Home Blog Page 115

Si film! Zbulohet e vërteta e vrasjes së 56-vjeçarit në Fier: Vajza dhe nëna në skenar të paramenduar

0
Si film! Zbulohet e vërteta e vrasjes së 56-vjeçarit në Fier: Vajza dhe nëna në skenar të paramenduar

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja makabër në fshatin Frashër të Fierit, ku vajza vrau babanë me tel.

Sipas burimeve të gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, ngjarja dyshohet se është planifikuar sepse para disa ditësh, nënë e bijë e kishin çuar 56-vjeçarin, Anesti Rama në spital për vizitë te kardiologu në mënyrë që të justifikonin vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa në orën 01:00 është telefonuar policia.

Emanilda Rama, 26-vjeçarja ka deklaruar në polici se babai ka rënë në tualet dhe vdiq. Së bashku me nënën e kanë larë dhe kanë veshur trupin e pajetë.

Kur ka shkuar në vendin e ngjarjes, policia ka parë mavijosje në qafe nga ku kanë lindur dyshimet se vdekja nuk ishte natyrale.

Krimi tronditës në Fier: Vajza 26-vjeçare mbyt me tel të atin, më ndalonte të vishesha moderne dhe të argëtohesha

0
Krimi tronditës në Fier: Vajza 26-vjeçare mbyt me tel të atin, më ndalonte të vishesha moderne dhe të argëtohesha

Krim tronditës në Fier: Vajza 26-vjeçare mbyt me tel të atin, e ndalonte të vishej modern!

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Frashër të Fierit, ku një 26 vjeçare ka mbytur me tel babanë e saj 56-vjeç.

Policia bën me dije se Emanilda Rama ka njoftuar sot policinë dhe ka deklaruar se i ati kishte humbur jetën aksidentalisht një ditë më parë, por ky version nuk është besuar plotësisht.

Shërbimet e Policisë, gjatë deponimit të 26-vjeçares dhe gjatë veprimeve të para hetimore, kanë krijuar dyshim se humbja e jetës së 56-vjeçarit, Anesti Rama, nuk ishte aksidentale dhe për këtë arsye kanë vijuar hetimet e thelluara.

Gjatë këtyre veprimeve të kryera në koordinim me Prokurorinë e Fierit, ka rezultuar se e reja ka vrarë babanë e saj, për motive të dobëta.

Sipas burimeve policore 26- vjeçarja në dëshminë e saj në polici ka pranuar krimin pasi sipas saj i ati e trajtonte me shumë fanatizëm, duke mos e lejuar as të vishet në mënyrë bashkëkohore e as te argëtohet, një sjellje që i ushtronte shumë presion në përditshmërinë e saj, bën me dije korrespondenti i Top Channel Bledar Korreshi.

E rëndë në Fier, vrau babanë e saj dhe e kallëzoi si ngjarje aksidentale, arrestohet 26 vjeçarja

0
E rëndë në Fier, vrau babanë e saj dhe e kallëzoi si ngjarje aksidentale, arrestohet 26 vjeçarja

Drejtoria Vendore e Policisë Fier/Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhet dinamika dhe autorësia e një krimi në familje.

Vrau babanë e saj, nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), dhe e kallëzoi në polici, rreth mesnatës, si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja.

Shoqërohet nëna e saj, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar për pastrimin e trupit të 56-vjeçarit të vrarë, me qëllim inskenimin e ngjarjes si aksidentale.

Si rezultat i hetimeve profesionale dhe të shpejta, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, pas kallëzimit të shtetases E. R., 26 vjeçe, rreth orës 23:00 të datës 23.07.2025, se babai i saj, shtetasi A. R., 56 vjeç, kishte humbur jetën aksidentalisht, në banesën e tyre, në fshatin Frashër, u finalizua operacioni “Inskenimi”.

Shërbimet e Policisë, gjatë deponimit të 26-vjeçares dhe gjatë veprimeve të para hetimore, kanë krijuar dyshim se humbja e jetës së 56-vjeçarit nuk ishte aksidentale dhe për këtë arsye kanë vijuar hetimet e thelluara.

Gjatë këtyre veprimeve të kryera në koordinim me Prokurorinë e Fierit, ka rezultuar se shtetasja E. R. ka vrarë babanë e saj, shtetasin A. R., për motive të dobëta, me mjet strangulues (mbytur me tel).

Më pas, 26-vjeçarja, dyshohet se në bashkëpunim me nënën e saj, njëkohësisht bashkëshorte e shtetasit A. R., shtetasen V. R., 53 vjeçe, kanë tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke pastruar trupin e 56-vjeçarit.

Pas këtyre veprimeve, shtetasja E. R. ka njoftuar Policinë.

53-vjeçarja është aktualisht e shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po kryhen veprime të thelluara hetimore për të përcatuar shkallën e përgjegjësisë së saj në lidhje me këtë rast.

Në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë njoftim shtesë për përgjegjësinë penale të kësaj shtetaseje.

Gjithashtu, vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim dokumentimin me prova ligjore të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Zgjerimi i trotuareve dhe rrugës, prishen 3 objekte te “Kryqëzimi i Grecallisë” në Fier

0
Zgjerimi i trotuareve dhe rrugës, prishen 3 objekte te “Kryqëzimi i Grecallisë” në Fier

Vijojnë punimet për rikonstruksionin e rrugës “Kastriot Muço”, si pjesë e investimeve publike që synojnë përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe rritjen e cilësisë së jetesës për banorët.

Ndërhyrja përfshin zgjerimin e trotuareve dhe të rrugës, duke i dhënë më shumë hapësirë si automjeteve, ashtu edhe këmbësorëve.

Sot janë prishur 3 objekte, te “Kryqëzimi i Grecallisë”, që pengonin zhvillimin e punimeve dhe zbatimin e projektit sipas standardeve të reja urbane.

Berisha në krah të Veliajt dhe Metës: Sjellje çnjerëzore brenda burgut nga banditë me uniformë

0
Berisha në krah të Veliajt dhe Metës: Sjellje çnjerëzore brenda burgut nga banditë me uniformë

Kreu i PD, Sali Berisha u ka dalë në krah Ilir Metës dhe Erion Veliajt, të cilët ndodhen në paraburgim.

Ai u shpreh se ndodhin sjellje çnjerëzore brenda burgut, të cilat duhet të dënohen.

“Cilido qoftë i burgosuri, trajtimi i tij në përputhje me rregullat dhe kodin e trajtimit të të burgosurve, është standardi i domosdoshëm për çdo vend anëtar të Këshillit të Europës”, theksoi Berisha.

Berisha: Së fundmi, informacione të besueshme, për të cilat unë kam bërë denoncime, sjelljet në burg ndaj Ilir Metës, kryetarit të PL, janë çnjerëzore, janë politike, janë absolutisht të dënueshme.

I kërkoj Avokatit të Popullit me urgjencë të marrë takim me të burgosurin politik Ilir Meta dhe të bëjë publike të gjitha qëndrimet çnjerëzore të urdhëruara nga Edi Rama dhe Ulsi Manja nga banditë me uniformë brenda institucionit të vuajtjes së dënimit ndaj ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të vendit.
Por sot më duhet gjithashtu të denoncoj të dhëna që kam se ka sjellje çnjerëzore edhe ndaj të burgosurit ordiner, Erion Veliaj.

Partia Demokratike ka bërë me dhjetëra e dhjetëra protesta për arrestimin e këtij delinkuenti, i cili është akuzuar as për 20 përqind të krimeve që ka kryer.

Por, cilido qoftë i burgosuri, trajtimi i tij në përputhje me rregullat dhe kodin e trajtimit të të burgosurve, është standardi i domosdoshëm për çdo vend anëtar të Këshillit të Europës.

Vijnë të dhëna se ndaj këtij të burgosuri janë kryer manipulime dhe akte të rënda, të dënueshme ndaj dhe unë i kërkoj Avokatit të Popullit të nisë një hetim të plotë edhe për qëndrimet ndaj këtij delinkuenti ordiner, por që në një vend anëtar të Këshillit të Europës gëzon ato të drejta që ligjet e vendit u njohin personave të burgosur.

Celibashi i jep fund sherrit brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, mandatin nuk e merr daja i Shabanit, por vajza e tezes e Lapajt

0
Celibashi i jep fund sherrit brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, mandatin nuk e merr daja i Shabanit, por vajza e tezes e Lapajt

KQZ vendosi që mandatin në koalicionin e Nismës Shqipëria Bëhet ta marrë Kleana Xhuveli.

Në sherrin brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” mandatin e mori Xhuveli, e cila është vajza e tezes e Lapajt.

Kandidatja e listës së mbyllur Kleana Xhuveli, e renditur e katërta, revokoi dorëheqjen dhe kërkoi të merrte mandatin.

Celibashi: Pretendimi se kandidatët e listës së mbyllur kanë dhënë dorëheqjen nga kandidimi dhe është pranuar nga KQZ, nuk qëndron. Kodi parashikon që emrat dhe renditja e tyre nuk mund të ndryshojnë pas miratimit përfundimtar. Nuk mund të ketë dorëheqje nga kandidimi pasi listat janë miratuar.

Kjo është e qartë në Kodin Zgjedhor. Si mundet një kandidat të tërhiqet në daën e zgjedhjeve apo një ditë pas? Nuk mund ta bëjë këtë. Për sa kohë KQZ nuk ka vendosur për të shpallur kandidatët fitues, është në të drejtën e ccdo kandidati për të hequr dorë.

Në rastin konkret Kleana Xhuveli ka pohuar se do të marrë mandatin nëse do jetë rasti. E ka bërë këtë deklarim edhe Zeqir Kordhoni, por Xhuveli është renditur më sipër, vlerësoj që i takon asaj e drejta për të marrë mandatin e deputetit.

Mandati i vetëm në Kuvend i koalicionit Shqipëria Bëhet shkaktoi përplasje në distancë mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit.

Sipas marrëveshjes së arritur mes dy partive përbërëse të koalicionit, kandidatët e listës së mbyllur ishin familjarë të drejtuesve që kishin firmosur paraprakisht një deklaratë dorëheqjeje nga mandati, për të hapur rrugën kandidatëve të listës së hapur, ku fitues do të shpallej kandidati me më shumë vota preferenciale.

Kandidati i listës së hapur që ka marrë numrin më të madh të votave është Adriatik Lapaj. Megjithatë, i afërmi i Endri Shabanit në listën e mbyllur, Zeqir Kordhoni, ka paraqitur kërkesë për të marrë mandatin.

Shabani dhe Kordhoni argumentonin se ky veprim është pasojë e premtimit të pambajtur të Lapajt, i cili sipas tyre kishte deklaruar më herët se nuk do të mbante mandatin nëse koalicioni fitonte vetëm një vend në Kuvend.

11 vatra aktive zjarri në vend, 345 forca ushtarake në terren

0
11 vatra aktive zjarri në vend, 345 forca ushtarake në terren

 Ministria e Mbrojtjes njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 vatra zjarri nga të cilat 11 janë ende aktive dhe 1 është nën monitorim. Vatrat janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Mat, Vlorë, Elbasan, Kurbin, Lezhë, Devoll, Korçë, Pustec, Pogradec, Gjirokastër, Përmet, Fier, Berat, Tiranë, Dimal, Malësi e madhe dhe Kukës.

Aktualisht mbeten aktive këto vatra zjarri:

Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, bashkia Dibër, vazhdon zjarri që po zhvillohet në tre vatra, por me intensitet të ulët gjatë natës. Vatrat janë aktive mbi fshatin Gurë Lurë, rreth Liqenit të Zi dhe në Fushën e Pelave.

Në fshatin Ulëz, bashkia Mat, situata është shumë e vështirë pasi zjarri po zhvillohet në drejtim të pyjeve. Për shkak të terrenit dhe përmasave të zjarrit, forcat operacionale nuk kanë mundur të vënë nën kontroll.

Në fshatin Zall Gjoçaj, njësia administrative Derjan, bashkia Mat, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në vendin e quajtur “Përroi i Zi”, një sipërfaqe pyjore me pisha dhe ah. Relievi shkëmbor dhe shumë i thyer e bën të vështirë ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse. Ditën e djeshme në terren u angazhuan 40 forca bashkiake dhe 30 efektivë nga FA, 1 avion Canadair nga shteti Italian.

Në vendin e quajtur “Maja e Pliskës, mbi fshatin Dukat, bashkia Vlorë, zjarr është shumë intensiv në sipërfaqe shkurre, kullotë dhe pylli me pishë. Flakët të ndihmuara nga era përfshinë edhe kurorat e pishës, duke e bërë problematike gjendjen. Ditën e sotme vazhdon operacioni me forcat 32 operacionale të ndihmuar me 80 forca ushtarake, 2 helikopter të FA-së.

Në Qarkun Lezhë ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe pemë lisi, në afërsi të tunelit të Shkopetit, në rrugën Shkopet-Burrel. Është shmangur përhapja drejt banesave.

Në fshatin Vernik, bashkia Devoll, vijon puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me shkurre.

Në fshatin Dishnicë, bashkia Korçë, vijon puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Zjarri vazhdon të përhapet në drejtim të verilindjes drejt Ҫardhakut, i ndihmuar nga era dhe bimësia e shumëllojshme.

Në fshatin Pustec, bashkia Pustec ka rënë zjarrin e rënë në vendgrumbullimin e mbetjeve dhe sot vijon puna për izolimin dhe fikjen përfundimtare të tij.

Në fshatin Kosinë, bashkia Përmet, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe pyll. Në fshatin Kutal janë përqendruar pjesa më e madhe e forcave për shuarjen e zjarrit, pasi është ende aktiv. Rrezik për banesa nuk ka.

Në malin Sukë, fshati Mamëz, bashkia Kukës, zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre ka marrë përmasa dhe rrezikon banesat e fshatit Mamëz. Sot vijon operacioni me forcat operacionale dhe me 100 forca ushtarake për shuarjen e zjarrit.

Në monitorim:
Në vendin e quajtur “Livadhi i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, zjarri i riaktivizuar ka kaluar në fshatin Strikçan, njësia administrative Zerqan, dhe po monitorohet nga Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Bulqizë me 1 automjet zjarrfikës dhe 8 efektivë dhe 8 forca bashkiake.
Si pasojë e zjarreve të rënë, kryesisht në sipërfaqe me bimësi e pyjore janë djegur rreth 17 hektarë.
Forcat e angazhuara : Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 36 automjete zjarrfikëse dhe 635 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë, 190 forca nga FA me 19 mjete dhe 2 helikopterë, 2 avionë Canadair nga shteti grek dhe 1 nga shteti italian. Gjatë ditës sotme janë në operacione 345 forca ushtarake, 2 helikopterë dhe 1 automjet zjarrfikëse me efektivin përkatës.

Kushtet atmosferike dhe rreziku i zjarreve: Sipas informacionit të nga Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO), në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile (QKOEC), sot nuk priten reshje në të gjithë territorin.

Për zjarret në pyje sot pritet nivel rreziku “i lartë” në të gjitha qarqet, ndërsa në qarqet Durrës dhe Shkodër pritet nivel rrezik “i moderuar”. Rrezik “i lartë” pritet gjithashtu nё zona tё lokalizuara të qarkut Shkodër (jug) dhe qarkut Durrës (juglindje).

Strukturat e mbrojtjes civile vijojnë të jenë të angazhuara pa ndërprerje në menaxhimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit në të gjithë territorin. U bëjmë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshimtë zjarri pranë autoriteteve përkatëse.

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Fier, banorët dhe zjarrfikësja neutralizojnë flakët

0
Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Fier, banorët dhe zjarrfikësja neutralizojnë flakët

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “ 1 Maji” në Fier.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar ndërkohë qe policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Ngjarja ka alarmuar edhe fqinjët, të cilët i kane ardhur në ndihme situatës me mjete rrethanore.

Fier, 35 kursantë nisin praktikën në Policinë e Shtetit

0
Fier, 35 kursantë nisin praktikën në Policinë e Shtetit

Fier- Ditën e sotme, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, u zhvillua një takim mes drejtuesve vendorë dhe 35 kursantëve që sapo kanë nisur praktikën për rolin bazë në strukturat e Policisë, “Patrullë e Përgjithshme”.

Në këtë aktivitet morën pjesë Shefi i Sektorit për Rendin dhe Sigurinë në DVP Fier, Kryekomisar Alton Brahimaj, Shefi i Burimeve Njerëzore, Komisar Pëllumb Canaj, specialisti i Trajnimeve në DVP Fier, si dhe një trajner i Kolegjit Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë.

Gjatë fjalës së tij, Shefi i Rendit, z. Brahimaj inkurajoi të rinjtë që kanë nisur këtë rrugëtim profesional e personal, duke theksuar se ky është një udhëtim plot sfida, që kërkon përkushtim, ndershmëri dhe angazhim të vazhdueshëm.

Ai nënvizoi se përfshirja në strukturat e Policisë nuk është thjesht një punë, por një mision me përgjegjësi të lartë, që synon garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Ndër të tjera, z. Brahimaj u shpreh: “Brezi i ri i Policisë duhet t’iu shërbejë qytetarëve me devotshmëri, profesionalizëm dhe integritet.

”Policia e Shtetit mbetet e përkushtuar për të formuar profesionistë të denjë, që i shërbejnë me integritet dhe përkushtim qytetarëve dhe ligjit.

#MëtëmirëtnëPolici 👮‍♂️#35praktikantënëDVPFier 👮👮‍♂️#DisiplinëPërkushtimProfesionalizëmMe bej disa tituj

Rama: Fituam arbitrazhin 240 milionë euro ndaj Bankers, prokuroria të hetojë deri në fund aferën

0
Rama: Fituam arbitrazhin 240 milionë euro ndaj Bankers, prokuroria të hetojë deri në fund aferën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria ka fituar një arbitrazh ndërkombëtar kundër kompanisë “Bankers Petroleum”, e cila tani i detyrohet shtetit shqiptar 240 milionë euro.

Në rubrikën “Sy Më Sy”, ku Kryeministri i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve të tij në rrjetet sociale, Rama tha se “Bankers” ka qenë një prej ndërmarrjeve që ka shkaktuar probleme të mëdha për vendin.

“Ne kemi fituar me “Bankers” një arbitrazh dhe “Bankers” na detyrohet 240 milionë euro. Ka ardhur dita që Prokuroria të hetojë në mënyrë të pavarur. I heq kapelen Prokurorisë përkatëse që ka bërë hetimin në këtë rast dhe uroj që të nxjerrë ‘ujin e zi’ në këtë ndërmarrje ku realisht ka pasur shumë problematika”, u shpreh Kryeministri.

Rama theksoi se koncesioni i “Bankers Petroleum” është një nga shumë kontratat që janë trashëguar nga qeveritë e mëparshme dhe që kanë sjellë kosto të larta për buxhetin e shtetit.

“Është kosto e një koncesioni të bërë para se unë të merrja detyrën”, shtoi ai.

Kryeministri theksoi se ka pasur shumë diskutime për koncesionet që qeveria e tij ka dhënë, por u shpreh se do t’i ribënte të gjitha ato, pasi janë në shërbim të popullit shqiptar.

“Është folur dhe stërfolur për koncesionet që kemi dhënë ne. Po t’i rikthehesha 100 herë, të gjitha nuk do t’i lija pa i ribërë, sepse janë të gjitha në shërbim të popullit shqiptar. Por koncesionet që kemi trashëguar janë “vrimat e zeza””, tha Rama.

Në lidhje me projektet koncesionare të qeverisë së tij, ai përmendi disa nga investimet më të rëndësishme, si rruga e Arbrit, pastrimi urban dhe sterilizimi i pajisjeve mjekësore, të cilat nuk kanë pasur kosto për qytetarët.

“Pavarësisht se në ndonjë rast mund të ketë pasur ndonjë problem, koncesionet apo partneritetet publike-private (PPP) kanë mundësuar ndërtimin e rrugës së Arbrit pa asnjë kosto për qytetarët. Po kështu, kemi bërë të mundur pastrimin e qyteteve tona pa asnjë barrë financiare për publikun, krahasuar me koston e pastrimit dhe trajtimit të mbetjeve në vendet e tjera, ku as që fillon puna nën 30 euro për ton, ndërsa në shumë vende të tjera shkon mbi 100 euro për ton”, u shpreh ai.

Gjithashtu, Rama theksoi përmirësimet në sektorin shëndetësor.

“Kemi bërë të mundur sterilizimin e të gjithë instrumenteve mjekësorë dhe kemi sjellë një rënie drastike të infeksioneve pas operacioneve. Kemi garantuar analiza laboratorike të një game të gjerë në të gjitha spitalet tona, pa kosto për publikun. Askush nuk paguan për një analizë apo shërbim spitalor bazik, ndryshe nga më parë”, tha ai.

Rama shtoi se nuk ka asnjë problem personal me ndonjë emër të caktuar kompanish.

“Nuk kam asnjë problem për sa i përket ‘Bankers’, kush e ka bërë ‘Bankers’-in apo çfarëdo emri tjetër që mund të gjesh nëpër rrugët e historisë ekonomike të Shqipërisë”, deklaroi ai. /j.p/