Home Blog Page 113

Nga llogaritë e rreme në rrjete sociale te bigamia dhe kolaudimi i makinës/ Cilat janë dënimet që parashikon Kodi i ri Penal

0
Nga llogaritë e rreme në rrjete sociale te bigamia dhe kolaudimi i makinës/ Cilat janë dënimet që parashikon Kodi i ri Penal

Mes shumë neneve të propozuara, në draftin e kodit të ri penal që pritet të diskutohet, është edhe Neni 745 që parashikon deri në 16 vite burg për bashkëjetesë me të mitur, deri 10 vite burg edhe prindërit që e lejojnë apo e nxisin atë. Sipas nenit, bashkëjetesa e një personi madhor me një të mitur nga mosha 14 deri nën 16 vjeç, dënohet me burgim nga 4 deri në 8 vjet. Nëse bashkëjetesa ndodh me një të mitur 16 deri në 18 vjeç, dënimi është nga 2 deri në 5 vjet.

Me Kodin e ri Penal lidhja e më shumë se një martese në të njëjtën kohë do të konsiderohet vepër penale dhe do të ndëshkohet me burgim deri në 3 vjet, sipas nenit 742 të draftit. Ndërsa në rast se personi vazhdon të jetojë në bigami edhe pas një dënimi të mëparshëm, atëherë dënimi ashpërsohet dhe parashikohet burgim nga 6 muaj deri në 4 vjet.

Kodi i ri penal parashikon denim edhe për ata që keqpërdorin imazhin e një personi tjetër për të hapur profile të rreme në rrjetet sociale apo çdo faqe tjetër. Kjo vepër do dënohet me gjobë deri në 3 vite burgim. Për këto raste, ndjekja penale fillon vetëm kur bën denoncim viktima ose avokati, dhe pushohet kur heq dorë pala e dëmtuar.

Po kështu dy nene të Kodit të ri penal parashikojnë masa të rrepta ndëshkuese që lidhen me sigurinë rrugore dhe abuzimet në tregun e punës. Moskryerja e procedurave të kontrollit teknik të mjeteve motorike ose kryerja e tyre në kundërshtim me ligjin, kur krijojnë rrezik për jetën dhe sigurinë e njerëzve gjatë qarkullimit rrugor apo ndotin ajrin, ujërat ose tokën, do të konsiderohen kundërvajtje penale dhe do të dënohen me gjobë ose burgim deri në 2 vjet.

Ndërkohë, Neni 662 ndalon rekrutimin me mashtrim ose dredhi të krahut të punës. Sipas këtij neni, çdo person apo kompani që ofron kushte pune të rreme për të tërhequr punonjës ose për t’i larguar ata nga puna aktuale, kryen kundërvajtje penale dhe rrezikon gjobë ose burgim deri në 45 ditë.

Në nenin 307 parashikohet si vepër penale edhe pranimi i dhuratave. Pra pranimi nga zyrtari publik, i çdo lloj dhurate, për vete ose për persona të tjerë, dhënë atij për shkak të ushtrimit të funksionit të tij publik, kur ajo mbahet e padeklaruar me qëllim për ta përvetësuar për vete, dënohet me gjobë ose me burgim nga tre muaj deri në tre vjet, ndërsa neni pasardhës flet për pasurimin e paligjshëm. Sipas nenit 308

Pasurimi i paligjshëm, nëpërmjet shtimit domethënës, të rëndësishëm e të pajustifikuar te saj, e cila kapercen mundesine per tu siguruar me te ardhurat e ligjshme te deklaruara nga zyrtari publik, dënohet me burgim nga 2 deri ne 7 vjet.

Kodi i ri Penal, para se të hyjë në fuqi, do të marrë edhe aprovimin e Bashkimit Europian.

Kodi i ri Penal, nëse do të mbetet i tillë pas konsultimit publik, do të jetë me 952 nene, gati 3-fish më shumë nga Kodi aktual Penal.

Nis aplikimi për në universitet, maturantët me mundësi regjistrimi në 3 raunde

0
Nis aplikimi për në universitet, maturantët me mundësi regjistrimi në 3 raunde

Maturantët që kanë mbyllur me sukses provimet e Maturës Shtetërore kanë nisur këtë të martë aplikimin për në universitet.

Kejsi, maturantja e shkollës “Ismail Qemali”, së bashku me grupin tonë të xhirimit, ka renditur programet e preferuara të studimit dhe ka përzgjedhur si preferencë të parë Drejtësinë. Ajo sot ndihet e emocionuar që i erdhi dita të aplikojë për atë që nesër do të jetë profesioni i saj.

Jam bazuar në dëshirat që kam pasur që fëmijë. Kam pasur shumë ndikime nga të afërmit, nga miqtë e mi, por në fund vendosa atë çfarë unë dëshiroj. Preferenca ime e parë është Drejtësia. E kam hedhur në të dyja mënyrat, edhe në shtet, edhe në privat, por preferoj më shumë që të më dalë në shtet, duke qenë se edhe kuotat janë më të larta, arsimi është më cilësor në mendimin tim. Ndërsa preferencë e dytë është gjithmonë Gazetaria, pasi është një degë që mua më ka pëlqyer gjithmonë dhe një fushë pune që unë mendoj se do të më përshtatej shumë,” thotë studentja e re.

Pas shumë përllogaritjeve që ka bërë dhe duke pasur parasysh kriteret e universitetit ku ka vendosur të aplikojë, Kejsi është plot shpresë se do ta arrijë qëllimin.

Besoj që kam shanse shumë të larta për t’i kapur të dyja degët, qoftë në privat, qoftë në shtetëror,” shprehet ajo.

Për të rezultuar fituese në Drejtësi, ajo ka zgjedhur të profilizohet në gjimnaz në degët shoqërore.

Unë kam zgjedhur Shoqëroret duke qenë se e dija rrugën time, se çfarë universiteti do të aplikoja. Mendoj që këto lëndë më kanë ndihmuar shumë për të plotësuar kriteret universitare, të cilat duhen për t’u pranuar regjistrimi ynë në universitet,” tregon Kejsi.

Aplikimi mund të kryhet në çdo mjedis ku ka akses interneti, si në shtëpi, nëpërmjet telefonit, por edhe pranë çdo shkolle të mesme në ato raste kur maturantët kanë nevojë të konsultohen me mësuesit.

Gazetare: Keti Toroveci

Kryemadhi merret e pandehur, njihet me akuzat e SPAK: S’do shkoj në gjykatë, sanduiçet dhe kafetë po i quajnë krim

0
Kryemadhi merret e pandehur, njihet me akuzat e SPAK: S’do shkoj në gjykatë, sanduiçet dhe kafetë po i quajnë krim

Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka përfunduar zyrtarisht hetimet për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, dhe dosja e tyre pritet të kalojë për gjykim në Gjykatën e Posaçme.

Për t’u njohur me akuzat e ngritura, Kryemadhi u paraqit sot në ambientet e SPAK-ut së bashku me nënën e saj, Fatime Kryemadhi, po ashtu e përfshirë në çështjen ligjore.

Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, deputetja tregoi për mediet se ajo nuk i pranoi akuzat që iu komunikuan dhe do ndjekë të gjithë hapat ligjorë për t’u mbrojtur. Duke e quajtur procesin të pabazuar, ajo deklaroi se fashikujt përmbajnë artikuj portalesh dhe shpenzime të zakonshme.

Akoma nuk kanë bërë gati fashikujt. Kanë marrë shkrime portalesh dhe kanë bërë fashikujt. Aty ka karta banke që janë blerë sanduiçe, kafe e kështu gjërash. Unë kam analizë financiare. Edhe unë kam 8 mijë faqe, edhe nëna ime ka 8 mijë faqe. Në fashikuj janë dhe artikujt e shkruar kundër nesh. Firmosëm që s’jemi dakord. Do ndjekim procedurat. Procesi do durim strategjik. Duhet marrë me qetësi. Shëndeti ka shumë rëndësi,” deklaroi Kryemadhi.

Ajo komentoi edhe përfshirjen e nënës së saj në çështje, duke shtuar se SPAK-u e ka quajtur “pastruese”.

E kanë quajtur pastruese, sepse mamaja ime më ka ndihmuar mua për të pastruar veprën penale. Ajo ka blerë shtëpinë e vet, por pretendohet se e ka blerë me paratë që i kam dhënë unë”, tha Kryemadhi.

Deputetja theksoi se gjatë kohës që është marrë në pyetje nuk iu është përgjigjur prokurorëve të SPAK-ut.

Shtatë herë më kanë pyetur dhe nuk përgjigjem. Nuk bashkëpunoj me ta, do flas në gjykatë. Nuk ka më kuptim. Që në momentin merresh e akuzuar, është një procedurë që duhet bërë. Ata do bëjnë lojën e tyre, ne do bëjmë lojën tonë. Unë e shikoj veten time tabelë qitjeje dhe një lloj shpagimi që ka të bëjë me çështjen e incineratorëve”, tha Kryemadhi.

Në një reagim më herët për mediet, deputetja deklaroi se nuk ka ndërmend të paraqitet personalisht në gjykatë dhe se ka projekte personale për të cilat do të fokusohet.

Avokati im është në një masë sigurie tjetër, por do kemi një ekip të mirë avokatësh. Për hir të së vërtetës mund të jetë një risi në proceset gjyqësore. Kam marrë vesh që kur çështja shkon në gjykatë, mund të mos paraqitem fare. Dëshmitarët të gjithë aty nuk kanë thënë asnjë kundër meje apo kundër Ilir Metës, apo kundër mamasë sime. I gjithë procesi atje është ligjor, dhe le të nisë gjyqi“, tha Kryemadhi.

Me mbylljen e hetimeve, SPAK-u pritet të formalizojë akuzat dhe ta çojë dosjen në Gjykatën e Posaçme për shqyrtim gjyqësor.

Akuzat pritet t’i komunikohen të hënën edhe ish-presidentit Meta. Shkak u bë mungesa e avokatit të tij, i cili është me pushime.

/rtsh.al/

Qeveria ndryshon bonusin e lindjes: Ja sa lekë do merrni çdo muaj për fëmijën nga 2026

0
Qeveria ndryshon bonusin e lindjes: Ja sa lekë do merrni çdo muaj për fëmijën nga 2026

Nga viti i ardhshëm nuk do jetë një çek në maternitetin e lindjes, por një mbështetje financiare çdo muaj sipas numrit të fëmijëve”, tha Rama më 7 maj 2025, teksa zhvillonte fushatën elektorale.

Pas 6 vitesh në fuqi të skemës së bonusit të bebes që dhuron çekun menjëherë pas lindjes në varësi të numrit të fëmijëve, qeveria ka gati skemën e re për shpërblimin e lindshmërisë.

Report TV mëson se mbështetja financiare nga 1 janari 2026 nuk do të jetë vetëm një pageë në moment kur fëmija lind, por pagesë mujore nga 0 deri në 5 vjeç, shifra e së cilës rritet nga fëmija i parë te treti e në vijim.

Për fëmijën e parë pagesa do të jetë 5 mijë lekë në muaj ose 60 mijë lekë në vit, (300 mijë në 5 vite) nga 40 mijë lekë në total që është çeku aktual. Për fëmijën e dytë skema e re parashikon pagesë 7 mijë lekë në muaj deri në moshën 5 vjeçare ose 84 mijë lekë në vit, nga 80 mijë lekë që është pagesa aktualisht. Ndërsa për fëmijën e tretë pagesa mujore do të jetë 10 mijë lekë, ose 120 mijë lekë në vit ose 600 mijë lekë për 5 vitet e para të bebes. Kurse bonusi sot për beben e tretë është 120 mijë lekë.

Ndryshimi i skemës bëhet për të stimuluar rritjen e lindjeve, pasi treguesit demografikë në vend janë në trend negativ. Çdo vit po regjistrohen më pak lindje referuar shifrave zyrtare. Kështu në tremujorin e parë të këtij viti erdhën në jetë 4.662 bebe, nga 5.428 bebe të lindura në të njëjtën periudhë vjet.

Nga rënia e lindshmërisë buxheti i shtetit ka kursyer para, pasi në gjashtëmujorin e parë janë shpenzuar 500 milionë lekë për bonusin e bebeve nga 900 milionë lekë në të njëjtën periudhë vjet.

Rënia e lindjeve e shoqëruar me emigrim po dëmton ekonominë e vendit, pasi mungon fuqia punëtore dhe nga ana tjetër mosha mesatare e vendit po rritet me ritme të shpejta.

Shqiptarja.com

Berisha poston mesazhin e vëllait të policit që dhunoi kamerierin në Vlorë: I riu e ofendoi, klienti e qëlloi me pëllëmbë pasi u fye

0
Berisha poston mesazhin e vëllait të policit që dhunoi kamerierin në Vlorë: I riu e ofendoi, klienti e qëlloi me pëllëmbë pasi u fye

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka ndarë mesazhin që i ka ardhur nga Flamur Isufi, vëllai i oficerit Ardian Isufi që u përfshi në konflikt me një kamerier në Vlorë.

Isufi pretendon se vëllai i tij nuk ka qëlluar, por ka ndërhyrë për të shuar konfliktin pasi i riu ka fyer klientin.

Postimi i plotë i Berishës

Edhe një herë për keqtrajtimin e kamarierit në Vlorë!

Kam dënuar dhe dënoj me forcën më të madhe goditjen e 17 vjeçarit për një shishe uji në lokal!

Por vëllai i oficerit të policisë që u akuzua për goditjen e kamarierit mohon në mënyrë kategorike se oficeri ka goditur vetë kamarierin ndërkohë që një grup prej disa vetësh kanë goditur dhe plagosur rëndë oficerin i cili ndodhet në reanimacion. Avokati i oficerit insiston se ky i fundit nuk e ka goditur 17 vjeçarin!

Për transparencë po publikoj këtu mesazhet që ka dërguar në telefonin tim Flamur Isufi, vëllai i oficerit!

Uroj që jashtë çdo subjektivizmi kjo ngjarje të zbardhet plotësisht.

📩Pèrshendetje Doktor. Un qè po tè shkruaj quhem Flamur Isufi. Un jam vèllaj i oficerit tè policis Ardian Isufi. Ngjarja nuk èsht si jua kan thèn . Vèllaj im nuk e ka gotitur kamarierin pèrkundrazi pèr tè shmangur konfliktin nè tavolin pèr shkak tè sjelljes provokuse tè kamarerit qè qen e paramenduar nga pronari i lokalit pèr shkak tè detyrès qè ka mbajt nè policin e Vlorès eshtè ngrit nga tavolina dhe e ka kèshilluar tè jet i sjellshem me klientèt. Kamarieri ka vazhduar debatin me personin tjetèr duke e ofenduar. Personi i ndodhur pèrball fyerjeve godet me pèllem kamarierin . I ndodhur pèrball kètij fakti véllai im èsht futur nè mes dhe i ka ndar duke hequr personin qè kishte nè tavolin. Nè asnjè moment véllai im si e shikoni dhe nè vidio nuk ka kryer as njè veprim tè pa ligjéshem qè tè cènonte kamarierin . Doktor kèrkoje tè gjitha filmimet e ngjarjes jo vetèm njè pjes . Le tè jepet e gjith skena.

Tè jepet skena si dhunohet oficeri i policis nga pronari dhe 12 persona me shufra hekuri duke qen nè tavolin duke pir kafe. Vèllai im ka punuar prej vitesh nè policin e Vlorès me pèrkushtim dhe èshtè vlersuar nga eprorèt e tij duke mbajt dhe detyrèn e shefit tè qarkullimit prej dy vitesh deri nè Janar 2025. Te kjo detyr vèllai im èshtè pèrball me shum probleme pèr tè vendos regull nè qarkullimin rugor gjè qè u ka prishur pun njerèzve tè pa ligjèshèm. Le tè dali njè person nè Vlor dhe tè thot qè i ka dhèn njè got uj pèr tè pat toleranc pèr tè qèn tè pa ligjèshem. Doktor un dhe vèllaj im jemi nga familjet e mèdha tè qytetit tè Vlorès nga familje fisnike qè kan dhèn né shekuj kontribute pèr kèt vend. Doktor kèrko vidion e plot dhe do shikoni qè un po ju them tè vértetèn dhe ky èshtè llaf burri. Véllai im èshtè dhunuar nga pronari dhe rugeÇrit qè mban ai pèr shkak tè detyrès.

Doktor Berisha vèllai im èshtè nè reminacio me shpatull tè thyer me fraktura nè trup dhe nè kok fytyr nga njè njeri qè vitin e kaluar me kèta rugec pèr njè cadèr plazhi rahu barbarisht njè person. Kèrkoj nga Ju tè zbardhni dhe tè thoni tè vèrtetèn. Bashk me kèt rugac ka qen dhe gazetari Henrik Mehmeti. Faleminderit

Rama paralajmëron pronarët e lavazheve të vendosura në lagje: Hiqini vetë që t’i shpëtoni gjobës së krimit mjedisor

0
Rama paralajmëron pronarët e lavazheve të vendosura në lagje: Hiqini vetë që t’i shpëtoni gjobës së krimit mjedisor

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një postim në rrjetin e tij social Facebook, përmes të cilit paralajmëron pronarët e lavazheve të vendosura në mes të lagjeve, që lajnë makina në trotuare.

Rama thotë se ata që kanë lavazhe të tilla duhet t’i heqin vetë, në mënyrë që të mos paguajnë gjobën për krim mjedisor.

“Asnjë lavazh nuk do të qëndrojë mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare, prandaj kush i ka t’i heqë vetë që të mos paguajë edhe gjobën e krimit mjedisor”, shkruan Rama në Facebook.

Gjatë gjithë muajit korrik por edhe më tej, lirimi i hapësirave publike do të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të komuniteteve.

Fier/ Dyshohen se kryen marrëdhënie me të miturën, nisin hetimet për dy adoleshentë! Në kërkim edhe një 30-vjeçar

0
Fier/ Dyshohen se kryen marrëdhënie me të miturën, nisin hetimet për dy adoleshentë! Në kërkim edhe një 30-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Fierit.

Dy adoleshentë 15-vjeç dhe një 30-vjeçar dyshohen se kanë kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare.

Policia ka nisur hetimet për dy të miturit, ndërsa ka shpallur në kërkim të riun tjetër.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:

shpallën në kërkim shtetasin F. S., 30 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për dy 15-vjeçarë, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare.

Punohet për kapjen e 30-vjeçarit”, njoftoi sot policia.Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Aksident në aksin Fier-Roskovec, dy automjete përplasen dhe përfundojnë në kanal, plagosen dy persona

0
Aksident në aksin Fier-Roskovec, dy automjete përplasen dhe përfundojnë në kanal, plagosen dy persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Fier – Roskovec, pranë zonës së Zharrëzës.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë përfunduar në kanalin anës rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, dy persona janë plagosur dhe janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Fierit për ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë rrugore, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa qarkullimi në segmentin përkatës është pjesërisht i vështirësuar

Ngjarja në Vlorë, avokati Cakrani mbron policin: Po hidhet baltë, Isufi vetëm e shtyu, shoku i tij e goditi, të dalin pamjet e plota

0
Ngjarja në Vlorë, avokati Cakrani mbron policin: Po hidhet baltë, Isufi vetëm e shtyu, shoku i tij e goditi, të dalin pamjet e plota

Mbrojtja e Ardian Isufit, policit të përfshirë në dhunën ndaj kamerierit në Vlorë vetëm për një shishe ujë, thotë se nuk është polici ai që e goditi 18-vjeçarin me grusht, por miku me të cilin ai ishte ulur për kafe. Avokati Kujtim Cakrani, kërkoi që policia të shohë të plota pamjet e dhunës në hotel, pasi ndaj efektivit po hidhet baltë.

Avokati Kujtim Cakrani, mbrojtës i policit të pezulluar tashmë, Ardian Isufi, thotë se nuk është klienti i tij personi që goditi me shpullë dhe grushte kamerierin 18-vjeçar në Vlorë për një shishe uji.

Avokati i del në mbrojtje dhe thotë se ish-shefi i rrugores në Vlorë, vetëm e ka shtyrë kamerierin, ndërsa personi që e goditi në fytyrë është shoku i tij, Leart Bimo, me të cilin efektivi u ul të pinte kafe.

“Polici ishte aty, me një shokë, konsumuan diçka, por s’është e vërtetë që polici qëlloi. Ai mund të mbajë përgjegjësi që e ka goditur shoku dhe duhet ta ndalonte. Polici e ka shtyrë dhe ka ikur, ka shkuar dhe e ka goditur ai tjetri”, thotë Kujtim Cakrani.

Pas dhunës ndaj kamerierit në sherr u përfshinë edhe pronari i hotelit dhe një gazetar lokal, të cilët po hetohen në gjendje të lirë nga policia.

Avokati Cakrani kërkon të zbardhet ngjarja që nga fillimi, dhe të merren të plota videot e kamerave të sigurisë, pasi sipas tij është hedhur baltë mbi ish-efektivin i cili ndodhet në reanimacion.

“Policia ta hetojë ngjarjen, të marrë videot të shohë si ka ndodhur ngjarja dhe të zbulojë çka ndodhur. Dënoj çdo akt dhune por ngjarja duhet zbardhur se polici s’duhet të mbajë baltën e hedhur. Kush ka dhunuar policin do mbajë përgjegjësi, edhe ai që ka goditur kamerierin do mbajë përgjegjësi”, shprehet avokati Cakrani.

Për të kanë nisur 2 hetime, ai administrativ i Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit dhe një hetim penal nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Ardian Isufi u pezullua nga detyra në Policinë Kufitare në Dibër nga kryepolici Ilir Proda pak pas publikimit të videos së dhunës ndaj kamerierit në një hotel në Vlorës mbrëmjen e së shtunës. Për rastin mbajti qëndrim edhe Kryeministri Edi Rama, i cili tha se polici duhet të përjashtohet përgjithmonë nga blutë.

Loja e dominos për pak sa nuk kthehet në tragjedi, të moshuarit përplasen me thika, njëri dërgohet në spital

0
Loja e dominos për pak sa nuk kthehet në tragjedi, të moshuarit përplasen me thika, njëri dërgohet në spital

Loja e dominove është kthyer në një përleshje mes dy të moshuarve, përplasje që degradoi deri në përdorimin e armëve të ftohta.

Burime nga policia thonë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15.00 të mesditës së kësaj të hëne në qendër të qytetit të Durrësit në sheshin “Pranvera”.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur disa patrulla policie dhe një auto-ambulancë që transportoi drejt spitalit të Durrësit të plagosurin, 70 vjeçar, F.T.

Policia ka nisur hetimet dhe ka shoqëruar autorin e dyshuar, A.Zh., 68 vjeç, të cilin po e pyet në lidhje me motivin e konfliktit dhe dinamikën e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 70-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në komisariat, autori i dyshuar.

Në lagjen nr. 11, Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. Zh., 68 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. T., 70 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. Zh. në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.