Home Blog Page 118

Rama: Zero tolerancë për legalizimet në hapësirën publike, ndëshkim penal për nëpunësit që i kanë firmosur

0
Rama: Zero tolerancë për legalizimet në hapësirën publike, ndëshkim penal për nëpunësit që i kanë firmosur

 Kryeministri Edi Rama publikoi sot urdhrin për anulimin e vendimit për legalizimin e një ndërtimi pa leje, shtesë anësore 1 kat në një objekt ekzistues 8 kate në favor të Ilir Baki Isufit.

Rama theksoi se, për të gjitha këto lloj çmendurish, me qëllim fitimi në kurriz të komunitetit, do të reagohet me zero tolerancë duke i anuluar ligjërisht.

Gjithashtu shtoi Rama, do të miratohet së shpejti, si pjesë e reformës së re të kontrollit të territorit edhe një masë për ndëshkimin penal të të gjithë atyre nëpunësve të Aluiznit dje apo të Kadastrës më pas, që kanë firmosur për këto legalizime kriminale në mes të lagjeve të qyteteve tona.

“Për të gjitha këto lloj çmendurish me qëllim fitimi në kurriz të komunitetit, të cilat kanë marrë dokument legalizimi në hapësirën publike duke ngritur tenda hekuri, jo vetëm që do të reagohet me zero tolerancë duke i anuluar ligjërisht, por do të miratohet së shpejti, si pjesë e reformës së re të kontrollit të territorit edhe një masë për ndëshkimin penal të të gjithë atyre nëpunësve të Aluiznit dje apo të Kadastrës më pas, që kanë firmosur për këto legalizime kriminale në mes të lagjeve të qyteteve tona”, shkroi Rama.

Nuk do ta besosh çfarë i bën trupit BORZILOKU, Altin Joka: Ja si ta përdorësh për shërim

0
Nuk do ta besosh çfarë i bën trupit BORZILOKU, Altin Joka: Ja si ta përdorësh për shërim

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti shqiptar nga Suedia, Altin Joka, i cili foli për një nga bimët më të vlerësuara të natyrës: borzilokun. Jo vetëm një erëz e dashur në kuzhinë, por edhe një kurë e fuqishme natyrore për trupin dhe mendjen.

“Borziloku është cilësuar si qetësues i shpirtit,” tha Joka.

Ai shpjegoi se kjo bimë përmban katër vajra esencialë shumë të rëndësishëm, të cilët gjenden në një ekuilibër të përsosur, duke i dhënë borzilokut fuqinë për të ndikuar pozitivisht në disa sisteme të trupit. Nga aspekti neurologjik, është provuar se borziloku ndihmon në uljen e ankthit, qetëson sistemin nervor, ul aktivitetin e trurit dhe përmirëson cilësinë e gjumit. Po ashtu, ai ndihmon në qetësimin e trupit gjatë stresit dhe lodhjes mendore.

Në formë çaji, borziloku është ideal për qetësimin nervor dhe për një gjumë më të mirë. Për frymëmarrjen, borziloku hap rrugët e frymëmarrjes dhe ndihmon në pastrimin e mushkërive. Ai është përdorur tradicionalisht kundër kollës, rekomandohet të konsumohet në çaj bashkë me mente për tretjen dhe me sherebelë për problemet e fytit dhe grykës”, rekomandoi Joka.

Një përdorim shumë i njohur është ai në aromaterapi, nëpërmjet vajit esencial të borzilokut, i cili ka efekt relaksues mbi muskujt dhe ndihmon në lehtësimin e tensionit fizik dhe emocional. Po ashtu, është efektiv në trajtimin e problemeve dermatologjike si irritime të lëkurës apo dermatite. Borziloku ka edhe efekt detoksifikues, i kombinuar me lëkurë limoni në ujë, ndihmon në pastrimin e organizmit dhe freskon metabolizmin. Një tjetër kombinim i fuqishëm është borziloku me xhinxher, i cili përdoret për qetësi nervore dhe forcim të sistemit imunitar. Ndërsa kombinimi me trumzë dhe lule bliri krijon një pije të ngrohtë që lehtëson stresin dhe tensionin mendor. Ai ndihmon gjithashtu në rritjen e qumështit tek nënat që ushqejnë fëmijët me gji, është efektiv kundër pagjumësisë dhe madje mund të përdoret si repelent natyral kundër pickimeve të mushkonjave. Përveç kësaj, ndihmon në qarkullimin limfatik dhe përmirëson freskinë e gojës.

Joka veçoi edhe farat e borzilokut, të cilat përmbajnë sasi të larta kalciumi dhe kanë efekte shumë pozitive për shëndetin e kockave dhe të sistemit tretës.“Borziloku nuk është thjesht një erëz për sallatën,” përfundoi ai, “por një aleat i fuqishëm për trupin, mendjen dhe sistemin imunitar dhe duhet të jetë pjesë e përditshme e tryezës sonë.”

Qendra Shëndetësore Verore në plazhin e Darëzezës, ekipi mjekësor në gatishmëri për pushuesit (Video)

0
Qendra Shëndetësore Verore në plazhin e Darëzezës, ekipi mjekësor në gatishmëri për pushuesit (Video)

Qendrat shëndetësore verore të ngritura për sezonin turistik po përballen me një numër të lartë pacientësh thuajse çdo ditë.

Ditën e sotme Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka shpërndarë një video nga qendra shëndetësore verore në plazhin e Darëzezës në Fier.

Në postimin e saj Koçiu thekson se ekipi mjekësor ndodhet në gadishmëri në çdo kohë.

“Mirëmëngjesi nga plazhi i Darëzezës, i cili çdo ditë e më shumë po frekuentohet nga pushues vendas dhe të huaj!

Për të përballuar këtë fluks në rritje dhe për të garantuar sigurinë shëndetësore të pushuesve, Qendra Shëndetësore Verore këtu ashtu si në 35 pika të tjera në vend, është në gatishmëri të plotë për të ofruar ndihmë mjekësore të menjëhershme dhe cilësore gjatë gjithë sezonit turistik”, shkruan Koçiu.

Koçiu thekson gjithashtu se nga data 1 Qershor deri më sot, në Qendrat Verore janë paraqitur 21,862 pushues, nga të cilët 74% janë qytetarë shqiptarë, ndërsa 26% janë turistë të huaj.

Kujtojmë se këto qendra do të vijojnë të jenë në funksion deri më 30 shtator, në shërbim 24 orë, 7 ditë të javës.

Gjatë këtyre ditëve të nxehta mjekët këshillojnë qytetarët që të kujdesen për veten duke zbatuar disa këshilla si: të pijnë shumë ujë, të mos dalin në orët e pikut, të përdorin krem mbrojtës dhe të zgjedhin ushqime të lehta.

Ditët e nxehta të verës, shtohet numri i rasteve të virozave në Fier! Më të prekurit moshat 30-40 vjeç

0
Ditët e nxehta të verës, shtohet numri i rasteve të virozave në Fier! Më të prekurit moshat 30-40 vjeç

Temperaturat e larta gjatë muajit qershor dhe korrik kanë shënuar një shtim të rasteve të virozave stinore në urgjencën e Fierit.

Nëndrejtori i Spitalit Rajonal, Erblin Dollaku, pohon se numri i vizitave ditore arrin 30 -50 raste në ditë, ndërsa thekson se grupmoshat më të prekura janë 30-40 vjeç.

Dollaku ka pohuar gjithashtu se ka patur edhe raste të komplikuara me temperaturë të lartë disa- ditore që kanë përfunduar në shtrime spitalore.

“Me rritjen e temperaturave gjatë qershorit dhe korrikut pranë urgjencës kemi 30-50 raste në ditë me gjendje fibrile. Moshat më të prekura janë 30-40 vjeç. Aktualisht gjendja është kontroll nga mjekët tanë”, tha Dollaku.

Kjo është një situatë e përsëritur çdo vit në këtë periudhë të vitit ka thënë Dollaku, ndërsa ka apeluar për të gjitha grupmoshat që të evitojnë daljen në orët e pikut, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të shmangim pirjen e duhanit dhe pijet alkolike.

Fier/ Lirimi i hapësirave publike, shembet një objekt në rrugën Kastriot Muço (Video)

0
Fier/ Lirimi i hapësirave publike, shembet një objekt  në rrugën Kastriot Muço (Video)

Bashkia Fier ka nisur punën për lirimin e hapësirave publike, edhe në zbatim të projekteve infrastrukturore të financuara nga Bashkia.

Pamjet e mësipërme tregojnë prishjen e një objekti në rrugën Kastriot Muço (kryqëzimi i Grecallisë), Fier.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, përfshirë dhe shembjen e ndërtimeve pa leje, nisi nga Bashkia Vlorë, ku kryeministri Edi Rama urdhëroi shkarkime masive të organikës drejtuese së pushtetit vendor, pasi ishte i pakënaqur me menaxhimin e qytetit turistik.

“Paketa e Maleve”, Rama: 787 aplikime për investime në 5 ditë

0
“Paketa e Maleve”, Rama: 787 aplikime për investime në 5 ditë

Vetëm 5 ditë pas hapjes së aplikimeve për masat lehtësuese të parashikuara në ligjin e quajtur “Paketa e Maleve”, 787 qytetarë kanë shprehur interes për të investuar në tokat e tyre.

Kryeministri Edi Rama publikoi të dhënat e para, duke paraqitur një hartë që ilustron këtë fluks aplikimesh.

“Kjo është një hartë frymëzuese e aplikimeve për Paketën e Maleve, ku në vetëm 5 ditë numërohen 787 aplikantë”, u shpreh Rama.

Paketa parashikon që për 500 aplikuesit e parë të ofrohen disa lehtësi, duke përfshirë përjashtim nga taksa mbi vlerën e shtuar (TVSH), tatimi mbi të ardhurat, taksa për pasuritë e paluajtshme dhe taksa për infrastrukturën për një periudhë prej 10 vjetësh.

Qëllimi kryesor i kësaj pakete është të krijojë kushte më të favorshme për tërheqjen e investimeve dhe të nxisë zhvillimin ekonomik në zonat malore të vendit, kryesisht ato të veriut. /j.p/

20% e punonjësve janë të huaj: Nga India deri në Filipine, si po zëvendësohen shqiptarët

0
20% e punonjësve janë të huaj: Nga India deri në Filipine, si po zëvendësohen shqiptarët

Nga bregdeti i Sarandës, në Shqipërinë e mesme dhe deri në veri të saj, gjithnjë e më shpesh dëgjohet një shqipe me theks të huaj teksa shërbehet në shumë biznese.

Shqipëria e viteve të fundit, që ankohet për papunësi, duket se po plotëson këto vende bosh.

Leen – sanitare nga Filipinet: “Në vendin tonë mundësitë e punësimit janë të pakta dhe të vështira për t’u gjetur, sepse ka shumë popullsi dhe nëse s’ke mik në qeveri, ti nuk gjen një vend të mirë pune.”

Joana – sanitare nga Uganda: “Vendosa të vij këtu sepse në vendin tonë, paratë që marrim këtu janë shumë më të larta dhe kjo më ndihmon mua dhe familjen time.”

Tiza – magazinier nga Mianmari: “Agjencia ku u interesova më kreu të gjitha procedurat e nevojshme dhe unë erdha menjëherë. Jam i lumtur.”

Shqipëria është e njohur për ta. Të gjithë janë të kënaqur – nuk paguajnë qira, ushqimi u ofrohet nga biznesi, ndërsa çdo muaj dërgojnë para në shtëpi. Por ky realitet është pasqyrë e një problemi më të thellë për tregun shqiptar të punës. Në bujqësi, industri, ndërtim e turizëm janë sektorët që vuajnë për fuqi punëtore, ndërsa mbi 11 mijë punonjës të huaj janë “importuar” për të plotësuar vendet bosh.

Filip Gjoka, sipërmarrës: “Nga ikja dhe mungesa e lindjeve, na kanë detyruar të kthejmë sytë te punëtorët e huaj. Kemi 3 vjet me kontingjentin e parë, ka ardhur i dyti dhe i treti dhe po mundohemi t’i ambientojmë me klimën, ushqimin dhe rregullat tona. Është e vetmja zgjidhje që ne të mos humbim kontratat që kemi vite që kemi punuar për t’i lidhur.”

Mungesa e fuqisë punëtore është e ndjeshme në disa sektorë kyç. Ishim në sektorët e akomodimit dhe tani kemi kaluar në fabrikat e agropërpunimit.

Gokul, punonjës nga India: “Ne erdhëm 5 njerëz nga India dhe kemi këtu mbi 2 muaj e gjysmë. Pagat për momentin janë më të mira se në Indi.”

20% e forcës punëtore në Shqipëri mbulohet nga të huajt, sipas Agjencisë Kombëtare të Punësimit, ndërsa më shumë lehtësira do të krijohen në kuadrin e ri ligjor për të huajt në vendin tonë në vijim.

Gertiola Hoxha, drejtoreshë e Shërbimit të Punësimit: “Vihet re një trend rritës, por po flasim për Shqipërinë si një vend gjithnjë e më atraktiv. Ka më shumë nevojë për fuqi punëtore, përfshirë edhe forcë të huaj. Sfidat janë mungesa dhe pasaktësia e dokumentacionit të paraqitur nga të huajt, përmbushja e kritereve dhe rritja e kapaciteteve të punonjësve. Po rishqyrtohet ligji për të huajt, i cili ka për qëllim të lehtësojë të drejtat e emigrantëve si dhe mbrojtjen e tyre, aksesin në informacion, në tregun e punës, etj.”

Qeveria planifikon të sjellë në Shqipëri 40 mijë të huaj për të punuar. (TCH)

“Murali i Shpresës”, të dënuarit në Fier japin mesazhe paqeje

0
“Murali i Shpresës”, të dënuarit në Fier japin mesazhe paqeje

Në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale në Fier, të dënuarit u bënë pjesë e një aktiviteti simbolik të quajtur “Murali i Shpresës”, i cili synon të përcjellë mesazhe paqeje, rilindjeje dhe ndryshimi.

Me ngjyra në duar dhe pendesë në zemër, ata vizatuan mbi një mur të veçantë në ambientet e institucionit, duke lënë gjurmë të historive të tyre, mesazhe frymëzimi dhe premtime për të ardhmen.

Sipas njoftimit të IEVP Fier, ky mur përfaqëson më shumë se një vepër arti: ai është një thirrje për të parë përtej së shkuarës dhe për të besuar në fuqinë e shpresës dhe të rehabilitimit.

“Çdo vizatim është një histori. Çdo fjalë është një premtim. Çdo ngjyrë është një hap drejt një të ardhmeje më të mirë”, theksohet në mesazhin e IEVP Fier.

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Drenovë të Mallakastrës, nis ndërhyrja nga ajri

0
Riaktivizohet vatra e zjarrit në Drenovë të Mallakastrës, nis ndërhyrja nga ajri

Vijon zjarri në fshatin Drenovë të Mallakastrës e lokalizuar mbrëmjen e së dielës. Si pasojë janë djegur rreth 2.5 ha dhe rreth 250 rrënjë ullinj.

Sot është riaktivizuar një vatër, ku për shkak të terrenit të vështirë, po operojnë me pompa shpine dhe mjete rrethanore forcat zjarrfikëse dhe strukturat bashkiake.

Flakët po përparojnë edhe në drejtim të pyllit me pisha, ndërsa ka nisur aksioni nga ajri për neutralizimin e zjarrit.

Pagesa me këste deri në 20 vite dhe falje kamatëvonesash, skema e re e OSHEE për mbledhjen e detyrimeve

0
Pagesa me këste deri në 20 vite dhe falje kamatëvonesash, skema e re e OSHEE për mbledhjen e detyrimeve

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) do të nisë nga data 21 korrik zbatimin e një skeme të re për pagesën me këste të detyrimeve të prapambetura ndër vite.

Administratori i OSHEE-së, Enea Karakaçi, në një intervistë për mediat, bëri të ditur se çdo klient, familjar apo biznes, që dëshiron të përfitojë nga kjo skemë, mund të kontaktojë shërbimin e kujdesit ndaj klientit për të nënshkruar aktmarrëveshjen për pagesën e detyrimeve.

Ai theksoi se në kuadër të kësaj skeme nuk tolerohet krijimi i detyrimeve të reja.

“Kushti është që klienti të jetë i rregullt në pagesat e dy viteve të fundit. Nuk hyn në skemë asnjë familjar apo biznes që ka krijuar debi për vitet 2024-2025”, tha ai.

Skema ofron lehtësi për abonentët familjarë dhe bizneset, ku abonentëve familjarë iu falet 70% e kamatës nëse paguajnë detyrimin me një këst të vetëm.
Bizneseve të vogla u falet 100% e kamatës në rast se paguajnë detyrimin në një këst të vetëm, ndërsa bizneseve të mëdha u falet 50% e kamatës.

Kategoria e abonentëve për aktmarrëveshjen ndahet në familje në nevojë dhe pensionistë, familje normale dhe biznese.

“Për familjet në nevojë, pagesa fillon nga 1,200 lekë në muaj, me mundësi pagesash deri në 240 këste (deri në 20 vite). Për familjet normale, pagesa fillon nga 2,800 lekë në muaj, gjithashtu deri në 240 këste. Për bizneset, në bazë të vlerës së detyrimit afti shkon deri në 120 këste”, bëri të ditur Karakaçi.

Karakaçi u shpreh se aktmarrëveshjet janë një skemë që ne e përdorim prej vitesh.

“Vitin e kaluar kemi lidhur rreth 7 mijë aktmarrëveshje me familjarë dhe jo familjarë, të cilat kanë ndihmuar në rregullimin e situatës së klientëve dhe reduktimin e borxheve”, u shpreh Karakaçi.

Në të njëjtën kohë, OSHEE po kryen verifikimin e kontratave të energjisë në të gjithë vendin, me fokus kryesisht në kryeqytet.

Qëllimi është të përcaktohet nëse adresa e abonentit është për banim apo për aktivitet biznesi.

“Shumë kate të dyta dhe të treta të pallateve janë kthyer në biznese, por kontrata është regjistruar si familjare, duke përfituar çmime më të ulëta. Kjo nuk është e drejtë, pasi familjet dhe bizneset paguajnë tarifa të ndryshme për energjinë”, shpjegoi Karakaçi. /j.p/