Home Blog Page 108

Makina përplaset me motorin në rrugën Fier-Patos, plagosen dy drejtuesit dhe pasagjerja! 

0
Makina përplaset me motorin në rrugën Fier-Patos, plagosen dy drejtuesit dhe pasagjerja! 

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme, në aksin rrugor Fier-Patos.

Një automjet është përplasur me një motor, dhe si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur 3 të plagosur; drejtuesi i motorit, drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja që udhëtonte me të.

Ata janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, por edhe për të disiplinuar trafikun.

“Rreth orës 13:30, në aksin rrugor Fier-Patos, automjeti me drejtues shtetasin A. A. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin G. M., 30 vjeç, banues në Patos. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar G. M., A. A., dhe pasagjerja në automjet, E. A., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ky aks rrugor gjatë muajve të verës është me trafik mjaft të rënduar, ndërsa nuk kanë munguar edhe aksidentet e shumta.

Emigrantët sjellin fluks të lartë në Kapshticë dhe Qafë-Thanë, mbi 21 mijë hyrje-dalje vetëm dje

0
Emigrantët sjellin fluks të lartë në Kapshticë dhe Qafë-Thanë, mbi 21 mijë hyrje-dalje vetëm dje

Lëvizja e qytetarëve përmes pikave kufitare të juglindjes ka qenë e lartë gjatë 24 orëve të fundit.

Nga të dhënave zyrtare, vetëm më 16 gusht nga pika kufitare e Kapshticës kanë hyrë në Shqipëri 5,205 qytetarë, ndërsa kanë dalë drejt Greqisë 6,291 shtetas.

Fluks i lartë është regjistruar edhe në pikën kufitare të Qafë Thanës, ku kanë hyrë 5,388 shtetas dhe kanë dalë 4,442.

Në total, përmes dy pikave kufitare janë regjistruar mbi 21 mijë hyrje-dalje brenda një dite.

Ky fluks i shtuar vjen si pasojë e kthimeve të emigrantëve në atdhe për të kaluar pushimet verore.

Interesi për Mjekësinë bie: 1200 aplikime, vetëm 436 pranohen

0
Interesi për Mjekësinë bie: 1200 aplikime, vetëm 436 pranohen

Mes emocionesh gëzimi, maturantët të cilët kanë dalë me rezultate të larta nga matura shtetërore dhe e kanë degë të preferuar mjekësinë e përgjithshme, nga kjo e hënë kanë nisur t’i nënshtrohen testimit të informatizuar, i cili është një filtër që përcakton nëse do ta përfitojnë këtë degë.

Secili maturant testohet për dy orë online dhe përgjigjet i marrin në kohë reale sapo përfundojnë. 70% të pikëve i përfitojnë nga rezultatet e maturës shtetërore dhe 30% të pikëve i marrin nga testimi i informatizuar.

Ajo që është vënë re këtë vit është rënia e numrit të aplikantëve. 1200 kandidatë kanë aplikuar, ndërkohë që do të përzgjidhen 436 studentë, pasi pjesa tjetër i përket kuotave të trevave.

Për herë të parë këtë vit studentët e mjekësisë do të nënshkruajnë kontratën se pranojnë të ofrojnë shërbim shëndetësor për tre vite në vendin e tyre pasi të përfundojnë studimet.

Edhe pse mjekësia është ndër degët më të preferuara, ka edhe nga ata maturantë të cilët e kanë zgjedhur sepse ka qenë preferencë e prindërve.

“E bëra testin, por nuk dua ta fitoj, dua inxhinieri. Prindërit donin mjekësi”, u shpreh një prej studentëve.

1200 maturantët do të testohen të ndarë në grupe deri ditën e enjte./tch

Aksident në autostradën Levan–Vlorë, përfshihen disa automjete

0
Aksident në autostradën Levan–Vlorë, përfshihen disa automjete

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Levan–Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja.

Aksidenti ka përfshirë disa automjete, duke shkaktuar radhë të gjata dhe një qarkullim të vështirësuar në këtë aks.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të menaxhuar trafikun dhe për të kryer veprimet hetimore mbi shkaqet e aksidentit.  Deri tani, nuk raportohet për të lënduar.

Përndoqi një 30-vjeçare dhe ushtroi dhunë fizike ndaj saj, vihet në pranga 38-vjeçari

0
Përndoqi një 30-vjeçare dhe ushtroi dhunë fizike ndaj saj, vihet në pranga 38-vjeçari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas kallëzimit nga një 30-vjeçare se një shtetas i kishte shkaktuar ankth dhe pasiguri, pasi e kishte përndjekur dhe kishte ushtruar dhunë ndaj saj, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale është kapur dhe ndaluar shtetasi F. A., 38 vjeç, banues në Lushnjë.

Ky shtetas, për një periudhë 2 mujore, dyshohet se ka përndjekur 30-vjeçaren si edhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj në ambientet e subjektit tregëtar në të cilën ajo punonte.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Mesfushorja e Apolonisë, Vanesa Levenaj, transferohet në Superligën Turke të futbollit

0
Mesfushorja e Apolonisë, Vanesa Levenaj, transferohet në Superligën Turke të futbollit

Vanesa Levenaj, mesfushorja e talentuar e Apolonise, sezonin e ri do te aktivizohet ne Superligen turke te futbollit per femra.

24 vjecarja largohet pas 9 sezonesh nga Apolonia, dhe destinacioni i saj i ri do te jete skuadra turke e Giresun Sanayispor.

Ka qene vete klubi turk qe ka konfirmuar ne rrjetet sociale afrimin e mesfushores se Apolonise, se bashku dhe me 10 futbolliste te tjera, cka deshmon per ambiciet e klubit turk ne sezonin e ri.

U fotografua me delen në krahë, emigranti shqiptar kthehet në hero në Greqi

0
U fotografua me delen në krahë, emigranti shqiptar kthehet në hero në Greqi

Mes flakëve të zjarrit që përfshinë rajonin e Patrës, këto pamje u bënë virale dhe prekën zemrat e mijëra njerëzve në Greqi dhe përtej saj.Një 33-vjeçar shqiptar, Olsien Muçobega, u kthye në simbol të humanizmit  teksa transportonte një dele në krah me motorin e tij, duke e shpëtuar nga flakët.

Por kjo nuk ishte e vetmja kafshë që ai shpëtoi atë ditë, shkruan media greke Protothema.gr.

Bashkë me miqtë e tij, ai nxori nga zona e rrezikut qentë e lidhur, kafshë të frikësuara, të braktisura nga pronarët që kishin ikur me shpresën për të shpëtuar veten.

 “E di sa kafshë shpëtuam atë ditë? Dhe shumë qenë të lidhur… Të ikësh dhe t’i lësh kafshët të lidhura, kjo nuk është harresë. Është krim”-është shprehur ai për mediat greke.

Olsieni ka ardhur nga Tepelena në Greqi në moshën trevjeçare. I rritur në një familje të thjeshtë, punoi që në moshë të re për të ndihmuar familjen.

Megjithatë, edhe pas kaq vitesh jetese në Greqi, ai përballet ende me burokraci që i pengon marrjen e shtetësisë.

“Duhej ta kisha marrë pasaportën greke me kohë…” – thotë ai me trishtim.

Në ditën e zjarrit, Olsieni ishte në vendngjarje me shokët, për të ndihmuar zjarrfikësit dhe banorët që po përballeshin me katastrofën.

Dashuria për kafshët dhe ndjeshmëria ndaj dhimbjes ishin ajo që e shtynë të veprojë.

“Jam i çmendur pas kafshëve”, thotë ai me buzëqeshje.

Ai nuk e sheh veten si hero. Por për ata që panë veprimin e tij, është më shumë se kaq – është dëshmia që edhe në ditët më të errëta, njerëzimi mund të ndriçojë.

Portierja Antigoni Hyska mbyll aventurën me Apoloninë dhe firmos me Gramshin

0
Portierja Antigoni Hyska mbyll aventurën me Apoloninë dhe firmos me Gramshin

Portierja Antigoni Hyska, që për vite ka qenë garancia e Apolonisë mes shtyllave, është larguar drejt një ekipi rival si Gramshi.

Largimi i Hyskes pas 6 viteve është një humbje e madhe për ekipin fierak, pasi 22 vjeçarja ka qenë një nga pikat më të forta të skuadrës.

Ja lajmërimi i klubit gramshiot ku bëhet i ditur afrimi i portieres Hyska

ZYRTARE: Antigoni Hyska i bashkohet klubit tonë

Klubi ynë ka kënaqësinë të njoftojë se Antigoni Hyska, portierja e Kombëtares Shqiptare, do të jetë pjesë e skuadrës sonë për sezonin e ri.

E njohur për profesionalizmin, përkushtimin dhe aftësitë e jashtëzakonshme mes shtyllave, Antigoni sjell me vete përvojën e saj nga ndeshjet kombëtare dhe ato ndërkombëtare, duke e bërë portën tonë më të sigurt se kurrë.

Reflekset e shpejta, vendosmëria dhe aftësia për të udhëhequr mbrojtjen do të jenë një shtyllë e rëndësishme për suksesin tonë.Ky transferim përfaqëson jo vetëm një përforcim në aspektin sportiv, por edhe një hap të rëndësishëm në ndërtimin e një ekipi të balancuar dhe konkurrues në çdo fushë.

Me Hyskën në portë, skuadra jonë fiton siguri, stabilitet dhe besim për përballjet që na presin.

E mirëpresim Antigonin në familjen tonë dhe i urojmë një sezon të mbushur me suksese, momente të paharrueshme dhe fitore që do të gëzojnë të gjithë tifozët tanë.

Apolonia dhe Bylisi: Grekë apo Ilirë? Debati që zgjat prej shekujsh, por faktet flasin shqip (Video)

0
Apolonia dhe Bylisi: Grekë apo Ilirë? Debati që zgjat prej shekujsh, por faktet flasin shqip (Video)

A ishin qytetet si Apolonia dhe Bylisi grekë, apo ilirë? Ky është një debat i vjetër, i mbajtur gjallë më shumë nga interpretimet politike dhe nacionaliste, sesa nga faktet historike dhe arkeologjike.

Në intervistën për Dritare TV, profesor Neritan Ceka, një nga figurat më të njohura të arkeologjisë shqiptare, dha një përgjigje të qartë:

“Apolonia ishte një koloni greke, por në një territor ilir. Bylisi ishte qytet ilir, me ndikim të kulturës greke, por jo koloni. Të dy kanë trashëgimi të përbashkët, por identitet të ndryshëm.”

Çfarë thonë faktet?

Apolonia u themelua në shek. VII para erës sonë nga kolonistë grekë nga Korfuzi (Korkyra) dhe Korinthi, por u zhvillua duke bashkëjetuar me popullsinë ilire vendase. Ajo ruan struktura arkitektonike greke, por edhe elementë të fuqishëm vendas, sidomos në organizimin politik dhe ushtarak.

Bylisi, nga ana tjetër, ishte një qytet ilir, me prytanë, strategë dhe hiparkë – tituj të zakonshëm grekë në administratën e kohës – por të përdorur nga ilirët si formë organizimi qytetar.

“Gjuha e përdorur në mbishkrime është greke, sepse ishte lingua franca e asaj kohe, por kjo s’do të thotë se ata ishin grekë. Siç nuk jemi anglezë sot pse shkruajmë në anglisht në rrjete sociale,” tha Ceka.

Pse lind ky debat?

  1. Politizimi i historisë – Shtetet fqinjë, si Greqia, kanë tentuar të shtrijnë ndikimin kulturor mbi territore jashtë kufijve të sotëm, duke interpretuar çdo element grek si provë të përkatësisë kombëtare.
  2. Ndikimi i arkeologjisë klasike – Historianët perëndimorë, të formuar në shkolla greko-romake, shpesh kanë nënvlerësuar rolin e kulturave vendase si ilirët.
  3. Mungesa e narrativës shqiptare të fuqishme – Shqipëria për vite me radhë nuk e ka promovuar në mënyrë të organizuar trashëgiminë ilire dhe ka lënë bosh hapësira që të tjerët i kanë mbushur.

Faktet që mbështesin identitetin ilir:

  • Mbishkrimet në Bylis përmendin institucione tipike të qyteteve ilire.
  • Figura të tilla si prytani, strategu dhe grammateusi janë të dokumentuara edhe në qytete të tjera ilire.
  • Monedhat vendase tregojnë ikonografi lokale, jo greke.
  • Kultura funerare dhe ritualet janë të ndryshme nga ato të kolonive helene.

Ceka: “Historia nuk është çështje votimi”

“Nuk ka rëndësi çfarë do Greqia apo Shqipëria të jenë këto qytete. Ka rëndësi çfarë tregojnë mbishkrimet, arkeologjia, struktura urbane. Aty është e vërteta. Nuk e zgjedhim me votë në OKB nëse një qytet ishte ilir apo grek.”

Qytetet si Apolonia dhe Bylisi janë dëshmi të një bashkëjetese kulturash, ku ndikimi grek është i dukshëm, por identiteti i vendit dhe popullsisë është ilir. Të njohim këtë realitet nuk është të mohojmë ndikimet, por të mbështetemi në fakte dhe jo në flamuj./ dritare.net

A janë të nevojshme suplementet e vitaminave për një shëndet të mirë?

0
A janë të nevojshme suplementet e vitaminave për një shëndet të mirë?

Suplementet e vitaminave mund të jenë një mënyrë efikase për të shtuar vitaminat që mungojnë në dietën tonë. Por ato nuk janë gjithmonë një zgjidhje e shkëlqyer, sipas BBC.

Mbi 74% e amerikanëve dhe dy të tretat e britanikëve pranojnë se i përdorin ato në një përpjekje për të përmirësuar shëndetin e tyre.

Megjithatë, pilulat kanë ngritur polemika, pasi disa studime sugjerojnë se ato nuk kanë përfitime të dallueshme shëndetësore, dhe madje mund t’ju dëmtojnë.

A duhet të marrim të gjithë suplemente vitaminash, apo vetëm disa prej nesh?

Vitaminat dhe mineralet janë përbërës që trupat tanë nuk i prodhojnë, por që megjithatë janë thelbësore për shëndetin tonë.

Meqenëse nuk mund t’i prodhojmë, vitaminat dhe mineralet duhet t’i marrim nga ushqimi ynë.

Ato përfshijnë vitaminën A; e cila është jetike për shikim të mirë dhe ruajtjen e lëkurës së shëndetshme; vitaminën C, e cila është thelbësore për një sistem imunitar të shëndetshëm, dhe vitaminën K; e cila është e nevojshme për mpiksjen e gjakut.

Ndërkohë, mineralet thelbësore përfshijnë kalciumin, magnezin, selenin, kaliumin dhe të tjera.

Vitaminat dhe mineralet klasifikohen si mikronutrientë sepse na duhen vetëm në sasi të vogla krahasuar me makronutrientët si karbohidratet, proteinat dhe yndyrnat.

Është e drejtë të thuhet se asnjë suplement nuk zëvendëson dot kurrë një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar.

Prandaj, mënyra më e mirë për të përmbushur kërkesën e trupit për vitamina është përmes ngrënies së shumë perimeve me gjethe jeshile, frutave, drithërave, arrave, produkteve të qumështit dhe peshkut.

Megjithatë, hulumtimet tregojnë gjithashtu se shumë prej nesh nuk po arrijnë t’i përmbahen kësaj praktike.

Ushqimi i shpejtë, së bashku me produktet ultra të përpunuara, shpesh dominon kundrejt një vakti të freskët të gatuar në shtëpi.

Teoria – se doza e shtuar e vitaminës C – mund të ndihmojë në parandalimin e përhapjes së ftohjes së zakonshme në të gjithë botën perëndimore në vitet 1970 – falë njerëzve si Linus Pauling, një kimist fitues i çmimit Nobel – i cili pretendonte se marrja deri në 50 herë më shumë se doza e rekomanduar e vitaminës C mund të trajtonte çdo gjë – nga gripi, te sëmundjet kardiovaskulare, kataraktet dhe madje edhe kanceri.

Megjithëse ideja se mbidoza e vitaminës C mund të shëronte ftohjen është hedhur poshtë plotësisht, shumë individë ende i përmbahen këtij besimi.

“Mega-doza” e vitaminave dhe mineraleve mund të jetë e rrezikshme. Për shembull, ka pasur raste të njerëzve që janë dërguar në spital për shkak të marrjes së niveleve të rrezikshme të larta të vitaminës D.

Konsumimi i tepërt i vitaminës D mund të shkaktojë simptoma të lehta, të tilla si etja dhe nevoja për të urinuar më shpesh, por në raste të rënda mund të shkaktojë kriza, komë dhe vdekje.

Ndërkohë, sipas Instituteve Kombëtare të Shëndetit (NIH) në SHBA, vitamina A në sasi të mëdha mund të shkaktojë “dhimbje të forta koke, shikim të turbullt, të përziera, marramendje, dhimbje muskujsh dhe probleme me koordinimin.

Në raste të rënda, marrja e tepërt e vitaminës A të parapërgatitur mund të çojë edhe në komë dhe vdekje.

Studimet klinike që janë bërë mbi vitaminat dhe mineralet kanë dhënë rezultate kontradiktore dhe sugjerojnë se nëse do të përfitoni nga marrja e suplementeve të vitaminave varet nga mikronutrienti i saktë që përmban suplementi.

Provat klinike të kryera mbi vitaminat dhe mineralet

Disa nga provat më të hershme u përqendruan në antioksidantë, molekula që neutralizojnë kimikatet e dëmshme të njohura si radikale të lira.

Radikalet e lira janë molekula të paqëndrueshme që reagojnë me qelizat dhe ADN-në dhe i copëtojnë ato.

Mund të duket e kuptueshme që rritja e konsumit të antioksidantëve do të ndihmonte në parandalimin e sëmundjeve, megjithatë studimet kanë treguar vazhdimisht se nuk është kështu.

JoAnn Manson, një profesoreshë e epidemiologjisë në Shkollën e Shëndetit Publik të Harvardit, zbuloi se antioksidantët beta-karoten, vitamina C dhe vitamina E nuk kishin efekt në parandalimin e kancerit ose sëmundjeve kardiovaskulare.

Në fakt, disa studime sugjerojnë që dozat e mëdha të antioksidantëve në të vërtetë mund të dëmtojnë shëndetin.

Sipas provave klinike, marrja e sasive të mëdha të suplementeve të beta-karotenit mund të rrisë rrezikun e kancerit të mushkërive, veçanërisht nëse jeni duhanpirës.

Ndërkohë, dozat e mëdha të vitaminës E janë të lidhura me një rrezik në rritje të goditjes hemorragjike në tru.

Kur duhet të merrni një multivitaminë?

Çuditërisht, po fillojnë të shtohen provat se marrja e një multivitamine çdo ditë mund të jetë e dobishme për shëndetin, veçanërisht për të moshuarit.

Studimi – i cili filloi më shumë se 20 vjet më parë, zbuloi se rreziku i diagnostikimit me kancer ishte 8% më i ulët tek njerëzit që morën një multivitaminë çdo ditë për 11 vjet.

Përfitimi më i madh ishte tek pjesëmarrësit më të vjetër që ishin mbi moshën 70 vjeç, të cilët kishin një ulje prej 18% të kancerit me caktimin e multivitaminës krahasuar me grupin “placebo” (një substancë që nuk ka efekt terapeutik, e përdorur si kontroll në testimin e barnave të reja).

Në vitin 2023, njerëzit që morën multivitamina çdo ditë kishin një ulje prej 60% të aftësive njohëse gjatë tre viteve krahasuar me grupin “placebo”. //a.i/