Home Blog Page 25

‘Zvërneci’/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, PD është parti që mbështet fuqishëm investimet e huaja

0
‘Zvërneci’/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, PD është parti që mbështet fuqishëm investimet e huaja

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar dhunën e ushtruar ndaj protestuesve në Zvërnec, duke e dënuar me forcë atë.

Në deklaratën për mediat nga SPAK, Berisha tha se PD, është parti që mbështet fuqishëm investimet e huaja në vendin tonë, duke shtuar se dhuna nuk ishte gjë tjetër veçse një rrëmbim në duart e policisë.‘…që kur doli ai ligj e gjersa lamë pushtetin, ka pasur zero probleme.

Dilte një njeri, po i thoshte ku e ke, në qoftë se faktonte, e bënte, i përgjigjej shtetit. Ne jemi shumë respektues për çështjen e pronësisë, por jemi mbështetës absolut të investimeve të huaja dhe gjatë periudhës tonë ju nuk keni parë pronar të protestojë ndaj një protestuesi të huaj se po më rrëmben tokën’, iu përgjigj Berisha interesimit të gazetarëve.

Pyetje nga gazetarët:Klodiana Lala: Zoti Berisha, prej dy vitesh ka protesta në lidhje me një projekt në Zvërnec, pas të cilit është dhëndri i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ju personalisht, dhe forca që ju drejtoni, nuk ka bërë një reagim publik deri më tani. Cili është qëndrimi i Sali Berishës dhe i Partisë Demokratike për sa i përket projektit të Zvërnecit?

E para. Dhe e dyta, prokuroria e posaçme ka urdhëruar ditën e sotme një sërë kontrollesh mbi personazhe që kanë të bëjnë me një histori të tjetërsimit të pronave të dyshuara në Zvërnec. A keni ju një qëndrim tuajin në lidhje me këtë çështje?

Sali Berisha: Klodiana, së pari, në qoftë se është fjala për dhunën e ushtruar ndaj protestuesit, e dënoj atë. Ai ishte rrëmbim, në duart e policisë, dhe e dënoj atë si një akt të shëmtuar të policisë së shtetit. Një.Së dyti, nuk kam asnjë faqe, asnjë fletë, asnjë gjë të atij projekti. Megjithëse t’ju them këtu, e kam ndjekur me shumë interes të gjitha publikimet që janë bërë.

Së treti, meqenëse e doni këtu, Partia Demokratike është parti që mbështet fuqimisht investimet e huaja. Dhe kjo parti në pushtet, ja këtë tani ju kërkoj ta mbani shënim, ka patur një ligj. Një ligj i cili zgjidhte në mënyrë të plotë dhe totale çështjen e pronësisë.

Cili ishte ligji? Ligji thotë këtë: në rast se qeveria miraton një projekt të një investitori të huaj, i cili është bazuar në dokumente origjinale shtetërore pronësie, kadastre, dokumente origjinale, çdo problem që lind pas miratimit të qeverisë, qeveria i përgjigjet palës me çmimin e tregut. Ja u them këtu, pse u vu ky ligj?

U vu ky ligj sepse konstatoja që me investitorë shqiptarë nuk ndodhte, kurse me investitorë të huaj vraponin pas pengmarrjes. Dhe informacionet që më vinin, dilte njëri e i thoshte jo, do paguash kaq se jam unë kaq. Dhe kjo linte vendin pa investime. Atëherë ne ç’bëmë?

Në qoftë se ti djem, nuk jam unë ai që them se s’di ç’janë dokumentat, por që është dokument shtetëror, do t’i dalë zot dhe do mbajë përgjegjësi. Do t’i dalë zot dhe do mbajë përgjegjësi shteti.

Klodiana Lala: Po zoti Berisha, kam disa pyetje të lutem në lidhje me këtë…

Sali Berisha: Të lutem, të lutem, një minutë. Një minutë ta sqaroj këtë se është shumë e rëndësishme kjo. Unë do t’i dal zot dhe do të mbaj përgjegjësi. Dhe në qoftë se ty pronar, të kanë shkelur të drejtën e pronës dhe janë firmosur dokumente mbi të, përgjegjësia është e shtetit. Dhe ai që ka bërë këtë do mbajë përgjegjësi dhe shteti do të përgjigjet ty me vlerë tregu. Është ligji që detyron shtetin me vlerë tregu.

Dhe do t’ju them një gjë, që kur doli ai ligj e gjersa lamë pushtetin, ka pasur zero probleme. Dilte një njeri, po i thoshte ku e ke, në qoftë se faktonte, e bënte, i përgjigjej shtetit. Këto janë qëndrimet pra, ne jemi shumë respektues për çështjen e pronësisë, por jemi mbështetës absolut të investimeve të huaja dhe gjatë periudhës tonë ju nuk keni parë pronar të protestojë ndaj një protestuesi të huaj se po më rrëmben tokën.

Jo. Ishte shteti që në qoftë se kishte firmosur, do t’i përgjigjej njëlloj sikur i kishte marrë ai tokën, me vlerë tregu.

“Edhe unë do revoltohesha po të më thoshin se shteti po fal tokën”, Rama për protestën në Zvërnec: Policia duhet t’i kishte arrestuar në vend rojet private

0
“Edhe unë do revoltohesha po të më thoshin se shteti po fal tokën”, Rama për protestën në Zvërnec: Policia duhet t’i kishte arrestuar në vend rojet private

Rama: Dua ta nis me një mesazh të drejtpërdrejte për ata që janë revoltuar dhe janë rreshtuar edhe kundër meje personalisht, pas aktit të neveritshëm të tërheqjes zvarrë të protestuesit në Zvërnec.

Ju kam lexuar e dëgjuar, madje iu siguroj që edhe unë do revoltohesha e rreshtohesha kundër qeverisë dhe kryesisht ndaj kryeministrit.

Sepse do më dukej e tmerrshme që dosa rojë private në sytë e policisë, të ulërinin si kafshë dhe të merrnin si kafshë nga jashtë Brenda, një njeri, ta tërhiqnin zvarrë e më pas policia të thoshte që u fut vetë, në vend që ti kishte arrestuar në vend ata.

Ju mirëkuptoj dhe mbase duke patur parasysh se çfarë kam bërë kur isha në anën tjetër të barrikadës, do kisha bërë dhe më keq se ju. PO të më thoshin se ajo tokë është e shtetit dhe se shteti po i’ua fal të huajve.

Top Channel

Qytetarët protestë në Tiranë: Të mos lejohen ndërtime që cenojnë zonat e mbrojtura

0
Qytetarët protestë në Tiranë: Të mos lejohen ndërtime që cenojnë zonat e mbrojtura

Shoqëria civile protestoi sot në Tiranë lidhur me ngjarjen në Zvërnec.

Protesta e qytetarëve nisi para Drejtorisë së Policisë dhe vijoi më pas tek Ministria e Brendshme dhe Kryeministria.

“Shqipëria e shqiptarëve”, “Shqipëria nuk shitet”, “Anuloni projektin” ishin disa nga thirrjet e qytetarëve në protestë.

Njëkohësisht ata bënë thirrje që të mos lejohen ndërtime që cenojnë zonat e mbrojtura të vendit.

Gjithashtu qytetarët kërkuan anulimin e ligjit të Zonave të Mbrojtura si dhe të “Paketës së Maleve”.

Qytetarët paralajmëruan se do të mblidhen sërish nesër në protestë.

Incidenti në Zvërnec, Ministria e Punëve të Jashtme i përgjigjet Athinës: Protestuesi i dhunuar me shtetësi shqiptare dhe greke, po hetohen përgjegjësit

0
Incidenti në Zvërnec, Ministria e Punëve të Jashtme i përgjigjet Athinës: Protestuesi i dhunuar me shtetësi shqiptare dhe greke, po hetohen përgjegjësit

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar lidhur me incidentin e dhunshëm ndodhur në Zvërnec një ditë më parë, ku një protestues u dhunua nga policia private e kantierit në këtë zonë.

Ministria e Jashtme shpreh keqardhje për situatën, ndërsa thekson se është në kontakt me autoritetet greke, pasi personi i cili është dhunuar është një shtetas me shtetësi shqiptare dhe greke.

“Lidhur me këtë çështje, autoritetet e të dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm, në nivele të ndryshme. Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Greqinë, të bazuara në respektin e ndërsjellë, dialogun e hapur dhe vlerat e përbashkëta evropiane”.

Në reagimin për ngjarjen, Ministria e Jashtme thekson se autoritetet shqiptare kanë marrë të gjitha masat, duke identifikuar dhe arrestuar punonjësin e shoqërisë së sigurisë, përgjegjës për dhunën e ushtruar ndaj një protestuesi me shtetësi shqiptare dhe greke, ndërsa dy punonjës të tjerë janë proceduar penalisht.

“Njëkohësisht, është filluar një hetim disiplinor për të verifikuar rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësitë institucionale përkatëse. Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut mbeten vlera themelore të demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri”, thuhet në deklaratë.

Pas protestës, kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, njoftoi edhe pezullimin nga detyra të drejtuesit të policisë së Vlorës, për shkak se raportoi gabim duke thënë se një qytetar ishte futur me forcë brenda rrethimit të kantierit.

Top Channel

Greqia reagon ashpër për Zvërnecin: Dënon dhunën ndaj protestuesve dhe kërkon mbrojtjen e tokave të minoritetit grek

0
Greqia reagon ashpër për Zvërnecin: Dënon dhunën ndaj protestuesve dhe kërkon mbrojtjen e tokave të minoritetit grek

Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë ka reaguar pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar në Zvërnec kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonë.

Në deklaratën e saj, ministria greke shprehet se mes personave të plagosur ndodhet edhe një shtetas grek.

“Ministria e Punëve të Jashtme shpreh shqetësimin e saj të fortë për incidentet e ndodhura më 30 maj 2026 në Zvërnec të Shqipërisë, gjatë protestës së banorëve për të drejtat e tyre pronësore, mes të cilëve ndodhej edhe një shtetas grek që mbeti i plagosur”, thuhet në reagimin zyrtar.

Sipas njoftimit, Ambasada e Greqisë në Tiranë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për t’i ofruar shtetasit grek asistencë konsullore dhe mjekësore.

Ministria greke bën të ditur gjithashtu se ambasada po kryen ndërhyrjet e nevojshme pranë autoriteteve shqiptare, duke kërkuar zbardhjen e plotë të incidentit dhe vënien para përgjegjësisë të personave përgjegjës.

Po ashtu, Ministria e Jashtme e Greqisë vendos theksin te mbrojtja e të drejtave dhe pronave të anëtarëve të Minoritetit Kombëtar Grek në Shqipëri.

Reagimi i Athinës vjen një ditë pas tensioneve në protestën e zhvilluar në Zvërnec, ku pati përplasje mes protestuesve dhe rojeve private.

Një ditë pas protestës në Zvërnec, hiqen telat me gjemba

0
Një ditë pas protestës në Zvërnec, hiqen telat me gjemba

Një ditë pas protestës dhe episodeve të dhunës në Zvërnec janë hequr telat me gjemba të vendosur mbi gardhin metalik që rrethon sipërfaqes ku parashikohet projekti pranë Lagunës së Nartës.

“Projekt i jashtëzakonshëm”, Rama për Zvërnecin: Nesër flas unë, përgëzoj policinë për reagimin ndaj grushtit të muskujve pa tru të rojeve private

0
“Projekt i jashtëzakonshëm”, Rama për Zvërnecin: Nesër flas unë, përgëzoj policinë për reagimin ndaj grushtit të muskujve pa tru të rojeve private

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën në Zvërnec.

“Nesër e kam radhën unë për të folur për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për të cilin punohet prej disa vitesh tanimë dhe i cili nuk ka asnjë lidhje me disa të pavërteta të mëdha, që janë hedhur në qarkullim ditët e fundit.

Ndërkohë e përgëzoj lidershipin e Policisë së Shtetit për reagimin e shpejtë e të saktë, qoftë ndaj atij grushti muskujsh pa tru me statusin e rojeve private të sigurisë, qoftë ndaj drejtuesve vendorë të policisë së Vlorës.

Qasja e re e tolerancës zero ndaj çdo uniforme blu që cënon besimin e publikut, është e duhura.

Për vetë projektin dhe të vërtetat e të pavërtetat rreth tij, më shumë nesër në 10.00. Live për të gjithë të interesuarit natyrisht”, shkruan Rama.

Dhuna ndaj protestuesit në Zvërnec, ministri Lamallari: Sjellje e papranueshme dhe skandaloze e rojeve private! Të hetohet dhe kompania e tyre

0
Dhuna ndaj protestuesit në Zvërnec, ministri Lamallari: Sjellje e papranueshme dhe skandaloze e rojeve private! Të hetohet dhe kompania e tyre

Ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari, ka reaguar lidhur me incidentin e rëndë që ndodhi ditën e djeshme, më 30 maj, gjatë protestës kundër projektit në Zvërnec, ku punonjësi i shoqërisë private të sigurisë së kantierit goditi me grusht njërin prej protestuesve.

Në një postim në rrjetet sociale, Lamallari shprehet se edhe pse prona është private, rojet private të pronës nuk kanë asnjë të drejtë të përdorin forcë ndaj askujt.

Po ashtu ai thotë se nuk duhen ndjekur penalisht vetëm rojet private që ushtruan dhunë ndaj protestuesit, por sipas tij duhet edhe “hetim administrativ për paaftësi totale në ushtrimin e aktivitetit të autorizuar” për kompaninë e sigurisë për të cilën ata punojnë.

Madje ministri shton se kjo kompani duhet të mbyllet sa më parë të jetë e mundur.

“Po nëse prona është private, rojet private të pronës nuk kanë asnjë të drejtë të përdorin forcë ndaj askujt dhe jo vetëm ata si individë duhet të ndiqen penalisht, siç po ndiqen po edhe për kompaninë e tyre hetimi administrativ për paaftësi totale në ushtrimin e aktivitetit të autorizuar, duhet të mbyllet sa më parë të jetë e mundur.”, shkruan ai.

Mes rreshtash, Lamallari sqaron se i gjithë projekti i Zvërnecit lidhet me një tokë tërësisht private dhe qeveria shqiptare “as ka falur tokë, as ka tokë për të falur”.

Ministri i Brendshëm përshëndet edhe reagimin e shpejtë të drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Shtetit për pezullimin e drejtuesve vendorë dhe vënien nën hetim të zinxhirit të komandimit, sepse sipas tij “nuk ishte e papranueshme vetëm sjellja skandaloze e rojeve private, po edhe indiferenca e pajustifikueshme e policisë së pranishme në vend”.


Këtë të dielë, Policia ka njoftuar se ka arrestuar punonjësin e shoqërisë private të sigurisë së kantierit që goditi me grusht njërin prej protestuesve. Po ashtu janë proceduar penalisht edhe dy punonjësit e tjerë, që ndihmuan të tërhiqnin zvarrë protestuesin.

Ndërsa ka nisur gjithashtu edhe hetimi disiplinor për të gjithë zinxhirin komandues të DVP Vlorë, në lidhje me masat dhe menaxhimin e tubimit të zhvilluar ditën e djeshme.

Ngjarjet e së shtunës ndodhën ndërsa po mbahej një protestë nga qytetarë dhe aktivistë të ndryshëm, të cilët kundërshtojnë ndërhyrjen në zonën pranë lagunës së Nartës, pasi janë të shqetësuar se mund të ketë pasoja të mundshme mjedisore.

“Terapia hormonale nuk duhet lejuar tek adoleshentët”, eksperti ngre alarmin: Sjell pasoja të pakthyeshme!

0
“Terapia hormonale nuk duhet lejuar tek adoleshentët”, eksperti ngre alarmin: Sjell pasoja të pakthyeshme!

Ekspert i Shëndetit Publik Erion Dasho, ka folur në lidhje me terapinë hormonale që do të mundësohet të merret në QSUT.

I ftuar në “News24 Fundjavë” me Megi Latifin ai u shpreh se duhet të tregohet shumë kujdes pasi efektet të adoleshentët është i pakthyeshëm dhe krijon pasoja që mund të zgjasin gjatë të gjithë jetës.

Ai ka tërhequr vëmendjen se vendime të tilla nuk mund të merren nga fëmijë 14-vjeçarë, ku nuk kanë ende pjekurinë e nevojshme.

Nëse një adoleshentë do të kryejë një terapi hormonale apo kirurgjikale, dhe më pas do të kthehet në gjendjen e mëparshme, kjo është shumë e vështirë apo shpesh edhe e pamundur.

Ndërprerja e proceseve që janë duke u zhvilluar deri në atë moment, nuk janë të rikthyeshme. Ndaj në botë ndalohet terapia në moshën e adoleshencës, sepse është një moshë ku fëmija është ende në kërkim të identitetit të tij. Ka luhatje në vendimmarrje, nuk është ende pjekuria që të marrë vendime që do të përcaktojnë të gjithë jetën e tij të mëpasshme, ndaj hyn në punë vlerësimi psiko-social, dhe jo endokrinolog që me një hormon mund të sjellë një dëm të pakthyeshëm.

Terapia hormonale nuk duhet lejuar tek adoleshentët, pasi personi mbush 18 vjeç ka të tjera rekomandime”, tha ai.

© BalkanWeb

“Audi” del nga rruga në rrugën Lushnjë-Fier dhe përplaset me pemën, lëndohet pasagjerja

0
“Audi” del nga rruga në rrugën Lushnjë-Fier dhe përplaset me pemën, lëndohet pasagjerja

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mëngjes në autostradën Lushnjë-Fier, në dalje të rrethrrotullimit të Kolonjës.

Një mjet tip “Audi” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë përgjatë rrugës.

Nga përplasja është dëmtuar dhe ka përfunduar në spital një shtetase rreth 65 vjeçe, ndërsa drejtuesja e mjetit nuk ka pasur probleme.

Policia e qarkullimit rrugor në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit ndërsa po merret dhe me disiplinimin e trafikut rrugor tepër të ngarkuar.

Sipas të dhënave të para bëhet fjalë për humbjen e kontrollit të drejtueses mbi mjetin që ka shkaktuar dhe daljen nga rruga me shpejtësi të lartë.© Panorama.al