Home Blog Page 24

Policia Rrugore e Fierit ngre alarmin: Shpejtësia dhe dehja mbeten problemet kryesore. 11 mijë gjoba vetëm gjatë muajit maj

0
Policia Rrugore e Fierit ngre alarmin: Shpejtësia dhe dehja mbeten problemet kryesore. 11 mijë gjoba vetëm gjatë muajit maj

Drejtuesit e automjeteve nën efektin e alkoolit vijojnë të mbeten një ndër problematikat më shqetësuese për Policinë Rrugore në qarkun e Fierit gjatë muajit Maj.


Sipas shefit të qarkullimit rrugor pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Rustem Plaka, gjatë muajit të kaluar janë konstatuar 14 drejtues mjetesh të grupmoshës 18–35 vjeç që drejtonin automjetin në gjendje të dehur, prej të cilëve 12 janë arrestuar në flagrancë.


Në kuadër të masave administrative, vetëm gjatë muajit Maj janë vendosur 69 masa ndaj drejtuesve të mjeteve që janë konstatuar nën ndikimin e alkoolit ka pohuar Plaka
Sinkron
Shefi i Qarkullimit ka pohuar gjithashtu se përballë kësaj situate Departamenti i Sigurisë Publike ka hartuar një plan operacional tre-ditor për goditjen dhe parandalimin e drejtimit të automjeteve në gjendje të dehur, i cili ka sjellë rezultate pozitive në terren.
Sinkron
Ndërkohë, Policia Rrugore thekson se problem mbeten rrugët rurale, ku shpesh nuk respektohen rregullat e qarkullimit rrugor. Vetëm gjatë muajit maj janë vendosur rreth 11 mijë masa administrative, kryesisht për shpejtësi tej normave të lejuara dhe drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Aksidenti më i fundit është ai i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm ku 43 – vjeçari Ernis Xhumari humbi jetën në vendin e quajtur “ Rrethrrotullimi i plasmasit” teksa dy muaj më parë i ishin hequr 13 pikë të patentës për shkak se kish rezultuar në gjëndje të dehur në timon.

“Rama në burg, Berisha në burg”- Nis protesta për Zvërnecin, qytetarët i përgjigjen Ramës: Pa dorëheqje, s’ka dialog!

0
“Rama në burg, Berisha në burg”- Nis protesta për Zvërnecin, qytetarët i përgjigjen Ramës: Pa dorëheqje, s’ka dialog!

Ka nisur në Tiranë protesta kundër ndërtimeve në Zvërnec, ku mijëra qytetarë janë mbledhur sërish në kryeqytet për të tretën ditë me radhë.

“Pa dorëheqje, s’ka dialog”, dëgjohen të thërrasin njëzëri qytetarët, duke iu përgjigjur thirrjes së kryeministrit, i cili sot i ftoi një grup përfaqësuesish të ulen për një konsultim publik lidhur me projektin.

Ilir Meta ka lënë sot burgun 313 për t’i dhënë lamtumirën babait të tij

0
Ilir Meta ka lënë sot burgun 313 për t’i dhënë lamtumirën babait të tij

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka lënë sot burgun 313 për t’i dhënë lamtumirën babait të tij, Rexhep Meta, që humbi jetën ditën e djeshme në moshën 83-vjeçare.

Kjo është hera e parë që Meta lë qelinë që nga arrestimi i tij, teksa është i shoqëruar nga disa efektivë të Policisë së Burgjeve.

Meta është lënë të dalë pa pranga në duar, teksa masat e sigurisë nuk duket të jenë tejet të rrepta, nisur edhe nga rreziku i ulët që paraqitet në këtë.

Aksidenti i pesëfishtë në autostradën Levan-Tepelenë, 3 të lënduar

0
Aksidenti i pesëfishtë në autostradën Levan-Tepelenë, 3 të lënduar

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mesditën e sotme në  autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Fratar në Mallakastër.

Sipas burimeve policore, pesë automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë janë lënduar tre persona, 1 shqiptar dhe dy gjermanë.

Ata janë transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti zinxhir.

Ndërkohë si pasojë e aksidentit trafiku u paralizua për minuta të tëra duke shkaktuar radhë kilometrike.

Aksident në Lushnjë, makina përplaset me bordurën, humb jetën 43-vjeçari (EMRI)

0
Aksident në Lushnjë, makina përplaset me bordurën, humb jetën 43-vjeçari (EMRI)

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur në orët e para të mëngjesit (2 qershor) në Lushnjë i ka marrë jetën një 43-vjeçari.

Viktima është identifikuar si Ernis Xhumari, i cili humbi jetën pasi automjeti që drejtonte u përfshi në një aksident pranë rrethrrotullimit të Plasmasit.

Sipas të dhënave paraprake, mjeti tip “Benz” po lëvizte me shpejtësi të lartë kur ka goditur bordurën e rrethrrotullimit. Si pasojë e përplasjes, automjeti është përplasur më pas me një shtyllë ndriçimi.

Për shkak të forcës së madhe të përplasjes, 43-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për pastrimin e rrugës nga mbetjet e automjetit të dëmtuar.

© Panorama.al

Tsipras i përgjigjet Ramës për incidentin e Zvërnecit: Mbrojtja e një qytetari grek është detyrë, mos na jep leksione!

0
Tsipras i përgjigjet Ramës për incidentin e Zvërnecit: Mbrojtja e një qytetari grek është detyrë, mos na jep leksione!

Ish-kryeministri grek Alexis Tsipras ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në rrjetin social X, lidhur me protestën e Zvërnecit, duke theksuar se mbrojtja e të drejtave të minoriteteve nuk duhet të ngatërrohet me retorikën nacionaliste.

Në një mesazh në X drejtuar Ramës, Tsipras shprehet se u habit nga reagimi i kryeministrit shqiptar ndaj deklaratës së Aleancës së Majtë Greke (ELAS) që ai drejton, e cila kishte dënuar dhunën ndaj një qytetari grek dhe anëtari të Minoritetit Kombëtar Grek në Shqipëri.

Ai thekson se mbrojtja e të drejtave të minoriteteve është një detyrim demokratik dhe jo shprehje e nacionalizmit, duke shtuar se forcat progresiste duhet të jenë gjithmonë në mbrojtje të shtetit të së drejtës.

Në mesazhin e tij, ish-kryeministri grek ndalet edhe te procesi i integrimit europian të Shqipërisë, duke nënvizuar se respektimi i të drejtave të pronës dhe i të drejtave të minoriteteve mbetet një element i rëndësishëm për rrugën e vendit drejt Bashkimit Europian.

Në përfundim, Tsipras i shpreh Ramës dëshirën për të vijuar bashkëpunimin në funksion të perspektivës europiane të Ballkanit Perëndimor dhe forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Mesazhi në Xi i Alexis Tsipras:

I dashur mik Edi,Shpresoj që edhe ti të jesh mirë.

Duhet ta pranoj se edhe unë u habita nga fakti që nxitoje të përgjigjeshe me akuza për retorikë nacionaliste ndaj deklaratës së Aleancës së Majtë Helenike (ELAS) – një deklaratë për dhunën e ushtruar ndaj një qytetari grek dhe anëtari të Minoritetit Kombëtar Grek, e shoqëruar me një kujtesë për nevojën e respektimit të acquis-së evropiane.

E kuptoj që komentet e tua janë bërë në nxehtësinë e momentit dhe për këtë arsye nuk ndihem i fyer. Megjithatë, duhet të kujtosh se qëndrimi i secilit prej nesh ndaj nacionalizmit provohet nga veprimet që ndërmarrim. Dhe ti e di mirë se puna, përpjekjet dhe betejat tona për promovimin e paqes dhe bashkëpunimit në rajon, përfshirë edhe Marrëveshjen historike të Prespës, nuk i lënë askujt hapësirë që të më japë publikisht leksione se çfarë është nacionalizmi apo çfarë përfaqëson e Majta e shekullit XXI.

Në fund të fundit, duhet të kemi kujdes që të mos ngatërrojmë detyrën patriotike për të mbrojtur të drejtat e Minoritetit tonë Kombëtar – dhe të çdo minoriteti tjetër – me prirjet nacionaliste që fatkeqësisht po helmojnë sërish botën tonë.

Megjithatë, më vjen mirë që janë marrë masa ndaj atyre që morën pjesë në këtë incident. Dhe shpresoj sinqerisht që autoritetet kompetente të garantojnë mbrojtjen e të drejtave ligjore të të gjithë qytetarëve të përfshirë.

Jam i sigurt se edhe ti e pranon që forcat politike progresiste duhet të qëndrojnë në mbrojtje të shtetit të së drejtës – qoftë kur bëhet fjalë për raste të izoluara, qoftë për incidente që nuk janë të izoluara sepse vazhdojnë të ndodhin herë pas here. Dhe kjo është, natyrisht, një shqetësim për të Majtën në mbarë Evropën.

Dhjetë vjet më parë, miku im Edi, patëm mundësinë të diskutonim rëndësinë që do të kishte garantimi i të drejtave të pronësisë për të gjithë qytetarët shqiptarë – përfshirë, sigurisht, edhe Minoritetin Kombëtar Grek – për perspektivën evropiane të Shqipërisë. Përparimi thelbësor në këtë drejtim do të jetë vendimtar për të ardhmen evropiane të Shqipërisë dhe të popullit të saj, me të cilin na lidhin marrëdhënie miqësore.

Çdo hap pas do të përbëjë një pengesë në këtë rrugë. Dhe ky është një fakt.

Miku im i vjetër Edi,

Të uroj gjithë të mirat dhe pres me padurim bashkëpunimin tonë të ardhshëm për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht të Shqipërisë, si edhe për marrëdhëniet greko-shqiptare.

© Panorama.al

Protestuesit, ultimatum Ramës: Ke 24 orë kohë të tërhiqesh nga Zvërneci ose jep dorëheqjen

0
Protestuesit, ultimatum Ramës: Ke 24 orë kohë të tërhiqesh nga Zvërneci ose jep dorëheqjen

Mijëra protestues mbushën qendrën e Tiranës sonte, pjesa më e madhe e të cilëve ishin kryesisht të rinj dhe të reja

.Ata shpallën një ultimatum duke i dhënë 24 orë kohë që të tërhiqet nga projekti i ndërtimit në Zvërnec.

Por shumë nga të pranishmit bënë thirrje që ultimatumi të jepet që Rama të japë dorëheqjen dhe të largohet nga drejtimi i qeverisë.

Protesta u shoqërua me thirrje të forta nga turma, ku u dëgjua vazhdimisht ultimatumi: “Keni 24 orë afat, lironi zyrat!”.

Protestuesit thanë se afati skadon të martën 2 qershor ora 18.00“Rama në burg, Berisha në burg”. “Këtu vendosim ne… 24 orë afat… Rama në burg, Berisha në burg… lironi zyrat… nesër në orën 18:00 te Gjergj Kastrioti dhe më pas këtu”, brohoritën protestuesit, duke paralajmëruar vijim të aksionit nesër pasdite.

Po vjen ‘ferri”! Vapa afrikane ‘pushton’ Shqipërinë, temperaturat deri në 36 gradë

0
Po vjen ‘ferri”! Vapa afrikane ‘pushton’ Shqipërinë, temperaturat deri në 36 gradë

Qershori ka nisur me një atmosferë tipike vere, por sipas meteorologëve, ditët më të nxehta ende nuk kanë mbërritur.

Masat ajrore me origjinë afrikane kanë përfshirë vendin, duke sjellë temperatura të larta në të gjithë territorin dhe duke paralajmëruar një javë me mot të qëndrueshëm e kryesisht të kthjellët.

Sipas parashikimeve, pas 5 qershorit pritet një tjetër rritje graduale e temperaturave, me temperaturat që në disa zona mund të arrijnë deri në 36 gradë Celsius.

Ndërkohë, reshjet do të jenë të pakta dhe të izoluara, kryesisht në zonat juglindore të vendit.

Meteorologët theksojnë se këto masa të nxehta pritet të shfaqen herë pas here gjatë gjithë sezonit veror, duke lënë të kuptohet se vera 2026 mund të jetë ndër më të nxehtat e viteve të fundit.

Në të njëjtën kohë, vëmendja e shkencëtarëve është përqendruar te fenomeni El Niño, i cili mund të forcohet gjatë gjysmës së dytë të vitit. Nëse ky fenomen merr përmasa të forta, ai mund të sjellë temperatura rekord, thatësira më të gjata, rrezik të shtuar për zjarre dhe mungesë të rezervave ujore në rajonin e Mesdheut.

A po hyn Shqipëria në një verë me temperatura ekstreme? Kjo mbetet për t’u parë, por sinjalet e para tregojnë se sezoni i nxehtë sapo ka filluar.

“Për herë të parë dëgjova që në Zvërnec kishte popullsi homogjene greke”, Rama i përgjigjet Athinës: Nuk ishte akt dhune shtetërore, siç ndodh me të burgosurit shqiptarë në Greqi

0
“Për herë të parë dëgjova që në Zvërnec kishte popullsi homogjene greke”, Rama i përgjigjet Athinës: Nuk ishte akt dhune shtetërore, siç ndodh me të burgosurit shqiptarë në Greqi

Kryeministri Rama iu përgjigj edhe deklaratës së Ministrisë së Jashtme greke për incidentin ku protestuesi i cili u tërhoq zvarrë nga rojet e sigurimit doli se kishte pasaportë greke.

Kryesocialisti shprehu se nënvizimi i etnisë së protestuesit nga ministria e Jashtme greke ishte akt që nuk i shërben marrëdhënieve Shqipëri-Greqi që sipas kryeministrit janë në kohën e tyre më të mirë.

Rama theksoi gjithashtu se akti i dhunës nuk ishte shtetëror siç ndodh me shqiptarë në burgjet greke, por një akt nga një grup rojesh privatë të cilët do të marrin dënimin që iu takon.

“Për herë të parë dje dëgjova se aty paska një popullsi homogjene greke, nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë, ndoshta sepse ja injorant. U mahnita nga deklarate Ministrisë së Jashtme greke. Nuk ishte një akt dhune shtetërore, siç ndodh me shqiptarët në burgjet e Greqisë, apo në rrugët e Greqisë.

Ishte një akt dhune nga një grup rojesh privatë, dhe që të ngrihej shteti në këmbe dhe të nënvizojë etninë e protestuesit, mendoj sipas meje nuk i shërben marrëdhënieve tona që janë në ditët e tyre më të mira.

Por këtë e futa këtu për të thënë diçka tjetër, që pretendimet janë legjitime, por ato zgjidhen në gjykata. Sepse ndërkohë titujt e pronësisë janë baza e çdo veprimtarie. Siç ndodhi edhe në Baks-Rrjoll, ku toka ishe e blerë nga pronarët atje që kishin letrat. Por nuk mund të zhvillohet vendi nëse mbesim pezull në titujt e pronësisë, pas një katrahure që kemi trashëguar për fat të keq”, tha Rama.

Top Channel

Pas 5 viteve te Spitali Memorial në Fier, Rudina Degjoni emërohet drejtoresha e re e QSUT

0
Pas 5 viteve te Spitali Memorial në Fier, Rudina Degjoni emërohet drejtoresha e re e QSUT

Ditën e sotme është prezantuar drejtoresha e re e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), Rudina Degjoni.

Ajo do të zëvendësojë në këtë detyrë ish-drejtoreshën e Përgjithshme, Anxhela Paparizo.

Në prezantimin zyrtar të znj. Degjoni ishte e pranishme edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala.​

Znj. Degjoni ka mbajtur pozicionin e drejtoreshës së Spitalit Memorial në Fier, një institucion të cilin e drejtoi me sukses për një periudhë 5-vjeçare.​

Njoftimi zyrtar i QSUT:​

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” priti sot Drejtuesen e re të institucionit, znj. Rudina Degjoni.

Znj. Degjoni vjen në krye të QSUT pas një eksperience të gjatë në drejtim dhe menaxhim spitalor, duke sjellë me vete një kontribut të çmuar në administrimin dhe zhvillimin e shërbimeve shëndetësore. Ky emërim vjen pas lirimit nga detyra të Drejtoreshës së Përgjithshme znj. Anxhela Paparizo.