Home Blog Page 122

 Rama: Të ndalohet aktiviteti i AKU-së, më shumë dëmton se bën mirë

0
 Rama: Të ndalohet aktiviteti i AKU-së, më shumë dëmton se bën mirë

Kryeministri Edi Rama, ka mbajtur fjalinë përmbyllëse pas dialogut “Bujqësia dhe Zhvillimi Rural”, të zhvilluar mes fermerëve dhe sipërmarrësve në sektor. Qëllimi i këtyre diskutimeve, lidhet me nevojën për një urë të re komunikimi të fermerëve dhe sipërmarrësve, në funksion të anëtarësimit të Shqipërisë më 2030 në Bashkimin Evropian.

Rama u shpreh se aktiviteti i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, duhet të pezullohet në vendin tonë. Kreu i qeverisë tha se AKU-ja më shumë dëmton konsumatorët shqiptarë se sa u bën mirë.

“Duhet menjëherë të pezullohet veprimtaria e AKU-s. AKU-ja duhet ndaluar me urgjencë që të vazhdojë të veprojë, sepse më shumë sesa mirë, bën dëm”, tha ai.

Rama u shpreh se duhet ngritur një komision i posaçëm për të verifikuar të gjithë veprimtarinë e burimeve njerëzore të AKU.

“Duhet pezulluar AKU-ja, duhet ngritur një komision i posaçëm për të marrë në analizë të gjitha burimet njerëzore të AKU-s, dhe procesi i bashkimit të atyre inspektoriateve të ndryshme, duhet të kalojë në një proces i seleksionimit të burimeve njerëzore që do të merren me inspektimet”, tha më tej.

Kreu i qeverisë u shpreh se pjesë e këtij komisioni të posaçëm, duhet të jetë Universiteti Bujqësor i Tiranës.

“Këtu në komision duhet të jetë pjesë, duhet të ftohet që të jetë pjesë, Universiteti Bujqësor i Tiranës, për të bërë një vlerësim serioz të burimeve njerëzore”, tha Rama.

Për kryeministrin, AKU-ja ka sjellë shqetësime jo vetëm për konsumatorët, të cilët janë përballur shpesh herë me produkte jo cilësore dhe që ndikojnë menjëherë në shëndetin e tyre, por gjithashtu dhe për të gjithë sipërmarrësit e të gjithë ata që janë pjesë e sektorit të bujqësisë.

“AKU-ja, është shqetësimi më i madh, në vend se tëjetë partneri më i madh e i rëndësishëm. Është shqetësimi më i madh i gjithë sipërmarrësve, që janë në sektorin e bujqësisë. Por, është shqetësim edhe për të gjithë restorantët, për të gjitha kafenetë.

Më shumë se sa bën mirë, bën dëm”, tha ai.

Rama pati thirrje dhe për ministrin e Financave, Petrit Malaj, që ishte pjesë e diskutimeve aty. Kreu i qeverisë i tha Malajt që të nxirret menjëherë vendimi i pezullimit të veprimtarisë së AKU-së.

“Kështu, AKU-ja, ministri, duhet nxjerrë vendim pezullimi i veprimtarisë së AKU-së. Totalisht. Nuk duhet më të dalë!”, përmbylli Rama në lidhje me AKU-në.

Shqiptarët në timon: Të rregullt në Europë, të pakujdesshëm në atdhe – flet ish-oficeri i policisë

0
Shqiptarët në timon: Të rregullt në Europë, të pakujdesshëm në atdhe – flet ish-oficeri i policisë

Ish-oficeri i policisë, Krenar Ahmeti, ka komentuar sjelljen e shqiptarëve në timon brenda dhe jashtë vendit, duke u shprehur se kjo ndryshon në mënyrë drastike.

I ftuar në emisionin “Log.” në News24, është shprehur se ky ndryshim i sjelljes së tyre ka të bëjë me psikologjinë e tyre.

“Sa kalojnë kufirin i zbatojnë rregullat me rigorozitet, se atje nuk kanë kut t’i bien telefonit dhe nuk kanë asnjë mundësi vetëm se të përballen me sanksione. Kur vijnë këtu, u duket sikur… janë më të lirshëm, është psikologjike”, tha ai.

Ndër të tjera, ai shtoi se ka dhe nga ta persona që jetojnë jashtë dhe kur vijnë këtu kanë frikë të marrin makinën duke parë se si qarkullojnë shqiptarët këtu.

Ish-oficeri i policisë Krenar Ahmeti: Sa kalojnë kufirin i zbatojnë rregullat me rigorozitet, se atje nuk kanë kut t’i bien telefonit dhe nuk kanë asnjë mundësi vetëm se të përballen me sanksione. Kur vijnë këtu, u duket sikur… janë më të lirshëm, është psikologjike.

Por, është vetëm një fashë e caktuar e personave që sillen në këtë formë. Persona që jetojnë jashtë, kur vijnë këtu kanë frikë të marrin makinën duke parë se si qarkullojnë këtu. Ka shumë persona që këtu sillen shumë agresiv me trafikun, kur kalojnë kufirin i zbarojnë një më një. Kur janë këtu tjetërsohen…

Zegjine Çaushi humbi për 10 vota, por do jetë në Kuvend! Bardho djeg mandatin

0
Zegjine Çaushi humbi për 10 vota, por do jetë në Kuvend! Bardho djeg mandatin

Maldrita Bardho, kandidatja socialiaste për deputete, të cilën rinumërimi i votave në Qarkun Fier, e nxorri fituese në vend të Zegjine Çaushit, ka vendosur të mos pranojë mandatin e deputetit dhe t’ia lërë kësaj të fundit.

“Pasi ndoqa me vëmendje rinumërimin e votave për qarkun Fier, ndihem e lumtur dhe e nderuar që kontributi im i gjatë në Partinë Socialiste është vlerësuar nga bashkëqytetarët e mi dhe ata më kanë konsideruar të denjë për ti përfaqësuar në parlamentin shqiptar.

Megjithatë, unë kam marrë një vendim të rëndësishëm, që kam dëshirë ta ndaj me të gjithë, një vendim që e kam marrë përpara se të niste rinumërimi dhe që sot m’u përforcua përfundimisht.

Unë do të vijoj të kontribuoj për Partinë Socialiste dhe për Lushnjen, me të gjithë mundësitë e mia, por pa qenë pjesë e parlamentit shqiptar.

Do t’i lë me shumë kënaqësi vendin tim, koleges dhe mikes time, Zegjine Çaushi, Zegjinesë që ka luftuar ndoshta më shumë për skuadrën se sa për veten këtë fushatë, duke u vënë në shenjestër të sulmeve të pamerituara nga politika e vjeter, nga politika e përbaltjes që ka frikë nga zërat e rinj, Zegjinesë nga e cila sot më ndajnë vetëm 10 vota dhe që padyshim e meriton të jetë në sallën e Kuvendit, për të përfaqësuar të rinjtë, sidomos vajzat.

Ju falenderoj nga zemra thellësisht dhe do të jem aty për të gjithë ju që më votuat, me të njëjtin entuziazëm dhe forcë që vetëm ne socialistët kemi”,- shkruan Bardho.

Aksion në zyrat e kompanisë “Bankers Petroleum” në Fier, arrestohet CEO dhe ish-drejtori i kompanisë

0
Aksion në zyrat e kompanisë “Bankers Petroleum” në Fier, arrestohet CEO dhe ish-drejtori i kompanisë

Policia e Fierit ka ndërmarrë sot një aksion në zyrat qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum”, që operon në fushën e nxjerrjes së naftës në Marinëz.

Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News, Anila Sefa, si rezultat i këtij operacioni, janë arrestuar drejtori aktual i kompanisë, shtetas kinez, si dhe ish-drejtori Leonidha Çobo.

Ndërkohë detaje të tjera janë zbardhur lidhur me arrestimet në “Bankers Petroleum” në Fier, ku bëhet e ditur se janë dhënë 14 urdhër-arreste për drejtues, ish-drejtues dhe zyrtarë të kompanisë. Katër persona janë vënë nën masën “arrest shtëpie” nga Gjykata e Fierit, teksa katër zyrtarë të tjerë kinezë, janë shpallur në kërkim.

Operacioni policor është zhvilluar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Forcat e rendit, të shoqëruara nga një furgon i Tatimeve, janë parë të hyjnë në ambientet e kompanisë gjatë mesditës së sotme. Bëhet me dije se veprimet hetimore vijojnë të jenë aktive, ndërkohë që ende nuk janë dhënë detaje mbi akuzat ndaj të arrestuarve.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se ky kontroll dyshohet për ngritjen e një skeme mashtrimi në dëm të shtetit. Ende nuk ka asnjẽ reagim zyrtar.

/tvklan.al

Një vajzë nga komuniteti rom emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

0
Një vajzë nga komuniteti rom emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Ina Majko emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ajo zë vendin Niko Hykës, i cili u lirua nga detyra. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Ina Majko ishte kandidate për deputete në radhët e Partisë Socialiste, për qarkun e Vlorës në zgjedhjet e 11 majit. Ajo ka lindur dhe e rritur në Delvinë dhe është vajza e dy prindërve arsimdashës. Majko është shkolluar në Tiranë dhe Itali. Ajo është aktiviste për të drejtat e njeriut dhe tashmë është angazhuar edhe në politikë.

Gjatë fushatës zgjedhore, kryesocialisti Edi Rama premtoi se nëse Majko nuk do merrte mandatin e deputetes ajo do bëhej pjesë e qeverisë. Ky premtim tashmë është realizuar.

“Unë jam shumë krenar që për herë të parë Partia Socialiste bëhet promotore e një kandidature nga komuniteti rom. Një vajzë nga Delvina, e cila përfaqëson vajzat e margjinalizuara, por që jo vetëm mund të jetë një zë i nevojshëm në Kuvendin e Shqipërisë por që edhe nëse nuk do të jetë në Kuvendin e Shqipërisë patjetër që do të jetë një zë në qeverisjen tonë të mandatit të ardhshëm”, u shpreh kryesocialisti gjatë fushatës.

/abcnews.al

Pensionist në tre shtete/ 66 vjeçari shqiptar përfiton nga puna në Shqipëri, Gjermani e Itali

0
Pensionist në tre shtete/ 66 vjeçari shqiptar përfiton nga puna në Shqipëri, Gjermani e Itali

Bajram Meraja është një nga 500 mijë shqiptarë që përfiton pensionin nga marrëveshja e Shqipërisë më Italinë. 66 vjeari u kthye në Shqëipëri me bashkëshorten 1 vit e gjysmë më parë, për të kaluar në vendin e tyre vitet e pensionit.

“Në Itali kam punuar në një fabrikë si kromator dhe tani kam mbaruar ciklin e punës dhe u kthyem në Shqipëri.”

Marrëveshjen më Italinë që i mundësoi njohjen e shumë viteve kontribute me punë në shtetin fqinj, Bajrami si shumë shqiptarë të tjerë thotë se e ka pritur gjatë.

“Me padurim, për arsye se ne kemi vite pune, unë kam 13 vite pune këtu në Shqipëri si mekanik kam punuar dhe këtu si mekanik, do na humbin, pse mos ta marrim edhe kontributin që kemi dhënë këtu. Në Itali kam 16 vite punë. Gjysmën jetës e bëmë këtu. Unë kam ikur 31 vjeç.”

66 vjeçari merr pension në Shqipëri prej një viti.

“Marr 70 mijë lekë të vjetra, 70 euro. Më janë njohur edhe kontributet në Gjermani.”

Bajramit i mungojnë 20 vite punë në Itali për të përfgituar pensionin minimal, por sipas marrëveshjes 66 vjeçarit i bashkohen edhe vitet e punës në Shqipëri.

“Mund të më shkojë 1100 euro. Edhe bashkëshortja ime ka 20 vite pune ne itali dhe 10 vite në shqipëri. Për këtë arye ne kemi ardhur të bashkojmë vitet dhe të marrim një pension. Po të mos ishte kjo marrëveshje ne nuk do i merrnim. Unë me 16 vjet nuk përfitoj, gruaja me 20 vjet përfiton gjysëm pensioni.”

Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes, Bajrami ka nisur me procedurat, duke plotësuar dokumentacionin që nevojitet.

“Është pak e komplikuar për ne qe kemi vite të ikur. Ky është formulari që kam marrë te Instituti i Sigurimeve Shoqërore, të dhënat që duhen plotësuar janë të gjitha këtu.”

Bajram Meraja ishte shumë i ri kur u largua nga Shqipëria. Sot mban në duar dokumentet që i duhen për të përfituar pensionin me Italinë, ndërsa kujton se sa shumë kanë kaluar në këto tre dekada. 66 vjeçari është një nga shqiptarët që në 2 korrik të vitit 1990 u fut në Ambasadën Gjermane.

“E kam pasur gocën në klasë të parë dhe djalin 4 vjec. Ngjitëm muret e ambasadës 4 metra të larta.”

Në këtë 2 korrik, teksa kanë kaluar 35 vite nga ngjarja që ndryshoi faqen e historisë, teksa kapërceu murin e lartë të ambasadës, Bajrami kujton i emocianuar se se diçka në atë moment nuk e kishte imagjinuar kurrë.

“Me dhimbje, nuk e menduam se do kthehemi persëri në Shqipëri.”

“Babai u afrua dhe më kërkoi të heshtja”, shkrimi i Neda Ballukut për ngjarjen tronditëse në Fier: Nuk dija kujt t’i besojë…

0
“Babai u afrua dhe më kërkoi të heshtja”, shkrimi i Neda Ballukut për ngjarjen tronditëse në Fier: Nuk dija kujt t’i besojë…

Nisur nga ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik një ditë më parë, ku babai ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur, Neda Balluku ka ndarë në rrjetet sociale një shkrim prekës.

Nga Neda Balluku

Babi hapi derën dhe hyri në dhomë shumë pak, por unë u zgjova. E pa hijen e tij të lëvizë në dhomë dhe u gëzova nga mendimi se mos mbase erdhi për të puthur ballin, sepse nuk më puthi para se të flija. E thirra “ba” me zë të ulët sepse nuk doja të zgjoja katër motrat dhe vëllezërit më të veçantë. Kur ata zgjohen më takon mua t’i tund, tu flas, tu këndoj derisa t’i zërë edhe një herë gjumi nëse nuk ndodh, dhe ata zënë të qajnë, mami më shumë përherë mua.

Babi u afrua dhe vuri gishtin mes buzëve të tij për të kërkuar të heshtja. Dhe pastaj e vuri mes buzëve të mia.

Gjithçka që ndodhi më pas nuk kuptoja përse duhej të ndodhte sepse nuk më pëlqente dhe nuk doja ato përqafime. Unë doja një puthje në ballë nga babi im. Doja edhe të më thonte se më donte shumë. Sa herë më jep përqafimet që nuk doja me thonte se më donte shumë. Por unë nuk di faqe kujt t’i besoja. Babit tim apo kaq babi që nuk më bën të dihesha mirë. Por me siguri që unë isha e gabuar sepse babi nuk po më rrihte, si po më dënonte dhe si më bënte për të qarë. Prandaj dhe unë mbaja lotët.

Edhe sonte, isha mësuar. Por një moment mendja ime tallej me mua dhe ajo më çoi bashkë me babin në një fushë të madhe të bukur me lulediej dhe babi i këpuste ato për mua. Në mëndjen kohë, babi më kërkonte të shihja përherë nga dielli sepse dielli, si lulediejt, do të çelte e shëron çdo plagë që babi tjetër më kishte hapur.

Por me siguri padashje, sepse babi im më shumë.

Top Channel

“Po ta dija, do ia merrja jetën me duart e mia”/ Nëna e 12-vjeçares së abuzuar flet për “Shqipëria Live” (Video)

0
“Po ta dija, do ia merrja jetën me duart e mia”/ Nëna e 12-vjeçares së abuzuar flet për “Shqipëria Live” (Video)

Një ngjarje e rëndë tronditi dje opinionin publik, ku një 36-vjeçar është arrestuar për shkak se dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur në Patos.

Në një intervistë me gazetaren e “Shqipëria Live” Luçiana Hulej, nëna e vajzës tregon se nuk dinte asgjë rreth abuzimit dhe për herë të parë u përball me rrëfimet e vajzës në komisariatin e policisë.

“Vajza tregonte që ‘babai më prekte dhe më kapte’. Më ra si bombë se nuk kisha parë gjë me sytë e mi. Para syve të mi nuk ka ndodhur asgjë, prapa krahëve të mi nuk di gjë. Burri ikën në 6 të mëngjesit, vjen 6 pasdite. Ai e mbante shtëpinë. Nuk kam parë gjë me sytë e mi, në komisariat i dëgjova këto. Kam 13 vite e martuar me të. I thashë pse ma bërë këtë, të kam dhënë 7 fëmijë, 7 yje.

Nuk kam pasur mundësi të flas me vajzën. Bashkëshorti i ka të ndarë prindërit. Fëmijëve u kam thënë që babai ka ikur në Gjermani, pyesin dhe për motrën, i kam thënë do vijë prap. Nëse e ka pranuar, të kalbet në burg. Po ta dija do e kisha vrarë vetë me duart e mia, do i dilja në mbrojtje vajzës. Unë jam nënë me 6 fëmijë, shteti të vërë dorën në zemër të më ndihmojë”-u shpreh nëna e 12 vjeçares.

“Vizat turistike për të lindur në SHBA do refuzohen”- Paralajmërimi i Ambasadës amerikane në Tiranë

0
“Vizat turistike për të lindur në SHBA do refuzohen”- Paralajmërimi i Ambasadës amerikane në Tiranë

Ambasada e SHBA-së në Tiranë bën me dije se përdorimi i vizës turistike me qëllim për të lindur në Shtetet e Bashkuara dhe për t’i dhënë fëmijës shtetësinë amerikane, mund të çojë në refuzimin e vizës.

“Përdorimi i vizës turistike për të udhëtuar kryesisht me qëllimin për të lindur në Shtetet e Bashkuara dhe për të siguruar shtetësinë për fëmijën tuaj nuk lejohet dhe mund të çojë në refuzimin e vizës”, thotë Ambasada në mesazhin e saj.

Ambasada shton në mesazhin e saj se “oficerët konsullorë të SHBA do refuzojnë aplikimet për vizë turist nëse besojnë se qëllimi kryesor udhëtimit është të lindni fëmijë tuaj në Shtetet e Bashkuara për fituar shtetësinë amerikane.

Kjo është e ndaluar.”

Mbyllet rinumërimi i kutive të Fierit, Zegjine Çaushi humb mandatin! Maldrita Bardho i merr karrigen e deputetes

0
Mbyllet rinumërimi i kutive të Fierit, Zegjine Çaushi humb mandatin! Maldrita Bardho i merr karrigen e deputetes

Mbyllet procesi i rinumërimit të votave në Qarkun e Fierit.

Rezultatit të rinumërimit të 586 kutive në këtij Qarku, nuk ka prodhuar ndryshim të numrit të mandateve, por një përmbysje brenda listes preferenciale të Partisë Socialistë.

Zegjine Çaushi, e cila u be e “famshme” per videot e saj kundra Gazment Bardhit, ka humbur mandatin e deputetes së PS. Vendin e saj në parlamentin e ri te shtatorit, sipas rinumerimit e merr Maldrita Bardho me një diferencë prej 10 votash.

Nga rinumerimi i votave, Zegjine Çaushit iu hoqen 48 vota qe sipas KAS i ishin dhene padrejtesisht. Nderkohe qe Maldrita Bardho, ka rifituar nga rinumerimi 26 vota, te cilat i ishin tjetersuar me gjasa nga komisioneret e partive.

Shifrat sipas KQZ

Maldrita Bardho

Vota preferenciale: 3616

Vota nga Diaspora: 1020

4636 vota ne total

Zegjine Caushi

Vota preferenciale: 4026

Vota nga Diaspora: 600

4626 vota në total