyre hartave do hapen thirrjet, pra do hapet rruga dhe 500 aplikantët e parë do kenë 10 vjet pa asnjë lloj detyrimi ndaj shtetit përveç kuptohet, sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për punonjësit e tyre. E vetmja gjë, as taksa, as TVSH, asgjë 10 vjet”.

Ram theksoi se kjo është një incentivë që nuk e ka asnjë vend dhe shtoi ai, “me thënë të drejtën e kemi bërë dhe pak me shtrëngim me FNM-në sepse është një përjashtim total nga çdo gjë.

Por, shtoi Rama, “besoj që ia vlen dhe besoj që në momentin që kemi 500 të parët dhe fillimi i realizmit të këtyre 500 agroturizmave të parë pastaj të tjerët vazhdojnë normalisht me të njëjtën metodë, por do të vazhdojnë të kenë atë barrën fiskale njësoj siç e kanë agroturizmat sot normalisht me TVSH-në 6% dhe me taksa shumë të ulta për hir të së vërtetës”.

/a.g/

Berisha: Dalim nga Ballkani i Hapur, dëmton fermerët

0
Berisha: Dalim nga Ballkani i Hapur, dëmton fermerët

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paraqitur programin e PD për zhvillimin e bujqësisë dhe mbështetje për fermerët shqiptarë.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, ai theksoi se bujqësia në Shqipëri ka pasur një rënie të madhe gjatë 12 viteve të fundit, me një rënie dramatike të prodhimit bujqësor dhe blegtoral, si dhe me një ulje drastike të numrit të krerëve të bagëtive.

Berisha e konsideron “Ballkanin e Hapur” një proces që po dëmton rëndë bujqësinë shqiptare dhe premton daljen e menjëhershme nga ky mekanizëm, duke e quajtur si shkakun kryesor të falimentimit të fermave në Shqipëri. Ai shtoi se ky “programi ynë për Shqipërinë Madhështore në bujqësi bazohet në Made in Albania, rritjen e madhe të prodhimit bujqësor dhe blegtoral, mbështetjen e fuqishme për fermerët dhe suksesin e tyre”.

“Për arritjen e këtij qëllimi, qeveria e koalicionit të PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore do të: “Subvencionojë për çdo njësi prodhimi, kokë bagëti dhe fidan të blerë fermerët dhe rritje për këtë qëllim e fondit të subvencionimit direkt të fermerëve nga 0.5 përqind e shpenzimeve buxhetore, apo 31 milionë që është de facto, në 3.5 përqind sa është niveli mesatar i rajonit. Mbrojtje sezonale e prodhimeve bujqësore”, tha Berisha.

“TVSH-ja në sektorin e përpunimit të prodhimeve bujqësore do jetë e njëjtë në shitje dhe blerje, kështu që paratë do shkojnë direkt tek fermeri dhe jo tek grosisti. Nafta do të subvencionohet gjer në nivelin e kostos. Mbështetje të veçanta pa kufizim për fermerët në fushat prioritare të bujqësisë, të përcaktuara nga qeveria, fushat e eksportit, fusha e blegtorisë, pemëtarisë dhe agro-përpunimit. Subvencionim i normave të interesit deri në masën 80 përqind për kreditë bankare në fushën e bujqësisë. Kjo ndërhyrje është emergjente për rritjen e injektimit të parave në këtë sektor”, tha Berisha.

“Zhvillimi i infrastrukturës bujqësore do mbështetet nga investime thelbësore veçanërisht në ujitje dhe kullim ku çdo vit do investohen një shumë rreth 70 milionë dollarë me qëllim dyfishimin në katër vite të sipërfaqes së ujitjes. Krijimi i agjencisë së studimit të tregjeve që të studiojnë tregun e brendshëm dhe të jashtëm dhe të bëjnë një orientim makro për fermerët shqiptarë për çfarë dhe sa duhet të mbjellin. Kështu do zbuten shumë krizat e krijuara nga stoqet”, tha Berisha.

Ai tha se do ketë “mbështetje me grante dhe kredi të buta fermerëve dhe agropërpunuese për futjen e teknologjive të reja në prodhim dhe përpunimin e produkteve bujqësore, automatizimin, dixhitalizimin, blerjen e traktorëve dhe pajisjeve të tjera. Kompensim financiar me çmim dysheme për stokun e prodhimit të shkaktuar nga çrregullime të forta të tregut dhe incentivim në ngritjen e industrisë agroushqimore për absorbimin e këtij stoku dhe shmangien e asgjësimit të këtyre produkteve. Kjo si mënyrë efektive për të shmangur falimentimin e fermerëve dhe braktisjen e zonave rurale”.

Po ashtu, Berisha premtoi dhe kryerjen falas nga shteti i analizave të tokës bujqësore dhe puseve të ujitjes së saj.

“Garantim dhe monitorim të cilësisë së imputeve bujqësore nëpërmjet laboratorëve të akredituara. Rritje e sigurisë ushqimore nëpërmjet fuqizimit të institucioneve përgjegjëse, futjes së sistemeve mbikëqyrëse sipas standardeve të BE, rishikim në themel i kuadrit ligjor për abuzuesit e tregut që dëmtojnë shëndetin e konsumatorit. Rritje e kapaciteteve laboratorike shtetërore me qëllim eliminimin e praktikave abuzive të kryerje së analizave nga laboratorët privatë.

Ngritja e infrastrukturës për kryerjen e kontrolleve zyrtareve në pikat e inspektimit kufitar pasi aktualisht mungesa e ambienteve karantinore dhe frigoriferike kompromentojnë drejtpërdrejt sigurinë e produkteve ushqimore të importuara”, tha Berisha.

Në përfundim, Berisha tha se ky program ka për qëllim të mundësojë zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë dhe të sigurojë suksesin e fermerëve shqiptarë. Ai kritikoi qeverinë për shpenzimin e pakët të buxhetit për këtë sektor dhe premtoi se një qeveri e udhëhequr nga Partia Demokratike do t’i drejtojë më shumë resurse në mbështetje të bujqësisë dhe fermerëve shqiptarë.

/a.f/

Simptomat që mund të jenë shenja të hershme të diabetit

0
Simptomat që mund të jenë shenja të hershme të diabetit

Shumë njerëz që zhvillojnë diabetin e tipit 2 nuk e dinë këtë derisa të bëjnë një test gjaku ose derisa sëmundja të përparojë dhe të fillojnë të shfaqen komplikime serioze.

Në pjesën më të madhe, diabeti është i heshtur dhe tinëzar. Kjo është arsyeja pse në shumicën e rasteve njerëzit nuk i kanë simptomat herët.

Në disa raste, megjithatë, ka shenja tinëzare. Disa simptoma të diabetit të hershëm janë të njohura: polidipsia, poliuria dhe polifagjia. Por ka simptoma të tjera që mund të sinjalizojnë fillimin e diabetit. Nëse përjetoni ndonjë nga këto, sigurohuni që t’i tregoni mjekut tuaj.

Inflamacion ose mishra të infektuar

Periodontiti, i njohur gjithashtu si sëmundja e mishrave të dhëmbëve, mund të jetë një shenjë e hershme e diabetit të tipit 2, sipas hulumtimit të ri të botuar në revistën BMJ Open Diabetes Research & Care. Studimi zbuloi se njerëzit me periodontitis kishin shkallë më të lartë të diabetit dhe para-diabetit.

Marrëdhënia midis sëmundjes së mishrave të dhëmbëve dhe diabetit nuk është e re dhe duket të jetë e dyanshme. Pasja e njërës prej gjendjeve duket se rrit rrezikun e zhvillimit të tjetrës.

Çngjyrosje e lëkurës

Nëse vëreni një njollë të errët në pjesën e pasme të qafës, mund të jetë një shenjë e rezistencës ndaj insulinës, një humbje e ndjeshmërisë ndaj hormonit që trupi përdor për të rregulluar glukozën, që përfundimisht mund të çojë në diabet.

Siklet në këmbët tuaja

Rreth 10% deri në 20% e njerëzve të diagnostikuar me diabet tashmë kanë disa dëmtime nervore të lidhura me sëmundjen. Në fazat e hershme mund të ndjeni një ndjesi të çuditshme shpimi gjilpërash në këmbë ose të keni ndjesi të reduktuar ose ekuilibër të dëmtuar.

Sigurisht, këto ndjesi të çuditshme mund të shkaktohen nga diçka kaq e thjeshtë si veshja e takave të larta ose qëndrimi shumë gjatë në një vend. Por ato mund të shkaktohen edhe nga kushte të tjera serioze, siç është skleroza e shumëfishtë, prandaj është e rëndësishme t’i raportoni ato te mjeku juaj.

Përgjumje

Në një përmbledhje shkencore të paraqitur në takimin vjetor të Bashkimit Evropian për Studimin e Sëmundjeve, njerëzit që flinin me orë të gjata kishin 45% më shumë gjasa të kishin diabet të tipit 2 krahasuar me ata që flinin më pak ose aspak.

Neser, 26 Mars mund të jetë Nata e Kadrit, disa këshilla për ata që e presin këtë natë

0
Neser, 26 Mars mund të jetë Nata e Kadrit, disa këshilla për ata që e presin këtë natë

Nata e Lejletul Kadrit është nata në të cilën pejgamberi Muhamed, ndërmjet melekut Xhebrail , i kanë zbritur ajetet e para të Kuranit, sipas fesë Islame.

Kjo është një nga netët teke në dhjetë ditëshin e fundit të muajit Ramazan. Myslimanët besojnë se në këtë natë, zoti  i bekon të gjithë, i falë të gjitha mëkatet, i pranon të gjitha lutjet, dhe se ëngjëjt  zbresin në tokë.

Rëndësia e kësaj natë përmendet edhe në “hadithin”, të cilat janë thëniet e Profetit Muhamed:

“Kushdo që  krijon namazin natën e Kadrit, nga besimi i sinqertë dhe duke shpresuar që të arrijë shpërblimet e Allahut (të mos tregohet), atëherë të gjitha mëkatet e tij të kaluara do të falen”.

Myslimanët e respektojnë natë të shenjtë me devotshmëri, lexime dhe lutje, pasi shenjtëria e natës besohet të jetë një kohë shumë e mirë për t’ju përgjigjur lutjeve.

Dhjetë ditët e fundit të Ramazanit konsiderohen një kohë veçanërisht e rëndësishme shpirtërore, pasi që çdo ditë mund të jetë Nata e Kadrit, dhe kështu adhuruesit përpiqen të jenë veçanërisht të vëmendshëm gjatë kësaj periudhe.

Disa muslimanë marrin pjesë në një tërheqje shpirtërore të quajtur “itikaf”, ku kalojnë të gjitha dhjetë ditët në xhami duke lexuar Kur’anin dhe duke u lutur.

Fredi Beleri padit kandidatin e PS në qarkun Vlorë/ Ardit Bido: Do shihemi në gjyq

0
Fredi Beleri padit kandidatin e PS në qarkun Vlorë/ Ardit Bido: Do shihemi në gjyq

Eurodeputeti Fredi Beleri ka kallëzuar të martën për shpifje në Gjykatën e Tiranës, ish-drejtorin e Arkivave, Ardit Bido. Avokati i Belerit ka deklaruar për mediat se ish-kryetari i bashkisë Himarë ishte personalisht në gjykatë për shkak se ndodhej në Tiranë.

Ndaj këtij lajmi ka reaguar dhe ish-drejtori i Arkivës Ardit Bido i cili thotë se Beleri kishte prej 1 viti e gjysëm që kishte humbur e nuk shfaqej në Tiranë, duke mos marrë pjesë në seancën gjyqësore për një kallëzim që Bido i ka bërë për shpifje.

Në një video mesazh Bido thotë se “duke dëgjuar se ai kandidon për PS në qarkun Vlorë, Beleri ka shkuar në Tiranë të bëjë show e radhës”.

“Ne do shihemi në gjyq dhe është e sigurt që ai do humbasë gjyqin dhe do dënohet për shpifje. Sepse e vërteta nuk lidhet me fushatat elektorale. E vërteta është e tillë sepse është. Unë jam Ardit Bido dhe kam qëndrimet e mia, do të kem qëndrimet e mia pasi lidhen me të vërtetën”, thotë Ardit Bido.