Home Blog Page 35

Nis “Java Olimpike” në shkollën “Andon Xoxa”

0
Nis “Java Olimpike” në shkollën “Andon Xoxa”

Atmosfera e Lojërave Olimpike është zhvendosur sot në ambientet e shkollës “Andon Xoxa”, duke shënuar hapjen zyrtare të “Javës Olimpike”.

Ky aktivitet, i cili tashmë është kthyer në një traditë të përvitshme për këtë institucion arsimor, ka bërë bashkë nxënës, mësues dhe sportistë të rinj në një ditë plot energji.​

“Është një privilegj dhe një mundësi e shkëlqyer për të treguar aftësitë tona bashkëpunuese dhe për të kaluar një javë të bukur nën moton e sportit,” – thuhet në faqen e shkollës në facebook.

Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror

0
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror

 Turizmi i aventurës në Shqipëri ka marrë një zhvillim të ndjeshëm vitet e fundit, ku në qendër të tij po spikat gjithnjë e më shumë sporti i rafting, si një ndër aktivitetet më të preferuara nga vendasit dhe të huajt.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto të disa të rinjve që kanë shijuar adrenalinën e raftingut në lumin e Vjosës, duke ndjekur rrjedhën e një prej lumenjve të fundit të egër dhe të paprekur në Evropë.

Gjatë muajve të fundit, operatorët turistikë kanë raportuar një rritje të ndjeshme të kërkesës për rafting, sidomos nga turistë të huaj që kërkojnë eksperienca autentike në natyrë.

Pranvera dhe fillimi i verës konsiderohen periudhat më të favorshme, pasi niveli i ujit është më i lartë dhe krijon kushte ideale për aventura të sigurta, por njëkohësisht sfiduese.

Rafting zhvillohet kryesisht në segmente të ndryshme të lumit, ku niveli i vështirësisë varion nga i lehtë për fillestarët deri në më sfidues për aventurierët me eksperiencë.

Rafting në Vjosë nuk është thjesht një aktivitet sportiv, por një model i ri i turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri, ku aventura, ekonomia lokale dhe mbrojtja e mjedisit ecin paralelisht.

Në mars të këtij viti gjatë një takimi të ministrit të Mjedisit, Sofjan Jaupaj me përfaqësues të bashkisë Përmet, Parkut Kombëtar të Vjosës, Federatës Shqiptare të Rafting-ut dhe operatorëve turistikë përmetarë u ra dakord që sezoni i ri i lundrimit me mjete të lehta jomotorike në lumin Vjosa të jetë në afatin kohor 1 prill deri më 30 nëntor 2026.

Lumi Vjosa, i njohur si “lumi i fundit i egër në Evropë”, po kthehet në një destinacion gjithnjë e më të preferuar për adhuruesit e natyrës dhe sporteve ekstreme. Të apasionuar pas sporteve ekstreme, turistë të shumtë rendin në rrjedhën e Vjosës për të përjetuar eksperiencën unike të rafting.

Turistët e aventurës përshkojnë lumin nga Përmeti deri në Këlcyrë me një gjatësi gati 20 km, zonë në të cilën rafting është më i frekuentuari falë kombinimit të rrjedhës së përshtatshme të ujit dhe peizazheve mbresëlënëse me kanione, ura historike dhe natyrë të egër.

Të miturit u shuan në aksident/ Shpërthejnë të afërmit: Të digjet, fajtor shteti

0
Të miturit u shuan në aksident/ Shpërthejnë të afërmit: Të digjet, fajtor shteti

Dhimbja është ulur këmbëkryq në lagjen nr.5 në zonën e ish-kënetës në Durrës, ku dje tragjikisht dy fëmijë humbën jetën pasi u përplasën nga një automjet. Ndërkohë një tjetër i mitur lufton në spitalin e Traumës. Familjarë, të afërm të viktimave, 10 dhe 12 vjeç, shprehen të pikëlluar për ngjarjen, ndërsa shpërthejnë në akuza kundër policisë. Një banore e zonës, që është dhe e afërme e një prej familjeve, pohon se autori meriton dënim me djegie. “Të digjet! Ta marrë vesh dynjaja. I kam të mitë. Jo vetëm unë, por e gjithë Shqipëria po e përjeton!”, tha zonja. Ndërkohë një tjetër banor shprehet se ngjarja ishte si në filma dhe e pabesueshme.

“Jemi të tramaksur. Ishte si në filma. Ishim pa gjumë tërë natën, fëmijët janë të tmerruar. Jemi pa fjalë. Shteti të marrë masa. Nuk kemi fjalë. Nuk ishte hera e parë për atë person. Ka qenë problematik. Kur ishte i pirë s’dinte se çfarë bënte.”, tha ai.

Sakaq, një tjetër banor shprehet se faji është i shtetit. “Njëra familje kishte të atin në Itali, të sëmurë. Erdhi mbrëmë. Jemi të tronditur si lagje. Është dhe për faj të shtetit. Ishte njoftuar shteti për këtë rast. Tragjedi! Jemi të tronditur, jemi të lënduar të gjithë shpirtërisht.”, tha ai.

Sakaq, familjar i viktimave shprehet se janë me zemër të ngrirë për shëndetin e djalit tjetër, 8 vjeç, vëllai i njërit prej viktimave, që ndodhet i shtruar te Trauma.
“U ka dhembur shpirti dhe atyre që nuk e njihnin. Jemi pa fjalë. Dhimbja është e madhe. E gjithë familja është e prekur, e shokuar. Me zemër të ngrirë pasi djali tjetër është në spital.”, tha ai.

Aksident me vdekje në aksin Berat-Dimal, motori godet nga pas BMW-në! Ndërron jetë pasagjeri

0
Aksident me vdekje në aksin Berat-Dimal, motori godet nga pas BMW-në! Ndërron jetë pasagjeri

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në fshatin Otllak. Një motorr ka goditur nga pas mjetin “BMW” që ishte në ecje dhe si pasojë e goditjes pasagjeri i motorit ka “fluturuar” në ajër dhe është përplasur në rrugë, duke gjetur vdekjen.

Viktima është shtetasi Adrian Azemi, 57 vjeç,banues në fshatin Lapardha, ndërkohë që drejtuesi i motorit Alban Gajda,35-vjeç, ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat.

Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve,jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, ndërsa po kryhen hetimet e para në vendngjarje për të zbardhur shkaqet.

Analiza vjetore e vitit 2025: Gjykata e Fierit përballet me fluks rekord çështjesh

0
Analiza vjetore e vitit 2025: Gjykata e Fierit përballet me fluks rekord çështjesh

Gjykata e Shkallës së Parë té të Juridiksionit te Përgjithshëm Fier, ka zhvilluar sot analizën vjetore për vitin 2025. Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetari i Gjykatës Noel Veizi, Inspektori i Këshillit të lartë të Drejtësisë Artur Metani, anëtarët e KLGJ Emona Muçi e Bledar Bajri, Kryeprokurori Elion Mustafaj, përfaqësues të Drejtorisë Vendore të Policisë si dhe aktorë të tjerë të sistemit.

Në fjalën e tij kryetari i gjykatës Noel Veizi, theksoi se ky vit ka qënë sfidues për shkak të mungesës së organikés dhe ambienteve të pamjaftueshme të gjykatës. Gjatë punës né një territor me 6 bashki dhe një popullsi prej 240 377 banorë, në Gjykatën e Fierit rezulton një rritje e cështjeve të gjykimit vepra penale 71.5% ku dhuna né familje ka pësuar rritje duke shënuar treguesit më shqetësues të 5- vjeçarit të fundit ndërkohë që numërohen një numër i lartë çështjesh të mbartura.

Mungesa e ambienteve, të sallave të gjyqit dhe konsultimit, riktheu edhe një herë në vëmëndje debatin e nevojës së gjetjes prej 15 vitesh të një sheshi për ndërtimin e një gjykate të re. Kryetari i dhomës së avokatisë Fier, Ermal Hamataj theksoi se kjo problematikë duhet të zgjidhet sa më parë.

Gjatë vitit 2025 numri total i cështjeve për gjykim ishte 10764, ndërsa numri total i veprave të gjykuara 5677, ndërkohë që u dënuan 971 shtetas nga të cilët 17 të mitur.

“Vdekja e paralajmëruar e Apolonisë: Nga fidanishtja e artë te rënia në Kategorinë e Dytë” – Nga Bledar Borova

0
“Vdekja e paralajmëruar e Apolonisë: Nga fidanishtja e artë te rënia në Kategorinë e Dytë” – Nga Bledar Borova

Kjo është një “Vdekje” paralajmëruar që dhemb, sepse Apolonia nuk eshte thjesht një ekip futbolli, por eshte identiteti, endra dhe pasioni i nje qyteti.

“Është paradoksale që klubi që furnizoi kombëtaret e moshave dhe klubet elitë me emra si Gjata, Kurti, Maksuti, Mezani, Myrtaj,Trifoni apo Harizaj, sot e gjen veten të dorëzuar në të gjitha frontet.

Këndvështrim mbi këtë situatë:

Kur “Fidanishtja” thahet për “Mercenarë te huaj pa kualitet”

Dhimbja më e madhe e tifozërisë fierake nuk është thjesht humbja e pikëve, por humbja e shpirtit të fanellës. Emrat që përmenda me siper nuk ishin thjesht lojtarë, ishin djem qyteti që e njihnin peshën e asaj baze.Zëvendësimi i kësaj tradite me lojtarë të huaj pa kualitet dhe, mbi të gjitha, pa asnjë lidhje emocionale me Fierin, rezultoi një eksperiment i dështuar. Kur nuk ke cilësi teknike, të shpëton “përkatësia”, por kur mungojnë të dyja, përfundimi është kjo që shohim sot: rënia në Kategorinë e Dytë.

“Rënia e U19: Goditja në “Zemër”

Nëse ekipi i parë mund të bjerë e të ngrihet me investime, rënia e ekipit U19 është këmbanë alarmi për strukturën. Apolonia U19 ka qenë elita e Shqipërisë (madje kampione 2 here pak vite më parë). Rënia e tyre tregon se:Zinxhiri i prodhimit është këputur.

Trajningu menaxhimi dhe skautimi nuk po funksionojnë më si dikur. Talentet e rinj fierakë po largohen drejt Tiranës apo jashtë vendit para kohe. Këmbana për të Ardhmen.

Kjo nuk është thjesht një renditje e keqe; është kriza e një modeli. Apolonia ka funksionuar gjithmonë mbi modelin e vetëfinancimit përmes shitjes së talenteve. Pa talentet e prodhuar në shtëpi (fidanishtja), ky model falimenton.

Rënia e dyfishtë duhet të shërbejë si një “shuplakë” për të kuptuar që

Prioriteti duhet të kthehet te Fieri: Lojtari fierak dhe ai shqiptar duhet të jetë sërish shtylla e ekipit.

Llogaridhënia:

Kush i solli lojtarët pa “përkatësi” që turpëruan fanellën?

Rindërtimi nga themelet: Kategoria e Dytë duhet të jetë vendi ku nis spastrimi dhe rikthimi te identiteti i vjetër.Është koha që klubi të pushojë së qeni një “tranzit” për mercenare dhe të kthehet në shtëpinë e talentit fierak dhe shqipetar.

🤍💚Perjetmetyapolloni🤍💚

Aksident tragjik në Durrës, dy fëmijë humbasin jetën

0
Aksident tragjik në Durrës, dy fëmijë humbasin jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës, teksa dy fëmijë kanë humbur jetën për shkak të një përplasje me automjet.

Gazetarja raporton moshën e të miturve, ndërkaq thekson se autori u largua pas aksidentit por është kapur më pas nga forcat e policisë.

“Një aksident i rëndë është regjistruar në lagjen 15 në Durrës, e njohur si zona e ish-Kënetës, me pasojë vdekjen e dy fëmijëve të mitur dhe plagosjen e rëndë të një të treti.

Përkatësisht mosha e të mitruve që kanë humbur jetën janë 8 dhe 10 vjeç ndërsa personi i tretë  që ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore është 13 vjeç.

Tre të miturit mësohet se kanë qenë duke luajtur në trotuar në lagjen e tyre teksa janë përplasur nga një automjet Benz ML, i cili dyshohet se lëvizte me shpejtësi. Pas përplasjes dy fëmijët kanë ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërsa i mituri i tretë është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të qytetit të Durrësit.

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar nga vendngjarja, por autori 57 vjeçar është kapur menjëherë nga policia.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes”, ka raportuar gazetarja.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./euronews/

Sherr mes dy të rinjve në një lavazho në Fier, plagoset njëri prej tyre

0
Sherr mes dy të rinjve në një lavazho në Fier, plagoset njëri prej tyre

Një konflikt që ka nisur midis dy të rinjve në një lavazho në lagjen “ 15 Tetori” në Fier, ka degraduar në përdorimin e thikës. I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia e cila po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave.

Sipas burimeve policore , i plagosuri eshte pronari i nje subjekti ne zone.

Ai i ka dhene me qera nje biznes autorit, dhe dyshohet qe shkak i konfliktit ka qene pagesa e qiradhënies.

Ndërkohë i plagosuri nuk po jep detaje për ngjarjen dhe as emrin e autorit ndaj dinamika mbetet ende e paqarte.

17 vjet nga ndarja nga jeta e deputetit Fatmir Xhindi, i biri bën dedikimin prekës

0
17 vjet nga ndarja nga jeta e deputetit Fatmir Xhindi, i biri bën dedikimin prekës

Në 17-vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-deputetit të Fierit, Fatmir Xhindi, djali i tij, Albano, ka kujtuar të atin me një mesazh prekës në rrjetet sociale.

“17 vite pa ty babo! Sa shumë mall! I gëdhendur në përjetësi! Sa herë shikoj qiellin, të shoh duke më shikuar!”, – shkruan ai, duke prekur ndjekësit me fjalët e tij.

Postimi ka marrë reagime të shumta, ndërsa kujtimi i Fatmir Xhindit vijon të mbetet i gjallë për familjen dhe të afërmit e tij.

I hap telashe vetes 32 vjeçari fierak, kanosi nëpërmjet telefonit dajën e vet

0
I hap telashe vetes 32 vjeçari fierak, kanosi nëpërmjet telefonit dajën e vet

(Foto ilustruese)

Nje lajmerim jo i zakonte ka ardhur nga Policia e Fierit ku, nje i ri fierak ka kercenuar nepermjet telefonit dajen e vete.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori edhe në ngarkim të shtetasit E. M., 32 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur përmes telefonit dajën e tij, shtetasin F. M., 65 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.