Home Blog Page 57

Amnistia penale, ministri Lamallari: Me miratimin e saj, përfitojnë mbi 10 mijë persona!

0
Amnistia penale, ministri Lamallari: Me miratimin e saj, përfitojnë mbi 10 mijë persona!

Mbi 10 mijë persona që ndodhen në burgje do të përfitojnë nga amnistia penale. Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, në një konferencë për mediat, theksoi se sapo ka firmosur aktin për amnistinë penale, dhe i është përcjellë Këshillit të Ministrave për miratim.

Ministri u shpreh se nga këto 10 mijë persona që përfitojnë, 388 prej tyre përfitojnë lirim të menjëhershëm, ndërsa mbi 900 të tjerë, do të përfitojnë ulje dënimi.

“Sapo firmosur propozimin pas përfundimit të procesit së marrjes së mendimeve nga institucionet përgjegjësve të përgjegjësie për amnistinë penale, duke e dërguar këtë akt ligjor në Këshillin e Ministrave, dhe shpresoj se do të jemi shpejt miratimin e aktit dhe më pas depozitimin në Kuvend.

Dua të theksoj se është një kategori e madhe personash që përfitojnë. Nga shifrat paraprake, përfshirë edhe procedimet e vitit 2024, numri i përfituesve është i lartë më shumë se 10 mijë që përfitojnë, janë 1280 persona që aktualisht janë në sistemin penintencar, që dmth 388 persona përfitojnë lirim të menjëhershëm, 900 të tjerë që përfitojnë ulje dënimi dhe me ndryshimet e fundit në draft, nga ai i lancuar më herët që prezantuam në fund të dhjetorit, duke sjellë këtu edhe faktin se kemi të tjerë që përfitojnë nga shuarja  e ndjekjes penale dhe nga të dhënat nga Prokuroria e Përgjithshme, për dy vepra që konsiderohen te lehta , ato drejtimin e parregulltt të mjetit, në 2024 llogariten 7711 procedime dhe shuhen menjëherë pas miratimit të projektligjit për amnisti, pa përfshirë këtu edhe të personave të tjerë që janë aktualisht në shërbimin e provës.”, u shpreh ministri Lamallari.

Ai theksoi se nga kjo amnisti përjashtohen personat që janë në gjykim nga GJKKO.“Nuk përmban këto dënime. E kemi thënë më herët se për ne është e rëndësishme që të mos krijojmë spekulime. Duke marrë parasysh edhe kontekstin ku ndodhemi, ne kemi e bërë të qartë që kjo nuk përfshin persona që janë në gjykim nga GJKKO.”, u shpreh ministri.

Fier, arrestohet 25-vjeçari që grabiti me forcë një farmaci (Video)

0
Fier, arrestohet 25-vjeçari që grabiti me forcë një farmaci (Video)

Fier Reagimi i shpejtë i Policisë identifikon dhe çon në pranga 25-vjeçarin që vodhi me forcë, një shumë parash, në një farmaci në lagjen “Liri”.

Sekuestrohet një pjesë e parave që vodhi 25-vjeçari dhe veshjet që ai ka patur gjatë vjedhjes.

Si rezulat i hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, pas kallëzimit nga punonjësja e një farmacie, për vjedhjen e një shume parash, në farmaci, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi:

-I. Gj., 25 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas dyshohet se ka vjedhur me forcë, 126 000 lekë në farmacinë në lagjen “Liri”.

Një pjesë e shumës së parave dhe veshjet që ka patur autori, gjatë vjedhjes, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprën penale “Vjedhja”.

Dëshmia tronditëse për Bleona Matën, nëna mes lotësh: Hallat e saj duhet të jenë në burg

0
Dëshmia tronditëse për Bleona Matën, nëna mes lotësh: Hallat e saj duhet të jenë në burg

Një dëshmi tronditëse u dha para pak ditësh për Bleona Matën, vajzën e vogël e cila u zhduk 15 vite më parë në Kukës.

Një i moshuar ka ndarë një sërë informacionesh dhe detajesh që lidhen me rrethanat e rrëmbimit, lëvizje të dyshimta dhe elementë që mund të hapin pista të reja hetimi për fatin e Bleonës.

Në “Ftesë në 5”, nëna e Bleona Matës, Bukuria, u shpreh se dhimbja e 15 viteve pa drejtësi po e vret çdo ditë dhe se hallat e saj duhet të jenë në burg për rrëmbimin që kanë bërë.

“Kjo dhimbje po më djeg e përvëlon. Por shpresat e mia ringjallin dritë që një ditë do e përqafoj me mall. Mendoj që njëherë do t’ia dëgjoj zërin. Ai dinte shumë gjëra ai zotëria, e falënderoj. Kur ka qenë tek ‘Njerëzit e Humbur’, gjithë fshatarët e mbajtën të fshehtë këtë para policisë se kishin frikë.

Atë ditë është parë një makinë me targa Vlorë. Përse vonoi kaq drejtësia, e përjetojmë këtë dhimbje. Ai zotëria ka thënë: jam moshë e vjetër, e kam ditur këtë informacion por nuk më ka lënë familja. Nuk dua të vdes me këtë brengë, ka thënë. Po të ishte drejtësia e mirëfilltë, nuk do ishin bërë 15 vite dhe 5 vajzat të rrinë të lira. Ato të ndëshkohen me burg derisa të flasin të vërtetën. Ato e dinë pse e kanë tregtuar vajzën. Ato duhet të futen atje ku e meritojnë”.

Ajo hodhi akuza edhe mbi babanë e Bleonës, që nuk e ka denoncuar kurrë humbjen e vajzës.

“Po si ta kërkojë babai, ku është turpi. U zhduk vajza, gjithmonë kishin presion nga vëllezërit. Duke marrë presion mos të nxirrte motrën në TV. Unë denonco, ai tërhiq. Nuk e di çfarë babai është, nuk ka zemër të kërkojë evladin e vet” – u shpreh nëna e Bleonës.

Grupi muzikor që nuk e pati kurrë mirënjohjen e qeverive shqiptare

0
Grupi muzikor që nuk e pati kurrë mirënjohjen e qeverive shqiptare

Ata janë grupi më unik në historinë muzikore të viteve ’90.

Të përbërë nga një familje e plotë apo dhe të afërm, “The Kelly Family” janë grupi muzikor të cilët u ndodhën pranë shqiptarëve në masakrën dhe spastrimin etnik të ndodhur në Kosovë në vitin 1998-1999, gjë që shqiptarët nuk ja harruan kurrë, por mesa duket qeverite shqiptare, nuk kanë ditur ti japin një vlerësim simbolik, apo një koncert në shenjë falenderimi.

Kënga e cila iu kushtua Kosovës, titullohej “The Children of Kosovo” (Fëmijët e Kosovës), dhe në atë kohë, u shfaq në të gjitha televizionet kombëtare dhe muzikore botërore, pasi interneti ishte ende në fillimet e veta, dhe youtube nuk ekzistonte.

Por sot mund ta ndiqni në youtube dhe ta rikujtoni. Kënga më e njohur e këtij grupi legjendar, mund të themi se është “Fell In Love With An Alien” (Rash në dashuri me një Alien), e cila dëgjohet ende sot.

Duke shpresuar se Kelly Family do i kemi së shpejti në Shqipëri, i bëj thirrje gjithë shqiptarëve se miqtë që na kanë qendruar pranë në momente të vështira, nuk duhen harruar kurrë./Mirseld Ylldezi

Aksident rrugor në aksin Fier-Kallm, kamioni përfundon në kanal

0
Aksident rrugor në aksin Fier-Kallm, kamioni përfundon në kanal

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Fier-Kallm, ku një kamion i tonazhit të rëndë ka përfunduar në kanal.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur persona të lënduar rëndë.

Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fier–Kallm, pranë mbikalimit të autostradës.

Një kamion i tonazhit të rëndë ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, pasi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin.

Fatmirësisht, drejtuesi dhe një pasagjer që e shoqëronte kanë arritur të dalin nga kamioni vetëm me dëmtime të lehta.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, autoambulanca, policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, i cili mrekullisht përfundoi vetëm me dëme materiale.

Dhunë në familje në Kreshpan, arrestohet 43 vjeçari

0
Dhunë në familje në Kreshpan, arrestohet 43 vjeçari



Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin A. M., 43 vjeç, banues në fshatin Kreshpan, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij, shtetasit H. M., dhe djalit të tij, shtetasit A. M., si dhe i ka dëmtuar automjetin.

Gjithashtu, për këtë rast, u procedua në gjendje të lirë shtetasja E. M., 37 vjeçe, pasi ka ndërhyrë në konflikt duke ushtruar dhunë ndaj kunatit të saj, shtetasit të arrestuar A. M., dhe babait të tij, shtetasit F. M., si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. M., 22 vjeç (i afërm i tyre), pasi gjatë konfliktit, ka qëlluar në ajër, me armë gjahu të cilën e posedonte pa leje.

Arma e gjahut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

4 vjeçarja nga Levani, pa prindër dhe pa zë, pret ndihmën tonë

0
4 vjeçarja nga Levani, pa prindër dhe pa zë, pret ndihmën tonë

Faqja “Dorë për dorë” ka publikuar një histori që prek zemrën 💔 Rea nga Levani i Fierit, është vetëm 4 vjeçe dhe ka kaluar dhimbje që askush nuk duhet t’i përjetojë. Sot, ajo ka nevojë për ndihmën dhe solidaritetin tonë.

Postimi i faqes “Dorë për dorë”

Rea… vetëm 4 vjeçe 💔Një fëmijë që nuk pati kohë të thërrasë “babi”…dhe as të mbajë dorën e nënës për shumë gjatë 🥲

Babai i saj ndërroi jetë kur Rea ishte vetëm 10 muajshe.

Dhe kur ajo ishte vetëm 19 muajshe, një sëmundje e rëndë dhe e pashërueshme i mori edhe nënën.

Që atëherë, Rea mbeti vetëm në këtë botë…me të vetmen përqafim të sigurt: gjyshen e saj 🤍

Një grua që po mundohet të jetë gjithçka për këtë fëmijë të vogël.

Por dhimbja la gjurmë të thella…Rea nuk flet.Traumat e mëdha në një moshë kaq të vogël i kanë marrë zërin.

Ajo ka nevojë urgjente për logoped, për terapi dhe për mbështetje që gjyshja nuk ka mundësi t’i përballojë e vetme.🙏

Kjo është thirrja jonë për të gjithë njerëzit me zemër të madhe

Nëse dëshironi ta ndihmoni Rean:

📞 Na kontaktoni në 069 949 5345📩

Na shkruani në Instagram

💳 IBAN: AL62202210050000000121494654

Numër llogarie për këdo që dëshiron të kontribuojë financiarisht

Edhe një ndihmë e vogël mund t’i japë Reas diçka të madhe: një zë, një shpresë, një të ardhme më të mirë 🤍

Ju lutemi, mos e kaloni këtë histori pa e shpërndarë.

Sot Rea ka nevojë për ne… nesër mund të jetë dikush tjetër.

Lushnjë, banesa përfshihet nga flakët, zjarri rrezikon shtëpitë përreth

0
Lushnjë, banesa përfshihet nga flakët, zjarri rrezikon shtëpitë përreth

Përfshihet nga flakët një banesë në lagjen Loni Dhamo në Lushnje.

Zjarri ka rënë në një nga dhomat e shtëpisë e më pas në dhomat ngjitur.

Veç shtëpisë që u përfshi nga flakët, rrezikoheshin edhe shtëpitë ngjitur.

Nga ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse është bërë e mundur lokalizimi i zjarrit, ndërkohë për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar.

Pano Kondo, skenografi fierak që ka lënë gjurmë artistike të paharrueshme

0
Pano Kondo, skenografi fierak që ka lënë gjurmë artistike të paharrueshme

Pano Kondo – Arkitekti i ndjenjës skenike🎭

🎓 Formimi artistik

Pano Kondo ka lindur më 25 prill 1954 në Përmet. Pas përfundimit të shkollës 8-vjeçare në vendlindje, ai ndjek studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, në degën Pikturë, gjatë viteve 1969–1973. Më pas, fiton konkursin për të vazhduar studimet në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), të cilat i përfundon në vitin 1978, duke u diplomuar si piktor–skenograf.

.

✨ Hyrja në Teatrin “Bylis” – Fillimi i një rruge

.

Viti 1979 shënon hyrjen e tij në Teatrin “Bylis” të Fierit, me realizimin e skenografisë së komedisë “Shoku Niqifor”, me autor dhe regjisor Pëllumb Kulla. Kjo shfaqje përbën fillimin e karrierës së tij si skenograf në një teatër profesionist me emër. Shfaqja përfaqësoi Teatrin “Bylis” në Takimin Kombëtar të Teatrove, ku ai u vlerësua me Diplomë nga juria e festivalit.

🔛 20 vite kontribut në Fier

.

Angazhimi i tij në Teatrin dhe Estradën e Fierit zgjati rreth 20 vjet, deri në vitin 2000, kur u zhvendos në Tiranë. Ky largim nuk e ndërpreu bashkëpunimin me Teatrin “Bylis”, marrëdhënie që vazhdojnë edhe sot.

.

🎭Gjatë këtyre viteve, Pano Kondo ka realizuar mbi 100 skenografi për teatrin, estradën dhe teatrin e kukullave. Ndër shfaqjet teatrore më përfaqësuese ku ka kontribuar si skenograf, veçohen:

.

Shoku Niqifor (1979),

Dy krisma në Paris (1981),

Plagë dhe plumba (1982),

Kështu të dua (1982),

Kënga e Tokës (1983),

Në prag të jetës (1983),

Shokë dhe vite (1984),

Baladë për një grua (1984),

Më fal baba (1985),

Një dritë s’më lë të fle (1986),

Lisistrata (1986),

Në ballë të kohërave (1987),

Shi në plazh (1988),

Zgjohu Vasillaq (1988),

Zoti godet me puter (1988),

Kush e vrau Kastijin (1989),

Poemë për tokën (1989),

E bukur shtëpi e vjetër (1989),

Bidermani dhe zjarrvënësit (1989),

Shtrigat e Salemit (1990),

Një budalla e gjysmë (1990),

Njeriu që humbi emrin (1994),

Thashetheme dhe dashuri (1994),

Dashuri me fantazmën (1994),

Njeriu është njeri (1995),

Zotëria që tradhtoi gruan (1996),

Krim e ndëshkim (1996),

Hajduti bërtet (1997),

Lamtumirë fukarallëk (1998),

Me trap drejt Europës (1998),

Kërcuri (2003),

Milioneri (2010),

Dikush duhet të vdesë (2010).

.

🎤 Edhe në #estradë, ai ka qenë autor i skenografisë së një numri të madh premierash. Ndër shfaqjet më të suksesshme veçohen “Çobo Rapushi me shokë” si dhe “Flokë dëbore në prill”.

.

🛠️Përveç krijimtarisë artistike, si skenograf ai ka pasur përgjegjësinë e drejtimit të prapavijës teknike, realizimit të dekorit, rekuizitës dhe çdo elementi skenik, si dhe përgatitjen e materialeve promocionale dhe fletëpalosjeve. Ky angazhim ka kërkuar shpesh punë intensive deri në orët e vona të natës, për të mos penguar procesin e provave skenike.

.

🤝 Gjatë karrierës së tij, Pano Kondo ka bashkëpunuar me regjisorë të njohur si Pëllumb Kulla, Esat Oktrova, Gëzim Kame, Roland Çarka, Roland Roshi, Leka Bungo, Naun Shundi, Kiço Londo, Arqile Garo, etj. Ka realizuar gjithashtu skenografi edhe në teatro të qyteteve të tjera si Elbasan, Vlorë, Lushnjë dhe Prizren.

.

.

Kontributi i tij është vlerësuar me disa çmime dhe dekorata, ndër të cilat:

.

🏅• Urdhri “Naim Frashëri i Artë” (2010)

🏅• Medalja “Naim Frashëri”

.

• Diplomë në Takimin Kombëtar të Teatrove (1979)

• Çmimi “Skenografia më e Mirë” – Ditët e Humorist Shqiptar (1996)

• Skenografi më i Mirë – Ballkaniadë, Korinth (1988)

• Distinktivi “I dalluar në punën kulturore” (1987)

• Certifikatë Mirënjohjeje – Bashkia Fier

.

Edhe sot, Pano Kondo vazhdon të kontribuojë në skenën fierake sa herë ftohet, duke dëshmuar lidhjen e tij të qëndrueshme me teatrin. Një nga këto angazhime ishte edhe shfaqja “Magjia e skenës fierake”, e Pëllumb Kullës.

.

🖋️ “Pano Kondo sheh thelbin e veprës në rrëmbën e syrit; për të, skenografia është poezi që merr frymë me skenën.”

— Pëllumb Kulla —

Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës drejt Tiranës, reagojnë mbi 50 punonjës të institucionit!

0
Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës drejt Tiranës, reagojnë mbi 50 punonjës të institucionit!

Nuk është pritur mirë urdhri për zhvendosjen e Kadastrës së Vlorës drejt Tiranës, që e lë këtë qytet pa një nga institucionet kryesore.
Pas njoftimit për kyçjen e Kadastrës së Vlorës dhe zhvendosjes në Tiranë, të paktën mbi 50 punonjës po protestojnë brenda objekteve të godinës.
Punonjësit e Kadastrës së Vlorës mësohet se kanë firmosur gjithashtu një peticion kundër kësaj lëvizje të institucionit. Të gjithë punonjësit janë njoftuar më 23 janar për zhvendosjen.

Çfarë ndodhi?

Kadastra e Vlorës do zhvendoset drejt Tiranës dhe bashkë me të edhe një tjetër institucion.

Miratohet vendimi për lëvizjen e strukturave të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës drejt kryeqytetit.
Prej Vlorës largohet një tjetër institucion, ai i menaxhimit të pronave, i cili do të jetë po në Tiranë.

Vendimi mban datën 23 janar 2026, i firmosur nga drejtoresha e Përgjithshme i Kadastrës, Lorena Goxhobelli.

Ky vendim hyn në fuqi prej datës 1 shkurt, ku Vlora nuk do të ketë më Kadastër.

Kadastra e Vlorës (ish-Hipoteka), shpesh është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të problematikave të saj të pafundme, për çështjet e legalizimeve apo pronave, kryesisht fusha e ndërtimeve.

Madje ky institucion ka pasur edhe një numër të madh drejtorësh të larguar dhe emëruar vitet e fundit.