Home Blog Page 44

E rëndë në Fier, gjendet i pajetë 40 vjeçari

0
E rëndë në Fier, gjendet i pajetë 40 vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Portez të Fierit, ku një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij, i qëlluar me armë zjarri.

Viktima është identifikuar si Taulant Halka, punëtor ndërtimi dhe baba i dy fëmijëve.

Paraprakisht dyshohet për vetëvrasje, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Fier, Dita Botërore e Autizmit, shtohen rastet në qendrën e Fëmijëve me Aftësi ndryshe “Horizont”

0
Fier, Dita Botërore e Autizmit, shtohen rastet në qendrën e Fëmijëve me Aftësi ndryshe “Horizont”

Në Ditën Botërore të Autizmit, në mbarë botën mbetet shqetësim madhor rritja e rasteve të fëmijëve të diagnostikuar me çrregullime të spektrit autik.

Edhe në qendrën e fëmijëve me aftësi ndryshe “Horizont” në Fier, nga viti në vit vihet re një shtim i rasteve.

Sipas drejtorit të kësaj qendre, Enri Lulaj, aktualisht trajtohen 35 fëmijë, ndërsa nga 12 raste të reja, 5 prej tyre janë me spektrin autik.

Prej dy vitesh në qendrën “Horizont” është ulur në 3 vjeç mosha e trajtimit për fëmijët me aftësi ndryshe, një hap që ka ndikuar ndjeshëm në përmirësimin e gjendjes së tyre.

Gjithashtu, nisma e fundit e qeverisë për njohjen si vite pune të kujdestarëve të personave me aftësi të kufizuar vlerësohet si shumë pozitive.

Sipas Lulajt, shumë prindër e kanë të pamundur të punojnë, pasi janë të detyruar të kujdesen për fëmijët e tyre.

Ndërkohë, përveç mesazhit për prindërit, apeli i kreut të qendrës shkon edhe për gjithë shoqërinë.

Ai thekson se, fatkeqësisht, fëmijët me aftësi ndryshe shpesh përballen me bullizëm, ndaj bën thirrje për më shumë pranim, mirëkuptim dhe mbështetje, në mënyrë që këta fëmijë të kenë mundësinë të zhvillojnë potencialin e tyre maksimal.

Dita Botërore e Autizmit, shtohen rastet në qendrën e Fëmijëve me Aftësi ndryshe “Horizont” në Fier

0
Dita Botërore e Autizmit, shtohen rastet në qendrën e Fëmijëve me Aftësi ndryshe “Horizont” në Fier

Në Ditën Botërore të Autizmit, në mbarë botën mbetet shqetësim madhor rritja e rasteve të fëmijëve të diagnostikuar me çrregullime të spektrit autik.

Edhe në qendrën e fëmijëve me aftësi ndryshe “Horizont” në Fier, nga viti në vit vihet re një shtim i rasteve.

Sipas drejtorit të kësaj qendre, Enri Lulaj, aktualisht trajtohen 35 fëmijë, ndërsa nga 12 raste të reja, 5 prej tyre janë me spektrin autik.

Prej dy vitesh në qendrën “Horizont” është ulur në 3 vjeç mosha e trajtimit për fëmijët me aftësi ndryshe, një hap që ka ndikuar ndjeshëm në përmirësimin e gjendjes së tyre.

Gjithashtu, nisma e fundit e qeverisë për njohjen si vite pune të kujdestarëve të personave me aftësi të kufizuar vlerësohet si shumë pozitive. Sipas Lulajt, shumë prindër e kanë të pamundur të punojnë, pasi janë të detyruar të kujdesen për fëmijët e tyre.

Ndërkohë, përveç mesazhit për prindërit, apeli i kreut të qendrës shkon edhe për gjithë shoqërinë.

Ai thekson se, fatkeqësisht, fëmijët me aftësi ndryshe shpesh përballen me bullizëm, ndaj bën thirrje për më shumë pranim, mirëkuptim dhe mbështetje, në mënyrë që këta fëmijë të kenë mundësinë të zhvillojnë potencialin e tyre maksimal.

Lushnjë / Dogji makinën me porosi të një tjetri, arrestohet 39-vjeçari

0
Lushnjë / Dogji makinën me porosi të një tjetri, arrestohet 39-vjeçari

Lushnjë,

Dogji automjetin e një shtetasi, me porosi të një 28-vjeçari, identifikohet dhe kapet 39-vjeçari (shtetas me precedent penal).

Punohet për kapjen e 28-vjeçarit, i cili rezulton të jetë jashtë vendit, dhe dyshohet se e porositi krimin, për shkak të konflikteve për motive pronësie, me xhaxhanë e pronarit të automjetit të djegur.

Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit D. V., se i kishin djegur automjetin, në afërsi të banesës së tij, në fshatin Pluk, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë organizuan punën operacionale dhe veprimet hetimore për të përcaktuar autorësinë e rastit dhe për të sqaruar rrethanat.

Si rezultat, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i djegies, shtetasi M. B., 39 vjeç, banues në këtë fshat.Gjithashtu, u identifikua shtetasi që dyshohet se porositi kryerjen e këtij krimi, A. Z., 28 vjeç, i cili nga veprimet hetimore, rezultoi se ka qenë në konflikt me xhaxhanë e shtetasit D. V., për motive pronësie. Ky shtetas rezulton të jetë jashtë vendit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Sulmi ndaj drejtuesit të lartë të Policisë së Shtetit i ngjan qitjes me barut të lagur! – Nga Vladimir Muçaj

0
Sulmi ndaj drejtuesit të lartë të Policisë së Shtetit i ngjan qitjes me barut të lagur! – Nga Vladimir Muçaj

Nga Vladimir Muçaj:Mbi debatin për emërimin e Skënder Hita.

Emërimi i Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit ka hapur një debat të menjëhershëm publik, ku nuk kanë munguar as kritikat nga përfaqësues të opozitës. Në një klimë politike të tensionuar, reagime të tilla janë të pritshme, por ajo që meriton vëmendje është natyra dhe niveli i këtij debati.

E njoh Skënder Hitën në raportin profesional gazetar–institucion dhe jo në marrëdhënie personale. Pikërisht për këtë arsye, vlerësimi im nuk lidhet me simpati apo interesa, por me atë çfarë kam parë dhe pasqyruar ndër vite. Nuk kam qenë dhe nuk jam nga ata që i bëjnë jehonë pushtetit pa kriter. Përkundrazi, kam mbajtur qëndrime kritike dhe shpeshherë përplasëse ndaj drejtuesve të paaftë apo të dyshuar për abuzim në strukturat e policisë, veçanërisht në qarkun Fier.

Këto përplasje kanë qenë të hapura dhe, në raste të caktuara, edhe në dyert e gjykatave.

Në këtë kuptim, dallimi që bëj sot është i vetëdijshëm dhe i argumentuar.

Gjatë detyrës së tij në Fier, Hita ka krijuar profilin e një drejtuesi korrekt, i vlerësuar si nga trupa policore, ashtu edhe nga opinioni publik.

Veprimtaria e tij është karakterizuar nga ndërhyrje profesionale në parandalimin e ngjarjeve të rënda dhe në identifikimin e elementëve kriminalë.

Një tjetër element që e dallon është fakti se nuk ka kërkuar ekspozim mediatik për sukseset e arritura – një cilësi që në realitetin tonë shpesh mungon dhe përbën një vlerë më vete.

Pas emërimit në detyrën më të lartë të Policisë së Shtetit, reagimet nga disa figura të opozitës, si Gazment Bardhi, Klevis Balliu dhe Sali Berisha, kanë qenë të menjëhershme dhe kritike.

Megjithatë, ajo që bie në sy është mungesa e një analize konkrete mbi figurën dhe performancën e tij profesionale.

Debati politik është i nevojshëm në një shoqëri demokratike, por ai humbet vlerën kur mbështetet vetëm në retorikë dhe jo në fakte.

Kritika duhet të jetë e argumentuar dhe e bazuar në prova, përndryshe rrezikon të perceptohet si pjesë e një diskursi të zakonshëm politik, që nuk i shërben as transparencës dhe as interesit publik.

Në vijim të këtij debati, vlen të theksohet se retorika e përdorur nga disa përfaqësues politikë dhe individë që vetëquhen “burime investigative” në Fier, nuk i shërben as transparencës dhe as etikës së komunikimit publik.

Gjatë fushatës zgjedhore të 11 Majit, prania dhe roli aktiv i Gazment Bardhi në terren ka qenë objekt diskutimi edhe brenda vetë strukturave politike që ai përfaqësonte, ndërsa pas rezultatit zgjedhor në Qarkun Fier – një ndër më të dobëtit në vite – është vënë re një përpjekje për të zhvendosur vëmendjen përmes akuzave të pabazuara ndaj strukturave të rendit.

Përfshirja në këtë linjë edhe e figurave si Sali Berisha, si dhe zërave periferikë që pretendojnë rol investigativ pa standarde profesionale, e deformon debatin dhe e largon atë nga analiza reale e shkaqeve të humbjes.

Në mungesë të fakteve konkrete, çdo tentativë për të njollosur Policinë e Shtetit apo drejtues të caktuar të saj mbetet një narrativë e dobët politike, e destinuar më shumë për konsum të brendshëm sesa për informim të drejtë të opinionit publik.

Në fund, çdo emërim duhet të gjykohet mbi bazën e rezultateve dhe integritetit profesional.

Koha do të tregojë nëse Hita do të arrijë të përmbushë pritshmëritë në këtë detyrë sfiduese, por paragjykimi i menjëhershëm pa një bazë të qartë nuk i shërben as institucioneve dhe as besimit të publikut.

Sulmi ndaj drejtuesit të ri të Policisë së Shtetit, ndaj nje oficeri kariere me rezultate pozitive kudo ai ka drejtuar i ngjan qitjes me barut të lagur!

Pse gënjejmë më 1 prill dhe si u kthye kjo ditë në traditë globale

0
Pse gënjejmë më 1 prill dhe si u kthye kjo ditë në traditë globale

Sot është dita kur mund të gënjesh pa u ndjerë keq (ose të paktën kështu pretendohet). Por nga erdhi 1 prilli dhe pse “e feston” gjithë bota?

Në Shqipëri e njohim si “Dita e Gënjeshtrave”, ndërsa në shumë vende njihet si “Dita e Budallenjve”. Një ditë që i kushtohet rrengjeve, shakave dhe atyre gënjeshtrave “të bardha” që, të paktën teorikisht, nuk duhet të lëndojnë askënd.

Origjina e saj nuk është plotësisht e qartë, por besohet se kjo traditë ekziston prej shekujsh. Ka të dhëna që në Britaninë e Madhe festohej të paktën që në shekullin XIX, fillimisht më shumë nga fëmijët, por me kalimin e kohës u përhap edhe te të rriturit.

Një nga teoritë më të përhapura e lidh fillimin e kësaj dite me Francën. Në vitin 1564, u bë kalimi nga kalendari Julian në atë Gregorian, duke zhvendosur festimin e Vitit të Ri nga fundi i marsit në 1 janar. Megjithatë, jo të gjithë e pranuan menjëherë ndryshimin dhe vazhduan ta festonin Vitin e Ri në fillim të prillit. Ata u tallën dhe u quajtën “budallenj”, dhe kështu, sipas kësaj teorie, lindi tradita e 1 prillit.

Më vonë, britanikët e kthyen këtë datë në një zakon argëtues, duke i bërë njëri-tjetrit rrengje çdo vit. Madje, në disa raste, shakatë kanë qenë aq të besueshme, sa janë marrë seriozisht edhe nga publiku. Një nga shembujt më të famshëm është ai i BBC-së në vitin 1957, kur u publikua një reportazh për “të korrat e makaronave” në Zvicër, duke treguar njerëz që mblidhnin makarona nëpër pemë.

Sot, rrengjet janë më të thjeshta, por tradita vazhdon, shpesh me gënjeshtra të vogla që bëhen vetëm për humor.

Si festohet 1 prilli në botë?

Në Skoci, 1 prilli zgjat 2 ditë. Ditën e dytë njerëzit shpesh goditen papritur nga pas.

Në Kanada dhe Angli, gënjeshtrat lejohen vetëm deri në mesditë. Pas kësaj ore, loja konsiderohet e mbyllur.

Në Francë, Belgjikë, Itali dhe zonat frëngjishtfolëse të Zvicrës, fëmijët kanë një zakon interesant, i vendosin njëri-tjetrit në shpinë një letër në formë peshku, pa u vënë re.

Në Irlandë, ekziston tradita e “punës së budallait”, ku dikush dërgohet me një letër nga një person te tjetri, derisa në fund zbulohet që letra thotë thjesht: “Dërgoje budallain te dikush tjetër”.

Në Gjermani, praktikohet “Aprilscherz”, një histori e sajuar vetëm për të mashtruar të tjerët.

Në Greqi, besohet se nëse arrin të mashtrosh dikë më 1 prill, do të kesh fat gjatë gjithë vitit.

Ndërsa në Shqipëri, dita zgjat 24 orë dhe qëllimi është i thjeshtë, rrengu të jetë sa më i besueshëm.

Aksident në aksin Fier–Patos, disa persona të lënduar (Video)

0
Aksident në aksin Fier–Patos, disa persona të lënduar (Video)

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier–Patos, në vendin e quajtur “Kthesa e Mbretit”.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Volkswagen” është përplasur me një mjet tip “Touareg”.

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët që udhëtonin me to kanë mbetur të lënduar.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Rama:“Të bindur për fitore në 2027, të tjerët merren me ne, ne merremi me veten”

0
Rama:“Të bindur për fitore në 2027, të tjerët merren me ne, ne merremi me veten”

Në Asamblenë e PS-së në Njësinë 7, Kryeministri Edi Rama u ndal te zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Ai u shpreh i bindur se PS do të shpallet fituese, pasi përgatitjet kanë nisur më shumë se një muaj para.

“Besoj që jeni të informuar që kemi nisur një proces gjithëpërfshirës dhe të shtrirë në krejt territorin e Shqipërisë për të bërë një rrugë e dy punë, pasi nga një anë kemi zgjedhjet në organizatat socialiste dhe nga ana tjetër është me vend që të bëjmë një proces bashkëbisedimi në radhë të parë brenda nesh.Paralelisht të krijojmë kushtet që të bashkëbisedojmë me mbështetësit tanë. Në çdo njësi ka shumë gjëra për të folur. Nuk ka të bëjë me ne si parit, por me ne si forcë udhëheqëse në krye të vendit.

Jemi tamam në kohë për të filluar që të mbjellim rezultatin që do të korrim në zgjedhjet e ardhshme vendore që do të jenë pas 14-15 muajve. Jam i bindur që do jemi fitues, për një arsye tjetër, që është arsyeja që na mbledh sot. I fillojmë përgatitjet shumë para të tjerëve. Kur të tjerët merren me ne, ne merremi me veten.

Dua ta filloj këtë bisedë me ju nga Tirana, por nuk do ndalemi vetëm këtu. Në këtë proces është shumë e rëndësishme të flasim për një sërë gjërash që merren të mirëqena”, tha Rama.

Top Channel

Makina përplas 57-vjeçaren në vijat e bardha në Vlorë, drejtuesi largohet nga vendngjarja

0
Makina përplas 57-vjeçaren në vijat e bardha në Vlorë, drejtuesi  largohet nga vendngjarja

Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën Transballkanike, ku një automjet ka përplasur një grua 57 vjeçe, teksa ajo po kalonte në vijat e bardha.

Sipas dëshmitarëve, makina ka qenë duke lëvizur me shpejtësi dhe nuk ka ndaluar, duke e goditur qytetaren.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja, duke e braktisur mjetin, i cili, siç duket edhe nga pamjet, ka mbetur i ndezur në rrugë.

Aktualisht, identiteti i drejtuesit nuk është bërë ende i ditur nga policia.

E dëmtuara ka pësuar lëndime, kryesisht në njërën këmbë, dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e autorit, i cili është larguar nga vendi i aksidentit.

“Nxori pistoletën përballë bandave”, Karamuço: Hita figurë me integritet

0
“Nxori pistoletën përballë bandave”, Karamuço: Hita figurë me integritet

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, foli për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Ai e vlerësoi atë si një person me integritet dhe dinjitet të lartë ndërsa theksoi se Hita ka treguar qëndrueshmëri përballë presionit të krimit, duke u përballuar situata të vështira edhe kur kolegët e tij nuk kishin rezistuar ndaj kërcënimeve dhe shantazheve.

Karamuço solli edhe disa raste konkrete ku Hita kishte treguar guxim dhe profesionalizëm, duke mos u përkulur para ndikimeve të jashtme dhe duke ruajtur standardet e larta të efektivit të policisë ndërsa e cilësoi këtë këtë përvojë të Hitës si një dëshmi të integritetit të tij dhe e aftësisë për të udhëhequr një institucion kaq të rëndësishëm si Policia e Shtetit.

Eksperti vuri në dukje gjithashtu marrëdhëniet e mira të Hitës me SPAK-un dhe agjenci të tjera si dhe faktin që gjatë karrierës së tij nuk është përmendur asnjëherë për lidhje me bandat dhe krimin duke theksuar se këto elemente e bëjnë atë një drejtues të besueshëm për Policinë e Shtetit.

“Ky drejtor, unë do flas për eksperiencën që ka pasur dhe çfarë është përballur, është nga njerëzit që ka pasur rezultate shumë të larta. Në shportën e drejtuesve në pesë vitet e fundit, ka qenë një nga drejtuesit që evidentohej si drejtori i ardhshëm i Policisë së Shtetit. Ka marrë pjesë tre herë në garë për Drejtor të Përgjithshëm. Herën e parë kandidoi me shumë dëshirë, por pati intriga, presione indirekte, madje në atë kohë humbi edhe babain dhe pësoi një tronditje të madhe.

Herën e dytë, para një viti e pak, nuk donte për shkak të asaj që kishte ndodhur, ishte një sforco e madhe. U bind nga ministri i Brendshëm i asaj kohe, Ervin Hoxha, i cili i tha të futej në garë sepse ishte një person që manifeston vlerat e një polici të suksesshëm, me meritokraci, jo me politikë, as me banda. Ai doli i pari me pikë. Ligji e lejon që nga tre më të mirët ministri të propozojë njërin dhe u propozua dikush tjetër. Herën e tretë fitoi.

Pra është një ecuri, ka një rrjedhë logjike. Ky person, në portofolin e vet, ka 25 vite karrierë. Indikatorët që kam unë tregojnë se ka ndjekur linjën kriminale: o do përballesh, o do blihesh, o do shitesh. Është njeriu që nuk është përfolur kurrë për lidhje me banda. Kjo ka qenë edhe kriza e opozitës sot, nuk e lidh dot me asnjë bandë. Ky është njeri i linjës së policisë kriminale. Ka nxjerrë dy herë armën nga brezi. Njëherë kur ka qenë drejtor i Policisë në Durrës, kur një bandë e madhe shkoi për të liruar një të arrestuar. Ata thanë ‘do ta nxjerrim’, dhe ai bashkë me nëndrejtorin nxorën armët dhe u thanë ‘hajde nxirreni’.

Policët e tjerë u tërhoqën nga frika, situata ishte shumë e tensionuar, por ata qëndruan.

Hera e dytë ka ndodhur në Fier, shumë vite më parë, në një përballje me një eksponent të rrezikshëm të krimit të organizuar. Nxorrën armët të dy, ‘o ti o unë, o shteti o krimi’. Edhe aty policët e tjerë u tërhoqën. Këto janë episode që unë i di nga raportet. Mbi të gjitha, ka edhe raportet e SHISH-it për vitet 2016-2017 dhe të tjera, ku nuk rezulton i përfshirë në çështje kanabisi apo aktivitete të tjera kriminale. Këto janë detaje që flasin për integritetin e tij. Ka një gjë shumë pozitive: ka marrëdhënie të jashtëzakonshme jo vetëm ndërpersonale, por edhe institucionale me SPAK-un. Ka edhe marrëdhënie shumë të mira me agjencitë ndërkombëtare që asistojnë në Shqipëri. Është trajnuar, është specializuar dhe është dekoruar disa herë. Pra kemi një figurë të papërlyer dhe nuk duhet ta baltosim kot. Ajo foto që doli me Altin Dumanin u përdor nga kanale të errëta për ta dëmtuar, por nuk ka lidhje me figura të krimit siç u përfol. Nuk ka dalë me persona të tillë. Përkundrazi, ka marrëdhënie institucionale me drejtësinë. Mos gjejmë kot një histori për ta baltosur. Me këto dy rastet që përmenda, ai ka treguar përballje. Aty duket Policia e Shtetit. Po ju jap edhe një rast tjetër. Një makinë e sekuestruar që thuhej ‘mos e prekni’. Ishte një presion i fortë.

Por ajo makinë e konfiskuar u përdor nga vete Hita për të treguar që shteti është mbi individin. Këto janë elementë përballjeje që tregojnë integritet. Për mendimin tim, emri i tij duhet të kishte konsensus më të gjerë politik. Sepse kur ti baltos drejtuesin më të lartë të policisë, ti dëmton gjithë organizatën, 12 mijë punonjës”, tha Karamuço.