Home Blog Page 38

Dy legjendat e Interit, Toldo dhe Samuel, shihen te “Bukë e Gjath” duke pritur të shijojnë gatimet shqiptare

0
Dy legjendat e Interit, Toldo dhe Samuel, shihen te “Bukë e Gjath” duke pritur të shijojnë gatimet shqiptare

​Një surprizë e këndshme ka ndodhur së fundmi në pikën e njohur të agroturizmit, “Mrizi i Zanave – Buk e gjath”, ku dy ikona të futbollit botëror dhe të klubit të Interit, Francesco Toldo dhe Walter Samuel, janë parë duke shijuar traditën shqiptare.​

Lajmi u bë i ditur nga vetë Altin Prenga përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai tregon se i takoi ish-futbollistët rastësisht ndërsa ata po prisnin në radhë, ashtu si gjithë vizitorët e tjerë.

​”Sepse gjigantët e vërtetë janë të thjeshtë dhe modestë,” shkroi Prenga në postimin e tij, duke vlerësuar sjelljen e dy ish-futbollistëve të shquar.

​Toldo dhe Samuel ndodhen në Shqipëri për të takuar anëtarët e “Inter Club Albania”, por nuk kanë lënë pa provuar edhe shijet unike të kulinarisë sonë.

Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Elbasan, 1 i vdekur dhe 6 të plagosur

0
Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Elbasan, 1 i vdekur dhe 6 të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Librazhd–Elbasan, në Xibrakë ku disa automjete janë përplasur mes tyre në rrethana ende të paqarta, me pasojë një i vdekur dhe 6 të plagosur deri tani.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë të paktën katër automjete, ndërsa nga përplasja e fortë kanë mbetur të plagosur gjashtë  persona, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Një prej tyre, shtetas i huaj, mbeti viktimë e përplasjes së dhunshme të mjeteve.Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se pritet edhe një konfirmim zyrtar nga autoritetet.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe 3 autoambulanca, e 2 mjete të shërbimit zjarrfikës.

Forcat e policisë dhe grupet e emergjencës ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.

Identifikohen 3 autorët e vrasjes së çiftit në Lezhë, policia zbulon motivin

0
Identifikohen 3 autorët e vrasjes së çiftit në Lezhë, policia zbulon motivin

Drejtori i Policisë Lezhë Arben Nasufi, ka dalë në një konferencë për mediat në lidhje me  zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, 26 prill, në fshatin Balldren të Lezhës, ku mbetën të vrarë çifti i bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, 39 dhe 32 vjeçe.

Gjatë fjalës së tij kreu i Policisë së Lezhës tha se është bërë i mundur identifikimi i tre autorëve të dyshuar të këzaj ngjarjeje të rëndë. Ata janë A. M., 22 vjeç, F. M., 36 vjeç dhe R. M., 23 vjeç. Të tre janë banues të Lezhës.

“Hetimet kanë vijuar me këqyrjen  dhe administrimin e të gjitha pamjeve filmike mbi intinerarin e lëvizjeve të viktimave dhe autorëve, analizimin e çdo prove materiale dhe si rezultat është identifikuar njëri prej automjeteve të përdorura nga autorët, i markës “Audi A4”.  Në vijim të hetimeve të thelluara dhe profesionale, analizimit të çdo prove që lidhej me ngjarjen, u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar, konkretisht i shtetasve:  A. M., 22 vjeç, F. M., 36 vjeç dhe R. M., 23 vjeç, banues në Lezhë.”

Sipas policisë, shkaku kryesor i atentatit ka qenë për hakmarrje. Ndërkohë që pas identifikimit të tre autorëve janë bërë kontrolle në banesat e tyre, por ende nuk është bërë i mundur arrestimi i tyre. Tre të rinjtë janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

“Nga veprimet e mëtejshme hetimore dyshohet se vrasja ka ndodhur për arsye hakmarrjeje.  Përsa i përket autorëve, pas identifikimit të tyre, nga ana e strukturave policore janë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe ambiente të tjera,  por nuk është bërë e mundur gjetja e tyre. Këta shtetas janë shpallur në kërkim. Operacioni vijon në terren, ku janë përshirë Forcat Speciale “RENEA”, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, me qëllim lokalizmin dhe kapjen e tyre”, shton gjatë fjalës së tij, Arben Nasufi.

Nga dinamika e ngjarjes rezulton se automjeti tip “Audi A4” ka mbajtur në vëzhgim lëvizjen e shtetasit Kreshnik Mujeci. Më pas, një automjet tjetër, tip “Volkswagen”, pa targa, dyshohet se i ka prerë rrugën automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi Kreshnik Mujeci, së bashku me bashkëshorten e tij, dhe shtetasit që ishin në automjet kanë qëlluar me breshëri armësh në drejtim të automjetit të tij.

Klan News ka mësuar se Mujeci, së bashku me dy vëllezërit e tij, dyshohen për vrasjen e Gegë Mëhilli, i njohur dhe si Gent Mëhilli, më 6 tetor 2016. Ngjarja ndodhi në rrugën nacionale Shkodër-Velipojë, pranë vendit të njohur si Mali i Jushit.

Mujeci, së bashku me vëllezërit e tij, i kishin prerë rrugën kamionit me të cilin Mëhilli transportonte miell. Kur ai braktisi automjetin dhe tentoi të largohej përmes fushave, vëllezërit hapën zjarr ndaj tij duke e lënë të vdekur në vend. Shkak për ngjarjen, ishte bërë një konflikt mes viktimës dhe vëllezërve një ditë më parë.

Gjykata e Shkodrës e kishte shpallur të pafajshëm Kreshnik Mujecin dhe vëllanë e tij, L.M, për akuzën e vrasjes së Genc Mhillaj në vitin 2016, për shkak të mungesës së provave.

Ky vendim është mbajtur pas një periudhe gjyqësore të gjatë, ku më parë Gjykata e Apelit të Shkodrës nuk pranoi ankimin e prokurorisë. Megjithatë, çështja u rikthye për rigjykim nga Gjykata e Lartë më 31 tetor 2024.

/tvklan.al

624 demokratë votojnë në Patos, zgjidhet kryetari i ri i degës

0
624 demokratë votojnë në Patos, zgjidhet kryetari i ri i degës

624 anëtarë të Partisë Demokratike në Patos morën pjesë në procesin e zgjedhjes së kryetarit të degës, për një mandat katërvjeçar.

Në një garë me tre kandidatë, Pëllumb Hoxhaj u zgjodh në krye të degës së PD-së në Patos.

Procesi i votimit u zhvillua në mënyrë tërësisht demokratike.

Aksident në Lushnjë, makina përplaset me shtyllën elektrike! 

0
Aksident në Lushnjë, makina përplaset me shtyllën elektrike! 

Një aksident është regjistruar në aksin Lushnjë-Berat në fshatin Çiflik, ku një automjet tip ‘Ford’ ka humbur kontrollin dhe ka goditur shtyllën elektrike.

Për pasojë automjeti ku udhëtonin dy persona ka përfunduar në kanalin vaditës. Të lënduarit janë transportuar në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve paraprake drejtuesi i mjetit ka deklaruar se ka shmangur një përplasje me një automjet tjetër që kishte kryer manovër të gabuar në parakalim dhe përfundoi duke i rënë shtyllës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton zbardhjen e plotë të rrethanave.

Zgjidhet kreu i ri i PD, Dega Roskovec

0
Zgjidhet kreu i ri i PD, Dega Roskovec

Emels Xhaxhaj është zgjedhur kreu i ri i degës së Partisë Demokratike në Roskovec.

Nga 700 anëtarë të regjistruar, morën pjesë në votim 308, ku 7 fletë votimi rezultuan të pavlefshme.

Me 229 vota në favor, Xhaxhaj siguroi drejtimin e degës.

Procesi i votimit u zhvillua pa probleme, duke nisur në orën 08:00 dhe duke vijuar normalisht gjatë ditës.

Në garë për kreun e degës ishin dy kandidatë, Emels Xhaxhaj dhe Viola Çepele.

Pavarësisht një pjesëmarrjeje të moderuar, procesi u karakterizua nga qetësi dhe rregullsi, me fluks më të lartë votuesish në orët e para të mëngjesit dhe pritshmëri për pjesëmarrje edhe gjatë pasdites.

Rrapi Gjika njofton largimin nga strukturat e PD Fier, “Ky proces është i turpshëm”

0
Rrapi Gjika njofton largimin nga strukturat e PD Fier, “Ky proces është i turpshëm”

Neoalb:
Rrapi Gjika ka njoftuar tërheqjen e tij nga strukturat aktive të Partisë Demokratike në Fier, përmes një mesazhi të shpërndarë ndaj kolegëve dhe drejtuesve të degës lokale.

Në reagimin e tij, Gjika shprehet i zhgënjyer nga një njoftim që e cilëson të papritur dhe të turpshëm, duke theksuar se është ndjerë i detyruar të flasë për situatën e krijuar brenda degës së PD në Fier.

Ai kujton se është zgjedhur me votat e demokratëve dhe se ka dhënë maksimumin në detyrën e tij, ndërsa nënvizon kontributin e tij të hershëm në Partinë Demokratike dhe angazhimin gjatë periudhave më të vështira të saj.

Gjika ngre akuza edhe për mënyrën se si është përbërë grupi i punës në degën e Fierit, duke pretenduar se janë përfshirë persona që nuk kanë qenë aktivë dhe që sipas tij kanë qenë kundër procesit të Rithemelimit, ndërsa janë lënë jashtë figura që kanë mbajtur peshën kryesore në strukturat lokale.

Ai e cilëson këtë proces si të gabuar dhe shprehet se krijon dyshime për pazare të brendshme politike.

Në fund të mesazhit të tij, Gjika falënderon demokratët për mbështetjen ndër vite dhe deklaron se nuk mund të jetë më pjesë aktive e një procesi që, sipas tij, “bie erë të qelbur”.

Rrapi Gjika ka mbajtur postin e kryetarit të Grupit të Këshilltarëve të PD në Bashkinë Fier dhe deri më 24 prill ka qenë kryetar i degës së PD Fier, i zgjedhur në Kuvendin e Rithemelimit.

Mesazhi i Plote i Rrapi Gjikes

“Të nderuar kolegë dhe drejtues të PD Fier,

Sot ndihem më i zhgënjyer se kurrë dhe më vjen keq për fjalët që po them, por ndihem i detyruar nga situata që po krijohet dhe nga ky njoftim i papritur e i turpshëm që është shpërndarë.

Siç e dini, jam zgjedhur me votat tuaja dhe jam përpjekur ta bëj detyrën sa më mirë. Kam dhënë maksimumin tim dhe jam munduar të jap më të mirën, me përkushtim dhe me zemër, sepse kam qenë dhe mbetem demokrat i orëve të para, me kontribute të vazhdueshme në Partinë Demokratike.

Edhe në periudhat më të vështira, kur shumë njerëz ishin larguar dhe ne zhvillonim mbledhjet nëpër lokale, kemi qëndruar pranë PD-së dhe kemi mbajtur gjallë strukturat e saj.

Mbase Sali Berisha nuk është në dijeni të asaj që po ndodh, por në grupin e punës janë përfshirë persona që nuk kanë qenë aktivë dhe që në shumë raste kanë qenë kundër Rithemelimit, madje kanë dëmtuar procesin. Ndërkohë, janë lënë jashtë shumica e kryetarëve dhe sekretarëve të grupseksioneve, të cilët kanë mbajtur peshën kryesore gjatë kësaj kohe, si dhe shumë anëtarë të kryesisë së Rithemelimit.

Kjo situatë është shumë e gabuar dhe krijon dyshime për pazare të bëra nga njerëz që janë marrë gjithmonë me interesa personale dhe lojëra të pista, ashtu si edhe para zgjedhjeve.

Ju kërkoj ndjesë për çdo keqkuptim apo pakënaqësi që mund të kem shkaktuar ndaj ndonjërit prej jush dhe ju falënderoj me gjithë zemër për bashkëpunimin dhe mbështetjen që kemi dhënë për njëri-tjetrin.

Por unë nuk mund të vazhdoj të jem pjesë aktive e një procesi që, sipas meje, po shkon në drejtimin e gabuar.

Me respekt,
Rrapi Gjika

Demokrat i orëve të para, i dekoruar nga Presidenti Sali Berisha si “Pishtar i Demokracisë”

Kryetar i Grupit të Këshilltarëve të PD në Bashkinë Fier

Kryetar i Degës së PD Fier deri më 24 prill, i zgjedhur në Kuvendin e Rithemelimit të PD-së me kryetar Sali Berishën.”

Vrasja me armë zjarri në Balldren të Lezhës/ Policia jep detaje: Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij 32-vjeçare viktimat e atentatit.

0
Vrasja me armë zjarri në Balldren të Lezhës/ Policia jep detaje: Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij 32-vjeçare viktimat e atentatit.

Policia e Lezhës ka dhënë njoftimin e saj të parë për atentatin me 2 viktima në Lezhë.

Sipas policisë, rreth orës 14:50 në dalje të fshatit Balldren, Lezhë, në rrugën Balldren-Torrovicë, në rrethana ende të paqarta gjatë lëvizjes, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit Audi, me drejtues shtetasin Kreshnik Mujeci 39 vjeç, që udhëtonte sëbashku me bashkëshorten e tij, shtetasen G. M., 32 vjeçe, të cilët kanë humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e policisë pas njoftimit të marrë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Pista e parë e hetimit mendohet të jetë hakmarrja pasi Kreshnik Mujeci akuzohet pë vrasjen e Genc Mhillaj në vitin 2016.

Por gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër e ka shpallur të pafajshëm Jozef dhe Kreshnik Mujecin për vrasjen e Genc Mhillaj, vendim i dhënë më 27 nëntor 2018.

Më pas, Gjykata e Apelit Shkodër më 6 nëntor 2019 ka vendosur të mos pranojë ankimin e prokurorisë për vendimin e Shkallës së Parë. Ndërsa, Gjykata e Lartë e ka kthyer për gjykim më 31 tetor 2024.

Pra, dy vëllezërit Mujeci dhe kushëriri i tyre, për vrasjen e Mhillajt nuk janë dënuar asnjëherë./Ballkanweb

Fier, qëlloi dhe kanosi me armë një shtetase, arrestohet 52 vjeçari

0
Fier, qëlloi dhe kanosi me armë një shtetase, arrestohet 52 vjeçari

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan shtetasin L. Xh., 52 vjeç, banues në fshatin Ferras, pasi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov dhe ka kanosur shtetasen H. D., banuese në fshatin Ferras.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit L. Xh., kanë gjetur dhe sekuestruar municion luftarak. Vijon puna për gjetjen e armës.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Mbyllen zyrat e Gjendjes Civile në Cakran, banorët në protestë

0
Mbyllen zyrat e Gjendjes Civile në Cakran, banorët në protestë

Vendimi i qeverisë për mbylljen e zyrës së Gjendjes Civile ka nxjerrë në protestë dhjetëra banorë të Cakranit në Fier. Ata do të detyrohen të përshkojnë 27 kilometra deri në Levan për të marrë dokumentet që deri dje i kishin pranë banesave. Banorët e konsiderojnë të padrejtë vendimin, pasi Cakrani ka 13 fshatra me 17 mijë banorë. Të moshurait thonë se nuk mund të udhëtojnë 27 km në këmbë për të marrë një dokument.

Kontaktuar me telefon, kryetari i Bashkisë Fier, Armand Subashi, thotë se vendimi është marrë nga qeveria dhe është pjesë e ristrukturimit kombëtar të Gjendjes Civile. Në Bashkinë Fier, prek 20 punonjës, ku 10 prej tyre mbeten pa punë, ndërsa do shihet mundësia te sistemohen në sektorë të tjerë. Sa i përket shqetësimit të banorëve, Subashi sqaron se në çdo njësi administrative do ketë punonjës që do asistojnë qytetarët për të marre certifikatat online në platformën e-Albania.

Vendimi i Këshillit të Ministrave për reduktimin e zyrave të Gjendjes Civile është marrë në shkurt të këtij viti dhe ka nisur zbatimin në terren prej 30 marsit. Sipas këtij vendimi, në të gjithë vendin do ketë 141 zyra të gjendjes civile dhe 364 punonjës.