Home Blog Page 49

Administrata publike arrin mbi 185 mijë punonjës, rekord në 23 vite

0
Administrata publike arrin mbi 185 mijë punonjës, rekord në 23 vite

Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar numri i punonjësve në sektorin shtetëror u zgjerua më tej duke arritur në 186,581 persona, teksa numri mesatar për të gjithë vitin 2025 ishte 185,386  punonjës.

Sipas të dhënave zyrtare te INSTAT në krahasim me vitin 2024 administrata publike u zgjerua me rreth 3 mijë punonjës ose me 1.6% më shumë, duke shënuar nivelin më të lartë në që nga viti 2002.

Në vitin 2002, vendi numëronte mbi 3 milionë banorë dhe shërbehej nga rreth 186 mijë punonjës publikë. Vitin e kaluar, 23 vite më pas popullsia ka pësuar një rënie drastike prej 22%, duke zbritur në rreth 2.36 milionë banorë, një tkurrje që reflekton plagët e emigrimit dhe rënies së lindshmërisë.

Megjithatë, në vend që të ndiqte këtë trend rënës apo të reflektonte automatizimin e shërbimeve përmes investimeve qindra miliona eurosh në platforma digjitale, numri i punonjësve në administratë ka shënuar rritje të shpejtë sidomos pas vitit 2018.

Në vitin 2014, fondet për paga dhe kontribute për punonjësit e shtetit ishin rreth 71.4 miliardë lekë, ndërsa numri i të punësuarve në sektorin publik ishte rreth 163 mijë persona.

Njëmbëdhjetë vite më vonë, në vitin 2025, administrata publike numëron rreth mbi 185 mijë punonjës dhe shpenzimet buxhetore për personelin janë rritur në rreth 125.7 miliardë lekë.

Që nga 2024 në 2025, numri i punonjësve në sektorin shtetëror është zgjeruar me 12.7 për qind, ndërsa shpenzimet ndaj tyre janë rritur me 76 për qind.

Rritja nuk ka qenë vetëm në numrin e punonjësve dhe fondet për paga. Paralelisht, investimet për qeverisjen digjitale janë shtuar me ritme të shpejta në 6 vitet e fundit.

Në 2025, financimi për e-qeverisjen u rrit me tre herë brenda vitit, duke arritur në 20.1 miliardë lekë (mbi 200 milionë euro), nga rreth 3.3 miliardë lekë që jepeshin në vitin 2019, në një total prej 48.4 miliardë lekësh në 4 vjet, ose gati 500 mln euro.

Qeveria e ka paraqitur digjitalizimin si një nga shtyllat kryesore të modernizimit të administratës dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset. Të dhënat e tjera të Eurostat tregojnë se shqiptarët e përdorin e-qeverisjen më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian, për shkak se shumë shërbime tashmë mund të merren vetëm online.

78% e qytetarëve shqiptarë ndërvepruan me autoritetet publike në mënyrë online gjatë 12 muajve të mëparshëm, në krahasim me 72% që ishte mesatarja e Bashkimit Europian.

Megjithë këto investime, shërbimet publike digjitale kanë shfaqur probleme serioze funksionimi gjatë muajve të fundit. Platforma kryesore e-Albania e shërbimeve elektronike për qytetarët dhe bizneset është përballur me ndërprerje të shpeshta, vonesa dhe pamundësi aksesimi, duke krijuar vështirësi reale në marrjen e dokumenteve, kryerjen e procedurave administrative dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore këtë vit.

Kalimi i shërbimeve online duhet të kishte sjellë një administratë më të vogël, por shifrat dëshmojnë se për çdo qytetar që largohet nga vendi, barra e administratës mbi ata që mbeten bëhet gjithnjë e më e rëndë.

Në vitin 2003, kishte rreth 16 banorë për çdo punonjës shteti, ndërsa në vitin 2025 ky raport pritet të ngushtohet në më pak se 13 banorë për një punonjës, duke e kthyer sektorin publik në një strukturë të fryrë që nuk i përgjigjet realitetit të ri demografik dhe as modernizimit të paguar shtrenjtë nga taksapaguesit. /Monitor.al[

Gara për kreun e ri të policisë, mes 16 kandidatëve edhe 2 gra

0
Gara për kreun e ri të policisë, mes 16 kandidatëve edhe 2 gra

Ministria e Brendshme ka publikuar listën zyrtare me kandidatët për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Emrat janë bërë publikë në faqen zyrtare, ndërsa vihet re se mes aplikantëve janë dy gra.

Në garë janë dhe 4 drejtor qarqesh, Skënder Hita, Drejtor i Policisë Fier, Elidon Çela, Drejtor i Policisë Vlorë, Afrim Tafa, Drejtor i Policisë Durrës dhe Gentian Berberi, Drejtor i Policisë Shkodër.

Po ashtu është dhe Arjanit Arapi drejtor kufiri. Ndërsa nga akademia e sigurisë, konkurrojnë 6 kandidatë Alfred Çepe, Rebani Jaupi, Lorenc Panganika, Idejet Faskaj, Tonin Vocaj dhe Gentjan Shehaj.

Lista e plotë e aplikuesve: Afrim Tafa; Alfred Çepe; Arjanit Arapi; Ejona Gurbardhi; Elidon Çela; Gentian Berberi; Gentjan Shehaj; Idajet Faskaj; Lorenc Panganika; Neritan Nallbati; Pëllumb Seferi; Rebani Jaupi; Saimir Boshnjaku; Skënder Hita; Suela Sulkaj; Tonin Vocaj.

Pas vlerësimit të dosjeve me përgatitjen profesionale akademike, pastërtinë e figurës dhe pasurinë, kandidatët e vlerësuar sit ë përshtatshëm nga Komisioni i posaçëm i përbërë nga zv.ministrja e Brendshme, Silva Caka, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme dhe kreu i AMP-së, Eduart Merkaj, do të intervistohen dhe do të vlerësohen me pikë.

Renditja në fund do ti dorëzohet ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili do t’i përcjellë kryeministrit Rama për të zgjedhur pasuesin e Ilir Prodës.

Proda qëndroi në këtë detyrë 17 muaj. Ai u largua pas protestës së 28 shkurtit, për shkak se nuk arriti të garantonte rendin dhe sigurinë, pasi protestuesit e opozitës arritën të hyjnë në ‘zemrën’ e qytetit, në zonën e ish-Bllokut dhe goditën me molotovë vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, brenda së cilës gjendeshin disa artistë të huaj.

Deri në zgjedhjen e drejtorit të ri, në detyrë është komanduar zëvendësdrejtori Sokol Bizhga. Përgjithësisht kandidatët në garë janë me karriere të gjatë në këtë fushë dhe që kanë mbajtur disa poste më herët.

Kontrollet Falas në Fier Zbulojnë Raste të Reja me Glaukomë nga Klinika e Syrit Retina

0
Kontrollet Falas në Fier Zbulojnë Raste të Reja me Glaukomë nga Klinika e Syrit Retina

Në kuadër të Javës Botërore të Glaukomës, Klinika e syrit Retina Institute zhvilloi një aktivitet depistues në bashkëpunim me Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësorë Fier me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe zbulimin e hershëm të glaukomës.

Qytetarëve iu ofrua matja e tensionit të syrit me pajisjen tonometër iCare HOME2, si dhe kontrolli i tensionit arterial, të shoqëruara me këshilla shëndetësore për parandalimin dhe kontrollin e faktorëve të rrezikut.

Gjatë matjeve të tensionit të syrit u depistuan 11 raste me glaukomë, ku pacientët tani janë në dijeni të problemit dhe do të marrin hapa për ndjekje profesionale.

Aktivitete të tilla kanë një rol të rëndësishëm në promovimin e shëndetit dhe në nxitjen e kontrollit periodik, duke kontribuar në zbulimin e hershëm dhe parandalimin e komplikacioneve që mund të ndikojnë në shikim dhe në shëndetin e përgjithshëm.

Nis rikonstruksioni i shkollës Mark Dashi në Fier

0
Nis rikonstruksioni i shkollës Mark Dashi në Fier

Nis rikonstruksioni total i shkolles nentevjecare “Mark Dashi” ne qytetin e Fierit.

Shkolla e cila ndodhet ne lagjen “15 Tetori”, eshte nje nga shkollat 9 vjeçare me te njohura dhe me numrin me te madh te nxenesve te qytetit.

Rikonstruksioni do te jete i plote, ku parashikohen veshje me “kapote”, ngrohje, dyer dhe dritare te reja, pllaka, suvatime, banka dhe mjete mesimore te reja, etj.

Per momentin, nxenesit e kesaj shkolle, po e zhvillojne mesimin ne godinen e re te shkolles “Janaq Kilica”.

Alergjitë e pranverës po rikthehen! Si të parandaloni simptomat dhe të shijoni stinën

0
Alergjitë e pranverës po rikthehen! Si të parandaloni simptomat dhe të shijoni stinën

Me ardhjen e pranverës, shumë njerëz përballen me simptomat e njohura të alergjisë sezonale.

Gjithçka shpesh fillon me një kruajtje të lehtë në hundë, më pas vijnë teshtimat dhe lotimi i syve. Për ata që vuajnë çdo vit nga alergjitë, këto janë shenjat e para se sezoni i polenit ka nisur.

Ekspertët paralajmërojnë se vitet e fundit sezoni i alergjive jo vetëm që po bëhet më intensiv, por edhe po nis më herët dhe po zgjat më shumë. Për shumë persona kjo do të thotë të përgatiten më herët me peceta, antihistaminikë dhe masa parandaluese.

Pse po rriten nivelet e polenit?

Sasia e polenit në ajër gjatë pranverës ndikohet nga disa faktorë mjedisorë si temperatura, reshjet, era dhe ngrica.Temperaturat e ngrohta të tokës u japin sinjal pemëve dhe bimëve që të fillojnë prodhimin e polenit. Reshjet mund ta pastrojnë përkohësisht ajrin, ndërsa ngrica mund ta ulë prodhimin e polenit për një periudhë të shkurtër. Megjithatë, me rritjen e temperaturave dhe tharjen e tokës, nivelet e polenit mund të rriten shumë shpejt.

Edhe era luan rol të rëndësishëm, pasi mund të përhapë polenin në distanca të mëdha. Kjo do të thotë se edhe nëse pemët në zonën tuaj nuk kanë filluar ende të prodhojnë shumë polen, ai mund të vijë nga kilometra larg.

Sezoni i alergjive po fillon më herët

Sipas specialistëve, ndryshimet klimatike dhe kushtet e motit kanë bërë që sezoni i alergjive të nisë më herët se më parë dhe të zgjasë më shumë. Për këtë arsye, përgatitja në kohë dhe marrja e masave parandaluese para shfaqjes së simptomave mund të ndihmojë ndjeshëm në zbutjen e tyre.

Si të përgatiteni për sezonin e alergjive

Filloni ilaçet herët

Nëse përdorni sprej nazalë me steroide, mos prisni derisa të bllokohet hunda. Këto medikamente shpesh kanë nevojë për 1–2 javë për të dhënë efekt të plotë, ndaj është mirë të fillohen para shfaqjes së simptomave.

Monitoroni nivelet e polenit

Shumë shërbime meteorologjike publikojnë parashikime ditore për polenin. Kontrollimi i tyre mund t’ju ndihmojë të planifikoni aktivitetet në natyrë. Nivelet zakonisht janë më të ulëta para lindjes së diellit dhe bien sërish në fund të pasdites.

Kufizoni polenin në ambiente të mbyllura

Mbani dritaret dhe dyert e shtëpisë dhe makinës të mbyllura gjatë ditëve me shumë polen. Përdorni kondicionerë ose sisteme ventilimi me filtra. Kur të ktheheni në shtëpi, hiqni këpucët te dera, ndërroni rrobat dhe bëni dush për të larguar polenin nga trupi dhe flokët.

Mbroni sytë dhe frymëmarrjen

Syzet e diellit mund të mbrojnë sytë nga grimcat e polenit që shkaktojnë kruajtje dhe lotim. Po ashtu, përdorimi i maskës në ambiente të hapura mund të zvogëlojë thithjen e polenit.

Shpëlani sinuset

Përdorimi i solucioneve fiziologjike ose sprejve për hundën mund të ndihmojë në pastrimin e kanaleve nazale nga poleni dhe në uljen e irritimit.

Kur duhet të konsultoheni me një specialist?

Nëse simptomat vazhdojnë edhe pas marrjes së masave parandaluese, ekspertët rekomandojnë konsultimin me një alergolog. Specialistët mund të identifikojnë shkaktarët specifikë të alergjisë dhe të rekomandojnë trajtimin më të përshtatshëm për secilin pacient.

Jovanoviç: Apolonia ka potencial, por na mungon eksperienca në ekip

0
Jovanoviç: Apolonia ka potencial, por na mungon eksperienca në ekip

Apolonia po kalon një nga momentet më të vështira të sezonit, duke u shndërruar në skuadrën me rezultatet më të dobëta në kampionat, veçanërisht gjatë vitit 2026.

Në tetë ndeshjet e zhvilluara këtë vit, fierakët kanë arritur të grumbullojnë vetëm dy pikë, një tregues i qartë i krizës që po përjeton skuadra.

Humbja e fundit në transfertën e Laçit e ka thelluar edhe më shumë situatën, duke e çuar në dhjetë numrin e ndeshjeve radhazi pa fitore për Apoloninë.

Një seri negative që ka vënë në alarm ambientin fierak dhe ka shtuar presionin mbi skuadrën dhe stafin teknik.

Pas disfatës në Laç, trajneri i Apolonisë, Marko Jovanoviç, ka analizuar momentin e vështirë që po kalon skuadra e tij, duke theksuar se një nga arsyet kryesore të ngërçit lidhet me mungesën e eksperiencës në përbërje.

“Dua të përgëzoj Laçin për momentin pozitiv që po kalon. Sa i përket Apolonisë, për mendimin tim si ekip nuk kemi probleme në dhomën e zhveshjes apo në aspektin psikologjik. Problemi kryesor është mungesa e eksperiencës, pasi kemi një skuadër me shumë lojtarë të rinj. Përveç kësaj kemi edhe disa çështje të tjera që nuk dua t’i komentoj, pasi janë gjëra që duhet t’i zgjidhë federata”, u shpreh fillimisht tekniku i fierakëve.

Jovanoviç theksoi gjithashtu se skuadra ka pësuar shumë ndryshime në përbërje gjatë sezonit, gjë që ka ndikuar ndjeshëm në stabilitetin dhe rezultatet e ekipit.

“Ne kemi pasur shumë largime gjatë sezonit, si Maksuti, Kofi apo Trifoni. Në total kam humbur rreth 12 futbollistë që nga momenti kur kam nisur punën e deri në merkaton e dimrit. Politika e klubit është që të punojë dhe të aktivizojë sa më shumë futbollistë të rinj. Kemi lojtarë me potencial dhe perspektivë, por ata kanë nevojë për kohë që të rriten dhe të marrin eksperiencën e duhur. Besoj se me kalimin e kohës dhe me ingranimin e tyre edhe rezultatet do të vijnë, duke nisur që nga java e ardhshme, në mënyrë që në fund të sezonit të jemi brenda pritshmërive”, theksoi trajneri i Apolonisë.

Nga ana tjetër, në ambientin fierak shpesh janë ngritur edhe pretendime për gjykimet. Në disa raste drejtuesit e klubit kanë deklaruar se vendimet e arbitrave u kanë kushtuar pikë të rëndësishme në renditje, duke pretenduar se Apolonisë i mungojnë rreth 15 pikë për shkak të vendimeve të “xhaketave të zeza”.

Megjithatë, kalendari nuk premton aspak lehtësi për fierakët. Në fundjavë Apolonia do të ketë përballë një nga kundërshtarët më të fortë të kampionatit, pasi në stadiumin e saj pret kryesuesit e Kategorisë së Parë, Skënderbeun, skuadër që ka dominuar renditjen nga java e parë deri në të 25-ën. Një sfidë shumë e vështirë për Apoloninë, e cila do të kërkojë të gjejë reagimin dhe të ndërpresë serinë negative.

PANORAMASPORT.AL

Kishin kthyer apartamentin në ‘çerdhe’ prostitucioni, arrestohen dy rumune në Fier

0
Kishin kthyer apartamentin në ‘çerdhe’ prostitucioni, arrestohen dy rumune në Fier

Dy rumune, 21 dhe 45 vjeçe, janë arrestuar në Fier për prostitucion.

Ato kishin marrë një banesë me qira të cilën e përdornin për veprimtarinë e tyre.

Njëkohësisht janë nën hetim penal dy persona të tjerë.

Policia ka sekuestruar 250 euro dhe 5000 lekë, 1 automjet dhe 5 celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Nafta arrin deri në 198 lekë, ngrihet taskforca për monitorimin e çmimit të karburanteve në Shqipëri

0
Nafta arrin deri në 198 lekë, ngrihet taskforca për monitorimin e çmimit të karburanteve në Shqipëri

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bashkë me Ministrin e Financave, Petrit Malaj dhe Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaci, zhvilluan një takim me kompanitë kryesore të sektorit të hidrokarbureve dhe drejtuesit e Shoqatës së Hidrokarbureve

Takimi u zhvillua në kuadër të monitorimit të situatës së çmimeve të karburanteve dhe zhvillimeve të fundit në tregjet ndërkombëtare.

Gjatë diskutimit u analizua ecuria e çmimeve në bursën Platts të Mesdheut, si referencë për gazoilin dhe benzinën, si dhe raporti ndërmjet çmimeve të importit, çmimeve të shitjes me shumicë dhe çmimeve të shitjes me pakicë në tregun vendas.

Palët ranë dakord për rritjen e transparencës dhe shkëmbimin e rregullt të informacionit mbi lëvizjen e çmimeve, me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës dhe garantimin e një tregu të qëndrueshëm.

Në këtë kuadër:Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit do të ndërmarrë këto masa:

• ngritjen e një mekanizmi të përditshëm monitorimi të çmimeve të hidrokarbureve në tregun vendas;

• analizimin periodik të raportit mes çmimeve të bursës Platts, çmimeve të importit dhe çmimeve të shitjes në treg;

• koordinimin e vazhdueshëm me operatorët e tregut dhe Shoqatën e Hidrokarbureve për të garantuar transparencë dhe stabilitet në treg;

• informimin periodik të publikut mbi zhvillimet e çmimeve dhe faktorët që ndikojnë në to.Nga ana tjetër, Ministria e Financave do të ngrejë një task-forcë të përbashkët mes administratës tatimore dhe doganore, e cila do të ketë për detyrë:

• rritjen e kontrollit dhe efikasitetit tatimor dhe doganor në sektorin e hidrokarbureve, në tregtimin me shumicë dhe me pakicë, në mënyrë që të shmangen rritjet abuzive të çmimit të tregtimit të karburanteve;

• monitorimin e marzheve të fitimit në gjithë zinxhirin e tregtimit të hidrokarbureve, nga momenti i importit deri te shitja me pakicë, për të garantuar që çdo ndryshim çmimi të reflektojë zhvillimet reale të tregut ndërkombëtar;

• garantimin që aktiviteti i subjekteve të zhvillohet në përputhje me ligjin, që çdo shitje të jetë e regjistruar fiskalisht dhe gjithashtu karburanti i tregtuar të përmbushë të gjitha detyrimet doganore dhe tatimore.

Gjatë takimit u theksua se situata aktuale në tregjet ndërkombëtare kërkon vëmendje dhe reagim të shpejtë institucional, në mënyrë që të ruhet stabiliteti i tregut dhe të mbrohen interesat e konsumatorëve shqiptarë.

Autoritetet shtetërore do të vijojnë monitorimin e përditshëm të bursave ndërkombëtare dhe të tregut vendas, duke marrë masat e nevojshme në rast të devijimeve të pajustifikuara të çmimeve.

Institucionet mbeten të angazhuara për garantimin e transparencës, konkurrencës së ndershme dhe mbrojtjen e interesit të konsumatorëve në tregun e hidrokarbureve në Shqipëri.

Gazetari jep alarmin: Merrni masa kunder makinave “Byd”

0
Gazetari jep alarmin: Merrni masa kunder makinave “Byd”

Nga gazetari Renaldo Bregu:

BYD-i i famshëm, që është kthyer në modë në Tiranë.

Një makinë kineze, elektrike, modeli SUV, që ze hapësira sa dy makina, 36 m², kam dëshirë Unë të them!

I bëj thirrje Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, të vlerësoj #Taksën_e_hapësirës, për makinat, pasi që Tirana po kalon në kolaps.

Sikur mos mjaftoj një bythë qytet që vetëm #zgjerim nuk njeh, por vetëm #dendësi_ekstreme_urbane, tani na janë bërë barë më vete, edhe makinat në trafik me super përmasa.

E theksoj, me super përmasa si kaba, si sipërfaqe, se motorin aq e kanë 1.4 cc, nuk kanë këllqe këta morramanë të kenë makina 350 cc.

Ka dalë në modë në Tiranë, gjoja si arritje dhe tregues e statusit ekonomik të personit, dhe blenë makina #tip_tanku në sipërfaqe, shumë të mëdhaja, si sipërfaqe, se përsëri 4+1 janë edhe këto.

Në Tiranë janë pafund qytetarët që u vjen turp nga vetja të dalin me një makinë kaq të madhe në këto rrugë kaq të ngushta, dhe inekzistent parkimi.

Prandaj i kërkoj #DPSHTRR, të vendosi tashmë një Taksë për m², të sipërfaqes që ze një makinë në rrugë.

Mendojeni tani, që t’a implementoni pas 60 vjetëve . . .

Nga larg mediave në modeling, vajza e Elsa Lilës nis rrugëtimin e saj në modë

0
Nga larg mediave në modeling, vajza e Elsa Lilës nis rrugëtimin e saj në modë

Vajza e njohur e këngëtares Elsa Lila, Evita Soncini, po shkëlqen në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e të gjithëve.

Me vetëm 15 vjet, Evita ka vendosur të hyjë në botën e modelingut, një hap që tregon për ambiciet e saj të mëdha.

Ajo po shfaqet gjithnjë e më shumë në publik, duke e bërë të njohur identitetin e saj si një vajzë e re me potencial të madh.

Ndryshe nga vitet e kaluara, kur Elsa Lila e mbante vajzën larg vëmendjes së mediave, tani Evita ka filluar të publikojë fotografi dhe përmbajtje në llogarinë e saj në Instagram.

Ky ndryshim i qasjes tregon një hap të rëndësishëm në jetën e saj si adoleshente.

Evita është bërë pjesë e një kompanie modelingu, ku po prezantohet si një nga fytyrat e reja të saj.Kjo mundësi e jep asaj një platformë për të shfaqur talentin e saj dhe për të ndërtuar një karrierë në industrinë e modës.Stili dhe pamja e saj po tërheqin gjithashtu vëmendjen e ndjekësve.

Shumë prej tyre kanë vënë re ngjashmërinë e saj me nënën, Elsa Lila, e cila është një figurë e njohur në muzikë. Kjo ngjashmëri është një faktor që e bën Evitën edhe më interesante për publikun.

Edhe pse Elsa Lila ka përpiqur ta mbajë vajzën larg vëmendjes publike, duket se Evita është e vendosur të krijojë identitetin e saj dhe të bëjë hapat e parë në botën e modës.

Ky është një moment i rëndësishëm për të dyja, pasi ato po ndihmojnë njëra-tjetrën në këtë rrugëtim.

Me një prind të njohur dhe një pasion për modelingun, Evita Soncini ka potencialin për t’u bërë një emër i njohur në industrinë e modës.

Ajo po e ndjek ëndrrën e saj dhe është e gatshme të përballojë sfidat që do të vijnë.