Home Blog Page 27

PD ironizon me Inteligjencë Artificiale: Nuk jam Skënderbeu i Elisës! Kam kushtuar vetëm 100 euro, jo si Diella 4 milionë euro

0
PD ironizon me Inteligjencë Artificiale: Nuk jam Skënderbeu i Elisës! Kam kushtuar vetëm 100 euro, jo si Diella 4 milionë euro

Partia Demokratike i nisi punimet e Kuvendit Kombëtar  duke prezantuar një avatar të heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, të krijuar me Inteligjencë Artificiale.

Përmes “fjalës” së heroit kombëtar, PD ironizoi qeverinë e kryeministrit Rama duke theksuar se ka kushtuar vetëm 100 euro, jo si ministrja virtuale që sipas selisë blu, ka kushtuar 4 milionë euro.

 “Unë jam Skënderbeu. Jo Skënderbeu i Elisës, para se Elisa të inatosej me Skënderbeun e saj, As Skënderbeu i kullës së Edit në mes të Tiranës. Jam Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, heroi kombëtar i shqiptarëve, europeisti i parë i këtyre trojeve. Në fakt, jam një avatar i krijuar nga Departamenti AI i Partisë Demokratike. Ndryshe nga avatari i Ramës, Diella, që ka kushtuar milion euro, unë kam kushtuar vetëm 100 euro.”

Duke e quajtur Besëlidhje Kuvendin e demokratëve, avatari i Skënderbeut tha se Rama po i kushton shumë Shqipërisë.

“Edi Rama po i kushton shumë Shqipërisë: që nga pushtimi otoman askush nuk i ka kushtuar më shumë këtij vendi të bekuar. Në fund, më lejoni që t’i uroj punë të mbarë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Le të jetë kjo besëlidhje, jo vetëm e Ripërtëritjes, por edhe e Anti-Vjedhjes!”

© Panorama.al

Kryebashkiaku Subashi takim me Konsullin Italian në Vlorë: Fokus ekonomia dhe turizmi

0
Kryebashkiaku Subashi takim me Konsullin Italian në Vlorë: Fokus ekonomia dhe turizmi

Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, ka zhvilluar një takim me Konsullin Italian në Vlorë, z. Achille Provenzano.

Gjatë bisedës së zhvilluar në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, palët diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si ekonomia dhe turizmi, me synimin për promovimin e qytetit të Fierit dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Takimi u vlerësua si një hap pozitiv drejt zgjerimit të bashkëpunimit institucional dhe zhvillimit të mëtejshëm të lidhjeve shqiptaro-italiane në nivel lokal.

“Po dalin disa lajme se kemi falur Zvërnecin”, Rama: Ajo është tokë private ‘dem baba dem’, shteti aty nuk ka asgjë

0
“Po dalin disa lajme se kemi falur Zvërnecin”, Rama: Ajo është tokë private ‘dem baba dem’, shteti aty nuk ka asgjë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimin e Albanian Digital Solution Sh.A., një iniciativë që synon modernizimin e shërbimeve dhe forcimin e inovacionit teknologjik në vend.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe te lajmet rreth Zvërnecit, duke thënë se shteti nuk ka falur asgjë, sepse ajo tokë nuk i përket shtetit, por ka qenë private.

“Është një përpjekje që ne besojmë shumë se do ja dalim me sukses, duke e kthyer ne realitet. Duke e kthyer në realitet, do të thotë që disponojmë një produkt të prodhuar në vendin tonë, që është i eksportueshëm.

Korporata Shqiptare e Investimeve është një realitet sot që flet qartësisht për epërsinë e kësaj qasje, në raport me atë të mëparshëm, që ishte e gurëzuar nga koha dhe mekanizmat e dobët që kishim në dispozicion.

Korporata e Investimeve sot ka krijuar një portofol me një kapacitet mbi gjysmë miliard euro që do të shkojnë në interes të shtetit shqiptar, duke mos bërë asgjë tjetër veç pronave publike, duke i vendosur edhe për interesat e shtetit.

Jo vetëm kurdo dhe kudo dhënie të pronës publike në emër të zhvillimit, diçka që është bërë në të shkuarën dhe me të drejtë se s’ka pasur mundësi të tjera.Po dalin disa lajme me demek shteti po fal Zvërnecin.

Shteti nuk po fal asgjë, sepse shteti aty nuk ka asgjë. Ajo është një pronë private, dem baba dem. Investitorët e përfshirë në atë biznes, janë investitorë seriozë që atë pronë e kanë marrë nga privatët.

Shteti ka pasur në anën tjetër të projektit, ku është ishulli i Sazanit, ku ende nuk kanë mbaruar negociatat, pasi Korporata e Investimeve është pjesë e projektit. Edhe toka e ishullit do të jetë e shtetit shqiptar”, tha Rama.

Top Channel

Udhëzuesi për trajtimin hormonal të personave transgjinorë, reagon Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë: Duhet transparencë, mbi çfarë kriteresh u miratua?

0
Udhëzuesi për trajtimin hormonal të personave transgjinorë, reagon Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë: Duhet transparencë, mbi çfarë kriteresh u miratua?

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë reagoi lidhur me udhëzuesin e “Për trajtimin hormonal të personave transgjinorë”, të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë.


Përmes një deklarate, Këshilli Ndërfetar shpreh shqetësim për mënyrën e miratimit të udhëzuesit dhe kërkon më shumë transparencë institucionale, konsultim profesional dhe debat publik për një çështje që, sipas tij, ka ndikim të gjerë shoqëror, etik dhe mjekësor.

Sipas deklaratës, çdo protokoll apo ndërhyrje mjekësore me pasoja të mundshme afatgjata fizike, psikologjike dhe sociale duhet të mbështetet në standarde të qarta shkencore, bazë të qëndrueshme juridike dhe procedura transparente vendimmarrjeje.

Këshilli Ndërfetar i kërkon institucioneve përgjegjëse të bëjnë publike bazën shkencore dhe mjekësore mbi të cilën është hartuar udhëzuesi, arsyetimin që ka çuar në miratimin e tij me procedurë të përshpejtuar, si edhe bazën ligjore mbi të cilën mbështetet ky vendim.

Një tjetër pikë për të cilën kërkohet sqarim lidhet me përfshirjen e të miturve në këtë rregullim.

Sipas Këshillit, institucionet duhet të shpjegojnë kriteret dhe arsyetimin mjekësor, etik dhe juridik që kanë çuar në këtë përcaktim.

Në deklaratë ngrihen gjithashtu pikëpyetje mbi kuadrin ligjor që autorizon personelin mjekësor të aplikojë trajtime hormonale për personat transgjinorë, duke argumentuar se legjislacioni aktual shqiptar nuk parashikon një rregullim të posaçëm dhe të detajuar për statusin juridik, kriteret klinike dhe procedurat që lidhen me këto trajtime.


DEKLARATA PUBLIKE – Mbi Udhëzuesin e Praktikës Klinike “Për trajtimin hormonal të personave transgjinorë”.
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje miratimin e Udhëzuesit të Praktikës Klinike “Për trajtimin hormonal të personave transgjinorë”, të miratuar me Urdhrin nr. 304, datë 28.04.2026, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.


Në respekt të rendit kushtetues të Republikës së Shqipërisë,  dhe të kompetencave të institucioneve publike në fushën e shëndetësisë, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë vlerëson se çështje të kësaj natyre, për shkak të ndikimit të tyre shoqëror, etik, mjekësor dhe antropologjik, kërkojnë transparencë të plotë institucionale, konsultim të gjerë profesional dhe debat publik të informuar.


Në funksion të mbrojtjes së interesit publik, Këshilli Ndërfetar konsideron se çdo protokoll apo ndërhyrje mjekësore me pasoja potencialisht afatgjata fizike, psikologjike dhe sociale duhet të mbështetet mbi standarde të qarta shkencore, bazë të qëndrueshme juridike dhe procedura transparente vendimmarrjeje, në përputhje me parimet kushtetuese të proporcionalitetit, sigurisë juridike dhe mbrojtjes së shëndetit publik.


Për këtë arsye, Këshilli Ndërfetar kërkon që institucionet përgjegjëse të bëjnë publike:
-Bazën shkencore dhe mjekësore mbi të cilën është hartuar ky udhëzues;


-Arsyetimin shkencor, mjekësor dhe etik që justifikon miratimin me procedurë të përshpejtuar të këtij urdhri;
-Bazën juridike dhe kompetencat ligjore mbi të cilat mbështetet miratimi i tij;
-Arsyetimin dhe kriteret mbi të cilat është përfshirë edhe kategoria e personave të mitur në këtë rregullim.
Këshilli Ndërfetar vlerëson gjithashtu se kërkon sqarim publik edhe baza juridike mbi të cilën personeli mjekësor autorizohet të aplikojë trajtime hormonale për personat transgjinorë, duke qenë se legjislacioni shqiptar aktual nuk parashikon një kuadër të posaçëm ligjor që rregullon në mënyrë të detajuar statusin juridik, kriteret klinike, procedurat mjekësore dhe standardet e trajtimit për këtë kategori personash.
Duke pasur parasysh natyrën komplekse dhe pasojat afatgjata mjekësore, psikologjike dhe sociale të trajtimeve hormonale, Këshilli Ndërfetar vlerëson se është i nevojshëm një debat i gjerë kombëtar dhe konsultim multidisiplinar me ekspertë të mjekësisë, bioetikës, psikologjisë, të drejtës dhe përfaqësues të shoqërisë civile, me qëllim garantimin e transparencës, sigurisë juridike dhe besimit publik me përgjegjësi institucionale, gjuhë etike dhe respekt për dinjitetin e çdo personi.
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë rithekson se, në përputhje me mësimet dhe traditat e Komuniteteve fetare që përfaqëson, identiteti njerëzor dhe dallimi ndërmjet burrit dhe gruas konsiderohen pjesë themelore e natyrës njerëzore të dhënë nga Zoti.

Në këtë kuptim, shprehim rezervat dhe shqetësimin ndaj ndërhyrjeve mjekësore apo praktikave që synojnë ndryshimin artificial të karakteristikave gjinore biologjike, duke vlerësuar se procedura të tilla prekin konceptin natyror të personit njerëzor dhe të familjes, sipas traditës fetare dhe vlerave mbi të cilat është ndërtuar shoqëria jonë.

Misioni ynë mbetet angazhimi për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, të familjes, të rendit moral dhe të interesit publik, duke bërë thirrje për përgjegjësi institucionale, transparencë dhe respekt ndaj vlerave themelore njerëzore e shoqërore. Bordi i Presidencës KNFSH.
Top Channel

Paketa e Maleve/ Qeveria shpall 8 zona prioritare për zhvillimin e ekonomisë malore në Fier

0
Paketa e Maleve/ Qeveria shpall 8 zona prioritare për zhvillimin e ekonomisë malore në Fier

Këshilli i Ministrave ka miratuar shpalljen e tetë zonave në bashkinë e Fierit si “Zona me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore”, në kuadër të zbatimit të ligjit nr. 20/2025 “Për paketën e maleve”.

Sipas vendimit, zonat prioritare përfshijnë njësitë administrative Libofshë, Cakran, Dërmenas, Frakull, Levan, Mbrostar Ura, Portëz dhe Qendër, me një sipërfaqe totale prej mbi 16 mijë hektarësh.

Qeveria synon që përmes këtij vendimi të nxisë zhvillimin ekonomik, industrial dhe turistik në këto zona, duke krijuar kushte më të favorshme për investime dhe zhvillim të qëndrueshëm lokal.

Në këto territore do të mbështeten aktivitete të lidhura me ekonominë, industrinë dhe turizmin, me synimin për të rritur potencialin e zonave dhe për të krijuar më shumë mundësi zhvillimi për komunitetet vendore.

Për zbatimin e vendimit janë ngarkuar Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, si edhe Bashkia Fier.

Vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Qeveria miraton 2 impiante fotovoltaike 140 MW në Fier

0
Qeveria miraton 2 impiante fotovoltaike 140 MW në Fier

Qeveria ka miratuar ndërtimin e dy centraleve fotovoltaike me kapacitet 140 megavat në total.

Njëri nga impiantet pritet të realizohet në fshatin Povelçë, njësia administrative Dërmenas, Bashkia Fier dhe synohet që të vihet në punë brenda 36 muajve nga hyrja në fuqi e vendimit, ndërsa afati i operimit do të jetë 49 vjet.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, së bashku me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, do të monitorojnë ecurinë e projektit çdo tre muaj. Kompania ndërtuese do t’i japë shtetit falas 2% të prodhimit vjetor të energjisë elektrike.

Ndërsa impianti i dytë do të ndërtohet në fshatrat Fushë dhe Povelçë, Bashkia Fier, Qarku Fier, me kapacitet 100 megavat, që gjithashtu do ti japë shtetit 2% të prodhimit vjetor.

VKM:

V E N D I M PËR MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË CENTRALIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE FOTOVOLTAIKE DHE VEPRAVE NDIHMËSE, I CILI NUK ËSHTË OBJEKT KONCESIONI, NË ZONËN KADASTRALE 3038, FSHATI POVELÇË, NJËSIA ADMINISTRATIVE DËRMENAS, BASHKIA FIER, QARKU FIER, NGA SHOQËRIA “FOS SOLAR”, SH.P.K.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 49, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në zonën kadastrale 3038, fshati Povelçë, njësia administrative Dërmenas, Bashkia Fier, Qarku Fier, nga shoqëria “FOS SOLAR”, sh.p.k., me elementet, si më poshtë vijon:

a) Emri i aplikuesit: Shoqëria “FOS SOLAR”, sh.p.k.;

b) NIPT/NUIS: M41713005G;

c) Tipi i centralit: Fotovoltaik;

ç) Kapaciteti i instaluar: 40 MW;

d) Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;

dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: Në zonën kadastrale 3038, fshati Povelçë, njësia administrative Dërmenas, Bashkia Fier, Qarku Fier;

e) Afati i operimit: 49 (dyzet e nëntë) vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;

ë) Koordinatat e tokës dhe planvendosja, sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;

f) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe të dokumentacionit të projektit;

g) Shoqëria “FOS SOLAR”, sh.p.k., ka detyrimin që:

i. të paraqesë periodikisht (çdo tre muaj) pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore informacion për ecurinë e ndërtimit të centralit fotovoltaik;

ii. të respektojë kushtet e cituara në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;

iii. të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës ndërmjet shoqërisë “FOS SOLAR”, sh.p.k., dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet, në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e saj;

iv. t’i japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 (dy) % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit;

v. të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi.

  1. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria “FOS SOLAR”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA


V E N D I M PËR MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË CENTRALIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE FOTOVOLTAIKE DHE VEPRAVE NDIHMËSE, I CILI NUK ËSHTË OBJEKT KONCESIONI, ME VENDNDODHJE NË FSHATRAT FUSHË DHE POVELÇË, BASHKIA FIER, QARKU FIER, NGA SHOQËRIA “EURON SOLAR-PV”, SH.P.K

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 49, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, me vendndodhje në fshatrat Fushë dhe Povelçë, Bashkia Fier, Qarku Fier, nga shoqëria “EURON SOLAR-PV”, sh.p.k., me elementet. si më poshtë vijon:

a) Emri i aplikuesit: Shoqëria “EURON SOLAR-PV”, sh.p.k.;

b) Numri i identifikimit personal të zyrës së taksave NIPT/NUIS: M41512025J;

c) Tipi i centralit: Fotovoltaik;

ç) Kapaciteti i instaluar: 100 MW;

d) Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;

dh)Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: në fshatrat Fushë dhe Povelçë, Bashkia Fier, Qarku Fier;

e) Afati i operimit: 49 (dyzet e nëntë) vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;

ë) Koordinatat e tokës dhe planvendosja sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;

f) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe të dokumentacionit të projektit;

g) Shoqëria “EURON SOLAR-PV”, sh.p.k., ka detyrimin që:

i. të paraqesë periodikisht (çdo tre muaj) pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore informacion mbi ecurinë e ndërtimit të centralit fotovoltaik;

ii. të respektojë kushtet e cituara në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;

iii. të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës ndërmjet shoqërisë “EURON SOLAR-PV”, sh.p.k., dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet, në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e saj;

iv. t’i japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 (dy) % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit;

v. të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi.

  1. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria “EURON SOLAR-PV”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

“Mijëra qytetarë që luftojnë çdo ditë me kancerin dhe mungesën e ilaçeve jetike”- Meta: Qeveria zgjedh të financojë falas hormone për transgjinorët

0
“Mijëra qytetarë që luftojnë çdo ditë me kancerin dhe mungesën e ilaçeve jetike”- Meta: Qeveria zgjedh të financojë falas hormone për transgjinorët

Lajmi për ligjin dhe financimin e trajtimit hormonal falas për transgjinorët ka trazuar jo pak ujërat politike dhe jo vetëm në Shqipëri.

I fundit që ka reaguar është ish-presidenti Ilir Meta, njëkohësisht kreu i Partisë së Lirisë, i cili qëndron i paraburgosur prej 21 tetorit 2024 me urdhër të SPAK dhe masë të GJKKO.

Ai ka reaguar nga burgu nëpërmjet një postimi në rrjetin social, duke dënuar aktin e qeverisë, e cila mashtroi qytetarët për shëndetësinë falas, kurse tani po financon falas trajtimin hormonal të transgjinorëve.

“Ndërsa mijëra qytetarë që luftojnë çdo ditë me kancerin si dhe shumë sëmundje të tjera përballen me mungesën e ilaçeve jetike, me pamundësinë për të përballuar trajtimin mjekësor dhe me braktisjen totale nga shteti, Qeveria zgjedh të financojë falas hormone për transgjinorët.

Kjo ndodh sepse shëndeti i njerëzve nuk ka qenë kurrë prioritet i kësaj Qeverie, siç e provoi gjithë këto vite ku premtimi për “shëndetësi falas”, rezultoi mashtrimi më i madh, që është bërë ndonjë here, ndërsa qytetarët detyrohen të paguajnë nga xhepi miliona euro për ilaçet më bazike dhe për të shpëtuar jetën dhe shëndetin e tyre”, shkruan ai mes të tjerash.

Teksa thekson se në vend që fondet publike të shkojnë për të sëmurët, fëmijët dhe familjet shqiptare në nevojë, ato përdoren për të imponuar “agjenda ideologjike” që godasin vlerat e familjes shqiptare.

Ai cilëson se kjo agjendë, së bashku me atë të shpopullimit kanë si qëllim shpërbërjen kombëtare të Shqipërisë.

“Në vend që fondet publike të shkojnë për të sëmurët, për fëmijët, për familjet shqiptare dhe për mbështetjen e jetës, ato përdoren për të imponuar agjenda ideologjike, që bien ndesh dhe godasin egërsisht vlerat tradicionale dhe familjen shqiptare si kryevlerë, falë së cilës shqiptaret kanë përballuar furtuna te mëdha. Kjo agjendë, së bashku me shpopullimin, kanë qëllim të vetëm shpërbërjen kombëtare të Shqipërisë dhe kombit shqiptar”, shkruan kreu i PL-së.© Panorama.al

Armir Grima publikon listën/ Rikthehet Vanesa Levenaj, vajzat fierake protagoniste te Kombëtarja

0
Armir Grima publikon listën/ Rikthehet Vanesa Levenaj, vajzat fierake protagoniste te Kombëtarja

Kombëtarja shqiptare e vajzave do të nisë këtë të premte grumbullimin në Shkodër për dy sfidat vendimtare të kualifikueseve të Botërorit ndaj Çekisë dhe Malit të Zi, ndeshje që do të përcaktojnë fatin e kuqezinjve në garën për një vend në play-off.

Trajneri Armir Grima ka publikuar listën e futbollisteve të grumbulluara, ku bie në sy se 8 futbolliste të ftuara lidhen me Apoloninë, duke konfirmuar edhe një herë rolin e rëndësishëm të klubit fierak në furnizimin e Kombëtares.

Një nga rikthimet më të rëndësishme është ai i Vanesa Levenajt, e cila aktivizohet në kampionatin turk.

Në Turqi luajnë gjithashtu edhe Valentina Troka, Ilarja Zarka dhe Armera Tukaj, duke treguar rritjen e futbollisteve shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Ndërkohë, portierja Antigoni Hyska dhe Xhesika Ndoj aktivizohen te Gramshi, Aglia Iliadhi luan në Gjermani, ndërsa Klea Hamonikaj vazhdon të jetë pjesë e Apolonisë.

Sfida e parë e Shqipërisë do të luhet më 5 qershor ndaj Çekisë në Pragë, ndërsa më 9 qershor vajzat kuqezi do të mbyllin kualifikueset në stadiumin Loro Boriçi Stadium ndaj Malit të Zi, në një përballje që pritet të ketë interes të madh për objektivin historik të Kombëtares.

Lista e plotë:

Tabaku: 550 milionë euro në buxhet, por jo për qytetarët. 20 kompani marrin 58% të tenderave në Shqipëri

0
Tabaku: 550 milionë euro në buxhet, por jo për qytetarët. 20 kompani marrin 58% të tenderave në Shqipëri

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar për suficitin e pashpenzuar në buxhetin e shtetit, duke akuzuar qeverinë se po mbledh më shumë para nga qytetarët përmes rritjes së çmimeve dhe taksave, por pa i kthyer ato në investime reale për ekonominë dhe familjet shqiptare.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku deklaron se gjatë katër muajve të parë të vitit janë krijuar 550 milionë euro shtesë në buxhet, por që sipas saj mbeten të pashpenzuara dhe nuk po orientohen drejt sektorëve jetikë të ekonomisë.

“Qytetarët po paguajnë më shumë dhe po dalin më shumë para nga xhepat e tyre. Por a shkojnë këto para në ekonomi, në bujqësi, në arsim apo në shëndetësi? Përgjigjja është jo”, shprehet Tabaku.

Deputetja demokrate e lidh këtë situatë me mënyrën se si shpërndahen fondet publike dhe me përqendrimin e tenderave tek një grup i vogël kompanish.

Sipas saj, “20 kompani marrin 58% të tenderave”, ndërsa konkurrenca në ekonomi, koncesione dhe prokurime publike është zëvendësuar nga një sistem që favorizon pakicën.

Tabaku argumenton se modeli aktual ekonomik nuk prodhon zhvillim dhe nuk i rikthen paratë në ekonomi, por vetëm rrit fitimet e një grupi biznesesh të lidhura me pushtetin.

“Ky sistem i kapur është arsyeja pse ekonomia nuk zhvillohet, pse emigracioni vazhdon dhe pse sektorë të tërë mbeten pa gjallëri”, deklaron ajo.

Në fund të reagimit, Tabaku thekson se ndryshimi i ekonomisë shqiptare kërkon ndryshim të filozofisë së qeverisjes, duke akuzuar mazhorancën se “e ka trajtuar buxhetin si plaçkë”.

Reagimi i plotë i Jorida Tabakut:

“Shqipëria nuk ka problem mungesën e parave. Problemi është mënyra se si menaxhohen dhe administrohen këto para.

Gjatë katër muajve të parë të vitit janë 550 milionë euro shtesë në buxhetin e shtetit, por të pashpenzuara. Pjesa më e madhe e tyre kanë ardhur nga rritja e çmimeve, nga taksa e ndërtimit dhe njëkohësisht nga taksa e punës.

Sepse po, me të vërtetë qytetarët po paguajnë më shumë dhe po dalin më shumë para nga xhepat e tyre.

Por a shkojnë këto para në ekonomi?

A shkojnë në bujqësi?

Në arsim?

Në shëndetësi?

Në industri?

Përgjigjja sigurisht që është jo.

20 kompani kanë 58% të tenderave.

Nuk ka garë në ekonomi, nuk ka garë në koncesione, në prokurime publike dhe as në ndarjen e pronës.

Nuk ka garë sot, sepse këto 20 kompani që marrin 58% të tenderave janë në fakt pakica që po merr shumicën e fondeve të qytetarëve.

Ky është sistemi që duhet të ndryshojmë. Sistemi i pakicës që fatkeqësisht ka uzurpuar dhe ka zënë çdo sektor të ekonomisë.

Një sistem që nuk prodhon. Një sistem që nuk i kthen paratë pas në ekonomi. Një sistem që nuk rrit familjen dhe as ekonominë, por rrit vetëm fitimet e këtyre bizneseve dhe kompanive që sot punojnë për llogari të tyre.

Ky sistem i kapur është përgjigjja edhe për ekonominë, edhe për frenimin e emigracionit, edhe për t’i dhënë gjallëri sektorëve që sot nuk po zhvillohen.

Por për të ndryshuar këtë sistem duhet të ndryshojë qeverisja. Duhet të ndryshojë filozofia që fatkeqësisht e ka trajtuar buxhetin si plaçkë”.© Panorama.al

Fier, automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, humb jetën 37-vjeçari (Emri)

0
Fier, automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, humb jetën 37-vjeçari (Emri)

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është shënuar mesditën e sotme në aksin Fier–Darëzezë, pranë fshatit Levan.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal, ndërsa për pasojë ka humbur jetën Gledis Çala, 37 vjeç.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe automjeti zjarrfikës, të cilët po punojnë për nxjerrjen e mjetit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Për nxjerrjen e trupit kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, pasi automjeti tip “Renault Megane” ka pësuar dëmtime të shumta.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur disa orë më parë, derisa është pikasur nga kalimtarë të rastit.

NJOFTIMI I POLICISË –

Fier/Informacion paraprak. Në aksin rrugor “Fier–Darëzezë”, shtetasi G. Ç., 37 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga, drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Ç., ka humbur jetën në vendngjarje.Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit si dhe kohën e ndodhjes së ngjarjes.

Top Channel