Home Blog Page 121

Pensionet/ Koeficientët e rinj të rivlerësimit të pagave, zbardhet skema! Përfitojnë mbi 40 mijë persona, ja si do të bëhet llogaritja

0
Pensionet/ Koeficientët e rinj të rivlerësimit të pagave, zbardhet skema! Përfitojnë mbi 40 mijë persona, ja si do të bëhet llogaritja

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka bërë gati projektvendimin për rivlerësimin e pagave të periudhës përpara vitit 1993 për qytetarët që dalin në pension nga janari i 2025-ës.

Në dokumentin që pritet të kalojë shumë shpejt për miratim në qeveri, është miratuar koeficienti i indeksimit të bazës së vlerësuar që është caktuar 13.397, çka do të sjellë një rritje mesatare prej 8.6% të bazës së vlerësuar për llogaritjen e pensioneve, duke ndikuar drejtpërdrejt në përfitimet e reja për rreth 40 mijë qytetarë, që do të aplikojnë për pension deri në fund të vitit 2025. Rivlerësimi përfshin jo vetëm pagën maksimale, e cila pas indeksimit arrin në 110,123 lekë nga 100,752 lekë që ishte më parë, por edhe pagën minimale që rritet në 33,037 lekë.

Kjo përllogaritje e re pritet të reflektojë më saktë vlerën reale të kontributeve të derdhura ndër vite, veçanërisht për personat që kanë punuar në sektorë të ndryshëm përpara vitit 1994. Ndërkohë, për pagat pas këtij viti, do të vijojnë të aplikohen koeficientë të ndryshëm për çdo vit, të përcaktuar mbi bazën e kontributit mesatar të paguar për çdo të siguruar. Kjo formulë, e reformuar që prej vitit 2014 synon të thellojë parimin kontributiv të sistemit të pensioneve, duke u mbështetur gjithmonë në raportin midis kontributeve reale dhe përfitimeve përfundimtare.

INDEKSIMI

Të tabelën bashkëngjitur shkrimit publikojmë indekset që do të zbatohen për të gjithë pensionet me datë lindje të drejte nga data 01.01.2025, ndërsa për pensionet me datë lindje të drejte deri në datën 31.12.2024, e gjithë masa e pensionit që përbëhet nga shuma bazë dhe nga shtesa, indeksohet sipas indeksit vjetor të çmimeve të mallrave të konsumit.

“Duke rritur dhe bazën e vlerësuar individuale, për të gjithë personat që e drejta për pension iu lind nga data 01.01.2025, nga kjo datë e në vazhdim do të arrihet të përllogariten të jepen pensione mujore, që janë të lidhura drejtpërdrejt me kontributet e paguara dhe që vetëm për shkak të tyre mund të jenë më të larta së më parë”, – thuhet më tej në relacion.

Konkretisht, pas rivlerësimit me koeficientin 13.397 paga maksimale bëhet 110, 123 nga 100.752 që ishte një vit më parë, ndërsa paga minimale nga 30.225 lekë bëhet 33.037 lekë, duke njohur në këtë mënyrë një rritje me rreth 8.6 për qind. Kjo do të thotë rrjedhimisht edhe pensione më të larta për ata, të cilët mbushin moshën e daljes në pension këtë vit.

“Ky koeficient do të ndikojë në rritjen e bazës së vlerësuar për rreth 40 mijë persona që do të aplikojnë për pensione të reja deri në fund të vitit 2025, si dhe në vitet e ardhshme, duke bërë të mundur që pensionet e tyre të jenë të harmonizuara me kontributet e derdhura”, – thuhet më tej në dokument.

Thënë kështu, një qytetar që ka punuar në transport dhe ka marrë 3233 lekë në muaj, paga mbi bazën do t’i llogariten kontributet do të jetë paga e rivlerësuar, që do të thotë (3233 X 13.397) 43.312 lekë në muaj.

KOEFICENTET

Por, ndërsa për pagat para ‘94-ës koeficienti që aplikohet është i unifikuar, për pagat pas ‘94-ës koeficientet janë të ndryshme. Kjo jo pa qëllim, duke qenë se edhe niveli i pagave është i ndryshëm. Kështu, për vitin 1995, koeficienti është 10.781, për pagat e vitit 1996 është 8.365, i njëjti aplikohet edhe për pagat e një viti më vonë. Ndërsa për vitin 1998, pagat indeksohen me 6.990, për të vijuar me vitin 1999, ku koeficienti është 5.673 e kështu me radhë deri në vitin 2023. Për dy vitet e fundit, pra për 2024 dhe 2025 nuk aplikohet formula e indeksimit, por pagat referohen aq sa janë.

“Metodika përcakton që çdo vit, paga vjetore individuale të indeksohet me koeficientin vjetor të indeksimit që llogaritet si raport i kontributit mesatar për një person të siguruar, të derdhur në vitin e fundit kalendarik, kundrejt të njëjtit tregues të vitit pararendës. Pra, është ecuria e rritjes nga viti në vit e kontributit mesatar vjetor të paguar nga një person, ajo që përcakton masën e indeksit. Me fjalë të tjera, masa e pensioneve të ardhshme varet në radhë të parë nga kontributet individuale, por edhe nga ecuria e rritjes së kontributit mesatar nga një vit në tjetrin. Formula e përcaktimit të pensionit fillestar, e reformuar në vitin 2014 fokuson thellimin e parimit kontributiv të sistemit të pensioneve”. Skema për llogaritjen e pensionit përcakton një pension bazë dhe shtesën. Pensioni bazë është rreth 9800, ndërsa shtesa bazuar në formulën e llogaritjes së pensionit, është 1 për qind për çdo vit sigurimi, shumëzuar me bazën mesatare të vlerësueshme, që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve të paguara.

/Gazeta Panorama

Zegjine Çaushi reagon për herë të parë pas dhurimit të mandatit të deputetes (Video)

0
Zegjine Çaushi reagon për herë të parë pas dhurimit të mandatit të deputetes (Video)

Kandidatja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka reaguar për herë të parë pas sigurimit të mandatit të deputetes në qarkun Fier, pas rinumërimit të votave, ku fillimisht kishte rezultuar humbëse me 10 vota diferencë.

Në një deklaratë publike, Çaushi shpreh mirënjohje për kolegen socialiste Maldrita Bardho, e cila hoqi dorë nga mandati për t’ia lënë asaj, duke e cilësuar këtë vendim “guximtar dhe fisnik”.

“Kam vendosur të bëj këtë komunikim publik, pasi e ndjej të nevojshme të falënderoj kolegen time, Maldrita Bardho, për vendimin e guximshëm dhe befasues që më bën edhe më shumë të përgjegjshme për detyrën time në Kuvendin e Shqipërisë,” u shpreh Çaushi.

Ajo shtoi se me angazhimin e saj në Parlament synon të tregojë aftësitë dhe vlerat që përfaqëson:

“Nga ana tjetër dua që përmes këtij reagimi të tregoj sadopak që unë jam një prej mijëra vajzave dhe djemve të lindur e të rritur larg qendrave urbane, por me të njëjtën dëshirë e vlerë si çdo i ri që ka lindur në qytete, madje me më shumë dëshirë për të punuar dhe kontribuar, me më shumë vullnet për sakrificë pasi ky është një nga tiparet që ne na karakterizon. Jam anatemuar në banaqet e studiove televizive dhe nga gojët e shqyera të politikanëve humbës që ulërasin emrin tim për të mbuluar zullumet e tyre, por kjo nuk më tremb, as nuk më dekurajon në rrugën që kam nisur. Se kush jam e çfarë do bëj në parlament, këtë do e tregojë koha. Unë kam bollë kohë për të punuar, gabuar, ndrequr dhe frymëzuar për njerëz që më kanë dhënë dorën, veçanërisht Edi Rama.”

Në fund të reagimit, ajo përsëriti falënderimet për kolegen e saj dhe nuk kurseu kritikat për kundërshtarët politikë:

“Maldrita, të falënderoj edhe njëherë shoqe, je fisnike, model për mua. Gazo, je politikani më i dështuar, hileqar dhe vulgar.”

Rrëfimi i komshiut që ndihmoi 12 vjeçaren: Më tha u hodha nga dritarja, nuk iki më në shtëpi

0
Rrëfimi i komshiut që ndihmoi 12 vjeçaren: Më tha u hodha nga dritarja, nuk iki më në shtëpi
Bahri Mblloshmi, personi që gjeti i pari 12-vjeçaren e abuzuar nga babai i saj në fshatin Sheqisht të Fierit tregoi në një intervistë për gazetaren e Euronews Albania Matilda Braho se mitura kishte hyrë në oborrin e shtëpisë së tij në orët e para të mëngjesit.

Ai tha se e mitura ishte e trembur dhe i kishte rrëfyer se nuk donte të kthehej më në shtëpinë e saj dhe se donte të kishte një familje tjetër.

“Ishte ora 6:00 kur në ballkon shoh një fëmijë. E pyeta se kush ishte më tha unë u hodha nga dritarja. E pyet je çun? Jam vajzë, më tha. Kush të ka qethur? Babi. Nuk dua të iki më në shtëpi, dua një familje tjetër. Thirra nuset e djemve. E pashë ishte e trembur, në fillim mendova mos… Më pyeti cilën ke vajzë nga këto? Të dyja thashë. Sa baba i mirë, më tha. Thoshte vazhdimisht nuk dua të shkoj në shtëpi. Iu thashë ta mbanin vajzën dhe shkova te kryetari i fshatit, thashë është e trembur. Policia erdhi vonë, po e kërkonin se kishte denoncuar i ati”, tregoi ai.

Shalqinjtë më lirë se uji i çezmës, fermerët protestojnë: Prodhimi po mbetet në arë (Video)

0
Shalqinjtë më lirë se uji i çezmës, fermerët protestojnë: Prodhimi po mbetet në arë (Video)

Renaldo Kaja është një nga fermerët e rinj të Lushnjës që zgjodhi të mos ikë jashtë, por të punojë tokën në vendin e vet. Pas një viti të tërë përpjekjesh, ai është i zhgënjyer, pasi çmimi i shalqinjve ka rënë në vetëm 10 lekë për kilogram dhe nuk e justifikon as harxhin e ujit për ta vaditur. Për këtë arsye, Renaldo thotë se do ta lërë në arë pa e vjelë.

Malli na ka mbetur nëpër parcela dhe nuk po na e marrin sepse është bërë monopol”, u shpreh fermeri.

Fermerët fajësojnë pikat e grumbullimit, të cilat sipas tyre kanë mbjellë vetë qindra hektarë shalqinj dhe nuk blejnë më prodhimin  e fermerëve të vegjël. Për këtë arsye, prodhuesit në fshatrat Imshtë dhe Halilaj tentuan të protestojnë për të sensibilizuar rreth  për situatës, por u penguan.

Pikat e grumbullit kanë mbjellë sipërfaqe me shalqi, filluan të mbledhin shalqirin e fermerëve kur ishin në krizë dhe tani që po marrin prodhimin e tyre po e eksportojnë dhe ne kanë lënë pezull”, tha ai.

Këta prodhues kërkojnë ndërhyrjen e strukturave të shtetit për të kontrolluar abuzimet mbi çmimet e shitjes së produkteve të stinës. Sipas fermerëve jo vetëm shalqiri por edhe specat, domatet, kastraveci janë ulur në 10 lekë për kilogramë.

Fermerët kërkojnë të takohen me përfaqësuesit e institucioneve për të biseduar mbi situatën e çmimeve dhe për të kuptuar arsyen e rënies së menjëhershme nën koston e prodhimit.

/rtsh.al/

Përdorni kondicionerin në verë? Ja çfarë rrezikoni pa e kuptuar

0
Përdorni kondicionerin në verë? Ja çfarë rrezikoni pa e kuptuar

Përdorimi i kondicionerit është bërë i zakonshëm gjatë muajve të verës për të përballuar temperaturat e larta, por ekspertët paralajmërojnë për disa efekte anësore që mund të shkaktojë kjo pajisje.

Një nga problemet më të zakonshme është tharja e mukozave në hundë dhe fyt, që mund të shkaktojë irritim dhe dhimbje. Ajri i ftohtë dhe i thatë i kondicionerit mund të dobësojë mbrojtjen natyrale të organizmit ndaj viruseve dhe baktereve, duke e bërë më të lehtë për infeksionet respiratore.

Gjithashtu, ndryshimet e papritura të temperaturës midis ambienteve të jashtme dhe atyre të ajrosura me kondicioner mund të shkaktojnë dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe lodhje.

Ekspertët rekomandojnë që të mbani një temperaturë të moderuar në kondicioner, të bëni ajrosje të rregullt të ambienteve dhe të hidratoheni mirë për të reduktuar këto efekte.

Përdorimi i kondicionerit në mënyrë të drejtë mund të sjellë lehtësim në ditët e nxehta, por kujdesi është i nevojshëm për të shmangur shqetësimet shëndetësore.

Gaforrja blu “pushton” Karavastanë – peshkatarët në alarm: Rrjetat me vetëm 20% peshk!

0
Gaforrja blu “pushton” Karavastanë – peshkatarët në alarm: Rrjetat me vetëm 20% peshk!

Gaforrja blu e shfaqur prej disa vitesh në bregdetin e Adriatikut, po shkatërron kohë pas kohe sektorin e peshkimit në lagunën e Karavastasë.

Ajo pushton ujërat e detit dhe të lagunës, sidomos gjatë verës. Sipas peshkatarëve, ka ndikim negativ pasi largon peshkun, duke mos e lejuar të futet në lagunë. Shqetësues për peshkatarët mbetet edhe dëmtimi i rrjetave.

Peshkatari Gentjan Gjeka shprehet:
“Gaforrja ka 10 vite që është shfaqur në lagunën e Karavastasë. Ndikon për keq në sektorin e peshkimit, për rrjetat, nuk e lejon as peshkun të hyjë në “reze” siç e themi në gjuhën e peshkatarëve. specie grabitqare që ha çdo gjë, peshkun, ngjalën. Bëhet çdo vit problem”.

Ata tregojnë se ajo po u ‘vret’ aktivitetin dhe të ardhurat ekonomike.

“Është diçka shumë shqetësuese për ne pasi ne me këtë ushqehemi. Kjo na ndihmon. Ne nuk i hedhim më në ujë, por ato vetvetiu shtohen”, thotë peshkatari tjetër Agim Sota.

Nga një vëzhgim i bërë në momentin e grumbullimit, rezulton se 80 % e sasisë së kapur nga peshkatarët e përbëjnë gaforret dhe vetëm 20% është peshk.

Prania e kësaj specieje grabitqare ka vënë në vështirësi jo vetëm peshkatarët nga ana ekonomike, por edhe specialistët e fushës, të cilët nuk shikojnë asnjë zgjidhje për eliminimin e saj. Peshkatarët mundohen ta reduktojnë praninë e gaforres duke i tharë dhe duke i groposur ato që bien në rrjeta.

Megjithatë, gaforrja blu nuk duhet parë vetëm si problem. Në shumë vende të botës, është një produkt i kërkuar në restorante dhe një burim i rëndësishëm ekonomik. Por në tregjet shqiptare, gaforrja blu shitet lirë, rreth 50 lekë për kilogram, ndaj as peshkatarët nuk e konsiderojnë në të ardhurat e tyre.

Ekspertët sugjerojnë se ne duhet ta shfrytëzojmë si produkt ushqimor, duke kthyer nga sfidë, në një mundësi biznesi.

Burimi: shqiptarja.com

Rasti i Fierit, gazetarja: Nuk ka dhëmbë në gojë dhe bën 7 fëmijë, ka dëgjuar kjo grua për planifikimin familjar a jo?

0
Rasti i Fierit, gazetarja: Nuk ka dhëmbë në gojë dhe bën 7 fëmijë, ka dëgjuar kjo grua për planifikimin familjar a jo?

Gazetarja Zhaklin Lekatari, e ftuar në Top Channel për të diskutuar për rastin tronditës në Fier, ku një baba akuzohet se përdhunonte vajzën e mitur, ka bërë përgjegjëse dhe nënën e vajzës.

“Nuk e di nëse është e drejtë që unë të bëj këto supozime, por do mundohem të jem sa më e respektueshme ndaj institucioneve, ndaj viktimave dhe ndaj ngjarjes.

Pse mamaja nuk e ka kuptuar më përpara? Sepse kjo mama, në një moshë shumë të re, si fillim ka shtatë fëmijë, nuk ia ka idenë së çfarë do të thotë planifikim familjar.

Është një mama që nuk ka as dhëmbë për të kafshuar dhe për t’u ushqyer mirë. Jo se dua ta denigroj nga ana estetike, por dua të vë në dukje faktin që kjo familje nuk përmbushte as nevojat kryesore të dy prindërve dhe lëre më të fëmijëve.

Gjatë deklaratave dëshpëruese të kësaj nëne, e cila sigurisht është në shok për ngjarjen që ka ndodhur dhe për mënyrën si ajo ka arritur të identifikojë dhe të marrë të vërtetën, nga komshinjtë, nga policia, deklaroi që personi i vetëm që siguronte mbarëvajtjen e familjes apo që mbante familjen, ishte babai.

Kështu që, një skenar që unë mendoj, është që ajo edhe mund të ketë kuptuar, por mund të ketë sakrifikuar në një farë mënyre vajzën e saj, duke parë që i vetmi burim i parave ishte babai.

Ajo edhe mund ta ketë kuptuar që diçka nuk shkon, por mund edhe të mos ta ketë besuar, mund edhe ta ketë mënjanuar, përjashtuar këtë si ide, si mendim, sepse është shumë i tmerrshëm dhe nuk besoj që ideja e parë për një grua e cila e ka zgjedhur me dëshirë – nëse është rasti – burrin e saj, është që ky burri është përdhunues dhe inçestuoz në marrëdhënie me fëmijët e saj.

Pra nuk e shoh këtë nënë si përgjegjëse. Mund ta shoh si përgjegjëse, por e shoh edhe si viktimë njëkohësisht. Kjo i përmban shumë mirë të dyja rolet.

E shoh si viktimë sepse nuk i di rrethanat e familjes së saj të origjinës, për të kuptuar a është e edukuar, a ka ngritje individuale”, tha Lekatari

Fotografi të rralla të Fierit të vitit 1988 nga John Watkins: Një udhëtim në të shkuarën e qytetit

0
Fotografi të rralla të Fierit të vitit 1988 nga John Watkins: Një udhëtim në të shkuarën e qytetit

Në vitin 1988, fotografi John Watkins, realizoi një seri fotografish të rralla gjatë vizitës së tij në qytetin e Fierit. Këto imazhe përbëjnë një dokument unik historik dhe vizual, që pasqyron jetën urbane dhe sociale të Fierit në një periudhë të rëndësishme tranzicioni në Shqipëri.

Këto fotografi ofrojnë një dritare në të kaluarën, duke na ndihmuar të kuptojmë ndryshimet dhe zhvillimet që ka pësuar Fieri gjatë dekadave. Një vështrim nostalgjik që na ndihmon të lidhim të shkuarën me të tashmen.

Hyrja per ne Parkun Arkeologjik te Apolonise

Kisha e Shën Mërisë, Apoloni

Arkeologët duke gërmuar në pjesën e pasme të muzeut

Restorant Vetëshërbimi

Bllok pallatesh ne lagjen “Apollonia”, pas Hotel Turizmit

Biblioteka e qytetit

Murale te MAPO-t

Slloganet te Partizani në qendër të qytetit

Kanal kullues në Pojan

Bankers nuk pagoi tatimet për 20 vite, Prokuroria jep detajet: Shiti 532 mld lekë naftë, por deklaroi 11.7 mld lekë humbje! Miliona euro dëm shtetit nga kthimi i TVSH

0
Bankers nuk pagoi tatimet për 20 vite, Prokuroria jep detajet: Shiti 532 mld lekë naftë, por deklaroi 11.7 mld lekë humbje! Miliona euro dëm shtetit nga kthimi i TVSH

FIER- Për 20 vite me radhë, kompania më e madhe e nxjerrjes së naftës në Shqipëri, “Bankers Petroleum” ka shmangur tatimet duke i shkaktuar miliona euro dëm buxhetit të shtetit. Një ditë pas aksionit në zyrat e kompanisë kineze në Fier që çoi në pranga edhe CEO-n Hongping Xiao dhe ish-drejtorin Leonidha Çobe, Prokuroria ka dhënë detajet e hetimit dhe ka zbuluar skemën e mashtrimit.

“Bankers Petroleum”, gjatë periudhës 2004–2024 ka kryer shitje dhe eksporte nafte në vlerën totale prej 532 mld lekë, por pavarësisht kësaj shume, kompania ka deklaruar humbje për çdo vit, me një total prej 11.7 mld. Sipas organit të akuzës, përmes kësaj skeme, kompania ka shmangur pagimin e tatim-fitimit për 20 vite me radhë dhe për më tepër ka përfituar rimbursime fiktive të TVSH-së, duke shkaktuar dëm financiar në miliona euro në buxhetin e shtetit.

“Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nga viti 2004 e deri në fund të vitit 2024 ka dalë me humbje, çka ka bërë që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet, pavarësisht se janë nxjerrë e tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marinëz-Fier. Është vërejtur se, shoqëria ka kryer eksporte dhe shitje brenda vendit nga viti 2004 deri në vitin 2024 në vlerën prej 532,433,614,112 lekë. Po ashtu, rezulton se shoqëria ka deklaruar shpenzime tatimore në vlera që tejkalojnë të ardhurat nga eksportet dhe shitjet, duke dalë në çdo vit ushtrimor me humbje, ku vlera totale për të gjitha periudhat është në shumën 11,691,799,688 lekë. Nga hetimi, dyshohet se dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit, përmes përfitimit të Tvsh-së, është në miliona euro”, njoftoi Prokuroria e Fierit.

Aksioni dhe akuzat

Me vendim të Gjykatës së Fierit, janë lëshuar 14 masa sigurie, ku 9 prej tyre janë ekzekutuar dhe 5 përfaqësuese kinezë të kompanisë janë shpallur në kërkim. Ndaj tyre rëndojnë veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”.

Organi i akuzës thotë se kontrolle nuk janë ushtruar vetëm te kompania, së cilës i janë sekuestruar edhe serverat, por edhe nëpër banesa private ku janë sekuestruar sende të nevojshme për hetimin. Aksioni, thotë Prokuroria e Fierit, u ndërmor në këtë fazë të hetimit, pasi kishte rrezik për prishjen e provave, ndërprerjen e mëtejshme të aktivitetit kriminal dhe shmangien e rrezikut të ikjes. Gjatë aksionit në kompani, oficerët të shoqëruar nga njësi të zyrës tatimore janë përballur me rezistencë. Dyert e selisë qendrore qëndronin të mbyllura, dhe është dashur përdorimi i forcës për të hyrë në mjediset e brendshme.

Skema e mashtrimit

Hetimi që çoi në këtë operacion u zhvillua për një periudhë 6-mujore, pas referimit të materialeve nga Drejtoria e Hetimit Tatimor. Sipas Prokurorisë së Fierit, hetimi është kryer me metoda proaktive dhe në bashkëpunim të ngushtë me strukturat tatimore dhe policore.

Sipas Prokurorisë së Fierit, “Bankers Petroleum” dyshohet se gjatë gjithë periudhës 20-vjeçare të aktivitetit të saj ka rritur në mënyrë fiktive shpenzimet, me qëllim që në bilancet vjetore të rezultonte me humbje. Kjo skemë i ka mundësuar kompanisë të shmangë pagesën e tatim-fitimit, ndërkohë që ka përfituar rimbursime të pajustifikuara të TVSH-së, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit miliona lekë dëm.

Mashtrimi është realizuar, sipas hetimeve, me ndihmën e individëve dhe shoqërive kontraktuese, përmes dokumenteve të falsifikuara dhe veprimeve financiare të dyshimta, të kryera me operatorë dhe individë të ndryshëm brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Reagon Bankers

Një ditë pas aksionit, në zyrat e kompanisë Bankers Petroleum puna vijon normalisht ashtu si edhe aktiviteti fushën naftëmbajtëse të Patos- Marinzës. Në një deklaratë publike kompania tha se “që prej vitit 2004, operacionet tona kanë sjellë vlera të prekshme: kemi investuar 4.5 miliardë dollarë në ekonominë shqiptare; kemi siguruar 83% të prodhimit kombëtar të naftës bruto”, ndërkohë shtoi se “kompania vazhdon të ketë të pashlyera pranë autoriteteve tatimore, rimbursime të TVSH-së (Tatimi mbi Vlerën e Shtuar) në vlerën mbi 36 milionë USD”.

Hetimet vijojnë, përfshirë edhe kompani të tjera

Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal vijojnë pasi dyshohen disa skema të ndyshme mashtrimi për TVSH-në, pastrim parash, etj, ku janë të implikuar dhe shumë individë dhe kompani të tjera.

Prokuroria, policia dhe tatimet zbarkuan prej mëngjesit të së mërkurës në zyrat qendrore të “Bankers Petroleum”. Fillimisht hasën në rezistencë dhe u desh përdorimi i forcës për të hyrë në ambientet e brendshme, ku qëndruan për disa orë, duke kontrolluar në detaje për gjetjen e provave shtesë për hetimin, sidomos në serverat e kompanisë. “Bankers Petroleum”, ka qenë shpesh në përplasje me autoritetet fiskale për mos shlyerjen e detyrimeve ndaj shtetit shqiptar. Me dhjetëra shoqëri shqiptare janë ankuar se për një kohë të gjatë nuk janë paguar për shërbimet që i kanë ofruar kësaj kompanie. Po ashtu ka qenë në mënyrë të përsëritur në qendër të kritikave për mosrespektimin e parametrave mjedisor, apo për përdorimin e teknikave jo të përshtatshme në shfrytëzimin e nëntokës shqiptare.

Akuzat
“Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”,
“Fshehja e të ardhurave”,
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”
“Shpërdorimi i detyrës”
“Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”.
Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Fierit

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, lëshoi 14 masa sigurimi për ‘Bankers Petroleum Albania Ltd’ nën akuzë për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”, të parashikuara nga nenet 144/a, 180/3, 287, 248, 181/a të Kodit Penal.

Hetimet mbi procedimin penal nr.2063, datë 30.12.2024 nisën pas referimit nga Drejtoria e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe pas një hetimi 6-mujor edhe me metoda të hetimit proaktiv, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, u grumbulluan prova të mjaftueshme të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm se janë konsumuar elementet e figurave të veprave penale për të cilat është regjistruar ky procedim penal.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fuer dhe Drejtorisë së Hetimit Tatimor, janë ushtruar kontrolle në disa ambiente të kompanisë si dhe në banesa private, nga ku janë sekuestruar sende që i përkasin veprave penale dhe u ekzekutuan 9 (nëntë) masa sigurimi personal me karakter shtrëngues, ndaj Administratorit aktual të shoqërisë H.X, ish- administratorit të kompanisë të shoqërisë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, L.Ç, si dhe ndaj disa shtetasve të tjerë L.Ë, A.K, K.Xh, D.G, M.Th, M.I dhe E.A, me pozicione drejtuese në këtë kompani. Ndërsa u shpallën në kërkim 5 (pesë) shtetas, kryesisht të huaj. Ndërhyrja në këtë fazë të hetimit, lidhet me rrezikun e prishjes së provave, ndërprerjen e mëtejshme të aktivitetit kriminal dhe shmangien e rrezikut të ikjes.

Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nga viti 2004 e deri në fund të vitit 2024 ka dalë me humbje, çka ka bërë që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet, pavarësisht se janë nxjerrë e tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marinëz-Fier. Është vërejtur se, shoqëria ka kryer eksporte dhe shitje brenda vendit nga viti 2004 deri në vitin 2024 në vlerën prej 532,433,614,112 lekë. Po ashtu, rezulton se shoqëria ka deklaruar shpenzime tatimore në vlera që tejkalojnë të ardhurat nga eksportet dhe shitjet, duke dalë në çdo vit ushtrimor me humbje, ku vlera totale për të gjitha periudhat është në shumën 11,691,799,688 lekë. Nga hetimi, dyshohet se dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit, përmes përfitimit të Tvsh-së, është në miliona euro.

Dyshohet se, gjatë gjithë periudhës që ka ushtruar aktivitetin e saj, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka rritur në mënyrë fiktive shpezimet e saj, me qëllim që në bilancin vjetor të rezultojë me humbje, e më pas nuk ka paguar asnjë tatim mbi fitimin, por ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së nëpërmejt skemave mashtruese, e ndihmuar dhe nga individë e shoqëri të tjera kontraktuese të saj, me objekte dhe veprimtari të ndryshme. Për arritjen e këtij qëllimi, nga shoqëria e punonjësit e saj dyshohet se janë falsifikuar dokumente të ndryshme dhe kryhen operacione financiare të natyrave të ndryshme me operatorë dhe individë të ndryshëm si brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal vijojnë pasi dyshohen disa skema të ndyshme mashtrimi për TVSH-në, pastrim parash, etj, ku janë të implikuar dhe shumë individë dhe kompani të tjera.

Në përfundim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, mbetet e angazhuar në ushtrimin me efektivitet të ndjekjes penale dhe vendosjen para përgjegjësisë së autorëve të këtyre veprave që lidhen me taksat dhe tatimet.

Burimi: shqiptarja.com

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra

0
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e përditësuara për situatën e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri, nga të cilat 2 vatra janë ende aktive.

Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e Elbasanit, Finiqit, Selenicës, Vlorës, Memaliajt, Libohovës, Dropullit, Kamzës, Tiranës, Durrësit, Kavajës, Rrogozhinës, Fierit, Divjakës, Vaut të Dejës, Malësisë së Madhe dhe Lezhës.

Aktualisht mbeten aktive vatrat:

– Në vendgrumbullimin e mbetjeve, në bashkinë Elbasan, ku vijon puna për shuarjen e plotë të vatrës.

– Ndërkohë , në vatrën e zjarrit midis fshatit Grazhdan, njësia administrative Livadhja dhe fshatit Malçan, njësia administrative Dhivër, bashkia Finiq, situata sot është më e qetë dhe intensiteti i zjarrit ka rënë, por situata po monitorohet.

Si pasojë e zjarreve të rëna kryesisht në sipërfaqe me pemë, shkurre dhe barishte janë djegur rreth 18 hektarë dhe rreth 220 rrënjë ullinj.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 64 automjete zjarrfikëse dhe 252 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë edhe Forcat e

Armatosura me 35 efektivë, 4 automjete zjarrfikëse, 4 kamionë vetëshkarkues, dhe 1 traktor me zinxhirë.

Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot pritet nivel rreziku “I LARTË” për zjarret në pothuajse të gjitha qarqet.

I gjithë sistemi i mbrojtjes civile është në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri për të ofruar mbështetje të menjëhershme nëse do të jetë e nevojshme.

Përsërisim thirrjen për qytetarët që, në këto ditë me temperatura të larta dhe rrezik të shtuar për zjarre, të tregojnë kujdes maksimal dhe përgjegjshmëri.

Të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, si ndezja e zjarreve në ambiente të hapura, djegia e mbetjeve apo hedhja e objekteve të ndezshme në natyrë.

Çdo rast zjarri duhet të njoftohet menjëherë pranë strukturave vendore.