Home Blog Page 29

Përplasi për vdekje fëmijën 7-vjeçar/ Arrestohet regjisori Petri Bozo, dëshmia: Isha me shpejtësi të ulët

0
Përplasi për vdekje fëmijën 7-vjeçar/ Arrestohet regjisori Petri Bozo, dëshmia: Isha me shpejtësi të ulët

Regjisori Petri Bozo është arrestuar pas aksidentit tragjik në Elbasan, ku humbi jetën një fëmijë 7-vjeçar.

Në dëshminë e parë dhënë në polici Bozdo mësohet të ketë deklaruar se sipas tij, ai ka qenë me shpejtësi të ulët.

“Kam qenë me shpejtësi të ulët për shkak të kufizuesit të shpejtësisë, ‘policit të shtrirë’ në rrugë. Kam përshëndetur një oficer policie që ndodhej aty. Më pas kam goditur një objekt. Nuk e kam parë çfarë ka qenë, kam tentuar të devijoj kur ndjej përplasjen. Kur kam dalë kam parë fëmijën”, tha Bozo në dëshmi.

Makina merr flakë në lëvizje në Fier, dyshohet për shkëndijë elektrike

0
Makina merr flakë në lëvizje në Fier, dyshohet për shkëndijë elektrike

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Lalar të bashkisë Fier.

Sipas burimeve paraprake mjeti ka qënë ne lëvizje teksa drejtuesi ka pikasur praninë e tymit.

Ai ka dalë menjëherë nga automjeti i cili më pas është përfshirë nga flakët.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit ndërkohë qe grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet teksa paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

Nesër Kurban Bajrami, kreu i KMSH Bujar Spahiu uron besimtarët: Më shumë harmoni, dialog dhe mirëkuptim!

0
Nesër Kurban Bajrami, kreu i KMSH Bujar Spahiu uron besimtarët: Më shumë harmoni, dialog dhe mirëkuptim!

Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu, uron të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke përcjellë mesazhe paqeje, mirësie, solidariteti dhe harmonie.

Ai thekson se kjo festë na kujton vlerat e sakrificës, përkushtimit ndaj Zotit dhe kujdesit për njëri-tjetrin, veçanërisht për familjet, të moshuarit dhe njerëzit në nevojë.

Gjithashtu, ai bën thirrje për më shumë mirëkuptim duke uruar që kjo festë të sjellë begati, shëndet dhe gëzim në çdo familje shqiptare!

Eljon Sota, krenaria fierake në majat më të larta të futbollit shqiptar

0
Eljon Sota, krenaria fierake në majat më të larta të futbollit shqiptar

Nga Erion Delvina

Minuta e tridhjetë e tetë, krosim i bukur i nr. 23 të Egnatias, Kryeziut, nga 3/4 e krahut të djathtë. Gruda dhe Sota bëjnë një lëvizje të bukur skuadre me njeri-tjetrin në zonën kundërshtare. I pari merr me vete mbrojtësin shkodran, i dyti del paralel me shtyllën e parë fiton metra dhe jep një goditje mjeshtërore me kokë nga 12 metra, duke i dhënë topit forcën e duhur dhe një drejtim parabole, që e bën topin të paarritshëm për Poshin e Vllaznisë, i cili kishte bërë një dalje të lehtë përpara. Egnatia 1, Vllaznia 0. Eljon Sota, nr. 28, shënon.

Eljon Sota është disi edhe krenaria fierake në majat më të larta të futbollit vendas, si për t’i kujtuar të gjithëve se djemtë e qytetit janë aty, zanatçinj, duke bërë mirë atë që dinë të bëjnë më mirë; modelet e drejtimit janë ato që kanë dështuar në Myzeqe.

Sota, ish-kollona qendërmbrojtëse e bardhjeshilëve, luan vetëm 40 minuta larg, buzë Shkumbini, e vijon të shkëlqejë e të fitojë.

Për shokë në skuadër ka edhe mbiemra që për veshët e fierakëve mund të jenë të dëgjuar: Aleksi e Poçi.

Për të dytin vit radhazi Sota po shkon drejt titullit kampion me të vetët, me meritë.

Nëse vjet ishte edhe përvoja e tij që e ndihmoi skuadrën, këtë herë ka marrë edhe më shumë lidership përsipër, duke u bërë makthi i kundërshtarëve me ndërtimet nga poshtë, vertikalizimet e bukura që gjejnë sulmuesit e së fundmi edhe golat për të vetët. Nuk është një makineri e pagabueshme. Dje më bëri të kujtoja Maldinin. Një çast Kevin Dodaj e nxori jashtë kohe, por në harkun e dy sekondave dhe në 5 metra distancë, Sota ia bllokoi rrezen dhe e shfuqizoi një veprim në shpejtësi me shumë potencial rreziku.

Aty m’u kujtua Maldini që thoshte me fjalë të tjera: “Të gjithë gabojmë, mbrojtësit e mirë dallojnë nga forca dhe këmbëngulja e përpjekjes për ta korrigjuar gabimin sa më shpejt dhe sa më mirë”.

I kam kërkuar fanellën kujtim nga kjo Superiore, për respektin që kam për të por edhe për skuadrën e tij.

Më pëlqejnë shumë fundjavat turistike në Rrogozhinë, një drekë detare në kryqëzimin e atjeshëm dhe një ndeshje në stadiumin e tyre të paqtë, ku luhet futboll evropian.

Ua kam këshilluar të gjithë miqve që njoh Rrogozhinën si turizëm futbollistik.

Cilësia e Egnatias së Rrogozhinës në fushë meriton turizëm futbollistik, siç kalaja e Bashtovës atë historiko-kulturor dhe bregdeti i Bashtovës e Spillesë dhe grykëShkumbini atë detar e aventurier.

Në Rrogozhinë dominon kuzhina myzeqare, falë afërsisë gjeografike, që nënkupton kuzhinë bio e të një cilësie shumë të lartë. Pjekjen e ka marrë prej Shqipërisë së Mesme. Kombinim i shkëlqyer.

Goli i Sotës, për fatin tim të keq e nxori aritmetikisht Dinamon nga gara e kampionëve për këtë vit, por njëherësh edhe e ngriti lart modelin Dinamo.

Sepse modelet për Dinamon dhe Egnatian, janë të ngjashme: Cilësia në fushë, cilësia në tifozeri. Xhevdet Zekaj, dinamovit i hershëm, sot zyrtar i lartë i klubit rrogozhinas, diçka di.

Dinamoja dhe Egnatia ngjajnë shumë: futboll modern dhe tifozeri të paqta, lenë fushën të flasë dhe për të dyja ato, një fitore nuk është fitore nëse nuk vjen me lojë të bukur.

Më vjen mirë që Dede e ka nisur me këmbën e duhur, me brumin e ardhur falë punës së shkëlqyer e jo për t’u harruar të mjeshtër Tetovës.

Për mua këtë vit e meritojnë dhe ua uroj, do t’ua duartrokas e do t’ua mbështes të tretin radhazi.

Shkolla “Andon Xoxa” shpallet nënkampione e Shqipërisë në basketboll

0
Shkolla “Andon Xoxa” shpallet nënkampione e Shqipërisë në basketboll

Shkolla “Andon Xoxa” arriti një sukses të rëndësishëm në arenën kombëtare, duke u shpallur nënkampione e Shqipërisë në basketboll për vajza dhe djem,ekipet sportive,të organizuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.


Ky rezultat është fryt i punës së palodhur të nxënëseve, përkushtimit të mësueseve Zana Papa dhe Shqiponja Shyti dhe mbështetjes së shkollës, duke treguar nivel të lartë sportiv dhe shpirt gare.

Arritja e vendit të dytë në rang kombëtar përbën një krenari të madhe për komunitetin e Fierit dhe një motivim për suksese edhe më të mëdha në të ardhmen.
Suksese të mëtejshme në gara të tjera.

Referendumi për kreun e PD / Fier, Luan Baçi: Pjesëmarrja në votim e lartë, proces normal dhe pa incidente

0
Referendumi për kreun e PD / Fier, Luan Baçi: Pjesëmarrja në votim e lartë, proces normal dhe pa incidente

Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Fierit, Luan Baçi, ka deklaruar se pjesëmarrja në procesin e votimit të zhvilluar sot në kuadër të referendumit për kryetarin e PD-së ka shkuar në shifra të larta.

Gjatë një prononcimi për SYRI TV, Baçi u shpreh se votimi ka qenë i konsiderueshëm dhe është zhvilluar në mënyrë graduale gjatë gjithë ditës, nga orët e mëngjesit deri në mbrëmje.Sipas tij, procesi ka vijuar normalisht dhe pa asnjë incident të raportuar, ndërsa ka theksuar se pjesëmarrja ka qenë mbi pritshmëritë në degët lokale.

Prononcimi për SYRI TV:

Xhemil Beharaj: Atëherë një pyetje nga studio: Si deputet i qarkut të Fierit, e keni ndjekur nga afër procesin e votimit ditën e sotme. Si ka qenë ecuria e votimit dhe a e ka kaluar 50%-shin?

Luan Baçi: Po, patjetër që e ka kaluar 50%-shin, pavarësisht se për mua pak rëndësi ka përqindja. Pjesëmarrja ka qenë e konsiderueshme, absolutisht mbi 50%, dhe ka qenë një pjesëmarrje graduale gjatë gjithë ditës, që në mëngjes e deri në orët që po flasim tashmë. Madje është shtyrë me vendim të KOKOE-s, është shtyrë votimi edhe për një orë tjetër, deri në orën 19:00 të mbrëmjes. Jemi duke pritur për arsye se ka telefonata dhe kemi komunikime për demokratë të tjerë, që, duke qenë se kanë qenë në punë të ndryshme, po vijnë për të votuar. Ka qenë një proces shumë korrekt, një proces i rregullt, një proces normal, pa asnjë lloj incidenti.Shiko, më duhet të them, është një votim që bëhet për liderin historik të Partisë Demokratike, profesor doktor Sali Berisha. E kam thënë shpesh herë në shumë dalje televizive, është i pakonkurrueshëm dhe është një nga figurat kryesore të Partisë Demokratike. Të gjithë demokratët, anëtarët e Partisë Demokratike, vijnë me qejfin e vet për të votuar dhe për të rikonfirmuar kryetarin e Partisë Demokratike, zotin Berisha.

Balla ironi me zgjedhjet për kreun e PD: Votoni si të doni demokratë, 100% do të dalë Saliu

0
Balla ironi me zgjedhjet për kreun e PD: Votoni si të doni demokratë, 100% do të dalë Saliu

Në aktivitetin e anëtarësimeve të reja të Partisë Socialiste në Vorë, ku iu bashkuan forcës politike 329 anëtarë të rinj, Drejtuesi Politik i PS për qarkun e Tiranës, Taulant Balla, e vendosi theksin te objektivi i integrimit europian dhe puna organizative në terren.

Në fjalën e tij, Balla deklaroi se 35-vjetori i Partisë Socialiste përkon me një moment që ai e cilësoi historik për vendin.

“Pas pak ditësh Partia Socialiste feston 35-vjetorin, por dasma më e bukur e Partisë Socialiste është martesa me Bashkimin Europian, që mezi e presim dhe që jemi shumë të sigurt se do ta bëjmë përpara zgjedhjeve të vitit 2029”, u shpreh ai.

Duke komentuar zhvillimet në opozitë, Balla ironizoi debatet për proceset e brendshme, duke thënë se fillimisht u fol për zgjedhje dhe më pas për referendum lidhur me drejtimin politik.

Sipas tij, rezultati në kampin opozitar është i paracaktuar dhe figura e Sali Berishës mbetet e padiskutueshme pavarësisht procesit formal të votimit.

“E keni parë atë krahun e bufit? Në fillim thanë do bëjmë zgjedhje, thanë do bëjmë zgjedhje, dakord, u regjistruan, u regjistrua Salianji, u regjistrua Meremja, na e hoqën Meremen. Nuk na e lanë Meremen të kandidoj, edhe tani nga zgjedhjet thonë do bëjmë referendum. E duam Saliun, nuk e duam Saliun. Votoni si të doni demokratë, 100% do dalë Saliu”, tha Balla.

Më tej, Balla kërkoi më shumë angazhim nga strukturat socialiste në çdo lagje dhe komunitet, duke theksuar se mbeten ende detyra për t’u përmbushur në nivel lokal, përfshirë çështje që lidhen me ndarjen e banesave dhe projekte të tjera për qytetarët.

Në fund të fjalës, ai iu drejtua të rinjve që u anëtarësuan në Partinë Socialiste, duke deklaruar se PS ka qenë, sipas tij, forca politike që gjatë 35 viteve të ekzistencës së saj “ka qëndruar gjithmonë në krahun e duhur të historisë”.

Kinematografia shqiptare në zi, shuhet aktori i mirënjohur Birçe Hasko

0
Kinematografia shqiptare në zi, shuhet aktori i mirënjohur Birçe Hasko

Kinematografia dhe teatri shqiptar kanë humbur një nga figurat më të dashura të skenës.

Aktori i njohur Birçe Hasko është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike dhe dhjetëra role që mbeten pjesë e memories së publikut shqiptar.

Lajmin e hidhur e bëri publik regjisori dhe aktori Mevlan Shanaj, i cili e kujtoi Haskon si një artist të rrallë dhe mik të çmuar. Në mesazhin e tij prekës, Shanaj vlerësoi talentin, humorin dhe forcën interpretative që Birçe Hasko solli për dekada në artin shqiptar.

I njohur për interpretimet autentike dhe karakteret popullore që mishëroi në skenë e ekran, Birçe Hasko ishte një nga aktorët më të spikatur të brezit të tij.

Në teatër ai realizoi mbi 12 role, ndërsa një nga interpretimet më të vlerësuara mbetet ai i Milos në komedinë “Shi në plazh” të Teodor Laços.

Kontributi i tij në film ishte po aq i rëndësishëm. Karriera kinematografike nisi në vitin 1971 me filmin “Kur zbardhi një ditë”, ndërsa më pas interpretoi në një sërë prodhimesh të njohura shqiptare si “Radiostacioni”, “Skëterrë 43”, “Gurët e shtëpisë sime”, “Dhe vjen një ditë” dhe “Shkëlqim i përkohshëm”.

Roli i tij i fundit erdhi në filmin “Kronikë Provinciale” në vitin 2009.

Për kontributin e dhënë në artin shqiptar, Hasko u vlerësua ndër vite me tituj dhe çmime të rëndësishme, mes tyre “Artist i Merituar”, “Mjeshtër i Madh” dhe “Qytetar Nderi” i Orikumit.

Ai mbetet një prej figurave më popullore të ekranit shqiptar, me mbi 30 role në film dhe një ndikim të jashtëzakonshëm në kulturën shqiptare.

Ndarja nga jeta e Birçe Haskos shënon humbjen e një artisti që me talentin dhe karakterin e tij la gjurmë të pashlyeshme në historinë e teatrit dhe filmit shqiptar.

Ardian Ferro: Demokratët po rikthehen në shtëpinë e tyre, PD Fier drejt normalitetit

0
Ardian Ferro: Demokratët po rikthehen në shtëpinë e tyre, PD Fier drejt normalitetit

Demokratët do të rikthehen në shtëpinë e tyre. Kështu ështé shprehur kryetari i PD Fier Ardian Ferro, i cili në një prononcim për mediat ka dhënë detaje në lidhje me procesin i cili sipas tij ka nisur normalisht me pjesëmarrje të lartë duke theksuar se kjo frymë tregon rikthimin në PD të gjithë mbështetësve pavarësisht përçarjeve të mëparshme.

Ferro ka pohuar gjithashtu se vihet re rikthimi i besnikëve veçanërisht i mbështetësve të Bashës ç, ka tregon se edhe dega e Fierit do ti rikthehet normalitetit pas problemeve të shumta veçanërisht pas disfatës të zgjedhjeve të 11 Majit.

Ndërkohë ajo çfarë vihet re në orët e para të votimit të ditës së sotme është prania e besnikëve të Berishës të cilët e shohin figurën e Berishës si embleme të pazëvendësueshme. 72- vjeçari Beqir Shkrela ka marrë rrugën nga Libofsha vetëm për të votuar Sali Berishën.

“Do të shembim mbikalimin e Rinasit”, Karakaçi: Zgjidhet trafiku në rrugën Tiranë-Durrës

0
“Do të shembim mbikalimin e Rinasit”, Karakaçi: Zgjidhet trafiku në rrugën Tiranë-Durrës

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, deklaroi se për të zgjidhur trafikun në aksin Tiranë-Durrës do të shembet mbikalimi i Rinasit për të krijuar një të ri me 4 korsi.

“Kemi hapur korsitë në drejtim të Rinasit dhe Tiranës, që ishin 6 km e para. Unë e di që hinka krijohet përsëri, por trafiku ka ndryshuar. Kishim problematikë te një mbikalim dhe u rregullua nga ARRSH-ja. Te mbikalimi i Rinasit krijohet hinka, por po vijojnë punimet pas mbikalimit të Rinasit. Pjesë e kontratës është shembja e mbikalimit të Rinasit, krijimi i një mbikalimi të ri me 4 korsi dhe vazhdimi me 2 km të tjerë i korsive shtesë që janë duke u punuar. Kjo do i japë një shfryrje më të madhe trafikut në rrugën Tiranë-Durrës”, tha ministri.

Kur u pyet nëse rruga Tiranë-Durrës do të vijojë të jetë pa pagesë, Karakaçi u përgjigj shkurt: “Për momentin, patjetër do të vazhdojë të jetë pa pagesë”. (A2 Televizion)