Home Blog Page 9

Vreshtaria në Fier, prodhimi i rrushit rritet me mbi 1,500 tonë, por çmimi bie ndjeshëm

0
Vreshtaria në Fier, prodhimi i rrushit rritet me mbi 1,500 tonë, por çmimi bie ndjeshëm
Screenshot

Prodhimi i rrushit në qarkun e Fierit pritet të jetë mbi 1,500 tonë më i lartë se një vit më parë, por fermerët po përballen me një rënie të fortë të çmimit.

Screenshot

Sipas tyre, eksporti po realizohet me gati gjysmën e çmimit krahasuar me sezonin e kaluar.

Fermeri Dritan Meço, nga Daullasi i Libofshës, thotë se këtë vit prodhimi ka qenë shumë i mirë dhe cilësia e rrushit mbetet e lartë falë tokës dhe klimës së zonës:

Screenshot

“Këtu në Daullas të Libofshës prodhimi ishte i mbarë. Kemi rritje të prodhimit dhe rrushi ka cilësi shumë të mirë për shkak të tokës dhe klimës. Nuk e kuptojmë pse ka këtë rënie kaq drastike të çmimit.”

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Bujqësisë në Fier, prodhimi i rrushit pritet të arrijë në 31,543 tonë këtë sezon, nga 30,136 tonë që u prodhuan në vitin 2024.

Specialistët e lidhin rritjen e rendimentit me kushtet e favorshme klimatike, pasi thatësira dhe mungesa e lagështisë kanë ndikuar pozitivisht në prodhimin e vreshtave.

Zonat ku kultivimi i rrushit po zgjerohet më shumë janë Libofsha në Fier, fshatrat e Mallakastrës dhe disa zona të Lushnjës. Krahas vreshtave tradicionale, vitet e fundit është shtuar edhe kultivimi i rrushit në sera.

Kujdes këtë fundjavë! Fieri në ‘alarm të kuq’ për temperaturat ekstreme dhe rrezikun e zjarreve

0
Kujdes këtë fundjavë! Fieri në ‘alarm të kuq’ për temperaturat ekstreme dhe rrezikun e zjarreve

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëron fundjavë përvëluese në Shqipëri dhe rrezik të lartë nga zjarret.

​Instituti i Gjeoshkencave ka vënë më dijeni Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për rritjen e ndjeshme të temperaturave dhe për rrezikun në rritje nga zjarret në pyje përgjatë periudhës 29 korrik – 2 gusht 2026.

​Rritja e temperaturave shton ndjeshëm rreziku nga zjarret në pyje, rrezik i cili arrin pikun maksimal ditën e diel.
​Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile qarqet me rrezik të lartë janë Tirana, Elbasani, Fieri, Berati, Vlora dhe Gjirokastra ku termometri do të shënojë vlera ekstreme.

​Për të gjitha qarqet e tjera të vendit, ditën e diel parashikohet nivel rreziku “I MODERUAR”.

​Sipas raportit të Institutit të Gjeoshkencave, temperaturat minimale dhe maksimale do të shënojnë rritje deri ditën e shtunë (1 gusht), ku do të arrihet edhe vlera maksimale prej 39.5°C: Në zonat e ulëta temperaturat do të arrijnë pikun deri në 39.5°C (veçanërisht në bashkinë Peqin). Zonat bregdetare pritet që temperaturat të rriten deri në 38.9°C. Ndërsa në zonat kodrinore temperaturat do të kapin deri në 38.3°C, ndërsa në ato malore deri në 33.3°C.

​Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se ulja e temperaturave nis në datën 3 gusht.

Zjarr i madh në zonën e Shkozetit! Gjysma e Durrësit pa energji

0
Zjarr i madh në zonën e Shkozetit! Gjysma e Durrësit pa energji

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e kësaj të enjteje një magazinë në zonën e Shkozetit, në Durrës, duke shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike në një pjesë të madhe të qytetit.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se është shkaktuar pasi dy kabllo të tensionit të lartë janë shkëputur për shkak të temperaturave të larta dhe kanë rënë mbi magazinë, duke i vënë flakën objektit.

Në momentin e zjarrit, në magazinë ndodheshin punëtorë. Deri tani nuk dihet nëse të gjithë kanë dalë jashtë apo nëse ka persona të bllokuar, ndërsa mësohet se flakët rrezikojnë edhe tre banesa pranë magazinës.

Për arsye sigurie, policia ka bllokuar qarkullimin e automjeteve në aksin Plepa–Durrës, pasi kabllot e tensionit të lartë kanë rënë në rrugë. Si pasojë e dëmtimit të linjës elektrike, rreth gjysma e qytetit të Durrësit ka mbetur pa energji elektrike.

U kqyrën kamerat/ Edukatorja goditi 2-vjeçarin me shuplakë sepse po qante, detaje të reja nga ngjarja në Tiranë

0
U kqyrën kamerat/ Edukatorja goditi 2-vjeçarin me shuplakë sepse po qante, detaje të reja nga ngjarja në Tiranë

Pas arrestimit të një edukatoreje në një kopsht privat në Tiranë të akuzuar se ka dhunuar një dyvjeçar, media mëson detaje nga ngjarja.

Gjithçka ka ndodhur në kopshtin privat në rrugën rr. Aleksandër Mojsiu, vila 18/3, ish-Kinostudio. Fëmija dyvjeçar kur është marrë nga prindërit nga kopshti në shtëpi kanë vënë re se kishte të nxira në faqe. Më pas e kanë çuar në spital për ta parë nga se është shkaktuar dhe fillimisht kanë menduar se është ndonjë zënkë mes fëmijësh.

Më pas policia ka bërë këqyrjen e kamerave të kopshtit dhe ka zbuluar se në një moment kur fëmija 2-vjeç ka qenë duke qarë, edukatorja 32-vjeçare është afruar dhe e ka qëlluar dy herë shuplakë në faqe.

Pas këqyrjes së kamerave policia menjëherë ka bërë arrestimin e edukatores 32-vjeçare, e cila kishte punuar me të njëjtin profesion edhe jashtë vendit. Madje nga një verifikim në faqet në Instagram dhe Facebook të kopshtit, shihet që i kanë mbyllur të dyja pas ngjarjes.

Nëna me dy fëmijët u dogjën në banesë, e ëma e 24-vjeçares denoncon: Vajza dhunohej nga bashkëshorti

0
Nëna me dy fëmijët u dogjën në banesë, e ëma e 24-vjeçares denoncon: Vajza dhunohej nga bashkëshorti

Nëna e 24 vjeçares të Bleona Çelaj e cila u dogj bashkë me dy fëmijët ka deklaruar për policinë e Shkodrës se vajza e saj kishte disa kohë që dhunohej nga bashkëshorti.

Edhe pse në kushtet e tronditjes psikike, nëna një ditë më parë ka dhënë këtë deklaratë për policinë vendore të Shkodrës.

Para disa muajsh, familja ka tentuar që ta marrë vajzën me dy fëmijët e saj, por 24 vjeçarja edhe pse fillimisht e ka kërkuar këtë gjë më pas është penduar duke vijuar të qëndrojë tek bashkëshorti i saj.

Bleona Çelaj nuk kishte celular dhe me familjen kishte komunikim të pakët duke qenë se jetonin në Gjermani.

Edhe dy familjet kanë patur një marrëdhënie të ftohtë duke mos komunikuar normalisht. Kjo marrëdhënie e tensionuar është vërejtur edhe ditën e djeshme kur ndodhi tragjedia ndërsa sot janë bashkuar për ceremoninë e varrimit.

Nga ana tjetër bashkëshorti ka deklaruar se “nuk kanë patur konflikte në çift,” ndërsa gjendja e tij psikologjike është tejet e rënduar pas asaj ngjarje të rëndë.

Pavarësisht pretendimeve për dhunë, grupi hetimor sipas veprimeve të kryera në vendngjarje, provave të mbledhura dhe ekspertizës mjeko-ligjore ka bindjen e plotë se djegia e nënës me dy fëmijët është aksidentale.

Hetimet

Në banesën e djegur me tri viktima mbërritën edhe ekspertë të zjarreve nga Tirana.

Sipas grupit hetimor, dhuna e pretenduar nga familja e vajzës nuk ka patur asnjë ndikim në ngjarjen tragjike pasi mendohet se bombola e gazit pas rrjedhjes që mund të ketë patur ka shpërthyer.

Aty ka patur edhe një shishe benzine duke ndikuar ndjeshëm në përhapjen e flakëve dhe eksplozionin e ndodhur.

Policia ka sekuestruar provat materiale, një copë të bombolës që është kryesorja dhe sende të tjera që janë gjetur jashtë të cilat janë dërguar në Tiranë për ekspertizë të mëtejshme.

Nëna me dy fëmijët ndodheshin vetëm në shtëpinë e braktisur në Domen të Postribës sepse bashkëshorti kishte shkuar në një market.

Çifti kishin disa ditë që ishin kthyer nga Gjermania teksa bashkëshorti është nënshtetas gjerman ndërsa Bleona ndodhej në proces dokumentacioni.

Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet ndërsa deri tani kanë hedhur poshtë mundësinë e vetëvrasjes dhe mbytjes së fëmijëve nga ana e nënës për shkak të dhunës së pretenduar apo ndonjë ndikimi tjetër duke e cilësuar këtë ngjarje të rëndë si aksidentale.

Sala: Shërbimi i check up-it dhe dializës, nga shtatori do të ofrohen nga shteti

0
Sala: Shërbimi i check up-it dhe dializës, nga shtatori do të ofrohen nga shteti

 Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala njoftoi sot  dy vendime të marra në mbledhjen e Qeverisë, në fushën e parandalimit dhe ofrimit të shërbimeve shëndetësore.

“Njëri prej tyre është në fushën e parandalimit, një fushë jetike për të gjithë qytetarët shqiptarë. Këto vendime sjellin dy risi. Për herë të parë hiqet tavani moshor për shërbimin e check up-it. Çdo qytetar në moshën 35 vjeç e sipër do të ketë mundësi të kryejë check up falas”, deklaroi Sala.

Sipas Salës, një tjetër risi është zgjerimi i këtij shërbimi edhe për të moshuarit mbi 70 vjeç.

“Për herë të parë, të moshuarve edhe mbi 70 vjeç, nga shtatori do t’u ofrohet check up falas. Ky është një hap shumë i rëndësishëm në aspektin e parandalimit”, u shpreh ministrja.

Sala bëri të ditur se shërbimet e check up-it dhe dializës, kontratat e të cilave përfundojnë përkatësisht në shtator dhe nëntor, dhe që deri tani janë ofruar nga koncesionarët, do të ofrohen nga shteti.

“Më vjen mirë që po jap sot tre lajme shumë të mira. Janë vendime që ndikojnë drejtpërdrejt te qytetarët, si në fushën e trajtimit, ashtu edhe në atë të parandalimit”, përfundoi ministrja.

Rama: Familja Hasani nga Thethi përfiton lejen e parë të Paketës së Maleve

0
Rama: Familja Hasani nga Thethi përfiton lejen e parë të Paketës së Maleve

 Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të Territorit u miratua leja e parë në kuadër të Paketës së Maleve, përfituese e së cilës është familja Hasani nga Thethi.

Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga projekti fitues, ndërsa theksoi se Paketa e Maleve u krijon mundësi trashëgimtarëve të investojnë në trojet e të parëve dhe të rikthejnë në jetë shtëpitë e trashëguara.

“Sot u miratua në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit leja e parë e Paketës së Maleve, për familjen Hasani nga Thethi, e cila ka vendosur të investojë kursimet e veta në tokën e të parëve, në vendlindje, dhe të kthehet në Shqipëri”, shkroi Rama.

Sipas Kryeministrit, Paketa e Maleve u jep mundësi trashëgimtarëve që, “me ligj e jo vetëm me zakon”, të rilindin shtëpitë e vjetra të stërgjyshërve ose të zhvillojnë aktivitete ekonomike në pronat e trashëguara.

“Kjo është Paketa e Maleve, paketa e trashëgimtarëve që tanimë, me ligj e jo veç me zakon, mund të rilindin shtëpitë e vjetra të stërgjyshërve apo të zhvillojnë agroturizëm, prodhim bujqësor e blegtoral, si edhe agropërpunim, në tokat e të parëve të tyre”, theksoi Rama duke shtuar se “të tjerat, siç thoshte At Gjergj Fishta, janë DOKRRA HINI”.

Lidhur me ecurinë e programit “Paketa e Maleve” janë miratuar mbi 400 zona zhvillimi në 52 bashki të vendit, ndërsa numri i aplikimeve të miratuara ka kaluar 1200.

Zbulohet propozimi i PS për Reformën Territoriale, krijohen 46 bashki dhe 71 qytete, Patosi i bashkohet Fierit

0
Zbulohet propozimi i PS për Reformën Territoriale, krijohen 46 bashki dhe 71 qytete, Patosi i bashkohet Fierit

Deputetët e grupit parlamentar të PS, anëtarë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, kanë depozituar këtë të enjte në Kuvend propozimin për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0.Sipas njoftimit, propozimi u është përcjellë njëkohësisht edhe kryetarëve të bashkive dhe këshillave bashkiakë në të gjithë vendin.

Modeli i ri i propozuar ruan bashkinë si të vetmen njësi të vetëqeverisjes vendore, me një kryetar, një këshill bashkiak, një administratë dhe një buxhet të vetëm, ndërsa parashikon konsolidimin e disa bashkive ekzistuese.

Sipas draftit, propozohet bashkimi i këtyre njësive vendore:

• Fushë-Arrëz + Pukë → Bashkia Pukë

• Klos + Mat → Bashkia Mat

• Rrogozhinë + Kavajë → Bashkia Kavajë

• Dimal + Berat + Poliçan → Bashkia Berat

• Patos + Fier → Bashkia Fier

• Divjakë + Lushnjë → Bashkia Lushnjë

• Selenicë + Vlorë → Bashkia Vlorë

• Maliq + Korçë → Bashkia Korçë

• Këlcyrë + Përmet → Bashkia Përmet

• Memaliaj + Tepelenë → Bashkia Tepelenë

• Libohovë + Gjirokastër → Bashkia Gjirokastër

• Cërrik + Elbasan + Belsh → Bashkia Elbasan

• Prrenjas + Librazhd → Bashkia Librazhd

Në total, drafti parashikon konsolidimin e 26 bashkive aktuale në 13 bashki të reja, me synimin për të rritur eficiencën administrative, përmirësuar ofrimin e shërbimeve publike dhe forcuar kapacitetet financiare e institucionale të pushtetit vendor.

Propozimi pritet të shqyrtohet në Kuvend në kuadër të punës së Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, përpara se të kalojë për miratim në seancë plenare.

Arrestohet edukatorja, dyshohet se dhunoi një fëmijë 2-vjeçar në kopsht privat

0
Arrestohet edukatorja, dyshohet se dhunoi një fëmijë 2-vjeçar në kopsht privat

Një edukatore në një kopsht privat është arrestuar nga policia e Tiranës.

Sipas bluve të kryeqytetit, 32-vjeçarja dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një fëmije 2-vjeçar brenda ambienteve të kopshtit ku ishte e punësuar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, e cila po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasen B. H., 32 vjeçe, me detyrë edukatore në një kopsht privat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri 2-vjeçar, në ambientet e kopshtit ku punonte”, sqaroi policia.

Pushimet që u kthyen në tragjedi për familjen Çela, zjarri në banesë i merr jetën 24-vjeçares dhe dy fëmijëve të saj

0
Pushimet që u kthyen në tragjedi për familjen Çela, zjarri në banesë i merr jetën 24-vjeçares dhe dy fëmijëve të saj

Një tragjedi e rëndë ka tronditur sot Postribën e Shkodrës dhe opinionin publik.

Një nënë e re bashkë me dy fëmijët e saj një dhe tre vjeç kanë gjetur vdekjen si pasojë e flakëve që përfshinë banesën e tyre në fshatin Domen.

Policia sqaroi se ngjarja e rëndë kishte ndodhur rreth orës 13:00, kur 24-vjeçarja kishte qenë brenda banesës me dy fëmijët.

Për fat të keq asnjë prej tyre nuk u arrit të shpëtohej në kohë. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar një shpërthimi i një bombole gazi që ndodhej në banesën e vjetër të familjes Çela, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një shishe me benzinë.

Familja Çela jetonte në Gjermani dhe kishte ardhur me pushime në Shkodër.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani, ata kishin mbërritur sot në fshatin Domen, në shtëpinë e vjetër të familjes, pasi ata jetonin në Shkodër, me qëllimin për ta riparuar dhe për të bërë disa punime.

Top Channel