Home Blog Page 100

Shtohet infertiliteti në Shqipëri! Mjekët: 1 në 6 çifte hasin vështirësi të konceptojnë një shtatzëni

0
Shtohet infertiliteti në Shqipëri! Mjekët: 1 në 6 çifte hasin vështirësi të konceptojnë një shtatzëni

Numri i çifteve që hasin vështirësi për të sjellë në jetë një fëmijë sa vjen e rritet dhe ky nuk është një fenomen vetëm shqiptar.

Mjekët gjinekologë rendisin ndër faktorë kryesorë moshën e madhe kur çiftet vendosin të planifikojnë shtatzëninë e pare, e cila pasohet me patologji të ndryshme çka e vështirëson edhe më tej, por edhe stili i jetesës që nis me mënyrën e ushqyerjes apo përdorimi i duhanit, alkoolit dhe drogave nga të dy partneret e të tjera.

“1 në 6 çifte has vështirësi të konceptojë një shtatzëni”, u shpreh Eliona Demaliaj, doktoreshë e Spitalit Univeristar obstetrik-gjinekologjik “Mbretëresha Geraldine”

Në shoqërinë tonë shpesh fajësohet gruaja për vonesën e një shtatzënie por sipas të dhënave statistikore 30 % shkak i vonesës është partneri dhe po aq partnerja por shpesh ndodh nga shkaqe të pashpjeguara. Por çiftet shqiptare vuajnë më së shumti nga stigma, druajnë ose shkojnë shumë vone tek mjeku ndërkohë që infertiliteti është një patologji si gjithë të tjerat, theksojnë mjeket.

Nuk është turp që po vonon të mbetesh shtatzënë. Çiftet duhet të flasin me mjekun të shkojnë tek psikologu”, tha Demaliaj.

Në një konferencë organizuar nga Spitali univeristar obstetrik gjinekologjik “Mbretersha Geraldine” mbi rrugët teknologjike dhe njerëzore në uljen e infertilitetit. Mjekë të njohur në fushën e gjinekologjisë dhe riprodhimit, shqiptarë dhe italianë kanë shkëmbyer eksperiencat e tyre. Në këtë maternitet pritet të ngrihet qendra e trajtimit të infertiliteit dhe prokreacionit të asistuar për çiftet që hasin vështirësi./ Top Channel

E mitura u abuzua nga i dashuri i të ëmës, nëna e 15-vjeçares merr në mbrojtje partnerin: Fajet i ka vajza!

0
E mitura u abuzua nga i dashuri i të ëmës, nëna e 15-vjeçares merr në mbrojtje partnerin: Fajet i ka vajza!

Një tjetër ngjarje e rëndë është raportuar në vendin tonë ku një tjetër e mitur ka rënë pre e përdhunimit.

Sipas Policisë mësohet se një 37-vjeçar nga Elbasani ka abuzuar seksualisht me vajzën e bashkëjetueses së tij.

Para togave të zeza shtetasi me inincaile B.B ka pranuar aktin, por ka theksuar se kjo ka ndodhur me dëshirën e 15-vjeçare.

Ndërkohë nga ana tjetër, edhe nëna e kësaj të fundit, ka mbrojtur të dashurin e saj duke akuzuar vajzën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan shtetasin B. B., 37 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e bashkëjetueses së tij, 15 vjeçe.

Konsumuan karamele me kanabinoidë, mjeku: 3-vjeçarja del nga intubimi, gjendje normale për dy të tjerat

0
Konsumuan karamele me kanabinoidë, mjeku: 3-vjeçarja del nga intubimi, gjendje normale për dy të tjerat

Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në Korçë, pasi tre fëmijë të moshave 3, 8 dhe 11 vjeç përfunduan në Pediatrinë e spitalit rajonal, pasi kishin konsumuar disa karamele të gjetura pranë një koshi mbeturinash, të cilat dyshohet të jenë me përmbajtje lëndësh narkotike.

Shefi i Pediatrisë së spitalit rajonal Korçë, Robert Rado në një intervistë për mediet tha se gjendja e dy prej vajzave paraqitet normale, ndërsa vajza më e vogël, e cila ishte edhe në gjendje më të rëndë për jetën, ka dalë nga intubimi.

Sipas mjekut, e mitura ruan parametrat jetësorë, me oksigjen brenda normave, por është shpejt për të dhënë një mendim përfundimtar mbi ecurinë e saj, pasi substancat kanë efekte afatgjata.

“Këto ishin tri vajza të moshave të ndryshme: njëra ishte 11 vjeç, më e madhja; tjetra ishte 8 vjeç; dhe më e vogla 3 vjeç. Më e madhja nuk kishte shfaqur ndonjë simptomë problematike. Kishte vetëm efekte të lehta të substancës që kishte përdorur. Asaj iu dha një ndihmë e veçantë, u mbajt në observim. Vajza që ishte 8 vjeç kishte simptoma të lidhura me substancën që kishte marrë. U bë ndërhyrja e përshtatshme në përputhje me gjendjen dhe sot është më mirë, me parametra normalë, e zgjuar, reagon dhe është në përmirësim.

“Problemi ishte me vajzën më të vogël, 3 vjeç, e cila erdhi në gjendje të rëndë, me simptoma nga sistemi nervor, si rezultat i efektit që japin këto substanca mbi të. Ne kemi pasur raste intoksikacionesh nga medikamentet apo lëndë të tjera që përdoren për qëllime të ndryshme, por rast në këtë moshë, veçanërisht 3 vjeç, me këtë lloj substance, nuk kemi pasur. Ky ishte i pari që erdhi në gjendje të rëndë dhe u detyruam ta intubonim fëmijën në shërbimin e reanimacionit të të rriturve. Pasi pamë gjendjen, u konsultuam dhe, duke u nisur nga rrethanat dhe koha, vendosëm ta intubonim për t’i dhënë ndihmën e nevojshme dhe për t’i shpëtuar jetën.

“Aktualisht, që po flasim, kemi ardhur nga reparti i reanimacionit të të rriturve, ku fëmija është ekstubuar, pra është hequr nga aparati i ventilimit. Ruan parametrat jetësorë, është me oksigjen në një gjendje të kënaqshme brenda normave. Por përsëri është shpejt për të dhënë mendime përfundimtare mbi ecurinë, sepse këto substanca kanë efekte afatgjata. Efektet mund të zgjasin nga 6 orë deri në 3 ditë, ndërsa eliminimi i tyre nga organizmi, përmes sistemit renal, pra urinimit, mund të shkojë deri në 15 ditë”, tha Rado.

Mjeku tha se bëhet fjalë për substanca që bën pjesë në kanabinoidë, derivate të kanabisit, të cilat shiten në formë karamelesh. Sipas mjekut, nëse përdoren pa kriter në moshat pediatrike sjellin pasoja të rënda për shëndetin.

“Bëhet fjalë për një lloj substance që bën pjesë në kanabinoidë, derivatet e kanabisit, të cilat tregtohen apo gjenden – nuk e di saktësisht – nëpër dyqane, ku shiten në formë karamelesh ose haribosh. Kemi edhe kutinë e substancës që kishte marrë. Këto, nëse përdoren pa kriter dhe në moshat pediatrike, japin pasoja të tilla siç i pamë dje.

Nga të dhënat që morëm nëpërmjet prindërve dhe personave të afërt, thuhet se i kanë konsumuar nga dy copë. Nga dy, pra në formën e karameleve ose haribove që kanë qenë. Gjithsesi, duke parë dozën e përmbajtjes që kanë këto produkte, për fëmijën e vogël ishte një dozë shumë e madhe. Dhe sikurse e theksova, doza nuk është e saktë, pra edhe pse thuhet dy, mund të ketë konsumuar edhe më shumë se aq. Nuk kemi mundur të masim nivelin e këtyre substancave në gjak, dhe kjo e bën akoma më problematike situatën. Për këtë duhen laboratorë të posaçëm që matin nivelin e substancës”, u shpreh mjeku.

Mjeku theksoi se analizat janë marrë por problemi është se këto lloj substancash nuk kanë një antidot, pra një kundërveprim që të bllokojë efektin e tyre.

“Ne trajtojmë simptomatikisht, duke ruajtur parametrat jetikë për fëmijën: funksionin e zemrës, sistemin respirator, qarkullimin e gjakut dhe sistemin nervor. Fëmija ka ardhur me kriza, me të vjella dhe me kriza konvulsive, gjë që tregon se substanca kishte dhënë efekt mbi sistemin nervor qendror”, shtoi shefi i pediatrisë në spitalin rajonal të Korçës, Robert Rado.

PD kërkesë zyrtare Këshillit për Legjislacionin: Të shkarkohet Niko Peleshi si kryetar i Kuvendit

0
PD kërkesë zyrtare Këshillit për Legjislacionin: Të shkarkohet Niko Peleshi si kryetar i Kuvendit

PD ka depozituar një kërkesë në Këshillin për Legjislacionin, duke kërkuar shkarkimin nga detyra të kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendit, Niko Peleshi.

“Kështu, kryetari i Kuvendit, Z. Niko Peleshi, ka vepruar në shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, duke përdhosur parlamentarizmin dhe minuar funksionimin demokratik të Kuvendit. Në këto kushte, Këshilli për Legjislacionin duhet të fillojë menjëherë procedurën për shkarkimin e saj nga detyra.”, thuhet në shkresë

Me armë në makinë dhe shitje kokaine, arrestohen 2 persona në pak orë! Njëri ishte edhe i dehur në timon

0
Me armë në makinë dhe shitje kokaine, arrestohen 2 persona në pak orë! Njëri ishte edhe i dehur në timon

Dy persona u arrestuan nga Policia e Lushnjës nën akuzën e mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe shitjes së lëndëve narkotike kokainë.

Aksioni u krye nga Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore.

Të arrestuarit janë Denis Veliu dhe Orestian Shkurti, 23 dhe 35 vjeç, banues në Lushnjë dhe Karbunarë.

Për Veliun, policia sqaroi se “gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, u gjet 1 armë sportive pistoletë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale”.

Kurse Shkurti posedonte 12 doza kokaine, të gatshme për shitje, që gjithashtu u sekuestruan si prova.

Për të dy rastet materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për hetime të mëtejshme.

Fier/ Po lëvizte me biçikletë, ‘Benzi’ përplas qytetarin! I lënduari dërgohet në spital 

0
Fier/ Po lëvizte me biçikletë, ‘Benzi’ përplas qytetarin! I lënduari dërgohet në spital 

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në unazën e qytetit të Fierit, në segmentin “Nuredin Aliu”, pranë nënstacionit elektrik.

Një automjet tip “Mercedes” ka përplasur një qytetar që po lëvizte me biçikletë.

I plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Fierit, ku sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.

Çfarë Ndodh në Organizëm Nëse Hani një Thelpi Hudhër në Darkë

0
Çfarë Ndodh në Organizëm Nëse Hani një Thelpi Hudhër në Darkë

Që në lashtësi, hudhra ka qenë aleate e njerëzimit kundër shumë sëmundjeve.

Ajo ndihmon në mirëmbajtjen e funksionit dhe shëndetit të zemrës.

Hudhra pakëson gjasat e shfaqjes së tumoreve dhe lufton infeksionet.

Vlerat më të mira, hudhra i ofron nëse konsumohet e gjallë, sepse gatimi tjetërson të gjithë përbërësit mirëbërës të kësaj barishteje.

Koha Më E Mirë Për Të Ngrënë Hudhrën


Ekspertët thonë se koha më e mirë për të ngrënë hudhrën është përpara se të flini ose herët në mëngjes kur bakteret në stomak janë në gjendje të brishtë.

Çfarë Ndodh Në Organizëm Nëse Hani Hudhër Në Mbrëmje
Përfitimet e konsumit të hudhrës në mbrëmje janë të listuara më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org

Detoks Për Mëlçinë
Hudhrën mund ta shtypni dhe më pas ta konsumoni në mbrëmje.

Kështy ajo do të çlirojë enzimat që luftojnë qelizat kancerogjene, toksinat dhe bakteret.

Sulfuri tek hudhra do të punojë për pastrimin e mëlçisë nga toksinat dhe metalet e rënda.

Antibiotiku i Natës
Nëse konsumoni një ose dy thelbinj hudhër të grirë në mbrëmje do të forconi sistemin imunitar dhe ai do të jetë në gjendje të luftojë të ftohurën dhe gripin.

Për më tepër, hudhra gjatë natës do të pastrojë mushkëritë nga sekrecionet.

Hudhra Për Lëkurën
Duke ngrënë një thelb hudhër përpara gjumit, do të stimuloni rigjenerimin e qelizave.

Ekspertët tthonë se hudhra do të luftojë bakteret që shkaktojnë akne dhe do ta mbajë lëkurën të pastër.

Kolesteroli i Ulët
Hudhra e mban zemrën të shëndetshme. Ajo ul kolesterolin duke mbajtur larg sëmundjet.

Ngrënia e një ose dy thelbinjve hudhër në mbrëmje mban kolesterolin në nivele të mira dhe përmirëson pastrimin e enëve të gjakut.

I Bën Mirë Kyçeve
Konsumi i hudhrës në mbrëmje i bën mirë kyçeve të prekura nga artriti sepse ajo lufton inflamacionin dhe zbut dhimbjet. Hudhra nuk duhet konsumuar në mbrëmje nëse vuani nga ulçera apo tensioni i ulët i gjakut. AgroWeb.org

Fuqitë Shëruese të Mjaltit dhe Aloe Verës

0
Fuqitë Shëruese të Mjaltit dhe Aloe Verës

Nëse ndiheni të drobitur dhe nuk pushoni siç duhet, apo jeni të predispozuar të ftoheni shpejt, duhet të kombinoni patjetër Eliksirin e Jetës.
Në shumë vende të botës, kombinimi i mjaltit dhe Aloe Verës konsiderohet si ‘Eliksiri i Jetës’.

Si mjalti ashtu edhe Aloe Vera janë të pasur në vlera dhe njihen si suplementë të shkëlqyer ushqimorë.

Mjalti dhe Aloe Vera janë përdorur prej shekujsh, duke përforcuar idenë se ushqimi mund të jetë mjekim. Mjalti është ëmbëlsuesi i mrekullueshëm i natyrës.

Kombinimi i mjaltit dhe Aloe Verës është mjaft i vlefshëm për njeriun.

Nëse ndiheni të drobitur dhe nuk pushoni siç duhet, apo jeni të predispozuar të ftoheni shpejt, duhet të kombinoni patjetër Eliksirin e Jetës.

Organizmi ka nevojë për lëngje të cilat përftohen kryesisht nga uji, por nëse shtoni Aloe Verën dhe mjaltin do të pasuroni ushqimin tuaj.

Lëngu i Aloe Verës dhe mjaltit përmban pak kalori dhe sheqerna në krahasim me lëngjet e tjera.

Përpos kësaj, ky lëng përmban vitamina dhe fitoushqyes që i bëjnë mirë shëndetit.

Pak kalori, shumë vitaminë C


Lëngu i Aloe Verës me mjaltin përmban pak kalori. Në 250 mililitra lëng do të gjeni 120 kalori.

Një gotë me lëng përmban 60 kalori që e bën atë alternativën më të mirë në krahasim me lëngjet e tjera.

Për shembull lëngjet e mollës dhe portokallit kanë 114 dhe 112 kalori për çdo racion.


Në çdo racion të lëngut të Aloe Verës dhe mjaltit gjenden sasi domethënëse të vitaminës C, një antioksidant dhe një ushqyes i rëndësishëm, që ka aftësinë të luftojë radikalet e lira të cilat konsiderohen shkaktarë të sëmundjeve kronike dhe plakjes.

Vitamina C promovon prodhimin e kolagjenit, kaq i nevojshëm për një lëkurë elastike.

Vitamina C aktivizon enzimat e nevojshme për funksionin e qelizave dhe mbështet metabolizmin.

Në 250 mililitra të lëngut të Aloe Verës dhe mjaltit gjenden 30 përqind të dozës ditore të vitaminës C.

Përfitimet e tjera të Aloe Verës


Përfshirja e Aloe Verës ofron shumë vlera shëndetsore dhe fitoushqyes siç është barbaloina që luan rolin e antioksidantit.

Aloe Vera rregullon nivelin e sheqerit në gjak, rrjedhimisht është e dobishme për njerëzit që vuajnë nga diabeti.

Si ta përgatisni:


1 filxhan xhel Aloe Vera
1 filxhan mjaltë

Përziejini në mikses derisa të formohet një masë kompakte./AgroWeb.org

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga një 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

0
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga një 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Detaje të reja dalin lidhur me rastin e e abuzimit seksual të një 16-vjeçareje në Përmet.

Përmes një reagimi publik, Policia e Gjirokastrës, bën me dije se ka rënë në pranga njerku i 16-vjeçares, shtetasi P. B., 55 vjeç, banues në Këlcyrë, punonjës i Komisariatit të Policisë Përmet, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, për rreth 3 vjet, të miturën.

Gjithashtu në pranga ka rënë shtetasi K. P., 46 vjeç, i cili dyshohet se ka pasur lidhje intime me 16-vjeçaren dhe shoku i tij, shtetasi I. P., 27 vjeç, të dy banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se kanë kanosur 55-vjeçarin, që t’iu jepte 1 000 000 lekë, për të mos i publikuar video me përmbajtje intime.

Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi A. A., 53 vjeç, banues në Këlcyrë, punonjës i Komisariatit të Policisë Tepelenë, të cilit i referohet informacioni i postuar në rrjete sociale, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht 16-vjeçaren.

Punohet intensivisht, në bashkëpunim me homologët grekë, për lokalizimin dhe kapjen e 53-vjeçarit, i cili nga verifikimet rezultoi se është në Greqi.

Lidhur me rastin Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetim disiplinor për të dy punonjësit e Policisë, për njerkun e 16-vjeçares, shtetasi P. B., 55 vjeç, banues në Këlcyrë, punonjës i Komisariatit të Policisë Përmet, dhe për shtetasin me iniciale A.A  53 vjeç, banues në Këlcyrë, punonjës i Komisariatit të Policisë Tepelenë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 5 celularë. E mitura aktualisht është në kujdesin e familjarëve të saj, si dhe në monitorim të vazhdueshëm të psikologes.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër

Duke marrë indicie nga një postim në rrjetin social Facebook, nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër filluan verifikimet dhe si rezultat u identifikuan personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Duke qenë se kishte dyshime se ishin të përfshirë edhe punonjës policie, është kërkuar bashkëpunimi i strukturave Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Në drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër, në bashkëpunim me AMP-në, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar personat e dyshuar dhe dëshmitarë në ambientet e DVP Gjirokastër.

Në vijim të hetimeve për këtë rast, në zbatim të urdhrave të prokurorit:

-u vu në pranga njerku i 16-vjeçares, shtetasi P. B., 55 vjeç, banues në Këlcyrë, punonjës i Komisariatit të Policisë Përmet, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, për rreth 3 vjet, të miturën;

-u vunë në pranga shtetasi K. P., 46 vjeç (i cili dyshohet se ka pasur lidhje intime me 16-vjeçaren) dhe shoku i tij, shtetasi I. P., 27 vjeç, të dy banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se kanë kanosur 55-vjeçarin, që t’iu jepte 1 000 000 lekë, për të mos i publikuar video me përmbajtje intime. 46-vjeçari u kap në Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2;

-u shpall në kërkim shtetasi A. A., 53 vjeç, banues në Këlcyrë, punonjës i Komisariatit të Policisë Tepelenë (të cilit i referohet informacioni i postuar në rrjete sociale), pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht 16-vjeçaren. Punohet intensivisht, në bashkëpunim me homologët grekë, për lokalizimin dhe kapjen e 53-vjeçarit, i cili nga verifikimet rezultoi se është në Greqi.

Gjithashtu, në lidhje me këtë rast, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësve të Policisë, Inspektor P. B., me detyrë trup shërbimi “Patrullë e Përgjithshme” në Komisariatin e Policisë Përmet dhe Inspektor A. A., me detyrë trup shërbimi “Patrullë e Përgjithshme” në Komisariatin e Policisë Tepelenë.

Më tej, me qëllim trajtimin e plotë ligjor dhe të paanshëm të këtij rasti, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetim disiplinor për të dy punonjësit e Policisë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 5 celularë.

E mitura aktualisht është në kujdesin e familjarëve të saj, si dhe në monitorim të vazhdueshëm të psikologes.

Në drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me AMP-në, Policia e Gjirokastrës vijon hetime të thelluara për të individualizuar dhe provuar përgjegjësinë penale të të gjithë shtetasve të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Vranë babanë e tyre dhe e groposën në kasollen e bagëtive, ja sa vite burg kërkon Prokuroria për Hygertën dhe Hysen Metën

0
Vranë babanë e tyre dhe e groposën në kasollen e bagëtive, ja sa vite burg kërkon Prokuroria për Hygertën dhe Hysen Metën

Prokuroria e Durrësit ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Hysen Metën dhe 30 vite burg pas hekurave për motrën e tij Hygerta Meta, pasi akuzohen se vranë babanë e tyre, krimi ndodhur në Shënvlash të Durrësit mesditën e 10 Shkurtit 2024.

Motër e vëlla akuzohen nga Prokuroria se për kryerjen e veprës penale ‘Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare’ e kryer në bashkëpunim.

Sipas organit të akuzës, dy të pandehurit kanë thurur planin për vrasjen e babait të tyre me qetësi, duke përgatitur vendin ku do realizonin krimin dhe siguruar armën e zjarrit.

“Të pandehurit pasi kanë menduar dhe thurur me qetësi planin e tyre për të vrarë babain, janë përgatitur duke marrë masat për vendin ku do të realizonin vrasjen, për mjetin me të cilin do ta kryenin duke siguruar një armë zjarri, plan ky i realizuar në datë 10.02.2024”, informoi Prokuroria.

Për Amarildo Metën, djalin e vogël të viktimës, Prokuroria ka kërkuar dënimin me 5 vite burg, ndërsa nënën e tyre, Blerina Meta dënimin me 3 vite qëndrim pas hekurave.

Dinamika:

Më 10 Shkurt 2024, viktima Pëllumb Meta mësohet se ka lënë punën dhe është kthyer në banesë në orët e para të mëngjesit. Ndërsa rreth mesditës, teksa i ndjeri ka qenë në kuzhinën e banesës, djali i tij Hysen Meta, në prani edhe të të pandehurës Hygerta, ka marrë pistoletën duke qëlluar në drejtim të babait të tij katër herë.

Një prej plumbave nuk ka prekur trupin e viktimës, ndërkohë që tre prej tyre, një në kokë dhe dy në trup kanë rezultuar fatal duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Të dy të pandehurit më pas kanë kryer veprime jo vetëm për të zhdukur gjurmët e vrasjes nëpërmjet stukimit të vrimës në mur, spostimit të divanit në të cilin ka qenë i shtrirë viktima, kanë vazhduar nme mbështjelljen e trupit, groposjen e trupit të viktimës në kasollen e bagëtive e cila ndodhej disa metra larg banesës dhe më pas kanë vijuar me largimin automjetit nga banesa, zhdukjen e sendeve personale të viktimës si dhe zhdukjen e armës së krimit, informon Prokuroria.

Pas kryerjes së krimit, janë siguruar se të gjitha gjurmët që janë fshehur nga Hysen Meta.

Ai ka bërë kallëzim në polici duke paraqitur zhdukjen e babait si largim nga banesa me vullnetin e tij.

Gjatë gjykimit Hygerta Meta është e vetmja nga të pandehurit që ka dhënë pëlqimin për t’u pyetur ku ka deklaruar se babain e ka vrarë vëllai i saj Hysen Meta në prani të saj.

Ndërkohë në mometin e kryerjes së vrasjes, djali i vogël i familjes, Amarildo Meta ka qenë në punë.

Kërkesa e Prokurorisë gjatë seancës së datës 16 Shtator 2025:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Hysen Meta, për kryerjen e veprës penale “Vrasja pёr shkak tё marёdhёnieve familjare”, e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 79/c e 25 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me burgim të përjetshëm.


Deklarimin fajtor të të pandehurit Hysen Meta, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armёve, armёve shpёrthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/4 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me tre vjet burgim.


Deklarimin fajtor të të pandehurit Hysen Meta, për kryerjen e veprës penale “Fshehja dhe asgjesimi i kufomёs”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 303 e 25 tё K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 5 vjet burgim.


Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, bashkimin e dënimeve të mësipërme në një dënim të vetëm, ate më burgim të përjetshëm.
Deklarimin fajtore të të pandehurës Hygerta Meta, për kryerjen e veprës penale “Vrasja pёr shkak tё marёdhёnieve familjare”, e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 79/c e 25 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 25 vjet burgim.


Deklarimin fajtore të të pandehurës Hygerta Meta për kryerjen e veprës penale “Fshehja dhe asgjesimi i kufomёs”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 303 e 25 tё K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 5 vjet burgim.


Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, bashkimin e dënimeve të mësipërme në një dënim të vetëm, ate me tridhjetë vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Amarildo Meta për kryerjen e veprës penale “Fshehja dhe asgjesimi i kufomёs”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 303 e 25 tё K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 5 vjet burgim.


Deklarimin fajtore të të pandehurës Blerina Meta për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, tё parashikuar nga neni 301 I K.Penal dhe dënimi e saj në bazë të kësaj dispozite me tre vjet burgim.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit Hysen Meta për kryerjen e veprës penale ‘Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare’ e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 79/c e 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.386, viti 2024, u provua se të pandehurit H. M. dhe H.Meta., motër e vëlla, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vendosur dhe planifikuar vrasjen e babait të tyre, shtetasit P.M.

Të pandehurit pasi kanë menduar dhe thurur me qetësi planin e tyre për të vrarë babain, janë përgatitur duke marrë masat për vendin ku do të realizonin vrasjen, për mjetin me të cilin do ta kryenin duke siguruar një armë zjarri, plan ky i realizuar në datë 10.02.2024. Të pandehurit në datë 10.02.2024, ditë e shtunë kanë qenë në banesën e tyre në Shënvlash, Durrës, ndërsa i pandehuri A.M. ka qenë në punë.

Viktima P. M. ka lënë punën në orët e para të mëngjesit të kësaj dite dhe është larguar për në banesën e tij. Rreth mesditës së datës 10.02.2024, viktima ka qenë në kuzhinën e banesës, kohë në të cilën djali i tij i pandehuri H.M. në prani edhe të të pandehurës H.M., pasi ka marrë një armë zjarri pistoletë, ka qëlluar në drejtim të babait të tij katër herë. Një prej plumbave nuk ka prekur trupin e viktimës, ndërkohë që tre prej tyre, një në kokë dhe dy në trup kanë rezultuar fatal duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Të dy të pandehurit më pas kanë kryer veprime jo vetëm për të zhdukur gjurmët e vrasjes nëpërmjet stukimit të vrimës në mur, spostimit të divanit në të cilin ka qenë i shtrirë viktima, kanë vazhduar nme mbështjelljen e trupit, groposjen e trupit të viktimës në kasollen e bagëtive e cila ndodhej disa metra larg banesës dhe më pas kanë vijuar me largimin automjetit nga banesa, zhdukjen e sendeve personale të viktimës si dhe zhdukjen e armës së krimit. Pas kryerjes së krimit, janë siguruar se të gjitha gjurmët që janë fshehur nga i pandehuri H.M. Ky shtetas ka bërë kallëzim në polici duke paraqitur zhdukjen e babait si largim nga banesa me vullnetin e tij. Gjatë gjykimit e pandehura e vetmja nga të pandehurit që ka dhënë pëlqimin për t’u pyetur ka deklaruar se babain e ka vrarë vëllai i saj H.M. në prani të saj.

Në seancën gjyqësore të datës 16.09.2025, prokurorja ka kërkuar:

Deklarimin fajtor të të pandehurit H. M., për kryerjen e veprës penale “Vrasja pёr shkak tё marёdhёnieve familjare”, e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 79/c e 25 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me burgim të përjetshëm.
Deklarimin fajtor të të pandehurit H. M., për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armёve, armёve shpёrthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/4 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me tre vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit H. M. për kryerjen e veprës penale “Fshehja dhe asgjesimi i kufomёs”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 303 e 25 tё K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 5 vjet burgim.
Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, bashkimin e dënimeve të mësipërme në një dënim të vetëm, ate më burgim të përjetshëm.
Deklarimin fajtore të të pandehurës H.M., për kryerjen e veprës penale “Vrasja pёr shkak tё marёdhёnieve familjare”, e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 79/c e 25 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 25 vjet burgim.
Deklarimin fajtore të të pandehurës H. M. për kryerjen e veprës penale “Fshehja dhe asgjesimi i kufomёs”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 303 e 25 tё K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 5 vjet burgim.
Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, bashkimin e dënimeve të mësipërme në një dënim të vetëm, ate me tridhjetë vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit A. M. për kryerjen e veprës penale “Fshehja dhe asgjesimi i kufomёs”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 303 e 25 tё K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 5 vjet burgim.
Deklarimin fajtore të të pandehurës Bl. M. për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, tё parashikuar nga neni 301 I K.Penal dhe dënimi e saj në bazë të kësaj dispozite me tre vjet burgim.