Home Blog Page 30

Përfundon në Fier “Turi Çiklistik i Shqipërisë 2026″, kurorëzohet fituesi i edicionit të 83-të

0
Përfundon në Fier “Turi Çiklistik i Shqipërisë 2026″, kurorëzohet fituesi i edicionit të 83-të

Turi çiklistik i Shqipërisë 2026 ka përfunduar sot me etapën e 5- të e të fundit .

Sipas itinerarit të përpiluar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit , etapa e 5- të nisi në Vlorë dhe përfundoi në Fier ku është kurorëzuar dhe fituesi i këtij edicioni të 83-të.

Policia rrugore e Fierit njoftoi bllokime të përkohshme në disa akse rrugore nga ora 10:00 deri né 13 :15 duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.

Me një itinerar prej 121, 3 kilometrash etapa ishte mjaft emocionuese dhe me shpirt luftarak gare nga çiklistët e 18 ekipeve pjesëmarrëse.

Pas rreth tre orësh garë i pari në finish mbërriti 22 vjeçari Gabriele De Fabritts , përfaqësues i ekipit kombëtar shqiptar, i cili la pas grekun Georgios Bouglas ndërsa në vendiin e tretë u rendit rumuni Alin Toader.

Pas garës vetë fituesi u shpreh se gara ishte emocionuese dhe se luftoi pergjate gjithe kohes.

Gjatë intervistës së tij çiklisti italian i lindur në Sanremo, tregoi një fakt interesant. Ai e kishte mamanë shqiptare, dhe ishte rritur në qytetin tonë të Fierit, nga gjyshja e tij,

Ndërkohe fiituesi i gjithë edicionit u shpall hollandezi Niels Reemeijer i cili u shpreh mjaft i emocionuar teksa Shqipërinë e ka cilësuar njé vend të bukur.

Ky aktivitet solli në Shqipëri frymën e çiklizmit ndërkombëtar duke promovuar sportin, garën dhe bukuritë e vendit përgjatë pesë ditëve intensive të kompeticionit.

“Gruaja më braktisi kur mësoi se isha me kancer”, avokat i njohur trondit: Jetoj me qenin

0
“Gruaja më braktisi kur mësoi se isha me kancer”, avokat i njohur trondit: Jetoj me qenin

Avokati Saimir Vishaj i cili një vit më parë kaloi një nga “dimrat” më të vështirë të jetës së tij, luftën me kancerin, ka ardhur së fundmi në një rrëfim kudhe ka folur për shumë çka, nga ditët në koma, te rikuperimi e deri te divorci me dashurinë e tij prej 40 vitesh e vetmia.

I ftuar në emisionin “Breaking” me moderatore Fiori Dardhën, Vishaj ka treguar momentet kur dhe ishte në koma dhe forcën që kishte përbrenda për t’ia hedhur dhe kësaj beteje.

Ai është ndalur dhe te divorci me ish-gruan tanimë, Silvanën, kirurgen e njohur e cila mesa duket tanimë është duke jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, krah djemve të saj.
Avokati rrëfeu se Silvana ishte ajo që i qëndroi mbi kokë gjatë qëndrimit të tij në spitalin në Itali, mirëpo si shumë të tjerë, as ajo, nuk e përballoi dot sëmundjen e tij dhe vendosi që të largohej.

“Po kaloj një periudhë të vështirë familjare. Familja dhe bashkëshortja kanë zgjedhur të jetojnë jashtë shtetit, jetojnë në SHBA. Jam braktisur por do e kaloj”, u shpreh ndër të tjera avokati, duke shtuar më tej se fëmijët e tij mbajnë “krahun” e nënës së tyre dhe se në këto momente ai është tërësisht i vetëm, ai dhe qeni i tij.


Pjesë nga intervista e avokatit në TopNews: Po kaloj një periudhë të vështirë familjare. Familja dhe bashkëshortja kanë zgjedhur të jetojnë jashtë shtetit, jetojnë në SHBA. Jam braktisur por do e kaloj. Puna më ndihmon ta kaloj, kolegët dhe miqtë e mi. Unë jam i dashuruar me Shqipërinë, jam i ri dhe nuk mund të rri pa punuar. Pavarësisht sa të mira ka SHBA, unë dua të punoj në Shqipëri.
Tani po ndërtoj jetën normalisht. Pavarësisht se jam përballur me shumë gjyqe. Por i kam kaluar. Po ja dal vetëm, tani kam dhe një qen. Më duket se do bëhem si Lasgush Poradeci, ‘I vetmuar por me një qen’. Fëmijët më kanë bërë dhe gjysh dhe jam i lumtur për ta. Isha pak javë më parë në SHBA dhe i takova. Nipi më thotë që edhe nëse do të vdesësh, do të ngelesh yll në qiell.


Në 40 vite martesë, është normale që vetmia nuk i shkon askujt. Një martesë e lidhur me dashuri, nuk sfumohet kaq shpejt. Por kur më merr malli, shkoj në SHBA dhe takoj nipin. Me ish-gruan nuk kam asnjë raport.


Zero komunikim. Tani u bënë 8 muaj që e kaloj këtë gjë, jam më mirë. Fëmijët janë ata që gjithmonë mbajnë anën e nënës, po të kisha vajzë do kishte mbajtur anën time.

21-22 Maj 2026/ Kufizim parkimi në rrugën “Ramis Aranitasi” për shkak të “Rrethit Çiklistik të Shqipërisë”

0
21-22 Maj 2026/ Kufizim parkimi në rrugën “Ramis Aranitasi” për shkak të “Rrethit Çiklistik të Shqipërisë”

Të gjitha bizneset që ushtrojnë aktivitetin në krahun e djathtë të segmentit rrugor të rrugës “Ramis Aranitasi”, nga QTU deri te ish-Globi, janë njoftuar të mos parkojnë automjetet duke filluar nga ora 20:00 e datës 21 maj 2026 deri në orën 14:00 të datës 22 maj 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, ky kufizim do të zbatohet për shkak të zhvillimit të aktivitetit sportiv “Rrethi Çiklistik i Shqipërisë”, i cili pritet të sjellë lëvizje dhe organizim të posaçëm në këtë segment rrugor.

Autoritetet kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e bizneseve dhe qytetarëve për mbarëvajtjen e aktivitetit.

📢 NJOFTIM

Njoftohen të gjitha bizneset që ushtrojnë aktivitetin në krahun e djathtë të segmentit rrugor të rrugës “Ramis Aranitasi”, nga QTU deri te ish-Globi, të mos parkojnë automjetet duke filluar nga ora 20:00 e datës 21.05.2026 deri në orën 14:00 të datës 22.05.2026.

Ky kufizim bëhet për shkak të zhvillimit të aktivitetit “Rrethi Çiklistik i Shqipërisë”.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Sherri për borxhin/ Morën peng dhe dhunuan një person, arrestohen dy autorët e dyshuar

0
Sherri për borxhin/ Morën peng dhe dhunuan një person, arrestohen dy autorët e dyshuar

Sektori i Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë ka finalizuar një aksion, gjatë të cilit janë ndaluar dy shtetas të dyshuar për pengmarrje.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës.

Sipas informacioneve konfidenciale nga Policia e Vlorës, dy persona rreth moshës 30 vjeç kanë marrë peng një shtetas tjetër, ndaj të cilit dyshohet se kanë ushtruar edhe dhunë fizike.

Shkak i ngjarjes dyshohet të jetë një shumë monetare e marrë borxh nga personi i marrë peng.

Hetimet vijojnë, ndërsa personat e shoqëruar po merren në pyetje nga Policia e Vlorës.

Vogëlushja fierake që po pushton rrjetin! Ashley Rama kthehet në fenomen viral në Zvicër

0
Vogëlushja fierake që po pushton rrjetin! Ashley Rama kthehet në fenomen viral në Zvicër

Vogëlushja simpatike Ashley Rama, vetëm 3 vjeç, po kthehet në fenomen në rrjetet sociale.

E lindur në Zvicër me origjinë nga Fieri, Ashley ka arritur të fitojë zemrat e mijëra njerëzve me spontanitetin, inteligjencën dhe batutat plot humor që e bëjnë të veçantë.

Brenda vetëm një muaji, videot e saj kanë kaluar shifrën e 1 milion shikimeve, duke u bërë një nga vogëlushet më të komentuara dhe më të dashura në Instagram.

Së fundmi, Ashley ishte e ftuar në Fol Shqip Show, emisioni i shqiptarëve të diasporës në Zvicër, ku arriti të bëjë për vete të gjithë publikun në sallë.

Me përgjigjet e saj të zgjuara, humorin natyral dhe energjinë pozitive, ajo solli të qeshura dhe emocione gjatë gjithë emisionit.Pavarësisht moshës së vogël, Ashley po dëshmon se karizma nuk ka moshë.

Me ëmbëlsinë dhe çiltërsinë e saj, ajo po kthehet në një nga figurat më virale dhe më të dashura për publikun shqiptar kudo në botë.

Për të ndjekur momentet më të bukura dhe videot virale të Ashleyt, mund ta gjeni në Instagram me emrin Ashley Rama (@littleashley_official)

“Le ta marrin” – Behgjet Pacolli tërhiqet nga Aeroporti i Vlorës

0
“Le ta marrin” – Behgjet Pacolli tërhiqet nga Aeroporti i Vlorës

Behgjet Pacolli është tërhequr nga Aeroporti i Vlorës, duke thënë se nuk është më prona e tij.

Ai ka shpjeguar në llogarinë e tij se pavarësisht se ka investuar mbi 310 milionë euro  nga mjetet e tij financiare për aeroportin, ai nuk mund të luftojë me shtetin.

“Aeroporti është ndërtuar ekskluzivisht me mjetet e mia financiare. Janë mbi 310 milionë euro të investuara dhe të angazhuara në formë garancish. Vetëm Valon Ademi, si punëkryes, ka marrë mbi 35 milionë euro nga garancioni i MABCO-s.

Aeroportin — le ta marrin!

Unë nuk dua të luftoj me shtetin. Shteti e ka fuqinë e vet dhe mund ta përdorë si të dojë. Por mënyra se si po përdoret kjo fuqi është joligjore dhe e papranueshme për një vend që pretendon të jetë shtet ligjor. Çfarë ka ndodhur dhe si ka ndodhur, koha do ta tregojë. Pa merak”, shkruan ai.

KE i akordon Shqipërisë 49 milionë euro në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor

0
KE i akordon Shqipërisë 49 milionë euro në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në kuadër të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Komisioni Evropian ka dhënë 158,9 milionë euro për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.Zyra e Delegacionit të BE në Tiranë njoftoi se, Komisioni Evropian ka vënë sot në dispozicion 49 milionë euro për Shqipërinë, 44,2 milionë euro për Malin e Zi dhe 65.7 milionë euro për Maqedoninë e Veriut në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje.

“Kjo pason kërkesën e tretë për pagesë dhe vlerësimin pozitiv të Komisionit mbi hapat e reformës të zbatuar në fushat e konkurrueshmërisë së biznesit dhe inovacionit në Shqipëri dhe Mal të Zi, si dhe arsimit dhe digjitalizimit në Maqedoninë e Veriut”, njoftoi Delegacioni i BE-së në Tiranë.

Gjithashtu zyra e Delegacionit të BE-së theksoi se “me disbursimin e sotëm, shuma totale e dhënë në kuadër të Instrumentit, sipas paketave përkatëse, arrin në 212,8 milionë euro për Shqipërinë, 89,3 milionë euro për Malin e Zi dhe 142,1 milionë euro për Maqedoninë e Veriut”.

Në Shqipëri, reformat e vlerësuara nga Komisioni përfshijnë masa për përmirësimin e mjedisit të biznesit, lehtësimin e investimeve dhe inovacionit, si dhe zgjerimin e qasjes në financim, përfshirë për sipërmarrjet e reja dhe kompanitë aktive në sektorët e gjelbër dhe digjitalë. Nga 49 milionë eurot e disbursuara, 22,8 milionë euro do të transferohen në buxhetin e shtetit, ndërsa fondet e mbetura vihen në dispozicion për projekte investimi përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF), në varësi të procedurave të zbatueshme të miratimit.

Në Malin e Zi, Komisioni vlerësoi reformat në fushën e kërkimit dhe inovacionit, përfshirë mbështetjen për shkencëtarët, bizneset dhe institucionet kërkimore, si dhe forcimin e mëtejshëm të ekosistemit kombëtar të inovacionit. Nga 44,2 milionë eurot e disbursuara, 20,6 milionë euro do të transferohen në buxhetin e shtetit, ndërsa fondet e mbetura vihen në dispozicion për projekte investimi përmes WBIF-së.

Në Maqedoninë e Veriut, reformat e vlerësuara përfshijnë masa për përmirësimin e financimit të arsimit fillor dhe të mesëm, si dhe masa për zgjerimin e qasjes në infrastrukturë digjitale dhe pajisje TI në shkolla. Nga 65,7 milionë eurot e disbursuara, 30.6 milionë euro do të transferohen në buxhetin e shtetit, ndërsa fondet e mbetura vihen në dispozicion për projekte investimi përmes WBIF-së.

Fondet e dedikuara për WBIF-në, pasi të miratohen nga bordi i WBIF-së, do të mbështesin projekte infrastrukturore në transportin e qëndrueshëm, energjinë e pastër, zhvillimin digjital dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor. Projektet do të zbatohen në bashkëpunim të ngushtë me partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe institucionet financiare ndërkombëtare.

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i miratuar në vitin 2023, synon t’u sjellë vendeve partnere të rajonit përfitimet e anëtarësimit përpara aderimit të tyre në BE. Ai synon integrimin e partnerëve në Tregun Unik të BE-së, çuarjen përpara të bashkëpunimit ekonomik rajonal, thellimin e reformave të lidhura me BE-në dhe rritjen e fondeve të para-anëtarësimit.

Kjo, nga ana tjetër, përshpejton procesin e zgjerimit dhe rritjen ekonomike të partnerëve.

Plani mbështetet nga Instrumenti për Reforma dhe Rritje, instrumenti i tij financiar me një paketë prej 6 miliardë eurosh. Çdo gjashtë muaj, partnerët raportojnë mbi progresin e tyre me reformat e zbatuara me mbështetjen e Instrumentit. Disbursimi më i fundit financiar lidhet me periudhën e tretë gjashtëmujore të raportimit, që mbulon reformat e zbatuara deri në fund të dhjetorit 2025.

Financimi i përgjithshëm i dhënë në kuadër të këtij instrumenti që nga viti 2024 arrin në 673,6 milionë euro.

Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) është thelbësore për zbatimin e Instrumentit për Reforma dhe Rritje. Ajo kanalizon 3 miliardë euro në grante dhe hua në kuadër të Instrumentit për të mbështetur investimet prioritare në transport, energji, digjitalizim dhe kapital njerëzor.

E krijuar 15 vite më parë, WBIF është një platformë e përbashkët financiare që bashkon Komisionin Evropian, organizatat financiare, shtetet anëtare të BE-së dhe Norvegjinë. Ajo kontribuon drejtpërdrejt në Strategjinë “Global Gateway” të BE-së.

“Plani i Rritjes sjell një ndryshim real në jetën e përditshme të njerëzve në gjithë Ballkanin Perëndimor. Në Shqipëri, po bëhet më e lehtë të nisësh dhe të zhvillosh një biznes. Në Malin e Zi, shkencëtarët po marrin më shumë mbështetje për t’i kthyer idetë inovative në produkte konkrete. Në Maqedoninë e Veriut, nxënësit do të kenë qasje më të mirë në pajisjet moderne TI në klasa. Kjo tregon se si reformat përkthehen në përfitime të dukshme për qytetarët”, tha Marta Kos, Komisionere për Zgjerimin, njoftoi Delegacioni i BE-së në Tiranë.

Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Heshtja, klubet e Myzeqesë po e “hanë turpin me bukë”. Përgjegjësia pa autorë!!

0
Heshtja, klubet e Myzeqesë po e “hanë turpin me bukë”. Përgjegjësia pa autorë!!

Sezoni 2025-2026 ka rezultuar katastrofik për futbollin myzeqar, pasi dy klubet me emër dhe histori, Lushnja dhe Apolonia, zbritën për herë të parë në nivelin e tretë të futbollit shqiptar, pikërisht në Kategorinë e Dytë.

Rezultatet e dobëta të koleksionuara nga këto dy ekipe gjatë vitit 2026 rezultuan fatale, pasi skuadrat nisën një rënie të lirë dhe në fund përfunduan aty ku askush nuk e kishte imagjinuar.

Apolonia fitoren e fundit e mori më 3 dhjetor 2025 ndaj Besës dhe që nga ajo ditë e deri në fund të sezonit nuk arriti të marrë asnjë trepikësh.

Ndërsa te Lushnja u mendua se me uljen në pankinë të trajnerit Artan Bano situata do të ndryshonte dhe ekipi do të hynte në zonën “play off”, por çuditërisht ndodhi e kundërta dhe verdhejeshilët u rrëzuan në fund të sezonit.

Rënia është edhe më e hidhur për Lushnjën, pasi buxheti i klubit ishte ndërtuar për të synuar ngjitjen në elitë dhe jo zbritjen në Kategorinë e Dytë. Bëhet fjalë për një buxhet prej 500-600 milionë lekësh, shumë e akorduar nga financat e Bashkisë Lushnjë.

Nga ana tjetër, dështimi financiar i Apolonisë është disi më i justifikueshëm, pasi fierakët operuan me modelin “low cost”, duke u bazuar kryesisht te lojtarët e rinj, produkt i akademisë.

Mungesa e eksperiencës ishte një nga faktorët kryesorë te fierakët, por duhet pranuar se keqmenaxhimi i drejtuesve mbetet arsyeja kryesore e këtij dështimi spektakolar të dy klubeve të Myzeqesë.

Ajo që e rëndon edhe më shumë situatën është heshtja që ka pllakosur në të dy qytetet, pasi ky dështim po kalon pa zë dhe askush nuk po merr përgjegjësi. I vetmi që e ka pësuar deri në këto momente është trajneri i Apolonisë, Marko Jovanoviç, i cili u largua duke marrë me vete edhe përgjegjësinë e dështimit sportiv të fierakëve.

Myzeqeja konsiderohet hambari i Shqipërisë, por Lushnja dhe Apolonia turpin sportiv po e hanë me bukë, duke u pajtuar me zbritjen në Kategorinë e Dytë.

Sezoni 2026-2027 rezulton si një ironi fati për Kategorinë e Dytë, për vetë klubet që militojnë në këtë nivele futbolli.

Emra si Lushnja, Apolonia, Luftëtari dhe Tomori jemi mësuar që në të shkuarën ti shohim duke konkurruar në elitën e futbollit shqiptar, ndërsa në sezonin e ri do të luajnë në nivelin e tretë.

PANORAMASPORT.AL

Babë e bir fusin në grackë drejtorin e lartë, “Edi Rama” i kërkon 60 mijë euro, telefonata dhe video call me AI

0
Babë e bir fusin në grackë drejtorin e lartë, “Edi Rama” i kërkon 60 mijë euro, telefonata dhe video call me AI

Kledis dhe Kujtim Muzhaqi, babë e bir u arrestuan një ditë më parë pasi akuzohen se përmes mashtrimit do t’i merrnin një zyrtari të rëndëisshëm një shumë prej mijëra eurosh.

E teksa nga Policia e Shtetit deri më tani nuk ka ardhur një reagim i plotë sa i përket kësaj ngjarje, burime për mediat kanë bërë me dije se babë e bir kishin përdorur emrin e kryeministrit Edi Rama me qëllim që të fusnin në grackë zyrtarin.

Ka qenë pikërisht Infonews e cila ka njoftuar dhe skemën që Kledis dhe Kujtim Muzhaqi kishin ndjekur për t’i “ rrjepur” mijëra euro.

Gjithçka nisi me një mesazh të pazakontë që mbërriti në aplikacionin e enkriptuar SIGNAL, në telefonin e një drejtori të një ndërmarrjeje të madhe shtetërore.

“Si jemi me objektivat?”, shkruhej në mesazhin që vinte nga një numër i panjohur. Ndërkohë që pas këtij mesazhi, ai është marrë me video call dhe në momentin kur dhe është përgjigjur në kran ishte shfaqur pikërisht kryeministri Edi Rama, me syzet e tij të kuqe të cilat herë pas here shfaqet dhe në publik.

Telefonata zgjati për shumë pak, por e mjaftueshme që babë e bir të fusnin në grackë drejtorin dhe ky i fundit të besonte se ishte pikërisht kryeministir Edi Rama ai që e kishte telefonuar.

Menjëherë pas kësaj telefonate një tjetër mesazh mbërriti në telefonin e drejtorit në të cilin shkruhej:

 “Rama jam, më dërgo 60 euro në Elbasan. Komuniko me këtë numër”.

Hetuesit dyshojnë se bëhej fjalë për 60 mijë euro, shumë që mashtruesit synonin që t’i merrnin drejtorit. Fillimisht ai u besoi dy mashtruesve babë e bir, mirëpo më pas telefonoi Policinë e Shtetit ku dhe nga hetimet rezultoi se bëhej fjala për një mashtrim dhe se imazhi i kryeministrit ishte gjeneruar me AI.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë duke vijuar, ndërkohë që ministri i Brendshëm Besfort Lamallari i pyetur ditën e sotme sa i përket kësaj ngjarje preferoi që të qëndronte më i tërhequr duke mos dhënë më tepër detaje nga ato që Policia e Shtetit bëri me dije përmes një reagimi zyrtar.

Burimi: newbomb.al

Kuzhinieri i njohur fierak bëhet pjesë e gjigandit të hotelerive në Miami

0
Kuzhinieri i njohur fierak bëhet pjesë e gjigandit të hotelerive në Miami

Një tjetër sukses i madh për kuzhinierin e njohur fierak Renato Mekolli, i cili tashmë është bërë pjesë e një prej emrave më prestigjiozë të hotelerisë luksoze në botë, The Ritz-Carlton në Miami.

Përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale, Mekolli ndau reflektimin e tij mbi suksesin dhe ëndrrat që ende kërkon të realizojë.

Postimi i Renato Mekollit në rrjetet sociale:

“Po çfarë të mungon më ty? Ke arritur gjithçka si chef kuzhine… sot je pjesë e Ritz-Carlton, në elitën e 1% të hoteleve më të mira në botë.”

“Gjërat më të bukura janë ato që ende nuk i kam përjetuar, sepse aty fshihet e nesërmja që kam ëndërruar.”