Home Blog Page 56

Ish-deputeti Dashnor Sula emërohet kryeinspektor i përgjithshëm

0
Ish-deputeti Dashnor Sula emërohet kryeinspektor i përgjithshëm

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula është emëruar kryeinspektor i përgjithshëm, duke pasuar në këtë post Shkëlqim Hajdarin.

Për pozicionin në fjalë ishte bërë shpallja e vendit vakant pas dorëheqjes së Hajdarit. Pas aplikimit, Sula ka rezultuar kandidati i parë mes rivalëve të tjerë.

Sula ka një karrierë të gjatë politike dhe përfaqësuese në Kuvend.

Bashkia e Fierit njofton për vende të lira pune, ja pozicionet e kërkuara

0
Bashkia e Fierit njofton për vende të lira pune, ja pozicionet e kërkuara

Në faqen zyrtare të Bashkisë Fier, është publikuar një njoftim ku kërkohen punonjës për pozicione të ndryshme pune.

NJOFTIM 📣

2 Specialistë në Sektorin e Kontabilitetit, në Drejtorinë e Financës, Buxhetit dhe Kontabilitetit.

1 Specialiste në Sektorin e Planifikimit dhe Monitorimit të Buxhetit, në Drejtorinë e Financës, Buxhetit dhe Kontabilitetit.

2 Specialistë në Sektorin e Verifikimit dhe Vlerësimit të të Ardhurave nga Taksat dhe Tarifat, Bashkia Fier.

1 Specialist në Drejtorinë Juridike, Bashkia Fier

2 Specialistë në Drejtorinë e Administrimit dhe Menaxhimit të Pronës, Bashkia Fier.

📌 Të interesuarit ftohen të ndjekin procedurat përkatëse të aplikimit ose të interesohen pranë zyrës me një ndalesë në Bashkinë Fier.

Klikoni ketu per me shume informacione
https://drive.google.com/file/d/1-c_VhDPb9q_NPhQbyJxgtPX-pTZN6r38/view?fbclid=IwdGRjcAPxewtjbGNrA_F7CGV4dG4DYWVtAjExAHNydGMGYXBwX2lkDDM1MDY4NTUzMTcyOAABHq8t6dJhAhD3LyYAzS1M415q9i3af7EudzNrkNFS7L0ZSUmOauwN_nexYfJu_aem_ye3YFRA_dJiQt0t-Pjl-nw

Nuk gjejnë portën dhe heqin golashënuesit. Zero gola, zero logjikë, Apolonia eksperiment për vetëshkatërrimim

0
Nuk gjejnë portën dhe heqin golashënuesit. Zero gola, zero logjikë, Apolonia eksperiment për vetëshkatërrimim

Nga Panorama Sport: Apolonia e edicionit 2025–2026 është shndërruar në një rast unik dhe alarmant në futbollin shqiptar, një eksperiment i pashpjegueshëm që vetëm drejtuesit e klubit mund të tentojnë ta arsyetojnë.

Ajo që po ndodh në Fier nuk është më thjesht krizë sportive, por pasojë direkte e një politike të gabuar, kokëfortë dhe thellësisht problematike në menaxhim. 

Klubi fierak ka zgjedhur një rrugë të çuditshme: Jo vetëm që nuk bën afrime në merkato, por shfaq hapur “alergji” ndaj lojtarëve me eksperiencë, duke u fshehur pas justifikimit të promovimit të të rinjve.

Në letër, filozofia e “fidanishteve” mund të tingëllojë bukur, por në praktikë Apolonia po paguan një faturë të rëndë. Pasojat pasqyrohen qartë në rezultatet e fundit, të cilat janë alarmuese.

Në 7 ndeshjet e fundit në kampionat dhe Kupë, Apolonia ka regjistruar një statistikë që flet vetë dhe që e vendos Apoloninë jo më në orbitën e “play off”-it, por në prag të zonës së ftohtë, aty ku rreziku i rënies bëhet real dhe konkret.

Mungesa e golit nuk është më thjesht problem, por është kthyer në një “institucion” brenda klubit.

Ajo që e bën situatën edhe më të pakuptueshme është mënyra se si kanë vepruar drejtuesit me golashënuesit. Në fillim të tetorit, klubi vendosi të pezullojë Antoni Umejiego, në atë kohë golashënuesi më i mirë i kampionatit me 5 gola.

Një vendim kapriçioz dhe i pashpjegueshëm sportivisht, pasi sulmuesi nigerian u “degdis” në ekipin B në Kategorinë e Tretë, vetëm sepse nuk pranoi të rinovonte kontratën dhe pas katër vitesh bashkëpunim kërkoi një aventurë të re dhe më fitimprurëse. Por “lufta” e klubit ndaj golashënuesve nuk u ndal me kaq.

Në fund të merkatos dimërore, Apolonia largoi edhe Xhovalin Trifonin, një tjetër pikë reference në sulm, i cili tashmë do të vazhdojë karrierën në Superiore me Teutën. Dy golashënuesit më të mirë jashtë organikës, ndërsa ekipi nuk shënon prej shtatë ndeshjesh, një paradoks i pastër.

Sot, golat e Apolonisë i janë besuar disa adoleshentëve, ku e vetmja pikë referimi mbetet 16-vjeçari Alvi Mahmutaj, një talent me perspektivë, por i lënë krejtësisht i vetëm. Aktivizimi i tij si titullar justifikohet me dëshirën për promovim, por në realitet po kthehet në një barrë të rrezikshme.

Pa shokë ekipi me eksperiencë pranë, presioni mbi supet e një fëmije shtohet ndjeshëm. Me largimin e Trifonit, përgjegjësia mbi Mahmutajn rritet edhe më shumë, duke rrezikuar jo vetëm zhvillimin e lojtarit, por edhe fatin e skuadrës.

Në këtë mënyrë, Apolonia nuk po ndërton të ardhmen, por po rrezikon të dëmtojë talentin dhe të fundosë të tashmen. Ky është një rast i paprecedentë në futbollin shqiptar, që hyn pa diskutim në listën e çudirave dhe absurditeteve tona sportive.

Mbetet për t’u parë nëse kemi të bëjmë me një projekt të keqkuptuar apo me një politikë të pastër vetëshkatërrimi, ku vendimet e drejtuesve po e çojnë Apoloninë drejt një rruge pa kthim.

Kokuri, melodia e futbollit fierak – Nga Romeo Haxhiaj

0
Kokuri, melodia e futbollit fierak – Nga Romeo Haxhiaj

Nuk e di sa mund të jem i saktë, por jam i vërtetë për këtë që them. Gjithsesi, është një mendim i imi.

Duke qenë se pas vitit ’90 u riktheva me Apoloninë, me dëshirën dhe vullnetin e të ndjerit, trajnerit simbol fierak, Vangjel Capo, dhe luajta me 70–80% të ekipit të viteve të bukura ’85–’90, ju them diçka shpirtërore dhe që e quaj detyrim për ata legjendarë.

Në qoftë se dyshja legjendare Kujtim Majaci – Pandi Tole ishin personaliteti, karakteri, grinta, konkurrenca elitare, konkretizimi i golave, fitorja – dhe këtu nuk ka diskutim – ka qenë edhe një overture, me melodi dhe muzikë të bukur të teknikës, që fierakët i argëtonte në maksimum, që quhej Kokur. Ai Kokur që për tifozët fierakë ishte Maradona i tyre ⭐️⭐️⚽️⚽️🏆🏆🥇🥇👏🏻👏🏻

Këtu jemi me ndeshjen e parë me Flamurtarin legjendë si veteranë, me të papërsëritshmin lojtar Pandi Tole – zemra, shpirti dhe cilësia e klasit lojtar – Miço Papuçiu, mbrojtësi modern dhe trajneri trofe-fitues, me Bitën, Çendon shqiptar, me Lakun e madh, macen e penalltive.

Mirënjohje dhe respekt për ju që gëzuat zemrat e fierakëve dhe i bëtë krenarë, për ata tifozë të viteve ’80 që dashurinë për t’ju ndjekur në çdo stadium të Shqipërisë e paguan me burg dhe internim.

Respekt për ju legjendarë që dhatë gjithçka pa marrë asgjë në këmbim.

I përjetshëm qofsh gjithmonë, mbreti Majac ⭐️👑⚽️🏆🥇❤️🙏🙏

Romeo HaxhiajIsh-futbollist ⚽️⚽️⚽️🏆🏆🏆🥇🥇🥇

Përgjithmonë me ty, Apoloni 🙏🙏🙏

Policia e Fierit arreston dy shtetas pas konfliktit me sende të forta

0
Policia e Fierit arreston dy shtetas pas konfliktit me sende të forta

Drejtoria e Policise se Fierit ka gjate komunikatave per shtyp, ka njoftuar se ka arrestuar dy shtetas te cilet u perballen fizikisht dhe me sende te forta me njeri tjetrin:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasit E. K., 37 vjeç, dhe L. D., 29 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta, me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Magazina e armëve në Tiranë, policia jep detaje: Zbulohen pistoleta dhe automatikë, ishin sjellë nga Kosova

0
Magazina e armëve në Tiranë, policia jep detaje: Zbulohen pistoleta dhe automatikë, ishin sjellë nga Kosova

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka finalizuar operacionin e koduar “Lockdown”, pas një hetimi dy mujor me metoda proaktive, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Si rezultat i operacionit, janë arrestuar katër persona të dyshuar për trafik dhe shitje armësh zjarri, të cilat dyshohet se ishin sjellë nga Kosova dhe më pas magazinuar në zonën e Selitës në Tiranë. Personat e arrestuar janë:

-Gloris Nezaj, 39 vjeç

-Rezarto Rumi, 48 vjeç

-Kelvin Caushi, 49 vjeç

-Ardjan Caushi, 45 vjeç

Gjatë kontrollit të banesave dhe ambienteve të përdorura nga grupi, policia sekuestruar:

-8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë)

-Pjesë të ndryshme armësh

-Një armë gjahu

-Krehra dhe municion luftarak

-3 radio si ato të policisë

-Një jelek multifunksional

-9 celularë

Hetimet dyshohet se zbulojnë një strukturë ku armët modifikoheshin dhe magazinoheshin për t’u shitur më pas në Tiranë.

Nën drejtimin e Prokurorisë, policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Dy fotografitë e urave në Fier që nuk i keni parë ndonjëherë

0
Dy fotografitë e urave në Fier që nuk i keni parë ndonjëherë

Fotografi të vjetra nga Fieri, të prezantuara mes shumë të tjerave për publikun shqiptar në vitin 2018. Ato janë shkëputur nga aktiviteti me temë: “Monarkia Austro-Hungareze dhe Shqipëria 1916–1918”, konferencë dhe ekspozitë e organizuar nga Muzeu Historik Kombëtar dhe Ambasada Austriake, shoqëruar me një katalog dokumentues. Marrë nga faqja në FB e studjuesit dhe historianit Dorian Koçi, kuratorit dhe redaktorit shkencor të botimit.

“Do t’ju blejmë apartamente”, u merrnin para qytetarëve përmes mashtrimeve, arrestohet çifti në Tiranë

0
“Do t’ju blejmë apartamente”, u merrnin para qytetarëve përmes mashtrimeve, arrestohet çifti në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, për mashtrim. Elvis Ramca dhe Veriana Ziu akuzohet se i merrnin shuma të mëdha parash qytetarëve, duke iu premtuar përmes mashtrimeve se do iu blinin apartamente dhe më pas falsifikonin mandate banke. Po ashtu ata akuzohen se mandatet e falsifikuara, 2 shtetasit ua paraqitnin edhe shoqërive në fushën e ndërtimit, për t’i mashtruar që të lidhnin kontrata për shitblerje apartamentesh.

NJOFTIMI I POLICISE
Iu merrnin shuma të mëdhaja parash, qytetarëve, duke i mashtruar se do t’iu blinin apartamente, dhe më pas falsifikonin mandate banke, për t’i bindur për depozitimin, arrestohen 2 shtetas (bashkëjetues), Elvis Ramca dhe Veriana Ziu. Mandatet e falsifikuara, 2 shtetasit ua paraqitnin edhe shoqërive në fushën e ndërtimit, për t’i mashtruar që të lidhnin kontrata për shitblerje apartamentesh.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera pas kallëzimeve të disa qytetarëve se iu kishin dhënë shuma parash, 2 shtetasve, të cilët i kishin mashtruar dhe nuk kishin blerë apartamentet e kërkuara në këmbim, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale dhe me shërbimet e Sektorit të Forces së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin e koduar “Agjentët e rremë”.

Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit E. R., 39 vjeç dhe V. Z., 34 vjeçe, bashkëjetues.

Nga hetimet e kryera dyshohet se 2 shtetasit iu kanë marrë shuma të konsiderueshme parash, qytetarëve, duke iu premtuar se do t’iu blinin apartamente.
Pasi përvetësonin paratë, 2 shtetasit falsifikonin mandate banke, për të mashtruar qytetarët se paratë ishin depozituar.
Më pas, dokumentet false i paraqitnin dhe te përfaqësues të shoqërive në fushën ndërtimit, me qëllim lidhjen e kontratave fiktive, për shitblerje apartamentesh.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Apolonia humbet ndaj Ilirisë, heshtja nga drejtuesit vazhdon!

0
Apolonia humbet ndaj Ilirisë, heshtja nga drejtuesit vazhdon!

Kanë përfunduar ndeshjet e vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë së Parë, ndërsa kriza e Apolonisë thellohet edhe më tej.

Skuadra fierake ka pësuar një tjetër humbje zhgënjyese, këtë herë në transfertë ndaj Ilirisë së Krujës, duke u mposhtur me rezultatin 2-0.

Kjo humbje, e pesta në gjashtë javët e fundit, e shtyn Apoloninë në zonën e ftohtë të renditjes, duke e vënë seriozisht në rrezik mbijetesën në kategori.

Ndërkohë, në kontrast të plotë me situatën dramatike sportive, drejtuesit e klubit vijojnë të heshtin, pa asnjë reagim apo përgjegjësi përballë këtij degradimi të vazhdueshëm.

Apolonia sot duket një ekip i braktisur, pa projekt afatgjatë, pa vizion dhe shumë larg historisë dhe pritshmërive të tifozëve fierakë, të cilët prej vitesh presin më kot një ndryshim real.

Nëse kjo situatë vazhdon, rënia nga kategoria nuk do të jetë më thjesht rrezik, por realitet i pashmangshëm.

Vrau 9-vjeçarin në vitin 1997, Arrestohet pas 29 vitesh në kërkim

0
Vrau 9-vjeçarin në vitin 1997, Arrestohet pas 29 vitesh në kërkim

Policia e Shtetit/Vijon falë partneritetit të ngushtë me homologët ndërkombëtarë, operacioni i koduar “The wanted”.

Kjo fazë e operacionit, rezultat i bashkëpunimit disavjeçar ndërmjet Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të DPPSh-së, Interpol Tiranës, Oficerit Ndërlidhës të Policisë shqiptare në Athinë, Sektorit të Identifikimit dhe Krahasimit të fytyrës (Facial Recognition) dhe Interpol Athinës.

Kapet në Greqi, një shtetas i dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasjen e një 9-vjeçari, në muajin mars, 1997, me motivin se xhaxhai i të miturit i kishte vrarë vëllanë dhe ishte arratisur nga IEVP-ja.

Ky shtetas fshihej në Greqi, duke përdorur një identitet shqiptar fals.

Në kuadër të kësaj faze të operacionit ndërkombëtar “The wanted”, koordinimi operacional i realizuar nëpërmjet Oficerit Ndërlidhës të Policisë shqiptare në Athinë, shkëmbimi intensiv i informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës dhe verifikimet disavjeçare, mundësuan lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

-Kostandin Nishku alias Baki Duzha alias H. V., 59 vjeç, lindur në Gramsh.

59-vjeçari, i cili është dënuar në vitin 1998, me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vrasja për shkak të cilësive të veçanta”, iu fshihej autoriteteve, në Greqi, ku përdorte një identitet shqiptar të falsifikuar (H. V.).

Në muajin mars, 1997, shtetasi Kostandin Nishku alias Baki Duzha alias H. V. dhe shtetasi R. K., kanë shkuar të armatosur, në shtëpinë e shtetasit K. B., dhe kanë kërkuar vëllanë e këtij të fundit, shtetasin V. B., i cili ishte arratisur nga IEVP ku vuante dënimin për vrasjen e vëllait të shtetasit Kostandin Nishku alias Baki Duzha alias H. V., në vitin 1993. Pasi shtetasi K. B. dhe familjarët e tij nuk i janë përgjigjur kërkesës së 59-vjeçarit, mbi vendndodhjen e shtetasit V. B., shtetasi Kostandin Nishku alias Baki Duzha alias H. V. ka vrarë me armë zjarri, djalin 9 vjeç të shtetasit K. B..

Identifikimi i këtij shtetasi është bërë i mundur si rezultat i krahasimit të fotografisë së tij, në vitin 1997 dhe fotografisë në pasaportën false të marrë në vitin 2013.

Bashkëpunimi ndërmjet strukturave homologe të INTERPOL-it vijon, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri