Home Blog Page 112

E veshën me kostum dhe këmishë për të kryer ritet mortore! Prokuroria ngre akuzat ndaj vajzës, mikut të saj dhe nënës

0
E veshën me kostum dhe këmishë për të kryer ritet mortore! Prokuroria ngre akuzat ndaj vajzës, mikut të saj dhe nënës

FIER- Prokuroria e Fierit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me detajet e zbardhura nga vrasja e 56-vjeçarit, Anesti Rama. Prokuroria bën me dije se ndaj tre të arrestuarve Çlirim Dogani, Valbona dhe Emanilda Rama është regjistruar procedimi penal për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e kryer në bashkëpunim dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Sipas prokurorisë në lidhje me ngjarjen ambulanca është njoftuar më 23 korrik rreth orës 21:16 që 56-vjeçari ëstë rrëzuar në tualet. Kur ndihma e shpejtë ka mbërritur në vendin e ngjarjes e kanë gjetur Ramën të shtrirë në sallon dhe të veshur me kostum e këmishë.

Më tej theksohet se trupi i apjetë kishte dëmtime në pjesën ballore, çarje mbi vetull, një dërmishje mbi vetullën e djathtë. Sipas njoftimit gruaja dhe vajza e tij e kanë lëvizur të ndjerin nga tualeti, e kanë pastruar dhe veshur me qëllim kryerjen e riteve mortore.

Njoftimi i Prokurorisë:

Dyshime se vrau babain në bashkëpunim me një person tjetër, Prokuroria Fier procedon penalisht tre shtetas për dy vepra penale. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier regjistroi procedimin penal nr.1073, datë 24.07.2025 për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 79/c dhe 25 të Kodit Penal dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal ndaj tre shtetasve E.R. V.R. dhe Ç.D.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se, në datë 23.07.2025, rreth orës 21:16 në Sallën Operative Fier, u bë një telefonatë ku kërkohej dërgimi i ambulancës, pasi një shtetas ishte dëmtuar në ambientet e tualetit të banesës së tij të ndodhur në fshatin Frashër.

Ambulanca e Spitalit Rajonal Fier ka shkuar në banesën e shtetasit A.R., të cilin e ka gjetur të shtrirë në sallonin e banesës së tij, të veshur me kostum dhe këmishë. Personeli mjekësor konstatoi se shtetasi A.R. kishte humbur jetën dhe ka njoftuar Sallën Operative se “personi për të cilin kërkuan ndihmë mjekësore është i vdekur”.

Në zbatim të procedurës hetimore të parashikuar në raste të tilla, në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor. Nga këqyrja e jashtme e trupit të të ndjerit, u konstatua se ai kishte çarje në pjesën ballore, çarje mbi vetull, një dërmishje mbi vetullën e djathtë, si dhe dëmtime të tjera.

E bija e të ndjerit, shtetasja E.R. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja V.R., i deklaruan grupit hetimor se e kishin gjetur të ndjerin në tualetin e banesës pa shenja jete dhe të gjakosur, kishin njoftuar fqinjët se ky shtetas ishte rrëzuar në tualet dhe në vijim ishte njoftuar ambulanca dhe policia. Ato e kanë lëvizur të ndjerin nga tualeti, e kanë pastruar dhe veshur, me qëllim kryerjen e riteve mortore, si dhe kanë pastruar vendin e ngjarjes.

Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, përfshirë edhe përdorimin e metodave proaktive të hetimit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases E.R., e dyshuar për kryerjen e veprës penale“Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 79/c dhe 25 të Kodit Penal, i shtetases V.R. e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal, si dhe ndalimi me iniciativë i shtetasit Ç.D., i dyshuar për kryerjen e veprës penale“Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 79/c dhe 25 të Kodit Penal.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkoi vleftësimin e ligjshëm të arrestimeve dhe të ndalimit, si dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për të tre personat nën hetim, kërkesa të cilat u pranuan nga gjykata.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave që kryejnë vepra penale kundër jetës.

Pse ndonjëherë mërzia është gjëja më e mirë që mund të të ndodhë?

0

Teksa vraponi pas produktivitetit, stimujve të pafund dhe kalendarëve të mbushur, ndjenja e mërzisë shihet shpesh si një “armik”.

Por në të vërtetë, mërzia është një sinjal i heshtur nga trupi dhe mendja që ka ardhur koha të ndalesh. Jo për t’u dorëzuar, por për të dëgjuar veten.

Shumica prej nesh, sapo ndiejnë qoftë edhe një grimë mërzie, kërkojnë shpëtim në telefon, në ndonjë seri në Netflix, ose në një plan të ri. Dhe megjithëse këto janë mënyra të zakonshme për të shpëtuar nga boshllëku, ato nuk na ndihmojnë ta kuptojmë pse e ndjejmë këtë boshllëk.

Mërzia është shpesh një derë drejt kreativitetit. Artistët më të mëdhenj të historisë nuk krijuan mes zhurmës dhe shpejtësisë, ata u ulën në qetësinë e tyre, shpesh të lodhur, pa frymëzim, derisa mërzia u dha formë mendimeve të reja. Ajo çka ndjejmë si mërzi mund të jetë thjesht një ftesë për reflektim:

A je aty ku do të jesh në jetë? A të mbushin ditët e tua apo thjesht po kalojnë njëra pas tjetrës? A ka diçka që ke shtyrë, sepse nuk ke pasur guximin ta mendosh?

Lejoje veten të mërzitet. Ulu pa asgjë në dorë. Dil për një shëtitje pa kufje në vesh. Lëri mendimet të vinë pa frikë. Ndoshta në atë boshllëk do të gjesh përgjigje që ke kohë që i kërkon. Ose, thjesht do të pushosh nga rrëmuja. Mërzia nuk është mungesë përmbajtjeje. Është një ftesë për t’u kthyer tek vetja. Dhe ndonjëherë, kjo është ajo që kemi më shumë nevojë./Tar

Top Channel

Kapte me forcë dhe tërhiqte nga flokët vajzën e tij të mitur, nis procedimi penal për 33-vjeçarin

0
Kapte me forcë dhe tërhiqte nga flokët vajzën e tij të mitur, nis procedimi penal për 33-vjeçarin

Disa pamje shqetësuese të publikuara në rrjetet sociale kanë nxitur reagimin e menjëhershëm të Policisë së Korçës, pasi në to shihet një burrë që kap dhe tërheq për flokësh një vajzë të mitur në rrugë, në prani të një gruaje tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës dhe pas publikimit të videos, shërbimet e Komisariatit të Policisë ndërhynë menjëherë duke bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e dy personave të shfaqur në pamje në ambientet e komisariatit.

Nga deklarimet e para dhënë para oficerëve të policisë gjyqësore, u konstatua se burri që ushtroi dhunë ndaj vajzës së mitur është babai i saj biologjik. Ai është identifikuar si M. U., 33 vjeç, shtetas holandez.

Në përfundim të veprimeve hetimore paraprake, materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. Ndaj shtetasit M. U. është nisur procedim penal për veprën “Keqtrajtimi i të miturit”.

Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe apelon qytetarët që të denoncojnë çdo rast dhune apo keqtrajtimi ndaj fëmijëve.

Top Channel

“Të bleva një makinë si dhuratë diplomimi”, i tha i ati… “Por, kjo është e vjetër”, iu ankua djali

0
“Të bleva një makinë si dhuratë diplomimi”, i tha i ati… “Por, kjo është e vjetër”, iu ankua djali

Duke i dhënë çelësin e makinës djalit të tij, babai i tha: “Bir, ti e ke përfunduar diplomimin me nota shumë të mira. Këtu është dhurata ime për diplomimin tuaj.

Gjyshi yt ma dha këtë makinë si dhuratë për diplomim. Tani dua që ti ta mbash atë.”

I biri tha: “Por… është e vjetër…”

Babai i tha të birit: “Bir, e di që është e vjetër, por para se të vendosësh ndonjë gjë për këtë makinë. Unë dua që ta çosh këtë makinë në kantier grumbullimi dhe t’i tregoni pronarit të kantierit që dëshironi ta shisni dhe të shihni se sa është i gatshëm të paguajë për të.”

Djali shkoi në kantier dhe pas pak u kthye te babai dhe tha: “Ai tha se do të paguajë vetëm 90 dollarë për të pasi është i vjetër.”

Babai tha: “Tani, shko dhe tregoji këtë makinë një pronari afër garazhit dhe e pyet se çfarë është i gatshëm të paguajë për të.”

Djali shkoi dhe pas një kohe u kthye te babai i tij dhe i tha: “Ai ofroi 500 dollarë për këtë makinë”.

Babai tha: “Tani, shko te koleksionisti i makinave të vjetra dhe pyete se çfarë mendon se është vlera e saj.”

Djali u kthye dhe i tha babait të tij i emocionuar: “Koleksionisti i makinave më ofroi 7000 dollarë për këtë makinë.”

Babai buzëqeshi dhe tha: “A kupton diçka?”

Djali e shikoi të atin me një vështrim të hutuar.

Babai tha: “Unë dua që ju të kuptoni se vendi i duhur ju vlerëson në mënyrën e duhur. Nëse nuk jeni duke marrë respekt në një institucion, pozicion pune, apo çfarëdo mos u zemëroni sepse kjo do të thotë që nuk jeni në vendin e duhur.

Sepse njerëzit e duhur do ta dinë gjithmonë vlerën tënde dhe do t’ju vlerësojnë. Prandaj, mos qëndroni kurrë në një vend që nuk ju vlerësojnë.”

Mësimi:

Vetëm njeriu i duhur do ta dijë vlerën tuaj të vërtetë. Kërkojeni dhe gjejeni atë me çdo kusht.

/shkollaesuksesit.com

Super Okazion! Shitet shtëpi plus tokë buzë rrugës kryesore në lagjjen “Sheq i Madh” (Foto)

0
Super Okazion! Shitet shtëpi plus tokë buzë rrugës kryesore në lagjjen “Sheq i Madh” (Foto)

Shitet pronë në një nga zonat më të kërkuara të Fierit: Lagjja “Sheq i Madh”, buze rrugës kryesore “Teodori II Muzaka” – një vend strategjik ku ndodhen biznese të mëdha dhe me potencial të lartë zhvillimi.

📍 Detaje të pronës:

Sipërfaqe totale: 1,750 m²

Pozicion i favorshëm: Me fasadë të gjerë në rrugën kryesore dhe pjesa tjetër shkon deri në buzë të lumit Gjanica

E përshtatshme për ndërtim, biznes, showroom etj.

💰 Çmimi: 270.000 €

💬 Mundësi shkëmbimi: Në çmim mund të përfshihet një apartament në Tiranë.

📞 Kontakti: 068 487 2039

Dosja ndaj “Bankers”/ Prokuroria e Fierit: Po diskutohet nëse hetimi për abuzime me naftën duhet t’i kalohet SPAK-ut

0
Dosja ndaj “Bankers”/ Prokuroria e Fierit: Po diskutohet nëse hetimi për abuzime me naftën duhet t’i kalohet SPAK-ut

Prokuroria e Fierit po vijon hetimin e një çështjeje shumë të ndjeshme që ka të bëjë me pasurinë nëntokësore të Shqipërisë.

Fushat e mëdha të naftës në Patos-Marinzë, pas një periudhe të gjatë shfrytëzimi nga ana e shtetit, prej vitit 2004 janë dhënë me koncesion.

Kompania koncesionare është kaluar disa herë në aksionerë të ndryshëm. Në raportin prej qindra faqesh që prokuroria ka paraqitur në gjykatë pas arrestimit të disa personave të lidhur me koncesionarin Bankers, shkruhet se:

“Nga analizimi i të dhënave të vetëdeklaruara nga Shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” në organin tatimor, referuar këqyrjes dhe nxjerrjes së këtyre të dhënave nga sistemi C@ATS, rezulton se që nga viti 2004 dhe deri në fund të vitit 2024 ka dalë me humbje, çka ka sjellë si rezultat që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet, pavarësisht se janë nxjerrë e tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte Patos-Marinzë-Fier”.

Prokuroria ka zbardhur shifrat e shitjeve dhe shpenzimeve të deklaruara nga Bankers. Sipas tabelave të llogarive, Bankers ka shitur 532 miliardë lekë naftë bruto ose 5.32 miliardë euro dhe ka deklaruar 684 miliardë lekë shpenzime ose 6.84 miliardë euro.

“Në këtë mënyrë, për të gjithë këtë periudhë 20-vjeçare nuk është paguar asnjë tatim mbi fitimin dhe si rrjedhojë, buxheti i shtetit nuk ka përfituar asnjë të ardhur nga aktiviteti i nxjerrjes së naftës nga kjo shoqëri. Përkundrazi, është lejuar të kompensojë humbjet e pësuara në një vit me fitimin e realizuar në vitet e mëvonshme, çka sipas legjislacionit në fuqi nuk përbën shkelje, por mënyra se si janë krijuar këto humbje nuk është hetuar nga organet tatimore”.

Në këto kushte, pyet Prokuroria, natyrshëm lind dyshimi lidhur me faktin se nëse kompania nuk ka realizuar asnjë fitim që nga krijimi i saj e deri më sot, atëherë pse kjo kompani vazhdon aktivitetin e saj për 20 vite me radhë, kur dihet që qëllimi i vetëm i kompanisë është fitimi?

“Shoqëria Bankers Petroleum Albania gjatë gjithë kësaj periudhe dyshohet se ka rritur në mënyrë fiktive shpenzimet e saj me qëllim që në bilancin vjetor të rezultojë me humbje, e më pas nuk ka paguar asnjë tatim-fitimi, por ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së nëpërmjet skemave të dyshuara mashtruese, e ndihmuar edhe nga individë e shoqëri të tjera kontraktuese të saj, me objekte dhe veprimtari të ndryshme”.

Në këtë pikë, Prokuroria del me akuzën e rëndë se për arritjen e këtij qëllimi nga shoqëria dhe punonjësit e saj, dyshohet se falsifikohen dokumentacione të ndryshme dhe kryhen operacione financiare të natyrave të ndryshme me operatorë dhe individë të ndryshëm si brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Konstatime të cilat janë evidentuar edhe gjatë procesit të arbitrazhit që ka pasur në konsideratë periudhën midis viteve 2012 deri më 2017 dhe vitet që e kanë pasuar. Kjo mënyrë të vepruari ka vijuar përgjatë gjithë kohës, duke përfshirë edhe dy vitet e fundit.

Dosja voluminoze me shumë emra, në formën e një grupi të organizuar, ka bërë që Prokuroria e Fierit të nisë diskutimin nëse duhet t’ia kalojë çështjen për hetim SPAK-ut.

Top Channel

Qeveria miraton subvencione për ujësjellësin, ja sa përfitojnë familjet në nevojë dhe si funksionon skema

0
Qeveria miraton subvencione për ujësjellësin, ja sa përfitojnë familjet në nevojë dhe si funksionon skema

Një lajm i mirë për familjet në nevojë në Shqipëri. Qeveria ka miratuar zyrtarisht një udhëzim të ri që përcakton kriteret dhe procedurat për shpërndarjen e subvencioneve shtetërore në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve për vitin buxhetor 2025. Ky vendim synon të lehtësojë barrën financiare për kategoritë më të prekura, duke garantuar aksesin në një sasi minimale jetike të ujit të pijshëm.

Udhëzimi, i firmosur nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka hyrë të martën në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Kush do të përfitojë dhe sa?

Sipas metodologjisë së re, subvencioni do të shpërndahet nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK) dhe do të fokusohet kryesisht te kategoritë në nevojë, të përcaktuara nga ligji i asistencës sociale. Këto përfshijnë:

Familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike.

Individët me statusin e jetimit.

Viktimat e trafikimit.

Viktimat e dhunës në familje.

Prindërit me më shumë se dy fëmijë të lindur njëherësh (trinjakë, katërnjakë etj.).

Fëmijët e vendosur në familje kujdestare, përfshirë ata me aftësi të kufizuara.

Këto familje dhe individë do të kompensohen 100% për vlerën e faturuar deri në sasinë 5 metër kub ujë të pijshëm në muaj, për kontratë. Përveç konsumit, subvencioni do të mbulojë edhe tarifën fikse, tarifën e kanalizimeve dhe të trajtimit të ujërave të ndotura urbane për këtë sasi minimale.

Zbritja do të bëhet automatikisht në faturën mujore të gjeneruar nga shoqëria përkatëse e ujësjellës-kanalizimeve, shkruan rtsh.al.

Si do të funksionojë subvencionimi?

Subvencioni do të jepet vetëm një herë për familje, pavarësisht nëse në përbërje kanë më shumë se një person që i plotëson kriteret.

Shoqëritë aksionare të ujësjellës-kanalizimeve (UK) do të kenë si prioritet përdorimin e fondit për të bërë zbritjen 100% në faturat e kategorive të sipërpërmendura. Nëse mbetet fond i papërdorur, ai mund të shfrytëzohet nga shoqëritë UK për të mbuluar koston e energjisë elektrike, me kusht që të kenë mbi 75% të prodhimit të ujit me ngritje mekanike.

Vetëm shoqëritë UK që kanë nënshkruar një “kontratë performance” me AKUK-në do të jenë të ligjshme për të përfituar nga ky subvencion. Megjithatë, zbritja 100% në fatura për kategoritë në nevojë është e detyrueshme për të gjitha shoqëritë UK, pavarësisht nëse kanë apo jo kontratë performance. Për shoqëritë pa kontratë, kostoja fillimisht do të mbulohet nga vetë ato, deri në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes, pas të cilës do të rimbursohen.

Njësitë e qeverisjes vendore do të furnizojnë shoqëritë UK me listën e plotë të familjeve/individëve në nevojë brenda datës 10 të çdo muaji. AKUK do të vlerësojë këto të dhëna dhe do të bëjë shpërndarjen e subvencionit brenda vitit buxhetor 2025, duke rimbursuar edhe faturat e muajve të mbetur të vitit paraardhës.

Ky udhëzim zëvendëson atë të vitit 2024 dhe shënon një vazhdimësi të politikave sociale për mbështetjen e qytetarëve më në nevojë në pagesën e shërbimit jetik të ujit.

‘Benz-i’ përplas triçiklin në rrugën Lushnjë-Fier, 2 persona të plagosur! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar

0
‘Benz-i’ përplas triçiklin në rrugën Lushnjë-Fier, 2 persona të plagosur! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lushnjë-Fier, në afërsi të fshatit Gorre.

Një mjet tip ‘Benz’, me targa AA681KJ, është përfshirë në aksident me një motomjet tip triçikël. Nga aksidenti ka pasur edhe dy të plagosur rëndë në spitalin e Lushnjës.

Si pasojë e përplasjes mes dy mjeteve, ato janë batuar dhe përmbysur në rrugën kryesore.

Policia e Qarkullimit Rrugor shkoi në vendngjarje, ku po dokumenton dinamkikën dhe shkaqet dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. Gjithashtu është punuar edhe për disiplinimin e trafikut të shkaktuar nga ky aksident në rrugë.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se shkak mund të ketë qenë një manovër e gabuar në parakalim.

Nga llogaritë e rreme në rrjete sociale te bigamia dhe kolaudimi i makinës/ Cilat janë dënimet që parashikon Kodi i ri Penal

0
Nga llogaritë e rreme në rrjete sociale te bigamia dhe kolaudimi i makinës/ Cilat janë dënimet që parashikon Kodi i ri Penal

Mes shumë neneve të propozuara, në draftin e kodit të ri penal që pritet të diskutohet, është edhe Neni 745 që parashikon deri në 16 vite burg për bashkëjetesë me të mitur, deri 10 vite burg edhe prindërit që e lejojnë apo e nxisin atë. Sipas nenit, bashkëjetesa e një personi madhor me një të mitur nga mosha 14 deri nën 16 vjeç, dënohet me burgim nga 4 deri në 8 vjet. Nëse bashkëjetesa ndodh me një të mitur 16 deri në 18 vjeç, dënimi është nga 2 deri në 5 vjet.

Me Kodin e ri Penal lidhja e më shumë se një martese në të njëjtën kohë do të konsiderohet vepër penale dhe do të ndëshkohet me burgim deri në 3 vjet, sipas nenit 742 të draftit. Ndërsa në rast se personi vazhdon të jetojë në bigami edhe pas një dënimi të mëparshëm, atëherë dënimi ashpërsohet dhe parashikohet burgim nga 6 muaj deri në 4 vjet.

Kodi i ri penal parashikon denim edhe për ata që keqpërdorin imazhin e një personi tjetër për të hapur profile të rreme në rrjetet sociale apo çdo faqe tjetër. Kjo vepër do dënohet me gjobë deri në 3 vite burgim. Për këto raste, ndjekja penale fillon vetëm kur bën denoncim viktima ose avokati, dhe pushohet kur heq dorë pala e dëmtuar.

Po kështu dy nene të Kodit të ri penal parashikojnë masa të rrepta ndëshkuese që lidhen me sigurinë rrugore dhe abuzimet në tregun e punës. Moskryerja e procedurave të kontrollit teknik të mjeteve motorike ose kryerja e tyre në kundërshtim me ligjin, kur krijojnë rrezik për jetën dhe sigurinë e njerëzve gjatë qarkullimit rrugor apo ndotin ajrin, ujërat ose tokën, do të konsiderohen kundërvajtje penale dhe do të dënohen me gjobë ose burgim deri në 2 vjet.

Ndërkohë, Neni 662 ndalon rekrutimin me mashtrim ose dredhi të krahut të punës. Sipas këtij neni, çdo person apo kompani që ofron kushte pune të rreme për të tërhequr punonjës ose për t’i larguar ata nga puna aktuale, kryen kundërvajtje penale dhe rrezikon gjobë ose burgim deri në 45 ditë.

Në nenin 307 parashikohet si vepër penale edhe pranimi i dhuratave. Pra pranimi nga zyrtari publik, i çdo lloj dhurate, për vete ose për persona të tjerë, dhënë atij për shkak të ushtrimit të funksionit të tij publik, kur ajo mbahet e padeklaruar me qëllim për ta përvetësuar për vete, dënohet me gjobë ose me burgim nga tre muaj deri në tre vjet, ndërsa neni pasardhës flet për pasurimin e paligjshëm. Sipas nenit 308

Pasurimi i paligjshëm, nëpërmjet shtimit domethënës, të rëndësishëm e të pajustifikuar te saj, e cila kapercen mundesine per tu siguruar me te ardhurat e ligjshme te deklaruara nga zyrtari publik, dënohet me burgim nga 2 deri ne 7 vjet.

Kodi i ri Penal, para se të hyjë në fuqi, do të marrë edhe aprovimin e Bashkimit Europian.

Kodi i ri Penal, nëse do të mbetet i tillë pas konsultimit publik, do të jetë me 952 nene, gati 3-fish më shumë nga Kodi aktual Penal.

Nis aplikimi për në universitet, maturantët me mundësi regjistrimi në 3 raunde

0
Nis aplikimi për në universitet, maturantët me mundësi regjistrimi në 3 raunde

Maturantët që kanë mbyllur me sukses provimet e Maturës Shtetërore kanë nisur këtë të martë aplikimin për në universitet.

Kejsi, maturantja e shkollës “Ismail Qemali”, së bashku me grupin tonë të xhirimit, ka renditur programet e preferuara të studimit dhe ka përzgjedhur si preferencë të parë Drejtësinë. Ajo sot ndihet e emocionuar që i erdhi dita të aplikojë për atë që nesër do të jetë profesioni i saj.

Jam bazuar në dëshirat që kam pasur që fëmijë. Kam pasur shumë ndikime nga të afërmit, nga miqtë e mi, por në fund vendosa atë çfarë unë dëshiroj. Preferenca ime e parë është Drejtësia. E kam hedhur në të dyja mënyrat, edhe në shtet, edhe në privat, por preferoj më shumë që të më dalë në shtet, duke qenë se edhe kuotat janë më të larta, arsimi është më cilësor në mendimin tim. Ndërsa preferencë e dytë është gjithmonë Gazetaria, pasi është një degë që mua më ka pëlqyer gjithmonë dhe një fushë pune që unë mendoj se do të më përshtatej shumë,” thotë studentja e re.

Pas shumë përllogaritjeve që ka bërë dhe duke pasur parasysh kriteret e universitetit ku ka vendosur të aplikojë, Kejsi është plot shpresë se do ta arrijë qëllimin.

Besoj që kam shanse shumë të larta për t’i kapur të dyja degët, qoftë në privat, qoftë në shtetëror,” shprehet ajo.

Për të rezultuar fituese në Drejtësi, ajo ka zgjedhur të profilizohet në gjimnaz në degët shoqërore.

Unë kam zgjedhur Shoqëroret duke qenë se e dija rrugën time, se çfarë universiteti do të aplikoja. Mendoj që këto lëndë më kanë ndihmuar shumë për të plotësuar kriteret universitare, të cilat duhen për t’u pranuar regjistrimi ynë në universitet,” tregon Kejsi.

Aplikimi mund të kryhet në çdo mjedis ku ka akses interneti, si në shtëpi, nëpërmjet telefonit, por edhe pranë çdo shkolle të mesme në ato raste kur maturantët kanë nevojë të konsultohen me mësuesit.

Gazetare: Keti Toroveci