Home Blog Page 51

17 organizata për të drejtat e grave dhe barazisë gjinore kërkojnë dënimin e Zegjine Çaushit: Ka cenuar dinjitetin e Gazmend Bardhit

0
17 organizata për të drejtat e grave dhe barazisë gjinore kërkojnë dënimin e Zegjine Çaushit: Ka cenuar dinjitetin e Gazmend Bardhit

17 organizata të shoqërisë civile që mbrojnë të drejtat e grave apo barazinë gjinore, i janë drejtuar Kuvendit me një kërkesë zyrtare për marrjen e një mase disiplinore ndaj deputetes socialiste Zegjine Çaushi, me pretendimin se ka përdorur gjuhë fyese dhe denigruese ndaj kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Në letrën drejtuar Byrosë së Kuvendit, organizatat theksojnë se bëhet fjalë për një “sjellje të përsëritur jo etike parlamentare” nga ana e deputetes.

Sipas tyre, masa e mëparshme “Tërheqje e vëmendjes” nuk është më proporcionale me natyrën dhe shpeshtësinë e shkeljes së pretenduar.

“Duke zbatuar parimin e proporcionalitetit dhe përshkallëzimit të masave disiplinore, siç parashikohet në Rregulloren e Kuvendit, kërkojmë marrjen e masës disiplinore ‘Vërejtje’”, thuhet në kërkesë.

Reagimi i organizatave vjen pas seancës plenare të 19 shkurtit, ku deputetja Çaushi, gjatë fjalës së saj, iu referua rezultatit të Partisë Demokratike në Qarkun Fier në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku Bardhi ishte Drejtues Politik. Gjatë debatit, ajo përdori shprehje ironike dhe personale në adresë të tij, çka është konsideruar nga organizatat si gjuhë fyese dhe denigruese.

“Kjo shkresë lidhet me zhvillimet e seancës plenare të datës 19 shkurt, gjatë së cilës deputetja Zegjine Çaushi përdori gjuhë fyese dhe denigruese ndaj Kryetarit të Grupit Parlamentar, z. Gazment Bardhi, duke përdorur shprehje që cenojnë dinjitetin personal dhe bien ndesh me standardet e komunikimit parlamentar të parashikuara në aktet rregullatore të Kuvendit. Sjellja e mësipërme përbën shkelje të drejtpërdrejtë të Nenit 6, pika 1, të Kodit të Sjelljes së Deputetit, i cili ndalon rreptësisht përdorimin në Kuvend të gjuhës së pahijshme, fyese ose denigruese, si dhe çdo formë cenimi personal ndaj deputetëve. Gjithashtu, kjo sjellje bie në kundërshtim me pikën 2 të po këtij neni, që ndalon forma diskriminimi, stereotipizimi apo komunikimi që cenon dinjitetin njerëzor në ushtrimin e mandatit parlamentar.

”Letra kërkon që t’i jepet përgjigje brenda 10 ditëve kalendarike pune për masat e marra mbi shkeljen e Kodit të Sjelljes së Deputetit nga deputetja Zegjine Çaushi, në përputhje me kuadrin rregullator në fuqi.Kërkesa e organizatave që mbrojnë kryesisht të drejtat e grave dhe barazinë gjinore që të dënohet deputetja grua Zegjine Çaushi, pasi ka fyer deputetin Gazment Bardhi, është e para e këtij lloji, kur një deputet burrë kërkon mbështetje për t’u mbrojtur nga gjuha e një deputeteje grua në Kuvend të Shqipërisë, edhe pse në seancën në fjalë, ai që sulmoi i pari ishte deputeti Bardhi.

Dy automjete dalin nga rruga në autostradën Fier-Vlorë, një i lënduar

0
Dy automjete dalin nga rruga në autostradën Fier-Vlorë, një i lënduar

Dy automjet kanë dalë nga rruga në autostradën Fier-Vlorë, pranë fshatit Panaja.

Nga aksidenti, drejtuesja e njërit prej automjeteve është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Vlorës.

Sipas bluzave të bardha, e lënduara është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

0
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me 83.3 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 95.8 lekë dhe do shitet me 96.5 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 105.1 lekë dhe do shitet me 106.5 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 109.6 lekë dhe do shitet me 110.6 lekë.

Efektivi i forcave “Shqiponja” bie nga lartësia gjatë një operacioni, transportohet me helikopter drejt Tiranës

0
Efektivi i forcave “Shqiponja” bie nga lartësia gjatë një operacioni, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Dibër, ku një efektiv i forcave “Shqiponja” ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një personi shumë të kërkuar.

Sipas burimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur në momentin kur forcat e policisë janë futur në një banesë trekatëshe për të arrestuar autorin e dyshuar. Gjatë ndërhyrjes, efektivi i “Shqiponjave”, 40-vjeçari Gentjan Meda dyshohet se ka rënë nga një lartësi.

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen por nuk përjashtohet mundësia që ai të mund të jetë plagosur me armë zjarri. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se janë dëgjuar edhe krisma armësh, por rrethanat e sakta mbeten ende për t’u sqaruar policia.

Efektivi i plagosur fillimisht ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Peshkopisë, ndërsa më pas është transportuar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Pas 11 ditësh bllokim, rikthehet sot lëvizja e automjeteve në aksin Librazhd–Prrenjas!

0
Pas 11 ditësh bllokim, rikthehet sot lëvizja e automjeteve në aksin Librazhd–Prrenjas!

Pas 11 ditësh bllokimi dhe kaosi të shkaktuar si pasojë e rrëshqitjes masive të dherave dhe dëmtimit të urës në zonën “Arrat e Gurrës”, do të hapet sot në mesditë për qarkullim aksi rrugor kombëtar Librazhd–Prrenjas.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën me dije në njoftim se segmenti i bllokuar do të hapet për qarkullim në orën 12:00, përmes një devijimi provizor të ndërtuar ngjitur me pozicionin ekzistues të mëparshëm.

Ky devijim do të shërbejë si zgjidhje e përkohshme deri në realizimin e rrugës alternative, e cila do të ndërtohet në shtratin e lumit Shkumbin dhe do të integrohet me trupin e hekurudhës.

Qarkullimi do të jetë i mundur për të gjitha mjetet, përfshirë edhe ato të tonazhit të rëndë, duke respektuar ngarkesën 8.2 ton për aks.Sipas ARRSH, segmenti do të funksionojë me sinjalistikë kantieri dhe do të jetë i paasfaltuar deri në stabilizimin e shtresave mbajtëse.

Njoftimi i ARRSH:

Sot, datë 03.03.2026, ora 12:00, rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd–Prrenjas për të gjitha mjetet duke përfshirë edhe tonazhin e rëndë, por duke respektuar ngarkesën 8.2ton për aks.

Qarkullimi do të kryhet përmes një devijimi provizor, të ndërtuar ngjitur me pozicionin ekzistues të mëparshëm, deri në realizimin e plotë të rrugës alternative, tashmë të bërë publike, në shtratin e lumit Shkumbin dhe të integruar me trupin e hekurudhës.

Segmenti do të funksionojë me sinjalistikë kantieri dhe, përkohësisht, do të jetë i paasfaltuar deri në stabilizimin e shtresave, pas së cilës do të kryhet asfaltimi përfundimtar.

Duke kërkuar mirëkuptim nga të gjithë përdoruesit e rrugës si dhe banorëve të zonës, u bëjmë thirrje të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore, për të garantuar një qarkullim të sigurt për të gjithë.

Ndryshim në krye të Doganës së Fierit, Eridjol Xhafa merr drejtimin e institucionit

0

Është emëruar drejtori i ri i Doganës së Fierit. Eridjol Xhafa ka marrë detyrën në krye të këtij institucioni, duke zëvendësuar Kosta Vjeron.

Xhafa ka një eksperiencë 10-vjeçare në sistemin doganor, ku ka mbajtur pozicione të ndryshme, përfshirë shef sektori dhe specialist kontrolli. Gjatë karrierës së tij, ai ka qenë i angazhuar në strukturat e kontrollit dhe në zbatimin e legjislacionit doganor.

Me këtë emërim, Dogana e Fierit vijon punën nën drejtimin e ri, me synimin për rritjen e eficiencës dhe forcimin e kontrollit doganor./tv Apollon

Konflikti në Lindjen e Mesme, operatorët paralajmërojnë deri në 20 lekë rritje edhe në tregun vendas

0
Konflikti në Lindjen e Mesme, operatorët paralajmërojnë deri në 20 lekë rritje edhe në tregun vendas

Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare pas konfliktit në Lindjen e Mesme pritet që brenda 3–4 ditëve të reflektohet në tregun vendas, me shtrenjtim prej 15–20 lekë për litër.

Pas rritjes së çmimeve në bursat globale, pritet që të ketë efekte edhe në tarifat e transportit të mallrave.

Menjëherë pas nisjes së konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, më 28 shkurt 2026, i cili shpërtheu me sulme ushtarake të njëpasnjëshme, ndikimi i parë u shfaq me shtrenjtimin e çmimeve të naftës.

Në bursat ndërkombëtare, çmimet e naftës u rritën deri 13%, ndërsa çmimet e gazit arritën 24%, duke reflektuar pasigurinë mbi furnizimet dhe tensionet e rritura në një rajon kyç për prodhimin dhe transportin e energjisë.

Në mesin e ditës së sotme (2 mars 2026), çmimi i naftës Brent crude në bursë arriti 79 USD për fuçi, nga 75 USD që ishte në orët e para të mëngjesit. Para sulmeve, çmimi varionte nga 62 deri 65 USD për fuçi.

Si importuesit e naftës, ashtu edhe kompanitë e transportit nga vendet e rajonit dhe Europa drejt Shqipërisë me rrugë tokësore raportojnë furnizime me çmime deri 10% më të larta.

Përfaqësues të Shoqatës së Hidrokarbureve thanë për “Monitor” se ditët menjëherë pas sulmit janë furnizuar me naftë me çmim 900 USD për ton, nga 740 USD për ton që ishte më parë.

“Shtrenjtimi i çmimeve në bursë pritet të reflektohet brenda 4 ditëve në tregun e pakicës, me rritje çmimi nga 15 deri 20 lekë për litër”, pohuan nga Shoqata e Hidrokarbureve.

Aktualisht, në pikat e karburanteve, çmimi i shitjes së naftës është 170-175 lekë për litër dhe pritet të arrijë 185–190 lekë për litër.

Përfaqësues të Shoqatës paralajmërojnë se në rast të zgjerimit të hartës së sulmeve, ose përfshirjes së tyre nga Hamas, çmimet e naftës në bursë mund të arrijnë edhe 110 USD për fuçi, duke ndikuar menjëherë edhe çmimin për konsumatorin vendas.

Do shtrenjtohen edhe tarifat e transportit të mallrave

Shtrenjtimi i karburantit pritet gjithashtu të ndikojë tek tarifat e transportit të mallrave, pasi shpenzimet për naftë përbëjnë një pjesë të madhe të kostove në këtë sektor.

Por me çmime më të lartë deri 10% në furnizimet e naftës po përballen edhe kompanitë e transportit të mallrave tregtare.Rodolf Xhillari administratori i kompanisë së transportit të mallrave me rrugë tokësore “Balkan Trans Albania” nënvizon se rritja e çmimeve të naftës pritet të ndikojë në shtrenjtimin e tarifave të transportit të mallrave me rajonin dhe vendet e BE.

Xhillari shpjegon se shpenzimet për naftë përbëjnë 60–70% të totalit të kostove në transportin e mallrave, prandaj është e pamundur që rritja e çmimit të naftës të mos reflektohet te tarifat.

“Me shtrenjtimin e naftës, edhe tarifat për transportin rrugor të mallrave priten të rriten në të njëjtën masë që rritet çmimi i karburantit.

”Rritja e çmimit të naftës pas përshkallëzimit të sulmeve ushtarake nuk është fenomen i ri. Në muajin mars 2022 pas sulmeve të Rusisë në Ukrainë, çmimi i naftës Brent u rrit ndjeshëm duke arritur mbi 100 USD për fuçi, nga rreth 92 USD për fuçi para nisjes së luftës, duke arritur nivele si mbi 105 USD për fuçi në ditët e para të konfliktit. Në ditët e para të luftës rritja e çmimeve ishte nga 8 deri 12%./ D.Azo

Burimi: monitor

Po punonte tokën me frezë, humb jetën 36-vjeçari në Fier

0
Po punonte tokën me frezë, humb jetën 36-vjeçari në Fier

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Peshtan Bregas, Njësia Administrative Frakull, Bashkia Fier, ku një 36 – vjeçar i identifikuar si Hamza Duraj , ka humbur jetën tragjikisht gjatë punës në tokat bujqësore.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, si dhe nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, mësohet se i riu kishte dalë për të punuar tokën me frezë, kur dyshohet se është penguar aksidentalisht dhe ka rënë në tokë.

Në ato momente, mjeti bujqësor i ka kaluar sipër trupit, duke i shkaktuar plagë fatale dhe vdekje të menjëhershme.Trupi i pajetë është gjetur nga familjarët, të cilët ishin shqetësuar pasi ai nuk po u përgjigjej thirrjeve telefonike. Ata kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 14:40, në fshatin Peshtan Bregas, shtetasi H. D., 36 vjeç, duke drejtuar një mjet bujqësor (frezë), dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, dhe mjeti bujqësor është rrëzuar duke e zënë poshtë shtetasin H. D., i cili për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Drejtori indian i Apolonisë që pëlqen byrekun dhe bukën me qofte rrëfen aventurën shqiptare: E zgjodha para ofertës nga Afrika

0
Drejtori indian i Apolonisë që pëlqen byrekun dhe bukën me qofte rrëfen aventurën shqiptare: E zgjodha para ofertës nga Afrika

Nga Kalkuta te jeta në Fier, drejtori indian i Apolonisë që pëlqen byrekun dhe bukën me qofte rrëfen aventurën shqiptare: E zgjodha para ofertës nga Afrika

Të vish nga India, vendi me mbi 1.5 miliardë banorë dhe jo ndër fuqitë tradicionale të futbollit, dhe të marrësh drejtimin sportiv të një klubi në Shqipëri, është një histori që tërheq menjëherë vëmendjen.

Për 25-vjeçarin Noor Alam, megjithatë, kjo është pjesë e një rruge të menduar prej kohësh. Me formim europian dhe ambicie për zhvillim afatgjatë, drejtori sportiv dhe teknik i Apolonisë ka zgjedhur Fierin si sfidën e radhës në karrierën e tij ndërkombëtare.

Historia e tij merr edhe më shumë simbolikë po të kthehesh te origjina. Alam vjen nga Kalkuta, qyteti ku Nënë Tereza, me rrënjë shqiptare, zhvilloi misionin e saj humanitar.

Madje, vetë ai ka studiuar në një nga shkollat e themeluara nga “Missionaries of Charity”, duke krijuar një lidhje të hershme shpirtërore me Shqipërinë. Sot, kjo lidhje duket se ka marrë një kuptim të ri në fushën e futbollit. Në këtë intervistë për “Panorama Sport”, Noor Alam flet për rrugëtimin e tij të pazakontë, objektivat me Apoloninë dhe përshtypjet për futbollin shqiptar.

Ai duket i dashuruar me vendin tonë dhe bën ngjashmëritë mes Indisë dhe Shqipërisë. Ai tregon edhe ushqimet e preferuar në Shqipëri, ku padyshim bën pjesë byreku, por edhe buka me qofte.

Kush është Noor Alam, pasi shumë pak njerëz në Shqipëri dinë për ju?

Është e vërtetë që jo shumë njerëz në Shqipëri më njohin, sepse nuk kam shumë kohë këtu. Nëse duhet ta prezantoj veten shkurt: jam Noor Alam, drejtor dhe trajner profesionist futbolli. Vij nga India, por edukimi im futbollistik dhe trajnerial është kryesisht nga Skocia, si dhe pjesërisht nga Uellsi, SHBA, Anglia, Spanja, Portugalia, India dhe Australia. Aktualisht punoj si Drejtor Sportiv dhe Teknik i Apolonisë, duke mbikëqyrur zhvillimin teknik të klubit dhe strategjinë sportive.

Duket një rrugëtim i pazakontë, nga India në Shqipëri. Si përfunduat tek Apolonia?

Po, mund të tingëllojë e pazakontë, nga India në Shqipëri, por unë kam pasur më herët eksperienca direkte në Europë, kryesisht në Skoci dhe te Benfika në Portugali. Një nga arsyet pse mora licencat UEFA ishte pikërisht dëshira për të punuar në Europë. E konsideroj këtë lëvizje pjesë të një rruge që e kam planifikuar prej kohësh. Historia se si erdha tek Apolonia është interesante. Më parë punoja te Kerala Blasters FC, një klub shumë i njohur në Indian Super League, si drejtor teknik dhe trajner i ekipit B.

Po kaloja një periudhë të suksesshme dhe kisha edhe dy vite kontratë, por doja një hap të ri dhe një sfidë tjetër. Pikërisht atëherë erdhi oferta nga Apolonia. Bëra kërkimet e mia për klubin dhe mendova se ishte një sfidë e mirë në një ambient të ri, ku mund të kontribuoj dhe të rritem profesionalisht e personalisht. Edhe pse kisha dy oferta të tjera, nga Krivbas në Ukrainë dhe nga një klub në Afrikë, vendosa për Apoloninë sepse vlerësova besimin që presidenti dhe drejtuesit e klubit treguan ndaj meje, si dhe rolin e rëndësishëm që më ofruan.

Cili është roli juaj te Apolonia dhe çfarë ju kanë kërkuar drejtuesit? 

Roli im te Apolonia është drejtor sportiv dhe teknik. Unë mbikëqyr departamentin sportiv dhe teknik të klubit, duke punuar ngushtë me të gjithë trajnerët e ekipeve dhe duke mbështetur zhvillimin e lojtarëve. Drejtuesit më kanë ngarkuar disa përgjegjësi kryesore: planifikimin strategjik, monitorimin e performancës, zhvillimin e lojtarëve, mbikëqyrjen e departamentit teknik, si dhe strategjinë e merkatos dhe rekrutimeve. Në përgjithësi, synimi është të sigurojmë progres të qëndrueshëm sportiv, profesional dhe financiar, duke harmonizuar të gjitha aspektet teknike dhe zhvillimore të klubit.

Çfarë mendoni për futbollin shqiptar?

Mendoj se futbolli shqiptar është në një nivel shumë të mirë për sa i përket talentit dhe cilësisë së lojtarëve. Ka aftësi të forta individuale, baza të mira teknike dhe një mentalitet natyrshëm konkurrues. Futbolli këtu po rritet me ritme të mira dhe besoj se me strukturë dhe zhvillim strategjik të vazhdueshëm do t’u afrohet shpejt vendeve më të mëdha të Europës. Infrastrukturë solide ekziston dhe shihen përpjekje të qarta nga klubet dhe federata për të përmirësuar standardet në trajnim, akademi dhe profesionalizëm. Një tjetër aspekt shumë pozitiv është pasioni për futbollin, është thellësisht i rrënjosur te njerëzit këtu, gjë që e admiroj shumë.

Si po shkon sezoni i Apolonisë dhe cilat janë objektivat?

Ky sezon ka pasur uljengritje. Si ekip duhet të sigurojmë paraqitje të forta dhe pozitive dhe, mbi të gjitha, të marrim rezultate, fitore dhe pikë. Gjithashtu duhet të jemi të qëndrueshëm. Objektivi ynë i menjëhershëm është të ngjitemi më lart në renditje. Për ta arritur këtë, duhet të mbetemi të fokusuar, të disiplinuar dhe të bashkuar, duke e marrë çdo ndeshje hap pas hapi me mentalitet luftarak.

A është skuadra në rrezik, duke qenë pranë zonës “play-off” dhe asaj të rënies?

Jemi të vetëdijshëm për situatën, por fokusi ynë është i qartë. Ne shohim përpara dhe do të luftojmë. Kam shumë besim te lojtarët dhe te aftësia e tyre për të dhënë paraqitje të forta dhe të përkushtuara. Mentaliteti ynë është i thjeshtë, shohim lart në tabelë, jo poshtë. Jemi të përqendruar të ecim përpara, të grumbullojmë pikë dhe të ndërtojmë vazhdimësi. Jemi të vendosur të tregojmë karakter, rezistencë dhe unitet në çdo ndeshje.

Personalish, çfarë synoni nga kjo aventurë në futbollin shqiptar?

Personalisht synoj të realizoj një projekt që sjell zhvillim afatgjatë dhe progres të qëndrueshëm. Natyrisht dua të fitoj, por njëkohësisht të siguroj zhvillim, për mua këto ecin dorë për dore. Synoj të ndihmoj të gjithë lojtarët e klubit, veçanërisht ata vendas, të avancojnë në karrierë përmes njohurive, eksperiencës dhe lidhjeve të mia ndërkombëtare. Dua të hap rrugë, të krijoj mundësi dhe t’u jap ekspozim përtej kufijve. Gjithashtu dua ta ndihmoj klubin të dalë në një platformë më globale dhe të zgjerojë praninë ndërkombëtare. Në fund, dua të kontribuoj në futbollin shqiptar me maksimumin tim dhe të lë një ndikim pozitiv e të qëndrueshëm.

Si është përshtypja juaj për Fierin dhe Shqipërinë në përgjithësi?

E bukur, e bukur, e bukur. Shqipëria është vërtet një vend i mrekullueshëm. Ndihem shumë i nderuar dhe i lumtur që jam këtu. Nuk është vetëm bukuria natyrore, por mbi të gjitha njerëzit këtu kanë zemër të madhe. Fieri është një qytet ku po kënaqem shumë duke jetuar. Është i vogël dhe kompakt, por me zemër të madhe. Më pëlqen të eci nëpër qytet dhe të përjetoj jetën e përditshme. Njerëzit janë të mrekullueshëm, të ngrohtë dhe shumë bujarë, gjë që e bën përshtatjen shumë më të lehtë dhe të veçantë.

A po përshtateni me ushqimin shqiptar dhe cili është gatimi juaj i preferuar?

Jam shumë fleksibël kur vjen puna te përshtatja. Që fëmijë kam ëndërruar të punoj në futboll dhe e dija se jeta ime do të më çonte në vende dhe kultura të ndryshme. Prandaj përshtatja ka qenë gjithmonë pjesë e rrugëtimit tim. Gjithsesi, gjithçka bëhet më e lehtë kur je i rrethuar nga njerëz të mirë dhe ushqim i mirë. Po, krahasuar me Indinë, këtu përdoren më pak erëza, por nuk kam asnjë problem me këtë. Nëse duhet të zgjedh një gatim shqiptar të preferuar, padyshim është byreku me gjizë, shumë i shijshëm. Më pëlqen gjithashtu herë pas here edhe buka me qofte.

Përveç trafikut kaotik, a shihni ngjashmëri mes Shqipërisë dhe Indisë?

(Haha) Po, është e vërtetë, trafiku në Tiranë dhe në disa qytete të mëdha të Indisë është shumë i ngjashëm. Por përtej kësaj, padyshim që shoh një ngjashmëri shumë të madhe, mikpritjen. Si në Indi ashtu edhe në Shqipëri, njerëzit janë shumë të ngrohtë, mikpritës dhe miqësorë me të huajt. Ka një bujari që të bën të ndihesh i pranuar shumë shpejt.Gjithashtu, shumë njerëz mund të mos e dinë, por unë jam nga Kalkuta (Kolkata), qyteti ku Nënë Tereza zhvilloi misionin e saj jetësor. Ajo ishte me origjinë shqiptare. Madje, në rininë time kam studiuar në një nga shkollat e saj të themeluara nga “Missionaries of Charity”. Kështu që edhe para se të vija në Shqipëri, kisha një lidhje të veçantë me këtë vend përmes trashëgimisë së saj. Në një farë mënyre, duket sikur jeta ka bërë një rreth të plotë, nga nxënës në një shkollë të saj, deri te puna ime sot në vendin e origjinës së saj.

ILIR CARA – PANORAMASPORT.AL

 “Elektro Shtëpiake Fieri”, biznesi që lindi nga suksesi 30-vjeçar i mobilerisë

0
 “Elektro Shtëpiake Fieri”, biznesi që lindi nga suksesi 30-vjeçar i mobilerisë

Se fundmi prane qytetit te Fierit, eshte hapur salloni i madh i produkteve shtepiake, “Elektro Shtëpiake Fieri”. Si vazhdimesi e bizneseve te Mobilerive, “Mali” dhe “Fieri”, ky sallon i madh, premton cilesi dhe cmime konkuruese ne treg. E gjeni ne autostraden Fier – Lushnje, prane zones se Vajkanit.

Per me teper ndiqni videon:
https://www.youtube.com/watch?v=I0sQfuFVlbc