Home Blog Page 103

Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri Qeveritar, dekretet i përcillen Kuvendit për miratimin përfundimtar

0
Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri Qeveritar, dekretet i përcillen Kuvendit për miratimin përfundimtar

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar sot propozimet e kryeministrit Edi Rama për formimin e qeverisë së re. Ky dekret, i cili përfshin emërimin e Këshillit të Ministrave si dhe emrat e ministrave të rinj, i është përcjellë Kuvendit të Shqipërisë për miratimin përfundimtar.

Procedura për emërimin e plotë të qeverisë do të finalizohet në ditët në vijim me betimin e Kryeministrit dhe ministrave, pas miratimit nga parlamenti të programit dhe përbërjes së kabinetit të ri. Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Presidencë.

Presidenti Begaj dekretoi emërimin e Këshillit të Ministrave dhe ministrave të mëposhtëm:

Zonja Belinda Balluku – Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Zonja Albana Koçiu – Ministër i Punëve të Brendshme

Zonja Elisa Spiropali – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme

Zoti Petrit Malaj – Ministër i Financave

Zoti Blendi Gonxhja – Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Zoti Sofjan Jaupaj – Ministër i Mjedisit

Zonja Mirela Kumbaro Furxhi – Ministër i Arsimit

Zonja Evis Sala – Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Zonja Delina Ibrahimaj – Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

Zoti Besfort Lamallari – Ministër i Drejtësisë

Zoti Pirro Vengu – Ministër i Mbrojtjes

Zoti Andis Salla – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Zoti Ervin Demo – Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor

Zonja Majlinda Dhuka – Ministër Shteti dhe Kryenegociator

Zonja Adea Pirdeni – Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Zoti Toni Gogu – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

Hetuesja shqiptare “çmend” jurinë britanike me tavë kosi në MasterChef UK

0
Hetuesja shqiptare “çmend” jurinë britanike me tavë kosi në MasterChef UK

Ajo heton rrjete financiare të ndërlikuara, por me të njëjtën përkushtim bën edhe një tavë kosi siç e bënte gjyshja në Elbasan. Anjeza Popaj, një shqiptare e suksesshme që jeton prej vitesh në Britani, ka arritur të bëjë bashkë dy botë që rrallë takohen: luftën kundër pastrimit të parave dhe artin e kuzhinës.

Ajo është një nga profesionistet kryesore të një banke të njohur britanike në fushën e riskut dhe financave, dhe njëkohësisht, një emër që u bë i njohur për publikun falë paraqitjes së saj mbresëlënëse në MasterChef UK. Anjeza ka studiuar për financë dhe prej tre vitesh punon në një bankë prestigjioze në Londër, ku është pjesë e departamentit që merret me luftën kundër pastrimit të parave. Pak e dinin se pas kësaj gruaje të vendosur në profesion, fshihej një pasion i pazbuluar për kuzhinën. Anjeza u regjistrua në MasterChef UK pa shumë pritshmëri.
“U regjistrova vetëm për të provuar veten… u habita kur më pranuan!”, tha ajo për Abc e Mëngjesit.

Dhe jo vetëm që u pranua, por arriti të shkojë shumë pranë fazave finale, duke fituar zemrat e shefave britanikë me një pjatë shqiptare – tavën e kosit!


“Tava e kosit ishte pjata që më çoi më pranë finales. Është receta që e kam mësuar nga mami dhe gjyshja ime”, tha Popaj gjatë një interviste në Abc e Mëngjesit.

Policia e Fierit godet skemat piramidale online, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim

0
Policia e Fierit godet skemat piramidale online, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim

Policia dhe Prokuroria e Fierit kanë goditur skemat piramidale online në Shqipëri, duke finalizuar me arrestimin e 6 personave dhe shpalljen në kërkim të 2 të tjerëve.

Ata janë Arbër Çela 38, Emanuel Taullau 21 vjeç, ⁠Flavio Mukaj 23 vjeç, ⁠Marius Kodra 28 vjeç, Brunilda Todi 38 vjeçe dhe Brunilda Ndini 38 vjeçe.

Kurse në kërkim janë shpallur çifti i bashkëshortëve Ereledio Shebeku dhe Alma Shebeku, të dy 35 vjeç.

Gjatë hetimit disa mujor të koduar “Xuex” u kryen 83 kontrolle personash dhe banesash në qytetet Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh.

Aksioni nisi në Fier dhe u finalizua pikërisht në këtë qytet.

Fier/ Konferencë e përbashkët për shtyp mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Fierit për goditjen e skemave piramidale online.

Përshëndetje, jemi sot këtu përpara jush, bashkë me Drejtoreshën e Drejtorisë për Hetimin e Krimit Kibernetik në Deparatamentin e Policsië Kriminale Drejtuese e Parë Ervina Gjana dhe Prokuroren pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, Jonida Allushi, për të bërë me dije rezultet e operacionit policor të koduar “XUEX”, për goditjen e veprimtarisë kriminale online të skemave piramidale, operacion i cili u fillua dhe u finalizua në qarkun Fier.

Ky operacion u zhvillua në shkallë të gjerë, me kontrolle personash dhe banesash në disa qytete dhe u finalizua me arrestimin e 6 shtetasve dhe shpalljen në kërkim të 2 të tjerëve.

Fillimisht po ja kaloj fjalën Drejtoreshë Ervinës dhe më pas do bëj me dije rezultatet e finalizmit të operacionit.

Nga ana e strukturave të specializuara të Polcisië së Shtetit, nisur nga shqetësimet e ngritura nga qytetarët për mashtrime online me pretendimin e investimeve duke përfituar, por në të vërtetë ishin skema piramidale duke mashtuar qytetarët dhe përfituar paratë e tyre të investuara në këto skema piramidale, menjëherë filloi puna për investigimin, sigurimin e informacionit dhe goditjen e tyre, krahas kësaj nga Policia e Shtetit u njoftuan qytetarët që të mos kryenin asnjë veprim në të tilla skema pridamidale.

Në vijim të punës voluminoze, hetimore dhe profesionale, nga strukturat e Policisë së Shtetit u bë finalizimi i operacionit policor të koduar “XUEX”,, operacion i cili u zhvillua nga Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.

Ky operacion është rezultat i një hetimi disa mujor i mbështetur mbi informacione të verifikuara dhe punë të specializuar hetimore, që synonte goditjen e një skeme të dyshuar mashtruese piramidale, e cila funksiononte online përmes formave moderne të mashtrimit financiar dhe përdorimit të kriptomonedhave.

Operacioni u shtri në qytetet Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh dhe u ushtruan gjithsej 83 kontrolle persoansh dhe banesash.

Hetimi ka dokumentuar aktivitetin e një rrjeti individësh që vepronin si agjentë kryesorë, duke promovuar platforma të rreme investimi nëpërmjet të cilave qytetarëve u premtohej fitim i shpejtë dhe i sigurt.

Këta individë, të pozicionuar në nivelet e para të zinxhirit të skemës, kishin rol kyç në rekrutimin e pjesëmarrësve të rinj dhe në orientimin e tyre përmes grupeve të mbyllura në aplikacione si Telegram.

Aty ata udhëzoheshin se si të investonin në kriptomonedha si USDT dhe TRON me idenë se përmes këtyre investimeve do të shumëfishonin fitimet e tyre.

Përdorimi i kriptomonedhave në këtë skemë nuk ishte rastësor – përkundrazi, ato u zgjodhën pikërisht për vështirësinë që ofrojnë në gjurmim dhe për perceptimin e gabuar që kanë tek shumë qytetarë si mjete “moderne” dhe të sigurta për investim.

Falë përdorimit të teknologjive të avancuara të analizës së zinxhirit të bllokut (blockchain) dhe metodave speciale hetimore, u bë e mundur identifikimi i disa prej aktorëve kyç që operonin në terren, të cilët kanë shërbyer si hallka lidhëse mes qytetarëve dhe organizatorëve të skemës.

Organizatorët e vërtetë të kësaj skeme vijojnë të jenë objekt hetimi, dhe Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Fier, po ndjek të gjitha gjurmët për të zbardhur tërësisht strukturën e këtij rrjeti dhe për të vendosur para drejtësisë të gjithë personat përgjegjës.

Ky rast duhet të shërbejë si një thirrje e fortë për ndërgjegjësimin e qytetarëve: mos besoni në “investime të sigurta” që premtojnë fitim të menjëhershëm.

Mos lejoni që emocionet, dëshira për përfitim të shpejtë apo presioni nga persona të njohur t’ju shtyjë të bëheni pjesë e strukturave të tilla. Ato nuk janë mundësi investimi – janë mashtrime të strukturuara, të sofistikuara dhe të rrezikshme, ku në fund gjithmonë humbin më të pambrojturit.

Policia e Shtetit do të vazhdojë punën me përkushtim për të goditur çdo formë të krimit kibernetik dhe ekonomik, dhe njëkohësisht fton qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të denoncojnë çdo rast të dyshuar përmes strukturave tona ose platformave zyrtare të komunikimit.

Faleminderit dhe tani Drejtori i qarkut do bëjë me dije rezultate e operacionit në qarkun Fier.

Sic bëra me dije në fillim të konferencës, për finalizimin e operacionit te koduar “XUEX”, u angazhuan të gjitha strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku në zbatim të vendimit të Gjykatës Fier, u ushtruan 83 kontrolle personash, banesash dhe subjektesh lidhur me një skemë të dyshuar investimesh piramidale, nëpërmjet platformave online.

Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: A. Ç., 38 vjeç, E. T., 21 vjeç, F. M., 23 vjeç, të tre banues në Lushnjë, M. K. 28 vjeç, banues në Tiranë, B. T., 38 vjeçe dhe B.N., 38 vjeçe, të dyja banuese në Divjakë, të dyshuar për veprat penale “Skemat mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim Kompjuterik”.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit E. Sh., 35 vjeç dhe A. Sh. 29 vjeçe, të dy banues në Divjakë, të dyshuar për veprat penale “Skemat mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim Kompjuterik”.

Nga hetimet rezulton se këta shtetas kanë vepruar si agjentë kyç të kësaj skeme mashtruese.

Skema funksiononte mbi modelin klasik piramidal: qytetarët që investonin, udhëzoheshin të sillnin të paktën 5 persona të tjerë në system, për të rritur përfitimet e tyre.

Sa më shumë persona të sillje dhe sa me e madhe vlera e investuar, aq më shumë të ardhura të premtuara. Por në të vërtetë, këto nuk ishin investime reale, por një mekanizëm i mirëorganizuar për të përfituar fonde përmes mashtrimit, ku vetëm nivelet më të larta fitonin, ndërsa shumica sidomos pjesa fundore e piramidës humbnin kursimet e tyre.

Po gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 50 aparate celularë, 11 njësi kompjuterike, 1 DVR, 2 hardisk, 1 automjet, 4.2 milion lekë, 28 mijë euro, 1750 dollarë dhe 340 franga. Gjithashtu, u ngrinë gjashtë llogari të kriptomonedhave, që dyshohet se janë përdorur për të kanalizuar të ardhurat nga aktiviteti kriminal.

Duke përfituar nga rasti dua të siguroj qytetarët e qarkut Fier se strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier janë të angazhuara maksimalisht për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive dhe për garantimin e sigurisë së nxënësve në shkolla.

Në këtë kuadër ftoj të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë akoma më shumë me Policinë dhe të denoncojnë çdo paligjshmëri në numrin 112 duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e professional nga ana e strukturave të policisë.

Olsi Hamataj sjell 2 milionë fidanë luleshtrydhe të certifikuar, standard i ri për bujqësinë shqiptare

0
Olsi Hamataj sjell 2 milionë fidanë luleshtrydhe të certifikuar, standard i ri për bujqësinë shqiptare

Në Kafaraj të Fierit ka nisur puna për sezonin e ri të kultivimit të luleshtrydheve, me pritshmëri që këtë vit sipërfaqet e mbjella të jenë ndjeshëm më të mëdha se një vit më parë.

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e shoqëruar nga zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhimitër Kote vizitoi fermën e Olsi Hamatajt, i cili këtë sezon ka importuar nga Spanja rreth 2 milionë fidanë luleshtrydheje, të cilët do të shpërndahen për mbjellje tek fermerët në vend.

Nga vetëm 20 hektarë të mbjella disa vite më parë, ferma e Hamatajt ka arritur tashmë të zgjerohet në mbi 200 hektarë, duke u kthyer në një model suksesi për zhvillimin bujqësor.

E gjithë zona është tashmë e njohur për prodhimin e luleshtrydhes shqiptare, falë një bashkëpunimi të ngushtë mes fermerëve dhe agronomëve. Kontrolli i rreptë i çdo faze të punës garanton një prodhim të gjurmueshëm dhe të certifikuar.

“Jemi në fazat e para të mbjelljes së fidanëve të luleshtrydhes për këtë sezon. Vit pas viti kemi një rritje të ndjeshme të kërkesës, falë besimit që kemi ndërtuar me fermerët dhe partnerët tanë. Këtë vit kemi arritur të sjellim 2 milionë fidanë të certifikuar, në bashkëpunim me kompaninë më të madhe në botë për prodhimin e fidanëve të luleshtrydhes, me qendër në Spanjë”, u shpreh Hamataj.

Ai theksoi se, për herë të parë, janë lidhur marrëveshje të drejtpërdrejta me fermerët, duke i orientuar drejt farmacive bujqësore të licencuara dhe të besueshme, me qëllim garantimin e cilësisë së lartë të prodhimit.

Zëvendëskryeministrja Balluku vlerësoi zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të luleshtrydhes në këtë zonë, duke nënvizuar se bujqësia është një nga prioritetet e qeverisë shqiptare. Ajo theksoi se aplikimet për zhvillim bujqësor kanë përparësi në Këshillin Kombëtar të Territorit, për të lehtësuar proceset e investimeve në këtë sektor.

Ndërkohë, zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhimitër Kota, bëri të ditur se skemat mbështetëse do të fokusohen te bashkimi i fermerëve, i cili do të sjellë përfitime konkrete si në shitje, ashtu edhe në aksesin ndaj mekanikës bujqësore moderne.

Agronomi në terren Adriatik Muçaj theksoi se aktualisht janë në fazën e dezinfektimit të serrave dhe mbjelljes, dhe do të ndiqet hap pas hapi çdo proces deri në vjelje dhe tregtim.

Hamataj siguroi se luleshtrydhja shqiptare do të jetë e para që do të dalë në tregun europian këtë vit.

“Këtë vit kemi sjellë fidanët dy javë më herët se zakonisht, prandaj edhe prodhimi parashikohet të dalë më herët në treg. Hershmëria është avantazh shumë i madh. Synimi është të jemi ndër të parët në Europë me luleshtrydhe të freskët në treg”, u shpreh Hamataj.

Ai shtoi se klima e favorshme dhe uji i pastër i zonës, me përmbajtje të ulët kriprash, krijojnë kushte ideale për një prodhim cilësor dhe konkurrues në tregjet ndërkombëtare.

“Jemi krenarë që kemi vendosur partneritet me një kompani ekselente europiane, e cila vlerëson dhe mbështet standardet tona të larta në prodhimin bujqësor”, tha Hamataj.

Zëvendëskryeministrja Balluku, ndërkohë, solli në vëmendje edhe rëndësinë e trajtimit korrekt të origjinës së produkteve në tregun europian, duke nënvizuar se në të kaluarën ka pasur raste keqinformimi, ku produkte të dyshimta janë paraqitur si shqiptare.

“Tregu bujqësor është një treg që prek konsumatorët direkt. Jemi në një rajon me konkurrencë të lartë nga territoret fqinje. U bë një zhurmë e madhe edhe vitin që kaloi për luleshtrydhet, ku u tha se ishin prodhim shqiptar, por doli që ishin të një shteti tjetër. Aktualisht, konsumatorët janë gjithnjë e më të orientuar drejt produkteve bio, ndaj dhe është thelbësore që ato të jenë të certifikuara dhe të gjurmueshme në çdo hap të prodhimit”, u shpreh ajo.

/a.f/

Trifoni-Umeijego përmbysin gjithçka në 2 minuta, Apolonia merr 3 pikë të arta ndaj Besës

0
Trifoni-Umeijego përmbysin gjithçka në 2 minuta, Apolonia merr 3 pikë të arta ndaj Besës

Është zhvilluar sot në stadiumin e Luzit, ndeshja e javës së tretë të Kategorisë së Parë mes Besës dhe Apolonisë.

Takimi dhuroi emocione dhe gola, me miqtë nga Fieri që arritën të përmbysin rezultatin dhe të marrin një fitore shumë të rëndësishme.

Besa e drejtuar nga Shpetim Duro kaloi e para në avantazh me anë të William Cordeiro, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në fillim të pjesës së dytë.

Megjithatë, “të zakonshmit” e Apolonisë nuk vonuan të reagonin. Fillimisht ishte Trifoni ai që barazoi shifrat në ninutën e 65-të, ndërsa pas vetëm 1 minute nigeriani Umejiego përmbysi rezultatin, duke i dhënë fierakëve tre pikë të arta.

Pas rezultateve zhgënjyese në dy javët e para, kjo fitore ka një rëndësi të dyfishtë për Apoloninë, e cila jo vetëm që rikthehet te fitorja, por edhe tregon forcën dhe karakterin e skuadrës.

Trajneri Jovanovic aktivizoi ne kete ndeshje: Kaçaj, Topi, Asllanaj, Onyewuenyi .Ndubuisi, Amagba, Ayivi, Hoxhaj, Rakipaj, Trifoni, Umejiego.

Ne pjesen e dyte u aktivizuan edhe, Leshi, Mahmutaj, Olawole dhe Vondolie.

Fier/ Aksident në vijat e bardha, plagosen dy të moshuar

0
Fier/ Aksident në vijat e bardha, plagosen dy të moshuar

Brenda pak ditësh, në qytetin e Fierit është shënuar rasti i dytë i një aksidenti në vijat e bardha.

Vetëm pak minuta më parë, një çift të moshuarish është përplasur nga një automjet teksa po kalonte në vijat e bardha.

Të dy të moshuarit u transportuan me ambulancë drejt spitalit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit për të kryer veprimet procedurale.

Fier/Vihen në pranga 6 shtetas, 3 prej tyre ishin të shpallur në kërkim

0
Fier/Vihen në pranga 6 shtetas, 3 prej tyre ishin të shpallur në kërkim

Shërbimet e komisariateve të Policisë Fier dhe Mallakastër kapën dhe ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:

-B. H., 45 vjeç, banues në fshatin Drenovë, pasi dyshohet si autor i kultivimit të disa bimëve në oborrin e banesës së tij, të asgjësuara nga Policia, më datë 28.08.2025;

-F. K., 47 vjeç, banues në fshatin Vidhishtë, pasi Gjykata e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”;

-një shtetas 17 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e ka dënuar me 1 muaj e gjysmë burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.—

Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në fshatin Marinëz, ku automjeti me drejtues shtetasin I. K., përplasi një 4-vjeçar, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 58 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. I mituri vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Këta specialistë arrestuan në flagrancë dhe shtetasit L. K., 20 vjeç, banues në Lushnjë dhe E. L., 41 vjeç, banues në Cakran, pasi u kapën duke drejtuar motomjete, pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare shpallën në kërkim shtetasen K. K., 59 vjeçe, banuese në Lushnjë, me profesion avokate, pasi ka kallëzuar një shtetase, se i ka marrë një shumë eurosh, duke e mashtruar se do të përshpejtojë procesin për regjistrimin e pronës së saj. Punohet për kapjen e shtetases K. K., si dhe për verifikimin e kallëzimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-Dh. D., 52 vjeç, banues në fahatin Shën Pjetër, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka prishur me vetëgjyqësi, gardhin rrethues të tokës së shtetasit A. Ll.;

-A. M., 41 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka djegur disa vegla pune të vëllait të bashkëshortit të saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. P., 19 vjeç, banues në fshatin Krutje, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka shqetësuar nëpërmjet thirrjeve telefonike, një shtetas 16 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Apolonia “low cost”, më shumë afrikanë se shqiptarë në federime

0
Apolonia “low cost”, më shumë afrikanë se shqiptarë në federime

Apolonia ka nisur sezonin 2025-2026 në mënyrë jo të kënaqshme, me një humbje 2-1 në Kukës dhe një barazim 1-1 ndaj Luftëtarit në “Loni Papuçiu”.

Rezultatet nuk janë pozitive, por ajo që ngre më shumë shqetësime te tifozët fierakë është mënyra se si është ndërtuar skuadra.

Në një merkato ku shumë klube shqiptare bënë ndërhyrje të bujshme, Apolonia ka qenë nga më pasivet, duke federuar më pak lojtarë se çdo ekip tjetër.

Dhe ajo që është bërë, ka pasur një prirje të qartë, afrikanët. Nga 19 futbollistë të regjistruar, gati gjysma janë nga Nigeria, ndërkohë që në listë figurojnë edhe emra nga Togo dhe Gana. Përveç afrikanëve, lojtarët e tjerë janë nga Serbia dhe disa shqiptarë të shpërndarë.

Ky dominim i afrikanëve është dukuri e re për tek Apolonia. Prej disa sezonesh tek Apolonia kanë qenë të pranishëm lojtarë të huaj, por kurrë në këto përmasa. Nëse më parë shihej si një ndihmë për të rritur cilësinë e skuadrës, afrikanët tashmë nuk ka sjellë ndonjë përfitim real financiar.


Federimet për sezonin e ri përfshijnë emra si: Albashir Musa, Anthony Mmesoma Umeijego, Francis Ndubuisi, Gafar Olavale, Miracle Amagba, Olanrewaju Folorunsho, Quan Alaba Idris, Raymond Onyeuvuenyi, të gjithë nga Nigeria, si dhe Bernardin Ayivi Kofi nga Togo dhe Vincent Anane nga Gana.

Nga ana tjetër, lojtarët shqiptarë të federuar janë në numër më të pakët dhe në pjesën më të madhe të rinj, si: Alvin Mahmutaj, Arlind Leshi, Enea Topi, Ersildjo Asllanaj, Klejad Hokhaj, Leonard Kacaj, Mikel Rakipaj dhe Xhovalin Trifoni.

Në total, vetëm 8 lojtarë shqiptarë.
Pyetja që lind është: Apolonia duke rrezikuar identitetin e saj?

Klubi ka qenë gjithnjë një vatër talentesh fierake dhe një bazë e rëndësishme për futbollin shqiptar.

Sot, me një përqindje kaq të madhe lojtarësh afrikanë, tifozët ndihen se skuadra është kthyer në një eksperiment afrikan për të testuar lojtarë që më pas mund të përfundojnë diku tjetër.

Trajneri serb, Marko Jovanoviç, e ka ndërmarrë këtë projekt duke dashur të provojë se ky projekt mund t’i japë fryte në fushë.


Por nisja me humbje dhe barazim, si dhe lojërat jo shumë premtuese cilësore vendase, e bëjnë vështirë për t’u besuar se ky është drejtimi i duhur për të ardhmen.

Në Fier, dilemat janë të mëdha: do të vazhdojë kjo strategji për të rinjgritur klubin apo do të mbetet një tjetër sezon zhgënjyes për Apoloninë?

Burimi: Panorama Sport

Mësuesit nuk lejohen më të postojnë çfarë të duan në rrjete sociale!

0
Mësuesit nuk lejohen më të postojnë çfarë të duan në rrjete sociale!

Ministria e Arsimit ka publikuar Kodin e ri të Etikës për mësuesit parauniversitarë, i cili përcakton rregulla të qarta mbi etikën, sjelljen, marrëdhëniet me nxënësit, prindërit dhe komunitetin, si dhe përdorimin e teknologjisë e rrjeteve sociale.

Të jesh mësues i arsimit bazë apo të mesëm në Shqipëri tashmë do të harrosh postimet e papërshtatshme në rrjetet sociale.

Me miratimin e Kodit të ri të Etikës, Ministria e Arsimit ia ndalon çdo arsimtari postimin e imazheve apo videoje që do të kompromentonin misionin e tij, atë të edukimit.

Në pikën 1 të nenit 9 të Kodit thuhet gjithashtu se “Mësuesi kujdeset që ndërveprimi në rrjete apo platforma sociale të mbështetet gjithmonë në standardet etike të komunikimit në publik”.

Në një kohë kur teknologjia dhe rrjetet sociale janë bërë pjesë e pandashme të përditshmërisë, në Kodin e ri Etik për mësuesit sanksionohet edhe detyrimi i mësimdhënësve për edukimin e nxënësve për rreziqet online.

“Mësuesi nxit etikën dhe sjellje të përgjegjshme në mjediset e institucionit arsimor paraunversitar, jashtë tij si edhe në internet, duke i mësuar dhe edukuar nxënësit rreth përdorimit të sigurt të platformave dhe rritjes së ndërgjegjësimit për rreziqet që sjell përdorimi i platformave jo të sigurta. Mësuesi edukon nxënësit për të dalluar informacionin e rremë dhe nxit të menduarin kritik”, thuhet në Kod.

Kodi i ri Etik që zëvendëson atë të shkruar 12 vite më parë, sanksionon se edhe veshja dhe paraqitja e jashtme përfshihen në udhëzimet e reja, duke i dhënë rëndësi mënyrës si mësuesi paraqitet përballë nxënësve.

Ky dokument është një udhëzues i qartë mbi etikën, sjelljen dhe përgjegjësitë e mësuesit, jo vetëm në raport me nxënësit, por edhe me prindërit, kolegët dhe vetë komunitetin.

Mësuesi përdor me nxënësit gjuhë të qartë, edukative dhe motivuese. Ai respekton privatësinë dhe dinjitetin e çdo nxënësi.

Vëzhgon, monitoron, parandalon dhe ndërhyn menjëherë në rastet e bullizmit apo çdo formë dhune apo përjashtimi social midis nxënësve brenda shkollës.

Mësuesi është i detyruar të dëgjojë, të informojë dhe të ndërtojë marrëdhënie të shëndetshme me prindërit, duke i konsideruar ata partnerë të rëndësishëm në mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijës./E.P-dritare.net

10 mijë trëndafilë për ditëlindjen e Luanës: gjest romantik apo luks i tepruar?

0
10 mijë trëndafilë për ditëlindjen e Luanës: gjest romantik apo luks i tepruar?

Moderatorja e njohur Luana Vjollca festoi ditëlindjen e 34-të me një surprizë që bëri bujë në rrjetet sociale dhe media: mijëra trëndafilë që mbuluan ambientet ku ndodhej ajo, nga rezorti luksoz deri tek banesa në Tiranë. Sipas llogarive të bëra nga mediat rozë, dhurata ka kushtuar mbi 20 milionë lekë, duke u konsideruar një nga surprizat më madhështore të showbiz-it shqiptar.

Ana e parë: Romancë dhe lavdi mediatike

Për fansat e Luanës, surpriza është plotësisht e merituar. Moderatorja shihet si një ikonë e televizionit shqiptar, një femër që ka arritur suksese të shumta dhe që meriton dashuri e dedikime të tilla spektakolare. Për ta, trëndafilat janë një simbol i fuqishëm i respektit dhe përkushtimit që ajo ka fituar me punën e saj. Në rrjete sociale, ndjekësit e saj e kanë quajtur “përrallë moderne” dhe “dashuri të rrallë”.

Ana tjetër: Dukuri e tepruar dhe kontrasti me realitetin

Por jo të gjithë janë entuziastë. Për shumë të tjerë, 10 mijë trëndafilë duken si një masakër lulesh, një shpenzim i panevojshëm që shërben vetëm si karshillëk dhe spektakël luksi. Kritikat janë përqendruar tek kontrasti i madh mes kësaj dhurate milionëshe dhe realitetit të vështirë ekonomik ku mijëra shqiptarë luftojnë për nevojat bazë të jetesës.
Shumë prej tyre e shohin këtë si një pasqyrë të rolit të sotëm të VIP-ave: më shumë për dukje dhe shfaqje sesa për vlerë reale shoqërore.

Dy anët e medaljes

Ky gjest i madhërishëm, i cili ka ndezur diskutime të forta, ngre pyetje thelbësore:

A janë VIP-at thjesht për të treguar luks dhe spektakël, apo duhet të mbajnë edhe përgjegjësi sociale?

Apo duhet ta shohim këtë thjesht si një shfaqje private dashurie, pa e ngarkuar me moral shoqëror?

Në fund, surpriza e Luanës mbetet një nga ato histori që ndajnë opinionin publik. Për disa, është romancë dhe ëndërr. Për të tjerë, është luks i tepruar dhe një kujtesë e hidhur e pabarazisë. Dhe ndoshta e vërteta qëndron diku në mes: një gjest i bukur, por që nuk mund të izolohet nga realiteti ku jetojmë./L.F-dritare.net