Home Blog Page 34

Pas replikave në foltore, Braçe i shkon Berishës në vendin ku qëndron në Kuvend. Çfarë po i tregon kreu i PD në tabletin e tij?

0
Pas replikave në foltore, Braçe i shkon Berishës në vendin ku qëndron në Kuvend. Çfarë po i tregon kreu i PD në tabletin e tij?

Pas replikave të forta në foltore, deputeti socialist, Erion Braçe, shkoi drejt vendit ku qëndron i ulur Sali Berisha.

Në atë moment, lideri i PD-së i tregoi diçka socialistit në tabletin e tij.

Nga pamjet e Kuvendit, u duk se replikat mes tyre vazhdonin edhe në atë moment.

Vaji i ullirit stok në Mallakastër, fermerët kërkojnë markim për t’i hapur rrugën eksportit: S’kemi asnjë të ardhur

0
Vaji i ullirit stok në Mallakastër, fermerët kërkojnë markim për t’i hapur rrugën eksportit: S’kemi asnjë të ardhur

Nga Marsela Topi/ Ndonëse janë ndër zonat me prodhimin më cilësor të vajit të ullirit në vend, fshatrat e Mallakastrës po përballen me sasi të mëdha stoku në depot e tyre.

Sezoni i kaluar solli prodhim të bollshëm dhe cilësi të lartë, por mungesa e tregut e ka bërë të vështirë shitjen, duke i vendosur fermerët në vështirësi ekonomike.

“Kam 3 kuintal pa shitur dhe po rrinë aty stok. Unë s’kam asnjë të ardhur dhe shteti nuk na ka ndihmuar”, thotë fermeri.

Sipas kultivuesve, vaji i ullirit mbetet burimi kryesor i të ardhurave për shumë familje. Ata kërkojnë ngritjen e një pikë grumbullimi dhe mbështetje nga shteti për krijimin e një marke, si një hap i domosdoshëm për të hapur rrugën e eksportit.

“Në një vit 15 kuintal vaj kam shitur vetëm 2 kuintal”, thotë një tjetër.

“Më kanë mbetur 3 kuintal vaj, nuk po nxjerrim dot shpenzimet. Jam pensioniste nuk kam të ardhura të tjera”, tha një tjetër.

Fermerët thonë se kostot e larta, nga mirëmbajtja e ullishteve deri te përpunimi në fabrikë, e bëjnë të pamundur shitjen e vajit me çmim të ulët, pasi rrezikojnë të dalin me humbje.

“Populli ka ngelur në mes të rrugës, nuk dimë ku ta çojmë vajin. Shpresojmë të kemi një firmë dhe shteti të ndërhyjë dhe të shesim vajin”, shprehet fermeri.

Kultivuesit e Mallakastrës paralajmërojnë se, nëse situata nuk ndryshon, do të detyrohen të heqin dorë nga kultivimi i ullirit, një kulturë që prej vitesh ka qenë shtyllë e ekonomisë lokale. Sipërfaqja e mbjellë me ullinj në bashkinë e Mallakastres llogaritet rreth 7,000 deri ne 8,000 hektarë.

shqiptarja.com

Shantazhuan për para 38-vjeçaren me foto e video intime, arrestohet i mituri, në kërkim bashkëpunëtori i tij

0
Shantazhuan për para 38-vjeçaren me foto e video intime, arrestohet i mituri, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Një i mitur është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi shantazhonte një grua 38-vjeçare me publikimin e foto dhe videove intime. Në kërkim është shpallur një 21-vjeçar, që bashkëpunoi me të miturin.

Policia thotë se dy të rinjtë i kanë kërkuar 38-vjçares 500 euro për të mos u publikuar video intime. Gruaja ka bërë kallëzim në polici, ku më pas i mituri u vu në pranga ndërsa personi tjetër u shpall në kërkim.

Njoftimi i policise:

I morën para një shtetaseje, që të mos i publikonin foto dhe video intime, vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Sekuestrohen 500 euro dhe 2 celularë.

Menjëherë pas kallëzimit nga një 38-vjeçare, se dy shtetas e kishin kanosur për t’iu dhënë 500 euro, që të mos i publikonin në rrjete sociale, foto dhe video intime të saj, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Privacy”, si rezultat i të cilit:

-u vu në pranga një 17-vjeçar dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi E. D., 21 vjeç.

Punohet për kapjen e 21-vjeçarit, i cili nga hetimet dyshohet si autor i vjedhjeve në disa subjekte në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma e parave që i është marrë 38-vjeçares (500 euro) dhe 2 celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.

Apolonia shkarkon trajnerin Jovanoviç pas dështimit historik

0
Apolonia shkarkon trajnerin Jovanoviç pas dështimit historik

Apolonia ka prekur një nga pikat më të ulëta në historinë e saj, pasi fierakët zbritën në mënyrë të befasishme në Kategorinë e Dytë.

Një skuadër që fitoren e fundit e kishte regjistruar më 3 dhjetor 2025, ishte thuajse e destinuar për t’u rrëzuar në nivelin inferior të futbollit shqiptar.Ky dështim ka rritur ndjeshëm zemërimin te tifozët dhe ish-futbollistët e Apolonisë.

Klubi pritet të pësojë ndryshime të thella, pasi zbritja në Kategorinë e Dytë nuk konsiderohet thjesht dështim, por një goditje e rëndë për historinë e tij.

Pas rënies nga kategoria, drejtuesit kanë bërë lëvizjen e parë të rëndësishme, duke shkarkuar trajnerin serb Marko Jovanoviç.

Burime për “Panorama Sport” bëjnë të ditur se vendimi i është komunikuar trajnerit ditët e fundit

Aksident në aksin Fier-Lushnjë, përplasen dy makina, lëndohet një nga shoferët

0
Aksident në aksin Fier-Lushnjë, përplasen dy makina, lëndohet një nga shoferët

Një aksident ka ndodhur rreth orës 9:30 në autostradën Lushnjë-Fier në afërsi të fshatit Bishqethëm.

Një mjet me targa greke është përplasur nga pas nga një fuoristradë. Përfundimi kanë qenë dëme materiale për fuoristradën dhe mjeti me targa greke ka përfunduar në kanalin përbri autostradës. Ka përfunduar në spital drejtuesi i mjetit me targa greke i cili ishte emigrant që ishte kthyer nga Greqia në familje. Sipas mjekëve të spitalit të Lushnjës gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar me urgjencë përveç ambulancës që ka marrë të riun rreth 40 vjeç për t’a çuar në spital edhe forcat e policisë rrugore.

Grupi hetimor po kryen veprimet e para hetimore për të zbardhur shkaqet e aksidentit ndërsa paraprakisht dyshohet se mjeti tip fuoristradë nuk ka mbajtur distancën dhe në momentin që mjeti Opel me targa greke kishte ndezur sinjalin për të dalë në rrugë dytësore është përplasur nga fuoristrada dhe ka përfunduar në kanal.

Ky aks rrugor mbete akoma të jetë problematik sa i përket aksidenteve rrugore që janë pothuajse të përditshme.

Top Channel

8 vite pa të birin, rrëqeth Flutura Açka: Ka ditë kur dhimta merr peshën e së padurueshmes! Jam kërrusur, por eci

0
8 vite pa të birin, rrëqeth Flutura Açka: Ka ditë kur dhimta merr peshën e së padurueshmes! Jam kërrusur, por eci

Shkrimtarja dhe ish-deputetja e PD, Flutura Açka, i ka kushtuar disa fjalë shpirti të birit, në 8-vjetorin e largimit të tij nga jeta.

“Ka ditë kur dhimta merr peshën e së padurueshmes. Dhe, në kësi ditësh, é bëj shuk botën, atë botën time dhe é fus në strajcën ku ruajmë gjërat é fundit.

Çfarëdo mjeti të zgjedhësh për të ardhur shpejt, asgjë nuk é ka shpejtësinë e kujtimeve, që kanë ngrirë në muzeun e jetës sime vetanake.

Kjo, ikja jote, ishte barra e vetme që doja ta mbaja vetëm. Jam kërrusur, por eci. Luftoj për fëmijët é të tjerëve, jam përpjekur të luftoj sipas mënyrës sime. Jam kequktuar ndonjëherë, por vazhdoj.

Sepse nuk më shkon të jem zbrazët kur të piqemi. Sepse nuk më shkon të jem lëshuar në këtë rrugë të gjatë sa durimi dhe të shkurtëra sa padurimi prej mungesës.

Tetë vite janë tetë grimherë të përmasës së pranisë”, shkruan ajo, bashkangjitur me një foto ku shfaqen të dy përqafuar.

“Po braktisim tokat”, fermerët në Roskovec ankohen për kosto dhe mungesë subvencionesh (Video)

0
“Po braktisim tokat”, fermerët në Roskovec ankohen për kosto dhe mungesë subvencionesh (Video)

Fermerët dhe blegtorët në fshatin Suk të Roskovecit po përballen me vështirësi të theksuara ekonomike.

Sipas tyre, skema aktuale e subvencioneve nuk është në favor të prodhuesve dhe nuk po i ndihmon në përballimin e kostove në rritje. Ata theksojnë se çmimi i lartë i naftës, shtrenjtimi i inputeve bujqësore dhe mungesa e fuqisë punëtore po e rëndojnë edhe më shumë situatën.

Për pasojë, shumë blegtorë janë detyruar të ulin ndjeshëm numrin e krerëve të bagëtive, ndërsa një pjesë e fermerëve kanë lënë tokat djerr. Sipas tyre, me çmimet aktuale nuk arrijnë të mbulojnë as kostot minimale të prodhimit, ndërkohë që shpenzimet për fara, plehra kimike dhe mirëmbajtjen e serave vijojnë të rriten.

“Subvencionet janë ulur ndjeshëm. Për serat kanë qenë rreth 400 mijë lekë për dynym, tani janë përgjysmuar dhe për sipërfaqe të vogla pothuajse nuk ka mbështetje. Jemi të paqartë dhe të pa informuar. Me çmimin e naftës kaq të lartë, jemi drejt falimentimit.”, shprehet një fermer i zonës.

Një tjetër problem madhor mbetet mungesa e fuqisë punëtore. Sipas fermerëve, gjithnjë e më pak persona zgjedhin të punojnë në bujqësi, duke e bërë të pamundur përballimin e sipërfaqeve të mbjella.

“Nuk ka punëtorë. Kam reduktuar sipërfaqen e mbjellë dhe një pjesë të tokës e kam lënë pa punuar. Edhe ata që e marrin me qira nuk po e mbjellin, sepse kostot janë shumë të larta.”, shotë fermeri.

Edhe sektori i blegtorisë po shkon drejt tkurrjes. Fermerët shprehen se mungesa e punëtorëve dhe çmimi i ulët i qumështit po i detyron të heqin dorë nga aktiviteti.

Ndërsa një blegtor i zonës thotë: “E kemi lënë blegtorinë, nuk kishim fuqi punëtore dhe qumështi nuk shitej me fitim. Na e marrin lirë dhe dalim me humbje.”

Të gjendur përballë këtyre vështirësive, fermerët dhe blegtorët paralajmërojnë se mund të braktisin serat dhe aktivitetin blegtoral, një situatë që rrezikon të thellojë më tej krizën në sektorin e bujqësisë.

Top Channel

“Ka nevojë për psikiatër!”/ Salianji reagon ashpër ndaj Berishës: I braktisur nga demokratët, e shfrytëzon partinë për para!

0
“Ka nevojë për psikiatër!”/ Salianji reagon ashpër ndaj Berishës: I braktisur nga demokratët, e shfrytëzon partinë për para!

Ervin Salianji, gjatë një prononcimi për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, denoncoi garën fiktive në Partinë Demokratike, ku Sali Berisha nuk pranon asnjë kandidat. 

Salianji u tregua mjaft i ashpër, duke deklaruar se Berisha “ka nevojë për psikiatër”, ndërkohë që e quajti të braktisur nga demokratët dhe pengesa kryesore për rrotacionin politik. 

“Është në gjendje të rënduar psiko-emocionale. Edhe pse është doktor vetë, ka nevojë të vizitohet te psikiatri. Mund të qeshim por nuk ka politikë dhe demokraci, jemi në regjimin Rama-Berisha. Shikoni qesharakëzimin përtej çdo imagjinate, del dhe flet për garën, por Sali Berisha është kandidat, thotë përjashtoj kandidatët e tjerë në garë. Ka ngritur gjasme një komision, që e quan KOKE, ky komision duhet të thoshte kandidatët nuk plotësojnë kriteret. Vetë Saliu si kandidat, del dhe nuk pranon kandidatë.

Ai duhet të dalë të flasë për veten, pse nuk plotëson kriteret, por del dhe vazhdon me elementë të tjerë, që mund të ishin në garë me doktorin, të ishin të pritshme deklarimet elektorale që ai bën, krimi dhe këto. Ai thotë Salianji në burg rrinte me të burgosur. Po unë me qejf do doja të rrija me Kadarenë, por aty në burg me të burgosur rri, jo me akademikë. Unë isha me detyrim aty, nga qejfi i Ramës dhe Berishës. Rama më izoloi dhe më hoqi mandatin. Ky tjetri kandidimin.

Aty ka 900 të burgosur, Pëllumb Gjokën donte ta takonte Berisha, por nuk e takoi sepse i tha gardianit, e kam ndihmuar në zgjedhjet lokale dhe më gënjeu.

Tani vijmë te disa elementë të tjerë, ai thotë Gysi, ky… Unë e përmend, them Berisha ka një dosje, dosja e AKSHI. Unë e përmend Agasin si njeri të kapur në krim nga SPAK. Berisha pse nuk e përmend Ermal Beqirin, që është bashkë me Ergys Agasin? Pse nuk e përmend Ermal Beqirin? Dini gjë? Ka edhe nja 10 emra të tjerë aty. Pse nuk e përmend kur u dogj pallati, këtë Lilon e pallatit që u dogjën? Nëse unë jam kapur nga njeri nuk kam guxim ti përmend. Unë nuk kam asnjë lidhje që më kap dot mua.

PD me Sali Berishën ka rezultatin me të dobët historik që nga 1997. Është pengesa për bashkimin e opozitës dhe fati i Ramës për të qëndruar në pushtet.

Pse nuk bën garë Berisha? Është i braktisur nga demokratët. Ishte në Dibër, bastion demokrat mezi kishte 200 veta, edhe një pjesë nga Tirana.

Në salla ka më pak njerëz se unë. Në reagim publik, shiheni është e matshme. Nuk ka njeri që i rri afër, që në tavolina mos e degjenerojë, pa thënë e ka biznes partinë, nuk fitohet kurrë me këtë, e shfrytëzon partinë për të bërë para.

Nëse do të ishte kriter lidhja me krimin, Berisha është non grata në Britani dhe SHBA. Dosja e gjykatës në Britani thoshte Sali Berisha është personazh politik që ka lidhje me krimin e organizuar dhe i ka përdorur lidhjet për influencë politike, për të qëndruar në pushtet. Guxon ky të tentojë të më bëjë pis. Unë kam bërë burg për shkak se kam denoncuar kriminelët.

Tani si mund të flasë një njeri që ka shktarruar kulturën demokratike, që mund të ketë një vend?

Ai mban peng PD-në dhe shoqëronë. Shoqëria ështe e pakënaqur me qeverinë e Ramës, por kur vendoset para gogolit Berisha, Rama duket se fiton zgjedhjet.

Opozita fiton me kartë morale. Ne kërkojmë Ramës të bëjë zgjedhje të ndershme, po Sali kolltuku çfarë bën? Vjedh zgjedhjet hapur. Nuk ka politikë, ai thotë kam partinë, kam vendosur hurin këtu dhe rri për interes personal”, deklaroi Salianji. 

“Kisha pirë një birrë” – Përplasi për vdekje dy të miturit, zbardhet dëshmia e Nikoll Radacit

0
“Kisha pirë një birrë” – Përplasi për vdekje dy të miturit, zbardhet dëshmia e Nikoll Radacit

Nikollë Radaci, 57-vjeçari që përplasi për vdekje dy të miturit në zonën e ish Kënetës në Durrës dhe plagosi një tjetër, ka pretenduar se një automjet i ka prerë rrugën në momentin kur ka ndodhur aksidenti i rëndë.

Në dëshminë e tij, ai ka theksuar se kishte dalë për të marrë një vegël pune të një mik i tij, por në rrugë, nga një rrugicë i kishte dalë një automjet dhe se për rrjedhojë ka devijuar për të shmangur përplasjen. Sipas tij, është ngjitur në trotuar në anën tjetër të rrugës ku edhe ka përplasur të vegjlit që po luanin, dy prej të cilëve iu shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

“Unë po drejtoja automjetin në korsinë e djathtë, papritur nga një rrugicë lagjeje doli një automjet, unë devijova për të shmangur këtë automjet dhe kam përfunduar sipër trotuarit të anës së majtë të rrugës. Pasi hipa mbi trotuar, jam përfshirë në aksident me disa fëmijë që ndodheshin mbi trotuar. Automjeti që unë po drejtoja nuk ka arritur të ndalojë dhe kam shkuar disa metra më përpara. Unë dola nga makina dhe kam shkuar tek një dyqan aty pranë ku punonjësve të dyqanit ju kam thënë të njoftojnë policinë pasi kam bërë aksident. Unë kam qëndruar tek dyqani deri sa erdhi policia dhe më mori për në komisariat.”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka theksuar para oficerit të policisë gjyqësore se ka qenë me shpejtësi rreth 30 km/orë. Kur është pyetur se ka rezultuar në gjendje të dehur në momentin e aksidentit, ai ka pretenduar se ka konsumuar vetëm një birrë në mëngjes.

Dëshmia e tij:

Pyetje: Ju pretendoni që një automjet ju ka ndërprerë rrugën, a ju kujtohet ndonjë detaj në lidhje me këtë automjet?

Përgjigje: Për momentin nuk më kujtohet asnjë detaj.

Pyetje: A njihni fëmijët me të cilët jeni përfshirë në aksident?

Përgjigje: Jo nuk i njoh.

Pyetje: Me çfarë shpejtësie keni qenë në momentin e aksidentit?

Përgjigje: Unë kam qenë me rreth 30 km/h.

Pyetje: Në zbatim të procedurës standarte ju është bërë testi i alkoolit, i cili ka rezultuar në masën 0.73 mg/l testi i parë dhe 0.70 mg/l testi i dytë. A keni konsumuar alkool përpara se të drejtonit automjetin?

Përgjigje: Përpara se të drejtoja automjetin unë kam pirë një birrë në mëngjes.

Pyetje: A keni gjë tjetër për të shtuar?

Përgjigje: Gjë tjetër nuk kam për të shtuar, sa më sipër janë thëniet e mia të cilat pasi i gjeta të shkruajtura drejt, i firmos pa vërejtje.

“Shoqëri e paedukuar dhe rrugaçe”/ Aksidenti tragjik në Durrës, Agron Llakaj: Jemi bashkëautorë në krim

0
“Shoqëri e paedukuar dhe rrugaçe”/ Aksidenti tragjik në Durrës, Agron Llakaj: Jemi bashkëautorë në krim

Agron Llakaj nuk i ka mbajtur dot lotët në “Top Story” teksa foli për aksidentin tragjik në Durrës, ku dy të mitur humbën jetën dhe një i tretë u plagos rëndë.

Aktori i njohur ka drithëruar me fjalët e tij, ku u shpreh se ne jemi një shoqëri rrugaçe, ku të fortët sundojnë dhe bëjnë ligjin.

“Për mua është një karambol shpirtëror. Ndoshta mund të vija në studion tënde dhe të qeshnim. Por kjo është një klithmë për të gjithë shoqërinë. Dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët. Zoti i forcoftë. Duhet të pësosh në jetë që të kuptosh se çfarë është dhimbja.Ne kemi një shprehje që thuhet ‘larg nga evlati’. Kemi parë fëmijë që përcjellin prindin, por që prindërit të përcjellin fëmijët e tyre, kjo është klithmë. Ne si shoqëri harrojmë shpejt. Këtu është problemi i thelbit të shoqërisë.

Ne jemi një shoqëri e paedukuar, një shoqëri rrugaçe. Çfarëdo që ndodhte diçka e tillë, do ndodhte. Mendoj se sot udhëheqin të fortët. Ata kanë të drejtën absolute të futen ku të duan, sa të duan… Tirana nuk të le të ecësh më shumë se 40 km/h.

Thjesht mbajmë sytë nga ekrani, veshët diku për të mësuar viktimën e radhës. Mendoj se është një problem pak më tepër sesa për ta folur dhe për ta bërë. Klithma ime është e jashtëzakonshme, por janë ato vargjet e Migjenit:

Ah që s’kam një grusht të fortë që ti bie malit’. Unë kujt ti bie?

Ne na mungon dashuria e njeriut për njeriun. Mua më duket se ky krim, me atë heshtjen tonë, jemi bashkëautorë në krim. Unë jam prind, jam gjysh. Mezi pres mëngjesin që ata engjëj të mi të më thonë:

‘Mirëmëngjes gjysh, ditë të mbarë’.

Dhimbja është njësi relative. Por te kjo, klithma është pak. Iu përgjigja ftesës pa menduar se mund të jem adapti për të bërë një analizë, pavarësisht se roli që kam në ekran na bën të përcjellim mesazhe.

Jemi një shoqëri Facebook-u, TikTok-u…Po rrisim një brez, mbase e ekzagjeroj, një brez i rrezikshëm. I shoh dhe them:

‘Oh Zot, a kanë familje këta, a kanë prindër?’.

Ata shohin modele që i forti sundon.

Dëgjova Erion Braçen që tha se është krim. Po është krim, do dënohet ai dhe për x vite do dalë ai. Edhe dënimi i tij nuk ka vlerë. Çfarëdo që të jetë. Burgim i përjetshëm, do ta mbajmë me bukë. Çfarë?”, tha Llakaj.

Top Channel