Home Blog Page 39

Momente paniku në Zvërnec, autobusi me nxënës del nga rruga

0
Momente paniku në Zvërnec, autobusi me nxënës del nga rruga

Një autobus me nxënës ka dalë nga rruga në zonën e Manastirit të Zvërnecit në Vlorë, duke shkaktuar panik te të miturit që ndodheshin brenda.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se fatmirësisht nga incidenti nuk ka persona të lënduar. Ngjarja ndodhi teksa dy autobusë po shkëmbeheshin në rrugën e ngushtë që të çon për në Manastirin e Zvërnecit. Në pamundësi për t’u shkëmbyer, njëri prej autobusëve është batuar dhe ka dalë nga rruga, por fatmirësisht është mbajtur nga shtyllat anësore, duke bërë që pasojat të mos ishin më të mëdha.

Më tej në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrëfikëse dhe shërbimet e policisë, të cilat kanë punuar për nxjerrjen e autobusit në rrugë dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë për Report Tv, shefi i ndërhyrjes së shpejtë në reparin Zjarrfikës në Vlorë, Luan Kapaj, tha se nëse autobusi do të ishte batuar plotësisht, mund të kishte edhe nxënës të lënduar. Kapaj shtoi se falë reagimit në kohë u bë e mundur që të mos lëndohej asnjë prej fëmijëve që ndodheshin në autobus.

“Nëse autobusi do të ishte batuar plotësisht, atëherë fëmijët mund të ishin lënduar. Por falë ndërhyrjes së shpejtë, u bë e mundur që të mos lëndohej asnjë fëmij”, tha mes të tjerash Kapaj.

Fëmijët improvizojnë martesën e Skënderbeut me Donika Arianitin në Ardenicë (Video)

0
Fëmijët improvizojnë martesën e Skënderbeut me Donika Arianitin në Ardenicë (Video)

Manastiri i Ardenicës, i ndërtuar në shekullin XIII dhe i njohur për vlerat arkitekturore dhe pikturat murale, vijon të jetë pikë referimi edhe për ngjarje kulturore dhe përkujtimore që lidhen me historinë shqiptare.

I tillë ishte edhe improvizimi artistik i fëmijëve të Qendrës Kulturore Lushnjë, në përkujtim të 26 prillit 1451, kur Gjergj Kastriot Skënderbeu lidhi kurorë me Donika Arianitin.

Kryeministri Edi Rama ndau sot momente nga interpretimi i fëmijëve, të cilët përcollën në formë skenike momente të lidhura me këtë përvjetor të rëndësishëm që ndërthur historinë kombëtare me trashëgiminë shpirtërore dhe kulturore të Shqipërisë.

Sipas të dhënave historike, më 26 prill 1451, në këtë manastir u zhvillua ceremonia e kurorëzimit të heroit kombëtar me Donika Arianitin, vajzën e princit të njohur shqiptar Gjergj Arianiti.

Martesa e Skënderbeut me Donika Arianitin konsiderohet një ngjarje me peshë politike dhe simbolike, pasi forcoi aleancat mes familjeve të mëdha fisnike shqiptare në kohën e përballjes me Perandorinë Osmane.

Aktivitete të tilla synojnë të ndërthurin trashëgiminë historike me artin dhe edukimin, duke e bërë kujtesën historike pjesë aktive të jetës kulturore në vend.

/m.m/j.p/

Shitet apartament 3+1 në lagjen “Kastriot”, FIER

0
Shitet apartament 3+1 në lagjen “Kastriot”, FIER

SHITET #Apartament 3 + 1 në lagjen “Kastriot”, FIER

Siperfaqe totale 134m2 neto , kati 2

💶 #Cmimi 12.500.000 lekë

🧭 Orientimi Verilindje

🛏 3 Dhoma gjumi

🛋 1 Ambient ditor

🍳 1 Ambient gatimi

🛁 2 Tualete

🖼 2 Ballkone

📜 Dokumentacion i rregullt hipotekor

Ndërtimi ndodhet në një lagje të qetë banimi me benefitet e qendrës së qytetit përreth.

RE/MAX Solution 🔴⚪️🔵https://www.remax-albania.com/530301001-398

Na kontaktoni 0355692061614

Bashkia e Fierit shpall 7 vende te lira per Vrojtues Plazhi, ja cfare kriteresh duhet te plotesoni

0
Bashkia e Fierit shpall 7 vende te lira per Vrojtues Plazhi, ja cfare kriteresh duhet te plotesoni

📢 NJOFTIM🌊 Thirrje për Aplikim – Vrojtues Plazhi

🛟Bashkia Fier shpall thirrjen për punësim të 7 vrojtuesve të plazhit për sezonin veror 2026.

Vendet e punës janë të disponueshme për bregdetin e Semanit, Darzezës dhe Pishporos.

✅ Kriteret e aplikimit:Të jenë mbi moshën 20 vjeç;.

📍 Të interesuarit ftohen të paraqiten me dokumentacionin përkatës pranë zyrave të Bashkisë Fier 🏛️, duke bërë një ndalesë në zyrën përkatëse brenda institucionit.

🗓️ Afati i aplikimit: nga data 23.04.2026 deri më 15.05.2026 📆.

“Qenef, hale pa dyer, gjarpërinj, na hoqën mendjen!”- Korreshi denoncon gjendjen e shkollave në Lushnjë

0
“Qenef, hale pa dyer, gjarpërinj, na hoqën mendjen!”- Korreshi denoncon gjendjen e shkollave në Lushnjë

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, ka denoncuar gjendjen alarmante të shkollave në fshatrat e Lushnjës, ku ai është zgjedhur edhe deputet më 11 maj 2025.

Teksa e shoqëron ngjarjen edhe me video, ai shpjegon se shkollat janë të shkatërruara, investimet në arsim mungojnë, e jo vetëm kaq, por banjot janë pa dyer, zvarranikët kërcënojnë fëmijët dhe kushtet higjieno-sanitare janë “për të hequr mendjen”.

“Situata e banjove… Pa derë, pa penxhere. Kur thosha që kemi të bëjmë me qenefe, ju thonit… Urdhëro si i keni…! Kjo është sekuencë: qenef, banjo, ambient, gjarpërinj. Kjo është situata me të cilën përballen kalamajtë nëpër fshatra. Reforma e këtyre në arsim që na hoqën mendjen dhe që na i tregojnë. Urdhëro!”, shprehet ai mes të tjerash, teksa përshkon terrenin dhe shfaq gjendjen e degraduar të ambienteve e kushteve.

Ai solli pamje nga shkolla në fshatin Thanë, njësia administrative Fiershegan, Bashkia Lushnjë, ku kushtet higjieno-sanitare paraqiten në gjendje të mjerueshme dhe të rrezikshme për jetën e nxënësve.

“Është ulëritëse, s’është ulëritëse?! Kur them që janë banjo pa… pa dyer, i heqin njerëzit, detyrohen, janë qenefe, hale. Hale, hale, e patë vet, hale. Urdhëro oborri i shkollës, na si e kemi, shiko. Shiko si ke plehrat me oborrin e shkollës. Ja dhe unë te kalamajtë. Shiko këtu mbrapa çfarë ke, domethënë çfarë tmerri. Faqe e zezë!”, përfundon ligjvënësi opozitar.

Video-denoncimi është bërë publik në rrjetet sociale. Situata bëhet edhe më alarmante nga fakti se në këto ambiente është konstatuar edhe prania e gjarpërinjve, duke e kthyer shkollën në një vatër rreziku për nxënësit.

Gjendja e oborrit të shkollës po ashtu është e  mbushur me mbeturina. Në reagimin e tij, Korreshi ironizon me “reformat në arsim”.

Panorama.al

Ministri Lamallari mesazh për shoferët: Mund të mos shihni policë në rrugë, por teknologjisë nuk i shpëtoni dot

0
Ministri Lamallari mesazh për shoferët: Mund të mos shihni policë në rrugë, por teknologjisë nuk i shpëtoni dot

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ka dhënë një mesazh të qartë për të gjithë drejtuesit e automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Përmes një reagimi mbi forcimin e masave për sigurinë rrugore, Lamallari thekson se edhe në rastet kur nuk ka prezencë fizike të policisë në rrugë, monitorimi vijon pa ndërprerje falë teknologjisë së avancuar.

“Mund të mos shihni policë në rrugë, por teknologjia është aty me dronë e mjete inteligjente që ndjekin çdo shkelje, në çdo aks, në çdo moment,” shprehet ai.

Sipas ministrit, “syri i pagabueshëm” i teknologjisë ka bërë të mundur evidentimin në kohë reale të çdo shkeljeje, duke përfshirë tejkalimin e shpejtësisë, drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit, përdorimin e celularit gjatë drejtimit, si dhe parkimet e gabuara.

Kjo qasje e re synon jo vetëm ndëshkimin, por mbi të gjitha parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e përgjegjshmërisë tek drejtuesit e mjeteve.

“Mund të mos shihni policë në rrugë, por teknologjia është aty me dronë e mjete inteligjente që ndjekin çdo shkelje, në çdo aks, në çdo moment. Syrit të pagabueshëm të teknologjisë nuk i shpëton dot askush që shkel pedalin e gazit përtej normave, ata që janë në timon nën efektin e alkolit, të tjerë që përdorin edhe celularin apo ata që parkojnë vend e pavend”, shkruan ministri Lamallari teksa publikon pamjet nga monitorimi që policia i bën rrugëve të vendit përmes teknologjisë.

Sezoni turistik 2026/ Nis pastrimi i vijës bregdetare të Darëzezës dhe Pishporos

0
Sezoni turistik 2026/ Nis pastrimi i vijës bregdetare të Darëzezës dhe Pishporos

Në prag të çeljes së sezonit turistik veror, ka nisur një aksion i gjerë për pastrimin e vijës bregdetare të Darëzezës dhe Pishporos, një ndër zonat më të frekuentuara nga pushuesit në qarkun e Fierit. Ky aksion, i ndërmarrë nga Ndërmarrja e Pastrimit të qytetit të Fierit, ka filluar rreth 10 ditë më parë dhe synon rikthimin e pastërtisë dhe standardeve të nevojshme për një sezon sa më të suksesshëm turistik.

Në fazën e parë të ndërhyrjes, puna është përqendruar kryesisht në largimin e mbetjeve plastike dhe inerteve të depozituara përgjatë bregdetit, të cilat janë sjellë nga prurjet e lumenjve Vjosa dhe Seman gjatë periudhës së reshjeve dhe përmbytjeve. Sasia e konsiderueshme e mbetjeve kishte pushtuar një pjesë të madhe të vijës bregdetare, duke krijuar një situatë problematike për mjedisin dhe turizmin

Gjatë ditës së sotme, aksioni është përforcuar edhe më tej me përfshirjen e forcave të ushtrisë, te cilët me këtë rast ishin veshur sportiv, nxënësve të shkollave, si dhe punonjësve të Administratës së Zonave të Mbrojtura.

“Kemi 10 ditë që e kemi filluar këtë aksion. Ky aksion konsiston në dy faza, faza e parë ka përfunduar, pastrimi i gjithë vijës bregdetare nga Darëzeza deri në Pishporo, nga plastika, plehrat, e mbetje të ndryshe që kanë ardhur. Janë depozituar në landfill. Tani po vazhdojmë me heqjen e druve dhe gjithë pjesa e mbetur përfundon brenda 10 ditëve. E gjithë vija bregdetare është diku te 15 km. Kemi përfunduar 8 km dhe na kanë ngelur dhe 7 km. Sot na kanë ardhur në ndihmë dhe forcat e ushtrisë”, tha Oldi Reseli, inspektor i Ndërmarrjes së Pastrimit.

Nga një vijë bregdetare prej rreth 15 kilometrash, deri më tani janë pastruar afro 7 kilometra, ndërsa puna vijon me ritme intensive për të përfunduar në kohë të gjithë segmentin e mbetur. Darëzeza dhe Pishporo pritet të jenë këtë sezon veror më të pastra dhe më mikpritëse se kurrë, duke ofruar kushte më të mira për të gjithë ata që zgjedhin të kalojnë pushimet pranë bregdetit të Fierit.

Telefonata që shtoi misterin/ 24 vjeçarja nga Roskoveci pa adresë, familja mes ankthit dhe dyshimeve

0
Telefonata që shtoi misterin/ 24 vjeçarja nga Roskoveci pa adresë, familja mes ankthit dhe dyshimeve

 Fati i 24-vjeçares Anxhela Shurdha nga Kumani i Roskoveci vijon të mbetet i mbështjellë me pikëpyetje, ndërsa familja e saj jeton prej ditësh mes ankthit, pasigurisë dhe shpresës për ta patur pranë.

Historia u trajtua në emisionin “Në kohë reale” në RTSH, ku u sollën dëshmi të reja nga familjarët, analiza sociale mbi rastin, por edhe shqetësimet që lidhen me fatin e të resë, e cila sipas të dhënave të deritanishme, rezulton ende e zhdukur.

Sipas rrëfimit të nënës, Anxhela ka telefonuar vetëm një herë, duke thënë se ishte mirë dhe se po punonte pranë një shoqeje. Por kjo telefonatë, në vend që të qetësonte familjen, ka ngritur edhe më shumë dyshime. Nëna tregoi se vajza foli shkurt, me ton të pazakontë, ndërsa në sfond dëgjohej një gjuhë tjetër dhe prania e personave të tjerë, çka ka shtuar frikën se ajo mund të ketë qenë nën presion.

Gazetarja Laureta Roshi, e cila ka takuar nga afër familjen Shurdha, sqaroi në studio se nuk bëhet fjalë për një largim të zakonshëm. Sipas saj, Anxhela është një e re 24-vjeçare, e divorcuar prej vitesh nga një martesë e dhunshme, nënë e një vajze 7-vjeçare dhe një person që punonte rregullisht për të mbajtur familjen.

Ajo jetonte me prindërit dhe vajzën e saj, ndërsa ishte mbështetja kryesore ekonomike e shtëpisë.

Në emision u theksua se familja nuk ka pasur një mjedis të dhunshëm që mund ta shtynte të renë të largohej vullnetarisht. Përkundrazi, moskthimi i saj nga puna dhe ndërprerja e menjëhershme e kontakteve kanë alarmuar prindërit, të cilët bënë menjëherë kallëzim në polici.

Nga informacionet e bëra publike në studio, rezulton se Drejtoria e Policisë së Fierit ka konfirmuar se hetimet vijojnë dhe se Anxhela konsiderohet zyrtarisht e zhdukur derisa të gjendet fizikisht dhe të merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e plota. Hetimi vijon dhe po verifikohen lëvizjet e saj, kontaktet, si edhe vendi i fundit i punës.

Një tjetër element që e bën rastin edhe më të ndjeshëm është vajza e vogël e Anxhelës. Në studio u ngrit edhe shqetësimi për mbështetjen sociale dhe psikologjike që duhet të marrë fëmija, ndërsa u diskutua edhe për vështirësitë ekonomike të familjes. Sipas raportimit, Anxhela kishte aplikuar për ndihmë ekonomike dhe punonte për të siguruar të ardhura.

Sociologia Elona Dhëmbo bëri thirrje që rasti të mos paragjykohet dhe të mos trajtohet me hamendësime të thjeshta, duke nënvizuar se ngjarje të tilla kërkojnë kujdes të madh shoqëror dhe institucional.

Sipas saj, shpesh viktimat paragjykohen, ndërsa vëmendja largohet nga pyetja thelbësore: Çfarë ka ndodhur realisht?

Në qendër të gjithë kësaj historie mbeten dy prindër që presin kthimin e së bijës dhe vogëlushe që pret gjithashtu të ëmën. Deri tani, telefonata e vetme e Anxhelës nuk ka mjaftuar për të shuar merakun. Përkundrazi ka shtuar misterin mbi fatin e saj.

Rasti i Anxhela Shurdhës mbetet i hapur dhe pritet që hetimet të hedhin dritë mbi një histori që ka trazuar jo vetëm familjen, por edhe opinionin publik.

Burimi: rtsh

Dita Botërore e Librit në Fier, prezantohet “Engram” nga Brunilda Zllami

0
Dita Botërore e Librit në Fier, prezantohet “Engram” nga Brunilda Zllami

Në kuadër të 23 Prillit – Ditës Botërore të Librit, Biblioteka “Dritëro Agolli” organizoi një takim të veçantë me shkrimtaren, pedagogen dhe mjeken neurologe Brunilda Zllami, e cila u prezantua me botimin e saj më të fundit, “Engram”.

E shoqëruar nga botuesja e saj, Arlinda Dudaj, aktiviteti solli një atmosferë të ngrohtë dhe frymëzuese.

Shkrimtarja Brunilda Zllami ndau me të pranishmit përvojën e saj krijuese, frymëzimet dhe mesazhet që përcjell përmes veprës së saj, duke sjellë një ndërthurje të veçantë mes letërsisë dhe botës së brendshme njerëzore.

Nga ana tjetër, botuesja Arlinda Dudaj theksoi rëndësinë e mbështetjes së autorëve shqiptarë dhe rolin e botimeve cilësore në pasurimin e jetës kulturore.

Mes miqve të librit dhe autores, ndamë momente të bukura, biseda të vlefshme dhe frymëzim që vjen vetëm nga libri.

Fieri e do librin dhe e dëshmon këtë përmes pjesëmarrjes dhe interesit të vazhdueshëm në aktivitete të tilla.

Aksident brenda tunelit të Llogorasë, përplasen dy automjete

0
Aksident brenda tunelit të Llogorasë, përplasen dy automjete

Dy automjete janë përplasur brenda tunelit të Llogorasë, duke shkaktuar bllokim të të qarkullimit në këtë segment rrugor.

Si pasojë e aksidentit, ku dyshohet parakalim i gabuar, një prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur lehtë dhe është transportuar drejt spitalit të Vlorës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka sjellë ndërprerje të përkohshme të lëvizjes së automjeteve brenda tunelit, ndërsa në vendngjarje ka shkuar Policia Rrugore për të menaxhuar situatën, për të bërë ekspertizën e aksidentit dhe për të rikthyer qarkullimin në normalitet.

Shkaqet e përplasjes mendohet parakalim i gabuat, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel