Home Blog Page 105

Mamografi falas në Spitalin Rajonal Fier gjatë shtatorit

0
Mamografi falas në Spitalin Rajonal Fier gjatë shtatorit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot se ndalesa e radhës gjatë muajit shtator, për kryerjen e mamografive falas për të gjitha gratë dhe vajzat do të jetë Spitali Rajonal Fier.

Gjatë muajit shtator, gratë dhe vajzat në Durrës mund t’i drejtohen spitalit rajonal të këtij qyteti, për kryerjen e mamografive falas pa rekomandimin e mjekut.

“Fieri është ndalesa jonë e radhës. Gratë dhe vajzat mund të kryejnë mamografinë falas, pa sistem referimi, pranë Spitalit Rajonal”, theksoi Koçiu.

Ministrja Koçiu bëri të ditur se në muajin gusht, në Spitalin Rajonal Durrës u realizuan rreth 702 mamografi falas, duke i dhënë çdo gruaje mundësinë për një kontroll të nevojshëm, për shëndetin dhe jetën e saj”, tha Koçiu.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur ta shtrijë fushatën e saj sensibilizuese gjatë gjithë vitit. Kontrollet e rregullta janë thelbësore për diagnostikimin e hershëm në luftë kundër kancerit dhe për mbrojtjen e shëndetit.

Gjimnazi “Janaq Kilica” në Fier hap dyert me mjedise bashkëkohore për vitin e ri shkollor

0
Gjimnazi “Janaq Kilica” në Fier hap dyert me mjedise bashkëkohore për vitin e ri shkollor

Gjimnazi “Janaq Kilica” në Fier, do të hapë dyert këtë vit të ri shkollor me kushte dinjitoze, klasa të reja, laboratorë, terrene sportive e mjedise bashkëkohore për rreth 400 nxënës dhe mësues, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe bashkisë së Fierit.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e cila ndau foto nga mjediset e reja të këtij gjimnazi.

Projekti përfshiu instalimet elektrike dhe hidraulike, sistemin e ngrohjes, rregullimin e shtresave bazë, përmirësimin e tualeteve, restaurimin e fasadave, ndërrimin e dyerve e dritareve dhe vendosjen e sistemit të kamerave.

Në 8 shtator, ditën e parë të vitit të ri shkollor 2025-2026, do të hapin dyert 30 shkolla të reja nga veriu, në jug.

Në të gjithë shkollat e vendit të arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm vijojnë përgatitjet për vitin e ri shkollor.

Regjistrimet për nxënësit e klasave të para dhe klasave të dhjeta për vitin e ri shkollor ishin të hapura në platformën “e-Albania” deri më 1 shtator.

Ndërkohë që vijon edhe shpërndarja e librave falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin. Janë rreth 9 milionë euro, të cilat vihen në dispozicion për të garantuar që nxënësit të kenë librat shkollorë falas nga klasa e parë në klasën e 9-të dhe gjithashtu edhe për 16 kategori nxënësish, të cilët janë në gjimnaze.

Rrushi në Roskovec shitet me 25 lekë/kg, fermerët ankohen: Duhen politika për promovimin e produkteve lokale (Video)

0
Rrushi në Roskovec shitet me 25 lekë/kg, fermerët ankohen: Duhen politika për promovimin e produkteve lokale (Video)

Nga Marsela Topi/ Vreshtarët e Luarit në Roskovec po përballen me vështirësi të mëdha për shkak të çmimit shumë të ulët të rrushit, që nuk mbulon as kostot e prodhimit. Numri i kultivuesve është përgjysmuar krahasuar me vitet e mëparshme, ndërsa shumë prej tyre kanë braktisur vreshtat për t’i kthyer në ullishte.


Çmimi prej 25 lekësh për kilogramë i rrushit, është tepër i ulët dhe nuk arrin të mbulojë as kostot e prodhimit për vreshtarët e Luarit në Roskovec.

Siç tregojnë vetë fermerët, dikur kjo zonë numëronte rreth 50 vreshtarë, ndërsa sot numri i tyre është përgjysmuar.

Beqo Toska, kultivues prej 25 vitesh, sqaron se nga 1 hektarë që posedonte dikur, sot sipërfaqja e mbjellë me rrush arrin në dy dynymë e gjysmë.

Ai thotë se mungesa e tregut, ndër vite, ka bërë që toneleta të tëra me rrush të kalben, duke u shkaktuar fermerëve dëme të pallogaritshme financiare.

Ndërkohë, dy vëllezërit Mitat e Landi Shusha, janë ndër të paktët kultivues të cilët e kanë gjetur tregun me shoqërinë e tyre, duke e shitur jo vetëm raki, por edhe verë. Megjithatë ata përballen me një tjetër problematikë: mungesën e fuqisë punëtore.

Fermerët kërkojnë më shumë politika mbështetëse nga shteti. Luari është pjesë e projektit “100 fshatrat”, që sipas fermerëve, duhet t’i japë më shumë prioritet promovimit të produkteve të zonës.

Për shkak të një defekti/ Kufizim i përkohshëm i furnizimit me ujë në Fier

0
Për shkak të një defekti/ Kufizim i përkohshëm i furnizimit me ujë në Fier

🔔 NJOFTIM – 🚱 Kufizim uji në qytetin e Fierit

📢 Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Fier sh.a njofton qytetarët se, për shkak të një defekti në linjën e furnizimit, gjatë ditës së sotme ora 16:00-20:00 do të ketë reduktim në furnizimin me ujë të pijshëm në qytetin e Fierit.

👷 Ekipet tona ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit në kohën më të shkurtër të mundshme.

🙏 Ju falënderojmë për mirëkuptimin!

Një deri në tre paga shpërblim për punonjësit e angazhuar në shuarjen e zjarreve

0
Një deri në tre paga shpërblim për punonjësit e angazhuar në shuarjen e zjarreve

Këshilli i Ministrave  vendosi sot të shpërblejë financiarisht të gjithë personelin shtetëror të angazhuar në operacionet për shuarjen e zjarreve gjatë kësaj vere.

Vendimi, i propozuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe i mbështetur në kuadër të buxhetit të miratuar për vitin 2025, ka për qëllim vlerësimin dhe motivimin e forcave që kanë kontribuar në menaxhimin e emergjencave natyrore, përmes një skeme të strukturuar shpërblimi në varësi të kohëzgjatjes së angazhimit të tyre.

Sipas vendimit, shpërblimi do t’u jepet punonjësve të këtyre institucioneve:

Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë; Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile; Policisë së Shtetit; Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi;Shërbimeve të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në nivel bashkiak.

Shuma e shpërblimit do të përcaktohet sipas ditëve të angazhimit të personelit në operacionet e shuarjes së zjarreve:

1 deri në 7 ditë angazhim – shpërblim në masën e 1 page mujore bruto;

 8 deri në 15 ditë angazhim – shpërblim në masën e 2 pagave mujore bruto;

16 ditë ose më shumë – shpërblim në masën e 3 pagave mujore bruto.

Efekti financiar për strukturat e përcaktuara do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2025.

Sipas vendimit, në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes, në shpenzimet korrente, shtohet fondi prej 193 140 098 lekësh, përkatësisht 145 809 950 lekë në programin buxhetor “Forcat e luftimit”, 43 408 127 lekë në programin buxhetor “Mbështetja e luftimit” dhe 3 922 021 lekë në programin buxhetor “Emergjencat civile”.

Në buxhetin e Ministrisë së Brendshme, në shpenzimet korrente, shtohet fondi prej 69 615 100 lekësh në programin buxhetor “Policia e Shtetit”.Vendimi është botuar në “Fletoren Zyrtare” dhe ka hyrë në fuqi menjëherë. /j.p/

Përplasen pesë automjete në autostradën Fier-Lushnjë, raportohen dëme materiale

0
Përplasen pesë automjete në autostradën Fier-Lushnjë, raportohen dëme materiale

Përplasje në seri me disa automjete në autostradën Fier Lushnje në afërsi të Savrës. 5 mjete janë përplasur njëri pas tjetrit por fatmirësisht vetëm me dëme materiale.

Ardhja e ambulancës ka qenë e kotë pasi asnjë prej të përfshirëve në këtë aksident nuk është lënduar. Nga aksidenti është shkaktuar trafik i rënduar të cilin e kanë disiplinuar patrulla e policisë së qarkullimit. Efektivët kanë larguar mjetet për të plotësuar dokumentacionet përkatëse në një vend në afërsi të kryqëzimit të Savrës dhe kështu është bërë e mundur që të lehtësohet trafiku.

Në këtë pjesë të rrugës që vjen drejt ngushtimit në kryqëzimin e Savrës drejtuesit e mjeteve në korsinë e përshpejtimit kërkojnë të hyjnë në korsinë normale dhe kështu aksidentet kanë qenë të shpeshta. Drejtuesit e mjeteve nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe kryejnë manovra të gabuara.

(BalkanWeb)

“Më tha që fëmija s’është i imi”/ Media greke zbardh dëshminë e shqiptarit që masakroi gruan

0
“Më tha që fëmija s’është i imi”/ Media greke zbardh dëshminë e shqiptarit që masakroi gruan

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja makabër e shqiptares, Marjola Nakoleci nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci Volos të Greqisë.

Media greke Zougla.gr shkruan çfarë ndodhi në apartamentin ku jetonte çifti dhe momentet e fundit të 36-vjeçares për të shpëtuar. “Ajo vrapoi për të shpëtuar veten”, e nis shkrimin Zougla.gr.

“Mora një thikë nga një set që ndodhej në ballkon dhe fillova ta ndiqja nga pas. Fillimisht brenda apartamentit, madje duke thyer derën prej druri të kuzhinës, të cilën gruaja u përpoq ta mbyllte, por pa sukses, në mënyrë që të më bllokonte në ballkon. Ajo iku për të shpëtuar jetën, duke ecur në shkallë dhe korridor, por në fund e kapa. Pavarësisht përpjekjeve të djalit 13 -vjeçar për të më ndaluar, unë i shkaktova lëndime serioze në kyçe, qafë dhe brinjë me thikën që kisha në dorë, duke e lënë të gjakosur në tokë”, thuhet të ketë dëshmuar autori sipas medias greke.

“Më pas ika me vrap nga vendi i ngjarjes, me thikë në dorë, për të shmangur arrestimin”, vazhdon më tej ai.

Në dëshminë e tij, 41-vjeçari shfaqi pendesë, duke i kërkuar falje familjes.

“I kërkoj ndjesë shumë të gjithë familjes sime. Ajo ishte nëna e fëmijëve të mi. Më lëndoi shumë. Më tha se fëmija që abortoi nuk ishte i imi. Pastaj u hutova dhe nuk kuptova asgjë se si ndodhi. Nuk e ndoqa. Mbaj mend vetëm që dola në ballkon, pas kësaj nuk mbaj mend asgjë. Thikën e kisha në ballkon, e mora për ta kërcënuar nëse ajo që tha është e vërtetë. E hodha (thikën) në rrugë pranë shtëpisë, nuk mbaj mend se ku. Vajza e madhe erdhi dhe më pa në burg”, u shpreh ai.

Në kërkimfaljen e tij, ai përmendi edhe problemet psikiatrike me të cilat përballet, madje zbuloi edhe tentativën për vetëvrasje që bëri në qershor, me të birin që e shpëtoi në momentin e fundit.

Top Channel

Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare aktori i njohur Naun Shundi

0
Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare aktori i njohur Naun Shundi

Aktori i njohur, Naun Shundi është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare, pasi prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Një ditë më parë, gruaja e aktorit me anë të një postimi në Facebook, falënderonte të gjithë ata që kane kontribuar financiarisht, ndërsa kërkonte që të mos kontribuonin më pasi shëndeti i tij ishte përkeqësuar, duke marrë një tjetër drejtim.

“Në ditë të keqe, u shfaqën njerëz të mrekullueshëm, që na ndihmuan në këtë situatë të vështirë për shëndetin e aktorit regjisorit dramaturgut Naun Shundit. Ç’do emër që ka kontrubuar në llogaritë tona të hapura, që kjo ëndërr e keqe, të mbetej vetëm një ëndërr, ka jo vetëm mirënjohjen, por mbi të gjitha,na keni falur lehtësi dhe kurajo në betejen me jetën. Miq, dashamirës, koleg, artëdashës. Mos kontribuoni më në këto faqe. Tashmë, fatkeqësisht, shëndeti i Shundit ka marrë një kthesë aspak optimale.
Mirënjohje dhe shëndet në familjet tuaja”, shkroi nje dite me pare gruaja e aktorit.

Aktori, regjisori dhe dramaturgu i njohur, Naun Shundi, u nis fillimisht drejt Frances per kurim te kancerit te lekures ku familja beri thirrje per ndihme per te perballuar shpenzimet, por më 22 gusht erdhi ne Shqipëri për të marr trajtimin në QSUT.

Naun Shundi është një nga figurat më të vlerësuara të skenës shqiptare, me kontribute të shumta në teatër dhe dramaturgji, si dhe themelues i një hapësire të veçantë kulturore përmes teatrit të tij.

Kush ishte Naun Shundi

1977 diplomohet regjisor në shkollën e Mesme të Kulturës. Në 1983 diplomohet aktor në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve). Emërohet aktor në Teatrin Kombëtar. Në 1985 transferohet si regjisor në Pallatin e Kulturës “Dardania” në Bajram Curri. Në 1986 rikthehet në Teatrin Kombëtar.

Në 1989 vlerësohet si Aktori më i mirë në Olimpiadën Teatrore për rolin më të Mirë, Jovan Bregu në “Pallati 176”.

1993-2000 emërohet Pedagog i mjeshtërisë së aktorit, regjisurës dhe fjalës artistike në degën e regjisë, Akademia e Arteve.

1995 – Specializim për regji pranë Teatrit Kombëtar Bukuresht dhe Katedrës së Regjisë në Akademinë e Teatrit e të Filmit në Bukuresht.

Rolet :
Ka kryer rreth 60 role prej të cilave mund të përmendim:
1983 – “Përballë vetes” (Ruzhdi Pulaha, Dhimitër Pecani)
1989 – Linke – “Kryqi i Bardhë “ (Breht, Kumbaro)
1990 – Çezari – “Natë me hënë” (Budina)
1991 – Luixhi – “Zgjimi” (Marko, Budina)
1991 – Ezopi – “Ezopi” (Figereida, Pecani)
1992 – Aldo – “Kush vjedh një këmbë, ka fat në dashuri” (Fo, Kutali)
1992 – Shtefan – “Loja e Pushimeve” (Sebastian, Kutali)
1993 – Fando – “Fando e Lis” (Arrabal, Qiriaqi
1993 – Urani – “Zoti godet me putër” (Bezhani, Kame – Teatri Bylis-Fier)
1994 – Martin – “Këngëtarja tullace” (Jonesko, Qiriaqi)
1995 – Bepe, Damian – “Oportunesku” (Mushatesku, Manolesku)
1995 – Skulptori – “Tiranozauri” (Trebeshina, Kame)
1996 – Aktori – “Në katin e dytë është parajsa” (Bezhani)
1998 – “Kopshti me dallendyshe” (Babis Cilkiropulos, Kiço Londo – Teatri Kombëtar)
1999 – Doktori Arshambo – “Darka e të marrëve” (Kame)
“Frike dhe mjerim në rajhun e tretë” (Breht)
“Si e mposhta Musolinin” (Haqif Mulliqi)
“Jo të gjithë hajdutët vijnë për të vjedhur” (Breht, Publimedia)
“Shtrigat e Salemit” (Spiro Duni, Teatri Kombëtar)
2006 – “Drejt perendimit”
2007 – “Kontrata” (Mrozhek)
2008 – “Fishkëllime në errësirë” (Spiro Duni)
Film i Fatmir Koçi-t, “Berberi”
“Darka e gabuar” (Fatos Haxhiraj)
“Zoopark” (Milto Kutali)
“Mysafiri i mallkuar” (Ilir Bezhani)
2010 –“Një tablo absurde” (Hysi, Milto Kutali)
2012 “Ëndrra e Ismail Qemalit” në rolin e Faik Konicës (Spiro Duni, Teatri Kombëtar)
2012 – “Henry IV (Globe to Globe, World Shakespeare Festival 2012)
2014 – “Liri në Bremen” (Fassbinder – Teatri Kombëtar)
2016 – “Tri Motrat“ (Teatri Kombëtar)

Alarm nga Policia e Shtetit: Skema e rrezikshme piramidale online TXEX po mashtron qytetarët!

0
Alarm nga Policia e Shtetit: Skema e rrezikshme piramidale online TXEX po mashtron qytetarët!

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka nisur një hetim penal në lidhje me një skemë të dyshuar investimesh piramidale TXEX, e cila operon përmes platformave online dhe synon përfitime të paligjshme nga qytetarët.

Hetimet po zhvillohen nga Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në bashkëpunim me Drejtoria e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Shtetit.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes maksimal nga ana e qytetarëve, duke u kërkuar që të shmangin aplikimin apo përfshirjen në platforma që premtojnë fitime të menjëhershme, por që nuk janë të verifikuara apo të licencuara.

Njoftimi:

Strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit po vijojnë intensivisht veprimet hetimore dhe operacionale, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive që zhvillohen online, për të përfituar para nga qytetarët.

Në këtë kuadër, ju informojmë se Policia e Shtetit, nëpërmjet Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik dhe Drejtorisë së Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar, bazuar në informacionet e siguruara, ka nisur një hetim penal lidhur me një skemë të dyshuar investimesh piramidale, nëpërmjet platformave online, dhe po vijon punën intensive për dokumentimin ligjor.

Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin aplikimet ose përfshirjen në platforma të tilla, të cilat premtojnë fitime të menjëhershme dhe të paverifikuara.

Për çdo dyshim apo informacion që mund të ndihmojë hetimin, ju inkurajojmë të kontaktoni menjëherë strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit, konkretisht ato të Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik dhe të Drejtorisë së Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DPPSh, si dhe të sektorëve përkatës në çdo DVP.

Nga janari bizneset do të përgjigjen për mbetjet, gjoba deri në 2 mln lekë për shkeljet

0
Nga janari bizneset do të përgjigjen për mbetjet, gjoba deri në 2 mln lekë për shkeljet

Nga 1 janari i vitit 2026, bizneset në vend që hedhin në treg produkte, do të ngarkohen me detyrimin për të menaxhuar mbetjet e prodhuara.

Prodhuesit do të duhet të menaxhojnë mbetjet e gjeneruara pas konsumimit të tilla si ambalazhet, bateritë, automjetet e amortizuara dhe mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike.

Sipas bazës së re ligjore, bizneset ngarkohen me përgjegjësi financiare për të paguar kostot e grumbullimit dhe transportimit të mbetjeve të gjeneruara nga produktet e tyre. Gjithashtu prodhuesit duhet të investojnë në infrastrukturën e grumbullimit.

Dokumenti i nxjerrë për konsultim specifikon edhe masat administrative, në rast të mos përmbushjes së detyrimeve nga ana e bizneseve.

Gjobat e propozuara variojnë nga 200 mijë në 2 milionë lekë. Aplikimi i bazës së re ligjore është detyrim që duhet përmbushur nga Shqipëria për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.