Home Blog Page 36

Kryemadhi: Nuk qava kur Iliri ‘tha do divorcohem’! Unë e përdalë nuk bëhem, por vrasëse për fëmijët e mi po!

0
Kryemadhi: Nuk qava kur Iliri ‘tha do divorcohem’! Unë e përdalë nuk bëhem, por vrasëse për fëmijët e mi po!

Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë”, Monika Kryemadhi u pyet lidhur me gjyqin e Ilir Metës, teksa ndodhet i arrestuar prej më shumë se 1 viti e gjysmë tanimë.

Gjatë intervistës në studio, Kryemadhi u shpreh është paragjykuar, por pavarësisht kësaj nuk ka zgjedhur të bëjë rolin e viktimës.

Erl Murati: A jeni ndjerë e gjykuar gjatë gjithë këtyre javëve që shoku juaj i jetës gjendet në izolim dhe ju keni nisur jetën tuaj në mënyrë më spektakolare. Ka njëlloj përplasje imazhi, një ish-president, ish -kryeministër në izolim dhe ish bashkëshortja e tij ka rilindur… Për shkak të viteve që njihemi ma lejo, më erdhën në mendje poezi një varg, që thotë: “në orën 6 ai u var, në orën 7 e kallën në varr; në orën 8 ajo që e deshte pinte verë të kuqe dhe qeshte”.

Kryemadhi:  Këto vargje nuk kanë lidhje me mua, por me ish bashkëpunëtorët e Metës në politikë që ka pasur, ish ministrat, ish deputetët, dhe ish miqtë e tij të ngushtë. Ne shqiptarët jemi njëshat e frustrimit mediatik. Mos prit që unë të vë kujën dhe të qaj. Unë kur qava kur Ilir Meta tha divorcohem nga Kryemadhi, mos prit që unë qoftë edhe në sallë të gjyqit edhe përpara kamerave të shtrihem dhe të bëj rolin e viktimës.

Unë jetën do ta vazhdoj Erli sepse do ushqehem do jetoj, do jetoj për veten time dhe për fëmijët e mi në radhë të parë. Një bashkëpunëtor i imi, ose ish bashkëpunëtor në një tavolinë me burra, diskutonte për sjelljen time mediatike ka thënë nuk e dija që qenka kaq e përdale…Dhe unë i kam thënë unë kurv nuk bëhem, por vrasëse për fëmijët e mi po…E paragjykuar po jam ndjerë.

Sot kanë frikë edhe të vijnë tek dera përpara gjykatës qoftë edhe në solidaritet. Por për mua beteja ime është me opinionin publik për të zbardhur të vërtetën. Por nëse kjo dosje dhe këto akuza që  10 % e dosjes janë akuza gazetash, nuk pranoj asnjë akuzë…Kush është vepra penale? Ai pretendon që vepra penale ka ndodhur pas një viti…”, tha ajo.

Nga sot qytetarët kalojnë pa kontrolle në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë

0
Nga sot qytetarët kalojnë pa kontrolle në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë

Nga sot ka hyrë në fuqi marrëveshja për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë, që lejon qytetarët të kalojnë kufirin pa pasaportë apo letërnjoftim për pjesën më të madhe të vitit.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, për automjetet kosovare dhe shqiptare nuk do të kryhen kontrolle kufitare, duke mundësuar lëvizje të shpejtë dhe të pakufizuar.

Lehtësimi i procedurave zbatohet gjatë nëntë muajve të vitit, konkretisht nga 1 maji deri më 30 shtator, dhe nga 1 nëntori deri më 28 shkurt të vitit pasaardhës.

Lëvizja e lirë vjen në ndihmë tashmë që sezoni turistik veror është në prag duke lehtësuar qarkullimin për pushuesit në bregdetin shqiptare.

Lëvizja e lirë synon të nxisë zhvillimin ekonomik, turistik dhe të forcojë bashkëpunimin mes dy vendeve.

Marrëveshja për lëvizjen e lirë është një hap përpara në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin më të thellë mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Zgjerohet kultivimi i luleshtrydhes në Fier, 60% e prodhimit shkon për eksport

0
Zgjerohet kultivimi i luleshtrydhes në Fier, 60% e prodhimit shkon për eksport

Qarku i Fierit po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një nga zonat kryesore të prodhimit të luleshtrydhes në vendin tonë, duke u kthyer në model të zhvillimit bujqësor të orientuar drejt tregut dhe eksportit.

Në zonat e Cakranit, Frakullës dhe Kafarajt, sipërfaqet e mbjella me luleshtrydhe janë zgjeruar ndjeshëm vitet e fundit, ku fermerët kanë investuar në sera moderne dhe teknologji të avancuara kultivimi.

Ndërsa sezoni i luleshtrydhes ndodhet në pikun e vet duke mbushur tregjet, ekipi i ATSH-së sjell pamje nga fushat e mbjella me frutin e shijshëm që ka krijuar  panoramë karakteristike për zonën. Gjithkush që shkon drejt jugut e kalon në Levan nuk mund të mos ketë vënë re serat e mbjella me luleshtrydhe.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Bujqësisë Fier, aktualisht në territorin e Bashkisë Fier kultivohen rreth 130 hektarë me luleshtrydhe, të shpërndara në rreth 250 ferma. Rendimenti mesatar i luleshtrydhes arrin në 600 kv/ha, duke reflektuar përmirësimet në teknologjinë e kultivimit dhe praktikat bujqësore të përdorura nga fermerët.

Pesha kryesore e prodhimit përqendrohet në Njësinë Administrative Frakull, ku kultivohen rreth 110 hektarë, duke e kthyer këtë zonë në një nga bërthamat kryesore të prodhimit të luleshtrydhes.

Referuar statistikave sipërfaqet e mbjella me luleshtrydhe kanë ardhur në rritje të vazhdueshme, ndërsa këtë vit rendimenti i paraqitet më i lartë krahasuar me vitin 2025, falë kushteve të favorshme klimatike dhe përdorimit të teknikave më të avancuara të kultivimit.

Një pjesë e konsiderueshme e prodhimit është e orientuar drejt eksportit.

Sipas statistikave zyrtare, rreth 60% e luleshtrydhes së prodhuar në Fier shkon për tregjet e huaja, kryesisht në vendet e rajonit dhe Bashkimit Europian, duke rritur të ardhurat për fermerët dhe duke forcuar rolin e këtij sektori në ekonominë vendase.

Zgjerimi i kësaj kulture bujqësore dhe kërkesa në rritje për produktin “Made in Albania” po e shndërrojnë luleshtrydhen në një nga kulturat më premtuese për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë dhe rritjen e eksporteve shqiptare.

‘Parku i bletëve’ me sensorë dhe inteligjencë artificiale! Nxënësit e Patosit triumfojnë në festivalin e shkencës

0
‘Parku i bletëve’ me sensorë dhe inteligjencë artificiale! Nxënësit e Patosit triumfojnë në festivalin e shkencës

Nxënësit e “Zhani Ciko”-s në Patos kanë njohuri të mira shkencë dhe janë të talentuar ndaj trimfuan në Festivalin e Shkencës me projektin “Parku Inteligjent i Bletëve”. Për Report TV, ata rrëfejnë për herë të parë, detajet e këtij parku inovativ, i cili funksionon me sensorë, kamera dhe sisteme kompjuterike që monitorojnë në kohë reale jo vetëm bletët por dhe sigurinë e vizitorëve.

Ndryshe nga një park bletësh i zakonshëm, parku inteligjent funksionon me sensorë, inteligjencë artificiale dhe sisteme automatike alarmi.

“Parku Inteligjent i Bletëve” eshte realizuar nga gjimnazistet e “Zhani Ciko”-s në Patos dhe monitoron në kohë reale lëvizjen e bletëve, kontrollon cilësinë e ajrit, temperaturën, lagështinë, menaxhon sigurinë e vizitorëve dhe sinjalizon rreziqet.

“Jemi fokusuar te bleta, pasi ajo polenizon shumë kultura bujqësore dhe ka ndikim të madh në jetën tonë. Projekti synon të integrojë teknologjinë e gjelbër me bletarinë dhe mbrojtjen e mjedisit”, thotë nxënësi Sokol Baxhia.

Në hyrje të parkut, çdo vizitor regjistrohet përmes një sistemi check-in dhe plotëson të dhënat mbi alergjitë, për të minimizuar rrezikun nga pickimet.

“Kemi krijuar aparatura teknologjike me sisteme IoT, pajisje inteligjente me sensorë dhe internet, që monitorojnë dhe menaxhojnë automatikisht të dhënat në kohë reale. Këtu përfshihet sistemi check-in për vizitorët”, shton ai.

Risia tjetër është radari që monitoron bletët në ajër dhe inteligjenca artificiale që analizon të dhënat. Parku ka edhe kamera inteligjente për lokalizimin e personave brenda hapësirës.

“Projekti përfshin radar të integruar në park për monitorimin e bletëve në ajër. Të dhënat analizohen nga një agjent AI, i cili ndihmon vizitorët të shmangin zonat me rrezik. Kemi edhe kamera inteligjente që lokalizojnë personat brenda parkut”, thotë Baxhia.

Projekti integron bujqësinë inteligjente përmes sistemit vadites SIMBA.

“Monitoron tokën dhe kulturat bujqësore, kontrollon vaditjen dhe shton kripëra minerale sipas nevojës. Për energjinë përdorim panele diellore lëvizëse që mbledhin rrezet e diellit gjatë gjithë ditës”,s hton ai.

Një tjetër komponent inovativ është sistemi kundër zjarrit.

“Nisur nga rastet kur bletët janë djegur nga zjarret, si në Sarandë, sistemi ynë arrin të parashikojë zjarrin 3 sekonda përpara dhe sinjalizon administratën e parkut për të ndërhyrë në kohë”, thotë ai.

Projekti përfshin dhe prodhimin e biodiesel-it nga algat dhe kultivimin e spirulinës për përmirësimin e cilësisë së ajrit.

I realizuar nga pesë nxënës të gjimnazit “Zhani Ciko”, me ndihmën e mësueseve Erviola Konomi dhe Selam Serjani, pas katër muajsh pune, “Parku Inteligjent i Bletëve” u shpall fitues në Festivalin Kombëtar të Shkencës, duke sfiduar 300 projekte nga gjimnazet e gjithë vendit.

U.D/I.M/Shqiptarja.com

Flamur Noka: Mereme Sela, e vetmja demokrate që plotëson kriteret për të kandiduar për kryetare të PD

0
Flamur Noka: Mereme Sela, e vetmja demokrate që plotëson kriteret për të kandiduar për kryetare të PD

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka komentuar procesin e kandidimeve për drejtimin e partisë, duke përcaktuar se cilët nga emrat që kanë shprehur interes për drejtimin e PD janë përfaqësues të vlerave demokrate.

Në një prononcim për mediat nga selia blu, Noka justifikoi mosregjistrimin e Ervin Salianjit dhe Alesia Balliut si kandidatë për kryetar të PD, duke i akuzuar për lidhje me figura pranë qeverisë. Sipas tij, njëri është “shërbëtor i Ergys Agasit”, ndërsa tjetra “e lidhur me Karlo Bolinon”, të cilin e etiketoi si “Vari Karlo”.

“Për Gysin nuk do të jetë kurrë kjo derë e hapur. Për ‘Vari Karlon’ nuk do të jetë kjo derë e hapur. Kur të hapet gara për administratorin e Gysit, le të aplikojnë atje. Për të qenë pjesë e PD duhet së pari të jesh demokrat dhe jo t’i shërbesh Ramës, por demokratëve”, u shpreh Noka.

Sipas tij, e vetmja demokrate që plotëson kriteret është Mereme Sela, kërkesa e së cilës për të kandiduar është pranuar nga strukturat e partisë.

“Mereme Sela është demokrate, është anëtare e partisë. Plotësimi i kritereve është çështje e institucioneve, por ajo është demokrate”, deklaroi Noka.

Zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike pritet të mbahen më 18 prill. Megjithatë, vëmendje ka tërhequr afati i shkurtër për regjistrimin e kandidaturave, pasi nga publikimi i vendimit deri në dorëzimin e dokumenteve kanë qenë më pak se 24 orë.

Në primaret e një viti më parë për të përzgjedhur kandidatët e PD-së për zgjedhjet parlamentare të 25 majit 2025, Mereme Sela mori 43 vota në qarkun e Durrësit.

205 mld lekë të ardhura në 3 muajt e parë të vitit! Sa do të përfitojnë fermerët nga kompensimi

0
205 mld lekë të ardhura në 3 muajt e parë të vitit! Sa do të përfitojnë fermerët nga kompensimi

Ministri i Financave, Petrit Malaj paraqiti bilancin e 3 muajve të parë të vitit, ku vihet re një rritje pozitive e shifrave, krahasuar me 2025-ën.

Në këto 3 muaj, janë plot 205.1 miliardë lekë të ardhura. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, 13.3% më shumë.

“Kemi 110 milion euro më shumë të ardhura se sa kishim planifikuar. Rritja nuk ka ardhur si rezultat i rritjes së taksave apo tatimeve, por një mirëadministrimi tatimor dhe doganor”, deklaroi Malaj.

Shpenzimet, totali në masën 156 miliard lekë, krahasuar me 3-mujorin e parë të vitit 2025, rritje me 5.9%.

45.7 miliardë lekë, kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, 3.7 miliardë lekë më shumë se në 3 muajt e parë të 2025-ës.

“Janë disa faktorë për rritjen ekonomike, formalizimi i ekonomisë, ka një xhiro të deklaruar më të drejtë, konsumi i brendshëm që mbetet i fortë, performancë të mirë të sektorit të shërbimit dhe tregtisë”, argumentoi ministri.

Gjatë 3-mujorit të parë të vitit janë regjistruar 13 825 punonjës më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Malaj theksoi se ka pasur një rritje të deklarimit të pagave në të gjithë sektorët e ekonomisë, veçanërisht në fashat 70 mijë-100 mijë lekë dhe 100 mijë-120 mijë lekë, ku është shënuar rritje respektivisht me 25% dhe 26% krahasuar me marsin e vitit 2025.

Sipas tij, në sektorin e ndërtimit rritja e deklarimeve të pagave është edhe më e theksuar, duke arritur në 81% në fashën 70 mijë-100 mijë lekë dhe 61% në fashën 100 mijë- 120 mijë lekë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në sektorin e turizmit, rezulton një rritje e ndjeshme e deklarimit të pagave, me 34%.

Malaj shtoi se tatimi mbi pagën ka shënuar rritje si në sektorin privat, me 17.1% më shumë se në 3-mujorin e parë të vitit 2025, ashtu edhe në sektorin publik, me një rritje prej 9%.

Deklarata individuale e të ardhurave (DIVA)

Janë dorëzuar 164 263 deklarata, ose 25% më shumë se në vitin 2025.

77 077 përfitues nga skema për fëmijët nën 18 vjeç.

1.4 miliard lekë është shuma totale e gjeneruar nga sistemi për rimbursim për individët me tepricë kreditore.

Vetëm 670.2 milionë lekë janë kërkuar deri tani për t’u tërhequr si rimbursim monetar.


Kompensimi i TVSH-së në bujqësi do të realizohet prej datës 1 korrik 2026.

5 642 është numri i fermerëve në transaksione me blerësit me TVSH, 20% më shumë krahasuar me 2025-ën.

448 është numri i blerësve me TVSH në transaksione me fermerët, 16.1% më shumë krahasuar me 2025-ën. 113 470 është numri i fermerëve me NIPT.

Shuma potenciale për kompensim për 3 muajt e parë të këtij viti, përllogaritet rreth 400 milionë lekë.

“Këto janë disa nga treguesit e efekteve të politikës së re tatimore për vitin 2026 për kompensimin në masën 10% të TVSH-së. Gjej rastin t’i bëj thirrje subjekteve grumbullese dhe përpunuese, që të leshojnë autofatura për fermerët, pasi në të kundërt do të jenë subjekt i kontrolleve nga Administrata Tatimore”, ishte apeli i ministrit.


“Jemi duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën, edhe si do të reagojë tregu për rritjen e çmimeve, me rekomandimet e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar që sugjerojnë që qeveria duhet të fokusohet te grupet vulnerabël sa herë marrim masa apo ndërhyjmë në treg”, deklaroi Malaj kur u pyet lidhur me rritjen e shpejtë të çmimeve të karburanteve dhe jo vetëm.

Ministri u pyet edhe për kompanitë që kanë kryer mirëmbajtjen e AKSHI-t dhe procesin e pagesave të kontratave, në një kohë kur dosja e AKSHI-t është nën hetim nga SPAK.

Ai u shpreh se Ministria e Financave alokon buxhetet për të gjitha institucionet buxhetore, ndërsa janë vetë këto institucione që vendosin dhe vlerësojnë për kryerjen e pagesave ndaj furnitorëve, edhe nëse ka shanse që llogaritë bankare të këtyre të fundit të jenë sekuestruar.

Sipas Malajt, ky informacion nuk administrohet nga Ministria e Financave, pasi buxheti shpërndahet në fillim të vitit dhe më pas menaxhimi i shpenzimeve dhe pagesave i takon institucioneve përkatëse.

/tvklan.al

Dy automjete përplasen “kokë më kokë” në aksin rrugor Tepelenë–Krahës, 8 persona të plagosur

0
Dy automjete përplasen “kokë më kokë” në aksin rrugor Tepelenë–Krahës, 8 persona të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Tepelenë–Krahës, në afërsi të fshatit Iliras, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa lëviznin në drejtime të kundërta.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar tetë persona, të cilët ndodheshin në mjetet e përfshira në aksident.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal Gjirokastër, ku sipas burimeve ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur policia rrugore, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Ndërkohë, qarkullimi në këtë segment është normalizuar pas ndërhyrjes së autoriteteve.

© BalkanWeb

Aksident i rëndë në Fier, humb jetën një person me biçikletë

0
Aksident i rëndë në Fier, humb jetën një person me biçikletë

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim.

Sipas burimeve paraprake një automjet është përplasur me një biçikletë dhe si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i biçikletës , rreth 65 vjeç, ka humbur jetën ndërsa automjeti ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë tre ambulanca, shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti me pasoja fatale.

Zjarr në ullishtet e Panajasë në Vlorë, ndërhyjnë zjarrfikëset

0
Zjarr në ullishtet e Panajasë në Vlorë, ndërhyjnë zjarrfikëset

Një zjarr ka rënë prej më shumë se një ore në ullishtet e fshatit Panaja, pjesë e Njësisë Administrative Qendër.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit

Firmoset marrëveshja për ndërtimin e anijeve në Pashaliman, Rama: Do jetë në dobi edhe të vendeve aleate

0
Firmoset marrëveshja për ndërtimin e anijeve në Pashaliman, Rama: Do jetë në dobi edhe të vendeve aleate

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në firmosjen e marrëveshjes mes shoqërisë Ficantieri, një nga kompanitë më të mëdha të ekselencës në Europë dhe kompanisë KAYO, për të prodhuar në Shqipëri në kantierin e Pashalimanit anije lundruese në dobi të ushtrisë shqiptare, por dhe të vendeve aleate.

“Është një marrëveshje me Fincantieri-n për të krijuar një shoqëri të re nga “Fincantieri Albania”, së bashku me agjencinë tonë shtetërore të “Kayos” për të prodhuar po në Shqipëri, në kantierin e Pashalimanit anije lundruese që janë në dobi të ushtrisë shqiptare, por edhe për ushtritë e tjera të vendeve aleate.

Ajo që e bën këtë marrëveshje, një marrëveshje të veçantë është edhe ajo që tha drejtuesi i lartë i Fincantierit, duke nënvizuar, duke theksuar se bota e kantiereve po ndryshon dhe kjo marrëveshje kërkon që të përcaktojë pikërisht një vullnet dhe një vizion për të shoqëruar këtë ndryshim me diçka të re, diçka të veçantë, diçka speciale, e cila sigurisht do të krijojë një ekselencë italo-shqiptare këtu në territorin tonë dhe që do të shërbejë dhe në përgjithësi për botën e re të kantiereve për inovacionin e saj dhe për atë që ajo sjell.

Nga ana tjetër, kjo marrëveshje është një lajm shumë i mirë për të rinjtë, për vajzat e djemtë e shkollës industriale të Vlorës, të cilët do të jenë të parët, të cilët do të kontaktohen dhe do të ftohen për të marrë pjesë në një rrugëtim formimi të përshtatur për të qenë nesër dhe jo në një të ardhme të largët, por në një të ardhme shumë të afërt pjesëmarrës, të kësaj shoqërie të re ekselence në territorin e tyre, pra në qytetin e tyre të lindjes dhe ata sigurisht do të jenë të shoqëruar në rrugën e tyre të formimit nga profesionistët e Fincantieri-t dhe do të arsimohen si në Itali, pikërisht aty ku Fincantieri ka dhe shpirtin e saj, bazën e saj, por edhe në Shqipëri, në Pashaliman ku ky shpirti i dytë themi do të marri jetë së shpejti.

Dhe nga ana tjetër, kjo marrëveshje hap rrugën dhe për një diskutim të ri të natyrës ekonomike si për Fincantieri-n ashtu edhe për Kayo-n, për Shqipërinë sepse siç thashë sigurisht do të jemi të parët që do të përfitojmë nga produktet e shoqërisë në mënyrë konkrete nga dy anijet e para që do të ndërtohen për Forcat tona të Armatosura dhe që do të çojnë në shtatë numrin total të flotës tonë, e cila në termat e përcaktuara nga statusi jonë madhor, po sigurisht dhe me NATO-n është një numër optimal, përsa i përket peshës dhe përgjegjësisë së Shqipërisë në Mesdhe dhe më pas sigurisht prodhimi do të vazhdojë më tej për të eksportuar këto anije, aty ku sigurisht është e qartë që teknologjia e re dhe inovacioni që do të shoqërojë këtë rrugëtim, do të implementohet.

Është diçka fantastike, pa ekzagjeruar fare sepse kemi arritur pikërisht në këtë pikë. Po flisja më parë dhe me shokët tanë të Fincantieri-t. Një nga vizitat e para jashtë Shqipërisë si kryeministër i ri është në vendin Fincantieri-t, pra në bazën e Fincantieri-t në selinë e tyre dhe aty kam vendosur, para atij grupi drejtues të asaj periudhe pikërisht kantierin e Pashalimanit, duke thënë se ndoshta do të ishte interesante të shikonim pikërisht në këtë kantier, mundësinë për të hapur një filial për kërkimin dhe inovacion për Fincantieri-n, por sigurisht ishin kohë paqeje, periudhë komforti, pra ishim periudhë mbrojtje, ndërkohë që Europa flinte.

Sot, kohët janë të ndryshme dhe kanë diktuar pikërisht këtë hap të Fincantieri-t drejt bregdetit tonë dhe drejt kësaj marrëveshjeje që është me të vërtetë një ëndërr për Shqipërinë dhe për Forcat e Armatosura të Shqipërisë si dhe për ekonominë industriale të Shqipërisë.Dhe ndërkohë doja të përfitoja dhe për të falënderuar nga zemra presidentin e “Leonardo”, përfaqësuesit e  Leonardo-s që na kanë qenë afër dhe e kanë vendosur të zezën në të bardhë, marrëveshjen për të përforcuar në mënyrë shumë të kompletuar, mbrojtjen tone, si nga ana detare, por dhe nga ana tokësore, me sistemin kundër raketave dhe sistemin e mbrojtjes në det.

Është vetëm fillimi.Shpresoj që bota të përmirësohet dhe që luftërat të përfundojnë, por ndërkohë Shqipëria është shumë e vogël për të vendosur të ardhmen e botës dhe fatin e lojës së shahut gjeopolitike, por duhet të përshtatemi. Duhet të përshtatemi sigurisht në të voglën tonë për të pasur një mbrojtje dinjitoze dhe për të pasur gjithçka që nevojitet për të qenë në lartësinë e një vendi të vogël, por krenar në aleancën Transatlantike, ku ne bëjmë pjesë.

Faleminderit nga zemra dhe qershia mbi tortë sigurisht është prezenca e ambasadorit të Italisë në këtë ceremoni, një partner me vullnet të lartë, por dhe me një disponueshmëri të lartë që na ka ndihmuar shumë për të mos humbur në përkthim, por megjithëse flasim shumë mirë italishten, nuk flasim shumë mirë gjuhën e teknologjisë, të mbrojtjes dhe të raketave dhe të kundërraketave dhe çdo gjë tjetër dhe pikërisht për këtë ambasadori ka qenë i jashtëzakonshëm, por nuk do ta përcaktoj si një zotëri vetëm për mbrojtje, por dhe për “sulmin”, sepse “sulmojmë” së bashku në 9 maj me muzikën  e Ennio Morricone, duke ftuar të gjitha vendet anëtare si të ftuar të Shqipërisë dhe të Italisë që përfaqësojnë shpirtin e Europës në këtë vend. Pjesa tjetër përfaqëson trurin, muskujt, por shpirtin shpirti sigurisht është Shqipëria dhe Italia”, tha Rama.

Top Channel