Home Blog Page 52

Shuhet në moshën 79-vjeçare humoristi i mirënjohur vlonjat Mane Lumani

0
Shuhet në moshën 79-vjeçare humoristi i mirënjohur vlonjat Mane Lumani

Arti dhe skena shqiptare janë në zi. Në moshën 79-vjeçare ka ndërruar jetë Mane Lumani, aktori i njohur vlonjat dhe një nga anëtarët historikë të grupit legjendar të humorit, “4 Parodistët e Vlorës”.

Me ndarjen e tij nga jeta, kultura shqiptare humbet një artist që la gjurmë të pashlyeshme, duke u kthyer në simbol të buzëqeshjes për shumë breza.

Prej fundit të muajit dhjetor, aktori i dashur ndodhej i shtruar në reanimacionin e spitalit të Vlorës, pas rëndimit të gjendjes së tij nga problemet me mushkëritë dhe zemrën.

Nga skena amatore, në ikonë kombëtare

Rrugëtimi artistik i Mane Lumanit zë fill në vitin 1974. Ai e nisi si aktor amator në ndërmarrjen e Ullishtës, ku spikati menjëherë për talentin e rrallë, mimikën dhe aftësinë e jashtëzakonshme për të imituar personazhe të ndryshme me një elegancë të rrallë komike.

Momenti i kthesës së madhe që do të shënjonte historinë e humorit shqiptar ishte bashkimi i tij me Agron Hoxhën, Afrim Agalliun dhe Muhamet Likën. Së bashku, ata formësuan “4 Parodistët e Vlorës”, një grup që krijoi një stil të papërsëritshëm.

Trashëgimia, humori si pasqyrë e shoqërisë

Parodistët e Vlorës nuk bënin thjesht humor. Nën interpretimin e mjeshtrave si Lumani, tekstet e tyre ktheheshin në parodi të mprehta, të mbushura me satirë e ironi, duke pasqyruar dhe kritikuar me zgjuarsi realitetin social dhe politik të kohës.

Mane Lumani mbetet një figurë e paharruar, një njeri që jetën e tij ia dedikoi gëzimit të të tjerëve. Trashëgimia e tij artistike do të vazhdojë të jetojë si një shkollë humori dhe si një kujtim i çmuar për të gjithë artdashësit.

Apolonia në shkrimet e Marin Barletit – Nga Ilirjan Gjika

0
Apolonia në shkrimet e Marin Barletit – Nga Ilirjan Gjika

Apolonia zë një vend të veçantë në veprat e shkrimtarit humanist Marin Barleti. Të tilla janë dy librat e tij: “Mbi rrethimin e Shkodrës’’ (Rrethimi i Shkodrës), botuar në Venecia prej Bernardi Vitalit në vitin 1504 dhe ‘’Historia e jetës dhe veprave të Skëndërbeut, princit të epirotëve’’ (Historia e Skënderbeut), botuar në Romë në vitet 1508-1510 (1). Ndërkohë duke ju referuar botimit të parë shohim se në prag të Lidhjes së Lezhës, përpara se ky qytet të caktohej si qëndra e krijimit të kësaj aleance politike dhe ushtarake, në planet e Skënderbeut ishte edhe Apolonia (2). Rreth diskutimeve për organizimin e kësaj mbledhjeje të rëndësishme, në librin e tij, ‘’Historia e Skënderbeut’’, Marin Barleti, në ligjëratë të drejtë shkruan se: “Edhe në të zgjedhurit e vendit Skënderbeu veproi me atë urtësi e maturi. Kështu, që të mos i linte me përshtypjen se kujdesej më fort për nderin e vet se të të tjerëve dhe që të mos mbetej asnjë shteg për dyshime, nuk i thirri princërit në Krujë. Por ai nuk i thirri as në Apoloni, as në Dejë, as në Zhabjak apo në ndonjë qytet tjetër të Epirit….’’ (3). Një dëshmi e tillë historike e ndërthurur edhe me provat e kërkimeve arkeologjike do të sillnin një qasje të re për ekzistencën e Apolonisë deri në shek. XV. Nga gërmimet e viteve ’70 në teatrin antik të kësaj qendre, do të gjendeshin midis objekteve të tjera edhe monedha të mesjetës së vonë të shek. XIII-XIV (4). ‘’Nga kjo që na kumton Barleti, del se Apolonia në kohën e Skënderbeut, ka qenë një qendër jo pa rëndësi. Ajo përfshihej në zotërimet e Muzakajve, që ishin nga familjet feudale shqiptare më të njohura të kësaj kohe. Si e tillë, ajo i kishte kushtet që të radhitej midis vendeve pretendente për qendrën e besëlidhjes dhe bashkimit të të gjithë bujarëve shqiptarë në luftë kundër turqve’’, shkruan në studimin e saj, “Vështrim historik mbi Apoloninë e Ilirisë”, arkeologia Aleksandra Mano (5). Ndërkohë për njohjen e thellë që Barleti kishte mbi historinë e këtij qyteti, dëshmon edhe vepra tjetër e tij: ‘’Rrethimi Shkodrës”. “Apolonia, një qytet me baza shumë të shëndosha për hir të ligjeve të tij. Në kufijt e tij ndodhet një vend i famshëm që quhet Nymfa, sikurse e dëshmon Straboni; aty ndodhet një gur që vjell zjarr e metal dhe gjithnjë shkon duke u zmadhuar. Nën atë gur janë disa burime që qitin ujë të vakët dhe, siç na e tregon Posidoni, toka aty është plot me bitum, që vlen për të mbrojtur hardhitë në insektet e dëmshme. Veç kësaj aty ka shumë popuj; sidomos kaonët janë ata që banojnë në një pjesë të madhe të atyre vendeve, sepse, si burra të fortë që janë, ata aty mbajtën gjithmonë zotërimin e vendit. Pastaj andej nga lindja, jo shumë larg prej qytetit të Apolonisë, bie rruga Egnatia, e cila për çdo mil është e shënuar më shtylla guri dhe shtrihet për njëmijë e gjashtëqind e tetëdhjetë stade’’, shkruan midis të tjerave në këtë libër shkrimtari i shquar humanist (6). Këto janë dy pjesë të shkurtra të shkëputura nga historia antike dhe mesjetare e Apolonisë së Ilirisë. Si burime të letërsisë së vjetër shqiptare të shek. XVI, ato dëshmojnë se në periudhën e Skënderbeut, Apolonia funksiononte jo vetëm si një qendër e banuar, por dhe si një pikë strategjike në territorin e zotërimeve të Muzakajve.

📸 Foto: Ballina e librit ‘’Historia de vita et gestis Scanderbegi, epirotarum principis’’ (Historia e jetës dhe veprave të Skëndërbeut, princit të epirotëve).

📚 Burimet
1-Mikel Prenushi, Kontributi shqiptar në Rilindjen Europiane, Sh. B ‘’8 Nëntori’’, Tiranë 1980, f. 77-79
2-Marin Barleti, Historia e Skënderbeut, USHT-IHGJ, Tiranë 1967, f. 95
3-Po aty, f. 95
4-Aleksandra Mano, Teatri antik i Apolonisë, Apolonia e Ilirisë, ASH-IA, Tiranë 2006, f. 554, 560
5-Aleksandra Mano, Vështrim historik mbi Apoloninë e Ilirisë, Apolonia e Ilirisë, ASH-IA, Tiranë 2006, f. 40
6-Marin Barleti, Rrethimi i Shkodrës, Sh. B. Naim Frashëri, Tiranë 1982, f. 35

Çaji i gjetheve të ullirit, një kurë e lashtë për këto shqetësime

0
Çaji i gjetheve të ullirit, një kurë e lashtë për këto shqetësime

Në mesin e çajrave bimorë më pak të njohur, por me potencial të madh kurativ, renditet çaji i gjetheve të ullirit. I përgatitur nga gjethet e pemës së ullirit, ky çaj përdorej që në lashtësi në zonat mesdhetare si një kurë natyrale për shumë probleme shëndetësore.

Pse konsiderohet i veçantë?

1. Ndihmon në uljen e tensionit të gjakut
Përbërësit e tyre mund të kontribuojë në relaksimin e enëve të gjakut dhe përmirësimin e qarkullimit.
2. Mbështet sistemin imunitar
Ka veti antibakteriale dhe antivirale natyrale, duke ndihmuar organizmin të përballet me infeksionet.
3. Rregullon nivelin e sheqerit në gjakDisa studime sugjerojnë se mund të ndihmojë në stabilizimin e glukozës.
4. Antioksidant i fuqishëm
Lufton radikalet e lira dhe ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga plakja e parakohshme.

Si përgatitet?


Zieni 1 lugë çaji me gjethe të thata ulliri në 250 ml ujë për rreth 10 minuta. Kullojeni dhe konsumojeni 1–2 herë në ditë.
Kujdes: Personat që marrin medikamente për tensionin apo diabetin duhet të konsultohen me mjekun para përdorimit të rregullt.

Apolonia thellon krizën, humbet ndaj Pogradecit, papërgjeshmëria e drejtuesve vazhdon

0
Apolonia thellon krizën, humbet ndaj Pogradecit,  papërgjeshmëria e drejtuesve vazhdon

Kriza e Apolonisë nuk ka ndërmend të ndalet. Në javën e 24-të të Kategorisë së Parë, fierakët u mposhtën 1-2 nga Pogradeci në stadiumin “Loni Papuçiu” duke regjistruar ndeshjen e 9-të radhazi pa fitore, një seri alarmante që e ka zhytur ekipin në fundin e renditjes dhe ka shtuar ndjeshëm zhgënjimin te tifozët.

Miqtë kaluan në avantazh që në minutën e 12-të me grekun Lesai, ndërsa Apolonia reagoi në pjesën e dytë me nigerianin Umejiego në minutën e 53-të, duke rikthyer baraspeshën dhe shpresën në stadium.Por kur gjithçka dukej se po shkonte drejt barazimit, në minutën e 89-të ishte Pius ai që ndëshkoi sërish Apoloninë, duke vulosur fitoren për miqtë.

Ndërkohë, vazhdon heshtja e drejtuesve përballë rezultateve negative dhe rënies së vazhdueshme në renditje, gjë që shihet si një papërgjegjshmëri e theksuar dhe mungesë respekti ndaj fanellës, traditës dhe qytetarëve fierakë.

Vallja dyshe myzeqare, shpallet vlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore

0
Vallja dyshe myzeqare, shpallet vlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore

Vallja e Ngjalës, Vallja Dyshe Myzeqare, dijebërja e veshjes zadrimore dhe dijebërja e qeleshes janë shpallur “Vlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore”

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.

“Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale shpalli në mbledhjen e radhës disa thesare që mbajnë gjallë shpirtin, historinë dhe identitetin tonë kombëtar, si “Vlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”:

Dijebërja dhe format e përdorimit të veshjes tradicionale të gruas dhe vajzës zadrimore;Vallja e Ngjalës, vallja Dyshe Myzeqare, dijebërja e qeleshes (plisi, kësula, kapuçi, qylahi, kapica, takija, qylafi), tradita e thurjes me gjilpërë me oje/ojna/ojma/cimb.

Jo vetëm zakone apo forma arti, këto pasuri janë rrënjët tona, kujtesa e gjallë e brezave dhe identiteti që na bashkon si komb.

 T’i ruajmë, t’i trashëgojmë me krenari dhe t’i përcjellim me dashuri tek brezat, sepse aty rreh zemra e vërtetë e Shqipërisë”-njofton Ministria e Kulturës.

Ndryshime të rëndësishme në qeveri, Koçiu zv/kryeministre

0
Ndryshime të rëndësishme në qeveri, Koçiu zv/kryeministre

Mbrëmjen e sotme janë kryer ndryshime te ndjeshme në qeveri. Emra te njohur janë emëruar dhe leëvizur nga poste të rëndesishme.

Këta janë emrat e rinj në qeveri.
Albana Koçiu zëvendëskryeministre,
Enea Karakaçi ministër i infrastrukturës,
Toni Gogu ministër i drejtësisë,
Ferid Hoxha ministër i jashtëm,
Besfort Llamallari ministër i brendshëm
Ermal Nufi ministër i mbrojtjes
Erjona Ismaili ministre e çështjeve me parlamentin

Gjendet i pajetë 80 vjeçari gjerman në Fier

0
Gjendet i pajetë 80 vjeçari gjerman në Fier

Gjendet i pajete ne banesen e marre me qera, 80 vjecari gjerman Detlef Fertig. Ne lagjen Konferenca e Pezes (blloku Mertiri). 80 vjecari ndodhej ne Fier per rregullimin e dhembeve, por prej disa ditesh kishte sheputur kontaktet me te gjithe. Priten procedura te metejshme hetimore.

Botërori për vajza/ Klea Hamonikaj gati për sfidat e para: “Do të japim maksimumin për rezultat pozitiv”

0
Botërori për vajza/  Klea Hamonikaj gati për sfidat e para: “Do të japim maksimumin për rezultat pozitiv”

Kombëtarja e vajzave zbriti paraditen e sotme në fushë për seancën e radhës stërvitore. I gjithë grupi ishte i plotë, ndërsa stafi dhe lojtaret u fokusuan në ushtrime taktike për vendosjen në fushë.

Klea Hamonikaj, mbrojtësja kuqezi e Apolonisë është gati për dy ndeshjet e para të këtij edicioni. E motivuar dhe e fokusuar, ajo premton maksimumin dhe një paraqitje të mirë nga skuadra në këtë edicion të ri të kualifikuesve.

Objektivat e skuadrës në këtë edicion të ri 

– Jam shumë e emocionuar për ftesën dhe dy ndeshjet e radhës. Ne do të mundohemi të japim maksimumin dhe të arrijmë rezultat pozitiv në të dyja ndeshjet. E rëndësishme është të bëjmë paraqitje të mirë, sidomos në ndeshjen e parë ndaj Malit të Zi. Pastaj, me radhë edhe ndeshjet e tjera.

Çfarë do të japë ndryshe skuadra në këtë fushatë të re?

 – Vijmë nga një situatë pozitive dhe rezultat pozitiv me ndeshjen e fundit ndaj Qipros. Arritëm të sigurojmë qëndrimin në Ligën B dhe jemi akoma të motivuara për të arritur rezultate pozitive edhe në ndeshjet vijuese.

Kundërshtaret e Grupit B1

 – Mali i Zi është një kundërshtare që e njohim, si nga ekipi A, ashtu edhe nga ekipet e moshave. Me Uellsin kam luajtur kur isha pjesë e ekipit U-19 dhe e njoh si kundërshtare, me disa prej lojtareve jam ndeshur edhe më parë. Janë kundërshtare të forta. Në futboll nuk ka rivalë të lehtë. Gjithsesi, ne do të japim maksimumin dhe kemi treguar se kemi kaluar edhe kundërshtare më të vështira

“Më vodhën Motorin”, nis procedimi i 34 vjeçarit nga Dërmënasi për njoftim të rremë

0
“Më vodhën Motorin”, nis procedimi i 34 vjeçarit nga Dërmënasi për njoftim të rremë

Njoftim i Policise se qytetit te Fierit.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. P., 34 vjeç, banues në fshatin Ndërmenas, Fier, pasi ka dhënë njoftim të rremë në sallën operative të DVP Fier, për vjedhjen e motomjetit të tij.


Vodhën dy televizorë, ndalohen dy të rinjtë nga Roskoveci

0
Vodhën dy televizorë, ndalohen dy të rinjtë nga Roskoveci

Policia e qytetit te Fierit ka njoftuar sot ndalimin e dy shtetasve nga qyteti i Roskovecit pasi ne bashkepunim kane vjedhur dy televizore.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Roskovec ndaluan shtetasit D. Ç., 23 vjeç, dhe D. Ç., 18 vjeç, të dy banues në Roskovec, pasi dyshohet se në bashkëpunim kanë vjedhur 2 televizorë në një lokal në Roskovec.