Home Blog Page 37

75 familje në Drizar kërkojnë ndërhyrje urgjente: Rruga e varrezave e pakalueshme prej dekadash

0
75 familje në Drizar kërkojnë ndërhyrje urgjente: Rruga e varrezave e pakalueshme prej dekadash

Rreth 75 familje të fshatit Drizar në bashkinë Mallakastër për më shumë se gjysëm shekulli përballen me problematikën madhore té rrugës së varrezave.

Rruga prej 1 kilometër e gjysmë është e pakalueshme .dhe e amortizuar pothuajse në gjithë gjatësinë e saj.

Banorët tregojné se vështirësia nuk është vetëm për të përcjellë në krahë për në banesën e fundit të afërmit e tyre, por edhe për të marrë pjesë në ritet mortore e përkujtimore, pasi automjetet nuk e përshkojnë këtë rrugë plot gropa dhe gurë.

E pavarësisht se u është premtuar në mënyrë të vazhdueshme ndërhyrje nga drejtuesit vendorë deri tani asnjë investim konkret nuk është realizuar.

Përballë kësaj situate banorët njëzëri kërkojnë ndërhyrje urgjente për ti dhënë fund kësaj problematike shumëvjeçare.

Ndërkohë i pyetur për këtë situatë kryebashkiaku Qerim Ismailaj ka pohuar se ky segment rrugor është planifikuar me prioritet në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.,

Uruguaj 1930: Misteret dhe çmenduritë e Botërorit të Parë që historia i ka harruar

0
Uruguaj 1930: Misteret dhe çmenduritë e Botërorit të Parë që historia i ka harruar

Kampionati i Parë Botëror i Futbollit në vitin 1930 mbetet një nga ngjarjet më romantike dhe të çuditshme të historisë së sportit. Ishte koha kur futbolli luhej me pasion të pastër, pa teknologji dhe me rregulla që sot do të na dukeshin të pabesueshme.

🇺🇾 Botërori i Parë: Uruguaj 1930

🏟️ Faktet Kryesore

  • Vendi Organizator: Uruguaj (u zgjodh sepse festonte 100-vjetorin e pavarësisë dhe kishte fituar dy olimpiadat e fundit).
  • Data: 13 korrik – 30 korrik 1930.
  • Pjesëmarrësit: Vetëm 13 shtete (7 nga Amerika e Jugut, 4 nga Europa, 2 nga Amerika e Veriut). Shumë skuadra europiane refuzuan të shkonin për shkak të udhëtimit të gjatë 2-javor me anije.
  • Stadiumi Kryesor: “Estadio Centenario” në Montevideo, i ndërtuar në kohë rekord (9 muaj) posaçërisht për këtë turne.

🏆 Rezultatet Kryesore

  • Ndeshja e Parë: Francë 4–1 Meksikë (Lucien Laurent shënoi golin e parë në historinë e botërorëve).
  • Gjysmëfinalet: Dy ndeshje me rezultate identike:
  • Argjentina 6–1 SHBA
  • Uruguai 6–1 Jugosllavia
  • Finalja e Madhe: Uruguaj 4–2 Argjentina
  • Në pushim të pjesës së parë Argjentina po udhëhiqte 2-1, por në pjesën e dytë uruguaianët përmbysën gjithçka para 68,000 spektatorëve.

⭐ Lojtarët më të Mirë

  1. Guillermo Stábile (Argjentinë): Golashënuesi më i mirë i turneut me 8 gola. Interesante është se ai nuk ishte titullar, por luajti vetëm sepse sulmuesi kryesor Manuel Ferreira duhej të kthehej në shtëpi për të dhënë një provim në universitet!
  2. José Nasazzi (Uruguaj): Kapiteni i pathyeshëm që udhëhoqi mbrojtjen dhe u shpall lojtari më i mirë i turneut.
  3. Pedro Cea (Uruguaj): Shënoi golin vendimtar të barazimit në finale dhe ishte motori i ekipit kampion.

🤔 Kuriozitete “Të Çmendura” nga 1930

  • Lufta e Topave: Në finale, të dyja skuadrat donin të luanin me topin e tyre. FIFA vendosi që në pjesën e parë të përdorej topi argjentinas (Tiento), ndërsa në të dytën topi uruguaian (T-Model).
  • Gjyqtari me Kostum: Arbitri i finales, belgu John Langenus, pranoi të gjykonte vetëm pasi mori garanci se kishte një anije gati për t’u larguar menjëherë pas ndeshjes në rast trazirash. Ai gjykoi i veshur me kostum, kollare dhe pantallona “knickerbockers”.
  • Lojtari me një dorë: Héctor Castro, i cili shënoi golin e fundit në finale për Uruguain, luante me vetëm një dorë pasi kishte prerë aksidentalisht krahun e tij të djathtë me sharrë elektrike kur ishte adoleshent.
  • Asnjë barazim: Ky është i vetmi Botëror në histori ku asnjë ndeshje nuk përfundoi në barazim.

“Bëj ushtrime për muskujt e barkut”, Meta flet për pamjen e ndryshuar: S’jam pa ushqim, por stërvitem 4 orë në ditë.

0
“Bëj ushtrime për muskujt e barkut”, Meta flet për pamjen e ndryshuar: S’jam pa ushqim, por stërvitem 4 orë në ditë.

Kreu i PL, Ilir Meta u shfaq për herë të parë publikisht që prej arrestimit të tij në 21 tetor 2024 dhe prej asaj kohe ndodhet në paraburgim. Opinioni publik u përball me një pamje të transformuar të Metës, pas kafazit të qelqtë në GJKKO, ku u zhvillua seanca e parë gjyqësore ndaj tij dhe ish-bashkëshortes, Monika Kryemadhi.

“Jam shumë mirë fizikisht dhe mendërisht“, thotë Meta.

Ai shton se dobësimi nuk ka ardhur nga mungesa e ushqimit, por prej stërvitjes intensive prej 4 orësh në ditë dhe dietës së rreptë.

“Nëse më rrinte kostumi i madh, kjo nuk ka të bëjë me faktin se më kanë lënë pa ushqim, siç është thënë, por me aktivitetin tim fizik që më merr të paktën 4 orë në ditë, e sidomos me ushtrimet për muskujt e barkut. Po kështu, dieta ime është shumë e shëndetshme falë edhe përkujdesjes së motrës time dhe jo vetëm. Nëse shqetësimi është për modelin e flokëve, këtu nuk ka berber profesionist dhe ky nuk është problemi. Nëse problemi është te lëkura, mos harroni se këtu uji është plot klor dhe do të më mjaftonte një javë në lumin e Valbonës ose të Shalës për ta bërë më të shndritshme lëkurën edhe se të (b)analistëve që bëjnë “make up” para se të dalin në studio për të shfokusuar opinionin publik nga 2 skandalet e GJKKO-së dje”, shprehet Meta.

Pati shqetësime për paraqitjen fizike dhe gjendjen tuaj shëndetësore. Apo këto lidhen me keqtrajtimin tuaj?

Gjendja ime fizike, shëndetësore dhe mendore është më e mirë se kurrë, pavarësisht gjithë privacioneve të bëra publike. Që nga 2 korriku i 2025, kur jam dënuar pa një akt vendimi ende zyrtar edhe sot vazhdojnë të gjitha kufizimet, përveç gjësë më të parëndësishme, ping-pongut, i cili është hequr si “sanksion” para një muaji. Me këtë rast dua t’ju siguroj se mbetem kampion absolut dhe me reflekse të jashtëzakonshme. Sa për dijeni, nënkampioni këtu është një 30-vjeçar, që dikur ka qenë edhe futbollist. Nëse më rrinte kostumi i madh, kjo nuk ka të bëjë me faktin se më kanë lënë pa ushqim, siç është thënë, por me aktivitetin tim fizik që më merr të paktën 4 orë në ditë, e sidomos me ushtrimet për muskujt e barkut. Po kështu, dieta ime është shumë e shëndetshme falë edhe përkujdesjes së motrës time dhe jo vetëm. Nëse shqetësimi është për modelin e flokëve, këtu nuk ka berber profesionist dhe ky nuk është problemi.

Nëse problemi është te lëkura, mos harroni se këtu uji është plot klor dhe do të më mjaftonte një javë në lumin e Valbonës ose të Shalës për ta bërë më të shndritshme lëkurën edhe se të (b)analistëve që bëjnë “make up” para se të dalin në studio për të shfokusuar opinionin publik nga 2 skandalet e GJKKO-së dje.

Së pari, në kundërshtim edhe me deklaratën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit kundër përdorimit të kafazit si mënyrë denigruese, antikushtetuese dhe në dhunim të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, pa surprizë GJKKO vendosi si standard dje rastin e trajtimit të një terroristi maroken në Francë, përgjegjës për sulm kamikaz me pasojë vdekjen e dhjetra qytetarëve francezë.

Ky është një turp i ri i Ramaformës dhe pjellave të tij.

Se si mund të jetë procesi i barabartë në këto kushte kur as dëgjon mirë, as dëgjohesh mirë dhe as kur mund të konsultohesh me avokatin, këtë vetëm njerëz të kapur dhe të pafytyrë mund ta justifikojnë.

Pra përjashtimi ekstrem mbi precedentin e një terroristi, pranohet si “standard” nga Gjykata Speciale e një vendi anëtar të Këshillit të Europës e që do të anëtarësohet në BE.

Skandali i dytë është vendimi për të penguar transmetimin live të gjithë procesit të gjykimit kur çështja është e interesit të lartë publik dhe qytetarët nuk kanë pse informohen nga gazetarë patronazhistë pranë SPAK-ut e regjimit në mënyrë të deformuar, por duhet të dëgjojnë vetë akuzat edhe provat e pretenduara nga SPAK-u, por edhe faktet dhe provat e mia, pasi kam mbajtur tre funksionet më të larta të shtetit si asnjë tjetër në historinë e Shqipërisë që në 1912 dhe duhet të jap llogari edhe para qytetarëve.

Ndaj edhe duhet të shohin live se kur, si dhe me çfarë akti, vendimi, veprimi unë i kam shkaktuar një qindrakë dëm shtetit shqiptar.

Ky proces edhe live do të jetë sipas rregullave të Gjykatës (dhe jo Kuvendit), e cila ka të drejtë të sanksionojë cilindo që shkel etikën e procesit apo del jashtë objektit të gjykimit.

Për më tepër, në këtë proces nuk ka të penduar, por edhe nëse do të kishte në këtë rast s’kishte pse të jepej live.

Ndërsa alibia se mund të ndikohen dëshmitarët është mashtrim, pasi ata i kanë dhënë me kohë dëshmitë dhe nën përgjegjësi penale.

Po kështu tani ato mund të publikohen, siç kemi bërë edhe ne për disa prej tyre.Transparenca e këtij procesi është tmerri i Edi Ramës, sepse ai është vetë kallëzuesi i rremë, prokurori militant e falsifikues dhe po kështu edhe gjykatësi i vetëm i këtij procesi, pavarësisht se një herë shfaqet me pantallona e herën tjetër me fund.

Ai mund të shfaqet edhe nudo se se ka për herë të parë.

Po kështu, transmetimi live do i tregonte opinionit publik nivelin e vërtetë profesional dhe moral të “specialëve”.

Ndaj edhe nuk garantohet ky standard transparence i vendosur që nga gjyqi i 2 Prillit 92-93.

© BalkanWeb

Alban Skënderaj rikthehet me albumin “Rrënjët”: Një projekt personal që prek identitetin dhe kujtesën

0
Alban Skënderaj rikthehet me albumin “Rrënjët”: Një projekt personal që prek identitetin dhe kujtesën

Pas një periudhe të gjatë pa një album të ri, Alban Skënderaj ka njoftuar rikthimin e tij në muzikë me një projekt që premton të jetë ndër më personalët e karrierës së tij.

Artisti ka prezantuar albumin e ri me titull “Rrënjët”, i cili pritet të publikohet më 2 maj.

Që në prezantimin e parë, Skënderaj ka lënë të kuptohet se ky projekt shkon përtej muzikës, duke u ndërtuar mbi një ide të fortë emocionale: kujtimet, ndjesitë dhe përjetimet që mbeten brenda nesh për vite me radhë dhe që në një moment rikthehen në sipërfaqe.

Në një video të publikuar në fillim të prillit, ai rrëfen lidhjen e tij me muzikën dhe identitetin, duke theksuar se edhe pse është rritur larg Shqipërisë, motivet shqiptare kanë qenë gjithmonë pjesë e tij.

“Unë jam larguar në një moshë shumë të re dhe nuk pata mundësinë të njihem thellësisht me muzikën tonë, por gjurmët e motiveve tona lanë shenja edhe tek unë… në fund të fundit, të gjithë kthehemi diku,” shprehet ai, duke shtuar se me këtë album “është kthyer në shtëpi”.

Albumi “Rrënjët” do të përmbajë 8 këngë dhe 8 videoklipe, të konceptuara si një e tërë artistike. Vetë këngëtari i përshkruan si “8 ngjyra të ndryshme që bashkë formojnë një ylber të vetëm”, duke nënvizuar se nuk bëhet fjalë për një listë të zakonshme këngësh, por për një përvojë të plotë muzikore.

Edhe kopertina e albumit mbart një simbolikë të fortë, ku Albani i sotëm përballet me veten e tij fëmijë, një imazh që pasqyron thelbin e projektit dhe rikthimin tek rrënjët.

Skënderaj e cilëson këtë album si një nga punët më autentike të tij, duke ftuar publikun të ketë besim në këtë rrugëtim artistik. Ai thekson se projekti është krijuar gjatë një periudhe intensive në jetën e tij, gjë që i ka dhënë një ndjesi më të sinqertë dhe të papërpunuar.

“Energjia dhe dashuria që kam marrë gjatë tour-it ‘MOTIV’ më kanë frymëzuar të jem sërish si dikur, totalisht vetvetja,” shprehet artisti.

“Rrënjët” pritet të vijë jo vetëm si një album për t’u dëgjuar, por si një përvojë që fton dëgjuesin të reflektojë, të ndalojë dhe të rikthehet tek vetja, duke rigjetur ndjesi që mund të kenë mbetur diku pas.

Burimi:https://www.instagram.com/albanskenderaj/?hl=enFoto:https://www.instagram.com/albanskenderaj/?hl=en

Stina e zjarreve, Kreu i AKMC në Fier: Do shtojmë flotën e mjeteve ajrore, por nuk duhet të presim shuarjen e zjarreve vetëm nga avionët

0
Stina e zjarreve, Kreu i AKMC në Fier: Do shtojmë flotën e mjeteve ajrore, por nuk duhet të presim shuarjen e zjarreve vetëm nga avionët

Në prag të stinës së nxehtë, AKMC ka kërkuar nga bashkitë të marrin masa për menaxhimin e situatave, të cilat sipas kreut të AKMC-së, Haki Çako, priten të jenë të vështira, bazuar në parashikimet për një verë me temperatura ekstreme.

Nga Fieri, ku përfaqësuesit vendorë raportuan për masat e administrimit të zjarreve, Çako sqaroi se strukturat në terren janë përgatitur për të punuar me të gjitha kapacitetet dhe se flotës ajrore të mbrojtjes civile do t’i shtohen disa avionë “Air Tractor”, por kjo, sipas tij, nuk mjafton.

“Nuk mund të shpresojmë se zjarret do t’i fikim vetëm me avionë. Duhet të angazhohemi në terren me të gjitha kapacitetet”, tha Çako.

Stina e zjarreve mblodhi vendorët në nivel qarku në Fier edhe për të diskutuar, si masë parandaluese, asfaltimin e rrugëve rurale.

Me qindra hektarë pyje të djegura dhe mijëra rrënjë dru frutorë të dëmtuar, qarku i Fierit rezulton me risk të lartë ndaj fatkeqësive natyrore edhe këtë vit. Hapja e rrugëve malore dhe vendosja e hidranteve në zonat pyjore mbeten me rëndësi për menaxhimin e zjarreve dhe parandalimin e përshkallëzimit të situatave.

Mungesa e rrugëve të tilla, të quajtura edhe rrugë malore, ishte ndër faktorët që përkeqësuan situatën e zjarreve në zonat e mbrojtura të Darëzezës dhe Pishë-Poros dy vite më parë, me një bilanc prej 700 hektarësh pyje të djegura.

Në Fier, gjatë vitit 2025, bilanci i dëmeve nga zjarret ishte më i ulët se dy vite më parë. Megjithatë, me 300 hektarë pyje të djegura dhe 3,297 rrënjë dru frutorë të dëmtuara, situata vlerësohet ende e rëndë.

Bashkitë më të prekura gjatë vitit 2025 janë:

Fieri me 85 raste zjarri në pyje dhe objekte, Patosi me 72 raste, Roskoveci me 57 raste, dhe Mallakastra me vetëm 17 raste, por me sipërfaqen më të madhe të pyjeve të djegura, prej 224 hektarësh.

Në ekonomitë bujqësore, dëmet më të shumta në dru frutorë, si ullishta dhe vreshta, i pësuan: Fieri me 1,145 rrënjë të djegura, Patosi me 670, dhe Lushnja me 640 rrënjë drurësh frutorë të djegur.

Protestat e Metës dhe Veliajt, gjykata heq kafazin e qelqtë

0
Protestat e Metës dhe Veliajt, gjykata heq kafazin e qelqtë

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Ilir Beqajt për ta nxjerrë nga kafazi, raporton Anila Hoxha.

Seancën e radhës, e cila do të mbahet më 21 maj, Beqaj do e ndjekë jashtë kafazit të xhamit.

GJKKO gjithashtu ka njoftuar burgjet sa i përket këtij vendimi.

Në seancën e themelit ndaj tij, Beqaj kërkoi t’i bashkohet avokatit të tij mbrojtës në sallë.

Ndërsa në përpjekje për të biseduar me avokatin e tij Ermal Yzeiraj, ai ironizoi: “Kështu është kur salla është me pesë yje”.

Një përgjigje kjo që duket se vjen një ditë mbasi prokurori i një dosjeje tjetër me të akuzuar Erion Veliajn kundërshtoi nxjerrjen nga kafazi të keyebashkiakut. duke thënë se ambientet ishin me ‘pesë yje’.

Po ashtu edhe Ilir Meta dhe Erion Veliaj kanë kërkuar heqjen nga kafazi.Top Channel

Elisa Spiropali bën reagimin e papritur, “Më përjashto”

0
Elisa Spiropali bën reagimin e papritur, “Më përjashto”

Më përjashto

Debatet e brendshme, sado të forta, nuk duhet të shndrrohen në spektakël ndëshkimor publik. Nëse kjo ndodh, problemi nuk është më mospajtimi, është frika nga mospajtimi.

Ky fakt kokëfort, ky konstatim i dukshëm, më tepër se vetë paralajmërimi, më detyron të flas.

Kur paralajmërimi publik bëhet instrument kërcënimi, heshtja nuk është më maturi, është dorëzim.

Nëse qëndrimi im për mënyrën si po funksionon partia, qeveria, shteti, konsiderohet arsye për përjashtim, atëherë po e them qetë dhe qartë:

Më përjashto.

Jo si sfidë personale. Jo si dramë politike. Jo si show mediatik. Por si provë se problemi nuk është te fjala që ngre shqetësim, por te sistemi që shqetësimin nuk e duron.

Nuk kam sulmuar Partisë Socialiste. Kam kritikuar modelin që në disa aspekte po dëmton edhe Partinë Socialiste.

Kam folur për ndarjen e partisë nga shteti. Për rrezikun që politika të zëvendësohet nga administrimi. Për një logjikë kontrolli. Ku struktura burokratike dhe pushteti administrativ rrezikojnë të marrin vendin e përfaqësimit politik.

Nëse këto konsiderohen arsye për përjashtim, atëherë pyetja nuk është pse flas unë. Pyetja është pse këto gjëra nuk lejohen të thuhen.

Pushteti nuk dobësohet nga kritika. Pushteti dobësohet kur humb aftësinë për vetëkorrigjim.

Nëse në një forcë politike që ka lindur si projekt emancipimi kombëtar, kritika trajtohet si devijim, atëherë problemi është më i thellë se çdo debat. Është krizë kulture politike.

Nëse të kërkosh që institucionet të mos kontrollohen, personalizohen, instrumentalizohen, është faj, atëherë më përjashto.

Nëse të kërkosh garë e meritë, brenda e jashtë partisë është faj, më përjashto.

Nëse të kërkosh që socialistët të mos zëvendësohen nga një model “drejtorokracie”, ku kontributi politik zbehet përballë kontrollit administrativ, qenka mungesë disipline, më përjashto.

Nëse të mendosh se pushteti duhet të njohë vetkufizim, dhe nuk duhet të njësohet me strukturat që e rrethojnë, qenka herezi e papranueshme, më përjashto.

Nuk po mbroj një pozicion. Aq më pak një kolltuk. Kryetarllëkun dhe ministërllëkun nuk ma ka lënë gjyshi apo gjyshja. Po mbroj një parim.

Në politikë mospajtimi nuk është thyerje e besnikërisë.

Mospajtimi është forma më e lartë e besnikërisë.

Kur refuzimi për t’u bërë pjesë e një automatizmi votash në Parlament interpretohet si largim nga grupi, atëherë problemi nuk është disiplina, por ideja se bindja kërkohet e verbër, pa arsyetim, pa marrë parasysh pasojat.

Kur refuzohet bindja si ritual, nuk po mbrohet uniteti, por po kërkohet nënshtrim.

Kur ndërgjegjja trajtohet si shkelje disipline vetëm sepse nuk dakordësohet me automatizmin e veprimeve, atëherë problemi nuk është mospajtimi, por modeli që e ngatërron bindjen me nënshtrimin, duke tentuar të normalizojë deri edhe abuzimin. Nëse edhe këtë e kam gabim, më përjashto.

Por të paktën të bëhet e qartë se përjashtimi nuk po ndodh sepse dikush ka tradhtuar partinë. Po ndodh sepse dikush ka refuzuar të heshtë për mënyrën si po vepron pushteti në emër të saj.

Dhe kjo nuk është çështje personale. Është çështje se si kuptohet politika. Çfarë ndodh me një parti kur qoftë edhe një akt politik mosvotimi shihet si armiqësi?

Çfarë ndodh me një shtet kur kundërshtimi trajtohet si kërcënim?

Çfarë ndodh me një shoqëri kur bindja kërkohet si nënshtrim?

Këto nuk janë pyetje për fatin tim, të cilin e bëj vetë pa ndihmën e askujt. Janë pyetje për mënyrën si qeveriset.

Kërcënimi për përjashtim nga grupi më shqetëson më pak se ideja se mund të normalizohet mendimi që një grupim politik duhet të funksionojë përmes frikës.

Një formacion politik ku askush nuk kundërshton, nuk është i fortë. Është i heshtur dhe duhet ruajtur nga zgripi. Heshtja politike ka qenë gjithmonë paralajmërim i së keqes.

Jo rrallë, nuk tremb forca reale e kundërshtarit.

Tremb jehona që i bëhet frikës.

Shumë struktura kontrolli mbahen jo aq nga forca e tyre, sa nga përfytyrimi i rrejshëm që të tjerët kanë për forcën e tyre, për mekanizma që mbijetojnë nga frika që prodhojnë. Nëse nuk dakordësohemi as për kaq, më përjashto.

Nëse nuk respektohet e drejta të flas, madje dhe të bërtas, kur familja ime politike fillon të ketë frikë nga fjala, nuk ka dilemë, zgjidhja është 1, më përjashto.

“Bashkimi i Fierakëve në Greqi” nderon me çmim të veçantë artistët e njohur fierak, Miti Nushi dhe Llazar Pove

0
“Bashkimi i Fierakëve në Greqi” nderon me çmim të veçantë artistët e njohur fierak, Miti Nushi dhe Llazar Pove

Aktiviteti “Një jetë në këngë” u përmbyll me shumë sukses, në një atmosferë të ngrohtë, plot emocion, krenari dhe mall për vendlindjen, duke bashkuar zemrat e fierakëve kudo që ndodhen.

Na nderoi me prezencën e saj Ambasadorja e Republikës se Shqipërisë në Greqi z.Luela Hajdaraga, së bashku me Sekretaren e Parë të Ambasadës, z.Joneda Dodaj,si dhe Kryetari i Bashkisë së qytetit tonë të dashur Fier, Armando Subashi.

Ky aktivitet ishte një homazh i veçantë dhe thellësisht emocional për kontributin e çmuar të artistëve fierakë Miti Nushi dhe Llazar Pove, të cilët me vite të tëra përkushtimi, sakrifice dhe dashurie për artin kanë mbajtur gjallë shpirtin e këngës qytetare fierake.

Ata nuk kanë dhënë vetëm zë këngës, por kanë ruajtur kujtesën, traditën dhe identitetin tonë, duke e përcjellë atë brez pas brezi.

Shoqata “Bashkimi i Fierakëve në Greqi – Apollonia” pati nderin të vlerësojë ikonat e këngës qytetare fierake, Miti Nushi dhe Llazar Pove me titullin e larte” Anëtar Nderi ”

Momenti kulmor i mbrëmjes ishte vlerësimi i dhënë nga Kryetari i Bashkisë z.Armando Subashi, u akordoi titullin “Krenaria e Qytetit” – një mirënjohje e merituar për një jetë të tërë në shërbim të këngës dhe kulturës.

Pas këtyre vlerësimeve, atmosfera u gjallërua nga interpretimet e grupit “Na bashkoi kënga fierake”, të cilët sollën emocione të thella dhe një ndjesi të bukur bashkimi përmes muzikës që na lidh me rrënjët tona.

Më pas, mbrëmjes i shtoi edhe më shumë shkëlqim këngëtarja e mirënjohur Era Rusi, e cila me repertorin e saj nga të gjitha trevat shqiptare dhuroi emocione të veçanta dhe e ngriti atmosferën në një nivel tjetër artistik.

Nder për ne ishte dhe prania e grupit të valles “Na bashkoj vallja Popullore”,e drejtuar nga koreografia e talentuar Irma Sukni.

Atmosferën e pasuruan edhe prezenca e artistëve dhe miqve të veçantë: këngëtarja fierake dhe “Qytetare Nderi” Sofika Hodo, aktori i humorit “Artisti i Merituar” Arqile Lipe, si dhe aktori i mirënjohur në emigracion Nikolla Llambro, i vlerësuar në Samitin e Diasporës me titullin “Shqiponja e Artë”.

Një vlerësim i veçantë dhe mirënjohje e thellë shkon për gazetarin e emigracionit Vladimir Selamaj, i cili me punën e tij të palodhur dhe përkushtimin e vazhdueshëm është bërë zëri i komunitetit tonë këtu në Greqi, duke përcjellë çdo aktivitet dhe duke mbajtur gjallë lidhjen tonë me njëri-tjetrin dhe me atdheun.

Na nderoi gjithashtu fotografi dhe kameramani i përkushtuar Sokoli Satelite , gjithmonë i pranishëm për të fiksuar momentet më të bukura të aktiviteteve tona.

Vlerësim maksimal dhe mirënjohje e veçantë për Kafen “Argjiro”, e cila me bujari dhe zemërgjerësi na shërben falas gjithmonë kafenë , duke na sjellë më pranë shijen e mëmëdheut.

Mirënjohje dhe vlerësim për bashkëpunimin shkojnë për shoqatat mike: “Me Ju për Ju” me kryetare Juna Bici,Shoqata “Emigranti” Patra me kryetare Kristiana Veliu, “Sofra Tiranse” me kryetare Lindita Kulla, si dhe për shoqatën e sapokrijuar “Naftëtari Patos” me nismëtar dhe kryetar z.Arben Cici.

Një falënderim i veçantë për z. Artur Shehu dhe agjencinë turistike “Art Tur” për mbështetjen me transportin.

Qershia mbi tortë ishte dhe kënga e shoqatës sonë,dhuratë e artistëve tanë të nderuar,e cila u këndua nga të gjithë ne me shumë emocion dhe dashuri!

Me mirënjohje të thellë falënderojmë kryesinë e shoqatës, anëtarët, simpatizantët dhe të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij aktiviteti fantastik, si dhe çdo pjesëmarrës që na nderoi me praninë e tij.

“Një jetë në këngë” nuk ishte thjesht një aktivitet, por një udhëtim emocional nëpër vite, një dëshmi e gjallë e dashurisë për Fierin, për artin dhe për rrënjët tona që na bashkojnë gjithmonë!

Bashkimi i Fierakeve ne Greqi – Ένωση Συντοπιτών Φιέρι – “Apollonia”

Këmbim valutor i paligjshëm në Fier, arrestohen 3 persona, sekuestrohen euro, dollarë e paund

0
Këmbim valutor i paligjshëm në Fier, arrestohen 3 persona, sekuestrohen euro, dollarë e paund

Njoftimi i Policisë Fier:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Fier, në vijim të kontrolleve në terren dhe verifikimeve në subjekte të ndryshme, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive që kryhen në informalitet, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, operacionin policor e koduar “Transaksioni”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:

-R. K., 64 vjeç, banues në Lushnjë;

-E. Sh., 67 vjeç, banues në Fier;

-A. I., 57 vjeç, banues në Fier. 

Këta shtetas dyshohet se ushtronin aktivitetin e këmbimit valutor në Fier dhe në Lushnjë, pa licencën nga organet kompetente.  

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre, u gjetën 4 200 000 lekë, 17 300 euro, 1 400 paund, 300 dollarë, 200 franga, 2 500 korona, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 5 celularë.  

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u vu në hetim shtetasi E. K., 67 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një shumë e vogël parash e përfituar nga këmbimi i kundërligjshëm.    

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Aksident i rëndë në Llogara, mjeti përplaset tejpërtej me barrierat metalike. Plagoset drejtuesi 22-vjeçar (EMRI)

0
Aksident i rëndë në Llogara, mjeti përplaset tejpërtej me barrierat metalike. Plagoset drejtuesi 22-vjeçar (EMRI)

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme, në hyrje të tunelit të Llogarasë, ku një automjet që po udhëtonte në drejtim të Himarës është përplasur me barrierat metalike anësore të rrugës.

Si pasojë e goditjes së fortë, mbrojtëset kanë depërtuar mes për mes mjetit, duke shkaktuar dëme të shumta.

I plagosuri është një 22 vjeçar, Endri Cenodemaj i cili dyshohet se humbi kontrollin e mjetit i cili u dërgua në Spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën.

Shkak për aksidentin dyshohet shpejtësia e lartë.