Home Blog Page 120

Drogë nga Amerika e Jugut në Evropë, goditet grupi kriminal italo-shqiptar, 28 në pranga

0
Drogë nga Amerika e Jugut në Evropë, goditet grupi kriminal italo-shqiptar, 28 në pranga

Autoritetet italiane, të mbështetura nga Europol kanë goditur një grup kriminal të lidhur me “Ndraghetën”.

Ditën e djeshme, më 8 korrik, pas një operacioni të zhvilluar në të gjithë Italinë, Spanjën dhe Shqipërinë, ekipet speciale të ndërhyrjes kanë arrestuar 28 persona të dyshuar me kombësi italiane dhe shqiptare.

Midis individëve të ndaluar është një shtetas italian nga rajoni i Kalabrisë i cili dyshohet se ishte në krye të grupit kriminal në zonën e San Basilio të Romës.

Ky individ, së bashku me tre djemtë e tij, dyshohet se bashkëpunonte ngushtë me një grup kriminal shqiptar, i cili merrej me disa nga aspektet logjistike të tregtisë së trafikut të drogës.

Anëtarët shqiptarë të këtij rrjeti dyshohet se organizonin nxjerrjen e ngarkesave nga porte të ndryshme spanjolle dhe holandeze, si dhe transportin e mëvonshëm në Itali. Përveç kësaj, ata ishin përgjegjës për shitjen e drogës në pjesë të tjera të Romës.

Hetimet tregojnë se kokaina e shitur në Itali është blerë në Amerikën e Jugut dhe është transportuar në kontejnerë në porte anembanë Evropës. Transporti nga porti i Gioia Tauro në Kalabri për në Romë dyshohet se është lehtësuar nga ndërmjetës kriminelë kalabrezë.

Tortura si mjet për të mbjellë frikë brenda organizatës kriminale

Personat e arrestuar dyshohet se kanë trafikuar të paktën 1019 kilogramë kokainë dhe 1497 kg hashash në 80 raste trafikimi.

Prokurorët dyshojnë se katër individë italianë kanë rrëmbyer një trafikant droge, duke i shkaktuar atij dëme fizike dhe psikologjike, një shembull i dhunës së rëndë që lidhet me organizatën kriminale Ndrangheta.

Tortura është filmuar me një telefon celular, dhe videoja është përhapur më pas me qëllim që të ngjallë frikë, heshtje dhe nënshtrim tek anëtarët e grupit kriminal të vendosur në Romë.

Ky hetim kompleks nxori në dritë edhe metodat e sofistikuara të komunikimit të përdorura për të shkëmbyer informacion brenda organizatës kriminale.

Për të shmangur zbulimin nga autoritetet, anëtarët e saj mbështeteshin në mesazhe të koduara nëpërmjet pajisjeve të shpërndara nga një ofrues shërbimesh kriminale shqiptar, i cili u arrestua gjithashtu më 8 korrik.

Rama: Gati 6 reforma të mëdha! Prekin territorin, ujin, pastrimin e mbetjeve, naftën, ilaçet dhe shëndetësinë

0
Rama: Gati 6 reforma të mëdha! Prekin territorin, ujin, pastrimin e mbetjeve, naftën, ilaçet dhe shëndetësinë

Qeveria Shqiptare po harton 6 reforma të reja që lidhen me sektorët më të rëndësishëm në vend. Lajmi u bë më dije nga Kryeministri Edi Rama në një postim në platformën X, ndërsa nuk mungoi një kundërpërgjigje për debatet që po zhvillohen teksa lirohen hapsirat publike.

Edi Rama: Toleranca ndaj tokave të xanuna në kurriz të komunitetit apo lejeve me shkelje në kurriz të qytetit, që janë pranuar nga qeverisja vendore si bashkëudhëtare të jetës urbane, ndërkohë që inspektoriatet e mbrojtjes së territorit dhe policitë bashkiake janë bërë në të shumtën e rasteve pjesë e problemit, do të adresohet rrënjësisht me një reformë të re ligjore të kontrollit e të zhvillimit të territorit, për të cilën kemi nisur nga puna paralelisht me disa reforma të reja të shërbimit me ujë të pishëm, të sistemit të pastrimit e të përpunimit të mbetjeve, të furnizimit të popullit me naftë e me barna, si edhe të shërbimit spitalor, që do të jenë piketat e hyrjes në rrugën e mandatit tonë të katërt për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.

Prej ditës së shtunë, kreu i qeverisë dha ultimatum për të nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike në disa qytete të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin./vizionplus.tv

Zyrtare: Apolonia firmos me trajnerin serb Marko Jovanoviç

0
Zyrtare: Apolonia firmos me trajnerin serb Marko Jovanoviç

Apolonia ka gjetur trajner. Bëhet fjalë për ish-ndihmësin e Skënder Gegës te Partizani në vitin 2018, Marko Jovanoviç.

Lajmi është bërë i ditur ekskluzivisht për “Panorama Sport” nga burime pranë klubit fierak. Serbi tashmë ka firmos me Apoloninë.

Rikujtojmë që Jovanoviç ka qenë ndihmës trajner edhe te Luftëtari dhe Kukësi, ndërsa te Partizani zgjati vetëm 10 muaj pasi u lagua nga Gega, në atë kohë trajner i “demave”. Te këto skuadra ka bërë edhe rolin e videoanalistit. Së fundmi ai ka ngjitur një ekip serb Dinamo Jug në Kategorinë e Parë. Tashmë rikthehet sërish në Shqipëri me një mision të qartë.

Kryeministri Rama mbërrin në Fier, takim me zyrtarët lokalë për lirimin e hapësirave publike

0
Kryeministri Rama mbërrin në Fier, takim me zyrtarët lokalë për lirimin e hapësirave publike

Kryeministri Rama do të zhvillojë sot takime në bashkinë Fier ku paralajmëron se do të vijojnë ndryshimet njësoj si në qytetin e Vlorës, ndërsa në fokus do të jetë edhe lirimi i hapësirave publike.
Kryeministri ka mbërritur në Fier këtë pasdite, ndërsa shihet i shoqëruar edhe nga kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi.

Vrau bashkëshorten në Greqi/ Gjykata merr vendimin për shqiptarin, ja sa vite burg u dënua

0
Vrau bashkëshorten në Greqi/ Gjykata merr vendimin për shqiptarin, ja sa vite burg u dënua

Një gjykatë greke ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me burgim të përjetshëm një 44-vjeçar me origjinë shqiptare, për vrasjen makabre të bashkëshortes së tij 31-vjeçare, ngjarje e ndodhur më 30 korrik 2021 në zonën Dafni të Athinës.

Sipas aktit të ekspertizës mjekoligjore, viktima, Anisa, u godit dy herë me thikë në qafë teksa ndodhej e shtrirë në krevat, pa mundur të reagojë. Autori përdori një thikë kuzhine me gjatësi 28 centimetra për të kryer krimin.

Gjykata greke vendosi dënimin maksimal për të pandehurin: burgim të përjetshëm, si dhe 24 muaj shtesë, pa asnjë ulje apo lehtësim penal.

Autori kishte në pronësi një lokal fast-food në zonën Haravgji të Athinës dhe jetonte me bashkëshorten dhe djalin e tyre të vogël. Sipas dëshmive të fqinjëve, marrëdhënia mes çiftit ishte e tensionuar, me debate të shpeshta dhe episode dhune. Shpeshherë, viktima kishte kërkuar ndihmë duke bërtitur nga ballkoni.

Gjatë procesit gjyqësor, i pandehuri tentoi të justifikojë aktin duke akuzuar viktimën për një lidhje jashtëmartesore, pretendim që nuk u provua dhe u hodh poshtë nga trupi gjykues.

Avokati i familjes së viktimës deklaroi se sjellja e autorit u konsiderua plotësisht e dënueshme dhe se gjykata nuk njohu asnjë rrethanë lehtësuese.

“Ky vendim nuk mund të rikthejë jetën e humbur, por dërgon një mesazh të fortë drejtësie dhe besimi në shtetin ligjor,” u shpreh ai në një deklaratë për mediat.

DËSHMIA E AUTORIT

Në dëshminë e tij pas krimit, 44-vjeçarit me origjinë shqiptare, e paraqiti aktin e tij si një moment “errësimi mendor”, duke ia atribuar pjesërisht përgjegjësinë edhe viktimës.

“Jam i shkatërruar shpirtërisht dhe i penduar që në sekondën e parë pas asaj që ndodhi”, tha ai, duke shtuar se menjëherë pas krimit u vetëdorëzua në polici, ku rrëfeu gjithçka.

Ai theksoi se nuk kërkon vetëm falje ndaj autoriteteve, por mbi të gjitha “ndaj prindërve të gruas sime dhe fëmijës tonë të vetëm”.

44-vjeçari pretendonte se nuk arriti të kontrollonte veten, duke përshkruar se kishte vendosur një pajisje për regjistrimin e zërit në shtëpi dhe se kishte dëgjuar regjistrime që e kishin “çmendur”.

“M’u errësua mendja. Nuk dija çfarë bëja”, tha ai, duke përmendur se regjistrimet përmbanin episode të një lidhjeje jashtëmartesore të bashkëshortes, akuza që nuk u vërtetuan kurrë dhe u refuzuan nga Gjykata.

Si provë, ai dorëzoi një USB me biseda të gruas së tij me një person të tretë, duke tentuar të legjitimojë pretendimet për tradhti. Sipas tij, “nuk e përballoja dot që gruaja që e doja të bënte gjëra të tilla në shtëpinë tonë, madje në dhomën e fëmijës”.

Autori përshkroi me detaje tmerruese momentin e vrasjes, duke pohuar se hyri në dhomë me një thikë 28 centimetra të gjatë dhe e goditi dy herë në qafë ndërkohë që ajo flinte.

Ai rrëfeu se i mbylli gojën me dorë për të mos bërtitur dhe se pasi ajo pushoi së rezistuari, u largua, la thikën pranë trupit dhe pastroi gjakun nga duart.

Në një përpjekje për të minimizuar përgjegjësinë e tij, 44-vjeçari pretendoi se debatonin shpesh, se ajo kishte kërkuar divorc dhe se ajo e ofendonte dhe e godiste fizikisht. Megjithatë, këto pretendime nuk u konfirmuan gjatë hetimit apo nga dëshmitarët.

Gjykata nuk e pranoi asnjë nga justifikimet e autorit, duke theksuar se ai kishte vepruar me vetëdije të plotë dhe se sjellja e tij ishte plotësisht e dënueshme. Asnjë lehtësim nuk iu njoh.

Prokuroria Fier sekueston 276 hektarë tokë e përfituar me dokumente të falsifikuara

0
Prokuroria Fier sekueston 276 hektarë tokë e përfituar me dokumente të falsifikuara

Prokuroria njoftoi sot se “në kuadër të hetimit mbi procedimin penal filloi në tetor 2019, rezultoi se shtetasit T.Zh., me anë të përdorimit të dokumentit të falsifikuar “Vendimi nr.249, datë 22.02.2008”, etj, të ish Komunës Libofshë, ka “përfituar nga fshati dhe lloji” 276.5. Hasturkas, Libofshë, Fier Kjo pasuri është e ndarë në disa pronarë me anë të kontratave të shitjes dhe dhurimit”.

“Nga hetimet rezultoi se është përfituar mbi bazën e kërkesës së shtetasve T.Zh, vendimi nr.5, datë 26.09.1999, të ish Libofshës, Vërtetim datë 10/10/1999, lëshuar në emër të Komisionit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut. pasqyruar shkrimet dhe nënshkrimet e anëtarëve (provuar nga akti i ekspertimit)”, njoftoi prokuroria.

Sipas Prokurorisë së Fierit “gjithashtu e fundit se vendimi nr.5, datë 26.09.1999, i ish Komunës Libofshë ka marrë më parë se të bëhej kërkesa dhe të dhënat në atë që është marrë korrespondon në kalendarin me ditën e Dielës, ditë pushimi, duke çuar në përfundimin se prona është produkt i veprës penale të falsifikimit”.

Në funksion të hetimeve, Prokuroria kërkoi sekuestrimin e pasurive me paraardhje nga dokumentet e falsifikuara: Pasuri e paluajtshme lloji “kullotë” dhe “pyll” me 276.5 ha, ndodhi në kadastrale 1940, fshati Hasturkas, Libofshë, Fier.

Kjo kërkesë është pranuar nga Gjykata dhe Zyra e Fierit që ka urdhërat të ekzekutohen, të cilat janë caktuar për ato.

ATSH

Bëhuni gati, cirku i famshëm vjen në Fier, 11 netë spektakël dhe emocion

0
Bëhuni gati, cirku i famshëm vjen në Fier, 11 netë spektakël dhe emocion

Atmosfera e verës në qytetin e Fierit do të ndizet më shumë se kurrë këtë muaj, pasi një nga emrat më të njohur të cirkut në Europë, Cirku “Marina Orfei”, vjen për herë të parë në Fier për të sjellë një shfaqje të jashtëzakonshme që do të zgjasë për 11 net radhazi.

Shfaqja do të jepet çdo ditë nga data 17 deri më 27 Korrik, në vendin e ish-stadiumit të lojërave me dorë, në qendër të qytetit.

NJOFTIMI I DHENE NGA BASHKIA E FIERIT

🎪 FIER, bëhu gati… Ndalesa e radhës e Cirkut “Marina Orfei” është qyteti i Fierit 🤩🤹‍♂️🐅
.
Nga 17 Korriku deri më 27 Korrik, Cirku “Marina Orfei” zbarkon në vendin e ish – stadiumit të lojërave me dorë, në qendër të qytetit të Fierit, për të sjellë 11 netë të mbushura me të qeshura, emocione dhe spektakël për të gjithë familjen! 🐯✨

🔹 Akrobaci që të lënë pa frymë
🔹 Klounë që të bëjnë të qeshësh
🔹 Iluzione dhe numra ajrorë
🔹 Gjithashtu dhe..Tigrat në skenë🐅🔥

📍 Vendndodhja: Vendi i ish – stadiumit të lojërave me dorë, në qendër të qytetit
📅 Datat: 17 Korrik – 27 Korrik

Qytetarët e Fierit dhe jo vetëm do të kenë mundësinë të përjetojnë magjinë e një spektakli cirku të nivelit ndërkombëtar, të përshtatur për të gjithë familjen, nga më të vegjlit deri te më të rriturit.

“Marina Orfei” është një emër legjendar në botën e cirkut italian dhe evropian, i njohur për elegancën, stilin unik dhe profesionalizmin artistik. Shfaqjet e tij janë një kombinim i traditës së vjetër të cirkut me elemente moderne të performancës, duke krijuar një përvojë të paharrueshme për publikun.

Nisin sot regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta në portalin e-Albania

0
Nisin sot regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta në portalin e-Albania

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, njoftoi sot hapjen zyrtare të regjistrimeve online për klasat e para dhe të dhjeta në portalin e-Albania. Prindërit dhe nxënësit mund të kryejnë regjistrimin nga data 7 korrik deri më 31 gusht, duke eliminuar nevojën për paraqitje fizike në shkolla dhe duke garantuar një proces më efikas.

“Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta hapen sot, më 7 korrik, në #eAlbania. Sistemi do të qëndrojë i hapur deri më 31 gusht, duke u dhënë mundësi të gjithë prindërve të regjistrojnë fëmijët e tyre në kohën më të përshtatshme për ta”, bëri me dije, Ministrja Manastirliu.

Përmes këtij shërbimi elektronik, qytetarët përfitojnë nga një proces i thjeshtuar, pa kosto shtesë dhe pa vonesa. Regjistrimi mund të kryhet lehtësisht nga çdo pajisje që ka akses në internet, duke hyrë në llogarinë personale në www.e-albania.al dhe duke ndjekur hapat e udhëzuara në shërbimin përkatës për regjistrimin e nxënësve të klasës së parë dhe të dhjetë.

“Dhimbje e ngurtësi te duart”, shenja të fshehta të artritit reumatoid

0
“Dhimbje e ngurtësi te duart”, shenja të fshehta të artritit reumatoid

Dhimbje, ngurtësi dhe enjtje, sidomos në fillim tek nyjet e vogla të duarve dhe kyçet e dorës. Këto janë shenjat tipike paralajmëruese të artritit reumatoid.

Çfarë e shkakton artritin reumatoid?

“Artriti reumatoid është një sëmundje kronike inflamatore, e cila shkaktohet nga një çrregullim i sistemit imunitar, ku ndikojnë predispozita gjenetike dhe disa faktorë rreziku si duhani dhe obeziteti,” shpjegon profesori Roberto Caporali, reumatolog në Universitetin e Milanos.

“Sëmundja zhvillohet kur disa qeliza të sistemit imunitar sulmojnë membranën sinoviale që mbulon brendësinë e nyjeve dhe lëshojnë substanca inflamatore (citozina). Kjo çon në shtim të lëngut sinovial dhe trashje të membranës, duke shkaktuar dhimbje, ngurtësi dhe enjtje të nyjeve. Nëse nuk trajtohet si duhet, inflamacioni i vazhdueshëm mund të dëmtojë kërcin dhe kockën poshtë, si dhe të ndikojë në organe të tjera si syri dhe mushkëritë, duke rritur edhe rrezikun kardiovaskular.”

Si trajtohet?

“Diagnostikimi i hershëm është shumë i rëndësishëm për të nisur menjëherë një terapi të përshtatur”, thotë Caporali. “Pasi fillohet terapia, duhen kryer kontrolle të shpeshta; nëse nuk arrihet remisioni (zhdukja e përkohshme e simptomave) apo të paktën një aktivitet i ulët i sëmundjes, duhet ndryshuar trajtimi. Udhëzimet e reja evropiane rekomandojnë nisjen me metotreksat, dhe në rast të pamjaftueshmërisë, përdoren barnat biologjikë që godasin citozinat kyçe në zhvillimin e sëmundjes. Kohët e fundit janë shtuar edhe molekulat e vogla, si inhibitorët Jak, shumë efektivë në kontrollin e sëmundjes.”

Si bëhet diagnostikimi?

Diagnostikimi bazohet në vlerësimin e simptomave, nyjeve të prekura dhe historikut të pacientit. Ndihmojnë edhe analizat laboratorike, si treguesit e inflamacionit dhe autoantitrupat (faktori reumatoid dhe antitrupat anti-proteina citrullinuese), të cilët dalin pozitivë në rreth 70% të rasteve dhe shpesh shoqërohen me formë më agresive të sëmundjes.

“Ekografia e nyjeve të prekura mund të ndihmojë për të vlerësuar inflamacionin e membranës sinoviale, e cila ka rol thelbësor në artritin reumatoid. Aktualisht po zhvillohen studime që, përmes biopsive të kësaj membrane, synojnë të kuptojnë më mirë mekanizmat e sëmundjes dhe të identifikojnë biomarkatorë për të personalizuar trajtimet,” përfundon profesori Caporali./tvklan.al

Darëzeza, oaz qetësie për peshkatarët amatorë: Kam 10 vite që gjuaj, kam zënë edhe 20 kilogramë peshk (Video)

0
Darëzeza, oaz qetësie për peshkatarët amatorë: Kam 10 vite që gjuaj, kam zënë edhe 20 kilogramë peshk (Video)

Nga Marsela Topi / Pranë Hidrovorit të Darëzezës në Fier, çdo fundjavë mblidhen peshkatarë amatorë nga gjithë Shqipëria. Me grepa të thjeshtë, karrige portative dhe karrem të përgatitur me kujdes, gjuetia e peshkut për ta është pasion jo punë.

Ai tregon se peshku më i madh që ka zënë ka qenë 3-4 kg dhe se gjithmonë ia ka dhuruar miqve e familjareve.

“Nëse zë peshk, shkoj para gruas me krenari, i them: shiko kush jam!”, thotë me të qeshur Novruz Xhaxhi nga Patosi, që prej shtatë vitesh e ndjek këtë pasion.

Për Aurelin, një tjetër peshkatar nga Patosi, peshkimi është bërë mënyrë jetese.

“Kam 10 vite që gjuaj, edhe në Fier, edhe në Gjirin e Vlorës. Ka ditë kur sjell 1 ose 2 kg, por njëherë kam zënë 20 kilogramë. Rrallëherë kemi përjetuar rreziqe në det, por pasioni na shtyn’, tha ai.

Ai shpjegon se në këtë sezon kapet më së shumti qefulli, ndërsa më rrallë levreku dhe koca. Peshkatarët shpenzojnë nga xhepi për karburant, pajisje e ushqime gjithçka për kënaqësinë qe te ofron ky lloj sporti.

Një nga sfidat që ata përmendin është reduktimi i sasisë së peshkut që kapet me grep, për shkak të rrjetave të peshkatarëve profesionistë, të cilët, sipas tyre, po dëmtojnë rezervën natyrore të zonës.

“Peshku në grep bie gjithmonë e më pak. Vij nga Patosi prej 12 vitesh, vetëm nëse kam ndonjë hall familjar mungoj. Edhe në pandemi s’e kemi lënë këtë zakon. S’kemi shit, peshkun e ndajmë me njerëzit tanë”, thotë një tjetër peshkatar amator.

Për të moshuarit, Darëzeza është më shumë se një vend për të zënë peshk është mënyrë për të kaluar kohën.

“Jam nga Fieri. Nuk vij shpesh, por shokët më thërrasin. Më mirë këtu sesa të vërtitesh në kafenetë e qytetit. Mosha jonë këtë kërkon, qetësi dhe shoqëri”, tregon një tjetër burrë që rrallë kap peshk, por kurrë nuk humbet takimin e fundjavës me natyrën dhe miqtë.

Darëzeza duket se ka fituar një komunitet, dashamirës të natyrës, që çdo fundjavë ulen pranë bregut, jo vetëm për peshk por dhe pak qetësi…

S.B/Shqiptarja.com