Home Blog Page 106

Plazhet e Fierit, surpriza e verës: Matilda Voja zbulon pse turistët po e zgjedhin masivisht (Video)

0
Plazhet e Fierit, surpriza e verës: Matilda Voja zbulon pse turistët po e zgjedhin masivisht (Video)

Turizmi në Fier këtë verë ka njohur rritje të ndjeshme, duke joshur përveç pushuesve vendas edhe grupe të shumta turistësh të huaj të sjellë nga operatorët zonalë.

Në muajin gusht, gjermanët dhe anglezët kanë qenë më të pranishmit në plazhet e Adriatikut, të tërhequr nga natyra e paprekur, rëra me veti kurative dhe mjedisi i pasur.

Ushqimi tradicional dhe hapësirat e gjera me rërë janë ndër pikat më të forta të turizmit në Fier. Ndonëse çmimet janë pothuajse të njëjta me zonat fqinje, turizmi këtu po përmirësohet nga dita në ditë.

“Jemi mbajtur shumë fort te gastronomia, te parqet arkeologjike që ka qyteti, plazhet… Këto kemi dashur t’i reklamojmë dhe na i kanë pëlqyer, sidomos turistët nga Gjermania. Edhe grupet nga Anglia e kanë pëlqyer pjesën e bregdetit dhe të gastronomisë,” tregon Matilda Voja, operatore turistike.

Nga ana e tij, nënvizon se qyteti ende nuk ofron kapacitete të mëdha hotelerie, megjithëse ndodhet vetëm pak kilometra nga vija bregdetare. Sipas tij, plani i zhvillimit do të hapë më shumë mundësi në të ardhmen.

Akomodimi i grupeve turistike deri tani është bërë kryesisht në bujtina dhe shtëpi komode në fshatrat pranë bregdetit, duke ofruar një eksperiencë autentike për vizitorët.

Gazetare: Laureta Roshi

Produkti që ngadalëson plakjen e trurit, ushqimet ku gjendet

0
Produkti që ngadalëson plakjen e trurit, ushqimet ku gjendet

Fibra është një element kyç i një regjimi të shëndetshëm ushqimor.

Ushqimet më të pasura me fibër janë brokoli, arrorët, tërshëra, fasule, bizelet, avokado dardhat dhe buka me drithë të plotë.

Sipas studimeve të cilave u referohet AgroWeb.org, ngrënia e këtyre ushqimeve vonon plakjen e trurit sepse nxit prodhimin e acideve yndyrore që luftojnë inflamacionin.

Sipas një studimi të publikuar në revistën Frontiers in Immunology, fibra është e domosdoshme jo vetëm për shëndetin e trurit por të gjithë organizmit.

Fibra Kundër Inflamacionit

Sipas studimit, me kalimin e moshës disa prej qelizave më të rëndësishme imunitare në tru bëhen tepër aktive dhe preken nga inflamacioni.

Ky i fundit është një nga shkaktarët kryesorë të humbjes së kujtesës dhe rënies së aftësive mendore.

Ekspertët thonë se fibra lufton inflamacionin në tru dhe në stomak, të cilat kanë një lidhje të fortë me njëri tjetrin.

Fibra Është E Mirë Për Trurin

Fibra, sipas ekspertëve, lufton inflamacionin në qelizat e lartpërmendura të trurit.

Ushqimet e pasura me fibër, e pasurojnë florën bakteriale në stomak, vendi ku nisin shumë prej sëmundjeve dhe më pas shpërndahen nëpër organe.

Fermentimi i fibrës në stomak, çliron acidet yndyrore, të cilat kanë ndikim të menjëhershëm në tru duke përmirësuar kujtesën dhe eliminuar inflamacionin.

Sipas të dhënave, njerëzit konsumojnë 40 përqind më pak fibër se sa duhet.

Kjo sjell pasoja negative jo vetëm në shëndetin e trurit dhe të stomakut por edhe të gjithë organizmit.

Sa Fibër Ju Nevojitet Në Ditë

Fibra është një karbohidrat që gjendet tek ushqimet me bazë bimore.

Ajo nuk tretet dhe as përthithet por rrugëton nëpër zorrë duke e pastruar atë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, burrat kanë nevojë për të paktën 34 gramë fibër në ditë.

Gratë nga ana tjetër kanë nevojë për të paktën 28 gramë fibër në ditë, në varësi të moshës.

Adoleshentët nga mosha 14 deri në 18 vjeç kanë nevojë për 25 deri në 30 gramë fibër në ditë.

Të miturit nga 9 deri në 13 vjeç kanë nevojë për 22 deri në 25 gramë fibër në ditë.

Fëmijët nga 4 deri në 8 vjeç kanë nevojë për 16.8 deri në 19.6 gramë fibër në ditë.

Fëmijët nga 1 deri në 3 vjeç kanë nevojë për 14 gramë fibër në ditë./AgroWeb.org

Fier, 48-vjeçarja dhunon kunatin pas sherrit në familje, Policia e merr nën akuzë

0
Fier, 48-vjeçarja dhunon kunatin pas sherrit në familje, Policia e merr nën akuzë

Një 48-vjeçare është marrë nën akuzë nga Policia e Fierit, pasi akuzohet se ka dhunuar kunatin e saj pas një konflikti në familje.

Burime zyrtare bënë sot me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për të dyshuarën M. F., 48 vjeçe, banuese në Portëz.

“Ajo dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të bashkëshortit të saj, për motive të dobëta”, tha policia, por pa dhënë detaje rreth dinamikës dhe shkaqeve të ngjarjes.

Hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të sherrit në familje do i kryejë prokuroria vendore.

Sezon i ri, por me avaz të vjetër për Apoloninë. Trajneri Jovanoviç: Ishte e vështirë të ndërtonim ekipin

0
Sezon i ri, por me avaz të vjetër për Apoloninë. Trajneri Jovanoviç: Ishte e vështirë të ndërtonim ekipin

Apolonia është ekipi që ka ndërhyrë më pak në merkaton e verës, diçka që u reflektua edhe në protokollin e ndeshjes së parë të kampionatit, ku fierakët u mposhtën 2-1 në transfertë ndaj Kukësit.

Nga afrimet e reja, vetëm Nemanja Todorovic, mesfushori shkatërrues që trajneri Marko Jovanoviç e njeh mirë nga koha e Dinamo Jug në Serbi, ishte titullar.

Portieri Vincent Anane mbeti në stol, ndërsa përforcimi i tretë, sulmuesi vlonjat Arlind Leshi , i cili sezonin e kaluar luajti i huazuar nga Flamurtari tek Oriku. Këto ndërhyrje të pakta në merkato duket se i kanë kushtuar Apolonisë që në start, gjë të cilën e pranoi edhe vetë trajneri pas përfundimit të ndeshjes.

Pas debutimit me humbje në “Kukës Arena”, Marko Jovanoviç deklaroi: “Uroj Kukësin për fitoren. Për ne ishte shumë e vështirë të ndërtonim ekipin për këtë ndeshje pasi kemi pasur probleme me disa lojtarë të dëmtuar. Ne nuk luajtëm shumë mirë për shkak të këtyre faktorëve, por ndeshja ishte e bukur, ndonëse ne e nisëm sezonin me humbje”.

Fierakët synojnë që në javët e ardhshme të reagojnë dhe të tregojnë një fytyrë ndryshe, por sfidat duken të mëdha për një ekip që nuk ka bërë përforcime të shumta gjatë verës. Sezon i ri, por me avaz të vjetër per fierakët.

PANORAMASPORT.AL

Fier, pse kaq shumë aksidente?! Policia: Shpejtësi, parakalime të gabuara, të dehur… dhe adoleshentë në timon!

0
Fier, pse kaq shumë aksidente?! Policia: Shpejtësi, parakalime të gabuara, të dehur… dhe adoleshentë në timon!

Nga Marsela topi/ Qarku i Fierit rezulton më i prekuri nga aksidentet, nga të cilat vetëm gjatë këtij muaji, në 16 ngjarje, 3 persona humbën jetën dhe 9 të tjerë mbetën të plagosur. Shpejtësia, sipas policisë është vetëm një nga shkaqet e këtyre ngjarjeve të shtuara rrugore.

“Shkaqet, pas një analize që kemi bërë janë mosrespektim i normave të shpejtësisë, pozicionimi në karrexhatë, parakalimi i gabuar dhe fluksi tejet i shtuar i automjeteve në krahasim me vitet e kaluara.”, thotë Altin Dervishi, shef Sektori në Policinë Rrugore të Fierit.

Shefi i sektorit të Policisë Rrugore pranë Policisë së Fierit, Altin Dervishi, tregon zonat ku ndodhin më së shumë aksidentet në këtë qark.

“Pikat më problematike të identifikuara mbeten “Pushimi i Shoferit”, kryqëzimi i Savrës, aksi Savër–Çermë, rrethrrotullimi Savër–Ura e Kuçit, kryqëzimi i Vajkanit, si edhe rrethrrotullimi Parku–Qendër e segmenti Qendër–QTU. Në këto akse kontrollet kanë qenë të pandërprera, me shërbime të shtuara dhe patrulla të dedikuara.”, shprehet Dervishi.

Dervishi ngre shqetësimin për një tjetër fenomeni që sa vjen dhe bëhet më problem.

“Drejtimi i automjeteve nga adoleshentët, çka ka bërë që Policia të kërkojë angazhim më të madh nga prindërit, për të mos i lejuar fëmijët të marrin timonin”, thotë Altin Dervishi, shef Sektori në Policinë Rrugore të Fierit.

Në përpjekje për të parandaluar përplasjet, policia në 25 ditët e para të gushtit ka vendosur 6 088 gjoba për shkeljet rrugore, ndër të cilat shumica për shpejtësi tej normave, parakalim të gabuar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, rripi i sigurimit, apo edhe përdorimi i telefonit.

GJOBAT SIPAS SHKELJEVE
4 185 për shpejtësi tej normave
416 për parakalim të gabuar
22 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit
122 për mosvendosje të rripit të sigurimit
196 për mungesë të kasës mbrojtëse
12 për përdorim celulari në timon
328 për parkim të gabuar
789 për shkelje të tjera

Apolonia nis keq sezonin, mposhtet në transfertë nga Kukësi

0
Apolonia nis keq sezonin, mposhtet në transfertë nga Kukësi

Kukësi ka nisur sezonin e ri të Kategorisë së Parë më këmbë të mbarë, duke mposhtur Apoloninë me rezultatin 2-1 në ndeshjen e parë të kampionatit. Sfida e zhvilluar në “Kukës Arena” dhuroj emocione dhe tregoi se skuadra e trajnerit Sedat Pajaziti është e vendosur të luftojë fort për rikthimin në elitën e futbollit shqiptar.

Ndeshja u vendos në pjesën e dytë me goja e Grezdës dhe Dragoshit, ndërsa Umejego shënoi golin e nderit për fierakët, që u larguan pa pikë.

NDESHJA – Fraksioni i parë nuk solli gola, por tregoi një lëvizje të kujdesshme dhe taktike nga të dyja skuadrat. Kukësi kërkoi të zotëronte topin dhe të ushtrotonte presion, por Apolonia u shfaq e organizuar dhe nuk lejoi hapësira. Rastet e pastra ishin të pakta, pasi loja u zhvillua kryesisht në mesfushë dhe me duelte fizike. Pas pushimit, verilindorët hyjnë me një tjetër qasje. Vetëm tre minuta nga fillimi i pjesës së dytë, në minutën e 48-të, Grezda zhbllokoi rezultatin me një goditje të saktë që nuk i la asnjë shans portierit të Apolonisë. Goli i dha qetësi Kukësit, i cili vazhdoi të shtynte përpara dhe të kërkonte avantazh më të sigurt.

Në minutën e 65-të, ishte Dragoshi ai që realizoi golin e dytë, duke dyfishuar shifrat dhe duke e futur ndeshjen në kontroll të plotë për vendasit. Skuadra fierake tentoi të reagonte, por përpjekjet e saj nuk u konkretizuan deri në minutat shtesë. Në të 92-ën, Umejego shënoi golin e nderit për Apoloninë, por ishte tepër vonë për të ndryshuar fatin e sfidës. Me këtë rezultat, Kukësi merr tre pikët e para të sezonit dhe konfirmon ambiciet për t’u rikthyer menjëherë në elitë. Nga ana tjetër, Apolonia duhet të përmirësohet në fazën ofensivë për të qenë më konkurruese në vazhdim.

GOLAT Grezda 48’, Dragoshi 65’, Umejego 92’

KUKËSI: Menjura, Ferra e (Hilaj 83’), Mejdani, Grezda (Pecani 67’), Fejza, Birçaj (Lambellari 90’), Avdiu (Sadiq 67’), Dragoshi, Xhuniuri, Sefa, Bespella (Imami 83’)

Trajner Sedat Pajaziti

APOLONIA: Kaçaj, Topi, Asllanaj, Todoroviç, Trifoni (Mahmuti 68’), Umejego, Raimond (LeshI 60’), Eneh, Ajvi, Hoxhaj (Musa 60’), Rakipaj

Trajner Marko Jovanoviç

KARTONË TË VERDHË Bespella 20’, Avdiu 63’, Mejdani 78’, Ajvi 35’

GJYQTARË E. Spahiu, Xh. Mani, K. Zelej (Tiranë)

VËZHGUES Engjëll Pjetrushi (Lezhë)

DELEGAT Dritan Kedia (Tiranë)

Vladimir Mema

Miratohet udhëzimi i ri shkollor: Tekste falas, celularët jashtë klasave dhe asnjë tolerancë për bullizmin!

0
Miratohet udhëzimi i ri shkollor: Tekste falas, celularët jashtë klasave dhe asnjë tolerancë për bullizmin!

Me nisjen e vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit kanë miratuar një udhëzim të përbashkët që përcakton masat kryesore për mbarëvajtjen e vitit shkollor 2025–2026 në sistemin arsimor parauniversitar.

Udhëzimi, i botuar në Fletoren Zyrtare, përfshin një sërë detyrimesh që lidhen me regjistrimin e nxënësve, shpërndarjen e teksteve shkollore, ndalimin e përdorimit të celularëve në shkolla, si dhe parandalimin e dhunës dhe bullizmit në institucionet arsimore.

Fillimisht në udhëzim përcaktohet se regjistrimet e nxënësve në Institucionet Arsimore Parauniversitare (IAP) të bëhen në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi që përcakton moshën dhe dokumentacionin e nevojshëm.

Për shpërndarjen e testeve shkollore udhëzimi përcakton se drejtoritë e IAP-ve duhet të afishojnë në vend të dukshëm listën e teksteve shkollore, ku të shënohen titulli, shtëpia botuese, çmimi i tekstit për çdo klasë, vendi ku do të shpërndahen tekstet, si dhe periudha e shpërndarjes sipas një grafiku për çdo klasë.

Institucionet arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar, drejtuesit e IAP-ve dhe mësuesit të ndjekin me përgjegjësi procesin e shpërndarjes dhe të shitjes së teksteve shkollore për të gjithë nxënësit para fillimit të procesit mësimor dhe të pajisjes me tekste shkollore në përdorim falas për klasat I–IX të arsimit bazë.

Po ashtu kërkohet që prej institucioneve arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar dhe institucionet arsimore parauniversitare të marrin masa për zbatimin e legjislacionit në fuqi për ndalimin e përdorimit të telefonit celular në mjediset e institucioneve arsimore parauniversitare.

Prioritet mbetet edhe masat kundër dhunës dhe bullizimit, ku u është kërkuar ZVAP-ve dhe drejtoritë e shkollave të zbatojnë me prioritet Planin Kombëtar të Veprimit “Për fuqizimin e mekanizmave të parandalimit të çdo forme dhune e bullizimi dhe rritjen e sigurisë në institucionet arsimore parauniversitare”, miratuar me urdhrin nr. 32, datë 21.1.2025.

Ndër masat konkrete të kërkuara janë: zbatimi i Kodit të Etikës së mësuesit (gusht 2025), planifikimi i veprimtarive ndërgjegjësuese për parandalimin e dhunës, bullizmit dhe ekstremizmit, ngritja e këndit “Stop dhunës në shkollë” dhe ekipeve “antibulling” në çdo shkollë. Gjithashtu, theksohet nevoja për monitorimin e komisioneve të etikës dhe disiplinës, si dhe organizimi i veprimtarive sensibilizuese më 21 nëntor, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Dhunës në Shkollë./Monitor

Bizneset zëvendësojnë shqiptarët me indianë në ndërtim dhe filipinas në shërbim

0
Bizneset zëvendësojnë shqiptarët me indianë në ndërtim dhe filipinas në shërbim

Gati 22 mijë të huaj ishin të pajisur me leje qëndrimi nga autoritetet shqiptare përgjatë vitit të kaluar, duke pësuar një rritje me 2.2 për qind në krahasim me vitin 2023.

Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se shumica e të huajve pa pasaporta shqiptare vijnë nga Kosova, me 4592 në total, ndjekur më pas nga Italianët me 3763 leje qëndrimi.

62 për qind e tyre janë meshkuj, ndërsa 38 për qind femra. Grupmosha më e përfaqësuar është 30 deri në 39 vjeç, që zë një të katërtën e totalit, ndërsa sa u takon arsyeve të qëndrimit në Shqipëri, gati 11 mijë prej tyre deklarojnë punësimin, ndërsa të tjerë janë për bashkim familjar dhe studime.

Nga 2023 në 2024, të dhënat tregojnë rënie me mbi 5 për qind të të huajve me origjinë nga një prej vendeve europiane, rritje me 23 për qind të të huajve me origjinë nga Afrika dhe me 20 për qind e atyre nga Azia.

Ndërkohë, në listën e pesë vendeve kryesore të origjinës së të huajve që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri në 2024 u shtua India dhe Filipinet, që pasojnë Kosovën, Italinë dhe Turqinë.

Të dhënat tregojnë prirjen e bizneseve shqiptare për të gjetur krah pune jashtë vendit. Tregut indian i është drejtuar kryesisht sektori i ndërtimit, ndërsa bizneset e shërbimit janë orientuar drejt Filipineve, Vietnami dhe Tajlandës.

Kryenin vjedhje në dhoma hoteli dhe vila luksoze në zonat turistike të Greqisë, arrestohen 4 shqiptarë

0
Kryenin vjedhje në dhoma hoteli dhe vila luksoze në zonat turistike të Greqisë, arrestohen 4 shqiptarë

Policia greke në Mykonos ka vënë në pranga katër shtetas shqiptarë, të dyshuar si autorë të një serie vjedhjesh në zona turistike dhe shtëpi private gjatë sezonit veror.

Sipas zyrës së Nëndrejtorit të Policisë së Mykonosit, identifikimi dhe arrestimi i tyre u bë falë pamjeve të kamerave të sigurisë, të cilat ndihmuan në zbardhjen e aktivitetit të grupit.

Anëtarët e grupit vepronin kryesisht gjatë natës, në zona turistike si Elias, Halarës, Agrari, Linos, Paraga dhe Skalados. Gjatë periudhës 6–20 gusht, ata dyshohet se kanë kryer:

10 vjedhje me thyerje

3 tentativa të dështuara për vjedhje

Sipas policisë, vlera totale e sendeve të grabitura arrinte në rreth 138,000 euro. Objektivat kryesore ishin dhoma hotelesh dhe vila të marra me qira nga turistët.

Hajdutët përdornin furgonë të marrë me qira dhe hynin në ambientet që synonin duke thyer dritare ose dyer ballkoni. Aty grabisnin para, bizhuteri, veshje dhe këpucë firmato, orë, dhe sende të tjera me vlerë.

Një pjesë e mallrave të vjedhura ishin fshehur në çarje shkëmbinjsh për t’u ruajtur përkohësisht. Policia ka sekuestruar:

3,395 euro, si dhe shuma në dollarë amerikanë dhe franga zvicerane
Ora dhe vathë të markave të njohura
Rrobat dhe dorezat që kishin përdorur gjatë grabitjeve
Katër telefona celularë
Veshje e aksesorë firmato
Disa nga sendet e vjedhura janë rikthyer tek pronarët legjitimë.

Katër të arrestuarit do të paraqiten nesër, më 26 gusht, para oficerit hetues për të dhënë dëshminë e tyre.

Policia greke ka theksuar se hetimet po vijojnë për të identifikuar edhe bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm dhe për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale të grupit.

Nis shpërndarja e librave falas për 236 mijë nxënës, Manastirliu: Mbështetje direkte për familjet

0
Nis shpërndarja e librave falas për 236 mijë nxënës, Manastirliu: Mbështetje direkte për familjet

Shpërndarja e librave falas për nxënësit e arsimit bazë dhe për kategori në nevojë të nxënësve në shkollat e mesme ka nisur sot në gjithë vendin.

Programi i qeverisë parashikon mbështetje për rreth 236 mijë nxënës në të gjithë vendin, duke garantuar barazi në arsim dhe lehtësi në buxhetet e familjeve.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, nga shkolla 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit” në Tiranë, ku ndoqi shpërndarjen e librave, tha se “për këtë program qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion 9 milionë euro, duke siguruar tekste falas për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën, si dhe për kategori të veçanta në shkollat e mesme, të cilët janë në vështirësi ekonomike ose sociale”.

“Program i qeverisë për shpërndarjen e teksteve shkollore falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin në arsimin parauniversitar ka nisur ditën e sotme dhe është një program mbështetje për të garantuar jo vetëm barazi në arsim, por gjithashtu edhe një lehtësi për familjet. Është një program i cili financohet nga qeveria shqiptare përmes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Janë rreth 9 milion euro të cilat vihen ne dispozicion për të garantuar që nxënësit të kenë librat shkollor falas nga klasa e parë deri në klasën e 9 dhe gjithashtu edhe në gjimnaze për kategoritë specifike, të cilët kanë pamundësi sociale dhe ekonomike”, bëri me dije Manastirliu.

Duke folur për nisjen e vitit të ri shkollor më 8 shtator, Manastirliu u shpreh se përveç shpërndarjes së librave, po finalizohen edhe punimet për rehabilitimin dhe rindërtimin e disa shkollave që do të hapin dyert për vitin e ri shkollor.

Ministrja Manastirliu nënvizoi zgjerimin e programeve digjitale në laboratorët inteligjentë në shkolla, përfshirë kodimin dhe mësimet e para të inteligjencës artificiale në kurrikulën e klasës së katërt.

“Janë më shumë se 340 laboratorë smart në të cilët në do të shtrijmë kurrikulën e teknologjisë dhe informacionit, përmes programit të kodimit codmonkey. E zgjerojmë për klasën e katërt këtë vit për të gjithë nxënësit që janë pjesë e shkollave ku sot smartlab-et janë funksionalë, ku do të kemi një kurrikul të re, duke filluar me mësimet e para të inteligjencës artificiale në librin e klasës së katërt dhe duke i zhvilluar në kurrikulën që jemi duke hartuar si pjesë e modernizimit të kornizës kurrikulare në arsimin parauniversitar”, tha Manastirliu.

Duke folur për masat për vitin e ri shkollor, Manastirliu tha se Programi Kombëtar i Trajnimit dhe Zhvillimit Profesional të Mësuesve do të vijojë.

“Më shumë se 2200 mësues do të trajnohen në bashkëpunim me universitetet publike, me fokus tek metodat inovative të mësimdhënies, tek teknologjia, shkencat e natyrës, TIK-u dhe gjuha”, shtoi ministrja.

Një tjetër prioritet i vitit të ri është plani i sigurisë në shkolla, i cili parashikon trajnimin dhe rritjen e numrit të punonjësve socialë, psikologëve dhe oficerëve të sigurisë, për të garantuar një mjedis sa më të sigurt dhe gjithëpërfshirës për nxënësit.

“Plani i sigurisë në shkolla është një prej komponentëve më të rëndësishëm në të gjithë sistemit tonë arsimor dhe ne do të vijojmë të mbështesim, qoftë me zhvillimin profesional të punonjësit social dhe psikologut në shkolla, por edhe me rritjen e numrit të oficerëve të sigurisë në shkolla, ku parashikojmë jo vetëm të zgjerojmë shkolla të cilat kanë oficerë sigurie, por gjithashtu edhe të rrisim numrin e oficerëve të sigurisë në shkolla të tjera”, theksoi Manastirliu.

Ndër risitë e vitit të ri shkollor 2025-2026, Ministrja Manastirliu përmendi edhe Konkursin Kombëtar të Teatrove për nxënësit e klasave të teta dhe të nënta; Festivalin Kombëtar të Shkencës për gjimnazet, si dhe vijimin e Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe për nxënësit e klasave të nënta.