Home Blog Page 43

Deputeti Korreshi: Po i çojmë gratë për të lindur në Fier, po na dalin lushnjarët të gjithë fierakë!

0
Deputeti Korreshi: Po i çojmë gratë për të lindur në Fier, po na dalin lushnjarët të gjithë fierakë!

Deputeti i PD Saimir Korreshi kërkoi sërish në Kuvend, ministren e Shëndetësisë, e cila vazhdon të mso jetë prezente në seacat parlamentare.

Korreshi kërkoi prezencën e ministres Evis Sala për të diskutuar për kushtet sot në spitale, duke ironizuar situatën në spitalet e vendit.

“Ju vërtet na thoni hajde ta shohim rrugoren, por rregullorja është si e si të ulë kohën e deputetëve duke folur se  mërzitën kolegët e rinj që flasim ne 10 min, si organet kushtetuese të mos flasin më këtu pas i dhënë ju leje te konferenca e kryetarëve. Për procedurë, orë ia keni numrin e telefonit ti thërrisni asaj ministres së Shëndetësisë. Me vërtet ka ikur në Evropë, por duhet ti them që nuk hyhet në Evropë, pa pambuk, jodio e doreza në spitale. Nuk hyhet në Evropë kur nuk punon mamografia në Lushnje, kur nuk ka eko për të bërë ekzaminimet gjatë lindjes.

Po i çojmë në Fier po na dalin lushnjarët të gjithë fierakë. Nuk hyhet në Evropë kur ekografia del si fotografi pa blic. As kur nuk ka ashensor për tu ngjit në kat të 3 që po lindin gratë shkallëve. Nuk ka ashensor të pediatria, urgjenca në kat të 4. Burrë e grua e bëjnë me radhë nga 2 kate se japin shpirt rrugës”, tha Korreshi.

Rrezikoi jetën për të nxjerrë një grua të bllokuar në banesën e saj, zjarrfikësi: Më tha më lërë të digjem!

0
Rrezikoi jetën për të nxjerrë një grua të bllokuar në banesën e saj, zjarrfikësi: Më tha më lërë të digjem!

U cilësua si heroi i ngjarjes, pasi u pa teksa u ngjit nëpër shkallë fare pranë flakëve për t’i shpëtuar jetën një gruaje, të cilës i vuri në kokë kaskën e tij madje.

Edhe pse drejton ekipin e zjarrfikësve për të shuar flakët dhe evakuuar banorët, ai i fali edhe një përqafim asaj.

“Më mori e bija në telefon e më tha se ka nënën e sëmurë. Kur shkova ta shpëtoja, më tha: ‘Më lër të digjem me gjithë shtëpi’”, u shpreh Jonus Murataj, shefi i shërbimit zjarrfikës.

Ekipi i zjarrfikësve mundësoi izolimin e flakëve në një pjesë të kompleksit, pasi nëse nuk ndërhyhej në kohë, zjarri do të merrte përmasa të tjera dhe dëmet do të ishin disa fish më të mëdha.

Ekipi i zjarrfikësve ka qëndruar gjatë gjithë natës dhe ditës së mërkurë në vazhdim, pasi herë pas here aktivizoheshin vatra të vogla.

Humb jetën hajduti në Fier, i ngec gjysma e trupit në dritare

0
Humb jetën hajduti në Fier, i ngec gjysma e trupit në dritare

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë natës né lagjen “ 8 Shkurti” në Fier.

Në tentativë për të vjedhur një i ri rreth të 40- ave, i paidentifikuar ende , ka humbur jetën pasi gjysma e trupit i ka ngecur në dritare.

Sipas vëllait të kryefamiljarit , Nikollaq Lule, banesa tre katëshe i përket Uan Lules, i cili prej një muaji ndodhet në Greqi tek fëmijët e tij. Ai tregon se gjitoni që përkujseset për banesën e ka gjetur të vdekur në dritare hajdutin dhe ka lajmëruar menjëherë policinë.

Ndërkohë i riu , është dërguar në morgun e Fierit.

Basketboll/ Sot në Fier, Apolonia – Besëlidhja dhe Fieri Basket – Partizani

0
Basketboll/ Sot në Fier, Apolonia – Besëlidhja dhe Fieri Basket – Partizani

Sot në sallën sportive pranë ETC-së në Fier, do të zhvillohen dy ndeshje interesante basketbolli.

Në orën 18:00, ekipi i Fieri Basket do të përballet me Partizanin, në një ndeshje që pritet të jetë mjaft e luftuar dhe plot emocione.

Ndërsa në orën 20:00, Apolonia do të sfidojë ekipin e Besëlidhjes, që aktualisht kryeson kampionatin, duke premtuar një tjetër duel të fortë dhe spektakolar.

Nëse doni ta kaloni sadopak kohën me sport dhe emocione, mos e humbisni këtë mundësi – hajdeni dhe mbështesni ekipet tona!

Fier, arrestohet 37-vjeçari, nuk i u bind policisë dhe u përplas me një mjet të parkuar

0
Fier, arrestohet 37-vjeçari, nuk i u bind policisë dhe u përplas me një mjet të parkuar

Drejtoria Vendore e Policisë Fier Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasit:

-B. M., 37 vjeç, banues në Roskovec, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin, dhe gjatë largimit, ka përplasur një automjet të parkuar, me pasojë dëme materiale.

Pas ndalimit, nga kryerja e testit të alkoolit, ai rezultoi në gjendje të dehur. 37-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Fier, nuk i ndaloi policisë, aksidentohet gjatë tentativës për t’u larguar

0
Fier, nuk i ndaloi policisë, aksidentohet gjatë tentativës për t’u larguar

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën lindore të Fierit.

Një automjet, pasi nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, gjatë përpjekjes për t’u larguar është përplasur me një mjet të parkuar.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, forcat zjarrfikëse dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit pritet të shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme.

Skënder Hita nis nga puna: Porositë që la për shefat e komisariateve

0
Skënder Hita nis nga puna: Porositë që la për shefat e komisariateve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,  Skënder Hita, zhvilloi një takim me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë sot në 7 prill, shefat e komisariateve dhe të sektorëve në varësi të DVP-së.

Qëllimi i takimit ishte marrja e masave për rritjen e parametrave të rendit dhe sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve.

Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm kërkoi më shumë angazhim, përkushtim dhe profesionalizëm për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimit, të shitjes së lëndëve narkotike, kultivimit të kanabisit si në terrene të hapura ashtu edhe në ambiente të mbyllura, të armëmbajtjes pa leje, të krimeve ekonomike, të lojërave të fatit dhe call center-ave të paligjshëm, të trafiqeve, si dhe të krimeve mjedisore, kryesisht për lirimin e hapësirave publike, ndërtimet pa leje dhe ndotjen e mjedisit.

Rendi dhe siguria në tërësi, e në veçanti siguria në shkolla, siguria kibernetike dhe ajo rrugore, ishin disa nga porositë e tjera që Drejtori i Përgjithshëm dha gjatë takimit, duke kërkuar rritje të prezencës policore dhe të kapaciteteve profesionale, me qëllim parandalimin dhe rritjen e mëtejshme të parametrave të sigurisë në kryeqytet.

Drejtori Hita u ndal gjatë te adresimi dhe ndjekja në dinamikë e shqetësimeve dhe denoncimeve të qytetarëve, duke theksuar se ligji dhe qytetarët janë parësorë për Policinë e Shtetit, ndaj kërkohet reagim në kohë, angazhim dhe profesionalizëm.

Gjithashtu, kërkoi nga drejtuesit që të jenë sa më pranë punonjësve në terren, t’i mbështesin dhe t’i motivojnë ata në përmbushjen e detyrave, duke vlerësuar punën dhe përkushtimin e tyre të përditshëm.

E “Premtja e Zezë” e 7 prillit 1939 – Nga Ilirjan Gjika

0
E “Premtja e Zezë” e 7 prillit 1939 – Nga Ilirjan Gjika

Në realitet e “Premtja e Madhe” ose e “Premtja e Zezë” është një nga kremtimet që kryhen në Kishën Ortodokse në vigjilje të festës së Pashkës.

Kështu, gjatë shërbesës që zhvillohet këtë mbëmje, bëhet edhe Proçesioni i Epitafit, ku ai nxiret në mënyrë ceremoniale rreth kishës për tu nderuar nga besimtarët dhe populli.

Por e “Premtja e Zezë”, që konsiderohet si një ditë zie për pësimet dhe vuajtjet e Krishtit, do të korrespondonte me 7 prillin e vitit 1939, pushtimin fashist të Shqipërisë.

Disa nga momentet e kësaj dite i përshkruan në shënimet e tij edhe Vangjel Lulja, psalt dhe sekretar i këshillit të kishës së “Shën Gjergjit” në Fier.

Pikërisht atmosfera e luftës që po zhvillohej tashmë ndihet edhe në këto rreshta, ku përshkruhet ceremoniali i kryer në një situatë jo të zakonshme në katedralen e “Shën Gjergjit”.

“E Premte e Madhe më 7/4/39 shërbesa e darkës filloj më ora 5:10 dhe Epitafi dolli rrotull kishës më ora 6 tue i thënë të gjitha me nxitim nga frika e luftës shqipt-italiane. Kur hyri Epitafi në kishë, nuk kishte popull për veç se 23 burra me gjithë djem psalti dhe epitrop dhe dy gra vetëm.

Vangjel Lulja 7/4/1939 Kisha mbaroj më ora 6:16”, ka shkruar me laps plumbi në ditarin e kësaj dite, mbi faqen e një libri kishtar, autori.

Pikërisht ky fakt, përbën një dëshmi të drejtëpërdrejtë e gjendjes që po kalonte Shqipëria, në një prej momenteve më të vështira dhe më dramatike të historisë së saj.

Pikërisht më 7 prill 1939, ushtria italiane do të sulmonte portet shqiptare dhe do të niste pushtimin e vendit.

Ndërkohë në Vlorë, kolona e tretë e trupave të pushtimit, do të zbarkonte në orën 6:30 të mëngjesit dhe pasi do të vendoste kontrollin në qytet, do të merrte drejtimin e Fierit. Gjatë rrugës automobilistike ajo do të ndalej në ullishtat e Bestrovës, nga qëndresa e një batalioni të Ushtrisë Kombëtare që mbërriti me shpejtësi nga Elbasani, i përforcuar edhe nga një grup patriotësh të ardhur nga Fieri dhe Vlora.

Vetëm të nesërmen pasi thyen mbrojtjen, trupat italiane do të hynin në orën 18:00 në qytetin e Fierit, në të cilin ekzistonte frika dhe paniku i një bombardimi të mundshëm. Pikërisht këtë atmosferë e përshkruan me “nota të gjalla” në shënimet e tij Vangjel Lulja.

Ndërkohë, ashtu si e “Premtja e Zezë” edhe 7 prilli i vitit 1939, do të konsiderohej një ditë zie për historinë e vendit tonë. Ky term do të përdorej gjerësisht më pas në botime dhe publikime të ndryshme, në të cilën trajtohej kjo ngjarje, ku Shqipëria humbi pavarësinë si një nga vendet e para të pushtuara prej agresionit fashist.

* Foto: pjesë nga shënimi i Vangjel Lules, Fondi i Dokumenteve të Muzeut Historik Fier

Rritet ndjeshëm numri i të huajve që kërkojnë punë në Fier, mbi 1 mijë aplikime për leje qëndrimi

0
Rritet ndjeshëm numri i të huajve që kërkojnë punë në Fier, mbi 1 mijë aplikime për leje qëndrimi

Rreth 1 mijë shtetas të huaj aplikuan për leje qëndrimi në qarkun e Fierit nga muaji Janar i vitit 2025 deri në tremujorin e parë të 2026-ës, një shifër kjo e lartë krahasuar me vitin 2024 ku sipas të dhënave të Zyrës së Punës aplikuan për leje Unike mbi 600 shtetas të huaj.

Vetëm për tre muajt e parë të vitit 2026, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut, janë riregjistruar 421 aplikime nga shtetas të huaj për leje qëndrimi ndërsa kanë kërkuar punë nëpërmjet sistemit që ofrohet nga Zyra e Punës 109 shtetas të huaj.

Drejtuesja e Agjencisë Rajonale të Punës dhe Aftësive, Ardita Dumi, shpjegon se të huajt që punësohen nëpërmjet sistemit të Zyrës së Punës, zgjedhin kryesisht sektorët e fasonerisë, bujqësisë dhe turizmit

Ndërkohë edhe numri i punëkërkuesve vendas është shtuar me 732 krahasuar me vitin 2024.

Numri i shtetasve të huaj të cilëve u është miratuar pajisja me Leje Unike për vitin 2025 në qarkun e Fierit është 981.

Shtetet kryesore të origjinës janë: India – 201 persona, Filipinet, Egjipti dhe Kina.

Brenda muajit nis aplikimi i tarifave në Tunelin e Llogarasë! Pagesa nga 100 deri në 5000 lekë

0
Brenda muajit nis aplikimi i tarifave në Tunelin e Llogarasë! Pagesa nga 100 deri në 5000 lekë

Brenda këtij muaji pritet aplikimi i tarifave në Tunelin e Llogarasë, duke i dhënë fund periudhës së kalimit pa pagesë.

Punimet për vendosjen e sistemit të pagesës kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa gjatë ditës së sotme janë zhvilluar testet e fundit për funksionimin e plotë të pajisjeve.

Kamerat e sigurisë, sistemet elektronike të kontrollit dhe infrastruktura mbështetëse po verifikohen për të garantuar një proces të rregullt në momentin e nisjes së tarifimit.

Pagesa do të nisë nga 100 lekë për motoçikletat dhe maksimumi do të jetë 5000 lekë për mjetet e tonazhit të rëndë.

Për autoveturat tarifa e kalimit do të jetë 250 lekë, ose 500 lekë vajtje-ardhje, 500 lekë për mjete me karroceri, 1000 lekë për furgonë dhe autobusë.