Home Blog Page 117

Çfarë ndodhi mes Blendi Fevziut dhe doktor Bratajt, rreziku që po vjen nga manipulimet me inteligjencën artificiale

0
Çfarë ndodhi mes Blendi Fevziut dhe doktor Bratajt, rreziku që po vjen nga manipulimet me inteligjencën artificiale

Ndërsa videot e krijuara me inteligjencë artificiale po përhapen në rrjetet sociale, mungesa e edukimit digjital dhe rregullimit ligjor po krijojnë terren për manipulim, mashtrim dhe rrezik shëndetësor.

Nga Nensi Bogdani

Në një video të shpërndarë gjerësisht në Facebook, gazetari i njohur Blendi Fevziu shfaqet në studion e tij televizive të emisionit “Opinion” në TV Klan duke raportuar mbi një sulm fizik ndaj doktor Skënder Bratajt, që pretendohet se është kryer nga “mafia farmaceutike”, pasi ky i fundit kishte shpërndarë një video ku fliste për efektet pozitive të një kremi, i cili premton të shërojë një listë të gjatë sëmundjesh.

Sigurisht, asgjë nga ato që thuhet në këtë video nuk është e vërtetë, pasi ajo është një video e rreme e realizuar me aplikacione që përdorin inteligjencë artificiale krijuese. Videoja e doktor Bratajt nuk është një rast i izoluar. Përdorimi i gjerë, me kosto të lirë, i aplikacioneve që krijojnë video nëpërmjet IA-së, ka bërë që këto të fundit të përmbysin rrjetet sociale gjatë muajve të fundit.

Jo të gjitha videot e krijuara me IA janë të dëmshme apo manipulative. Megjithatë, sipas ekspertëve të teknologjisë dhe të drejtave digjitale, revolucioni i kësaj teknologjie pritet të sjellë pasoja sociale, për të cilat publiku nuk është i përgatitur dhe nuk ka parashikime ligjore.

“Ky është një sinjal alarmi i qartë,” thotë Besmir Semanaj, ekspert i sigurisë kibernetike. “Rreziku nuk qëndron thjesht te videoja si objekt, por te ndikimi që ajo ka mbi perceptimin e qytetarëve, mbi besimin te institucionet dhe vetë sensin e realitetit”, shtoi ai.

Videot e krijuara me inteligjencë artificiale (IA) mund të realizohen përmes një game të gjerë aplikacionesh dhe platformash që përdorin teknologji si “deep learning”, modelim 3D, sinkronizim të buzëve me audio dhe gjenerim të fytyrës ose zërit në mënyrë sintetike. Ky proces, shpesh i quajtur edhe “deepfake” ose media sintetike, ka kosto relativisht të ulët.

Në shumë vende, përfshirë Shqipërinë, ligji nuk e adreson qartë përdorimin e videove të rreme me IA, sidomos kur ato nuk përbëjnë shpifje të drejtpërdrejtë ndaj një individi. Gjithashtu, për këtë fushë ka mungesë të edukimit mediatik, që bën që publiku t’i pranojë si të vërteta përmbajtjet e manipuluara.

“Kur një qytetar shikon një figurë publike të thotë diçka në mënyrë bindëse, nuk ka më nevojë për fakte. Syri e pa, pra është e vërtetë!”, tha Semanaj, duke iu referuar videos së manipuluar të emisionit ‘Opinion’, e cila ka për qëllim të promovojë një bar të pacertifikuar.

Gazetari dhe eksperti i komunikimit, Emirjon Senja, i tha BIRN se përdoruesit e moshave më të mëdha mund të bien më thjesht “pre” e këtyre videove artificiale, duke marrë parasysh nivelin e ulët të informimit që kanë mbi teknologjinë e avancuar.

“Video të tilla kanë nisur të shfaqen çdo ditë e më tepër në platforma si Facebook dhe YouTube, të cilat kanë një moshë mesatare më të madhe përdoruesish,” tha Senja.

“Ky grup i madh përdoruesish ka një nivel më të ulët të njohurive mbi mënyrën se si funksionojnë rrjetet sociale si edhe për të dalluar përmbajtjet e prodhuara me IA”, shtoi ai.

Sipas tij, rreziku më i madh në këtë rast është manipulimi, duke çuar madje edhe deri në përdorimin e të ashtuquajturave “barna” që reklamohen nëpërmjet videove të rreme. Senja shtoi se ekziston risku që këto video të krijojnë një perceptim të gabuar mbi shoqërinë.

“Rreziku tjetër ka të bëjë me krijimin e një realiteti të rremë,” tha ai.

“Këto video kanë në fokus rritjen e ndërveprimeve dhe trajtojnë tematika të ndjeshme, duke bërë që audiencat të mos dallojnë më realitetin IA nga ai normal, duke ndërtuar një perceptim të gabuar mbi shoqërinë”, theksoi Senja.

Edhe Besmir Semanaj shprehet i shqetësuar për rritjen e shpejtë të videove të krijuara me IA.

Ai i tha BIRN se në një shoqëri ku mediat përballen shpeshherë me mungesë burimesh për verifikim dhe ku edukimi digjital mbetet i kufizuar, këto teknologji krijojnë terren të rrezikshëm për mashtrime, manipulime politike, apo edhe fushata të fshehta ndikimi.

“Ironia është se teknologjia e një epoke të avancuar po përdoret për mashtrime elementare”, shtoi eksperti i teknologjisë dhe sigurisë kibernetike.

Pavarësisht risqeve të shtuara, Semanaj theksoi se aplikacionet e inteligjencës artificiale kanë edhe anë pozitive, kryesisht në asistencën që ato mund të japin në vizualizimin e të dhënave apo informacioneve.

“Këto video mund të përdoren për edukim interaktiv, rikrijim të figurave historike për arsye kulturore, trajnime virtuale në sektorë si shëndetësia apo arsimi, apo edhe përfshirje të personave me aftësi të kufizuara në mënyrë gjithëpërfshirëse,” tha ai.

“Në sektorin mediatik mund të ndihmojnë në automatizimin e përmbajtjes vizuale dhe rritjen e efikasitetit kreativ, por gjithmonë nëse shoqërohen me transparencë dhe etikë”, shtoi Semanaj.

Shqipëria ende nuk ka një legjislacion lidhur me përdorimin e IA-së, por vetëm një metodologji për standardet etike të përdorimit të saj.

Megjithatë, ekspertët thonë se ekzistojnë disa masa që duhen ndjekur për të parandaluar keqpërdorimet e aplikacioneve që ofron inteligjenca artificiale, si etiketimi i detyrueshëm apo vetërregullimi i mediave.

“Etiketimi i detyrueshëm është një shënjues vizual ose përshkrim që informon publikun se përmbajtja është artificiale”, tha Semanaj.

Ngjashëm, edhe Emirjon Senja pranoi se transparenca është faktor kyç në përdorimin e aplikacioneve që ofron inteligjenca artificiale.

“Publikimi i përmbajtjeve me IA apo me asistencën e IA-së duhet të shoqërohet me shënimet përkatëse nga publikuesi, qoftë edhe në rrjetet sociale”, tha ai.

“Mungesa e këtyre shënimeve duhet të shërbejë si ‘flamur i kuq‘ për audiencat në lidhje me qëllimet reale të publikuesit, por edhe si një nxitje për t’i raportuar te META, YouTube apo TikTok”, përfundoi Senja.

Vajzat e ekraneve “thyejnë” burgjet, Klodiana Lala: Njëra që del shpesh në TV, hynte çdo javë dhe takonte bosin e krimit

0
Vajzat e ekraneve “thyejnë” burgjet, Klodiana Lala: Njëra që del shpesh në TV, hynte çdo javë dhe takonte bosin e krimit

Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për fenomenin e vajzave të ekranit, të cilat bëjnë takime speciale me bosët e krimit në burgje.

Lala tha se ky nuk është një fenomen i ri, por ka ndodhur edhe në të shkuarën, që vajzat të njohura hyjnë e dalin nga ambjentet e burgjeve.

“Tani, vajzat e showbizz që hyjnë në burgje… Në burgun e sigurisë së lartë në Fushë Krujë, një nga vajzat që dilte më së shumti në ekran, shkonte çdo javë dhe takonte një prej bosëve të krimit.

Shkoi puna deri aty sa burgu ndërtoi palestër brenda, që ata të kishin kushte të nevojshme, i dënuari dhe partnerja, shkonte dhe qëndronte atje.

Ke dhjetëra raste, të vajzave që përmes kontratave fiktive, që konsiderohen si bashkëjetuese të bosëve të krimit.

Nuk është punë polici, por çështje sistemi. Ka vajza që vijnë edhe nga jashtë, pretendojnë që janë bashkëjetuese dhe hyjnë e takohen. Kjo nuk është gjë e re.

Kjo histori bëri shumë zhurmë, sepse në një nga kontrollet në sektorin ku ndodhet Laert Haxhiu, u gjetën tre telefonë, të tij dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Në atë kohë, SPAK, duke qenë se Laert Haxhiu akuzohej se kishte në shënjestër dhe dy prokurore, atëherë prokurorët e morën telefonin për ta zbërthyer dhe për të kuptuar a kishte të dhëna për aktivitet kriminal. Aty u zbuluan këto vajzat e modelingut, ekranit”, tha Lala.

Cirku i famshëm “Marina Orfei” nisi shfaqjet në Fier, tigrat dhe lojrat e bukura ju presin

0
Cirku i famshëm “Marina Orfei” nisi shfaqjet në Fier, tigrat dhe lojrat e bukura ju presin

Cirku i famshem Italian “Marina Orfei”, nisi mbremjen e kaluar spektaklin ne qytetin e Fierit.

I mbeshtetur dhe nga Bashkia e Qytetit, cirku do te qendroje deri ne daten 27 Korrik, duke dhuruar shfaqje fantastike cdo buzembremje ne oren 20:00.

Vendndodhja eshte ne qender te qytetit, aty ku ka qene stadiumi i lojrave me dore.

Ne kete cirk do te keni mundesine te ndiqni artiste te shumte italian te cilen do te bejne lojra shpejtesie, lojra me publikun si dhe lojra me tigra te cilet do jene te siguruar me kafaz hekuri.

Zjarri në Drenovë! Përkeqësohet situata, flakët shumë pranë puseve të naftës

0
Zjarri në Drenovë! Përkeqësohet situata, flakët shumë pranë puseve të naftës

Dhjetëra forca zjarrfikëse vijojnë të përballen me flakët në Drenovë të Mallakastrës.

Zjarri ne Drenove

Pavarësisht ndërhyrjes nga ajri , situata vijon të mbetet kritike.

Intensiteti i erës ka favorizuar përhapjen e flakëve në një sipërfaqe shumë të gjerë duke dalë tërësisht jashtë kontrollit.

Tymi i dendur vështirëson punën e shërbimeve zjarrfikëse, ndërsa pritet ndërhyrja nga ajri për të vënë nën kontroll flakët që janë afruar shumë pranë puseve të naftës.

Shërbimet zjarrfikëse të Mallakastrës , Fierit, Patosit, Albpetrolit, forcat bashkiake dhe efektivët e ushtrisë po punojnë për të mbajtur nën kontroll flakët në mënyrë që të mos avancojë drejt zonës së banuar.

Shqipëria, mes 7 vendeve më të përballueshme në Europë për udhëtarët

0
Shqipëria, mes 7 vendeve më të përballueshme në Europë për udhëtarët

Europa zakonisht përshkruhet si një kontinent i shtrenjtë për t’u vizituar, me hotele luksoze, vakte me çmime të larta dhe atraksione turistike të kushtueshme.

Megjithëse Parisi, Londra dhe Zyrihu mund të jenë tepër të shtrenjta, ekzistojnë shumë vende të përballueshme për t’u vizituar në Europë, që ofrojnë kulturë të pasur, peizazhe mahnitëse dhe përvoja interesante – pa të zbrazur kuletën.

Times of India rendit shtatë nga vendet më të lira në Europë për çdo udhëtar me buxhet të kufizuar, mes të cilëve edhe Shqipëria.

Bullgaria

Bullgaria është gjithmonë një nga vendet më të përballueshme në Europë. Qoftë duke bërë banja dielli në bregdetin e Detit të Zi apo duke skijuar në male, Bullgaria ofron një raport të shkëlqyer mes çmimit dhe përvojës. Kryeqyteti Sofje është i mbushur me histori dhe jetë nate, ndërsa një vakt në restorantet lokale mund të kushtojë vetëm disa euro. Edhe transporti dhe akomodimi janë shumë të lirë.

Rumania

Rumania është një thesar i fshehur, me kështjella madhështore, fshatra mesjetare dhe peizazhe mahnitëse. Kryeqyteti Bukuresht ofron një jetë urbane plot gjallëri me çmime jashtëzakonisht të ulëta për ushqim, akomodim dhe transport publik. Udhëtimi me tren brenda vendit është shumë i përballueshëm, duke u dhënë vizitorëve mundësinë të zbulojnë me lehtësi bukurinë dhe pasurinë që ofron Rumania.

Hungaria

Hungaria, veçanërisht Budapesti, u ofron vizitorëve një përvojë kulturore të pasur për një çmim relativisht të ulët. Banjat termale, arkitektura e lashtë dhe jeta e egër e natës e bëjnë këtë destinacion të preferuar nga udhëtarët me çanta shpine. Një vakt i plotë ose një vizitë në një spa të njohur mund të kushtojë vetëm një pjesë të asaj që do të paguanit në Europën Perëndimore.

Polonia

Polonia është ideale për ata që kërkojnë një kombinim të historisë, kulturës bashkëkohore dhe çmimeve të përballueshme. Varshava dhe Krakov ofrojnë arkitekturë të mrekullueshme dhe një jetë kulturore plot gjallëri. Muzeumet, transporti publik dhe restorantet lokale kanë çmime të arsyeshme. Edhe vendet historike, si kampi i Aushvicit apo miniera e kripës Wieliczka, ofrohen me tarifa të ulëta për vizitorët.

Shqipëria

Shqipëria është ende një destinacion sekret që Europa nuk e ka zbuluar plotësisht. Me plazhe mahnitëse, qytete piktoreske dhe male të thepisura, ky vend është destinacion ideal për adhuruesit e natyrës. Riviera shqiptare është po aq e bukur sa ishujt grekë, por me gjysmën e kostos. Ushqimi, transporti dhe akomodimi janë jashtëzakonisht të përballueshëm.

Bosnja dhe Hercegovina

Shpesh e anashkaluar, Bosnja dhe Hercegovina ofron qytete piktoreske si Mostari dhe Sarajeva, me një histori të pasur dhe bukuri natyrore mahnitëse. Vendi është shumë i përballueshëm dhe mikpritja e vendasve është e jashtëzakonshme. Në shumë zona mund të gjeni akomodim të lirë por komod dhe vakte të bollshme për më pak se 5 euro.

Portugalia

Megjithëse jo ndër më të lirat në këtë listë, Portugalia mbetet një nga vendet më të përballueshme në Europën Perëndimore. Lisbona dhe Porto janë qytete që kombinojnë sharmin e botës së vjetër me komoditetet moderne, pa çmimet e larta të Francës apo Italisë. Transporti publik është i lirë dhe efikas, ndërsa gatimet tradicionale portugeze kushtojnë shumë pak.

Burimi:monitor.al

Veliaj në spitalin e Durrësit me 30 policë, zhvendosen pacientët

0
Veliaj në spitalin e Durrësit me 30 policë, zhvendosen pacientët

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i arrestuar me kërkesë të SPAK, ka shfaqur probleme shëndetësore mëngjesin e sotëm, 17 korrik.

Mësohet se zyrtarit i janë kryer analizat e nevojshme për të konstatuar gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa raportohet se ka shfaqur probleme me tensionin.

Veliajn e kanë shoqëruar për në spital 30 policë dhe kanë nxjerrë pacientët e tjerë nga dhomat, për arsye sigurie. Pas analizave, Veliaj është rikthyer sërish në qeli për të vijuar me trajtimin mjekësor brenda IEVP Durrës.

Kreu i bashkisë më të madhe në vend ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit të këtij viti.

Ai do të vijojë të qëndrojë në qeli pa afat, pasi edhe shkalla e tretë e gjyqësorit, Gjykata e Lartë, vlerësoi më 8 korrik, se masa e sigurisë “arrest në burg” nuk duhet të ndryshojë.

Veliaj ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë, duke pretenduar se ajo është ekstreme dhe nuk i përgjigjet nevojave të hetimit. SPAK e dyshon atë si të përfshirë në korrupsion, pastrim parash e mosdeklarim pasurie bashkë me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.

/tvklan.al

Zjarri në Drenovë, Çako: 95% e tyre janë shkaktuar nga pakujdesia! Nuk mundemi të ndërhyjmë nga ajri në të gjithë Republikën

0
Zjarri në Drenovë, Çako: 95% e tyre janë shkaktuar nga pakujdesia! Nuk mundemi të ndërhyjmë nga ajri në të gjithë Republikën

Zjarri në Drenovë të Mallakastrës vijon të jetë ende aktiv. Sot në terren për të parë situatën ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako.

Në një prononcim për mediat ai u shpreh se  zjarret janë një problem shumë i madh, ndaj qytetarët duhet të kenë kujdes kur djegin mbetje edhe pranë fermave të tyre, pasi mund të shkaktojnë shumë dëme.

“Jemi në zonën e Drenovës, strukturat kanë operuar gjatë gjithë natës dhe vijojnë të operojnë edhe tani. Jemi në pikun e temperaturave ekstreme. Tanimë dihet se zjarret janë një problem shumë serioz, kanë përfshirë hektarë të tëra në zonën kodrinore. Kemi arritur të shmangim një pasojë të jashtëzakonshme në puset e naftës.

Ka shumë faktorë që nxisin zjarrin, por i bëj thirrje qyetarëve të jenë të kujdesshëm në vënien e zjarreve qofshin në fermat e tyre apo në zonën e vet. 95% e zjarreve janë si rezultat i qëndrimeve të pakujdesshme duke përfshirë edhe ato të qëllimshme.

I bëj thirrje institucioneve të ashpërsojnë qëndrimin ndaj zjarrvënësve pasi pasojat janë të jashtëzakonshme pasi shpeshherë rrezikojnë qytetarët dhe zona

Gazetari që s’u lodh kurrë, Kristaq Thano – 50 vite në shërbim të gazetarisë shqiptare

0
Gazetari që s’u lodh kurrë, Kristaq Thano – 50 vite në shërbim të gazetarisë shqiptare

Kush është Kristaq Thano

Kristaq Thano regjistron mbi 30 vjet në organet e shtypit dhe te televizioneve ku veprimtaria ne media eshte shtrire para viteve “90 dhe deri me sot. Aktualisht punon gazetare ne televizionin Report Tv Tirane si korespodent Fier , Roskovec, Mallakaster dhe Patos.

Ka filluar aktivitetin e tij si gazetar ne muajin Maji te viti 1974 ne gazetën ‘Draper e Cekan “Fier , nderkohe qe ka bashkpunuar edhe me gazeta te tjera te asaj kohe si ‘Bashkimi”,’ATSH” ,”Puna” e te tjera deri ne vitin 1990.

Gjate kesaj periudhe eshte dekoruar edhe me medaljen “Naim Frasheri i klasit te dyte me motivacionin “per kontributin e dhene ne shtypin e perditshem”.

Ka marre pjese ne disa trajnime dhe kurse per ngritjen profesionale si gazetar ne Durres, Tiranë, si dhe ne qytetin e Fierit, të cilat kane rritur ndjeshem shkallen e profesionalizmit.

Pas viteve ’90 ne fillimet e para të Demorakcise ne vendin tone ka punuar fillimisht në gazetat “Republika”, Ballkan, Shekulli. Ai ka qene kryeredaktor i gazetës lokale qe dilte ne Fier dhe financohej nga USAID.

Gjithashtu ka punuar si gazetar ne fushen e medias vizive me detyrën e gazetarit ne TVA, TV KOHA, PLANET, per 12 vite ne televizionin Klan, më pas në televizinin Ora NEWS dhe sot aktualisht gazetar ne Report Tv ku edhe vazhdon.

Prej tre vitesh është Kryetar i Shoqates së Gazetareve Europianë, Albania, Seksioni Tiranë, Dega Fier .dhe zv.presidenti i Shoqates se Gazetarëve Europianë Albania, Tiranë.

Është Miku i mirë i të gjithëve dhe për të gjithë!

Gazetar i shkekullit të kaluar dhe, natyrisht i këtij shekulli deri në ditët tona.

Me thjeshtësinë e të shkruarit dhe të folurit në media e rrjete sociale ka nxjerr në pah e stimuluar punën e mirë, për mirëqënien e popullit dhe zhvillimin e zonave në qarkun e Fierit.

Me penë, kamerë e aparat fotografik ka përhapur shëmbullin e përvojës së përparuar.

Pushtetet i ka lavdëruar, por dhe kritikuar shkurt, konçizë për të pasur vizion të qartë, të cilët me projektet e tyre të zhvillojnë bashkitë dhe institucionet e tjera në ndihmë të komuniteteve.

Nëse ka trasformime pozitive në qytete e fshatra, nëse ka fenomene negative; pamjet janë në postimet e shpeshta dhe lupën e fotove të panumërta të gazetarit veteran. dhe kolegëve të tij më të rinjë.

Gazetar i ”Drapër e Çekan” në vitet 70 -80-të, shek. i kaluar, gazetar me përvojë i këtyre 35 viteve në median e shkruar e të folur! Sot gazetar i shquar i ”Report TV”.

Shef i gazetarisë fierake, modestia e të cilit të ngjall respekt, i kudo ndodhuri Kristaq Thano.

Keidi Bare, mesfushori fierak sfidon dëmtimet dhe kërkon të qëndrojë te Saragoza

0
Keidi Bare, mesfushori fierak sfidon dëmtimet dhe kërkon të qëndrojë te Saragoza

Keidi Bare nuk mendon të largohet nga Real Saragoza. Mesfushori shqiptar synon të qëndrojë në klub edhe pas një sezoni të parë, të kompromentuar nga dëmtimet, të cilat e bën të humbte 21 ndeshje të ligës. Gjithsesi, mediat spanjolle bëjnë me dije se largimi i tij nga Saragoza është një mundësi reale, ndonëse mesfushori nuk e çon ndër mend.

Ideja e Bares është të qëndrojë në klubin “e bardhë”, të zhvillojë parasezonin nën urdhrat e Gabi Fernandezit, për t’i treguar trajnerit se mund të mbështetet tek ai në kampionatin e ardhshëm.

DËMTIMET – Ardhja e Keidi Bare verën e kaluar nga Saragoza u konsiderua një operacion i madh, pasi shqiptari mbërriti me kosto zero. Bare nuk rinovoi me Espanjolin edhe pas një sezoni të mirë, me klubin në të cilin ishte një nga shtyllat e ngjitjes. Sezoni për shqiptarin filloi shumë mirë. Titullar në katër ndeshjet e para të ligës, por një problem muskulor në bicepsin e djathtë femoral, i shfaqur kundër Elçes bëri që ai të humbiste katër ndeshjet e ardhshme (Burgos, Levante, Sporting dhe Racing de Santander). U rishfaq kundër Tenerifes, por sërish pas katër ndeshjesh pësoi një goditje në gju ndaj Kastelon. Problem që e la jashtë për tri javë (Granada, Huesca dhe Malaga), përveçse nuk u grumbullua me Kombëtaren shqiptare në ndeshjet e nëntorit 2024 për shkak të atij dëmtimi.

U rikuperua nga ky problem dhe pati serinë më të gjatë të paraqitjeve për Real Saragozën, duke luajtur 13 nga 15 ndeshje të mundshme. Një takim e humbi prej kartonëve. Ndaj Albasetes, pësoi një goditje në pulpën e djathtë, por dukej se shqiptari i kishte lënë pas hallet e vazhdueshme. Gjithsesi, pas humbjes kundër Eldenses, ai nuk luajti asnjë minutë tjetër me fanellën bardhekuqe. Më 12 mars, pësoi një tjetër dëmtim gjatë stërvitjes. Dhimbje në muskulin “soleus” të këmbës së majtë, dhe ky ishte fundi i sezonit të Keidi Bares.

Pas katër javësh kurim, u rikthye në stërvitje me grupin, por shqetësimi i tij vazhdoi, dhe më 30 prill, u konfirmua se mesfushorit i ishte rikthyer i njëjti dëmtim. Kjo do të thoshte se ai nuk do të luante ndeshje të tjera për Real Saragozën. Në total, ka humbur 21 ndeshje të ligës, 20 për shkak të lëndimit dhe një për shkak të pezullimit, çka do të thotë se ai nuk ka qenë i disponueshëm për gjysmën e ndeshjeve të kampionatit.

Dy muaj e gjysmë jashtë për shkak dëmtimi, përkuan me ardhjen e Gabi Fernandez, që do të thoshte se trajneri madrilen nuk mund të mbështetej te shqiptari për gjithë pjesën e fundit të sezonit. Kjo është arsyeja pse u mendua se mesfushori mund të ishte një nga ata që do të ishin në listën e “daljeve” në këtë merkato vere. Shqiptari tani ka gjithë verën për t’i treguar Gabi Fernandezit se mund të mbështetet te Bare dhe të jetë një lojtar i dobishëm në skemën e trajnerit madrilen në Real Saragozën e tij të re.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

Riaktivizohen flakët në masivin pyjor të Drenovës, zjarrfikësit ndërhyjnë me mjete rrethanore për shkak të terrenit të thyer

0
Riaktivizohen flakët në masivin pyjor të Drenovës, zjarrfikësit ndërhyjnë me mjete rrethanore për shkak të terrenit të thyer

Zjarri në masivin pyjor të Drenovës është riaktivizuar sërish këtë pasdite, duke përfshirë një sipërfaqe të gjerë të zonës.

Burime bëjë me dije se flakët janë rindezur rreth orës 14:00, të favorizuara nga era e fortë që ka përfshirë zonën.

Shërbimet zjarrfikëse janë rikthyer në terren dhe kanë rinisur operacionin për shuarjen e flakëve, por përballen me vështirësi të shumta për shkak të terrenit të thyer dhe të paarritshëm për mjetet zjarrfikëse.

Aktualisht, operacioni po zhvillohet me mjete rrethanore dhe ndihmën e forcave në këmbë.