Home Blog Page 41

Qendra Multifunksionale “Horizont” e Fierit, shpallet kampione në Turneun e Unifikuar të Futbollit

0
Qendra Multifunksionale “Horizont” e Fierit,  shpallet kampione në Turneun e Unifikuar të Futbollit

Një arritje e madhe sportive dhe sociale për Qendrën Multifunksionale “Horizont”, Fier!

Ekipi i saj ka triumfuar në Turneun e Unifikuar të Futbollit të zhvilluar në Tiranë, duke treguar talent, përkushtim dhe frymë të jashtëzakonshme bashkëpunimi.

Ja postimi i Qendrës Multifunksionale “Horizont” në rrjetet sociale.

⚽️ KAMPIONAAA🏆🥇

🥅 Këtë të shtunë u zhvillua në Tiranë Turneu i Unifikuar i Futbollit, mundësuar nga Ministria e Turizmit, Kultures dhe Sportit e Bashkia Tiranë, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe organizuar në mënyrë të përsosur nga Special Olympics Albania.

💙 Në këtë turne morën pjese mbi 80 sportistë nga 6 qytete të Shqipërisë, ku 10 ekipe garuan me frymë bashkëpunimi, respekti dhe gjithëpërfshirjeje

⚽️👏 Ekipi ynë shkëlqeu në kategorinë Tradicionale (Special), duke mposhtur 3 ekipe me rezultatin total 21-0, u rendit në vendin e parë 🥇, e kampionët tanë ngritën lart kupën 🏆 e fituesit.

Një sukses që flet për forcën e ekipit dhe pasionin për lojën! 💪❤️

Vrasja e Liridona Ademajt, dënohen me burgim të përjetshëm ish-bashkëshorti dhe autori i vrasjes

0
Vrasja e Liridona Ademajt, dënohen me burgim të përjetshëm ish-bashkëshorti dhe autori i vrasjes

Naim Murseli dhe Granit Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademaj në nëntor të vitit 2023.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën për vrasjen e Liridona Ademajt në nëntor të vitit 2023, ndërsa Kushtrim Kokalla është dënuar me 30 vjet burgim.

Vendimi u bë i ditur sot nga kryetarja e trupit gjykues, Fatmire Dërmaku.

Në fjalën përfundimtare, prokurorja e rastit, Javorka Përlinçeviq, kishte kërkuar burgim të përjetshëm për të tre të akuzuarit, duke e cilësuar vrasjen si të planifikuar. Të njëjtën kërkesë e kishte paraqitur edhe vëllai i viktimës, Leonard Ademaj, si dhe avokati i familjes, Leutrim Syla.

Nga ana tjetër, mbrojtja e të akuzuarve kishte kërkuar që vendimi i gjykatës të mbështetej në prova dhe të ishte i drejtë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit 2023, në një rrugë në fshatin Bërnicë të Prishtinës, ku Liridona Ademaj u vra teksa ndodhej në veturë së bashku me bashkëshortin e saj, Naim Murseli, dhe dy fëmijët e tyre.

Sipas aktakuzës, Murseli e kishte planifikuar vrasjen e bashkëshortes me qëllim përfitimi financiar nga një sigurim jetësor në Suedi, në vlerë rreth 260 mijë euro.

Po sipas aktakuzës, Kushtrim Kokalla kishte ndërmjetësuar njohjen mes Murselit dhe Granit Plavës, i cili akuzohej si autor i drejtpërdrejtë i vrasjes. Prokuroria ka pretenduar se krimi ishte kryer kundrejt një pagese prej 30 mijë eurosh, të premtuar nga Murseli.

Çfarë thanë para gjyqit Naim Murseli dhe të tjerët?

Në të dy deklarimet për akuzat që e ngarkojnë, Murseli ka mohuar fajësinë për vrasjen e Ademajt, duke thënë se nuk ka paguar, porositur apo ndihmuar në vrasjen e bashkëshortes së tij.

Ai pretendon se natën kritike familja ishte përballur me një grabitje, dhe se ai nuk ka qenë në veturë në momentin e vrasjes, duke e quajtur çdo akuzë ndaj tij si të pavërtetë.

Ndërsa Plava nuk ka pranuar të deklarohet rreth fajësisë, por gjatë dëshmisë së tij ai ka thënë se veprimet i kishte bërë sipas marrëveshjes me Murselin, që ky vetëm ta merrte përgjegjësinë për rastin.

Ai pretendon se në momentin kritik vetëm dëgjoi krismën, dhe më pas iu tha të largohej nga vendi i ngjarjes, bashkë me armën që ishte kryer vrasja, duke pohuar se më pas kishte ikur me shpejtësi.

Kokalla, fillimisht s’kishte pranuar të deklarohej, më vonë gjatë shqyrtimit ishte deklaruar i pafajshëm për rastin.

Gjatë dëshmisë së tij, ai ka mohuar përfshirjen në krim, duke theksuar se për ngjarjen kishte mësuar fillimisht nga mediat.

Shtyhen afatet e taksave vendore për bizneset në Fier

0
Shtyhen afatet e taksave vendore për bizneset në Fier

Në një intervistë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Fier, Niko Neço, ka bërë me dije një vendim të rëndësishëm për të gjitha subjektet që ushtrojnë aktivitet në territorin e bashkisë.

Sipas tij, çdo biznes, përfshirë edhe fermerët e pajisur me NIPT, do të ketë më shumë kohë për të shlyer detyrimet vendore, pas shtyrjes së afatit të pagesës së taksave.

Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak dhe është komunikuar zyrtarisht nga Bashkia Fier disa ditë më parë.

Qëllimi i këtij vendimi, sipas Neços, është shmangia e penaliteteve për subjektet që nuk arrijnë të paguajnë taksat brenda afatit të përcaktuar, i cili fillimisht ishte 30 prilli.

Në këtë mënyrë, bizneset përfitojnë më shumë kohë për të përmbushur detyrimet e tyre, ndërsa pushteti vendor synon të sigurojë një përqindje më të lartë të arkëtimeve nga taksat vendore.

Në territorin e Fierit ushtrojnë aktivitet mbi 12 mijë subjekte biznesi, ku përfshihen biznesi i vogël, i madh, si dhe fermerët me NIPT. Çdo vit, pranë pushtetit vendor paguhen rreth 15 lloje taksash dhe tarifash vendore.

👉 Afati i ri për pagesën e taksave vendore për këtë vit është 30 qershori.

Pas zjarrit në Tiranë, propozohen rritje deri në 50% e pagesës për orët shtesë të zjarrfikësve

0
Pas zjarrit në Tiranë, propozohen rritje deri në 50% e pagesës për orët shtesë të zjarrfikësve

Pas ngjarjes së zjarrit në një komplekset e banimit pranë farmacisë nr.10 në Tiranë, ndërtuar nga kompania “Arlis” qeveria pritet të ndërhyjë në vendimin për pagesat e punonjësve zjarrfikës.

Në projektvendim “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 203, datë 10.4.2019 e Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, të masës së përfitimit dhe llojeve të pushimeve të tjera, me apo pa pagesë, në shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin” propozohet unifikimi i trajtimit financiar të punonjësve të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin (MZSH), si dhe përcaktimi i kufirit maksimal të orëve shtesë prej 200 orësh në vit për punonjësit operacionalë.

Sipas draftit, punonjësit do të përfitojnë pagesë për orët shtesë në masën nga 25%  për orët shtesë në ditë të zakonshme pune. Për orët e mbrëmjes do të përfitohet 20% (19:00–22:00) e pagës; 50% të pagës për orët shtesë gjatë pushimit javor; 50% për punën në ditët e festave zyrtare dhe 50% për orët e natës (22:00–06:00).

Një risi e rëndësishme do të jetë edhe përcaktimi i qartë i përfitimeve edhe për punonjësit e planifikuar në grafik shërbimi dhe ata që nuk janë planifikuar në shërbim.

Ata do të marrin pagesë për orët shtesë, konkretisht sa 50% e pagës për punën në festat zyrtare; 50% të pagës për orët e natës; 50% të pagës për orët shtesë jashtë turnit 24-orësh të planifikuar.

Ndërkohë, për punonjësit e pa planifikuar që thirren në shërbim gjatë festave, parashikohet: një ditë pushimi shtesë ose pagesë për 8 orë shtesë; kompensim për çdo orë shtesë mbi bazën e pagës orare.

Projektvendimi vendos gjithashtu një kufi maksimal prej 200 orësh shtesë në vit për punonjësit operacionalë, me përjashtim të rasteve të emergjencave civile ose forcës madhore, kur lejohet tejkalimi me autorizim të Inspektoratit të Punës.

Sipas projektvendimit të propozuar, ndryshimet synojnë unifikimin e trajtimit financiar dhe krijimin e qartësisë për këtë kategori punonjësish, duke eliminuar paqartësitë që kanë sjellë interpretime të ndryshme dhe pabarazi në praktikë.

“Duke mos pasur një praktikë të unifikuar, disa punonjës i kanë marrë pagesat për orët shtesë dhe orët e natës nëpërmjet vendimeve të gjykatave. Pikërisht referuar këtyre mangësive janë evidentuar, problematika serioze në rekrutime dhe largime në të gjitha nivelet e Shërbimit të MZSH.

Me qëllim unifikimin e trajtimit dhe krijimit të qartësisë lidhur me këtë kategori punonjësish, lind nevoja për ndërhyrje në vendimin nr. 203 datë 10.4.2019 të Këshillit të Ministrave. Nëpërmjet këtij këtij projektvendimi synohet dhe një rritje e motivimit dhe stabilitetit në shërbim.

Unifikimi i trajtimit financiar ndikon drejtpërdrejt në motivimin e personelit operacional, duke forcuar gatishmërinë dhe performancën në situata emergjente”, theksohet në relacionin e projektvendimit.

Disa nga ndryshimet e propozuara në projektvendimin “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 203, datë 10.4.2019 e Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, të masës së përfitimit dhe llojeve të pushimeve të tjera, me apo pa pagesë, në shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”.

Pika 1 e projektvendimit parashikon që pika 4, e vendimit nr. 203, datë 10.04.2019 të Këshillit të Ministrave ndryshohet si më poshtë vijon: “4. Punonjësi me gradë i shërbimit të MZSH-së, për orët shtesë të punës/shërbimit, përfiton një shtesë mbi pagë në masën:

a) 25% për çdo orë punë/shërbimi shtesë në ditë të zakonshme pune;

b) 50% për çdo orë punë/shërbimi shtesë të kryer gjatë pushimit javor;

c) 50% për çdo orë punë/shërbimi në ditët e festave zyrtare;

ç) 50% për çdo orë punë/shërbimi nga ora 22:00 deri në orën 06:00;

d) 20% për çdo orë punë/shërbimi nga ora 19:00 deri në orën 22:00”.

Pika 2 e projektvendimit parashikon që pas pikës 4, shtohet pika 4/1 dhe 4/2 me përmbajtjen: “4/1. Punonjësi me gradë i shërbimit të MZSH-së, i planëzuar në shërbim sipas pikës 3 të këtij vendimi, përfiton një shtesë mbi pagë në masën:

a) 50% për çdo orë pune shërbimi në ditët e festave zyrtare;

b) 50% për çdo orë pune shërbimi të kryera nga ora 22:00 deri në orën 06:00;

c) 50% për çdo orë punë shërbimi shtesë të kryer jashtë shërbimit 24 orësh të planëzuar”. “4/2. Punonjësi me gradë i shërbimit të MZSH-së, i pa planëzuar në grafik shërbimi sipas pikës 3 të vendimit, në ditët e festave zyrtare përfiton: a) një ditë pushimi shtesë ose për shkak të natyrës së punës paguhet 8 orë shtesë të përllogaritur mbi pagën orare. b) çdo orë pune shërbimi shtesë përllogaritet mbi pagën orare të përcaktuar në pikën 2 të vendimit.”

Pika 3 e projektvendimit parashikon që pas pikës 6, shtohet pika 6/1 me përmbajtjen: “6/1. Numri maksimal i orëve shtesë për punonjësin operacional të shërbimit të MZSH-së nuk mund të jetë më shumë se 200 orë në vit. Me autorizimin e Inspektoratit të Shtetëror të Punës, numri maksimal i orëve shtesë mund të tejkalohet vetëm në rastet e forcës madhore ose të menaxhimit të emergjencave civile në dobi të popullsisë”.

Rama: Siguria ushqimore “thikë me dy presa”, nëse bizneset nuk plotësojnë standardet do mbyllen

0
Rama: Siguria ushqimore “thikë me dy presa”, nëse bizneset nuk plotësojnë standardet do mbyllen

Kryeministri Edi Rama, në një takim me operatorët e biznesit ushqimor, u ndal te sfidat e plotësimit të standardeve sipas direktivave të BE-së për çështjet e sigurisë ushqimore.

Ai tha se, përveç masave që do të ndërmerren nga qeveria në adresimin e problematikave si akreditimi i laboratorëve dhe infrastruktura digjitale për të lehtësuar ndërveprimin me operatorët, edhe sipërmarrjet duhet të investojnë në përmbushjen e standardeve. Sipas tij, në të kundërt, ato rrezikojnë të mbyllen ose të falimentojnë.

“Procesi i sigurisë ushqimore ka një rëndësi të veçantë, sepse lidhet me sfidën më komplekse të anëtarësimit në BE, atë të sigurisë ushqimore.

Kemi detyrimin të harmonizojmë kuadrin ligjor të vendit me BE-në, në të gjitha drejtimet. Na duhet modernizimi i sistemit veterinar dhe i rrjetit të laboratorëve, të cilat nuk mund të konsiderohen detyra, por zgjedhje të pashmangshme për të nesërmen tonë.

Por ligji, sado mirë të jetë shkruar, punën e bëjnë njerëzit që zbatojnë ligjin, ata që përballen çdo ditë me informalitetin, për të drejtat e konsumatorit, të fermerit dhe sipërmarrësit, për të garantuar një konkurrencë të ndershme.

Së shpejti do të kemi një binjakëzim të AKU-së dhe Institutit të Veterinarisë.

Problematikat mbeten si të informojmë në kohë dhe hapur sipërmarrjen për atë që e pret. Ajo që e pret sipërmarrjen është si një thikë me dy presa: nga njëra anë një horizont mundësish për ata që do të jenë të përgatitur, dhe nga ana tjetër një rrezik falimentimi për ata që nuk janë të përgatitur.

Siguria e produkteve shtazore dhe e të gjitha nënprodukteve të tjera duhet të jetë e qartë për të gjithë ata që kanë investuar, qoftë edhe një baxho e vogël. Nesër do të jetë fatale nëse nuk kuptojnë se ku janë me standardet dhe çfarë duhet të bëjnë për të qenë gati.

Duhet të veprojmë me rreth 900 subjekte, të cilat të gjitha kanë rrezik, në kushtet ku janë, rrezik për mbyllje ose përjashtim nga tregu që në ditën e parë të anëtarësimit.

Kryeminsitri Edi Rama u ndal edhe te problematikat për sektorin e qumështit dhe thertoreve.

“Çështja tjetër është ajo e thertoreve. Kemi bërë një stabilizim kur morëm këtë detyrë, ku gjëja e gjallë në Kamëz therrej në trotuar, por tani kemi kaluar në një nivel tjetër. Është shumë më mirë se ç’ishte, por ende larg nivelit për të marrë certifikimin për të hyrë në tregun europian.

Çdo gjë që do të prodhohet në Shqipëri dhe do të dalë në dyqan, do të konsiderohet si produkt për tregun e dyqaneve të BE-së. Për thertoret, problemi më i madh është ndarja dhe menaxhimi i mbetjeve që nuk janë për konsum. Nëse thertoret nuk plotësojnë kushtet, ato nuk mund të mbijetojnë.

Sektori i qumështit është një tjetër sektor që, nëse do të ishim sot anëtarë të BE-së, nuk do t’i mbijetonte kërkesave të standardeve. Kjo sepse i gjithë zinxhiri i prodhimit duhet të jetë i garantuar. Unë kam vizituar fabrika që janë me teknologji të avancuar, por zinxhiri mbetet i mangët dhe duhet të plotësohen standardet në tërësi”. / monitor.al

Pija natyrale që largon fryrjen dhe përmirëson tretjen – mund ta përgatisni vetë në shtëpi

0
Pija natyrale që largon fryrjen dhe përmirëson tretjen – mund ta përgatisni vetë në shtëpi

Shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë: pas një vakti ndiheni të rënduar, barku juaj fryhet dhe rrobat bëhen të pakëndshme. Jo gjithmonë është e nevojshme të përdoren ilaçe, ndonjëherë një zgjidhje e thjeshtë gjendet në kuzhinën tuaj.

Nutricionistët sugjerojnë një pije natyrale që mund të ndihmojë në stimulimin e tretjes dhe në lehtësimin e fryrjes: çaji i freskët me xhenxhefil dhe limon.

Si ndikon kjo pije në organizëm?

  • Xhenxhefili përmban përbërës aktivë (si gingeroli) që ndihmojnë në relaksimin e muskujve të zorrëve dhe përshpejtojnë kalimin e ushqimit në sistemin tretës. Ai gjithashtu mund të ndihmojë në reduktimin e proceseve inflamatore në stomak.
  • Limoni, megjithëse ka shije acidike, në trup vepron si alkalizues dhe mund të stimulojë prodhimin e tëmthit, i cili ndihmon në tretjen e yndyrnave.
  • Uji i ngrohtë relakson traktin tretës dhe mund të ndihmojë në parandalimin e spazmave që shkaktojnë gazra.

Si ta përgatisni?

Për rezultate më të mira, përdorni përbërës të freskët:

  1. Grini rreth 2 cm rrënjë xhenxhefili të freskët dhe vendoseni në një filxhan.
  2. Shtoni ujë të nxehtë (rreth 80°C, jo të vluar).
  3. Lëreni të qëndrojë për 5–10 minuta.
  4. Në fund, shtoni lëngun e gjysmës së një limoni.
  5. (Opsionale) Mund të shtoni një majë shafran Indie për efekt shtesë anti-inflamator.

Kur ta konsumoni?

Kjo pije rekomandohet të pihet në mëngjes me stomak bosh ose rreth 20 minuta pas një vakti të rëndë. Mund të ndihmojë në lehtësimin e ndjesisë së fryrjes dhe në përmirësimin e tretjes.

Kujdes

Xhenxhefili dhe shafrani i Indisë mund të mos jenë të përshtatshëm për persona që marrin hollues gjaku, kanë probleme me tëmthin ose janë në trajtim për diabet. Para përdorimit të rregullt, këshillohet konsultimi me mjekun.

Gazetari i CNN habitet nga Aeroporti i Tiranës: ‘Kalova për 5 sekonda’

0
Gazetari i CNN habitet nga Aeroporti i Tiranës: ‘Kalova për 5 sekonda’

Në një kohë kur aeroportet europiane po përballen me radhë të gjata dhe vonesa për shkak të zbatimit të sistemit të ri të hyrje-daljeve (EES), por edhe infrastrukturës së pamjaftueshme dhe kontrolleve të shtuara, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po ndjek një model krejt të kundërt.

Në Tiranë, procesi i identifikimit të udhëtarëve është automatizuar në nivele të larta. Çdo qytetar që hyn në Shqipëri mjafton të vendosë pasaportën në sistemet automatike dhe verifikimi përfundon brenda pak sekondash, pa krijuar radhë apo vonesa.

E njëjta procedurë aplikohet edhe në dalje për qytetarët e Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, ndërsa numri i lartë i sporteleve dhe kontrollorëve bën që fluksi të menaxhohet pa bllokime.

Ky model është vlerësuar edhe ndërkombëtarisht. Gazetari britanik Richard Quest, në një raportim për CNN, e cilësoi eksperiencën në Tiranë si një nga më efikaset në rajon.

“Unë sapo jam kthyer nga Tirana, që ka një aeroport të mrekullueshëm. Mu deshën vetëm 5 sekonda për procesin e identifikimit. Vendosa pasaportën dhe kalova menjëherë”, u shpreh ai, duke e krahasuar me situatën problematike që po përjetojnë aktualisht aeroportet europiane.

Investimet e Kastrati Group gjatë viteve të fundit në Tirana International Airport (TIA) kanë modernizuar infrastrukturën dhe kanë rritur kapacitetet për përpunimin e pasagjerëve. Paralelisht, rritja e numrit të linjave ajrore, veçanërisht kompanive low-cost si Ryanair dhe Wizz Air, e ka kthyer Tiranën në një pikë kyçe për udhëtarët në rajon.

Me çmime konkurruese dhe destinacione të reja që shtohen vazhdimisht, aeroporti po tërheq jo vetëm pasagjerë shqiptarë, por edhe udhëtarë nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Në kontrast me problemet që po shfaqen në shumë aeroporte të BE-së, rasti i Tiranës po shihet si një shembull sesi investimi në teknologji dhe organizim mund të përkthehet në shërbim më të shpejtë dhe efikas për udhëtarët.

E pazakontë në Lushnjë/ Vidhen eshtrat e gruas që ndërroi jetë 17 vite më parë

0
E pazakontë në Lushnjë/ Vidhen eshtrat e gruas që ndërroi jetë 17 vite më parë

Një ngjarje e pazakontë dhe shqetësuese është regjistruar në qytetin e Lushnjes, ku janë vjedhur eshtrat e një personi të ndarë nga jeta prej 17 vitesh.

Sipas informacioneve paraprake, autorët kanë hapur një tunel të madh nën tokë për të depërtuar në varr, çka tregon për një veprim të mirëorganizuar dhe të menduar më parë, raporton korrespondenti i Top Channel Bledar Korreshi.

Ngjarja ka ndodhur në varrezat e qytetit dhe është zbuluar nga punonjës të mirëmbajtjes së tyre.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Deri më tani nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa po punohet për mbledhjen e provave dhe verifikimin e çdo piste të mundshme.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim, ndërsa rasti ka shkaktuar shqetësim të madh te qytetarët.

Top Channel

BASKETBOLL/ “Play off”, Apolonia fiton ndaj Skënderbeut, dhe kalon në gjysmëfinale

0
BASKETBOLL/ “Play off”, Apolonia fiton ndaj Skënderbeut, dhe kalon në gjysmëfinale

Vllaznia-Tirana dhe Apolonia-Besëlidhja janë çiftet gjysmëfinaliste të kampionatit kombëtar të basketbollit të meshkujve për edicionin 2025-2026.

Gjithçka e lehtë për Apoloninë në përballjen e dytë kundër Skënderbeut, takim i luajtur në Pogradec.

Fieraket fituan me rezultatin 76-90 (14-24, 16-21, 23-28, 23-17) në një sfidë të cilën e kontrolluan më së miri. Për t’u veçuar ishte fakti se të dyja ekipet startuan pa asnjë shqiptar në formacion, ndërsa nga 165 pikët e realizuara gjithsej në këtë takim, vetëm 5 u shënuan nga basketbollistët, pikë që mbajnë firmën e Lionel Nasit për korçarët. MVP u shpall Djorkaeff Campbell, protagonist me 33 pikë e 9 kërcime për Apoloninë. Te Skënderbeu rendimentin më të lartë e kishte Brock Wakefield, autor i 19 pikëve, 10 kërcimeve dhe i 5 asistimeve, por që mbetëm vetëm për vlerë statistikore.

Çmimi i kastravecit në serat e Roskovecit zbret në 20 lekë/kg, ankohen fermerët: Dalim me humbje, faji i grumbulluesve

0
Çmimi i kastravecit në serat e Roskovecit zbret në 20 lekë/kg, ankohen fermerët: Dalim me humbje, faji i grumbulluesve

Fermerët e serave në Roskovec ankohen se po i shesin prodhimet nën kosto. Aktualisht një kile kastravec me shumicë është 20 lek, ndërsa në treg shitet trefishin. Ata akuzojnë grumbulluesit për fiksimin e çmimeve, ndërsa i bëjnë thirrje institucioneve të monitorojnë tregjet.

Në Roskovec, fermerët po shesin prodhimin me çmime qe nuk mbulojnë as koston bazë te prodhimit.

Ne u ndalën në disa sera në fshatin Suk 1, ku kastravecat po shiten me 20 lek për kg, ndërsa siç tregojnë fermerët, deri para disa ditësh grumbulluesit e merrnin me 40 lek/kg.

Me këto çmime nuk mbulojmë as shpenzimet minimale, nuk ia del as ta vjelësh jo më të nxjerrim fitim,” shprehen fermerët, të cilët theksojnë se investimet për farëra, plehra kimike dhe mirëmbajtjen e serave janë gjithnjë në rritje, thonë fermerët.

Fermerët thonë se në momentin e vjeljes detyrohen ta çojnë direkt prodhimin në magazinë grumbullimi pasi prishet shpejt. Kjo, sipas tyre, ul çmimin dhe i vendos në pozicion të dobët negociues.

Ne e shesim poshtë kostos. Në këtë çmim nuk nxjerrim as shpenzimet minimale, thonë fermerët e Suk 1.

Ata kërkojnë vendosjen e një tabele javore çmimesh në ccdo pikë grumbullimi, me argumentin se luhatjet e shpeshta po e bëjnë të pamundur planifikimin e prodhimit.

Ata flasin me shqetësim si për produktin që shesin nën kosto ashtu dhe për çmimet e larta të plehrave kimikë dhe mungesën e fuqisë punëtore.

Në të njëjtën kohë, në tregjet e qyteteve, kastravecat shiten me 120 lek për kg. Diferenca e madhe mes çmimit në fermë dhe atij në treg lidhet zakonisht me abuzimin e grumbulluesve e tregtareve qe rrisin marzhin e fitimit./shqiptarja.com