Home Blog Page 33

Aksident në Lushnje, zetori përmbyset anës rrugës, humbet jetën 71-vjeçari

0
Aksident në Lushnje, zetori përmbyset anës rrugës, humbet jetën 71-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dushk të Lushnjes, ku një 71-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën pasi u aksidentua me mjetin bujqësor që drejtonte.

Viktima është identifikuar si Hekuran Xhelo, i cili po shkonte drejt tokave të tij bujqësore me zetor, kur mjeti është përmbysur në rrethana ende të paqarta.

Si pasojë e aksidentit, 71-vjeçari dyshohet se ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Mësohet se në mjetin bujqësor ishin dy persona, por personi tjetër është çuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lushnjes ku konfirmohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Shoqata e pëllumbave të postës proteston në Fier: Po na pengojnë të garojmë jashtë vendit

0
Shoqata e pëllumbave të postës proteston në Fier: Po na pengojnë të garojmë jashtë vendit

Dhjetra anëtarë të shoqatës “Pëllumbat e postës 2003” kanë zhvilluar një protestë ditën e sotme në Fier, duke ngritur shqetësimin se po pengohen të marrin pjesë në garat ndërkombëtare jashtë vendit.

Sipas përfaqësuesve të kësaj shoqate, shkak është bërë një shkresë zyrtare e dërguar nga KOKSH drejt doganave, ku pretendohet se anëtarët e kësaj shoqate nuk lejohen të zhvillojnë aktivitete ndërkombëtare pa u regjistruar pranë federatës përkatëse.

Ata pohuan se janë një shoqatë e njohur ndërkombëtarisht, e organizuar prej vitesh dhe pjesëmarrëse në gara kombëtare e ndërkombëtare në Ballkan dhe në vende të ndryshme të Europës dhe se sportistët udhëtojnë rregullisht me automjete  e kafaze të pëllumbave  drejt vendeve ku zhvillohen aktivitetet dhe më pas rikthehen normalisht në Shqipëri pa u penguar nga askush deri më sot. 

Në kulmin e indinjatës ata pohuan njëzëri se disa javë më parë janë përballur me probleme edhe në kufirin me Kroacinë, ku u është bllokuar kalimi për shkak të kësaj situate administrative.

Ata theksuan se shoqata e tyre renditet mes më të mirave në botë për rezultatet sportive, ndërsa kundërshtojnë detyrimin për t’u regjistruar pranë federatës, duke argumentuar se funksionojnë si organizatë e pavarur dhe e njohur ndërkombëtarisht.

Përballë kësaj situate ata kanë pohuar se nëse do të ndalohen në doganë , do të përshkallëzojnë protestën e tyre.

Shqiptarja.com

Berisha: Rama mashtron, fshehu gjetjet e raportit

0
Berisha: Rama mashtron, fshehu gjetjet e raportit

Kryetari i PD, Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama mashtroi qytetarët duke deklaruar se negociatat me BE kanë avancuar dhe se kjo është vlerësuar edhe në raportimin e komisionit të jashtëm të PE.

Berisha u shpreh se Rama fshehu gjetjet e vërteta të raportit, cili sipas tij, konstatonte probleme në rritjen e korrupsionit dhe në zhvillimin e zgjedhjeve të lira.

Teksa Rama e vlerëson mbajtjen e Kongresit Botëror të Ligjit në Tiranë si krenari për drejtësinë e re, Berisha thotë se edhe në këtë kongres Shqipëria përfaqësohet nga persona të korruptuar.

Mashtrim e cilësoi dekalaratën e kryeministrit se 60 % e hapësirës në mediat e zë opozita, duke thënë tha se 90% mediave në vend kontrollohet nga kryeministri.

/tvklan.al

Rama: Për mua thoshin se ‘ky do të bëhet si Putini’! T’u puthim duart shqiptarëve që na dhanë votat!

0
Rama: Për mua thoshin se ‘ky do të bëhet si Putini’! T’u puthim duart shqiptarëve që na dhanë votat!

Kryeministri Edi Rama deklaroi se shumica e fortë parlamentare e Partia Socialiste ishte vendimtare për avancimin e procesit të negociatave me Bashkimin Evropian.

Gjatë asamblesë së PS në Elbasan, Rama tha se kur kërkonte një mandat të fortë ishte akuzuar nga kundërshtarët se synonte përqendrimin e pushtetit, por sipas tij rezultatet kanë treguar të kundërtën.

Sipas Ramës, nëse mazhoranca nuk do të kishte numrat aktualë në parlament dhe opozita do të kishte më shumë ndikim, procesi i negociatave mund të bllokohej.

“Kur unë thosha na duhet një mandat i fortë, thoshin ky do të bëhet si Putini. Por ja ku jemi sot, në fund të janarit ne kemi kaluar 27 ligji që ishin një paketë që ishte vetëm për negociatat. Nga këto 27 ligji,  ishin me 84 vota. E para përfytyroni ju sikur ne të kishim 75 dhe të tjerat ti kishin molotovarët se ku do ishim sot. Atëherë po do na ishin bllokuar negociatat se do na ishte bllokuar parlamenti jo me muskuj, por me buzëqeshje, duke thënë: Po ne ua japim votat, ne duam të shkojmë bashkë në Evropë, por duhet të ikë narkoregjimi, duhet të mos e ketë PS qeverinë, duhet të bëjmë një gjë të përbashkët dhe ne do ishim në një situatë, do vinim vërdallë, si ajo shprehja që thotë duke i gjëmu bishtit tonë. Prandaj na duheshin ato vota, prandaj unë insistoja, prandaj ne duhet ti puthim duart atyre që na dhanë ato vota, jo për këto karrige, por për atë forcë që ato vota kanë në parlament që ne të realizojmë negociatat”, tha Rama.

Më tej ai deklaroi se “duhet të bëjmë histori duke mbyllur përfundimisht kapitullin 500 vjeçar dhe duke mbyllur negociatat”.

© Panorama.al

Apolonia shpallet kampione kombëtare në boks për U14

0
Apolonia shpallet kampione kombëtare në boks për U14

Pesë kampionë, 5 nënkampionë dhe 3 vajza kampione ka nxjerrë ekipi i Boksit i Apolonisë, në kampionatin Kombëtar të zhvilluar në Pallatin e Sportit në Fier.

Ka përfunduar kampionati Kombëtar i 13-të i Boksit për U14, i cili u zhvillua në Pallatin e Sportit në Fier, ku morën pjesë 15 ekipe nga e gjithë Shqipëria.

Kampion Kombëtar i vendit është shpallur Apolonia, e cila nxori 5 kampion kombëtar, 5 nënkampion dhe tre vajza kampione.

Po ashtu, boksieri fierak Haxhi Koçaj u shpall “boksieri me luftarak” i Kampionatit.

Emrat e kampionëve:

1-Agim Alushaj

2-Neol Naçi

3- Alesio Gjergji

4-Haxhi Koçaj

5-Rubin Ndreu

Emrat e nënkampionëve:

1-Elid Fejzaj

2- Samuel Gjata

3-Kujtim Muka

4-Flori Bahaj

5-Leandro Koraj

Patenta mund të hiqet përgjithmonë, publikohen propozimet e reja për shoferët

0
Patenta mund të hiqet përgjithmonë, publikohen propozimet e reja për shoferët

Partia Socialiste ka propozuar një paketë të re ndryshimesh në Kodin Rrugor, që synon forcimin e sigurisë në rrugë dhe uljen e aksidenteve, përmes ashpërsimit të rregullave dhe penaliteteve për shkeljet.

Sipas draftit të propozuar nga socialistët Ulsi Manja dhe Erion Braçe, parashikohet ashpërsim maksimal për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Në rastet kur një drejtues kapet me mbi 0.5 g/l alkool në gjak dhe është përsëritës i një shkeljeje të mëparshme për drejtim nën ndikimin e alkoolit, i hiqet patenta përgjithmonë.

Sipas propozimeve, drejtimi i automjetit pa patentë do të sjellë ndalimin e pajisjes me leje drejtimi për një periudhë 1-vjeçare.

Për personat e mitur që nuk kanë marrë ende patentë, parashikohet që leja e drejtimit të mund të merret vetëm dy vite pas plotësimit të moshës së lejuar, duke e çuar praktikisht në 20 vjeç moshën e pajisjes për herë të parë me patentë.

Gjithashtu, për drejtuesit në vitin e parë të patentës, propozohet tolerancë zero për alkoolin gjatë drejtimit të automjetit.

Në lidhje me kufizimet e shpejtësisë, parashikohet që në autostrada shpejtësia maksimale të jetë 90 km/h, ndërsa në rrugët e tjera jashtë qendrave të banuara 80 km/h. Shkelja e këtyre kufijve do të ndëshkohet me gjobë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë, pezullim patente për 1 muaj dhe heqje pikësh sipas rregullave në fuqi.

Për shoferët e rinj, deri në 2 vite nga pajisja me patentë, propozohet që të mos lejohet drejtimi i automjetit në orarin 24:00–06:00 pa praninë e një drejtuesi tjetër me të paktën 3 vite eksperiencë.

Nëse gjatë vitit të parë nuk kryhen shkelje, kufizimet për këtë kategori drejtuesish hiqen automatikisht. Ndërsa në rast të dy shkeljeve gjatë periudhës së provës, ajo zgjatet edhe me një vit tjetër, duke rikthyer kufizimet.

Ndryshimet përfshijnë gjithashtu ndalimin e përdorimit të celularit për drejtuesit e biçikletave dhe motorëve elektrikë.

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ulet sërish çmimi i naftës dhe benzinës

0
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ulet sërish çmimi i naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës ka publikuar vendimin më të fundit për çmimet e karburanteve, teksa ka bërë me dije se çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil të jetë jo më shumë se 193 lekë/litri.

Bordi i Transparencës në datë 8 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 193 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 181 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 179 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 167 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 ora 13.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarw dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë per llogaritjen e cmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

‘Ç’të mbeti nga burgu, do ta bëj unë’, Robert Ndrenika përqafon i përlotur Veliajn dhe e puth në ballë

0
‘Ç’të mbeti nga burgu, do ta bëj unë’, Robert Ndrenika përqafon i përlotur Veliajn dhe e puth në ballë

Këtë të premte, 8 maj, në Gjykatën Administrative po shqyrtohet padia e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado. Më konkretisht, për pavlefshmërinë e dekretit të vitit 2008 të presidentit të Republikës së asaj kohe (Bamir Topi), për emërimin e prokurorit.

Ndryshe nga hera e fundit, Veliaj është prezent sot në sallë, ndërsa gjyqin po e ndjekin edhe aktorët Robert Ndrenika e Gazmend Paja. Këta të fundit mbështesin kreun e bashkisë Tiranë, bashkë me disa personazhe të tjerë, të njohur për publikun.

Pasi hyri në sallën e gjyqit, aktori Robert Ndrenika u takua me kryebashkiakun Veliaj, të cilit i tha “ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë.”

Jooo”, i përgjigjet Veliaj, ndërsa aktori e përqafon dhe e puth në ballë, ndërsa kryetari i Tiranës shton: “Mos qaj.”

Dy artistët fierakë çelin ekspozitën “Aether” në Galerinë e Arteve

0
Dy artistët fierakë çelin ekspozitën “Aether” në Galerinë e Arteve

Në Galerinë e Arteve në Fier u çel ekspozita “ Aether” e dy artistëve të talentuar fierakë, Arben Koliçi dhe Eduart Meço, një mbrëmje arti që solli pranë publikut dy qasje të veçanta krijuese, por të bashkuara në kërkimin e thelbit dhe reflektimit përtej dukjes.

Ekspozita vjen si një tjetër dëshmi e potencialit artistik që mbart qyteti i Fierit, ku artistë të rinj dhe kërkues po ndërtojnë identitete të konsoliduara në skenën e artit bashkëkohor shqiptar.

Të dy artistët shenjojnë histori suksesi të lindura në Fier, duke e kthyer krijimtarinë e tyre në një urë komunikimi mes qytetit, artit dhe dimensioneve bashkëkohore të shprehjes vizuale.

Në veprat e Arben Koliçi spikat një univers grafik i ndërtuar mbi disiplinën formale, simbolikën arkitekturore dhe elementët metafizikë. I fokusuar në grafikë dhe kërkime bashkëkohore, ai ndërthur teknikën tradicionale me qasje konceptuale, duke sjellë kompozime që eksplorojnë raportin mes hapësirës, dritës dhe perceptimit.

Kjo ekspozitë shpalos një dialog të heshtur midis grafikës dhe skulpturës ka thënë Koliçi, vepra të cilat mund të vendosen edhe në pika të veçanta të qytetit, për ti dhënë më shumë identitet.

Ndërsa Eduart Meço prezantohet përmes një praktike artistike të orientuar drejt skulpturës dhe kërkimit figurativ-konceptual, ku realja dhe imagjinarja bashkëjetojnë në mënyrë poetike.

Veprat e tij karakterizohen nga një atmosferë introspektive dhe një ndjeshmëri e veçantë psikologjike, duke krijuar një dialog të heshtur me publikun.

Në skupturat e realizuara tingulli bëhet materie thotë Meço, Të frymëzuara nga instrumentet muzikore të Myzeqesë , format e tyre çlirohen nga funksioni dhe kthehen në subiekte abstrakte.

Ekspozita u mirëprit nga artdashës, artistë dhe qytetarë fierakë, duke e kthyer Galerinë e Arteve në një hapësirë reflektimi dhe komunikimi artistik. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për të mirëpritur artdashësit fierakë për 14 ditë.

Nesër demonstrata e opozitës, drejtori i Policisë së Shtetit: Janë marrë masat

0
Nesër demonstrata e opozitës, drejtori i Policisë së Shtetit: Janë marrë masat

Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka folur për masat e marra nga blutë për protestën e opozitës që do të mbahet nesër.

Ai deklaroi se Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për një protestë paqësore.

“Për sa i përket protestës që do të zhvillohet nesër, Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat që të marrë detyrimet e saj për sa i përket një protestë të qetë dhe paqësore. Kjo protestë do të zhvillohet dhe leja është kërkuar për ta bërë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe aty duhet të jetë e përqëndruar. Në rast të veprimeve jo ligjore nga ana e protestueseve do të procedojmë në bazë të procedurave standarde”, tha Hita.