Home Blog Page 18

Tensione te ‘Politekniku’/ Përplasje fizike mes protestuesve dhe rojeve të universitetit

0
Tensione te ‘Politekniku’/ Përplasje fizike mes protestuesve dhe rojeve të universitetit

Tensionet janë përshkallëzuar ndërsa një pjesë e protestuesve u zhvendosën nga sheshi para Kryeministrisë te Universiteti Politeknik.

Protestuesit dhe rojet e universitetit janë përplasur fizikisht, ndërsa studentët kërkojnë të marrin sërish banderolën.

Tensionet erdhën pasi pak minuta më parë studentët në katin e sipërm të këtij universiteti shpalosën një banderolë ku shkruhej: Ju erdhi fundi.

Një muaj nga nisja e protestës, 5 eurodeputetë të pranishëm, të ardhur nga Gjermania, Holanda dhe Italia

0
Një muaj nga nisja e protestës, 5 eurodeputetë të pranishëm, të ardhur nga Gjermania, Holanda dhe Italia

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 30 e protestës qytetare.

Protestuesit u grumbulluan si zakonisht në sheshin ‘Skënderbej’, për të vazhduar marshimin në bulevard dhe për t’u stacionuar para Kryeministrisë.

Gjatë marshimit pranë ‘Fan Zone’, ata u kanë bërë thirrje tifozëve të bashkohen me ta në protestë.

Siç mëson gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, eurodeputetët e pranishë sot në protestë janë: Tineke Strik, Daniel Freund, Cristina Guarda, Jutta Paulus dhe Anna Strolenberg, të ardhur nga Gjermania, Holanda dhe Italia.

Po ashtu mësohet se sot gjatë ditës janë mbajtur disa takime nga grupe të ndryshme koordinatorësh për protestën, ndërsa pritet që studentët në ditën e 30-të të vinë me një baner ‘surprizë’.

Ashtu si dhe ditët e tjera, qytetarët kanë improvizuar një podium para zyrës së Kryeministrit Rama, aty ku pritet të mbajnë edhe fjalimet.

Ndërkohë më herët gjatë ditës së sotme policia ka proceduar penalisht 31 persona pas protestës së djeshme, dhe sipas uniformave blu ata akuzohen për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme, prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit.Top Channel

Kujtim Cakrani nuk do të jetë më mbrojtësi i Ilir Metës, avokati: Humbi mirëbesimi reciprok dhe mungoi bashkëpunimi

0
Kujtim Cakrani nuk do të jetë më mbrojtësi i Ilir Metës, avokati: Humbi mirëbesimi reciprok dhe mungoi bashkëpunimi

Avokati Kujtim Cakrani nuk do të përfaqësojë më Ilir Metën si avokat. Lajmi është bërë me dije nga Studio Ligjore Cakrani, duke thënë se marrëdhënia me kreun e Partisë së Lirisë është mbyllur për shkak të humbjes së mirëbesimit reciprok dhe mungesës së bashkëpunimit mes palëve.

“Sot, më datë 29 Qershor 2026, Studio Ligjore “Cakrani” njofton publikun se marrëdhënia klient–avokat me z. Ilir Metaj ka ardhur në fund. Shkëputja e kësaj marrëdhënieje vjen si pasojë e humbjes së mirëbesimit reciprok dhe mungesës së bashkëpunimit të nevojshëm ndërmjet klientit dhe mbrojtësit ligjor, gjendje kjo e evidentuar sidomos pas seancës së fundit gjyqësore të çështjes në themel.”, thuhet në deklaratë.

Studioja Ligjore thekson se vendimi është marrë në përputhje me Kodin e Etikës së Dhomës së Avokatisë dhe legjislacionin në fuqi, duke sqaruar se nuk ekziston asnjë konflikt interesi, akuzë apo përplasje mes palëve.

“Theksojmë se kjo shkëputje bëhet plotësisht brenda normave të etikës dhe deontologjisë profesionale të avokatit, në zbatim të Kodit të Etikës së Dhomës së Avokatisë dhe legjislacionit në fuqi.

Nuk ka asnjë konflikt interesi, akuza reciproke apo qëndrim polemik nga asnjëra palë. Vendimi pasqyron thjesht dhe vetëm mungesën e kushteve objektive të domosdoshme për vazhdimin e një mbrojtjeje ligjore efektive.

”Në përfundim, Studio Ligjore “Cakrani” i uron ish presidentit Meta të gjejë përfaqësimin e duhur ligjor dhe garanton se do të respektojë konfidencialitetin e plotë të të gjitha informacioneve të marra gjatë ushtrimit të mandatit si avokat mbrojtës.

“Studio Ligjore “Cakrani” i uron z. Metaj gjetjen e përfaqësimit ligjor të duhur dhe respekton të drejtën e tij kushtetuese dhe konvencionale për gjykim të drejtë. Gjatë gjithë periudhës së bashkëpunimit, avokati Kujtim Cakrani ka vepruar me integritet profesional të plotë dhe do të ruajnë, si e kërkon ligji, konfidencialitetin e informacioneve të fituara gjatë ushtrimit të mandatit.”

© Panorama.al

​Aksident në aksin Fier-Levan, plagosen dy drejtuesit e mjeteve

0
​Aksident në aksin Fier-Levan, plagosen dy drejtuesit e mjeteve

Një aksident ka ndodhur disa minuta mẽ parẽ nẽ aksin Fier- Levan, pranë “Qafës së Koshovicës”

Dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe si pasojë e përplasjes së fortë dy drejtuesit kanë mbetur tẽ plagosur.

Ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për te përcaktuar shkaqet e aksidentit , si dhe për të bërë të mundur normalizimin e trafikut.

Ky aks rrugor është njollë e zezë për aksidente , veçanërisht gjatë muajve të verës kur dhe fluksi i automjeteve që qarkullojnë në të është më i lartë.

Blendi Gonxhja: Mirënjohje për të gjitha forcat që mbrojtën Parkun Arkeologjik Bylis!

0
Blendi Gonxhja: Mirënjohje për të gjitha forcat që mbrojtën Parkun Arkeologjik Bylis!

Falë reagimit të menjëhershëm, profesionalizmit dhe bashkëpunimit të shkëlqyer ndërinstitucional, u bë e mundur të shmangej një rrezik serioz për një nga pasuritë më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore.

Puna për shuarjen finale të zjarrit po vijon! 🚒🧯

Mirënjohje për efektivët e shërbimeve zjarrfikëse të Mallakastrës, Roskovecit dhe Albpetrolit, për punonjësit e Parkut Arkeologjik Bylis, për Prefekturën Fier, Bashkinë Mallakastër, Ministrinë e Mbrojtjes për mbështetjen ajrore, si dhe për të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit dhe të Emergjencave Civile që kontribuan në mbrojtjen e parkut.

Trashëgimia kulturore është një pasuri kombëtare dhe mbrojtja e saj është përgjegjësi e përbashkët.

Çdo akt i papërgjegjshëm që rrezikon monumentet, natyrën dhe sigurinë e komunitetit duhet të marrë përgjigjen që parashikon ligji.

⚠️🚨Bylisi u mbrojt falë përkushtimit dhe sakrificës së shumë njerëzve. Respekt! 🤝👏

30 vjet nga matura ’96: Rikthimi emocionues i ish-maturantëve të shkollave “Perikli Ikonomi” dhe “Janaq Kilica”

0
30 vjet nga matura ’96: Rikthimi emocionues i ish-maturantëve të shkollave “Perikli Ikonomi” dhe “Janaq Kilica”

Plot 30 vite pas përfundimit të shkollës së mesme, bashkëmoshatarët e asaj gjenerate janë rikthyer sërish aty ku nisi gjithçka, në bankat e shkollës Perikli Ikonomi. Gjithashtu janë bashkuar dhe ish nxënës të shkollës Janaq Kilica.

Për shumë prej tyre, të cilët jetojnë e punojnë jashtë vendit apo në qytete të tjera, ky organizim ishte një mundësi e artë për t’u çmallur me miqtë e vjetër, për të ndarë historitë e jetës dhe për të kujtuar anekdotat e pafundme të adoleshencës.​

Pas vizitës në shkollë, atmosfera festive u zhvendos në rrugët e qytetit dhe në një drekë festive të organizuar posaçërisht për këtë 30-vjetor

Një sukses i madh për FC Arena Shosha në Turneun Ballkanik në Ohër!

0
Një sukses i madh për FC Arena Shosha në Turneun Ballkanik në Ohër!

Nga data 21–24 qershor, në Ohër, Maqedonia e Veriut, u zhvillua turneu ndërkombëtar “Balkan Promises Football Tournament”, ku morën pjesë 15 ekipe nga Shqipëria, së bashku me shumë ekipe të tjera nga vendet e Ballkanit.

FC Arena Shosha, me grupmoshën 2018, e drejtuar nga ish-futbollisti fierak Mariglen Shosha, zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme, duke u shpallur kampione e turneut dhe duke zënë vendin e parë.

Sukseset nuk përfunduan me kaq. Lojtari i FC Arena Shosha, Patrik Shosha, u shpall golashënuesi më i mirë i turneut, duke fituar Këpucën e Artë me 11 gola të realizuar.

Ky është një rezultat që vlerëson punën, përkushtimin dhe talentin e fëmijëve, si edhe punën e trajnerit dhe të gjithë stafit të klubit.

Urime të gjithë ekipit për këtë arritje të shkëlqyer dhe suksese të tjera në vazhdim! 🏅⚽💚

“Vdiq para syve tanë, askush s’e ndihmoi”, familja e aktorit Gjergji Lala ngre padi ndaj klinikës italiane

0
“Vdiq para syve tanë, askush s’e ndihmoi”, familja e aktorit Gjergji Lala ngre padi ndaj klinikës italiane

“Babai ynë vdiq para syve tanë, pa bërë askush asgjë për ta ndihmuar.” Këto fjalë të dhimbshme përfundojnë padinë e ngritur nga familja e Gjergji Lalës, 78 vjeç, aktorit të njohur shqiptar, në Tiranë dhe Itali, kundër Poliklinikës Umberto I, i cili ndërroi jetë më 16 qershor.

Prokuroria tani ka hapur një hetim për vrasje të paqëllimshme për vdekjen e 78-vjeçarit, i cili erdhi për të kërkuar fatin e tij në Itali pothuajse një epokë më parë.

Ende nuk ka të dyshuar. Përpara se të vazhdojë me ndonjë akuzë të mundshme, Prokuroria synon të lexojë së pari gjetjet e autopsisë. Kjo ndodh edhe sepse kur ai mbërriti në Poliklinikë, gjendja shëndetësore e aktorit ishte shumë komplekse, megjithëse jo aq serioze sipas familjes së tij, sa të sugjeronte se situata mund të përshkallëzohej në mënyrë tragjike.

Vështirësia e Lalës filloi më 14 maj, kur djemtë e tij, Renato dhe Klaudio, e çuan atë në urgjencën e Spitalit Frosinone me një status të kodit blu për shkak të një komplikacioni në veshka. Aktori, familja e të cilit ndihmohet nga avokati Carlo Maria Consalvo, i ishte nënshtruar një operacioni shpëtimtar për një tumor në fshikëz disa javë më parë. Pas tetë orësh, ekipi mjekësor i spitalit vendosi ta transferonte Lalën në Poliklinikën Umberto I. Situata kërkonte masa të përshtatshme duke pasur parasysh ashpërsinë e rastit. Në spitalin Umberto I, u vendos që Lala të pranohej me status të kodit të kuq.

Gjatë qëndrimit të tij në spital, u zbuluan disa komplikacione. Ndër më të dukshmet ishte një frakturë e femurit. Se si e pësoi Lala është një mister. A ishte në spital? Apo më parë? Dhimbja nga lëndimi sigurisht që e bëri të vuante. Ai iu nënshtrua një operacioni për të ripozicionuar kateterin në veshkën e tij dhe pas operacionit, ai u infektua me bakterin Klebsiella. Ai u shërua brenda njëzet ditësh. Por aktori mbeti i dobësuar. Që nga ai moment, gjendja e tij fizike u përkeqësua me shpejtësi. Ai u infektua përsëri me një bakter, i cili, sipas familjes ishte fatal. Zyra e prokurorit tani po heton shkakun e vdekjes së tij.

Top Channel

Aksident në aksin Fier-Seman, lëndohen dy drejtuesit e mjeteve

0
Aksident në aksin Fier-Seman, lëndohen dy drejtuesit e mjeteve

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Fier–Seman , në afërsi të vendit té quajtur “ Afrim i Ri”.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, tip “ Seat” dhe mjetin tip “ Kama” ndërsa si pasojë kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve.

Të lënduarit janë transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore ndérsa burimet nga spitali béjne me dije se të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si edhe për normalizimin e qarkullimit në zonë.

Lamtumira e fundit për Sotir Stefën: Homazhet në teatrin “Bylis” bashkojnë familjarë, miq e kolegë

0
Lamtumira e fundit për Sotir Stefën: Homazhet në teatrin “Bylis” bashkojnë familjarë, miq e kolegë

Mes dhimbjes së familjarëve dhe respektit të kolegëve, paraditen e sotme në sallën e teatrit “ Bylis” është përcjellë për në banesën e fundit aktori i njohur i teatrit dhe humorit fierak, Sotir Stefa.

Edhe pse shpesh interpretoi role jo protagoniste, ai arriti të shkëlqejë në skenë, duke i kthyer personazhet dytësore në figura të paharrueshme për publikun.

Stefa u bë një nga artistët më të dashur për qytetarët fierakë, falë talentit, thjeshtësisë dhe aftësisë për t’i dhënë jetë çdo roli që interpretonte.

Familjarë, miq, kolegë, artdashës dhe qytetarë të shumtë iu bashkuan homazheve për t’i dhënë lamtumirën e fundit artistit, duke vlerësuar kontributin e tij të çmuar në artin skenik.

Vlerësime të ndjera për figurën dhe veprën e Sotir Stefës dhanë miqtë dhe kolegët e tij, Luftar Paja, Vasil Vaso dhe Xhulieta Kulla, të cilët e kujtuan me respekt dhe emocion bashkëpunimin e gjatë dhe miqësinë me aktorin fierak.

Me largimin e Sotir Stefës, Fieri humbi një prej figurave më të dashura të teatrit dhe humorit, ndërsa arti shqiptar një artist që la gjurmë të pashlyeshme në skenë dhe në kujtesën e publikut.