Home Blog Page 114

Vranë kryefamiljarin/ Nënë e bijë dëshmi kontradiktore, avokati: Janë për psikiatri!

0
Vranë kryefamiljarin/ Nënë e bijë dëshmi kontradiktore, avokati: Janë për psikiatri!

26-vjeçarja Emalinda Rama e dyshuar për vrasjen makabre të babait të saj, Anesti Rama si dhe nëna, e dyshuar si bashkëpunëtore në krim, kanë ndryshuar disa herë dëshmitë mbi ngjarjen. Për avokatin e caktuar kryesisht nga shteti, Kastriot Durmishi, nënë e bijë kanë probleme mendore, ndaj kërkon vlerësim psikiatrik.

“Kam kërkuar që të dyja të shtrohen për ekzaminim psikiatrik,” – deklaroi avokati Durmishi.

Në një deklaratë për mediat pas seancës së masës së sigurisë në Gjykatën e Fierit, avokati Durmishi theksoi se gjatë katër ditëve të marrjes në pyetje, të dyja të arrestuarat kanë dhënë dëshmi kontradiktore, duke treguar paqëndrueshmëri në deklarime dhe përpjekje për të fshehur të vërtetën.

Versionet e dhëna nga nënë e bijë kanë ndryshuar disa herë. Fillimisht e kanë pranuar krimin, më pas janë tërhequr dhe sot deklarojnë se nuk kanë dijeni fare për autorësinë. Këto kontradikta, sipas meje, nuk janë thjesht mbrojtje e zakonshme ligjore, por sinjal për një gjendje të rënduar emocionale dhe mendore”, tha ai.

Gjatë seancës së sotme për masën e sigurisë, Emalinda Rama mohoi çdo përfshirje në vrasje. Ajo pretendoi se e ka gjetur të atin pa jetë në banesë. Ndërsa, i arrestuari i tretë, Çlirim Dogani ka deklaruar se nuk kishte asnjë lidhje me nënë e bijë, përveç faktit se e njihte si pasagjere, pasi kishin udhëtuar shpesh me autobusin e tij.

Pavarësisht dëshmive, gjykata vendosi “arrest me burg” për të tre të dyshuarit. Ndaj Emalinda Ramës rëndon akuza e vrasjes me dashje, Valbona Rama si bashkëpunëtore dhe fshehje te krimit dhe Çlirim Dogani, për bashkëpunim në krim.

Priten analizat e ADN-së për të përcaktuar saktësisht rolin e secilit të dyshuar në këtë ngjarje të rëndë kriminale.

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Fier, prishen mure dhe struktura metalike në lagjen ‘8 Shkurti’ (Video)

0
Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Fier, prishen mure dhe struktura metalike në lagjen ‘8 Shkurti’ (Video)

Policia bashkiake ka vijuar edhe sot aksionin për lirimin e hapësirave publike në lagjen “ 8 shkurti” në Fier.

Pas njoftimeve paraprake janë ndërmarrë ndërhyrje për prishjen e obiekteve, mureve, konstruksioneve metalike dhe gardheve në fuksion të zgjerimit të hapësirave të përbashkëta për një qytet më funksional.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon prej disa ditësh në disa qytete të vendit. Aksioni ka në fokus çlirimin e trotuareve, shesheve dhe hapësirave të përbashkëta nga ndërtimet pa leje, tavolinat, kioskat dhe strukturat e përkohshme që kanë zaptuar territorin publik.

Realizohet kranioplastika e parë, mjekët e spitalit “Memorial” i kthejnë shpresën për jetën 75-vjeçarit

0
Realizohet kranioplastika e parë, mjekët e spitalit “Memorial” i kthejnë shpresën për jetën 75-vjeçarit

 Ekipi i mjekëve në spitalin “Memorial” të Fierit ka realizuar një ndërhyrje të avancuar neurokirurgjikale te një pacient i moshës 75-vjeçare.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot lajmin, duke e konsideruar një tjetër histori suksesi në spitalin “Memorial” Fier, ku është realizuar kranioplastika e parë.

Koçiu bëri me dije se bëhet fjalë për “një ndërhyrje të avancuar neurokirurgjikale që i ktheu shpresën për jetën një pacienti 75-vjeçar, pas një goditjeje të rëndë në tru”.

Ministrja Koçiu u shpreh se pas gjashtë muajsh pritjeje dhe përkujdesje të vazhdueshme, pjesa e munguar e kraniotomisë iu vendos sërish pacientit, i cili tashmë ka dalë nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore.

Koçiu u shprehu mirënjohjen ekipit mjekësor, dr. Egemen Nursoy, dr. Klaudio Disha, dr. Hasan Bayindir, dr. Holta Kraja, dr. Xhesika Hoxha dhe infermieres Fjorida Ago.

Spitali Rajonal Memorial Fier është e para strukturë spitalore ku është pilotuar autonomia menaxheriale duke i hapur rrugë dhënies së kartës së autonomisë edhe për QSUNT dhe katër spitale rajonale, në Durrës, Lezhë, Vlorë dhe Shkodër.

Kryengritja antizogiste e Fierit që tronditi shtetin, revolta e 14 gushtit 1935! Synimi, përmbysja e monarkisë me puç ushtarak! Dorëshkrimet e Jakov Milajt

0
Kryengritja antizogiste e Fierit që tronditi shtetin, revolta e 14 gushtit 1935! Synimi, përmbysja e monarkisë me puç ushtarak! Dorëshkrimet e Jakov Milajt

KRYENGRITJA E FIERIT NË OPTIKËN E DR. JAKOV MILAJT

Studiuesi i nderuar Aristotel Mici është një kontributor i madh dhe shumë i respektueshëm i temave të ndryshme kulturore, eseistike dhe kulturologjike të natyrave të ndryshme qysh në mesin e shekullit të shkuar. Sot në moshë të thyer, pedagogu dhe intelektuali i njohur jeton në SHBA dhe vazhdon të jetë i angazhuar me botën shqiptare në forma të ndryshme. Në këtë dossier kemi një kujtim të rrallë të tij, kujtimet e Jakov Miles për Kryengritjen e Fierit dhe mënyrën sesi i kanë rënë në dorë materialet. Në numrat e ardhshëm ato do të botohen të plota.


NGA ARISTOTEL MICI

Kryengritja e Fierit më 14 gusht 1935 ishte një shpërthim i urrejtjes dhe zemërimit popullor i mbledhur për gjatë viteve kundër regjimit të Amet Zogut dhe njerëzve të tij më të afërt. Sado e vogël në dukje, ajo kryengritje qe një revolucion në miniature, që tronditi shtetin dhe pati jehonë brenda dhe jashtë vendit. Revolta e saj prirej nga ide të njerëzve përparimtarë, që nuk e pranonin formën orientale të qeverisjes me nëpunës turkoshak të mykur, alla bejlurçin, siç i quante Fan Noli .

Për këtë rast, është për t’u kujtuar se dy shekuj e ca vjet më parë, më 1804, ish-Presidenti Thomas Jefferson, si ideator i republikanizmit amerikan, thoshte se në Europë, sundojnë princërit dhe mbretërit, si një vazhdim i Mesjetës, kur nuk bëheshin zgjedhje demokratike.

Duke ngritur lart idenë e Republikës, ky President bënte vërejtje për qeverisjet e atëhershme europiane dhe deklaronte: “Qeveritë europiane janë monarkiste. Ato janë mbështetur në parimin që një pakicë njerëzish kanë dhuntinë e shenjtë të shtypin shumicën. Kurse sistemi republikan amerikan nënkupton prishjen përfundimtare të kodeve feudale e të autoritarizmit mbretëror”1

Për ironi të fatit historik në Shqipëri, në kundërshtim me idenë e republikanizmit demokratik të Thomas Jeffersonit, jo më 1804, po më 1924 rrëzohet qeveria demokratike e Fan Nolit, për t’u zëvendësuar me monarkinë gjysmë-orientale, për monarkun e së cilës vetë përkrahësi i saj, Eqrem Bej Vlora, shkruan në kujtimet e tij se mbreti në atë shkollë turke të Stambollit, të kohës së Sulltan Abdyl Hamitit, kishte mësuar sjellje dhe mënyra të foluri, të cilat i kishin dhënë oborrit të Zogut vulën e një Sulltani dalë mode, referohet në “Kujtimet” e Eqerem bej Vlorës.

Pikërisht, për të krijuar një qeverisje demokratike, disa intelektualë dhe persona me prirje europiane, krijuan më 1934 një shoqëri politike, që e emëruan “Organizata e fshehtë”, e cila arriti të krijonte dhe disa degë në krahina dhe qytete të ndryshme. Kjo organizatë e kryesuar nga Ali Shefqet Shkupi, u përpoq të bënte atë lëvizje, e cila kulmoi me Kryengritjen e Fierit, dhe që shpërtheu më 14 gusht 1935. Lidhur me këtë ngjarje, në vite në vazhdim do të dilnin studiues të profileve të ndryshme, historianë, gazetarë dhe shkrimtarë, që do të komentonin dhe do të hidhnin dritë rreth qëllimeve dhe synimeve, që kishte pasur kjo kryengritje. Nga autorët shqiptarë, që kanë trajtuar këtë ngjarje në dekada të ndryshme po përmendim firma si T.Zavalani, M.Belegu, H.Emiri, I.Gjika, N.Paku, Y.Polovina. Si autorë të huaj janë shquar N. Smirnova dhe Brend Fisher. Po burimet më të besueshme duhen kërkuar tek të dhënat, që vijnë prej personave, qe qenë aktivistë direkt, duke i vuajtur e përjetuar momentet dramatike të atyre ditëve siç janë Dr. Jakov Milaj, Ramiz Omari, Xhevahir Spathari, Xhelal Staravecka.


Midis studimeve për Kryengritjen e Fieri, një vend të veçantë zë monografia e Prof. Mentar Belegut. Pavarësisht nga prirja partiake e kohës, kjo monografi na njeh me gjendjen kur plasi kryengritja, me individët dhe grupet socialpolitike, që morën pjesë në atë kryengritje. Sipas këtij studimi kuptojmë se Kryengritja e Fierit ishte antizogiste, se ajo qe organizuar për përmbysjen e regjimit monarkik; të shmangte ndërhyrjen e imperializmit italian në Shqipëri, dhe të vendoste një regjimi republikan. Shkaku i kryengritjes qe keqësimi i gjendjes ekonomike dhe politike të vendit. Kryengritja u përgatit nga “Organizata e fshehtë” antiqeveritare me qendër në Tiranë.

Në të merrnin pjesë ushtarakë si Ali Shevqet Shkupi, Riza Dibra, Ali Fehmi Kosturi; po kishte komunistë si Hasan Reçi, Asim Vokshi, Mustafa Kaçaçi, Riza Cerova. Po në organizatë morën pjesë, gjithashtu, çifligarë të mëdhenj, edhe persona që kishin si qëllim të merrnin drejtimin e lëvizjes për interesat e tyre ekonomike dhe politike. Anëtarët e organizatës së fshehtë synonin ta përmbysnin monarkinë me anë të ndonjë puçi ushtarak. Për mungesë të organizimit dhe të përgatitjes ajo shpërtheu para kohe dhe u lokalizua vetëm në Fier, Mallakastër dhe në Skrapar.

Forcat kryengritëse të Fierit dhe Mallakastrës më 14 gusht 1935 shpallën republikën në Fier dhe sulmuan garnizonin e xhandarmërisë në Lushnjë. Aty ndeshen në qëndresën e trupave qeveritare dhe u shpërndanë. Degët e tjera të lëvizjes, që kishin premtuar se do të merrnin pjesë në kryengritje nuk patën as kohë as mundësi t’i vinin në ndihmë kryengritësve. Kryengritja e Fierit u shtyp me egërsi nga forcat qeveritare. Disa prej drejtuesve të saj u dënuan me vdekje. Gjithsesi ajo ngjarje pati jehonë në opinionin publik përparimtar brenda dhe jashtë vendit. Një gjykim i drejtë i autorit në këtë studim është ideja se pushkatimet dhe dënimet e ashpra, të gjyqit politik të Fierit prishën imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë.


Po për ta përshkruar sa më bindshëm atmosferën e kohës për Kryengritjen e Fierit, do të ishte mirë të mbështeteshim edhe në materialin dorëshkrim të Dr. Jakov Milajt, ish- pjesëmarrës aktiv i asaj ngjarjeje, i arrestuar dhe i dënuar me burgim të përjetshëm, i falur pastaj nga Mbreti, prej presionit ndërkombëtar, që ushtruan indirekt fuqitë e mëdha. Ajo që unë po e quaj “dorë-shkrim”, në fakt është një fletore me 77 faqe, e shkruar me dorë, të cilën e kam ruajtur në rrethana të veçanta, nga një vend e nga një shtëpi në tjetrën, për disa dekada.

Për të sqaruar se si më ka rënë në dorë ky material dokumentar, po shënoj për lexuesin se nga viti 1956 qeshë transferuar në Fermën “Çlirimi”, ku tok me të ndjerin Kristaq Shtëmbari, themeluam shkollën unike, si quhej atëherë shkolla shtatëvjeçare, në atë qendër të madhe bujqësore. Atje më dhanë një apartament të vogël për strehim. Pikërisht në të njëjtën godinë do të strehohej familjarisht edhe doktor Jakov Milaj, që vinte me detyrën e kryeveterinerit. Emrin e tij e kisha dëgjuar në mjedise qytetare fierake, veç nuk e kisha parë si person. Po gjatë leximit të gazetave dhe revistave për kohën e viteve’30 të shekullit të kaluar, sidomos te “Përpjekja shqiptare”, “Arbëria”, “Bashkimi i Kombit” dhe “Bota e re”, organe shtypi këto, ku e kisha gjetur atëherë si emër Jakov Milajn. Emri i tij dukej edhe krahas Branko Merxhanit, të cilin ai e vlerësonte si korife të publikes shqiptare; po e kisha parë atë edhe tok me firma të tjera me ide progresive, siç ishin personalitete me emër në publicistikën e kohës si Vangjel Koça, Vedat Kokona, Nonda Bulka, Petro Marko, Misto Treska dhe Migjeni; poezitë e këtij të fundit ai i adhuronte. Për më tepër, miqësia e tij me Migjenin do të vazhdonte edhe në Torino të Italisë, ku do të ishin pranë njeri-tjetrit, Jakovi si student, kurse Migjeni për t’u kuruar në sanatoriumin e Torre-Peliçes. Në këtë qendër kurimi Jakov Milaj do t’i gjendej Migjenit dhe më tepër, sidomos në mbarim të jetës, kur poeti do t’i jepte atij amanetin e fundit si edhe dorëshkrime për veprën e vetë “Vargjet e Lira”, me porosinë që t’ia dorëzonte të motrës Ollga Nikolla ( Luarasi), që ajo ta botonte.

Kështu, pra, Dr. Jakov Milaj vinte në Fermën “Çlirimi” me detyrën e kryeveterinerit, dhe që për koincidencë do të ishim fqinj .Ai emërohej në atë funksion, pasi kishte vuajtur burgun e regjimit zogist po edhe burgun e sistemit komunist. Po pavarësisht nga vitet e mundimeve në dy burgje, ai profesionalisht dhe moralisht qëndronte krenar dhe me dinjitet.

Për mua ishte një rastësi e bukur ta kisha fqinj atë intelektual, se më jepej mundësia të takohesha me një personalitet erudit si Dr. Jakov Milaj. Herë pas here shkonim në familje si fqinj të pritur nga gruaja e tij, një zonjë shumë fisnike, që me respekt, natyrshëm e thërrisja, Zonja Vasho, tek e cila nëna ime ndjehej gjithnjë e nderuar nga ajo, po edhe nga tre fëmijët aq të edukuar . Duke e ditur se ai kish qenë pjesëmarrës në Kryengritje e Fierit, herë pas here, gjeja mënyrën dhe e pyesja për kuriozitete rreth asaj ngjarje. Po një mbrëmje, pas disa kohë fqinjësie, duke pirë kafe, Dr. Jakovi me shumë mirësi dhe etikë qytetare, vuri mbi tavolinë, si surprizë, një fletore mesatarisht të madhe, ku shkruheshin fjalët:

KRYENGRITJA E FIERIT

Kujtoj se ma dha fletoren e shkruar me një kaligrafi të qartë, (po në disa faqe të korrigjuar nga ai vetë). Me sa kuptova ma dha për ta parë, dhe të shuaja disa kuriozitete. E falënderova për këtë dhe kur u ndamë, e mora atë fletoren me vete. Nisa ta lexoja qysh atë natë, duke e nënvizuar. Në ndonjë paragraf leximi vështirësohej, se kishte korrigjime, ku duhej të dalloheshin mirë rregullime frazash, ose plotësime fjalish. Kuptohej se fletorja ishte shkruar si kujtime për vetë autorin dhe jo me qëllim që ta merrte dikush tjetër, dhe aq më pak, që ta përhapte, a po ta komentonte. Si të thuash, ma kish dhënë si për të plotësuar disa nga kuriozitetet sipas pyetjeve që kisha bërë tek pinim kafe, ose çaj ndonjë mbrëmje më parë . Mbas një kohe, kur u takuam, desha t’ia ktheja fletoren. Po i ndjeri Jakov, i sjellur si gjithnjë, me modesti, më tha: “Po unë nuk ta dhashë që të ma ktheje, po ta mbaje si kujtim për Kryengritjen e Fierit.”

Atëherë e falënderova përsëri, duke i thënë se po e merrja atë fletore me shënime jo vetëm si kujtim, po edhe si një dhuratë me vlerë dokumentare për atë ngjarje historike të Fierit. Ashtu më lindi ideja se në të ardhshmen mund ta kisha atë si bazë fillestare për ndonjë shkrim rreth asaj revolte popullore, që qe frymëzuar nga dëshira për demokraci dhe ide antizogiste .

Me modesti, dua ta them se e ndjeva veten të vlerësuar, kur një autor i shquar i publicistikës i viteve’30, të shekullit të kaluar, koleg me Branko Merxhanin, e Vangjel Koçën, mik i ngushtë i Migjenit, të më besonte mua, atëherë ende djalosh, dhe të më jepte, atë fletore, ku ishin fokusuar shumë kujtime, fakte, episode, opinione dhe analiza karakteresh për atë ngjarje, që tronditi themelet e mbretërisë Zogiste siç qe Kryengritja e Fierit e 14 gushtit 1935 .

Është me vend të them se ne përshtypjet e mia Jakov Milaj ishte intelektual i ngritur, që dinte të fliste me takt me gjithë njerëzit, jo vetëm me punonjësit e fushës së tij, qofshin ata kuadro a po teknikë të zooveterinarisë, po edhe me studentë, që vinin nga Instituti i Lartë Bujqësor për praktikë. Ballkoni i vogël përdhese i apartamentit të shtëpisë së tij, shpesh kthehej në një qendër konsultimi me studentët.

Sa mirë e gjen kohën, doktor, – i thashë një herë, kur e pashë të lodhur pas orarit zyrtar tek vazhdonte të merrej dhe me punë didaktike dhe komente profesionale me studentët e veterinarisë.

-E kam kënaqësi,- më tha t’ju shpjegoj studentëve të institutit, aq sa di dhe sa mundem . E ndjej edhe detyrim moral, se kështu shtojmë kuadrot e larta të veterinarisë dhe të zooteknisë, se pa këta specialistë nuk zhvillohet blegtoria, nuk rritet mirëqenia. Jo më kot Naim Frashëri e ka titulluar poemën e tij të famshme “Bagëti e Bujqësia”,…. pra fjala e parë e titullit të poemës është “Bagëtia”, gjë që tregon se përveç anës poetike, ka edhe atë të vlerës ekonomike. Po ndërkaq dua të shtoj se duke u dhënë ndihmën time këtyre studentëve të pasionuar, më kujtohet edhe djali im, Agroni, që sapo ka filluar teknikumin e veterinarisë në Shkodër. Atë çast e pyeta se a e pëlqente djali atë shkollë?

– Ai e ka me shumë dëshirë, më tha, dhe unë jam shumë i kënaqur që ai do të marrë profesionin tim.

/Gazeta Panorama

Krimi tronditës në Fier: Vajza mbyti të atin me ndihmën e një bashkëpunëtori, ndalohet 55-vjeçari

0
Krimi tronditës në Fier: Vajza mbyti të atin me ndihmën e një bashkëpunëtori, ndalohet 55-vjeçari

Punë e pandërprerë hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fshatin Frashër, ku shtetasja E. R. vrau për motive të dobëta, babanë e saj.

Vihet në pranga bashkëpuntori i 26-vjeçares.

Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë ndalimin e shtetasit Ç. D., 55 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec.

Nga kryerja e hetimeve dyshohet se ky shtetas ka bashkëpunuar me shtetasen E. R., në vrasjen e babait të saj nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Rama apel bizneseve në akset kombëtare: Deri më 31 korrik lironi është masa e rëndë

0
Rama apel bizneseve në akset kombëtare: Deri më 31 korrik lironi është masa e rëndë

Aksioni për lirimin e publikut është shtrirë gjithë vend ku po ndërhyhet jo vetëm në zonat urbane dhe plazhe, por edhe në akset kombëtare.

Kryeministri Edi Rama ndau foto nga ndërhyrja që po zbatohet për çmontimin e një strukture në anën e një rruge kombëtare.

“Ka nisur edhe përpjekja për çlirimin e kufijve nga rraqet e llojllojshme të bizneseve të rrugëve”, tha Rama, ndërsa paralajmëroi se bizneset në anën e segmenteve rrugore kanë afat deri në 31 korrik për të larguar vetë çdo lloj materiali që ndodhet më pak se 20 m nga aksi i rrugës.

“Kjo është edhe distanca juridike amerikane, si objekte të tjera që kanë të bëjnë me lejen e tyre, por jo vetëm që duhet të përparojë, por duhet të jetë në gjendje të mirë, sipas projektit që do të dorëzohet në ARRSH”, shtoi Kryeministri.

Rama tha se “mbajtja buzë rrugëve e rraqeve si këto në foto apo të tjera, nga materialet ndërtimore tek inertet dhe makinat e vjetra e me radhë, për afatin e paralajmëruar do të shoqërohet me masa të rënda ndëshkimore sipas ligjit në fuqi”.

Nga të gjithë dhe me mirëkuptimin më të madh kombëtar, për Shqipërinë 030 në BE”, u shpreh kryeministri.

Lirimi i hapave të publikut si një i fundit për shërbimin e shërbimit, funksionalitetin e çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Gjatë gjithë muajit korrik lirimi i publikut publik do të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror.

Lirimi i publikut në qytetet dhe plazhet në të gjithë vendin, synon të garantojë një bashkëjetesë brenda standardeve për të gjithë komunitetin.

Nipi i viktimës zbardh detaje tronditëse: Ishte goditur në pjesët intime dhe në ballë

0
Nipi i viktimës zbardh detaje tronditëse: Ishte goditur në pjesët intime dhe në ballë

Anesti Rama u vra në mënyrë barbare me tel nga e bija, Emanilda Rama.

Nipi i viktimës në një prononcim ekskluziv për gazetarin e Top Channel, Neritan Trifoni nga fshati Frashër, ka zbardhur detaje tronditëse.

Ai tha se kishte vënë re në trupin e pajetë të xhaxhait dëmtime në pjesët intime. Po ashtu ai tha se i ndjeri, 56-vjeç, kishte gjak pas kokës.

“Sa e pashë vura re goditjen në ballë. Kishte shumë gjak prapa kokës. Domethënë që ishte vrarë edhe pas kokës. Nga që kishim dëgjuar se ishte dëmtuar edhe nga poshtë… vura re dhe.. kishte dy prerje. Nuk e di nëse ka qenë nga autopsia apo nga dhuna. Por ishte i prerë.”, u shpreh ai.

Top Channel

Vrasja që tronditi Fierin/ Flet kunata e viktimës: Anesti punonte, por paratë i merrnin gruaja dhe vajzat! (Video)

0
Vrasja që tronditi Fierin/ Flet kunata e viktimës: Anesti punonte, por paratë i merrnin gruaja dhe vajzat! (Video)

Në një prononcim për gazetarin e Top Channel, Neritan Trifoni, kunata e Anesti Ramës ka zbuluar detaje nga marrëdhënia e viktimës me gruan dhe vajzën që i morën jetën.

Ajo shprehet se i ndjeri punonte, por paratë i merrnin gruaja dhe vajza, pasi ai nuk i njihte paratë.

Për vajzën e të 56-vjeçarit, Emanilda Rama, tha se nuk e njihte shumë, ndërsa për Valbona Rama (gruaja e viktimës), tha se e linte në dhomë më vete.

“Në dijeninë time… si të tërë që kanë probleme në shtëpi. Kishin probleme, se tani çiftet kanë problem. Çupën s’e njoh mirë se kam qenë në Greqi. Ai punonte, por nuk i njihte lekët. Lekët e atij i merrnin vajza dhe gruaja. Ai nuk shikonte lekë me sy, se sa lekë kishte.

Jetonin në bashkë në shtëpi, por në dhomë më vete. Nuk kishin marrëdhënie si burrë e grua. Për çupën s’kam çfarë të them… kam qenë e ikur (jetonte në Greqi).

Në fillim mora vesh që i ranë infarkt, pastaj thanë që e kanë bërë ato. Thashë me vete që s’ma merr mendja që e kanë bërë ato.

Viktima nuk e meritonte këtë fund. “, u shpreh ajo.

Top Channel

“Motra më tha është rrëzuar në banjë”, vrasja në Patos, vajza e viktimës: Flisja gjithmonë në telefon, të tre punonin (Video)

0
“Motra më tha është rrëzuar në banjë”, vrasja në Patos, vajza e viktimës: Flisja gjithmonë në telefon, të tre punonin (Video)

Vajza e dytë e viktimës ka komentuar për korrespodentin e Top Channel, Neritan Trifoni ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në fshatin Frashër të Fierit.

Vajza e cila jetonte jashtë, tha se fliste shpesh me ta në telefon dhe nuk kishte parë asnjë shqetësim.

E bija e viktimës: Më mori motra në telefon dhe më tha që babi ka rënë në banjë, më pas e fiku telefonin, marr mamin në telefon dhe i them është gjallë? Jo më tha ka vdekur, flisja shpesh në telefon nuk pashë të kishte gjë, nuk kuptova as edhe një gjë, me babin kam folur gjithmonë.

Babai jetonte në shtëpi apo kishte një dhomë veç?

E bija e viktimës: Jetonte në shtëpi, bashkë, babai punonte, edhe mami edhe babi edhe motra.

Anesti Rama, 56-vjeç u mbyt një ditë më parë me tel nga vajza e tij Emanilda Rama, e cila bashkëpunoi me të ëmën për të zhdukur gjurmët. Vajza u arrestua pas ngjarjes, kurse e ëma, e cila pastroi trupin, u arrestua sot.

Ngjarja dyshohet se është planifikuar, sepse para disa ditësh, nënë e bijë e kishin çuar 56-vjeçarin, Anesti Rama në spital për vizitë te kardiologu në mënyrë që të justifikonin vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa në orën 01:00 është telefonuar policia.

Emanilda Rama, 26-vjeçarja ka deklaruar në polici se babai ka rënë në tualet dhe vdiq. Së bashku me nënën e kanë larë dhe kanë veshur trupin e pajetë.

Kur ka shkuar në vendin e ngjarjes, policia ka parë mavijosje në qafë nga ku kanë lindur dyshimet se vdekja nuk ishte natyrale.

Pas disa orëve në komisariat, Emanilda Rama është thyer dhe ka treguar që ajo e ka lidhur me tel të atin dhe e ka vrarë.

E reja ka treguar se e ka urryer të atin dhe se nuk e ka përkrahur kurrë në jetë.

Sipas burimeve policore 26- vjeçarja në dëshminë e saj në polici ka pranuar krimin pasi sipas saj i ati e trajtonte me shumë fanatizëm, duke mos e lejuar as të vishej në mënyrë bashkëkohore e as te argëtohej, një sjellje që i ushtronte shumë presion në përditshmërinë e saj.

Ndërkohë nuk është ankuar për dhunë të asnjë lloj forme.

“I mbante lekët për vete. Nuk me blinte as rroba, asgjë. Me ka nxirë jetën”, ka thënë ajo.

Flet vëllai i 56-vjeçarit të vrarë nga vajza e tij në Fier: Kisha 2 vite pa folur, nuk e linte gruaja

0
Flet vëllai i 56-vjeçarit të vrarë nga vajza e tij në Fier: Kisha 2 vite pa folur, nuk e linte gruaja

Familja Rama në fshatin Frashër ka hapur dyert e mortit ndërsa të afërm pas vrasjes së Anesti Rama, që u mbyt me tel nga vajza e tij.

Vëllai i të ndjerit, Ferdinant Rama, ka thënë për gazetarët se kishte më shumë se 2 vite që nuk fliste me vëllain, pasi sipas tij, bashkëshortja e të ndjerit, Valbona Rama, nuk e lejonte.

“E kemi ditur dhe më përpara, nuk shkonin, ajo thoshte nuk e dua burrin. Thoshte merreni dhe mbajeni ju, merrni pensionin e bëni çfarë të doni, unë nuk e dua. Çifti ka dy fëmijë, dy vajza. Unë e mësova nga kunata, lajmëroi gruan time e mori në telefon edhe tha që ka vdekur Anesti. Kam rreth 2 vjet e gjysmë që nuk flisja me vëllanë, se nuk na linte ajo të llafoseshim. E dija që nuk shkonin mirë. Pyesja vëllain tjetër, i them si është Anesti”, tregoi ai.

56-vjeçari Anesti Rama u vra me mbytje nga vajza e tij Ermalinda Rama 26 vjeç. Krimi ndodhi mbrëmjen e së mërkurës para mesnate dhe u tentua të fshihej si aksidentale, por ngjarja u zbulua sot.

Vajza u arrestua, ndërsa e shoqëruar mbahet edhe nëna e saj pasi dyshohet si bashkëpunëtore.