Home Blog Page 23

Lajm i mirë/ Familjarët e denoncuan si të humbur, gjendet 84 vjeçari nga Hekali

0
Lajm i mirë/ Familjarët e denoncuan si të humbur, gjendet 84 vjeçari nga Hekali

Pas disa ditësh larg banesës, familjarët kanë arritur të gjejnë në gjendje të mirë shëndetësore shtetasin Laver Metaj, 84 vjeç, banues në fshatin Hekal të Mallakastrës.

I moshuari ishte larguar nga banesa e tij rreth orës 07:20 të datës 1 qershor, ndërsa prej asaj dite familjarët kishin humbur çdo kontakt me të.

Ishte djali i tij ai që kallëzoi humbjen në Komisariatin e Policisë Mallakastër, ndërsa sipas familjarëve, 84-vjeçari vuan nga probleme mendore dhe kohët e fundit kishte shfaqur vështirësi me kujtesën.

Kjo nuk ishte hera e parë që Laver Metaj largohej nga shtëpia duke humbur gjurmët, pasi edhe rreth një vit më parë ishte larguar nga banesa, por ishte gjetur nga familjarët një ditë më pas.

Largimi i fundit zgjati më shumë, duke i mbajtur familjarët në ankth për disa ditë me radhë. Ata kërkuan në zonën e fshatit Hekal, si dhe në fshatrat Fratar, Kash dhe Dukas, por kërkimet e para rezultuan të pasuksesshme.

Pas përpjekjeve të vazhdueshme dhe thirrjeve publike për ndihmë, mësohet se 84-vjeçari është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore dhe është ribashkuar me familjarët e tij.

Protestë edhe në Fier kundër projektit të Zvërnecit

0
Protestë edhe në Fier kundër projektit të Zvërnecit

Edhe qytetarët fierakë kanë protestuar pasditen e sotme kundër projektit që po zhvillohet në zonën e Zvërnecit.

Me pankarta në duar dhe mesazhe drejtuar qeverisë protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre për shitjen e tokave bregdetare për ndërtimin e resorteve turistike nga investitorë të huaj duke kërkuar mbrojtje të pasurive publike, më shumë transparencë dhe konsultim me komunitetet lokale.

Tubimi nisi fillimisht në sheshin qëndror për të vijuar drejt bashkisë me thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Dita e pestë e protestës, lëvizja qytetare del me 5 kërkesa para Kryeministrisë: Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit

0
Dita e pestë e protestës, lëvizja qytetare del me 5 kërkesa para Kryeministrisë: Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej” për protestën kundër projektit në Zvërnec.

Me flamuj dhe pankarta në duar, ata janë mbledhur për të vijuar marshimin drejt Kryeministrisë.

“Reagim paqësor. Mirëpresim të gjithë ata që janë braktisur nga PS dhe PD”, dëgjohet të thuhet nga protestuesit gjatë grumbullimit të tyre.

“Pas 5 ditësh protestash të pandërprera në Tiranë dhe duke parë vendosshmërinë e Sovranit për të përmbushur kërkesat tona, ju njoftojmë se kjo nismë mbështetet nga një grup me integritet.

Gra dhe burra dinjitozë, të vendosur për të çuar deri në fund kërkesat e sovranit, do të dimë të marrim në kohë të duhur vendimet e duhura. Kjo nismë lindi si përgjigje ndaj një rreziku të madh ku ndodhet vendi ynë.

Deklaroj se protesta është organizuar dhe udhëhiqet nga qytetarë të lirë, të bashkuar rreth një kauzë ta drejtë kombëtare për të ardhmen e Shqipërisë.

Paraqesim kërkesat që burojnë nga vullneti i lirë i mijëra qytetarëve që janë bashkuar në mbrojtje të lirisë dhe interesit kombëtar.

Kërkesa të qarta dhe të panegociueshme:

* Dorëheqjen e qeverisë;

* Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë;

* Shfuqizimin e Paketës së Maleve;

* Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura;

* Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore”, u shpreh një nga protestuesit në podium përpara Kryeministrisë.

Igli Tare merret i pandehur nga SPAK! Ja akuza që iu komunikua ish futbollistit të Kombëtares

0
Igli Tare merret i pandehur nga SPAK! Ja akuza që iu komunikua ish futbollistit të Kombëtares

Ish-futbollisti i Kombëtare, Igli Tare është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ( SPAK).

Ndaj ish futbollistit të Kombëtares është ngritur akuza e pastrimit të parave.

IAkuza iu komunikua paraditen e kësaj të enjteje, 4 qershor, pasi ai u paraqit në organin e akuzës pas fletëthirrjeve që ishin dërguar ndaj tij.

Tare u thirr në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të hetimeve për ish zëvendës kryeministren dhe ish ministren Belinda Balluku.

Belinda Balluku u mor e pandehur për shkelje të pabarazisë në tendera për tunelin e Llogarasë, ndërkohë që është nën hetim edhe për lotët e Unazës së Madhe.

Paralelisht ndaj saj, SPAK ka nisur edhe një hetim pasuror.

LAJM I RËNDË/ Vritet polici 34-vjeçar në krye të detyrës

0
LAJM I RËNDË/ Vritet polici 34-vjeçar në krye të detyrës

Enea Mekolli dhe kolegu i tij, Edison Adri ishin gjatë një operacioni në Maliq të Korçës për kapjen e një të kërkuari kur janë qëlluar me armë nga trafikanti i drogës Violand Bracellari.

Ngjarja tragjike ndodhi këtë mëngjes në afërsi të fshatit Lozhan të bashkisë Maliq

Enea Mekolli është polici që mbeti i vrarë në krye të detyrës.Mekolli dhe kolegu i tij, Edison Adri ishin gjatë një operacioni në Maliq për kapjen e një të kërkuari kur janë qëlluar me armë nga Violand Bracellari.

Ndërkohë kjo është foto e policit të vrarë Enea Mekolli, ndërsa kolegu i tij ka mbetur i plagosur dhe do të dërgohet me helikopter në Tiranë për mjekim

Protestuesit kundër projektit të Zvërnecit çajnë kordonin metalik dhe i drejtohen Kryeministrisë. Policia kundërpërgjigjet me ujëhedhëse

0
Protestuesit kundër projektit të Zvërnecit çajnë kordonin metalik dhe i drejtohen Kryeministrisë. Policia kundërpërgjigjet me ujëhedhëse

Qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” për ditën e katërt të protestës për Zvërnecin.

Një pjesë e madhe e tyre mbajnë në duar flamengo kartoni si banderola, ndërsa emri i propozuar i protestës është: “Revolucioni i Flamingove”.

Gjatë protestës ka pasur përplasje mes qytetarëve dhe policisë dhe është çarë kordoni.

Gjithashtu përplasja ka agravuar, me policinë që ka hedhur ujë për të shpërndarë turmën.

Tirana 3 ditë nën pushtetin e protestave, sot tubimi i radhës: Të dorëhiqet Qeveria! Rama dhe Berisha në burg!

0
Tirana 3 ditë nën pushtetin e protestave, sot tubimi i radhës: Të dorëhiqet Qeveria! Rama dhe Berisha në burg!

Mbahet sot protesta e katërt kundër ndërtimit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit. Qytetarët kërkojnë anulimin e projektit si dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama e ministrave të kabinetit qeveritar.

Ditën e djeshme u mbajt tubimi i tretë, ku bulevardi “Dëshmorët e Kombit” u mbush nga qytetarë që për tre orë me radhë, nga ora 18:00 në orën 21:00 lëhsuan thirrje kundër qeverisë si dhe shpalosën një sërë kërkesash. Parrullat ishin të drejtuara kundër të dy anëve të politikës, ku nuk munguan thirrjet “Rama burg, Berisha burg”.

Protestuesit kërkojnë anulimin e projektit të ndërtimit në zonën e Zvërnecit, duke e cilësuar atë si ndërhyrje në një zonë të mbrojtur dhe duke akuzuar qeverinë për favorizim të interesave private në dëm të pronës publike. Nga ana tjetër, ata pretendojnë se investitorë të ndryshëm po përfitojnë nga toka shtetërore në mënyrë të padrejtë.

“Zvërneci”, Rama: Projekti do bëhet, jam në ‘istikamin’ që më kanë vënë shqiptarët

0
“Zvërneci”, Rama: Projekti do bëhet, jam në ‘istikamin’ që më kanë vënë shqiptarët

Kryeministri Edi Rama mbajti një konferencë për mediat sot në 3 qershor, ku foli për çështjen e Zvërnecit.

Rama tha se mbështet kontrollin e fondeve për blerjen e pronave në Zvërnec.

“Besoj se dëgjuat vendimet e qeverisë sot, por jam sot për çështjen e Zvërnecit. Që do të thotë, me sqarimin e plotë dhe përfundimtar të origjinës së fondeve të kaluara përmes bankës dhe me çlirimin përfundimtar të investitorëve, të cilët tanimë janë edhe pronarë. Ndërkohë që, unë e konsideroj shumë pozitive që SPAK-u ka vendosur t’i mbajë të ngrira fondet, pa i lënë të kalojnë te shitësit, për të cilët ka një proces hetimor.

Kjo, në këndvështrimin tim, është shumë pozitive për këdo që pretendon pronë në atë territor, sepse tanimë çështja e origjinës së pronës është një çështje që do të mbulohet nga një hetim tërësisht i pavarur dhe profesional përmes SPAK-ut dhe, në të dyja rastet, rezultati do të jetë i padiskutueshëm nga pikëpamja ligjore, ndërsa nga pikëpamja e pretendimeve do t’i japë fund çdo spekulimi e manipulimi.

Në rast se shitësi ka origjinë legjitimie, do marrë paratë. Në rast se nuk e ka, paratë do i mbeten shtetit dhe ato do të përdoren për cilindo që do të provojë se pretendimin mbi pronën e ka të bazuar”, tha Rama.

Duke komentuar protestat, edhe njëherë tha se është i vendosur që të vijojë projektin që ka nisur në Zvërnec. Tha se është i vendosur në “istikamin” që e ka vënë populli shqiptar.

“Ky është një film i vjetër, sepse këtu nuk ka asgjë të re. Asgjë nuk më lëviz mua nga istikami që ma kanë vendosur shqiptarët. Unë mëshiroj vullnetin e së paku 800 mijë shqiptarëve. Kush dëshiron të flas për faktin sesi rrezikohet mjedisi, mund të bisedojë me mua. Por ata që më shajnë mua nga njerëzit e shtëpisë, ata janë subjekt vetëm për Zotin, nuk janë subjekt për mua. Ata më ngjajnë mua me ata të Agimit të Artë, janë komplet të çartur. Kjo luftë do mbarojë dhe çdokush do marrë atë që i takon. Shqipëria do marrë atë që i takon, duke rritur ekonominë e vendit. Resortet luksoze sjellin të ardhura për të gjithë shqiptarët”, u shpreh Rama.

I pyetur për protestuesit, që thërrasin “Rama në burg”, kryeministri deklaroi se këto janë parrulla shumë të vjetra.

“Këto parrullat ‘burg, burg’ janë një film i vjetër dhe është film me një fund, që e kanë parë të gjithë. Shqipëria sot ka një institucion drejtësie, që quhet SPAK. Është ky institucion që vendos për të gjithë zyrtarët e këtij vendi dhe çdo qytetar apo institucionet e tjera të drejtësisë. Por filmi i vjetër ka fundin, që e kemi parë disa herë”, u shpreh kryeministri.

*Istikam – llogore, hendek i gjatë që hapet për të qëndruar gjatë luftimeve ose për strehim

/tvklan.al

Berisha mbron projektin në Zvërnec: Toka është private, mbështesim investimet e huaja. Hipokritët të derdhin lot sa të duan!

0
Berisha mbron projektin në Zvërnec: Toka është private, mbështesim investimet e huaja. Hipokritët të derdhin lot sa të duan!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj protestave dhe kundërshtimeve lidhur me projektet e investimeve në ishullin e Sazanit dhe në zonën e Zvërnecit. Gjatë fjalës së tij, Berisha i ka cilësuar kritikët e këtyre projekteve si një grup “hipokritësh”.

Berisha deklaroi se si ai, ashtu edhe ish-kryeministri Fatos Nano, janë marrë personalisht në të kaluarën për t’ia ofruar Sazanin investitorëve të huaj, duke theksuar se bëhet fjalë për projekte të përmasave të mëdha dhe jo investime të thjeshta.

Ata që qajnë elegjinë e Sazanit janë një grup hipokritësh. Të derdhin lot sa të duan, se jam marrë direkt, edhe Fatos Nano është marrë. Ua kemi ofruar investitorëve dhe nuk është investim i thjeshtë,” u shpreh lideri i demokratëve.

Duke iu përgjigjur shqetësimeve për dëmtimin e natyrës, kryedemokrati siguroi se projektet nuk do të cenojnë pasurinë natyrore të zonës. Ai bëri një dallim të qartë mes statusit juridik të Sazanit dhe atij të Zvërnecit, duke sqaruar se ku qëndron veçantia e ishullit:

Berisha theksoi se çudia e Sazanit nuk janë brigjet apo deti, por bimësia e mrekullueshme në një ishull pa ujë, e cila, sipas tij, do të ruhet plotësisht.

Sipas tij, ndryshe nga Sazani, Zvërneci në tërësinë e tij është tokë private, zonë e banueshme ku njerëzit kanë jetuar historikisht.

Në mbyllje të qëndrimit të tij, kreu i PD-së rikonfirmoi linjën e forcës politike që ai drejton, duke bërë të qartë se zhvillimi ekonomik përmes kapitalit të huaj duhet të eci paralelisht me mbrojtjen e ekosistemit. “Ne mbështetëm investimin e huaj, por ne jemi parti që qëndrojmë plotësisht për respektimin e mjedisit,” përfundoi Berisha.

Sali Berisha: 

Prej disa ditësh është shndërruar në çështje kombëtare dhe ndërkombëtare problemi i Zvërnecit. E gjykoj të domosdoshme të paraqes dhe njëherë para jush qëndrimin tonë. Qëndrimin tonë. Ta paraqesim haptas me sinqeritet të plotë dhe unë besoj se përputhet plotësisht me programin e Partisë Demokratike. Kërkoj nga ju mirëkuptimin të kthehemi dy apo tre vite më parë kur është dhënë lajmi. Që kompania ‘Affinity’ e dhëndrit të ish-presidentit amerikan Trump, në atë kohë se nuk ishte në pushtet, ka treguar interes të veçantë dhe do të investojë në Sazan dhe Zvërnec, në atë kohë u tha 2 miliardë a diçka e kësaj natyre. Reagimi im ndaj këtij lajmi ka qenë ky.

Pavarësisht se ai ishte në opozitë, plotësisht dakord. Pse? Që të jemi të hapur me ju. Kam thënë vetëm një fjalë, sepse i ka paratë. Sepse thuhej që fondi Saudit, fondi Saudit i investimeve fondi Saudit, janë fondet publike të investimeve, është fond trilioner. Ai ka triliona dhe natyrisht paratë ishin. Unë arsyeja bazë pse kam thënë po, ka qenë kjo dhe e kam lidhur me paratë. Me këtë unë absolutisht nuk kisha asnjë dyshim se Edi Rama po blinte influenca politike. Nuk dyshoja fare në këtë. Por përsëri për mua interesi kombëtar, interesi i vendit dilte mbi këtë. Dilte mbi këtë.

Investimi pasi ishte përzënë kompania Omnix, për të cilën ndjeja këtë keqardhjen më të madhe, që kishte të përgatitur 1.5 miliardë euro investime në Gjirin e Lalzit dhe e përzuri, e kam marrë vesh mbrapa, mafia shqiptare. Mafia shqiptare. Iku ai.

Edhe ai investitor nga Katari ishte me sa di unë. E mori, ia thyen kockat, ia bënë përshesh kockat përfaqësuesit të tij tek ura e Limuthit, Rrumi. Po dikush më thotë nuk iku për këtë, por iku se atje në kufijtë përreth i doli mafia shqiptare dhe tani do marrësh këtë, o do marrësh atë, me një fjalë krejtësisht e përzunë. Iku! 1.5 miliardë.

Dhe u tha që investimi në Zvërnec është krejtësisht marrëdhënie private. Përsa i përket ishullit, ata që qajnë, elitarët e Sazanit, ata janë një grup hipokritësh, për të cilët le të derdhin lot krokodili sa të duan, se Sazani në mënyrë absolute, se jam marrë vetë direkt edhe paraardhësi im është marrë, Fatos Nano, ia u kemi ofruar investitorëve dhe nuk është një investim i thjeshtë. Asgjë nuk prishet aty o miq.

Ka në mënyrë të çuditshme Sazani është kjo. Nuk janë as brigjet as deti, është ajo bimësi e mrekullueshme në një ishull pa ujë. Bimësia është, ka një bimësi e cila do ruhet. Pra, Sazani është tokë publike. Zvërneci është tokë private në tërësinë e saj. Është e banueshme, kanë banuar. Dakord. Pra ne mbështesim investimin e huaj.

© BalkanWeb

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet drejtuesi i mjetit

0
Aksident në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet drejtuesi i mjetit

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 09:40, në aksin Levan Tepelenë, në vendin e quajtur Varibop.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, me drejtues shtetasin K.M., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal anësor.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burime paraprake bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.