Home Blog Page 28

E rëndë në Fier/ Makina del nga rruga dhe përmbyset në kanal, humb jetën drejtuesi

0
E rëndë në Fier/ Makina del nga rruga dhe përmbyset në kanal, humb jetën drejtuesi

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e re drejt Darëzezës.

Një automjet pasi ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara ka përfunduar i përmbysur ne kanalin anësor të rrugës , duke sjellë vdekjen e menjëhershme të drejtuesit .

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe shërbimet zjarrfikese të cilët po punojnë për nxjerrjen e trupit nga automjeti i shkatërruar totalisht ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti me pasoja fatale.

Fermerët subvencion 1500 lekë për krerë, për fermat me 50 deri 300 të imta

0
Fermerët subvencion 1500 lekë për krerë, për fermat me 50 deri 300 të imta

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka zbardhur detajet e Skemës Kombëtare 2026 për mbështetjen e blegtorisë, me fokus tufën bazë të matrikulluar të të imtave (dele dhe dhi).

Sipas njoftimit zyrtar, këtë vit mbështetja financiare nis për fermat që disponojnë të paktën 50 krerë të matrikulluar.

Vlera e financimit për fermerët është:

1500 lekë për krerë për fermat me 50 deri në 300 krerë


50% financim mbi tavanin për fermat që tejkalojnë 300 krerë


100% mbështetje për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor


AZHBR bën me dije se aplikuesit mund të konsultojnë udhëzimin e plotë të publikuar në faqen zyrtare, ku janë të detajuara kriteret dhe procedurat e përfitimit.

Gjithashtu, fermerët mund të marrin asistencë pranë Agropikave dhe Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor, ndërsa për informacion shtesë është vënë në dispozicion edhe numri i kontaktit 0800 83 83.

AZHBR bën të ditur se, skema synon të rrisë mbështetjen për fermat blegtorale dhe të forcojë prodhimin vendas përmes formalizimit dhe zgjerimit të tufave të matrikulluara.

Bordi ul me 5 lekë naftën, do të shitet me 190 lekë/litër! Benzina shkon në 179 lekë/litri

0
Bordi ul me 5 lekë naftën, do të shitet me 190 lekë/litër! Benzina shkon në 179 lekë/litri

Çmimet e reja të Bordit të Transparencës futen në fuqi nga sot në orën 13:30.

Nafta ulet me 5 lekë, ndërsa benzina ulet me 3 lekë.

Prej orës 13:30, nafta do të tregohet me 190 lekë për litër, 5 lekë më pak se mbledhja e fundit e bordit.

Ndërkohë, çmimi i benzinës është caktuar 179 lekë/litër, 3 lekë më pak se vendimi i fundit i bordit.

Këto çmime do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Njoftim për Shtyp

Bordi i Transparencës në datë 27 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 179 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 167 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 27 ora 13.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë  janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

SQARIM:

Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

Shqiptarja.com

E rëndë në Fier, gjendet i pajetë trupi i një personi, dyshohet se është mbytur

0
E rëndë në Fier, gjendet i pajetë trupi i një personi, dyshohet se është mbytur

Një person është gjetur i pajetë pranë rrugës që lidh fshatrat Radostinë dhe Vadhizë të Fierit.

Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se është gjetur i mbytur, ndërsa menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë.

Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore në vendngjarje, trupi i pajetë është transportuar drejt morgut, ku pritet të kryhen procedurat përkatëse dhe ekspertiza mjeko-ligjore.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pritet që policia të japë informacion zyrtar në vijim.

Kurban Bajrami/ Besimtarët myslimanë në Fier falin namazin, Myftiu Hazizolli: Të afrohemi më shumë me Zotin

0
Kurban Bajrami/ Besimtarët myslimanë në Fier falin namazin, Myftiu Hazizolli: Të afrohemi më shumë me Zotin

Qindra besimtarë myslimanë në Fier kanë falur në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, namazin e Kurban Bajramit në Sheshin Qendror të qytetit.

Ritit të faljes i ka paraprirë me fjalën e tij kreu i  Myftinisë Mikel Hazizolli, i cili në fjalën e tij ka theksuar se Kurban Bajrami është një ndër festat më të rëndësishme të besimit islam që simbolizon sakrificën, solidaritetin dhe ndërgjegjësimin shpirtëror.

“Kurbani është përkushtim, sakrificë, sinqeritet dhe nënshtrim ndaj vullnetit hyjnor. Kurban Bajrami është dita kur ne shërojmë plagët që i kemi shkaktuar njëri-tjetrin me buzëqeshje, gëzim e paqe. Kurban Bajrami është simbol i heroizmit, sakrificës, dhe sinqeritetit e devotshmërisë dhe përkushtimit ndaj zotit. Kurbani është një mjet që na afron më shumë me Zotin”, tha Myftiu Mikel Hazizolli.

Ashtu si çdo vit besimtarët kanë kryer ritin e faljes dhe kanë shkëmbyer mesazhet e dashurisë vëllazërore e të mirëqenies në çdo familje.

Sipas zakonit, në këtë ditë të rëndësishme për myslimanët, besimtarët kanë prerë kurban e një pjesë ua kanë shpërndarë njerëzve në nevojë, ndërsa në orët në vazhdim  pritet të shtrojnë drekën e kësaj feste me të gjithë miqtë dhe familjarët.

Nga viti në vit kjo festë në Fier po bëhet edhe më masive pasi çdo ditë e më shumë besimtarë të të gjitha grupmoshave po i bashkohen besimit islam.

Bashkia Fier triumfon në “AWARD TEA”, Fieri shpallet “Qyteti i Teatrit”

0
Bashkia Fier triumfon në “AWARD TEA”, Fieri shpallet “Qyteti i Teatrit”

Investimi i vazhdueshëm i Bashkisë Fier në kulturë, mbështetja për aktivitetet artistike dhe gjallërimi i jetës kulturore në qytet po japin rezultate konkrete.

Fieri është vlerësuar me Çmimin e Parë në shkallë vendi për numrin më të madh të shfaqjeve teatrore në periudhën 2024–2026, duke marrë zyrtarisht vlerësimin si “Qyteti i Teatrit”.

Një vlerësim që konfirmon se skena e Teatrit “Bylis” është kthyer në një nga zemrat më të forta të jetës artistike dhe kulturore në Shqipëri.

Ky çmim u dorëzua gjatë mbrëmjes gala të çmimeve AWARD TEA, ku Fieri u ngjit në skenë si një nga qytetet më aktive në jetën artistike dhe kulturore në Shqipëri.

“Në varrimin e Birçe Haskos nuk erdhi asnjë pushtetar, as ministri i Kulturës” – Shpërthen Gëzim Kame

0
“Në varrimin e Birçe Haskos nuk erdhi asnjë pushtetar, as ministri i Kulturës” – Shpërthen Gëzim Kame

Aktori i madh Birçe Hasko u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare të shtunën në mëngjes.

Sipas amanetit që ai kishte lënë Hasko u varros në vendlindjen e tij, Dukat të Vlorës.

Por në varrimin e tij nuk mori pjesë asnjë pushtetar.

Madje, as ministri i Kulturës, edhe pse Hasko konsiderohet si një ndër aktorët më të mëdhenj shqiptarë.

Denoncimi vjen nga regjisori dhe aktori Gëzim Kame.

“Në varrimin e Birçe Haskos nuk erdhi asnjë pushtetar, as ministri i Kulturës”, tha i revoltuar Gëzim Kame.

Kjo tregon se sa pak vlerësohen nga shteti, artistët shqiptarë!

Protestë studentore në Tiranë në mbështetje të gjuhës shqipes në Maqedoninë e Veriut

0
Protestë studentore në Tiranë në mbështetje të gjuhës shqipes në Maqedoninë e Veriut

Studentë nga Universiteti i Tiranës dhe Universiteti i Prishtinës u grumbulluan këtë të hënë në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të protestuar në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë zhvillimin e provimeve në gjuhën shqipe.

Me moton “Shqiptaria është me Shkupin”, protestuesit nisën marshimin drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë, duke mbajtur flamuj kombëtarë, pankarta dhe banderola me mbishkrimin “Ne jemi bashkë”.

Në nisje të protestës u këndua himni kombëtar dhe u dëgjuan thirrje si “Gjuha shqipe, gjuha jonë”, “Duam shqipen zyrtare” dhe “O sa mirë me qenë shqiptar!”.

Protestuesit kënduan gjithashtu këngën “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës.

Studentët deklaruan se protesta nuk ka karakter politik dhe kërkuan që të mos përdoret për qëllime partiake.

Ata theksuan se kërkojnë vetëm respektimin e të drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në proceset akademike në Maqedoninë e Veriut.

Një student nga Maqedonia e Veriut, gjatë fjalës së tij në protestë, u shpreh se kërkesa e tyre lidhet me barazinë dhe dinjitetin.

“Ne nuk kërkojmë privilegje, por barazi dhe respekt për gjuhën tonë. Gjuha shqipe është identiteti ynë dhe amaneti i brezave”, deklaroi ai.

Në protestë morën pjesë studentë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

“A është kuzhinë apo hale?”,Korreshi shpërthen pas vizitës në spitalin e Lushnjes:Përgjigjen le ta japin patronazhistët

0
“A është kuzhinë apo hale?”,Korreshi shpërthen pas vizitës në spitalin e Lushnjes:Përgjigjen le ta japin patronazhistët

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka denoncuar sërish gjendjen problematike në spitalin e Lushnjes.

Pas denoncimit publik në parlament për ushqimin në këtë spital, Korreshi ka vëzhguar nga afër situatën në spital duke pasqyruar të gjitha problematikat.

Fillisht është futur në kuzhinën e spitalit të Lushnjes, që vetëm e tillë siç thekson Korreshi nuk mund të cilësohet.

‘A është kuzhinë apo hale ??? Përgjigjen le ta japin patronazhistët.’, shkruan Korreshi në denoncimin e tij.

Alarmi i sociologes së njohur: Po rritet brezi që buzëqesh në foto, por vuan në heshtje me ankth e frikë të jetë vetvetja

0
Alarmi i sociologes së njohur: Po rritet brezi që buzëqesh në foto, por vuan në heshtje me ankth e frikë të jetë vetvetja

Një panoramë “bardh e zi” e shoqërisë moderne: njerëz më të lidhur se kurrë në rrjetet sociale, por më të vetmuar emocionalisht në jetën reale.

A po humbim aftësinë për të krijuar lidhje të vërteta njerëzore?

“Sindroma e jetës perfekte” – sipas sociologes së njohur Marsi Simo është gara e rrezikshme për të treguar lumturi, sukses dhe bukuri po ushtron presion të fortë psikologjik, sidomos tek të rinjtë.

Fotot perfekte dhe jetët “ideale” në rrjetet sociale po krijojnë krahasime të pafundme, ankth, pasiguri dhe ndjenjën se nuk je kurrë mjaftueshëm.

Pse sot njerëzit ndihen të detyruar të duken të lumtur, edhe kur realiteti i tyre është krejt ndryshe?

A po jetojmë më shumë për t’u dukur sesa për të jetuar?

Të rinjtë pa ëndrra – alarmi i heshtur i një brezi.

Një pjesë e madhe e brezit të ri po rritet pa motivim, pa objektiva afatgjata dhe pa besim tek e ardhmja. Pasiguria ekonomike, mungesa e shpresës dhe klima sociale kanë krijuar një lodhje emocionale që po i bën shumë të rinj të ndihen të humbur.

Pse po rritet një brez që duket se ka gjithçka, por ndihet bosh brenda?

A po humbet shpresa për të ndërtuar ëndrra të mëdha?

Turpi për të qenë vetvetja

Paragjykimi, frika nga opinioni i të tjerëve dhe nevoja për t’u pranuar kanë krijuar një shoqëri ku shumë njerëz jetojnë me “maska sociale”.

Shumë persona fshehin identitetin e tyre të vërtetë, mendimet, ndjenjat apo dobësitë nga frika e gjykimit.

A po rritet një shoqëri që ka humbur guximin për të qenë autentike?

Nga lidhjet emocionale që po zbehen, te presioni i jetës perfekte dhe një brez që po ndihet gjithnjë e më i vetmuar, sociologia Marsi Simo analizon plagët e padukshme të shoqërisë moderne.