Home Blog Page 123

Babai “monstër” e pranon në Gjykatë: Kam abuzuar me vajzën time, akti ka ndodhur në makinë

0
Babai “monstër” e pranon në Gjykatë: Kam abuzuar me vajzën time, akti ka ndodhur në makinë

Zamir Meta, babai monstër ka pranuar këtë të mërkurë para togave të zeza aktin monstruoz të përdhunimit të së bijës.

Në Gjykatë, aty ku dhe po zhvillohet seanca për tu njohur me masën e sigurisë, babai i 7 fëmijëve ka treguar dhe detaje lidhur me ngjarjen e rëndë.

Ai ka pranuar se ka kryer marrëdhënie me të bijën vetëm një herë në makinë, teksa po ktheheshin nga Tirana për në shtëpinë e tyre në fshatin Sheqishtë të Patosit.

Lajmi i rëndë u bë me dije një ditë më parë, ku përmes një njofitmi zyrtar Policia e Shtetit njoftoi se së fshatin Sheqishtë të Patosit u bë i mundur arrestimi i shtetasit Zamir Meta, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 12-vjeçare.

Pas njoftimit të bluve, ishte vetë nëna e të miturës, Juela Meta e cila rrëfeu mes lotëve se vajza ishte larguar nga banesa në orën 04:00 të mëngjesit dhe e tmerruar kishte shkuar te komshinjtë për të kërkuar ndihmë.

Ajo pohoi se vajza është abuzuar sistematikisht që në moshën 5-vjeçare,  por nuk i tregonte askujt për tmerrin që po përjetonte dhe se vetë 30-vjeçarja nuk ishte në dijeni të asaj çfarë po ndodhte me vajzën e saj.

“Jam nënë e 7 fëmijëve. Mbrëmë ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë. Në orën 04:00 më njofton vajza e dytë që ka ikur vajza e madhe nga shtëpia.  U ngrita dhe nuk e gjeta vajzën, njoftova policinë. Policia e gjeti vajzën, ajo kishte treguar që babai e kishte përdhunuar.

Kur shkova në polici mora vesh çfarë i kishte bërë babai. Goca nuk më fliste fare, ishte e acaruar, zihej me vëllezërit dhe motrën. Vajza kaloi në depresion sa u detyrua u largua nga banesa. Vajza kishte deklaruar që e kishte përdhunuar edhe më parë, që 5 vjeç.

Unë nuk dija gjë, kur e mora vesh më ra si bombë.Vajzën e kanë çuar në Tiranë tani për rehabilitim. Të kalbet në burg, të marrë dënimin e merituar. Unë do bëhem një nënë e fortë për fëmijët e mi”,tha ajo, deklaratë të cilën e ndryshoi disa orë më vonë duke thënë se nuk e ka parë me sytë e saj këtë ngjarje dhe pretendoi se vajza e saj vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ndërkohë, që vetë e mitura, në prani të një psikologu, tregoi se është përdhunuar disa herë nga babai i saj, që kur ajo ka qenë 5 vjeçe.

Madje sipas saj, ai ka abuzuar me të edhe një vit më parë kur familja ndodhej në Gjermani.

Apolonia triumfon në Gjermani – fituese e “Malle Cup 2025” në kategorinë e veteranëve

0
Apolonia triumfon në Gjermani – fituese e “Malle Cup 2025” në kategorinë e veteranëve

Shoqata e Ish-futbollistëve të Apolonisë ka triumfuar në turneun ndërkombëtar “Malle Cup 2025”, i zhvilluar në qytetin Hanover të Gjermanisë, duke u shpallur fituese në kategorinë e veteranëve.

Turneu, i cili u mbajt nga data 27 deri më 29 qershor 2025, është një nga aktivitetet më të mëdha europiane të futbollit për moshat +30, i njohur ndryshe si kategoria “Alte Herren”.

Ai organizohet çdo vit dhe mbledh qindra ekipe nga vende të ndryshme të botës, përfshirë Gjermaninë, Zvicrën, Austrinë, Poloninë, Italinë, dhe këtë vit edhe Shqipërinë përmes përfaqësimit nga Apolonia.

Ekipi fierak kaloi me sukses fazat e grupeve dhe ato me eliminim direkt deri në finale. Në fund, Apolonia u shpall fituese e turneut në grupmoshën për veteranë.

“Malle Cup” u zhvillua në kompleksin sportiv të MTV Engelbostel-Schulenburg në Hanover dhe përfshinte, përveç ndeshjeve, edhe një program festiv me aktivitete sociale, muzikë dhe argëtim, duke u kthyer në një ngjarje të plotë sportive e kulturore.

Ky sukses i Shoqatës së ish-futbollistëve të Apolonisë është një arritje e rëndësishme jo vetëm për sportin fierak, por edhe për promovimin e emrit të Apolonisë në arenën ndërkombëtare të futbollit për veteranë.

7 arsye pse gjumi pas orës 23:00 ju dëmton trurin

0
7 arsye pse gjumi pas orës 23:00 ju dëmton trurin

Shumë njerëz e anashkalojnë rëndësinë e gjumit në orët e hershme të natës. Por shkenca tregon se gjumi pas orës 23:00 mund të ketë efekte serioze në shëndetin e trurit. Ja pse duhet ta rimendoni zakonin e gjumit të vonë:


1. ❌ Çrregullon ritmin cirkadian

Trupi ka një orë biologjike të brendshme që funksionon më së miri kur flemë nga ora 22:00 deri në 06:00. Gjumi pas orës 23:00 e çrregullon këtë cikël dhe ndikon negativisht në funksionin e trurit.


2. 🧠 Ul përqendrimin dhe kujtesën

Studimet tregojnë se njerëzit që flenë vonë kanë vështirësi në përqendrim dhe kujtesë gjatë ditës. Truri nuk ka kohë të mjaftueshme për të përpunuar informacionin.


3. 😔 Rrit rrezikun për ankth dhe depresion

Gjumi i vonë shoqërohet me çrregullime emocionale, si nervozizëm, ndjeshmëri e lartë dhe prirje ndaj depresionit.


4. ⚠️ Dëmton detoksifikimin e trurit

Gjatë gjumit të thellë, truri pastrohet nga toksinat. Nëse flini vonë, faza e gjumit të thellë shkurtëzohet, duke rritur akumulimin e mbetjeve toksike që lidhen me sëmundje neurodegjenerative.


5. 😴 Redukton cilësinë e gjumit

Gjumi pas orës 23:00 është shpesh më i lehtë dhe ndërpritet më lehtë. Kjo do të thotë se nuk pushoni realisht, edhe nëse flini 7-8 orë.


6. 🕐 Shkakton lodhje kronike

Me kalimin e kohës, mungesa e gjumit cilësor shkakton lodhje kronike, ulje të energjisë dhe mungesë motivimi.


7. 🧬 Ndikon në rënien e inteligjencës së përditshme

Truri i lodhur ka më pak aftësi për të bërë analiza, për të marrë vendime dhe për të zgjidhur probleme – të gjitha tregues të rënies së inteligjencës praktike.


✅ Çfarë mund të bëni?

  • Filloni të flini para orës 23:00, idealisht në orën 22:00.
  • Krijoni një rutinë të qetë para gjumit: pa telefon, pa kafe, pa stres.
  • Mbani ambientin e gjumit të errët dhe të qetë.

Mos e merrni lehtë: gjumi është “karburanti” i trurit tuaj!
Një orë më herët në gjumë mund të ndryshojë gjithë ditën tuaj të nesërme.

Rasti tronditës në Fier me babain që abuzonte me të bijën! Bashkia ofron ndihmë financiare për vajzën dhe familjen e saj

0
Rasti tronditës në Fier me babain që abuzonte me të bijën! Bashkia ofron ndihmë financiare për vajzën dhe familjen e saj

Bashkia Fier ka reaguar pas trajtimit të rastit në Emisionin me “Zemër të Hapur” në News24 për rastin në fshatin Sheqishte, ku babai dyshohet se abuzonte seksualisht me të bijën prej vitesh.

Mësohet se bashkia ka ofruar ndihmë të menjëhershme në masën 2 milionë lekë të vjetra, akordimin e një bonusi qiraje.

Nëna e 7 fëmijëve do të zgjedhë banesën dhe qiranë do e paguajë bashkia.

Gjithashtu bashkia do t’i ofrojë nënës së 7 fëmijëve mundësi punësimi në një nga ndërmarrjet e bashkisë.

Nëna e vajzës figuron banore e Fierit në gjendjen civile, ndërsa prej disa kohësh banonte në një banesë në ruajtje në Sheqishte.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në fshatin Sheqishte në Patos, ku vajza e mitur ishte larguar nga banesa e saj dhe kishte shkuar tek fqinji pasi dyshohet se ishte përdhunuar nga i ati.

Rinumërimi në Fier/ Lapajt i zvogëlohen shanset për mandat, Zegjineja drejt rikonfirmimit në Kuvend

0
Rinumërimi në Fier/ Lapajt i zvogëlohen shanset për mandat, Zegjineja drejt rikonfirmimit në Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nën monitorimin e anëtarëve të KAS nisi rinumërimin e votave për qarkun e Fierit.

Në total janë 587 kuti votimi për t’u numëruar.

Sipas të dhënave të reflektuara në faqen online të KQZ në 283 kuti të numëruara deri më tani Partisë Demokratike i janë shtuar 76 vota ndërsa PS i janë hequr 19.

Ndërsa Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet inicuese e kërkesës për rinumërimin e qarkut fier, i janë shtuar 10 vota.

Social Demokratëve të Tom Doshit i janë hequr 3 vota ndërsa dy vota i janë hequr Partisë Aleanca.

Për votën preferenciale deri më tani nga demokratët ka rezultuar se është mbajtur me hatër Silva Hasaj duke i shtuar padrejtësisht 588 vota pasuar nga Gentian çela me 223 vota më shumë se çfarë i takonin.

Rinumërimi i ka ardhur në ndihmë kandidatit socialist Klevis Jahaj të cilit komisionerët i kishin hequr 210 vota pasuar nga Antoneta Dhima me 20 vota.

E famshmja kandidate socialiste e Fierit Zegjine Caushi e cila e fitoi mandatin për vetëm 61 vota deri më tani i janë hequr 17 vota.

Kërkesa për rinumërimin e Fierit ishte e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt, i cili pretendon një mandat, për t’ia marrë Partisë Socialiste.

E që kjo të ndodhë i duhen 517 vota të cilat deri më tani nga kutitë e rinumëruara duket një mision i vështirë.

“Do bëhem e fortë për 7 fëmijët e mi”/ U përdhunua nga i ati, mamaja e vajzës së mitur në Fier kërkon ndihmë: Jemi pa strehë dhe bukë!

0
“Do bëhem e fortë për 7 fëmijët e mi”/ U përdhunua nga i ati, mamaja e vajzës së mitur në Fier kërkon ndihmë: Jemi pa strehë dhe bukë!

Tronditëse ishte ngjarja e bërë publike vetëm pak më parë, ku një 36-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të bijën e tij vetëm 12-vjeçe.

Në dëshminë e dhënë për News24, mamaja e vajzës ka rrëfyer se nuk kishte asnjë dijeni mbi ngjarjen, ndërsa bën me dije se ka mësuar në polici se e bija është abuzuar që kur ishte vetëm një vogëlushe vetëm 5-vjeçare.

Ndërkohë 30-vjeçarja në këtë situatë të rëndë, ka mbetur edhe mes 4 rrugëve. Nënë e 7 fëmijëve , në një banesë në ruajtje , ajo nuk ka asnjë të ardhur financiare. Mes lotësh apelon për dënim të ashpër për bashkëshortin dhe për ndihmë nga institucionet.

“Dua një komunikim me vajzën, ma kanë çuar në Tiranë për një muaj, dua ta shoh ta takoj. Më ka rënë dhe një hall i madh sepse burrin mbante familjen. Shtëpiaku banojmë nuk është e jona. Kërkoj ndihmë nga shteti për strehim, sepse unë nuk punoj dot sepse kam fëmijët, nuk kam asnjë të ardhur, jam të mbytem në lumë, jam mes katër rrugëve. Do bëhem e fortë për fëmijët e mij, por kërkoj ndihmën e shtetit dhe çdo shqiptari që ka dëshirë të ushqej fëmijët”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Ngjarja e rëndë në Fier/ Babai pranon abuzimin seksual me të bijën e mitur: Ndodhi vetëm një herë! Zbardhet dëshmia e 12-vjeçares

0
Ngjarja e rëndë në Fier/ Babai pranon abuzimin seksual me të bijën e mitur: Ndodhi vetëm një herë! Zbardhet dëshmia e 12-vjeçares

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Fier, ku një 36-vjeçar u arrestua pasi u akuzua nga e bija vetëm 12-vjeç, se e kishte përdhunuar.

Burimet policore bëjnë me dije se denoncimi në polici është bëre nga vetë e mitura. Pasi është shoqëruar në komisariat pas njoftimit të fqinjëve, 12- vjeçarja në prani të psikologes ka pohuar se është përdhunuar nga babai i saj.

Ndërkohë ajo ka thënë gjithashtu se e njëjta gjë ka ndodhur edhe një vit më parë kur familja ndodhej në Gjermani, por ka pranuar gjithashtu se ka qenë abuzim sistematik që në moshën 5- vjeçare.

Ndërkohë, babai i saj, ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij, por ka ndodhur vetëm një herë.

Aktualisht e mitura ndodhet në Tiranë, në Qendrën Rehabilituese për viktimat e dhunës seksuale, në Tiranë, “Lilium”.

(BalkanWeb)

Arrestohet 36-vjeçari, kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12 vjeçe

0
Arrestohet 36-vjeçari, kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12 vjeçe

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në fshatin Sheqishtë, ku specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e
Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 36 vjeç, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12-vjeçare.

Rasti është referuar menjëherë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme ligjore.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe sigurimin e drejtësisë për viktimën.

Plazhet e Darzezës dhe Semanit në Fier, hapësira për qetësi, sport dhe rërë kurative (Foto)

0
Plazhet e Darzezës dhe Semanit në Fier, hapësira për qetësi, sport dhe rërë kurative (Foto)

ATSH/ Pushuesit vendas, por edhe të huaj, që duan të shijojnë detin dhe natyrën larg zhurmave të plazheve të populluara, vitet e fundit u janë drejtuar plazheve të Darzezës dhe Semanit në Fier.

Këto plazhe janë ideale, ku ndërthuren turizmi bregdetar, natyror, shëndetësor dhe i aventurës.

Vija bregdetare e Fierit nuk ofron vetëm plazhe, por edhe vende fantastike për aventurë,  eksplorim, peshkim apo sporte ekstreme.

Plazhi i Darzezës, 20 kilometra nga qyteti i Fierit, po frekuentohet gjithnjë e më shumë.

Me një brez të gjerë rërë dhe ujë të pastër çdo vit ky plazh preferohet nga pushuesit vendas, por edhe të huaj.

Me pisha, rërë kurative e ajër të pastër, Darzeza ka një sipërfaqe prej 13,7 km2.

Rruga e rikonstruktuar vitet e fundit ka shtuar fluksin e pushuesve ditorë në Darzezë.

Pushuesit zgjedhin të frekuentojnë këtë plazh për shkak të bukurisë, por kryesisht edhe për pastërtinë që ofron.

Plazhi i Darzezës në Fier nuk shquhet vetëm për rërën kurative, ai është i gërshetuar mirë me ujin e pastër dhe pyllin shekullor.

Kjo pjesë e Adriatikut shoqërohet edhe me valët e forta të detit, duke ofruar për të apasionuarit e kitesurfing (rrëshqitje në valët e detit), windsurf, wakeboard, si dhe sporte të tjera.

Bregdeti i Darzezës është i vetmi në Ballkan ku era krijon dallgë të cilat janë të favorshme për ushtrimin e këtyre sporteve të veçanta.

Por nuk mungojnë as të pasionuarit pas peshkimit, një traditë e hershme e banorëve të zonës, të cilët mundohen të zënë peshq të egër, për t’i shijuar më pas në tryezat e tyre.

Ky plazh ndodhet larg zonave urbane duke shmangur edhe ndotjen nga derdhjet e ujërave të zeza.

Në fundjavë ky plazh është destinacioni i qytetarëve fierakë e jo vetëm. Rëra këtu është e imët dhe plot jod, mbrëmjet të freskëta dhe mbresëlënëse.

Vitet e fundit ka nisur të zhvillohet edhe agroturizmi në fshatin e Darzezës, ku bujtinat e ngritura nga banorë të zonës ofrojnë mundësinë e akomodimit, por edhe shijimin e kulinarisë vendase.

Në këtë zonë ka gjithashtu lokale të shumta që ofrojnë kuzhinën tradicionale vendase.

Plazhi i Semanit

Plazhi i Semanit ishte vendi kryesor i pushimeve verore vite më parë për banorët e Fierit dhe rrethinave. Aty kishte kabina plazhi, kamp fëmijësh e autobusët ditorë vinin e iknin plot me pushues. Kjo ndryshoi ndërsa plazhi nisi të braktisej me hapjen e vendeve të reja të argëtimit dhe me infrastrukturë më të mirë.

Por, vitet e fundit plazhi ka nisur të frekuentohet sërish me shifra të larta.

I ndodhur 18 km në perëndim të qytetit të Fierit plazhi i Semanit vitet e fundit është gjallëruar shumë. Hapja e shërbimeve, rruga dhe oferta me produkte vendase kanë shtuar flukset e pushuesve.

Peizazhi natyror, rëra e imët kurative, masivet pyjore me pisha e lloj-lloj dru-shkurrorë, flora dhe fauna e pasur, e bëjnë këtë plazh një mrekulli natyrore.

Bregdeti me rërë të imët, të pastër e shumë kurative shoqërohet nga një gjerdan pambarim me pisha plotë aromë e gjelbërim fton pushuesit për ta frekuentuar atë.

Në patrullë me Alije Buzin, 24-vjeçarja nga Fieri: “Jam 9 muaj në detyrë dhe krenare për zgjedhjen time”

0
Në patrullë me Alije Buzin, 24-vjeçarja nga Fieri: “Jam 9 muaj në detyrë dhe krenare për zgjedhjen time”

Në ambientet e Komisariatit të Policisë së Fierit, dita nis me rreshtimin dhe instruksionet e sherbimit. Mes tyre është Alije Buzi, efektivja me e re me uniforme blu. Teksa ajo nis patrullimin e zakonshëm, kamera e Report TV e ndjek në çdo hap.

24-vjeçarja na tregon se sapo ka përfunduar Shkollën e Policisë dhe është bërë pjesë e patrullës ne qytetin e saj. Duket se ka fituar shpejt besimin e kolegëve si drejtuese mjeti në misionet e përditshme.

“Pozicioni im është patrullë rendi dhe kam afërsisht 9 muaj në këtë detyrë. Kam zgjedhur të jem pjesë e Policisë së Shtetit sepse më pëlqen ky profesion. Jam shumë e kënaqur me zgjedhjen time. Karakteri im i fortë dhe dëshira për t’u përballur me çdo sfidë që kjo punë sjell”, thotë ajo.

Pamjet tregojnë jo vetëm aftësinë e saj profesionale, por edhe mënyrën e natyrshme me të cilën ajo përballon përgjegjësinë që i është besuar.

Drejtimi i mjetit të Policisë kërkon jo vetëm aftësi teknike, por edhe përqendrim maksimal, sidomos në rastet kur duhen reagime të shpejta në situata emergjente apo në ngjarje kriminale.

“Mbërritja në kohë në vendin e ngjarjes shpesh mund të bëjë diferencën për jetën e dikujt ose për kapjen në flagrancë të autorit të një krimi. Në raste të tilla ndjej vlerësim nga drejtuesit dhe kolegët e mi. Edhe pse ka vështirësi, e bëj këtë punë me kënaqësi,”, shton me tej.

Ajo tregon se në kohën e lirë angazhohet me leximin e librave dhe stërvitje fizike, si një mënyrë për të avancuar në karrierë dhe për të ruajtur formën.

“Nuk mendoj se duhet të ketë paragjykime për profesionet që zgjedhim, aq më pak në polici. Familja ime më ka mbështetur që në fillim, por tani mbështetja është edhe më e madhe. Çdo të reje që ëndërron të bëhet police, i them ta ndjekë këtë rrugë pa hezitim,” përfundon Buzi.

Platun Shehaj, specialist i rendit dhe sigurisë publike, foli për profesionalizmin dhe përkushtimin e saj, duke e cilësuar një shembull frymëzues për të rinjtë që duan të jenë pjesë e Policisë së Shtetit.

Statistikat më të fundit tregojnë se përfaqësimi i grave në Policinë e Shtetit mbetet i ulët. Nga një total prej 9,592 efektivësh, vetëm 991 janë gra, duke përbërë rreth 10.3% të trupës aktive.

Burimi: shqiptarja.com