Home Blog Page 116

Përfundon rikonstruksioni i rrugës “Naun Kaçaku” në lagjen “1 Maji

0
Përfundon rikonstruksioni i rrugës “Naun Kaçaku” në lagjen “1 Maji

”Rruga “Naun Kaçaku” në lagjen “1 Maji” është tashmë e rikonstruktuar plotësisht, duke sjellë një transformim të ndjeshëm për banorët e zonës dhe qarkullimin e mjeteve.

Projekti përfshinte:

Rikonstruksionin total të trupit të rrugës dhe trotuareve,

Ndërtimin e kanalizimeve për ujërat e shiut

Instalimin e një sistemi modern ndriçimi me LED,

Shtim të gjelbërimit përgjatë gjithë gjatësisë së rrugës,

Krijimin e hapësirave publike më funksionale.

Po ashtu, është vendosur sinjalistika e re rrugore dhe elementë që përmirësojnë sigurinë dhe lehtësinë e qarkullimit.

Ky rikonstruksion është pjesë e investimeve të Bashkisë Fier për përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt, të pastër dhe më të aksesueshëm për të gjithë qytetarët.

Fitnete Ereqi, 68-vjeçarja nga Fieri që punon ende në tezgjah pas 50 vitesh përkushtim

0
Fitnete Ereqi, 68-vjeçarja nga Fieri që punon ende në tezgjah pas 50 vitesh përkushtim

Në një dhomë të thjeshtë gjumi në qytetin e Fierit, vazhdon të gjëmojë ende një zanat i hershëm që po shuhet me kohën.

68-vjeçarja Fitnete Ereqi është ndoshta artizania e fundit në këtë qytet që punon ende në tezgjah. Një jetë të tërë e ka kaluar mes fijeve të leshit dhe dizenjove tradicionale shqiptare.

“Punën e kam filluar në moshën 18-vjeçare në leshpunuesen e Fierit. Ishim mbi 500 gra që punonim sixhade për eksport. Vazhduam deri në fillim të viteve ’90, pastaj u mbyll gjithçka. Unë nuk u ndala – bleva një tezgjah dhe e vendosa në dhomën e gjumit. Që atëherë, punoj në shtëpi”, tha ajo.

Fitnetja ka punuar për 15 vite në ndërmarrjen shtetërore, dhe për 35 vite të tjera, vetë, në shtëpinë e saj. Në total janë 50 vite përkushtim ndaj këtij zanati që sot thuajse është harruar.

Ajo tregon se punimi i një sixhadeje është i ndërlikuar dhe kërkon kohë e bashkëpunim mes dy ose tre grave, për afro një muaj e gjysmë.

Një metër katror mund të arrijë deri në 300 mijë lekë. Për këtë arsye, ajo prodhon shumë më tepër qilima, të cilët janë më të thjeshtë dhe më të përballueshëm për klientët.

“Sixhade kam bërë vetëm një herë, është shumë e kushtueshme. Ndërsa qilima kam bërë shumë. Lëndën e parë e marr nga Vlora, por edhe ajo po bëhet e vështirë. Kostot janë të larta dhe kërkesat të pakta.”

Në një kohë kur artizanati është në rrezik të zhduket, historia e Fitnetes është një thirrje për të mos harruar rrënjët dhe traditën.Ajo nuk është thjesht një grua që punon në tezgjah, është një kapitull i gjallë i trashëgimisë kulturore shqiptare, që meriton të ruhet dhe të vlerësohet.

“Të rinjtë nuk duan tezgjah, duan gjëra moderne. Më vjen shumë keq që nuk do mundem t’ia lë dikujt këtë profesion.”

Top Channel

Apolonisë i largohet një nga lojtarët më të mirë, Erald Maksuti firmos me Flamurtarin

0
Apolonisë i largohet një nga lojtarët më të mirë,  Erald Maksuti firmos me Flamurtarin

Apolonia pëson një goditje të rëndë në merkato, teksa humb një nga elementët më të spikatur të sezonit të fundit.

Sulmuesi 21-vjeçar, Erald Maksuti, largohet drejt Flamurtarit, duke lënë pas një boshllëk të ndjeshëm në repartin ofensiv të fierakëve.

Maksuti ishte një nga lojtarët më vendimtarë për Apoloninë në sezonin që lamë pas, ku spikati me 12 gola dhe 8 asiste.

Për Apoloninë, ky largim përbën një sfidë të madhe për të mbushur vakumin e lënë nga një nga “xhevahirët” më të çmuar të ekipit.

Në vend që të ndërtojmë një skuadër konkurruese për rikthimin në Superiore, ashtu siç ndodh çdo sezon drejtuesit e Apolonisë vazhdojnë t’i hapin derën largimeve të lojtarëve më të mirë.

Produkteve të skaduara u ndryshohej data dhe riktheheshin në treg, 2 të arrestuar, 2 nën hetim

0
Produkteve të skaduara u ndryshohej data dhe riktheheshin në treg, 2 të arrestuar, 2 nën hetim

Një magazinë, ku produkte të skaduara ushqimore përpunoheshin dhe etiketoheshin sërish me data të falsifikuara skadence për t’u hedhur në treg, është zbuluar në Vorë. Policia ka vënë në pranga administratorin e subjektit, një 38-vjeçar me inicialet F. D. dhe magazinierin, një 58-vjeçar me inicialet A. D. Po ashtu po hetohen në gjendje të lirë ortaku dhe shoferi i magazinës.

Sipas hetimeve, në këtë magazinë grumbulloheshin ushqime të skaduara nga tregjet e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit, dhe më pas pajiseshin me etiketa të rreme për t’u shitur pa dokumentacion tatimor.

Gjatë operacionit u sekuestruan 716 koli me produkte ushqimore të përpunuara, të skaduara në janar dhe shkurt 2025, me etiketa të falsifikuara.

Ndaj personave të përfshirë rëndojnë disa akuza të rënda, përfshirë “Falsifikimin e formularëve, Fshehjen e të ardhurave, Mospagim i taksave, Punësim i paligjshëm si dhe Tregtim i ushqimeve të rrezikshme për shëndetin apo jetën e njerëzve. Policia vijon hetimet për të zbuluar nëse skema përfshin persona të tjerë apo rrjete të shpërndarjes në treg.

Zbulimi i rrallë në Lin: Vendbanimi 8000-vjeçar me palafite më i vjetri në Europë! FOTOT që të lënë pa fjalë

0
Zbulimi i rrallë në Lin: Vendbanimi 8000-vjeçar me palafite më i vjetri në Europë! FOTOT që të lënë pa fjalë

Një zbulim që pritet të ndryshojë hartën arkeologjike të Europës ka dalë në dritë në brigjet shqiptare të liqenit të Ohrit. Një bashkëpunim mes arkeologëve shqiptarë dhe atyre zviceranë ka identifikuar vendbanimin më të vjetër të dokumentuar ndonjëherë në kontinent, që daton nga periudha 8000 deri në 4000 vjet para erës sonë. Kryeministri Edi Rama ndau sot disa foto mbresëlënëse të Prof. Adrian Anastasi nga kërkimi arkeologjik në Lin.

“Në Lin, një nga zbulimet më të jashtëzakonshme arkeologjike po ndodh në brigjet e liqenit të Ohrit, në fshatin piktoresk të Linit.

Sipas arkeologëve nga Universiteti i Bernës dhe Instituti Shqiptar i Arkeologjisë, jeta në këtë vend daton nga 8000 deri në 4000 vjet p.e.s., duke e bërë Linin vendbanimin palafit më të hershëm të zbuluar ndonjëherë në Europë”, shkruan Rama.

Gërmimet në zonën e Buqezës kanë nxjerrë në dritë struktura të hershme prej druri nën ujë dhe gjurmë të një komuniteti që përdorte me zgjuarsi burimet natyrore nga bujqësia dhe blegtoria , te peshkimi dhe gjuetia. Ky strukturim tregon për organizimin e hershëm të jetës komunitare dhe mbrojtjen që banorët i ofronin vendbanimeve të tyre.

“Ky projekt, i cili u miratua në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale dhe që falë bashkëpunimit me IKTK, sot e kemi të shpallur zonë arkeologjike nënujore”, shkruan Rama, ndërsa ka ndarë edhe këtë mesazh të prof. Albert Hafner nga Universiteti i Bernës: “Lini është të paktën 500 vjet më i vjetër se çdo vendbanim i këtij lloji i zbuluar më parë në Itali apo Spanjë.

Zbulimet në Lin dhe Buqezë po tërheqin vëmendjen e ekspertëve ndërkombëtarë dhe institucioneve kulturore evropiane, duke e kthyer zonën në një pikë referimi për kërkimin arkeologjik dhe trashëgiminë kulturore shqiptare.

Plani i ri për hapësirat publike, Rama: 75% këmbësorët, 25% njësia e shërbimit

0
Plani i ri për hapësirat publike, Rama: 75% këmbësorët, 25% njësia e shërbimit

Lirimi i hapësirave në qytete dhe plazhet publike në të gjithë vendin, si edhe i hapësirave të përbashkëta mes pallateve pritet të sjellë më shumë hapësira në shërbim të qytetarëve, si edhe një bashkëjetesë brenda standardeve për të gjithë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna për lirimin e hapësirave publike në Tiranë.

Kryeministri bëri të ditur se sipas planit të punës vetëm në Tiranë arrin deri nesër në rreth 20 mijë metra katrorë sipërfaqja e hapësirave publike të çliruara.

Ndërkohë, Rama theksoi se “puna nuk do të ndalet më as në kryeqytet, as në qytetet e tjera ku ka marrë kot ky fenomen dhe as në bregdet e në zonat e mbrojtura jo e jo”.

Kryeministri informoi se “ndërkohë po punohet me projektet e Rilindjes Urbane 2.0 për të cilën janë angazhuar shumë arkitektë të huaj e vendas”.
Ndërsa për vendosjen e tavolinave jashtë, Rama bëri të ditur se “së shpejti do t’u jepet të gjithëve plani i ri, me formulën bazë 75% të hapësirës këmbësorët 25% njësia e shërbimit”.
“Dhe nuk do të lejohet asnjë lloj strukture e ndërtuar në trotuare, përveçse në rastet e hapësirave të bollshme e vetëm atje ku ka një projekt të mirëfilltë urbanistik”, shtoi Rama.


Pas urdhrit të Kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike në të gjithë vendin, edhe në Tiranë po hiqen tavolinat, karriget apo tendat nga trotuaret, të cilat cenonin sigurinë e qytetarëve dhe këmbësorëve.
Lirimi i hapësirave publike shihet si një hap i domosdoshëm për rritjen e shërbimit, funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.
Gjatë gjithë muajit korrik lirimi i hapësirave publike do të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror.

Prishja e ndërtimeve pa leje, pastrohet në kohë rekord qendra e Thethit

0
Prishja e ndërtimeve pa leje, pastrohet në kohë rekord qendra e Thethit

 Pas aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, në një kohë rekord është pastruar edhe territori nga mbetjet inerte i qendrës së Thethit.

Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci ndau sot foto nga fusha në qendër të Thethit, e cila pas një pastrimi të plotë në kohë rekord është mbjellë sërish me bar për t’i rikthyer pamjen e saj natyrore.

Ndërkohë, Beci informoi se puna vijon nga forcat e ushtrisë dhe Bashkia Shkodër edhe për pastrimin e zonave të tjera përreth.

Në Theth po vijon me mbështetjen e forcave të xhenjos pastrimi i mbetjeve inerte të ekzekutimit të vendimeve në ngarkim të 40 subjekteve që kishin ngritur mbi 100 ngrehina pa leje, nga ato me mure, tek ato me konstruksion metalik e me dru, në shkelje të ligjit për zonat e mbrojtura.

Video/ Momente paniku në ajër, 23-vjeçari shqiptar konfliktohet me stjuardesën dhe tenton të hap derën e emergjencës

0
Video/ Momente paniku në ajër, 23-vjeçari shqiptar konfliktohet me stjuardesën dhe tenton të hap derën e emergjencës

Një fluturim i kompanisë SkyWest me destinacion Detroit u detyrua të bëjë një ulje emergjente të enjten në mbrëmje, pasi një pasagjer u bë agresiv dhe tentoi të hapte derën e avionit gjatë fluturimit.

Sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA), fluturimi SkyWest 3612 u ul në Cedar Rapids pasi ekuipazhi raportoi një “prishje të rendit nga një pasagjer”.

Në momentin e uljes, autoritetet arrestuan Mario Nikprelajn, 23 vjeç, me profesion kuzhinier. Në bord ndodheshin gjithsej 67 pasagjerë.

Fluturimi kishte nisur nga Omaha në orën 17:30 me orën lokale dhe bëri ulje në Aeroportin e Iowa-s Lindore rreth një orë më vonë.

Gjatë udhëtimit, piloti i raportoi kontrollit të trafikut ajror se “pasagjeri është aktualisht në konflikt fizik me një anëtar të ekuipazhit dhe po përpiqet të hapë derën e emergjencës.”

Sipas një deklarate të Policisë së Cedar Rapids, Nikprelaj përballet me akuza për prishje të rendit, sulm, posedim të paligjshëm të ilaçeve me recetë, shkelje të taksave për substanca të kontrolluara dhe ngacmim në shkallën e parë. Policia po shqyrton ngritjen e akuzave të tjera ndaj tij.

29 apartamente të reja për familjet në nevojë në Roskovec

0
29 apartamente të reja për familjet në nevojë në Roskovec

Enti Kombëtar i Banesave, në bashkëpunim me Bashkinë Roskovec, po finalizon ndërtimin e një objekti strehimi social që do t’u ofrojë strehim të sigurt dhe dinjitoz 29 familjeve në nevojë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ndau në rrjete sociale pamje nga godina e re, që përfshin 2400 m² ndërtim, 6 kate banimi me 29 apartamente të tipit 1+1 dhe 2+1, të ndërtuara me standarde bashkëkohore.

Ky investim është realizuar me fondet e vetë Entit Kombëtar të Banesave.

Gonxhja tha se, punimet janë drejt përfundimit dhe objekti është pothuajse gati për t’u dorëzuar tek familjet përfituese.

Ai e cilësoi këtë një tjetër shembull konkret i bashkëpunimit me pushtetin vendor, në funksion të mbështetjes sociale dhe strehimit të familjeve në nevojë.

Apolonia mëson kalendarin e sezonit të ri në Kategorinë e Parë – Ja të gjitha përballjet

0
Apolonia mëson kalendarin e sezonit të ri në Kategorinë e Parë – Ja të gjitha përballjet

Është hedhur shorti i Kategorisë së Parë ku java e parë nis më 23 gusht. 

Tashmë dihen datat për 22 javë, ndërsa përballje interesante rezervohen që në fillim.

Kalendari
Kategoria e Parë 2025/2026
Java 1
23.08.2025 Iliria – Laçi
23.08.2025 Pogradeci – Lushnja
23.08.2025 Skënderbeu – Burreli
23.08.2025 Kukësi – Apolonia
23.08.2025 AF Luftëtari – Korabi
23.08.2025 Besa – Kastrioti

Java 2
30.08.2025 Iliria – Pogradeci
30.08.2025 Korabi – Besa
30.08.2025 Apolonia – AF Luftëtari
30.08.2025 Burreli – Kukësi
30.08.2025 Lushnja – Skënderbeu
30.08.2025 Laçi – Kastrioti

Java 3
13.09.2025 Pogradeci – Laçi
13.09.2025 Skënderbeu – Iliria
13.09.2025 Kukësi – Lushnja
13.09.2025 AF Luftëtari – Burreli
13.09.2025 Besa – Apolonia
13.09.2025 Kastrioti – Korabi

Java 4
20.09.2025 Iliria – Kukësi
20.09.2025 Pogradeci – Skënderbeu
20.09.2025 Apolonia – Kastrioti
20.09.2025 Burreli – Besa
20.09.2025 Lushnja – AF Luftëtari
20.09.2025 Laçi – Korabi

Java 5
27.09.2025 Skënderbeu – Laçi
27.09.2025 Kukësi – Pogradeci
27.09.2025 AF Luftëtari – Iliria
27.09.2025 Besa – Lushnja
27.09.2025 Kastrioti – Burreli
27.09.2025 Korabi – Apolonia

Java 6
04.10.2025 Iliria – Besa
04.10.2025 Pogradeci – AF Luftëtari
04.10.2025 Skënderbeu – Kukësi
04.10.2025 Burreli – Korabi
04.10.2025 Lushnja – Kastrioti
04.10.2025 Laçi – Apolonia
Java 7
19.10.2025 Kukësi – Laçi
19.10.2025 AF Luftëtari – Skënderbeu
19.10.2025 Besa – Pogradeci
19.10.2025 Kastrioti – Iliria
19.10.2025 Korabi – Lushnja
19.10.2025 Apolonia – Burreli
Java 8
25.10.2025 Iliria – Korabi
25.10.2025 Pogradeci – Kastrioti
25.10.2025 Skënderbeu – Besa
25.10.2025 Kukësi – AF Luftëtari
25.10.2025 Lushnja – Apolonia
25.10.2025 Laçi – Burreli
Java 9
29.10.2025 AF Luftëtari – Laçi
29.10.2025 Besa – Kukësi
29.10.2025 Kastrioti – Skënderbeu
29.10.2025 Korabi – Pogradeci
29.10.2025 Apolonia – Iliria
29.10.2025 Burreli – Lushnja
Java 10
01.11.2025 Iliria – Burreli
01.11.2025 Pogradeci – Apolonia
01.11.2025 Skënderbeu – Korabi
01.11.2025 Kukësi – Kastrioti
01.11.2025 AF Luftëtari – Besa
01.11.2025 Laçi – Lushnja
Java 11
08.11.2025 Besa – Laçi
08.11.2025 Kastrioti – AF Luftëtari
08.11.2025 Korabi – Kukësi
08.11.2025 Apolonia – Skënderbeu
08.11.2025 Burreli – Pogradeci
08.11.2025 Lushnja – Iliria
Java 12
23.11.2025 Laçi – Iliria
23.11.2025 Lushnja – Pogradeci
23.11.2025 Burreli – Skënderbeu
23.11.2025 Apolonia – Kukësi
23.11.2025 Korabi – AF Luftëtari
23.11.2025 Kastrioti – Besa
Java 13
29.11.2025 Pogradeci – Iliria
29.11.2025 Besa – Korabi
29.11.2025 AF Luftëtari – Apolonia
29.11.2025 Kukësi – Burreli
29.11.2025 Skënderbeu – Lushnja
29.11.2025 Kastrioti – Laçi
Java 14
03.12.2025 Laçi – Pogradeci
03.12.2025 Iliria – Skënderbeu
03.12.2025 Lushnja – Kukësi
03.12.2025 Burreli – AF Luftëtari
03.12.2025 Apolonia – Besa
03.12.2025 Korabi – Kastrioti

Java 15
07.12.2025 Kukësi – Iliria
07.12.2025 Skënderbeu – Pogradeci
07.12.2025 Kastrioti – Apolonia
07.12.2025 Besa – Burreli
07.12.2025 AF Luftëtari – Lushnja
07.12.2025 Korabi – Laçi

Java 16
13.12.2025 Laçi – Skënderbeu
13.12.2025 Pogradeci – Kukësi
13.12.2025 Iliria – AF Luftëtari
13.12.2025 Lushnja – Besa
13.12.2025 Burreli – Kastrioti
13.12.2025 Apolonia – Korabi

Java 17
20.12.2025 Besa – Iliria
20.12.2025 AF Luftëtari – Pogradeci
20.12.2025 Kukësi – Skënderbeu
20.12.2025 Korabi – Burreli
20.12.2025 Kastrioti – Lushnja
20.12.2025 Apolonia – Laçi

Java 18
18.01.2026 Laçi – Kukësi
18.01.2026 Skënderbeu – AF Luftëtari
18.01.2026 Pogradeci – Besa
18.01.2026 Iliria – Kastrioti
18.01.2026 Lushnja – Korabi
18.01.2026 Burreli – Apolonia

Java 19
24.01.2026 Korabi – Iliria
24.01.2026 Kastrioti – Pogradeci
24.01.2026 Besa – Skënderbeu
24.01.2026 AF Luftëtari – Kukësi
24.01.2026 Apolonia – Lushnja
24.01.2026 Burreli – Laçi

Java 20
31.01.2026 Laçi – AF Luftëtari
31.01.2026 Kukësi – Besa
31.01.2026 Skënderbeu – Kastrioti
31.01.2026 Pogradeci – Korabi
31.01.2026 Iliria – Apolonia
31.01.2026 Lushnja – Burreli

Java 21
07.02.2026 Burreli – Iliria
07.02.2026 Apolonia – Pogradeci
07.02.2026 Korabi – Skënderbeu
07.02.2026 Kastrioti – Kukësi
07.02.2026 Besa – AF Luftëtari
07.02.2026 Lushnja – Laçi

Java 22
15.02.2026 Laçi – Besa
15.02.2026 AF Luftëtari – Kastrioti
15.02.2026 Kukësi – Korabi
15.02.2026 Skënderbeu – Apolonia
15.02.2026 Pogradeci – Burreli
15.02.2026 Iliria – Lushnja