Home Blog Page 46

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, Klodiana Lala zbulon emrat “favoritë”

0
Gara për kreun e Policisë së Shtetit, Klodiana Lala zbulon emrat “favoritë”

Gazetarja Klodiana Lala,  e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, theksoi se anëtarët e Komisionit të ngritur për zgjedhjen e kreut të ri të Policisë së Shtetit, tashmë kanë përfunduar me pikëzimin e kandidatëve në garë.

Gazetarja theksoi se lista, që është top sekret, i është përcjellë ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari, i cili duhet të zgjedhë një nga emrat me më shumë pikë. Gazetarja theksoi gjithashtu se nga burimet e saj ka mësuar që kandidatët kanë treguar performancë të mirë në proces, duke shtuar se ata janë zyrtarë me karrierë.

Ajo përmendi edhe disa emra, që sipas saj, janë më shumë favoritë për t’u emëruar në krye të Policisë së Shtetit. Lala tha se bazuar në karrierën e tyre shumë vjeçare, Skënder Hita, Lorenc Panganika dhe Tonin Vocaj janë emrat që kanë më shumë mundësi të marrin detyrën.

Përmendi gjithashtu edhe emrin e Afrim Tafës.

Megjithatë, sipas gazetares, kryeministri është i paparashikueshëm dhe mund të zgjedhë një emër thuajse ‘anonim’.

“Kandidatë në garë janë përgjigje intervistë përpara anëtarëve të Komisionit, që dje janë mbledhur dhe kanë arritur dhe të bëjë pikëzmin e 14 kandidatëve dhe e kanë dorëzuar listën në duart e ministrit Lamallari. Janë zyrtarë të karrierës dhe kanë pasur secili prej tyre platforma. Nga bisedat që kam pasur me anëtarët e komisionit por edhe me vëzhgues, disa kanë patur performancë të mirë. Gara është ngushtuar dhe vërtitet në 3-4 emra. Patjetër që emrin e ri të drejtuesit e propozon ministri. Ligji lejon që të propozojë njëri nga kandidatin që ka marr pikët më të larta.

Edhe pse lista mbahet top sekret, unë marr guximin dhe them 3-4 emra që mendoj se janë më të favorizuarit. Një prej tyre Skënder Hita, drejtor aktual i policisë së Fierit. Ka drejtuar më herët policinë e Durrësit, Dibrës, ka punuar edhe në Shkodër, kështu që është një ndër favoritet kryesore. Personi i dytë është Lorenc Panganika që është aktualisht në Akademinë e Policisë së Shtetit. Ka qenë më herët drejtor i policisë së Tiranës, në Fier. Më është dukur profili i një zyrtari policie i ftohtë dhe pa emocione dhe është një njeri që mund ta vinte në shina policinë. Një kandidat shumë potencial është Tonin Vocaj.

Ka mbajtur poste të rëndësishme në polici, me karrierë të gjatë, ndoshta më jetëgjati nga kandidatët në polici. Ka pasur një angazhim për Afrim Tafën, drejtor i policisë së Durrësit i komanduar, por Tafën e shikoj si person që është mbështetur nga lobe të caktuara por besoj se është në këtë katërshen e parë. Sido që të jetë do të ketë sfidë të madhe përpara. Unë bëra një ndarje të atyre zyrtarëve që i kam ndjekur mbi 20 vite dhe janë më të lakuarit. Tani a mund të jetë një person anonim, ne kemi parë që zoti Rama ka bërë surpriza, psh kur ka emëruar ministra, që as nuk e ka menduar njeri që mund të vinte një mjeke nga jashtë.”, tha Lala.

© Panorama.al

Përkujtohet 29-vjetori i tragjedisë së Otrantos, familjarët: Jemi lodhur në kërkim të drejtësisë!

0
Përkujtohet 29-vjetori i tragjedisë së Otrantos, familjarët: Jemi lodhur në kërkim të drejtësisë!

Përkujtohet këtë të shtunë në qytetin e Vlorës 29-vjetori i Tragjedisë së Otrantos. Familjarë të viktimave, përfaqësues të pushtetit si dhe qytetarë të Vlorës kanë përkujtuar një prej tragjedive më të rënda, atë të Otrantos ku humbën jetën 81 viktima.

Me iniciativë të ministres së shtetit për marrëdhëniet me parlamentin dhe deputetes së qarkut të Vlorës, Erjona Ismaili, 81 karrige të lëna bosh në buzë të detit simbolizonin viktimat e kësaj tragjedie, si dhe një lule e hedhur në det, në përkujtim të gjithë atyre që humbën jetën.

Ministrja Ismaili thotë se kjo është një ngjarje që qytetit i dhemb, por harresa dhemb më shumë se ngjarja, ndaj tepër e rëndësishme që të përkujtohet çdo vit. Sipas Ismailit, ajo që mund të bëhet sot është të garantohet që të mos përsëriten më tragjedi të tilla.

Për familjarët e viktimave të tragjedisë së Otrantos, kjo tragjedi është krijuar me dashje. Sipas tyre, familjarët ende përballen me dhunë psikologjike pasi janë lodhur në kërkim të drejtësisë. Sipas familjarëve, vendimi i gjykatës italiane, pavarësisht se ka pasur prova, ka qenë i padrejtë.

Më 28 mars 1997, anija shqiptare me 142 persona në bord u përmbys nga forcat italiane detare në Ngushticën e Otrantos, ku humbën jetën 81 persona, të cilët shpresonin se do të krijonin një jetë më të mirë në Itali pas trazirave që kishin prekur vendin tonë. Mes viktimave, fëmijë nga 3 muajsh deri në moshën 69 vjeç.

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

0
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Pas një dite rënie, Bordi i Transparencës së Hidrokarbureve vendosi rritjen e çmimit të naftës dhe benzinës për tregun e pakicës.

Sipas vendimit zyrtar të datës 28 mars, Bordi ka vendosur rritjen e çmimit të naftës me 15 lekë dhe të benzinës me 6 lekë.

Nga 203 lekë çmimi i naftës u rrit në 218 lekë për litër. Benzina nga 175 lekë arriti në 181 lekë për litër.

Në mbledhjen e parë të zhvilluar ditën e premte, Bordi i Transparencës vendosi të ulë çmimet.

Nga 214 lekë për litër që çmimi qëndroi për 8 ditë u ul në nivelin e 203 lekë për litër.

Ndërsa Benzina nga 199 lekë për litër u vendos në 175 lekë për litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, 28 Mars, ora 22:30, dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e mundshme.

Bordi paralajmëron çdo operator të tregtimit të karburanteve për detyrimin e zbatimit të vendimit. Në rast shkeljeje, do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Njoftim:

Bordi i Transparencës në datë 28 Mars 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 218 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 206 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 218 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 28 Mars ora 10.30 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢 Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptare dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

© Panorama.al

Zoica Haxho, eleganca që i dha shpirt baletit shqiptar

0
Zoica Haxho, eleganca që i dha shpirt baletit shqiptar

Kujtojmë sot në ditën e lindjes, Zoica Haxho (1933–2024).

E lindur në Fier më 28 mars 1933, Zoica Haxho përfaqëson një prej figurave më të shquara të baletit shqiptar.

Talenti i saj spikati qysh në bankat e Liceut Artistik “Jordan Misja”, për të shpërthyer fuqishëm gjatë viteve të studimit në shkollën koreografike pranë “Bolshoi Teatër” në Moskë.

Pas diplomimit me rezultate të shkëlqyera në vitin 1956, u kthye në Shqipëri, ku u bë prima balerinë e trupës së Teatrit të Operas dhe Baletit. Në premierën e parë të baletit shqiptar, me shfaqjen “Kujdesi i kotë” në vitin 1957, ajo interpretoi rolin e Lizës.

Me një aktivitet artistik mbi tre dekada, Zoica Haxho krijoi një galeri të pasur rolesh dhe personazhesh, duke mbajtur për shumë vite repertorin e trupës së baletit me numrin më të madh të shfaqjeve, të dhëna në Tiranë dhe në gjithë vendin.

Krahas interpretimit mjeshtëror në skenë, ajo ishte edhe një prej pedagogeve të para të Shkollës së Baletit, ku u shqua në përgatitjen e artistëve të rinj.

Zoica Haxho ndërroi jetë më 28 nëntor 2024 në New York.

Për merita dhe kontribute si një prej emrave më të shquar të artit tonë skenik, ajo është vlerësuar me tituj, urdhra dhe medalje të ndryshme…

Info: Muzeu Historik Fier

Reshje intensive bore në Llogara, rekomandohet kalimi nga tuneli

0
Reshje intensive bore në Llogara, rekomandohet kalimi nga tuneli

Sapo është raportuar nga kontraktori i mirëmbajtjes së rrugës se në zonën e Llogarasë po vijojnë reshje bore me intensitet të lartë.

Për shkak të kushteve të përkeqësuara, rekomandohet që drejtuesit e mjeteve të përdorin tunelin si alternativë kalimi.

Ndërkohë, për ata që zgjedhin të kalojnë nga rruga e Llogarasë, këshillohet që automjetet të jenë të pajisura me zinxhirë.

Në ndihmë të situatës, drejt zonës është nisur edhe një patrullë policie për të monitoruar dhe garantuar sigurinë në qarkullim.

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

0
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, aktulisht drejtor i drejtorisë së policië Fier, është një nga drejtuesit më me përvojë në radhët e Policisë së Shtetit, me një karrierë të ndërtuar në disa nga qarqet më të rëndësishme të vendit dhe në struktura që lidhen drejtpërdrejt me luftën kundër kriminalitetit dhe garantimin e rendit publik.

Gjatë viteve të shërbimit në polici, ka mbajtur detyra drejtuese në qarqe me sfida të konsiderueshme për sigurinë, ndër to edhe në Shkodër.

Përvoja në këtë qark, ku më herë ka shërbyer dhe si zv drejtor i hetimit të krimit, konsiderohet një nga etapat që ka konsoliduar profilin e tij profesional, duke qenë se zona ka qenë historikisht një prej pikave ku strukturat policore janë përballur me ngjarje të rënda kriminale dhe nevojën për një koordinim të vazhdueshëm mes strukturave operacionale dhe hetimore.

Një tjetër etapë e rëndësishme në karrierën e tij lidhet me drejtimin e Policisë në qarkun e Durrësit.

Ky qark përbën një nga zonat më të ndjeshme të vendit për shkak të portit më të madh në Shqipëri, aktivitetit të lartë ekonomik dhe lëvizjes së madhe të njerëzve e mallrave.

Në këtë kontekst, drejtimi i policisë në këtë zonë kërkon përvojë të konsiderueshme në menaxhimin e operacioneve kundër kriminalitetit dhe në koordinimin e strukturave në terren.

Gjatë periudhës së drejtimit të strukturave policore në Durrës janë zbardhur edhe disa ngjarje të rënda kriminale. Një nga rastet më të rëndësishme lidhet me zbërthimin e vëllezërve Indrit dhe Gentjan Beqiraj, dëshmia e të cilëve ndihmoi hetuesit të hedhin dritë mbi disa ngjarje të rënda kriminale në Durrës, Tiranë dhe në zona të tjera të vendit.

Në profilin e tij profesional evidentohet gjithashtu fakti se gjatë gjithë karrierës në Policinë e Shtetit, emri i Skënder Hitajt nuk është përfolur për lidhje me krimin apo me grupe kriminale.

Ai nuk është përmendur asnjëherë në kontekst të kultivimit të lëndëve narkotike apo aktiviteteve të tjera të paligjshme, duke ruajtur një profil të pastër dhe një reputacion profesional brenda strukturave të policisë.

Përvoja e akumuluar në qarqe të ndryshme dhe përfshirja në hetimin e disa çështjeve të rëndësishme kriminale e kanë bërë Hitajn një nga drejtuesit me eksperiencë në menaxhimin e strukturave policore dhe në drejtimin e operacioneve në terren.

Urojmë sot në ditën e lindjes regjisorin dhe aktorin fierak Mehmet Xhelili

0
Urojmë sot në ditën e lindjes regjisorin dhe aktorin fierak Mehmet Xhelili

Mehmet Xhelili lindi në Fier më 26 mars 1962 dhe është një nga figurat më të spikatura të skenës shqiptare, si regjisor dhe aktor.

I diplomuar në Akademia e Arteve e Shqipërisë në vitin 1987, ai e nisi karrierën si asistent regjisor në Kinostudio Shqipëria e Re, për të vijuar më pas si pedagog i regjisë në Fakultetin e Artit Skenik, ku prej vitit 2007 mban detyrën e Shefit të Departamentit të Regjisë.

Me një veprimtari të pasur artistike, ai numëron mbi 20 shfaqje teatrore, duke lënë gjurmë me një stil të veçantë regjisorial dhe një qasje të ndjeshme ndaj dramaturgjisë bashkëkohore.

Kontributi i tij në Fier mbetet i veçantë dhe i çmuar.

Në vitin 2004, në skenën e Teatrit “Bylis”, ai solli trilogjinë e komedive me një akt të Kristo Floqi, nën titullin “Vëllazëri dhe interes”, duke i dhënë publikut fierak një produksion me vlera artistike dhe identitet të fortë skenik.

Mban titullin Profesor i Asociuar, ndërsa në vitin 2005 është shpallur Regjisori më i mirë i vitit nga Akademia KULT..

Jetë të gjatë dhe suksese të pandërprera, artisti ynë! 💐👏

Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve

0
Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet tavan të hidrokarbureve në Shqipëri, pas rritjes së vazhdueshme për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Bordi i Transparencës në datë 26 Mars 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 203 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 191 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 175 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër.

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 26 Mars ora 18.30 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢 Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

Top Channel

Flamur gjigant në Fier para ndeshjes Poloni-Shqipëri

0
Flamur gjigant në Fier para ndeshjes Poloni-Shqipëri

Vetëm pak orë para nisjes së ndeshjes së shumëpritur Poloni-Shqipëri, që do të luhet mbrëmjen e sotme, atmosfera sportive ka pushtuar edhe qytetin e Fierit.

Një grup tifozësh fierakë kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të shprehur mbështetjen e tyre për Kombëtaren, duke mbuluar me flamurin kuqezi ndërtesën e ish-turizmit.

Flamuri me shqiponjën dykrenare shtrihet pothuajse në të gjithë fasadën e ndërtesës katërkatëshe, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e kalimtarëve.

Përmasat e tij të mëdha e kanë kthyer godinën në një simbol të dukshëm të mbështetjes dhe entuziazmit për ekipin kombëtar.

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 4 të lënduar

0
Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 4 të lënduar

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak momente më parë në Rruga e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, pranë Ura e Zogut.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një mjet tip “Mini Cooper” dhe një automjet tip “VolksWagen”, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë mbetur të lënduar.


Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Rrëshenit, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, që deri më tani mbeten të paqarta.