Home Blog Page 40

Mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i 21-vjeçarit fierak që u vra në Suedi

0
Mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i 21-vjeçarit fierak që u vra në Suedi

Ka mbërritur ditën e sotme në Shqipëri trupi i pajetë i 21-vjeçarit Mateo Llupi (Shametaj) i cili u qëllua për vdekje para pak ditësh në Suedi.

Mësohet se trupi i të riut është kthyer në atdhe për t’u përcjellë për në banesën e fundit në Fier. Po ashtu mësohet se familja Llupi (Shametaj) ka hapur dyert e mortit. Cermeonia mortore për 21-vjeçarin do të kryhet ditën e nesërme në prën 11:00, në lagjen Afrim i ri, rruga e Semanit.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Suedi, ku 21-vjeçari humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ndërsa mbeti e plagosur 25-vjeçarja e cila ishte me të.

Autoritetet suedeze kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.

Ndërsa deri më tani rrethanat e tragjedisë mbesin të paqarta.

Vdekja tragjike e të riut ka lënë pas një plagë të madhe për nënën e tij Matilda, babain Arbenin dhe vëllain Tekin.

newsbomb.al

Fier, prezantohet drejtori i ri i Policisë

0
Fier, prezantohet drejtori i ri i Policisë

Ditën e sotme, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues i Lartë Sokol Bizhga, prezantoi drejtorin e ri të caktuar në detyrë, Drejtues Erion Ahmeti.

Këtë detyrë e mbante më parë kryekomisar Oliger Torba, i cili është emëruar në detyrën zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Drejtues Erion Ahmeti, gjatë prezantimit, ka theksuar se ligjshmëria dhe shërbimi ndaj qytetarëve janë dy parimet kryesore në punën e tij. Gjithashtu, ai kërkoi angazhim maksimal nga drejtuesit dhe efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, për të parandaluar dhe luftuar krimin, si dhe për t’u shërbyer sa më mirë qytetarëve.

Ndryshime në Policinë e Fierit: Erion Ahmeti komandohet Drejtor i Ri Vendor

0
Ndryshime në Policinë e Fierit: Erion Ahmeti komandohet Drejtor i Ri Vendor

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita, ka firmosur sërish një sërë ndryshimesh në Policinë e Shtetit.

Lëvizje të reja janë bërë në strukturat drejtuese të Policisë në qarkun Fier.

Kështu, drejtor është komanduar Erion Ahmeti, ndërsa shef komisariati Gerald Toska. Ky i fundit zëvendëson Anesti Salaj.

Aksident në aksin Lushnjë – Fier, i riu në gjendje të rëndë

0
Aksident në aksin Lushnjë – Fier, i riu në gjendje të rëndë

Lushnjë /

Informacion paraprak

Rreth orës 18:25, në aksin rrugor “Lushnjë–Fier”, shtetasi Z. H., 50 vjeç, duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident rrugor me një motomjet, me drejtues shtetasin A. T., 28 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi A. T., i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Apolonia për femra synon mbrojtjen e titullit, finalja kundër Teutës më 12 maj

0
Apolonia për femra synon mbrojtjen e titullit, finalja kundër Teutës më 12 maj

Finalja e Kupës së Shqipërisë për vajza për edicionin 2025/2026 do të vendosë përballë këtë edicion Apoloninë dhe Teutën, dy skuadra me histori dhe ambicie të ndryshme.

Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar datën 12 maj si ditën e finales së madhe, që do të zhvillohet në “Shtëpinë e Futbollit”, duke nisur nga ora 17:00.

Teuta ka shkruar historinë me kualifikimin e parë në një finale të Kupës së Shqipërisë, një arritje e rëndësishme për klubin durrsak dhe një tregues i progresit të tij në futbollin e vajzave.

Nga ana tjetër, Apolonia vjen në këtë finale si kampione në fuqi, me synimin për të mbrojtur trofeun.

Berisha: PD ka detyrimin madhor për të vazhduar protestat e fuqishme

0
Berisha: PD ka detyrimin madhor për të vazhduar protestat e fuqishme

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se, PD ka detyrimin madhor për të vazhduar protestat e fuqishme, për të vazhduar kryengritjen paqësore.

Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Berisha përshëndeti qytetarët që morën pjesë në protestën e fundit, duke deklaruar se “dhjetëra mijëra qytetarë të premten e kaluar me pjesëmarrjen e tyre në kryengritjen paqësore u bënë zëri i qytetarëve në Shqipëri, në Europë dhe në botë”.

Ai gjithashtu shprehu mbështetje për personat e ndaluar pas protestës.

Berisha u ndal edhe te protesta e 17 prillit, për të cilën tha se sulmi ndaj deputetëve ishte i planifikuar dhe i organizuar,

“Shpreh revoltën më të madhe, denoncimin më të ashpër për sulmin brutal që u bë ndaj deputetëve tanë në protestën e 17 prillit”.

Në vijim, ai deklaroi se, “ishte sulm i planifikuar dhe i organizuar në të cilin u përdorën ndaj deputetëve dhe protestuesve të gjitha mjetet e dhunës, granata, spraj ariu, spraj toksik, plumba gome, pompa uji dhe shishe molotov”.

Berisha gjithashtu bëri thirrje për vijimin e protestave, duke u shprehur se, “PD ka detyrimin madhor për të vazhduar protestat e fuqishme, për të vazhduar kryengritjen paqësore”.

Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës, shkon në 202 lekë/ litri

0
Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës, shkon në 202 lekë/ litri

Bordi i Transparencës këtë të mërkurë ka dalë me një njoftim të ri teksa bën me dije se është rritur çmimi naftës. Në njoftim bëhet me dije se është vendosur që çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri.

Njoftimi i plotë:

Bordi i Transparencës në datë 22 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 176 ekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 22 ora  12.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë  janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarw dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

SQARIM:

Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë per llogaritjen e cmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

Emri/ Ndërron jetë i burgosuri në burgun e Fierit, u dërgua në spital mëngjesin e sotëm

0
Emri/ Ndërron jetë i burgosuri në burgun e Fierit, u dërgua në spital mëngjesin e sotëm

Një i burgosur ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm teksa është ndjerë keq në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fier.

Bëhet fjalë për shtetasin Luan Sali Bundo, 69 vjeç, i cili vuante dënimin në IEVP Fier që prej datës 6 gusht 2021, i transferuar nga institucioni “Jordan Misja”.

Sipas të dhënave, ai kishte disa probleme shëndetësore dhe trajtohej për hipertension arterial, diabet, hipertrofi të prostatës, çrregullim ankthi dhe hiperuricemi.

Mësohet se Bundo është transportuar mëngjesin e sotëm drejt Spitalit Rajonal Fier, me puls, por pavarësisht ndërhyrjeve, ka ndërruar jetë.

Më pas trupi është dërguar në morg.Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Vijon puna për aksin rrugor Fier-Kthesa e Patosit-Fratar (Video)

0
Vijon puna për aksin rrugor Fier-Kthesa e Patosit-Fratar (Video)

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ecuria e punimeve në aksin rrugor Fier–Kthesa e Patosit–Fratar.

Rama shprehet se ky është një segment i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të zonës së Mallakastrës.

Kreu i qeverisë thekson se aksi rrugor prej 43.6 kilometrash pritet të përmirësojë ndërlidhjen dhe të nxisë zhvillimin ekonomik lokal.

Pjesë e projektit rrugor është edhe ndërtimi i trotuareve, si edhe pajisja e rrugës me ndriçim dhe sinjalistikë.

Investimi në infrastrukturën rrugore do të nxisë zhvillimin e sipërmarrjeve agroturistike për gjithë zonën ku kalon gjurma e kësaj rruge.

Sherr masiv në Vlorë, dy të rinj përfundojnë me plagë të rënda në kokë

0
Sherr masiv në Vlorë, dy të rinj përfundojnë me plagë të rënda në kokë

Një konflikt mes disa të rinjve ka përfunduar me të plagosur në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, rreth 10 persona, kryesisht të rinj, janë përfshirë në sherr, i cili dyshohet se ka nisur për arsye banale në zonën e njohur si prapa Bulevardi Ismail Qemali.

Gjatë përplasjes, palët janë goditur me sende të forta, përfshirë edhe copa tullash. Si pasojë, dy persona kanë mbetur të plagosur, duke pësuar dëmtime të rënda në kokë.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorë, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë konflikt.

© Panorama.al