Home Blog Page 45

Lokali në Prishtinë ofron kafe dhe çaj falas për tifozët turq/ Ju paguat në 1999

0
Lokali në Prishtinë ofron kafe dhe çaj falas për tifozët turq/ Ju paguat në 1999

Numërimi ka nisur mbrapsht dhe shumë pak orë na ndajnë nga starti i ndeshjes Kosovë-Turqi.

Ajo që po bën xhiron në rrjet është një gjest i veçantë nga një lokal në Prishtinë.

Në hyrje të kafenesë është vendosur një letër me një mesazh domethënës: “Sot rivalë, por gjithmonë miq! Kafe dhe çaj falas për të gjithë tifozët turq. Ju paguat më 1999, sot nuk keni asnjë detyrim”.

Ky mesazh lidhet drejtpërdrejt me periudhën e luftës së Kosovës, kur Turqia ishte ndër vendet që mbështeti popullin e Kosovës në momentet më të vështira.

Pronari i lokalit, përmes këtij gjesti simbolik, ka zgjedhur të rikujtojë mirënjohjen dhe lidhjen historike mes dy shteteve.

Reagimet në rrjetet sociale nuk kanë munguar, me shumë qytetarë që e kanë cilësuar këtë veprim si një shembull përtej rivalitetit sportiv.

Fier, arrestoi i riu, hyri me forcë në banesën e një 31 vjeçareje

0
Fier, arrestoi i riu, hyri me forcë në banesën e një 31 vjeçareje

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin J. V., 31 vjeç, banues në fshatin Dërmenas, Fier, pasi dyshohet se ka hyrë me forcë në banesën e një 31- vjeçareje dhe për motive të dobëta ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin A. H., 25 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, dhe gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Skënder Hita betohet si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit: Përgjegjësi të marr këtë detyrë të lartë! Luftë pa kompromis ndaj krimit e korrupsionit

0
Skënder Hita betohet si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit: Përgjegjësi të marr këtë detyrë të lartë! Luftë pa kompromis ndaj krimit e korrupsionit

Një ditë pasi emërimit, Skënder Hita është betuar si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Në fjalën e tij, në ceremoninë ku të pranishëm ishin edhe zv kryeministrja Albana Koçiu dhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, Kryepolici u shpreh se marrjen e kësaj detyre të re e sheh si përgjegjësi të madhe ndaj qytetarëve dhe vendit. Hita theksoi se prioritet i tij do të jetë lufta pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa shtoi se sfidë mbetet thellimi i rezultateve të mira dhe përmirësimi i imazhit të Policisë së Shtetit.

“Sot është ditë e rëndësishme e karrierës time, pas një rrugëtimi 25 vjeçar në uniformat blu, me dëshirën për t’u shërbyer pa kompromis qytetarëve dhe vendit, kam nderin të marr përgjegjësinë për këtë detyrë më të lartë. Këtë kurorëzim nuk e shoh thjesht si arritje personale, por si përgjegjësi të madhe ndaj qytetarëve dhe punonjësve të policisë së shtetit. Gjej rastin të falënderoj kryeministrin dhe qeverinë për besimin e dhënë si dhe çdo koleg me të cilin kemi ndarë këtë rrugëtim sakrificash.I jam mirënjohës çdo efektivi të policisë që shërben çdo ditë me përkushtim. Nderim për dëshmorët e policisë dhe respekt për veteranët që mbeten burim frymëzimi për ne. Është punuar dhe sakrifikuar shumë deri më sot, por mbetet sfidë thellimi i rezultateve dhe përmirësimi akoma më shumë i imazhit të policisë sepse një polici e denjë matet me besimin që fiton çdo ditë nga qytetarët.”, u shpreh Hita.

Duke përmendur luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ai theksoi se do të nisin nga “radhët tona”.

Thelbësore, shtoi Hita, është edhe forcimi i sigurisë, transparencës dhe përgjegjshmërisë ndaj qytetarëve.

“Prioritetet tona janë të qarta, lufta pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke filluar nga radhët tona. Rritje akoma më shumë e parametrave të sigurisë në shkolla dhe çdo komunitet. Forcimi i rendit dhe sigurisë në territor, modernizimi i policisë përmes teknologjisë. Rritje akoma më shumë e transparencës dhe përgjegjshmërisë ndaj qytetarëve. Forcimi më tej i bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.”, u shpreh ai.

Më tej, ai shtoi se do të bëjë të mundur që Policia të jetë gjithmonë krah qytetarëve dhe ligjit. Sipas tij, duhet të punojnë së bashku për një polici “që e fiton autoritetin përmes shërbimit dhe drejtësisë”.

“Të dashur qytetarë, Policia e shtetit është e juaja, do të jetë gjithmonë në krah të ligjit dhe në krah tuaj. Bashkëpunimi ndërmjet nesh janë thelbësor për të ndërtuar një shoqëri. Të dashur punonjës të medias, policia e Shtetit do të jetë e hapur dhe e përgjegjshme në komunikim. Të dashur punonjës të policisë së shtetit, do të jem mbështetësi juaj në rrugën e drejtë por edhe kërkues i lartë, sepse po përgatitemi për policinë e shtetit të një vendi. Të punojmë së bashku për një polici që e fiton autoritetin përmes shërbimit dhe drejtësisë”, u shpreh mes të tjerash Hita.

FJALA E PLOTË:

E nderuar Zëvendëskryeministre, znj. Koçiu,

I nderuar Ministër i Punëve të Brendshme, z. Llamallari,

I nderuar Kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes z. Bledar Çuçi.

Të nderuar oficerë ndërlidhës të policive partnere,

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Të nderuar kolegë,

Të dashur qytetarë,

Sot është dita më e rëndësishme e karrierës sime në Policinë e Shtetit.Pas një rrugëtimi 25-vjeçar me uniformën blu, me dëshirën për t’iu shërbyer pa kompromis, qytetarëve, ligjit dhe vendit, kam nderin dhe përgjegjësinë të marr detyrën më të lartë në organizatën tonë.Këtë kurorëzim nuk e shoh thjesht si arritje profesionale, por si një përgjegjësi të madhe ndaj qytetarëve dhe ndaj çdo punonjësi të Policisë së Shtetit.

Gjej rastin e veçantë të falënderoj kryeministrin dhe qeverinë shqiptare, për besimin e dhënë, si dhe çdo koleg me të cilin kemi ndarë këtë rrugëtim sakrificash.

I jam mirënjohës çdo efektivi policie që shërben çdo ditë me përkushtim, si dhe familjeve të tyre, që mbajnë peshën e kësaj detyre.

Nderim për dëshmorët e Policisë dhe respekt për veteranët, që mbeten burim frymëzimi.

Është punuar e sakrifikuar shumë deri më sot, mbetet sfidë thellimi i rezultateve dhe përmirësimi akoma më shumë i imazhit të Policisë, sepse një polici e denjë matet me besimin që fiton çdo ditë nga qytetarët.

Policia nuk është thjesht një institucion që ofron shërbim, ajo është vendi ku çdo qytetar gjen mbështetje, drejtësi dhe besim.

Prioritetet tona janë të qarta:

-Lufta pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke filluar nga radhët tona;

-Rritje akoma më shumë e parametrave të sigurisë në shkolla dhe në çdo komunitet;-Forcimi i rendit dhe i sigurisë në të gjithë territorin e vendit;

-Modernizimi i Policisë përmes teknologjisë, përfshirë projektin madhor “Smart City” dhe trajnimeve, sipas standardeve më të mira evropiane;

-Rritje akoma më shumë e transparencës dhe e përgjegjshmërisë ndaj qytetarëve;-Mbështetje dhe motivim për çdo punonjës policie që kryen detyrën me ndershmëri e përkushtim;

-Forcimi më tej i bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.

Të dashur qytetarë,

Policia e Shtetit është e juaja.

Ajo do të jetë gjithmonë në krah të ligjit dhe në krahun tuaj, profesionale, e gatshme dhe e përkushtuar.

Siguria juaj është detyrimi ynë më i madh.

Bashkëpunimi dhe besimi ndërmjet nesh janë thelbësorë për të ndërtuar një shoqëri më të sigurt.

Të nderuar përfaqësues të medias,

Ju jeni partnerë të rëndësishëm në informimin e drejtë dhe transparent të publikut.

Policia e Shtetit do të jetë e hapur dhe e përgjegjshme në komunikim, duke rritur besimin përmes transparencës.

Të dashur punonjës të Policisë së Shtetit,Ju jeni shtylla e këtij institucioni.

Nga ju kërkoj përkushtim, ndershmëri dhe respekt të palëkundur për ligjin dhe qytetarët.

Do të jem mbështetësi juaj në rrugën e drejtë, por edhe kërkues i lartë i standardeve dhe përgjegjësisë, sepse po përgatitemi për Policinë e Shtetit të një vendi evropian.

Le të punojmë së bashku për një polici që nuk e imponon autoritetin, por e fiton atë çdo ditë përmes shërbimit dhe drejtësisë.

© Panorama.al

Nxënësit e gjimnazit “Janaq Kilica”, prezantojnë projektin “Matematika ndër shekuj”

0
Nxënësit e gjimnazit “Janaq Kilica”, prezantojnë projektin “Matematika ndër shekuj”

Në kuadër të procesit të kualifikimit për shkallën “Mësues Mjeshtër” mësuesja ELONA NGRESI, në lëndën MATEMATIKË, nxënësit e klasës XII-6 të gjimnazit “Janaq Kilica” prezantuan projektin kurrikular me temë:

“MATEMATIKA NDËR SHEKUJ”

Ishte kënaqësi që ky projekt të prezantohej në prani të të ftuarve

Znj. DHURATA BARDHI, përfaqësuese e ZVA FIER

Znj. ESMERALDA LIKNURI, përfaqësuese e rrjetit profesional

Znj. ELISABETA KOÇI, profesore, pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega MATEMATIKË ,Tiranë

Znj.RUDINA SHEHAJ,kryetare e bordit të prindërve të klasës XII-6Z.

Xhevair Kajusha,kryetar i ekipit lëndor

Projekti ishte strukturar në pesë grupe

1. Matematika e së ardhmes, falë “trurit kompjuterik”të antarëve të këtij grupi matematika erdhi më zbavitëse, në saj të aplikacioneve dhe programeve të ndryshme.

2. Epokat historikeKy grup na solli”një udhëtim”në kohë të evoluimit të shkencës së matematikës

3. Matematika, art, teknologji, arkitekturë. Maketet të punuara dhe të prezantuara nga ky grup na dëshmuan se me evoluimin e shkencës së matematikës evoluon edhe arti, teknologjia, arkitektura

4. Matematikanë të shquar. Gjigandët e matematikës erdhën me risitë dhe jetën e tyre

5. E njëjta problemë, shekuj të ndryshëm. Ky grup na dëshmoj se si një situatë problemore,duke kaluar ndër shekuj,falë zbatimeve matematikore vjen me një zgjidhje më të thjeshtë nga një epokë në tjetrën.

Në fund nxënësit u përgëzuan nga komisioni i vlerësimit për punën dhe performancën e tyre.

Falënderojmë dhe përgëzojmë nxënësit tanë ❤️🥇për punën dhe angazhimin, si dhe mësuese Elonën për organizimin e kësaj ore mësimore, duke i uruar shumë suksese në arritjen e shkallës së kualifikimit “Mësues Mjeshtër”!

Karriera e “kryepolicit” Skënder Hita, drejtoi forcat e policisë në disa qarqe si Fier, Shkodër dhe Durrës

0
Karriera e “kryepolicit” Skënder Hita, drejtoi forcat e policisë në disa qarqe si Fier, Shkodër dhe Durrës

Skënder Hita është një nga drejtuesit më me përvojë në radhët e Policisë së Shtetit, me një karrierë të ndërtuar në disa nga qarqet më të rëndësishme dhe më sfiduese të vendit.

46-vjeçari ka mbajtur funksione drejtuese në Shkodër, Durrës, Dibër dhe së fundmi në Fier, duke u përballur me problematika të ndryshme që lidhen me kriminalitetin dhe rendin publik. Përvoja në Shkodër, ku ka shërbyer edhe si zëvendësdrejtor i hetimit të krimit, konsiderohet një nga etapat që ka formësuar profilin e tij profesional.

Një tjetër pikë kyçe në karrierën e tij është drejtimi i Policisë në Durrës, një qark me rëndësi strategjike për shkak të portit dhe fluksit të lartë të lëvizjes. Gjatë kësaj periudhe janë zbardhur disa ngjarje të rënda kriminale, përfshirë edhe raste që kanë ndihmuar në hetime më të gjera në disa qytete të vendit.

Me këtë përvojë në disa prej zonave më të ndjeshme të vendit, Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit me pritshmëri për të përballuar sfidat e sigurisë dhe për të forcuar më tej besimin e publikut te institucioni.

Sot, përvjetori i intelektualit dhe shkencëtarit Jakov Milaj – Nga Ilirjan Gjika

0
Sot, përvjetori i intelektualit dhe shkencëtarit Jakov Milaj – Nga Ilirjan Gjika

Jakov Milaj përfaqëson një nga personalitetet e spikatur të shkencës dhe kulturës në Shqipëri.

I lindur në Fier, më 30 mars 1912, ai, do të angazhohej herët në jetën kulturore dhe intelektuale të vendit. Aktivitetin e tij do të niste në Gjimnazin e Shtetit në Shkodër, ku do të drejtonte shoqatën kulturore ‘’Besa Shqiptare’’, ndërkohë në vendlindje do të bëhej nismëtar dhe mbështetës për themelimin e Shoqërisë Sportive “Apolonia”.

Pas përfundimit të shkollës së mesme në vitin 1931, Jakov Milaj, do të punonte disa kohë si mësues në Fier dhe do të shërbente si kryetar në komunat e Bezhanit dhe të Kovaçishtit (Kolonjë).

Po kështu gjatë viteve 1930, emrin e tij e hasim si publicist në disa prej gazetave dhe revistave kryesore të shtypit të kohës. Ndërkohë do të merrte pjesë në Kryengritjen e Fierit të 14 gushtit 1935 dhe pas shpalljes se amnistisë, do të ndiqte studimet e larta në Fakultetin e Veterinarisë të Universitetit të Torinos.

I diplomuar në vitin 1939, Jakov Milaj, do të kthehej në Shqipëri ku do të niste punën si veteriner. Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore ai do të shërbente për disa kohë edhe si kryedrejtor në Këshillin e Ministrave (1942), ministër i Bujqësisë dhe Pyjeve (1943), anëtar i Këshillit të Shtetit dhe i Asamblesë Kombëtare (1943-1944).

Pas Çlirimit, në vitin 1945 do të dënohej nga Gjyqi Special për disa vjet (1945-1950), ku do ti nënshtrohej edhe një periudhe internimi (1954-1955).

Më pas, do të vendosej në qytetin e Fierit dhe do të punonte si veteriner në Ndërmarrjen Bujqësore ‘’Çlirimi’’.

Gjatë kësaj kohe, Jakov Milaj, do të botonte edhe një sërë librash me karakter praktik dhe shkencor për blegtorinë, përfshirë tekste shkollore dhe universitare.

Ndërkohë vepra e tij kryesore, “Raca Shqiptare”, përbën të parin studim antropologjik në Shqipëri. I botuar në Tiranë, në janar të vitit 1944, ky libër do të ribotohej më pas edhe në Kosovë (1994) dhe në Shqipëri (1995, 2005).

Jakov Milaj do të ndërronte jetë më 2 janar të vitit 1997. Për kontributin dhe veprimtarinë e tij është nderuar me titullin ‘’Qytetar Nderi’’ i Fierit, ndërsa një rrugë e qytetit mban emrin e tij.

Veterineri fierak/ Përkushtimi i një të riu që mbron sigurinë ushqimore dhe shëndetin e kafshëve

0
Veterineri fierak/ Përkushtimi i një të riu që mbron sigurinë ushqimore dhe shëndetin e kafshëve

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ndau sot historinë e Dejvidit, një prej specialistëve të shërbimit veterinar, i cili prej pesë vitesh kontribuon në terren për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe garantimin e sigurisë ushqimore në zonën e Fierit.

Aktualisht, Dejvidi mbulon fermat blegtorale në 11 fshatra të njësisë administrative Levan, duke kryer një sërë detyrash thelbësore për funksionimin e sektorit.

Puna e tij përfshin matrikullimin dhe identifikimin e kafshëve, hedhjen e të dhënave në sistemin RUDA, vaksinimin dhe gjurmimin e fermave për sëmundje zoonotike.

Gjithashtu, ai lëshon certifikata për lëvizjen e kafshëve dhe monitoron librat e mjekimit në ferma, për të verifikuar përdorimin e produkteve veterinare dhe respektimin e standardeve të kërkuara.

Në rrëfimin e tij, Dejvidi thekson rëndësinë e identifikimit të kafshëve si një proces kyç në garantimin e sigurisë ushqimore.“Identifikimi është një punë e përditshme, ku përmes sistemit RUDA realizojmë matrikullimin dhe hedhjen online të të dhënave për kafshët e reja.

Një ndër detyrat kryesore mbetet regjistrimi i tyre në sistem, si një nga hallkat më të rëndësishme të sigurisë ushqimore”, shprehet ai.

Ministri Salla vlerësoi përkushtimin e specialistëve në terren, duke theksuar se puna e tyre është thelbësore për kontrollin e sëmundjeve, mbrojtjen e shëndetit publik dhe rritjen e standardeve në sektorin blegtoral në vend./a.f/

Burimi: atsh

Aksident në aksin Fier-Patos/ Makina përplas një person me biçikletë

0
Aksident në aksin Fier-Patos/ Makina përplas një person me biçikletë

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Patos, në vendin e quajtur Portëz.

Një person, i cili po udhëtonte me biçikletë është goditur nga një makinë dhe për pasojë ka rënë përtokë i dëmtuar.

Shtetasi në fjalë është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën mjekësore ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

Masë më e lehtë sigurie për Ajola Xoxën, GJKKO pranon kërkesën – ja arsyet

0
Masë më e lehtë sigurie për Ajola Xoxën, GJKKO pranon kërkesën – ja arsyet

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) ka pranuar kërkesën e Ajola Xoxës për heqjen e dy masave të sigurisë “Detyrim paraqitje” si dhe “Ndalim të daljes jashtë vendit”.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se tani bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj do të gjykohet në gjendje të lirë.

Ajola Xoxa kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë me pretendimin se gjendja e saj shëndetësore, për shkak të shtatzënisë, kërkon trajtim më fleksibël, si dhe mundësinë për të lëvizur jashtë vendit.

Ajola Xoxa është dërguar për gjykim bashkë me kryebashkiakun dhe persona të tjerë. Ajo akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje të të ardhurave dhe mosdeklarim.

Ndërsa Veliaj ndodhet në masën “arrest me burg” që prej 10 shkurtit 2025 kur u arrestua me urdhër të SPAK, ndërsa ndaj tij janë ngritur 13 akuza, përfshirë korrupsionin pasiv, pastrimin e parave, mosdeklarimin e pasurisë dhe shpërdorimin e detyrës.

Skënder Hita do të jetë drejtuesi i ri i Policisë së Shtetit

0
Skënder Hita do të jetë drejtuesi i ri i Policisë së Shtetit

Tashmë është vendosur se kush do të drejtojë Policinë e Shteti, pas shkarkimit të Ilir Prodës.

Skënder Hita do të jetë në krye të bluve, teksa ministri Lamallari ka bërë një profil të drejtorit të ri, duke e konsideruar ndër të tjera vendim të bazuar në meritë.

“Sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave miratuam vendimin për dhënien e gradës Drejtues Madhor dhe emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z.Skënder Hita. Ky është një vendim i bazuar në meritë, profesionalizëm dhe integritet.Skënder Hita ka rezultuar ndër kandidatët më të vlerësuar nga një proces konkurrues, duke dëshmuar përvojë të spikatur, vizion të qartë strategjik dhe angazhim të palëkundur ndaj ligjit dhe qytetarëve.Policia e Shtetit ka një rol kyç në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Prandaj, drejtimi i saj kërkon jo vetëm aftësi profesionale, por edhe ndershmëri, etikë dhe përgjegjësi të lartë publike.Jam i bindur se, nën drejtimin e tij, Policia e Shtetit do të vijojë të forcojë performancën, të rrisë besimin e qytetarëve dhe të përmbushë me përkushtim misionin e saj në shërbim të sigurisë dhe shtetit të së drejtës.”