Home Blog Page 119

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Drenovë të Mallakastrës, nis ndërhyrja nga ajri

0
Riaktivizohet vatra e zjarrit në Drenovë të Mallakastrës, nis ndërhyrja nga ajri

Vijon zjarri në fshatin Drenovë të Mallakastrës e lokalizuar mbrëmjen e së dielës. Si pasojë janë djegur rreth 2.5 ha dhe rreth 250 rrënjë ullinj.

Sot është riaktivizuar një vatër, ku për shkak të terrenit të vështirë, po operojnë me pompa shpine dhe mjete rrethanore forcat zjarrfikëse dhe strukturat bashkiake.

Flakët po përparojnë edhe në drejtim të pyllit me pisha, ndërsa ka nisur aksioni nga ajri për neutralizimin e zjarrit.

Pagesa me këste deri në 20 vite dhe falje kamatëvonesash, skema e re e OSHEE për mbledhjen e detyrimeve

0
Pagesa me këste deri në 20 vite dhe falje kamatëvonesash, skema e re e OSHEE për mbledhjen e detyrimeve

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) do të nisë nga data 21 korrik zbatimin e një skeme të re për pagesën me këste të detyrimeve të prapambetura ndër vite.

Administratori i OSHEE-së, Enea Karakaçi, në një intervistë për mediat, bëri të ditur se çdo klient, familjar apo biznes, që dëshiron të përfitojë nga kjo skemë, mund të kontaktojë shërbimin e kujdesit ndaj klientit për të nënshkruar aktmarrëveshjen për pagesën e detyrimeve.

Ai theksoi se në kuadër të kësaj skeme nuk tolerohet krijimi i detyrimeve të reja.

“Kushti është që klienti të jetë i rregullt në pagesat e dy viteve të fundit. Nuk hyn në skemë asnjë familjar apo biznes që ka krijuar debi për vitet 2024-2025”, tha ai.

Skema ofron lehtësi për abonentët familjarë dhe bizneset, ku abonentëve familjarë iu falet 70% e kamatës nëse paguajnë detyrimin me një këst të vetëm.
Bizneseve të vogla u falet 100% e kamatës në rast se paguajnë detyrimin në një këst të vetëm, ndërsa bizneseve të mëdha u falet 50% e kamatës.

Kategoria e abonentëve për aktmarrëveshjen ndahet në familje në nevojë dhe pensionistë, familje normale dhe biznese.

“Për familjet në nevojë, pagesa fillon nga 1,200 lekë në muaj, me mundësi pagesash deri në 240 këste (deri në 20 vite). Për familjet normale, pagesa fillon nga 2,800 lekë në muaj, gjithashtu deri në 240 këste. Për bizneset, në bazë të vlerës së detyrimit afti shkon deri në 120 këste”, bëri të ditur Karakaçi.

Karakaçi u shpreh se aktmarrëveshjet janë një skemë që ne e përdorim prej vitesh.

“Vitin e kaluar kemi lidhur rreth 7 mijë aktmarrëveshje me familjarë dhe jo familjarë, të cilat kanë ndihmuar në rregullimin e situatës së klientëve dhe reduktimin e borxheve”, u shpreh Karakaçi.

Në të njëjtën kohë, OSHEE po kryen verifikimin e kontratave të energjisë në të gjithë vendin, me fokus kryesisht në kryeqytet.

Qëllimi është të përcaktohet nëse adresa e abonentit është për banim apo për aktivitet biznesi.

“Shumë kate të dyta dhe të treta të pallateve janë kthyer në biznese, por kontrata është regjistruar si familjare, duke përfituar çmime më të ulëta. Kjo nuk është e drejtë, pasi familjet dhe bizneset paguajnë tarifa të ndryshme për energjinë”, shpjegoi Karakaçi. /j.p/

Shans i artë për të rinjtë në Albpetrol: 20 inxhinierë praktikantë drejt punësimit të përhershëm

0
Shans i artë për të rinjtë në Albpetrol: 20 inxhinierë praktikantë drejt punësimit të përhershëm

 Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri me dije sot nisjen e fazës së dytë të projektit të ri për rekrutimin e inxhinierëve të rinj në Albpetrol.

Ky projekt synon të integrojë në trupat operative të ndërmarrjes djem dhe vajza të rinj, studentë në fushat e naftës, gazit dhe gjeologjisë.

“Viti 2024 shënoi fillimin e këtij projekti, ku një grup prej 20 djemsh dhe vajzash, të cilët iu bashkuan Albpetrol vetëm një vit më parë, tashmë janë pjesë e përhershme e stafit tonë”, tha Balluku.

Në fazën aktuale u testuan 45 kandidatë të rinj, nga një total prej 95 aplikimesh, të cilët shprehen dëshirën për t’u bërë pjesë e Albpetrol në vitet 2025 dhe 2026, nëpërmjet një viti prove, një praktikë e paguar dhe shumë e suksesshme.

Ministrja theksoi se “nga ky grup, 20 prej tyre do të fillojnë praktikën e paguar në Albpetrol dhe më pas do të vlerësohen për një punësim të përhershëm. Të tjerët, rreth 35 inxhinierë, do të angazhohen në institucione të tjera publike brenda sektorit të Infrastrukturës dhe Energjisë, si specialistë në Drejtorinë e Naftës dhe Gazit apo institute teknike.”

Balluku shtoi se ndër vite, sektori është përballur me mungesë të inxhinierëve të rinj për shkak të emigrimit drejt vendeve të tjera, veçanërisht Kanada, por theksoi ajo, “tani vërejmë një dëshirë të madhe të të rinjve për të punuar pranë Albpetrol dhe në sektorin publik”.

Balluku foli për rritje të numrit të vajzave që zgjedhin këtë fushë teknike, e cila tradicionalisht ka qenë e dominuar nga meshkujt.

“Është shumë inkurajuese që në grupin e testimit ishin shumë vajza, që po kontribuojnë në një sektor specifik dhe të rëndësishëm si ai i naftës dhe gazit”, tha ajo.

Balluku u shpreh se po punohet për reformimin e kuadrit ligjor dhe operativ në naftë dhe gaz, duke përfituar qytetarët shqiptarë. /j.p/

Konfiskohet pallati në ndërtim në Vlorë, Rama: Këtë fat do të kenë të gjitha objektet me shkelje të lejes së ndërtimit

0
Konfiskohet pallati në ndërtim në Vlorë, Rama: Këtë fat do të kenë të gjitha objektet me shkelje të lejes së ndërtimit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion kombëtar për verifikimin e të gjitha objekteve në ndërtim në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga aksioni i IKMT-së në Vlorë, ku në terren ndodhej edhe kryeinspektorja Dallëndyshe Bici.

Rama bëri të ditur se të gjitha objektet me shkelje të lejes së ndërtimit, sipas rastit e nevojës do të shemben apo konfiskohen nga shteti për funksione publike, ndërsa paralajmëroi ndjekje penale ndaj punonjësve të bashkive që lejojnë ndërtimet pa leje.

“Këtë fat do të kenë të gjitha objektet me shkelje të lejes së ndërtimit, të cilat, sipas rastit dhe nevojës, do të shemben apo konfiskohen nga shteti për funksione publike. Ndërkohë që punonjësit e bashkive që kryejnë sipas ligjit akt-kontrollet në çdo fazë të ndërtimit dhe mbyllin sytë përpara shkeljeve, do t’i përcillen prokurorisë për një sërë veprash penale të mundshme”, deklaroi kryeministri.

Rama njoftoi gjithashtu se së shpejti do të miratohet reforma e re e kontrollit mbi territorin, e cila parashikon masa më të rrepta dhe përgjegjësi administrative e penale për “symbyllurit” , inspektorë, shefa bashkie, punonjës e shefa policie që abuzojnë me detyrën dhe taksat e shqiptarëve.

“Shqipëria 2030 në BE kërkon fundin e këtyre fenomeneve, ndërsa 99% e qytetarëve që respektojnë ligjin, meritojnë hapësira publike të pacenueshme më nga askush”, theksoi Rama.

Nga Vlora, ku IKMT po zhvillon kontrolle intensive, kryeinspektorja Dallëndyshe Bici bëri me dije se aksioni do të vazhdojë në të gjithë territorin për të garantuar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik.

“Në vazhdën e kontrolleve, ky objekt do të konfiskohet dhe do t’i kalojë shtetit për interes publik. Të njëjtin fat do të kenë të gjithë ato subjekte që rezultojnë me leje ndërtimi, por që kanë ndërtuar në shkelje brutale të lejes së ndërtimit duke cenuar interesin publik dhe pronën e përbashkët”, deklaroi drejtoresha e IKMT-së.

/j.p/

Nesër nis aksioni në gjithë vendin, sekuestro bulmetit pa faturë tatimore

0
Nesër nis aksioni në gjithë vendin, sekuestro bulmetit pa faturë tatimore

Nesër, sikurse paralajmëroi kryeministri Edi Rama do të nisë aksioni për sekuestrimin e prodhimeve të bulmetit pa faturë tatimore në treg.

Objektivi i aksionit është të luftojë evazionin dhe të garantojë sigurina ushqimore.Tatimorët do të verifikojnë nëse produkti është e shoqëruar me faturë fiskale në momentin e blerjes dhe nëse lëshohet faturë edhe për konsumatorët final që janë qytetarët.

Paralajmërimin se nuk do të tolerohet asnjë shkelje që cënon sigurinë ushqimore për qytetarët, bizneseve ua dha vetë ministrja Denaj së bashku me ministrin e Financave gjatë një inspektimi.

Për produktet e bulmetit dhe mishit çdo biznesi i kërkohet fatura e blerjes për të gjurmuar origjinën e produktit dhe cilësinë e tij.

Të pathënat e Ardenicës/ Historia e priftit shkodran që e shpëtoi manastirin nga shkatërrimi (Video)

0
Të pathënat e Ardenicës/ Historia e priftit shkodran që e shpëtoi manastirin nga shkatërrimi (Video)

Qetësia që mbizotëron në hyrje dhe brenda manastirit te Ardenicës në Lushnje, i shton misterin tempullit mesjetar.

Ishte në prag të shkaterrimit me revolucionin antifetar të vitit 1967, por shpëtoi pa iu prekur asnjë tullë. Kjo falë një prifti shkodran që sherbente në atë kohë në Manastir.

Maksim Zarka, studiues i trashëgimisë kulturore të Myzeqesë ka rrëmuar në arkivat e organeve hetimore të kohës, duke sjellë me detaje fjalimin, që prifti Irine Banushi, mbajti përpara turmës së armatosur me kazma dhe lopata.

Manastiri shpëtoi kurse Irine Banushi bëri lutjen e fundit

Por nëse tentativa për rrënimin e manastirit është e dokumentuar, të tjera histori si grabitja e artefakteve dhe djegia e bibliotekës së pasur të manastirit, janë të veshura me mister. Zarka veçon dy humbje të mëdha të trashëgimisë së manastirit, ikonën me mbishkrim shqip e cila me gjasë ndodhet në ndonjë muze europian dhe djegien e bibliotekës

Vizitorët, vendas dhe të huaj, janë kryesisht besimtarë që vijnë për lutje. Një kishë me ikona murale të ruajtura ndër shekuj, si ajo e “Marisë Hyjlindëse” brenda manastirit, është një eksperiencë e rrallë për këto zonja nga Ukraina. Kurse vendasit emigrantë duan t’u prezantojnë fëmijëve pasurine e rrallë të vendlindjes

Manastiri i Ardenicës ndodhet në një lartësi prej 238 metra mbi nivelin e detit duke ofruar për vizitorët edhe pamje panoramike nga fusha e Myzeqesë. Manastiri u themelua në shekullin e X me kishen e shen triadhës. U zgjerua me ndërtimin e kishës “Maria hyjlindëse”, konakëve dhe murit rrethues, rreth 600 vjet më vonë. / abcnews.al

Ervin Salianji rrëfen “kalvarin” e burgut: Lahesha me kanaçe, shihja në një TV të vogël

0
Ervin Salianji rrëfen “kalvarin” e burgut: Lahesha me kanaçe, shihja në një TV të vogël

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 nga moderatorja Nisifa Tufa, tregoi përjetimet e tij gjatë qëndrimit në burgun e Fierit.

Ai foli për kushtet e vështira në qeli dhe padrejtësinë që, sipas tij, e çoi pas hekurave

Salianji theksoi se qëndrimi në burg ishte një provë e rëndë njerëzore, por edhe një “medalje politike”. Ai zbuloi se përjetimet në qeli do t’i përshkruajë më gjerësisht në një libër që planifikon të botojë.

Ervin Salianji, ish-deputet i PD-së: Nuk kam nevojë të kem post, që të vijoj aktivitetin tim publik. Dënimi im është me pasoja, sepse për 5 vite nuk mund të jem as deputet. Por në këndvështrimin politik, dënimi politik është medalje për mua. Mund të kemi në PD një muze kujtese për të gjithë shërbëtorët e regjimit, që në shkelje të ligjit, marrin vendime që turpërojnë Shqipërinë, si vend që nuk krijon dot standarde. Në qeli numërohen edhe orët. Jam dënuar për kallëzim të rremë, pa bërë kallëzim fare. Nuk më kanë gjetur akuzë as për korrupsion, për asgjë. Më futën në burg, sepse iu prishja punë për zgjedhje. Dita e parë, për çdo njeri që përfundon në qeli, është moment i vështirë për jetën e njeriut, edhe pse e di se ke mbështetje masive, dhe në spektrin politik ka pasur dakordësi që ishte dënim i padrejtë.

Ajo që të rëndon më shumë burgun është padrejtësia e drejtësisë. Mendoj që jam me personalitet të fortë dhe nuk kam pasur probleme. Qëndrova në qeli, kam shkruar, kam reaguar. Aty kupton që s’ka dhe ujë e duhet të lahesh me kanaçe. Këto do i përshkruaj me detaje në një libër. Nga ana njerëzore, stafi në burgun e Fierit ishin njerëz profesionistë. Situatat janë ndryshe nga ato që janë jashtë. Duhet të shkruash me dorë, të shohësh një TV të vogël. Në ditët e para kërkon ku është telefoni, se je mësuar me instikt, tani prsh më bën përshtypje që e kam telefonin. Pra, që në fillim njeriu nis e mësohet me situatën, qoftë ajo dhe e vështirë. Pritja ka qenë e mirë, njerëzit bërtisnin emrin tim, thërrisnin “Rama ik”, kjo ishte diçka e mirë, se kupton që edhe qytetarët që janë dënuar, dikush me të drejtë e dikush pa të drejtë, e kanë kuptuar se burgosja ime ishte e padrejtë.

Odise Roshi bëhet me skuadër të re/ Ja ku do të vazhdojë karrierën futbollisti fierak

0
Odise Roshi bëhet me skuadër të re/ Ja ku do të vazhdojë karrierën futbollisti fierak

Odise Roshi do të vijojë karrierën në Ligën e Parë turke. Lajmin e ka zbuluar mesfushori Eduart Rroca, i cili këtë sezon do të jetë shok skuadre me fierakun te skuadra e Ankara Keciorenguçu.

Të dy futbollistët shqiptarë, kanë pozuar së bashku, teksa mbanin veshura fanellën e skuadrës turke.

Rroca është bashkuar me Ankara Keciorenguçu nga sezoni i kaluar, ndërkohë që Roshi momentalisht ishte pas skuadër, pas përfundimit të aventurës me Erzurumspor.

Vlen të theksohet fakti, se anësori fierak është një njohës i mirë i ligës së parë turke, ku në total është aktivizuar 116 ndeshje duke shënuar 14 gola dhe duke regjistruar 16 asiste.

Pjesë e skuadrës nga Ankaraja është edhe mbrojtësi me origjinë shqiptare, Sulejman Lush. Edhe 24-vjeçari i ka uruar mirëseardhjen Roshit, duke postuar një foto së bashku edhe me Rrocën, me mbishkrimin 3 shqiptarët.

Humbet 70 vjeçari në Fier, familjaret kerkojne ndihme

0
Humbet 70 vjeçari në Fier, familjaret kerkojne ndihme

Personi qe shihni ne foto eshte Mihallaq Shqepa, i cili prej nje jave eshte larguar nga banesa e tij ne lagjen Liri.

Familjaret thone qe eshte larguar me motorr dhe ndoshta mund te jete larguar drejt bregdetit te Semanit.

Kush e ka pare eshte i lutur te telefonoje nr 069 221 6817

Nga depresioni te shërimi i brendshëm – Mjekja shqiptare ndan përvojën e saj unike

0
Nga depresioni te shërimi i brendshëm – Mjekja shqiptare ndan përvojën e saj unike

Mjekja Artemisa Gogollari e ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus këtë të martë, rrëfeu historinë e jetës së saj, se çfarë e shtyu të kalonte nag studimet mbi mjëksinë tradicionale te ajo e meditimit.

Gogollari tha se pasi shkoi në Gjermani filloi të mos ndihej mirë me veten, e paplotësuar dhe aty kuptoi se ishte e “pushtuar” nga ankthi dhe depresioni.

Ajo rrëfeu se gjeti forcë që të hynte thellë brenda vetes dhe të kuptonte që nuk kishte më arsye për të bërë që të tjerët të shihnin se sa e arrirë ishte në jetë dhe në karrierë, por duhet të punonte brenda vetes për të arritur të kuptonte dhe plotësonte veten e saj.

Pjesë nga biseda:

Gogollari: Pas studimeve mjekësore në Shqipëri, nisem dhe filloj një punë në Gjermani.

Borakaj: Si mjeke, në atë kohë kur filloi lëvizja e shumë mjekëve drejt Gjermanisë?

Gogollari: Po si mjeke e përgjithshme, aty nisën shenjat e para të ankthit dhe depresionit.

Borakaj: Ishte jeta që të ofron Gjermania?

Gogollari: Ishte diçka e çuditshme, sepse ankthi dhe depresioni vazhdoi dhe në Austri. Nuk qendrova gjatë në Gjermani, direkt aplikova për një grant për të vazhduar studimet shkencore në Austri. Edhe pasi shkova atje, dhe mendova që e gjeta zgjidhjen, kisha punën që doja, familjen që doja, karrierën që doja dhe mendoja se tani do çlirohem. Por nuk ndodhi ashtu, kjo më çoi në një rrugëtim tjetër. Ishte një rrugëtim i brendshëm. Nëse deri tani ishte një rrugëtim i jashtëm, dhe kisha kërkuar rezultate të jashtme, ai ishte një fat që u përballa me ankrthin dhe depresionin, pasi deri tani kisha kërkuar të përmbushja pritshmëritë e botës se çfarë është suksesi. Në momentin që ti i ke të gjitha gjërat ti do jesh i lumtur.

Borakaj: Nuk ndodh kështu?

Gogollari: Nuk ndodh kështu. Kjo ka qenë deri tani rrugëtimi im i jashtëm. Rrugëtimi im i jashtëm nisi rrugëtimin e brendshëm. Që unë të kërkoja brenda meje, se për çfarë jam këtu.

Borakaj: E bëre vetëm këtë proces, cilat ishin shenjat e ankthit?

Gogollari: Kam patur një ankth dhe depresion funksional. Punoja gjatë ditës, por që përbrenda ishte kaos i vërtetë. Humb kuptimi i jetës, njeriu mendon se nuk ka më kuptim, kisha shenja fizike, ulçera, kista nëpër trup. Mjekësia tradicionale nuk hiqte as shenjat e ulçerës, fillova të kërkoja metoda të tjera. Në fillim hasa tek një institut shkencor në Kaliforni që kishte që në vitet 1970 që operonte dhe kishte disa teknika të normalizimit të zemrës. Në momentin që aplikova ato teknika nisa të ndieja sërish jetën dhe thashë një sekondë se ka diçka këtu. Sepse deri në atë moment ankthi dhe depresioni u shfaqën tek një person i cili në dukje i kishte të gjitha, por nga brenda nuk u përmbush asnjërerë.

Borakaj: Kishe dëgjuar më parë për teknika të tilla, i paragjykoje?

Gogollari: Kisha dëgjuar, por nuk i kisha aplikuar pasi kërkoja prova shkencore. Kisha lexuar libra psikologjikë, punoja me manifestimet shumë.

Borakaj: Manifestoje?

Gogollari: Po në Gjermani kisha manifestuar grantin.

Borakaj: Si e kishe manifestuar?

Gogollari: Duke lexuar librin “Sekreti” ti krijon një tabelë të vizioneve dhe vendos të gjitha qëllimet që ke dëshirë të arrish dhe e ndien që tashmë kanë ndodhur, je duke bërë punën që do, je e realizuar, sikur e sjell atë ndjenjë në të tashmen. Kisha dëgjuar edhe për meditimin, por isha skeptike.

Borakaj: Te manifestimi ke raste kur ti shkruan në një ditë të caktuar ku ka energji të lartë ku ti shkruan gjithçka do doje të arrije sikur kanë ndodhur?

Gogollari: Unë nuk e kam aplikuar kështu, por me tabelë vizioni.

Borakaj: E mban pastaj tabelën?

Gogollari: E mban sa realizohen dhe pastaj e heq.

Borakaj: Problemet që kishit me ankthin dhe depresionin i diskutonit me dikë tjetër?

Gogollari: Unë i kam diskutuar gjithmonë me bashkëshortin tim Marvinin.

Borakaj: Ju dukeni një dyshe e pandarë, si ndikoi dashuria te ju?

Gogollari: Ka ndikuar shumë. Më ka dhënë motivimin që unë të bëja diçka për pjesën e ankthit dhe depresionit. Jam një person që punoja, por që edhe ëpr veten time nuk do e bëja, sepse siha person shumë i fortë dhe mund të jetoja edhe me ato ndjenja.

Borakaj: Ka shumë njerëz që bëjnë këtë?

Gogollari: Po shumë njerëz, por veprimi që unë ndëmrora të ndryshoja ishte prej Marvinit.