Home Blog Page 102

Fier/ Shkaktuan aksidentin me 1 viktimë, arrestohen dy shoferët! 30-vjeçarja ndodhet në spital

0
Fier/ Shkaktuan aksidentin me 1 viktimë, arrestohen dy shoferët! 30-vjeçarja ndodhet në spital

Pas aksidentit të ndodhur ditën e djeshme me pasojë vdekjen e 1 personi, Policia e Fierit njofton arrestimin e dy shoferëve të automjeteve të përfshirë në aksident.

Aksidenti ka ndodhur mesditën e djeshme tek kryqëzimi i Vajkanit ku një automjet me drejtues 42-vjeçarin J. M., u përplas me automjetin me drejtues 30-vjeçaren L. M. Viktimë e aksidentit ka mbetur pasagjerja që po udhëtonte me 30-vjeçaren, Marjana Kovaçi 60 vjeç.

Dy shoferët e arrestuar akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Sakaq, shoferja 30-vjeçare vijon të mbahen nën kujdesin mjekësor për shkak të plagëve të marra ndërsa ndodhet jashtë rreziku për jetën.

“Në vijim të informacionit për aksidentin e djeshëm, te kryqëzimi i Vajkanit, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me drejtues shtetasin J. M., 42 vjeç, banues në Londër, me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 30 vjeçe, banuese në Laç, humbi jetën pasagjerja në automjetin e fundit, shtetasja M. K., 53 vjeçe, banuese në Laç, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kryen arrestimin në flagrancë të 2 drejtuesve të automjeteve, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. 30-vjeçarja vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërkaq 2 pasagjerët e tjerë të dëmtuar morën asistencë mjekësore dhe u larguan në banesa”, njofton policia.

Fier/ “Ia dhashë vetë lekët djalit”, Skema piramidale e ‘XUEX’, nëna e njërit të arrestuarve: Kishte dy tre muaj që kishte investuar parat

0
Fier/ “Ia dhashë vetë lekët djalit”, Skema piramidale e ‘XUEX’, nëna e njërit të arrestuarve: Kishte dy tre muaj që kishte investuar parat

Gjashtë persona të cilët kanë akuzuar për mashtrim përmes platformës ‘XUEX’ kanë dalë ditën e sotme para Gjykatës së Fierit, për tu njohur me masën e sigurisë.

Arbër Çela, Emanuel Taullau, Flavio Mukaj, Marius Kodra, Brunilda Todi, dhe Brunilda Ndini, akuzohen se kanë patur rol kyç në funksionimin e kësaj skeme mashtruese dhe mbi ta rëndojnë veprat penale “Skema mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim Kompjuterik”

Nëna dhe tezja e njërit prej të arrestuarve, Emanuel Taullau, kanë folur për Report Tv, ku kanë mohuar akuzat ndaj të afërmit të tyre dhe pretendojnë se kanë qenë të painformuar.

Madje nëna e Emanuel Taullaut, deklaron se i ka dhënë vetë paratë djalit të saj për të investuar në ‘XUEX’, pasi donte që i biri të kishte para rezervë. Ndërsa tezja deklaron se nipi i saj punonte kamerier.

Biseda:

Vetë ke tentuar?

Tezja e Emanuel Taullaut: Jo nuk dimë asgjë. U habitëm! Ne nuk dimë asgjë.

Djali rrinte shumë në këto platforma?

Tezja e Emanuel Taullaut: Jo nuk rrinte, punonte, ishte kamarier! Nuk dimë asgjë

Keni marrë vetë avokat apo e ka caktuar gjykata?

Tezja e Emanuel Taullaut: E kemi marrë vetë

Shumë njerëz mendojnë se të luajnë në rrjetet sociale është normale, a e dinit ju që është vepër penale?

Tezja e Emanuel Taullaut: Jo. Dikush duhet që t’i paralajmëronte. Nuk e dimë

Nëna e Emanuel Taullaut: Pse u arrestua çuni im? Nuk kishte koka më të mëdha aty? Drejtore ekonomiste, të gjitha e dinë!

Sa kohë kishte djali juaj që luante?

Nëna e Emanuel Taullaut: Moj unë ia dhashë lekët. I thash luaj të kesh ndonjë lek për vete.

Sa kohë kishte?

Nëna e Emanuel Taullaut: Kishte dy-tre muaj

Sa lekë i kishit dhënë?

Nëna e Emanuel Taullaut: Një milion

A e morët fitimin?

Nëna e Emanuel Taullaut: Jo asgjë. Vetëm të më vij çuni

Si u bindët për të investuar?

Nëna e Emanuel Taullaut: Nuk e dinim se ishte e gabuar! Këto kanë luajtur të gjithë.

A.D/Shqiptarja.com

Fieri Magjik, qyteti që pret ta zbulosh/ Një udhëtim mes historisë, trashëgimisë dhe mistereve të qytetit (Video)

0
Fieri Magjik, qyteti që pret ta zbulosh/ Një udhëtim mes historisë, trashëgimisë dhe mistereve të qytetit (Video)

Gazetarja e njohur e Travel Magazine Balkans, Flora Xhemani Baba, në emisionin e saj ka sjellë një ftesë të veçantë për të vizituar Fierin, një qytet që ruan pas vetes histori mijëravjeçare dhe thesare të shumta kulturore.

“Fieri është një qytet që rrethohet nga tre parqe arkeologjike, dhjetëra kisha bizantine dhe një histori mistike që pret të zbulohet nga vizitorët. Ky udhëtim është një përvojë unike për çdo dashamirës të kulturës dhe trashëgimisë,” – është shprehur Xhemani Baba.

Në këtë rrugëtim të veçantë, udhërrëfyes është historiani dhe studiuesi i njohur, Ilirjan Gjika, i cili me pasionin dhe njohuritë e tij do të shpalosë përpara vizitorëve historinë e pasur të Fierit dhe thesaret e fshehura që ky qytet mban në gjirin e tij.

“Një sfidë e madhe për mua, në Fier kam gjithçka”. Jovanoviç: Apolonia me potencial të ri, synojmë Superioren

0
“Një sfidë e madhe për mua, në Fier kam gjithçka”. Jovanoviç: Apolonia me potencial të ri, synojmë Superioren

Apolonia ka qenë klubi më i qetë në merkaton e verës, pasi afrimet në kampin fierak kanë qenë të pakta. Për këtë arsye dhe falë mbipopullimit të lojtarëve të huaj, kryesisht nigerianë, bardhejeshilët shikoheshin si “urë kaluese” për kundërshtarët.

Por, ky perceptim rezultoi i gabuar që javën e shkuar, ku skuadra e drejtuar nga trajneri serb, Marko Jovanoviç, i dha leksion Besës, që shikohet si pretendent kryesor në Kategorinë e Parë. Trajneri i ri i Apolonisë, Marko Jovanoviç, ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, ku foli për aventurën e tij në Fier, për filozofinë e klubit dhe objektivat në këtë sezon.

Serbi thekson se Apolonia ka një projekt serioz, që bazohet te lojtarët e rinj dhe puna afatgjatë, ndërsa nuk e fsheh dëshirën për ta rikthyer sa më shpejt skuadrën në elitën e futbollit shqiptar. Trajneri e shikon si sfidë Apoloninë, por është i kënaqur me grupin dhe shpreson të realizojë ëndrrën e tij personale.

Marko, mund të na thoni diçka rreth aventurës suaj tek Apolonia, si u arrit marrëveshja?

Për mua, Apolonia është një sfidë e madhe. Ne kemi qenë në negociata disa herë gjatë viteve të shkuara, por nuk arritëm të përputheshim. Kur klubi kishte nevojë për trajner, unë isha nën kontratë, dhe kur unë isha i lirë, klubi tashmë kishte trajner. Këtë herë gjithçka u kombinua dhe u realizua. Pashë ambicien e klubit dhe dëshirën për të ecur përpara. Në bisedat me drejtuesit ndjeva menjëherë besim dhe seriozitet, gjë që më mjaftoi për të pranuar ofertën.

Jeni i kënaqur me skuadrën dhe pse klubi nuk ishte shumë aktiv në merkato?

Jam i kënaqur me skuadrën sepse kemi lojtarë të rinj dhe me talent, të cilët duan të përmirësohen. Të gjithë kanë kaluar nëpër një proces skautimi të klubit dhe kanë potencial të madh. Arsyeja pse nuk ishim shumë aktivë në merkato është filozofia e klubit, t’u jepet mundësi lojtarëve të rinj dhe të ndërtohet gradualisht një skuadër e qëndrueshme, jo thjesht zgjidhje afatshkurtra. Skuadra është shumë e re, por me një potencial serioz që do të rritet me kohën.

Të shtunën Apolonia fitoi ndaj Besës. Si e komentoni këtë ndeshje?

Jam krenar për djemtë sepse treguan karakter. Fitorja ndaj Besës ishte shumë e rëndësishme, jo vetëm për pikët, por edhe për besimin tonë. Ishte një ndeshje e vështirë, por ne besuam dhe fituam me meritë. Kur ke një skuadër të re, do të ketë gjithmonë ulje-ngritje në lojë dhe rezultate. Ne mund të fitojmë me këdo, siç bëmë me Besën, të barazojmë dy herë me Bylisin, por edhe të humbasim pikë me skuadra më pak të forta. Detyra jonë është të punojmë e të luftojmë gjithmonë dhe jam i sigurt se do të kemi një sezon të suksesshëm.

Cili është objektivi juaj si trajner dhe i Apolonisë si skuadër?

Objektivi im është të zhvilloj skuadrën, të përmirësohemi javë pas jave dhe të krijojmë një stil loje të dallueshëm. Si skuadër, synimi është të jemi konkurrues me çdo kundërshtar dhe të rritemi çdo ditë. Në planin afatgjatë duam stabilitet dhe një vend në Superiore.

Çfarë i nevojitet më shumë Apolonisë?

Ajo që na duhet është kohë dhe durim. Kam mbështetjen e klubit në gjithçka. Apolonia është një nga klubet më të organizuara dhe ndoshta me potencialin më të madh për sa i përket lojtarëve të rinj. Pra, kam gjithçka që më duhet. Është detyra ime, me punë dhe përkushtim, të shfrytëzoj këtë potencial për të arritur rezultatet dhe objektivat e klubit.

A është ekipi juaj gati të luftojë këtë sezon për Superioren, apo i druheni rivalëve?

Ne jemi gati të luftojmë. Do të përpiqemi të luajmë me qetësi dhe disiplinë, ndeshje pas ndeshjeje, pa ushtruar presion mbi rezultate. Synimi është të rritemi si klub. Dëshira ime personale është të udhëheq këtë skuadër drejt Superiores.

5 sezone

ka Apolonia larg elitës së futbollit shqiptar, ku për herë të fundit ka milituar në Superiore në edicionin 2020-2021. Ecuria e viteve të fundit ka bërë që fierakët të vazhdojnë të jenë larg elitës.

ILIR CARA- PANORAMASPORT.AL

Fermerët ankohen për tregtarët/ U ofrohet çmim i ulët, Fier dhe Roskovec shumë prodhime mbeten në fushë

0
Fermerët ankohen për tregtarët/ U ofrohet çmim i ulët, Fier dhe Roskovec shumë prodhime mbeten në fushë

Fermerët në disa fshatra të Fierit dhe Roskovecit po përballen me humbje të konsiderueshme pas një sezoni të vështirë për kultivuesit e bostanit.

Dhjetëra hektarë të mbjella me shalqinj dhe qindra tonë prodhim kanë mbetur pa u vjelë, për shkak të mungesës së tregut dhe çmimeve shumë të ulëta.

Gëzim Buzi, 54 vjeç nga Kallmi i Fierit, ka kultivuar këtë vit tre hektarë me shalqi të varieteti “Xhoker”, por afro 1,000 kuintal prodhim kanë mbetur në arë. Ai thotë se dëmi ekonomik i kalon 20 milionë lekë të vjetra.

“Nuk ka treg. Tregtarët vijnë e na marrin shalqirin me 50 lekë të vjetra për kilogram dhe e shesin me 250. Fitimi i tyre është i paimagjinueshëm, ndërsa ne mbetemi me humbje. Shteti duhet të kontrollojë tregun dhe abuzimet me çmimet,” shprehet Buzi.

Në të njëjtën situatë është edhe Mehmet Malko, 74 vjeç nga Suk i Rroskovecit, i cili këtë vit ka mbjellë pesë dynym me shalqi, por ka fituar vetëm 1 milion lekë të vjetra, shumë më pak nga pritshmëritë.

“Me këtë fitim nuk laj dot as plehrat dhe punimet. Sivjet është mbjellë shumë bostan dhe nuk ka kërkesë nga tregu i huaj. Fermerët po falimentojnë dhe shumë prej nesh do heqin dorë nga ky kultivim,” thotë Malko.

Sipas fermerëve, rreth 80% e prodhuesve në zonë nuk kanë shitur asnjë frut këtë sezon. Ata kërkojnë ndërhyrjen e shtetit si rregullator i tregut, për të shmangur abuzimet me çmimet dhe për të orientuar kultivuesit në përputhje me kërkesat reale të tregut.

“Çdo prodhues duhet të mbajë përgjegjësi për produktin dhe sasitë e pesticideve që përdor. Prodhimi duhet të shitet vetëm me NIPT dhe me kontrolle të rrepta nga institucionet,” shton Malko.

Fermerët paralajmërojnë se, nëse nuk merren masa, do të braktisin kultivimin e shalqirit, pasi humbjet po bëhen të papërballueshme dhe shumë prej tyre po detyrohen të marrin kredi për të shlyer borxhet.

Top Channel

Aksident i rëndë në Vajkan, ndërron jetë 60 vjeçarja

0

Nje aksident i rende ka ndodhur para pak momentesh ne Autostraden Lushnje Fier, ku si pasoje e perplasjes se dy automjeteve, ka nderruar jete shtetasja Marjana Kovaçi, 60 vjeçe, si dhe jane plagosur 3 shtetas te tjere.

Komunikata e Policisë së Fierit:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 12:20, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”, automjeti me drejtues shtetasin J. M., është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 30 vjeçe, banuese në Laç.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasja E. M., shtetasja M. K., rreth 60 vjeçe, si edhe kanë shkuar në spital për të kryer ekzaminimet, drejtuesja e automjetit dhe 2 pasagjerët e tjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Aksident me vdekje në autostradën Fier- Lushnje, përplasen dy automjete! Humb jetën një grua

0
Aksident me vdekje në autostradën Fier- Lushnje, përplasen dy automjete! Humb jetën një grua

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme (16 Shtator) në autostradën Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”.

aksident ambulanca policia

Raportohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë një grua humbi jetën.

Viktima raportohet se udhëtonte në një mjet tip BMW që drejtohej nga vajza e saj kur u aksidentuan me një makinë tip Citroen, me shofer një shtetas të huaj.

BMW pas përplasjes ka përfunduar tek barrierat e kryqëzimit të autostradës. Policia dhe zjarrfikëset shkuan në vendngjarje për të nxjerrë trupin e viktimës nga makina, pasi hekurat e barrierave anësore kishin hyrë në mjet dhe i shkaktuan vdekjen.

Nga kujdesi për jetën, tek bekimi i jetës: 10 mami shtatzëna në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

0
Nga kujdesi për jetën, tek bekimi i jetës: 10 mami shtatzëna në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

Një rastësi e rrallë dhe emocionuese ka ndodhur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë: 10 mami, të cilat çdo ditë kujdesen me përkushtim për nënat dhe foshnjat, janë shtatzëna njëkohësisht.

Lajmin e ka bërë publik kryeministri Edi Rama, i cili e ka cilësuar këtë një ngjarje të bukur e të veçantë.

“Një rastësi e bukur: 10 mami të maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’ në të njëjtin udhëtim mëmësor”, ka shkruar Rama në Facebook.

Edhe vetë faqja zyrtare e maternitetit e ka shpërndarë këtë gëzim të madh me një postim emocionues.

“Nga duart që kujdesen për jetën, tek zemrat që mbajnë jetë brenda tyre. Në SUOGJ ‘Mbretëresha Geraldinë’, 10 mami po përjetojnë së bashku mrekullinë e shtatzënisë.Ato që çdo ditë kujdesen me përkushtim maksimal për gruan, nënën dhe foshnjën, sot mbajnë edhe vetë bekimin më të madh – jetën brenda tyre. Një dhuratë e rrallë që na emocionon të gjithëve”, thuhet në fund

Euro e nis javën në rënie, bie për herë të parë poshtë 97 lekëve

0
Euro e nis javën në rënie, bie për herë të parë poshtë 97 lekëve

Euro e ka nisur javën me një rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit dhe ka rënë për herë të parë poshtë nivelit të 97 lekëve.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të hënën me 96.91 lekë, niveli më i ulët historik i shënuar deri më sot. Kursi Euro-Lek vazhdon të jetë në rënie me bazë vjetore, por kjo rënie është më e ulët, me 2.4%.

Ecuria e kursit tregon se rënia e Euros ka tejkaluar madje edhe nivelet e periudhës korrik-gusht, që shënon edhe pikun e sezonit veror. Sipas agjentëve, rënia e mëtejshme e Euros dëshmon një ofertë të lartë dhe më të shpërndarë gjatë vitit të monedhës europiane. Kjo mund të shpjegohet me zgjatjen e sezonit veror, por edhe me një bazë më të gjerë të prurjeve valutore, që nuk lidhen vetëm me turizmin.

Banka e Shqipërisë ka rinisur blerjet e valutës qysh në tremujorin e dytë të këtij viti, me qëllim frenimin e forcimit të mëtejshëm të Lekut. Vlerat e blera me këtë qëllim ende nuk janë publikuar, por megjithatë ato vetëm sa e kanë ngadalësuar rënien e kursit të Euros, pa mundur ta stopojnë atë.

Të dhënat e Bilancit të Pagesave treguan se prurjet neto nga turizmi për 6-mujorin e parë të vitit u rritën me afërsisht 8%, shifër kjo ndjeshëm më e ulët krahasuar me vitin e kaluar.

Në tërësi, deficiti i llogarisë korrente u rrit për tremujorin e dytë të vitit, me 19% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Por, për të gjithë 6-mujorin 2025, deficiti i llogarisë korrente ngelet në rënie, me një vlerë totale prej 561 milionë eurosh ose 3.1% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Një faktor tjetër me peshë në rritje gjatë viteve të fundit ka qenë rritja e investimeve të huaja direkte, sidomos në sektorin e pasurive të paluajtshme. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për 6-mujorin e parë treguan se rritja është ngadalësuar ndjeshëm, me vetëm 1% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Paralelisht, rënia e Euros dhe forcimi i monedhës vendase në vitet e fundit është ndikuar paralelisht edhe nga politika fiskale më shtrënguese, me ulje të deficitit buxhetor dhe të borxhit publik.

Për të tretin vit radhazi, balanca buxhetore po qëndron pozitive në pjesën më të madhe të vitit. Mbështetur në të dhënat e Ministrisë së Financave, në fund të 7-mujorit suficit buxhetor kishte vlerën e 31.6 miliardë lekëve. Megjithatë, suficiti paraqitet në nivele më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në rënie me 42%.

Burimi: Banka e Shqipërisë

Në Shqipëri 17% e fëmijëve nën 5 vjeç janë obezë, 3-fish më e lartë se mesatarja globale

0
Në Shqipëri 17% e fëmijëve nën 5 vjeç janë obezë, 3-fish më e lartë se mesatarja globale

Në Shqipëri për vitin 2024 rezulton se 17% e fëmijëve të moshës nën 5 vjeç janë mbi peshë.

Të dhënat për nivelin e obezitetit në rang global për fëmijët e grupmoshës nga 0 deri 5 vjeç janë publikuar në raportin e UNICEF për vitin 2025 “Ushqyerja për fitim. Si mjediset ushqimore po dështojnë me fëmijët”.

Të dhënat tregojnë se niveli i Shqipërisë është gati 3-fish më e lartë se mesatarja globale që është 5% dhe dy herë më e lartë se mesatarja e rajonit të Europës dhe Azisë Qendrore që është 8% për 2024.

Megjithëse raporti vlerëson se ka pasur përmirësim te treguesi, nga 22% që ishte niveli i mbipeshës te fëmijët nga 0 deri 5 vjeç për vitin 2012 ka rënë në 17% për vitin 2024.

Në raport theksohet se Shqipëria ka bërë progres për të përmbushur objektivat e vitit 2030 për reduktimin e mbipeshës në fëmijëri.

Për shkallën e obezitet te fëmijët e moshës nën 5 vjeç, në renditjen botërore të 2024-s, Shqipëria pozicionohet pas Australisë e cila ka nivelin më të lartë të mbipeshës për fëmijët e moshës nën 5 vjeç, me 26% të tyre, Tunizia me 18% të tyre.

Në Maqedoninë e Veriut për 2024 sipas të dhënave të raportit rezultojnë se 12% e fëmijëve të moshës nën 5 vjeç janë mbi peshë, ndërsa në 2012 të dhënat ishin 13% e fëmijëve. Sipas raportit ky shtet nuk ka bërë progres.

Në Serbi për 2024 rezultojnë se 12% e fëmijës të grup-moshës nga 0 deri 5 vjeç janë mbipeshë. Serbia ka bërë progres krahasuar me të dhënat e 2012 ku nivelet e obezitetit ishin 15%. Ndërsa në Malin e Zi niveli i mbipeshës nga 15% në 2012 në 2024 ka arritur në masën 9%.

Në Europë ndër shtetet me % më të lartë të obezitetit te fëmijët pozicionohet Greqia me nivelin 14% për 2024, Portugalia me 9%, Anglia me nivel 8%, Polonia me 9%, Holandë me 5%.

Ndër shtetet e zhvilluara Gjermania renditet si në Europë, por edhe në rang global me nivelin më të ulët të fëmijëve nën peshë me 3% të tyre për grupmoshën deri në 5 vjeç. Në Japoni obeziteti arriti 2%.

Nga të dhënat rezulton se shkallën më të ulët të obezitetit në rang global e kanë shtetet e pazhvilluara apo që janë konflikte, si Bangladeshi me 2% nivel obeziteti për 2024 etj.

Burimi: monitor