Të gjithë besimtarët mysliman nisin të enjten (19 shkurt) muajin e shenjtë të Ramazanit.
Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu, ka përcjellë për të gjithë një mesazh urimi, duke theksuar se ky muaj është muaji i sakrificës, i reflektimit dhe pastrimit shpirtëror.
“Ramazani është mundësi për përmirësim individual dhe kolektiv, për pastrim shpirtëror dhe për ndërtimin e një shoqërie të bazuar në vlera të shëndosha.
Në këtë muaj të shenjtë, rëndësi të veçantë ka edhe dimensioni social i besimit. Ramazani na fton të forcojmë solidaritetin, të shtojmë ndihmën ndaj nevojtarëve, të jemi pranë të dobtëve dhe të kontribuojmë për një shoqëri më të drejtë dhe më humane.
Në një kohë kur shoqëria përballet me sfida të ndryshme, Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës. Ai na mëson se besimi i vërtetë reflektohet në sjellje të mirë, në respekt ndaj tjetrit dhe në përkushtim për të mirën e përbashkët”, shprehet ai.
20 marsi shënon faljen e fiter Bajramit. Agjërimi në Islam dhe aplikimi i tij në praktikë, mbi të gjitha, është një adhurim që bëhet vetëm për hir të Allahut, duke nënkuptuar nënshtrimin dhe respektimin e ligjeve të Tij, duke hequr dorë në një pjesë të kohës së dhuruar nga Zoti, nga ushqimi dhe pirja.
Apolonia kishte zgjedhur të mos ndërhynte në janar, duke u justifikuar me promovimin e elementit të ri dhe të perspektivës, kryesisht produkteve të akademisë fierake.
Një filozofi që klubi e ka theksuar shpesh, duke u mbështetur te futbollistët e rinj dhe zhvillimi afatgjatë.
Megjithatë, ndonëse janari u mbyll pa zyrtarizime, Apolonia nuk ka mbetur plotësisht jashtë lëvizjeve të merkatos dimërore. Në javën e dytë të shkurtit, fierakët kanë regjistruar dy futbollistë adoleshentë që vijnë nga jashtë vendit.
Bëhet fjalë për Andrew Wærnes , sulmues 18-vjeçar (datëlindja 4 dhjetor 2007), me pasaportë norvegjeze.
Ai vjen nga skuadra Orn Horten II në Norvegji dhe konsiderohet një profil ofensiv me potencial zhvillimi.
Aron Okpolokpo, mbrojtës i majtë 19-vjeçar (datëlindja 11 mars 2006), me pasaportë irlandeze dhe angleze.
Ai transferohet nga skuadra e dytë e klubit finlandez SJK. Dy afrime që nuk përbëjnë përforcime të menjëhershme për formacionin titullar, por që sinjalizojnë vazhdimësinë e strategjisë së klubit për të investuar te moshat e reja.
Mbetet për t’u parë se ku do të përdoren fillimisht dy futbollistët e rinj: tek Apolonia U-19; Apolonia B në Kategorinë e Tretë, apo do të integrohen gradualisht me skuadrën e parë që garon në Kategorinë e Parë.
Për shumë njerëz, udhëtimi është një pushim i planifikuar deri në detaje. Për fotografen fierake Evisa Kasaj, është një zhytje në të panjohurën, një kërkim pasioni që shpesh nis me një guxim të pazakontë: një biletë vetëm vajtje.
Në një intervistë për emisionin “Në Radio” me Andri Xhahun në Radio Tirana, Evisa rrëfeu copëza nga ditari i saj i udhëtimeve, ku rreziku, adrenalina dhe bukuria njerëzore gërshetohen në çdo kilometër.
Një nga aventurat më mbresëlënëse të Evisës ishte rrugëtimi nëpër pesë shtete afrikane: Tanzani, Kenia, Ruanda, Uganda dhe Burundi. Për të, mjeti i transportit ishte thjesht një urë drejt tregimeve njerëzore.
“Shkuam në disa fshatra ku ata nuk kishin parë kurrë njerëz të bardhë dhe ishin të frikësuar”, kujton ajo. “Më kujtohet një fëmijë i vogël që vinte më prekte te dora dhe ikte me vrap se i dukej e çuditshme”.
Përtej takimeve emocionale, Evisa përjetoi edhe atë që ajo e quan “shok kulturor”, siç ishte njohja me ritet e fisit Masai, ku djemtë në pubertet duhet të vrisnin një luan për t’u pagëzuar si burra.
Evisa dhe miqtë e saj nuk janë turistët e resorteve komode. Etja për adrenalinë ndonjëherë i ka përballur me situata të tensionuara. Një kalim kufitar me këmbë nga Izraeli drejt malit Sinai në Egjipt u shndërrua në një maratonë marrjeje në pyetje.
“Në kufi na vendosën në dhoma të ndryshme, na pyetën, na kontrolluan telefonat në thellësi, mesazhet, telefonatat dhe rrjetet sociale. Pas shumë kërkimesh për orë të tëra, na lanë të lirë”.
Pasioni për fotografinë i kushtoi shtrenjtë në Egjipt. “Para se të udhëtoj diku lexoj shumë. Disa thoshin që lejohej droni, e disa të tjerë jo. Vendosa ta marr dronin me vete. Nuk e ngrita kurrë në tempuj dhe piramida. E ngrita në shkretëtirë, në disa liqene kripore”.
Megjithëse e përdori dronin vetëm në shkretëtirë, në aeroport pajisja u cilësua si mjet për “akt terrorist”. “Tregova të gjitha fotot për të shpjeguar që nuk ka asgjë të rrezikshme, kam respektuar ligjet, nuk e kam ngritur dronin në zonat e banuara dhe historike. Më thanë: ‘Po deshe hap gjyq’”, tregon Evisa.
Rezultati? Droni u sekuestrua dhe avioni u humb mes plotësimit të formularëve të panumërt.
Në vitin 2021, nën hijen e pandemisë, Evisa u nis nga Tirana me makinë drejt NordKapp, pikës më veriore të Evropës. Një udhëtim mes drerëve dhe natyrës “së vdekur”, por madhështore të Norvegjisë, i cili përfundoi me një dëbim policor drejt kufirit, pasi Shqipëria konsiderohej zonë e kuqe për Covid-19.
Megjithatë, nëse Islanda mbetet mbretëresha e diversitetit natyror në sytë e saj, Omani mbetet vendi ku ajo la zemrën. “Kur më pyesin se cili është vendi yt i preferuar, para se të shkoja në Kili, kam thënë gjithmonë që për bukuri natyrore është Islanda. Nuk ka vend në botë që ia merr për diversitetin dhe kontrastin e madh natyror që ka. Por për histori njerëzore dhe për mënyrën se si jam ndjerë e mikpritur, është Omani”.
Evisa tregon se bashkë me miqtë e saj fjetën në shtëpinë e një vendasi që punonte me Sulltanin. “Ai na ndihmoi të kthenim monedhat. Ky zotëri dukej shumë i thjeshtë dhe i dashur dhe na ofroi të shkonim në shtëpinë e tij. Ai punonte shumë ngushtë me Sulltanin e Omanit në Moskat. Bashkëshortja e tij nuk doli të takonte grupin, më takoi vetëm mua të nesërmen sepse doja të bëja këna në duart e mia. Kemi fjetur në tokë. Kishin një dhomë gjigante, rreth 60 metra katrorë, ku prisnin miqtë. Ushqimi ishte shumë i mirë, që nga pitet arabe, humus, çaj, kafe dhe hurmat e tyre. Mikpritja ishte shumë e lartë”.
Evisa Kasaj nuk ndalet. Me sytë nga e ardhmja dhe aparatin gati, objektivat e saj të radhës janë tashmë të qarta: Argjentina dhe Japonia. Për të, bota nuk është thjesht një hartë, por një koleksion historish që presin të fotografohen
Mijëra qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinës në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen të paraburgosur në Hagë nga nëntori i 2020, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Në protestën “Drejtësi, jo politik” e organizuar nga “Liria ka Emër”, kanë marrë pjesë edhe krerët e shtetit. E pranishme është presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dhe kreut të Grupit të PS, Taulant Balla.Ndërsa familjarët e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po ndjekin nga Haga marshin “Drejtësi, Jo Politikë”.
Vëllezërit dhe nipat e Thaçit, djali i Jakup Krasniqit dhe familjarë të tjerë po e ndjekin drejtpërdrejt nga televizioni bashkë në Hagë këtë protestë në Prishtinë.
Përfaqësuesi i nismës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli tha se “qyetarët duan drejtësi dhe jo politikë dhe sot në këtë ditë ne dërgojmë një mesazh të veçantë për ata që gjenden në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të tjerë… Ju nuk jeni vetëm, pas jush qëndron një komb i tërë. Pas jush qëndron sakrifica, liria jonë”.
Tasholli nënvizoi se nëse drejtësia devijon nga parimet e barazisë, atëherë nuk mund të quhet më e tillë. “Drejtësia nuk mund të jetë selektive apo e dirigjuar, por transparante dhe e drejtë për të gjithë”, u shpreh ai duke shtuar se “ky është fillimi, nuk do të ndalemi kurrë”.
Në protestë e ka marrë fjalën edhe e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës, Vasfije Krasniqi-Goodman.Ajo tha se “Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi duhet të lirohen.
Ata e mbrojtën popullin e vet si gjithë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”.
“Nëse doni me ditë se çfarë i bashkon shqiptarët, është cenimi i lirisë dhe padrejtësia. Faleminderit të gjithë juve që i shërbyet atdheut kur më së shumti kishte nevojë”, u shpreh ajo.
Nga Marsela Topi: Një varëse me perla është dhurata speciale në Shën Valentinit e 29-të të dashurisë sfiduese.
Lindita dhe Gëzim Hoxha nga qyteti i Fierit, të dy me aftësi ndryshe, dhe prindër të dy fëmijëve vazhdojnë ta duan njëri- tjetrin si ditën e parë.
Lindita nuk ka njërën dorë, ndërsa Gëzimi në vogëli ka kaluar një sëmundje që i ka prekur trurin çka i ka lënë vështirësi në të lëvizur dhe në të folur.
“Kemi pasur një koleg. Kishte dëshirë të na bashkonte gjithmonë dhe na e thoshte, por ne i thonim me të qeshur “ik na lër rehat”.
Një ditë ai i thotë Gëzimit ty të do Lindita dhe mua më tha ty të do Gëzimi. I thashë mos të më dalë përpara po të më vijë në familje, sepse ishte dhe periudha e vështirë në atë kohë në vitet ’95-’96.
Pas 3-4 ditësh Gëzimi vjen bashkë me familjarët në shtëpinë time, ku kërkojnë dorën time dhe çdo gjë brenda 2 javëve mbaroi me fejesën tonë”,- thotë Lindita.
Paragjykimet si në shoqëri ashtu edhe në familjen e Gëzimit, ku jetonin së bashku me familjen e tij, kanë qenë sfidat më të mëdha, por ata ja dolën së bashku.
Sot Lindita është mësuese, ndërsa Gëzimi ndihmës operator në Spitalin Rajonal të Fierit, duke u integruar më së miri në shoqëri.”Kur 2 persona me aftësi të kufizuar jetojnë në një familje, nuk ndihen të barabartë me pjesëtarët e tjerë, sepse familja me dashje apo pa dashje krijon ndonjëherë këto gjëra.
Po edhe shoqëria ishte e tillë, paragjykuese. Shpesh thonin fjalën “o za gjynah”. Nuk thonin sa mirë. I kemi ne shqiptarët këto paragjykimet, dhe vazhdojnë sot e kësaj dite|,- thotë Lindita.
Ardhja në jetë e fëmijës së parë, i gëzoi pa masë, por edhe i frikësoi, pasi prindërimi nuk është mision i lehtë për një çift bashkëshortësh me aftësi të kufizuara.
“Mendonim si do ta rrisnim, si do ta edukonim, si do ta shkollonim. Sa do t ëkishim mundësitë për t’i siguruar fëmijës jo një jetesë shumë të mirë,por një jetesë normale. Por ja kemi dalë, dhe tani më duket sikur kemi kaluar një ëndërr të keqe”,- thotë Lindita.
Komunikimi i përditshëm dhe i sinqertë, ka qene çelësi i triumfit të marrëdhënies së tyre thotë Lindita.
Apeli i Linditës për gjithë çiftet e reja që i drejtohen dyerve të gjykatave drejt divorcit është të vlerësojnë dashurinë e vërtetë dhe jo atë materialiste.
“Të mos shikonin dashurinë materialiste, por të ndjenin atë forcën e ndjenjës që kanë brenda. Dashurinë e vërtetë”,- thotë Lindita.
Policia e Tiranë ka zbardhur plagosjen me armë zjarri të një 18-vjeçarjej pak pas mesnatë në një hotel në zonën e Saukut në kryeqytet.
Sipas bluve të Tiranës, e reja me iniciale N. K., është vetëqëlluar me armë zjarri dhe është dërguar në spital nga shtetasja me iniciale M. R. (Gj) dhe shtetasi E. Gj., 24 vjeç.
Njoftimi i policisë: Zbardhet ngjarja e ndodhur pak pas mesnate, ku një 18-vjeçare u vetëplagos me armë zjarri.
Arrestohen 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë.Më datë 14.02.2026, rreth orës 00:15, në spital është paraqitur e plagosur me armë zjarri shtetasja N. K., 18 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, si dhe nga kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një subjekti në Sauk, ku 18-vjeçarja dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.
E dëmtuara është transportuar në spital nga shtetasja M. R. (Gj) dhe shtetasi E. Gj., 24 vjeç.
Në vijim të veprimeve procedurale:-u arrestuan në flagrancë shtetasit V. Gj., 46 vjeç dhe M. R. (Gj), 48 vjeçe, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;-u shpallën në kërkim shtetasit S. Gj., 49 vjeç, dhe E. Gj., 24 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si dhe shtetasi E. Gj., 22 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Këta shtetas dyshohet se kanë prishur provat në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë kallëzuar krimin.
Vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur në ngjarje, si dhe për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Zbulohet në Patos, një subjekt ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh të dyshuara të kontrabanduara. Vihet në pranga pronari i subjektit.
Sekuestrohen 4 automjete (pjesërisht të çmontuara) dhe pjesë automjetesh.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier, si rezultat i punës hetimore të kryer për një rast të kryerjes së aktivitetit ekomonik, me produkte të kontrabanduara, arrestuan shtetasin: -Xh. H., 50 vjeç, banues në Patos.
Gjatë kontrollit në subjektin e tij (servis automjetesh), në Patos, janë gjetur automjete (pjesërisht të çmontuara) dhe pjesë automjetesh, të dyshuara të kontrabanduara nga shtete të ndryshme të Europës.
Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas nuk ishte i pajisur me licencën përkatëse për ushtrimin e këtij aktiviteti.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Ne nje shtatus ne rrjetin social Facebook, znj. Enkelejda Veliu ka shprehur falenderimin dhe gatishmerine per te konkuruar per kreun e Partise Demokratike te qytetit. Ne statusin e saj, znj Veliu ka shkruar:
Te dashur miqte e mi!
Ne kuader te deshires, te rrahjes se mendimeve, te ndarjes se ideve, une jam kaq falenderuese ndaj propozimit te bere..!
E shoh te arsyeshme, me pjekurine e viteve qe kam, me seriozitetin qe me karakterizon per ti shkuar deri ne fund betejave te mia, me opozitarizmin qe kurre sme ka munguar, dhe deshiren e madhe ta shoh Partine Demokratike shume shpejt ne pushtet, ju konfirmoj se do te jem pjese e kesaj gare te madhe.
Dikujt, mund ti dukem thjesht nje Grua..
Dikujt tjeter, mund ti dukem thjesht nje nene apo zysh..
Patjeter, qe do diskutohem edhe neper tavolina.
E mendojne partine, te denje per nje burre.
E duan mbi shpatullat e nje burri.
Absolutisht, nuk i heq asnje presje kesaj. Une jam ne nje gare
Ndaj peshen aq te madhe qe do me ngarkoni, do ta ndaj me te gjithe ju..!
E bindur se do te kem mbeshtetjen tuaj, ju
bej te ditur se do jem zeri , qe kurre sme ka munguar..!
Mbeshtetja e cdo zonje qe do te aderoje aty..
Jo per ta kthyer partine, ne nje parti grash, po per ta zbutur ate.
Do te jem mbeshtetja e cdo te riu, qe do jene mbeshtetja kryesore jona..
Dera e Partise Demokratike, do te jete e hapur per cilindo..!