Home Blog Page 124

Bukuroshja nga Fieri, fiton “Miss Universe Albania 2025”

0
Bukuroshja nga Fieri, fiton “Miss Universe Albania 2025”

Flavia Harizaj, 27 vjeçarja nga qyteti i Fierit ka “rrëmbyer” kurorën e më të bukurës. Ajo është kurorëzuar mbrëmjen e djeshme, në një natë plot emocione, si “Miss Universe Albania 2025”.

Harizaj, vajza që ka studiuar për financë, të cilës gjithmonë i ka pëlqyer bota e televizionit mundi konkurencën e vajzve të tjera dhe arriti që të triumfojë.

Ndërkohë, kurorën e Miss Universe Kosova 2025, e fitoi Dorea Shala.

Spektakli madhështor “Miss Universe Albania & Kosova 2025” u zhvillua në Tiranë dhe u ndoq me interes të madh nga publiku. Përveç kurorëzimit të dy vajzave që do të mbajnë flamujt shqiptarë në skenën globale, u bë edhe një njoftim i rëndësishëm: duke filluar nga viti i ardhshëm, Kosova do të ketë garën e saj të veçantë të Miss Universe, që do të organizohet në Prishtinë.

Ky ndryshim simbolizon një riorganizim të madh për konkursin e bukurisë dhe synon të forcojë identitetin kulturor të secilit shtet, duke sjellë përzgjedhje më të përqendruar dhe përfaqësim më të denjë në nivel ndërkombëtar.

Tashmë për Flavia Harizajn dhe Dorea Shalën nis rrugëtimi i përgatitjeve për skenën e madhe në Tajlandë, ku do të përballen me konkurente nga e gjithë bota në një spektakël që shkon përtej bukurisë – duke promovuar vlera, inteligjencë dhe përfaqësim kulturor.

Merr fund problematika e “Ures prane Spitalit”

0
Merr fund problematika e “Ures prane Spitalit”

Sot ka përfunduar rikonstruksioni i urës së spitalit mbi lumin Gjanica, një nyje e rëndësishme në zemër të qytetit.

Punimet përfshinë rikuperimin e plotë të strukturës rrugore mbi urë, duke siguruar tashmë një kalim më të sigurt dhe më të lehtë për automjetet dhe këmbësorët.

Gjatë procesit, u morën masa për të lehtësuar lëvizjen në zonë, përfshirë edhe menaxhimin e trafikut nga strukturat përkatëse.

Përfundimi i këtyre punimeve i jep zgjidhje një problematike të vjetër infrastrukturore, duke përmirësuar ndjeshëm qarkullimin në një nga segmentet më të frekuentuara të qytetit.

Resorti në Sazan: Shqipëria, aksionere në projektin miliarder të dhëndrit të Trump!

0
Resorti në Sazan: Shqipëria, aksionere në projektin miliarder të dhëndrit të Trump!

Shqipëria do të jetë aksionere në resortin turistik që do të ndërtohet në Sazan nga Jared Kushner. Kompania që do të përfaqësojë shtetin në këtë projekt tashmë është krijuar dhe më 26 qershor është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit me emrin ‘Albanian State Development & Real Estate’ pak pasi Jared Kushner dhe Ivanka Trump vizituan Vlorën.

Në ekstraktin e regjistrimit të kompanisë thuhet se: “Kjo shoqëri duhet të sigurojë menaxhimin, zhvillimin dhe administrimin e përgjegjshëm të pasurive të paluajtshme në pronësi, përdorim apo përgjegjësi administrimi të kompanisë, duke maksimizuar vlerën e tyre dhe duke garantuar përdorim optimal;

Pjesëmarrja si përfaqësues i shtetit – në partneritete apo investime strategjike si dhe në çdo rast të përcaktuar me vendim të organeve të shoqërisë, lidhur me projektin e investimit “Resorti Turistik- Ishulli i Sazanit” apo çdo projekt tjetër të autorizuar të AIC”.

Po kështu ‘Albanian State Develompent & Real Estate’do të ketë të drejtën të planifikojë, projektojë dhe zbatojë projekte të rëndësishme ndërtimore duke u fokusuar në zhvillimin urban. Funksion thelbësor i saj do të jetë edhe monitorimi i kontratave që lidhen për projektin e Sazanit.

“Monitorimi i kontratave te lidhura mes AIC dhe palëve të treta në fushën e zhvillimit, menaxhimit dhe administrimit të pasurive të paluajtshme, lidhur me projektin e investimit “Resorti Turistik Ishulli i Sazanit” apo çdo projekt tjetër të autorizuar të AIC.

Investimi, menaxhimi apo përfitimi i të drejtave nga zhvillimi i pasurive të paluajtshme në pronësi, përdorim apo përgjegjësi administrimi të shoqërisë, si dhe ushtrimi i të gjitha aktiviteteve që kanë të bëjnë me ose plotësojnë, direkt apo indirekt, aktivitetin e mësipërm lidhur me projektin e investimit “Resorti Turistik- Ishulli i Sazanit” apo çdo projekt tjetër të autorizuar të AIC.

Bashkëpunimi me shoqëri, ndërmarrje, agjenci dhe sipërmarrje të tjera, të cilat mund të kenë një objekt aktiviteti të ngjashëm”, thuhet në dokumente.

Aksionari i vetëm i Shoqërisë është Korporata e Investimeve Shqiptare (e njohur edhe me akronimin në anglisht Albanian Investment Corporation/AIC). Kapitali i shoqërisë është 50 milionë lekë, të zotëruara 100% nga Korporata e Investimeve Shqiptare. Administrator i kësaj kompanie do të jetë Julian Adili që aktualisht mban pozicionin e Drejtorit të Divizionit Ligjor dhe të Pajtueshmërisë pranë Korporatës Shqiptare të Investimeve

Dhëndri i Donald Trump, biznesmeni Jared Kushner e mori statusin e Investitorit Strategjik vitin e shkuar në një vendim që mban datën 30 dhjetorit të vitit 2024. Sipas vendimit, investimi në ishull nga kompania e lidhur me dhëndrin e Donald Trump kap vlerën e 1.4 miliardë eurosh dhe ndërtimi parashikohet të shtrihet në 8 për qind të ishullit apo në një sipërfaqe prej 45 hektarësh. Nga projekti pritet të punësohen mbi njëmijë persona.

Ky investim propozohet si një projekt i integruar me marinë turistike si dhe struktura akomoduese elitare, rezidenca me standard të lartë, zona gastronomike, zona rekreacionale me shërbime në funksion të tyre. (Shqiptarja.com)

Rruga Qukës–Qafë Plloçë drejt përfundimit, udhëtimi Fier–Korçë bëhet më i shpejtë dhe më i lehtë

0
Rruga Qukës–Qafë Plloçë drejt përfundimit, udhëtimi Fier–Korçë bëhet më i shpejtë dhe më i lehtë

Punimet në të tre lotet e rrugës Qukës – Qafë Plloçë po vijojnë me ritme shumë të mira, me objektivin për ta përfunduar këtë segment të shumëpritur brenda fillimit të vjeshtës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kantieret e këtij aksi të rëndësishëm, që pritet të shkurtojë ndjeshëm distancën dhe kohën e udhëtimit drejt juglindjes së vendit, përfshirë edhe linjën Fier–Korçë, e cila do të bëhet më e shpejtë dhe më komode për udhëtarët.

Segmenti i ri rrugor Qukës – Qafë Plloçë, me një gjatësi prej 43.4 kilometrash, do të reduktojë me rreth 30 minuta kohën e udhëtimit në aksin kombëtar Tiranë – Korçë. Përfitimet janë të shumta edhe për banorët e zonës, pasi kjo rrugë siguron një ndërlidhje të domosdoshme për komunitetet përreth dhe krijon një perspektivë të re zhvillimi për zonën e Mokrës.

Rreth 10 kilometra të këtij aksi kalojnë buzë lumit Shkumbin, duke i dhënë rrugës një dimension panoramik, përmes një peizazhi të bukur natyror që pritet të nxitet më tej nga zhvillimi turistik dhe ekonomik i zonës.

Koçiu: Në Seman dhe plazhet e tjera, shërbim mjekësor 24/7 për çdo pushues

0
Koçiu: Në Seman dhe plazhet e tjera, shërbim mjekësor 24/7 për çdo pushues

Ekipet shëndetësore të Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor janë në gatishmëri për të ofruar ndihmën e parë dhe këshilla mjekësore për çdo pushues në zonat bregdetare.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau në rrjetet sociale momente nga puna e ekipeve të NJVKSH në plazhet e Zvërnecit, Semanit, Divjakës dhe Sarandës.

“Në këto ditë të nxehta vere në brigjet e Zvërnecit, Semanit, Divjakës dhe Sarandës, ekipet tona shëndetësore janë çdo ditë në gatishmëri për të ofruar ndihmën e parë dhe këshilla mjekësore për çdo pushues që ka nevojë”, theksoi Koçiu.

Ministrja Koçiu tha se “tendat shëndetësore verore janë aty për t’u kujdesur që pushimet tuaja të jenë të sigurta dhe me kujdesin e duhur shëndetësor”.

Përveç ekipeve shëndetësore të NJVKSH, gjatë sezonit turistik veror janë në funksion të plotë edhe 36 qendra shëndetësore në të gjithë vendin, nga veriu në jug. Ato garantojnë shërbim mjekësor 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për të gjithë pushuesit, vendas apo të huaj.

Qendrat shëndetësore verore janë të vendosura pranë pikave më të frekuentuara turistike dhe plazheve, duke garantuar ndërhyrje të menjëhershme në çdo situatë emergjente, si dhe duke ofruar shërbime parandaluese dhe këshillimore për të ruajtur shëndetin e pushuesve.

Aksident në autostradën Fier-Vlorë, taksia me turistët britanikë del nga rruga

0
Aksident në autostradën Fier-Vlorë, taksia me turistët britanikë del nga rruga

Një aksident rrugor u regjistrua paraditen e sotme në aksin Fier–Vlorë, në afërsi të fshatit Novoselë, ku një automjet tip Volkswagen që shërbente si taksi, ka dalë nga rruga.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti drejtohej nga shtetasi P. K., ndërsa në të ndodheshin dy pasagjerë britanikë. Të tre të plagosurit u transportuan menjëherë me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të sqaruar shkaqet e aksidentit.

Mjeshtri i drurit nga Portëza e Fierit: 50 vjet eksperiencë dhe porosi nga e gjithë bota(Video)

0
Mjeshtri i drurit nga Portëza e Fierit: 50 vjet eksperiencë dhe porosi nga e gjithë bota(Video)

Prej gjysmë shekulli, Ziso Musha i ka qëndruar besnik artit të gdhendjes së drurit. Ora 7 e mëngjesit, e gjen çdo ditë në punishten e tij në Portëz të Fierit, mes aromës së drurit dhe zhurmës së makinerive. Ka dalë në pension, por pasioni e mban ende të lidhur me këtë zanat.

“Kur isha 7 vjeç, rrija tek veglat e punës, tek dërrasat. Ky është një profesion shumë i mirë, mban familjen, je i qetë, ke punën tënde. Unë kam filluar nga zero. Njeriu duhet të jetë këmbëngulës dhe duhet t’i futet një profesioni, atë që dashuron. Atje do të japë rezultate.”, tregon mjeshtri fierak.

Vendodhja nuk e ka penguar në gjetjen e klientelës.

Fieri ka të huaj, por më vijnë dhe klientë të orientuar nga piktorë apo skulptorë që lëvizin në Shqipëri edhe kërkojnë punime druri. Punët e mia kanë vajtur në Kanada, SHBA, Greqi. Më ka bërë përshtypje një francez. Ka blerë 3 herë tek unë. Herën e 3-të më tha që duhet të punoj më shumë, që jam pak dembel. Kjo sepse më ka blerë 13 punë herën e parë, 7 herën e dytë ndërsa herën e fundit 3 punë. Kërkonte edhe punime të tjera”, thotë mes të tjerash.

Zanatin e ka trashëguar tek të dy djemtë. Sipas tij duhet një periudhë e gjatë për t’u quajtur profesionist në këtë drejtim.

“Unë e dalloj cilësinë e drurit me të trokitur. Me një përvojë 5 vjeçare nuk bëhesh marangoz. Nuk është kollaj dhe habitem me ata të rinj që marrin përsipër punë të vështira.”, shprehet Ziso.

Emisionin “Një nga ne”, mund ta ndiqni çdo të mërkurë, ora 20:00 në ekranin e Report Tv.

SHIKO VIDEON

Çfarë është Hixhama? Përfitimet dhe efektet pozitive të saj

0
Çfarë është Hixhama? Përfitimet dhe efektet pozitive të saj

Hixhama (ose hijama në arabisht) është një metodë e lashtë e mjekësisë alternative që konsiston në terapinë me kupa, duke krijuar vakum në disa zona të trupit për të nxjerrë gjakun “e pistë” ose të bllokuar. Kjo metodë praktikohet që nga koha e profetit Muhamed dhe përmendet edhe në Hadithe, duke e konsideruar si një kurë të dobishme.

Si realizohet Hixhama?

  • Vendosen kupa (zakonisht xhami ose plastike) në disa pika të trupit (zakonisht në shpinë, qafë, ose kokë).
  • Krijohet vakum brenda kupës përmes nxehtësisë ose pompës.
  • Lëkura ngrihet brenda kupës për shkak të vakumit.
  • Pasi hiqen kupat, në disa lëkura bëhen prerje shumë të vogla me bisturi sterile, dhe më pas kupa vendoset përsëri për të thithur gjakun.

Ka dy lloje:

  • Hixhama e thatë – pa prerje, vetëm me vakum.
  • Hixhama e lagësht – me prerje të lehta për të nxjerrë gjakun.

Efektet pozitive të Hixhamas (të raportuara nga përvoja dhe disa studime):

  1. Pastrimi i gjakut
    Ndihmon në heqjen e toksinave dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut.
  2. Lirim nga dhimbjet
    Shpesh përdoret për dhimbje shpine, qafe, migrenë, reumatizëm dhe fibromialgji.
  3. Përmirësim i qarkullimit të gjakut
    Ndihmon në qarkullimin më të mirë dhe ul tensionin në muskuj.
  4. Forcim i sistemit imunitar
    Disa mendojnë se nxit sistemin imunitar të punojë më mirë për shkak të stimulimit të qelizave të bardha.
  5. Qetësim i stresit dhe ankthit
    Shumë persona ndihen më të relaksuar pas seancave.
  6. Përmirësim i lëkurës dhe akneve
    Hixhama mund të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit nënlëkuror dhe uljen e inflamacionit.
  7. Balancimi i hormoneve dhe energjisë trupore
    Sipas mjekësisë tradicionale, ndihmon në rregullimin e energjisë së trupit dhe hormoneve.
  8. Ulje e presionit të gjakut (hipertensionit):
    Hixhama mund të ndihmojë në uljen graduale të tensionit të lartë përmes përmirësimit të qarkullimit dhe uljes së stresit trupor.
  9. Përmirësim i funksioneve të mëlçisë dhe veshkave:
    Pastrimi i gjakut ndihmon në shkarkimin e ngarkesës toksike në këto organe.
  10. Ndihmë në trajtimin e infertilitetit tek gratë dhe burrat:
    Për shkak të përmirësimit të qarkullimit të gjakut në zonat riprodhuese dhe balancimit hormonal.
  11. Reduktim i celulitit dhe përmirësim i tonit të lëkurës:
    Në disa raste estetike, përdoret për të përmirësuar lëkurën dhe rrjedhjen limfatike.
  12. Lufton lodhjen kronike dhe mungesën e energjisë:
    Shumë persona raportojnë ndjesi freskie dhe energjie pas seancave.
  13. Përmirëson gjumin dhe lufton pagjumësinë:
    Relaksimi i thellë pas terapisë ndikon në ciklin e gjumit.
  14. Lehtëson simptomat e alergjive sezonale dhe astmës:
    Me përmirësimin e qarkullimit dhe çlirimin e bllokimeve energjetike.
  15. Stimulon prodhimin e qelizave të reja të gjakut:
    Meqë trupi reagon për të zëvendësuar gjakun e nxjerrë, rritet prodhimi i qelizave të reja të shëndetshme.
  16. Ndihmon në sindromën e zorrës së irrituar dhe tretjen:
    Duke reduktuar stresin dhe duke stimuluar pikat refleksologjike.
  17. Rrit ndjesinë e qetësisë dhe balancës emocionale:
    Për shkak të lirimit të endorfinave dhe uljes së kortizolit (hormonit të stresit).

Kujdes dhe paralajmërime:

  • Duhet të kryhet vetëm nga persona të trajnuar dhe të certifikuar për të shmangur infeksionet ose dëmtimet.
  • Nuk këshillohet për:
  • Personat me çrregullime gjaku (hemofili)
  • Personat që marrin hollues gjaku
  • Gratë shtatzëna (pa leje të mjekut)
  • Të sëmurët me diabet të avancuar ose me plagë që nuk mbyllen lehtë

Matura Shtetërore, shpallen rezultatet e provimit të matematikës

0
Matura Shtetërore, shpallen rezultatet e provimit të matematikës

Qendra e Shërbimeve Arsimore shpalli sot rezultatet e provimit të matematikës për Maturën Shtetërore 2025.

Njoftimin e rëndësishëm për maturantët e bëri sot ministria e Arsimit dhe Sportit.

Mbi 27 mijë maturantë po zhvillojnë këtë vit provimet e Maturës Shtetërore. Maturantët kanë dhënë provimin e gjuhës së huaj më 3 qershor, atë të gjuhës dhe letërsisë më 10 qershor, të matematikës më 17 qershor dhe lëndën me zgjedhje më 24 qershor.

Për zhvillimin e provimeve ishin rreth 145 qendra, ku çdo qendër administrohej nga një përgjegjës administrimi dhe nga administratorë të caktuar për çdo mjedis ku u zhvillua provimi. Ndërsa për korrigjimin e testeve janë angazhuar më shumë se 640 mësues.

Klikoni ne linkun e meposhtem per te shikuar rezultatet e provimit te matematikes:

https://qsha.gov.al/wp-content/uploads/2025/06/Publikimi-i-Rezultateve-D2.pdf

Subashi: Apolonia antike, gjithnjë e më shumë në vëmendjen e turistëve nga e gjithë bota (Video)

0
Subashi: Apolonia antike, gjithnjë e më shumë në vëmendjen e turistëve nga e gjithë bota (Video)

Fier, 26 Qershor 2025 – Qyteti antik i Apolonisë po bëhet çdo ditë e më shumë një pikë referimi për vizitorët vendas dhe të huaj që kërkojnë të zbulojnë thesaret historike dhe kulturën e pasur të Shqipërisë.

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, shprehu krenarinë për rritjen e interesit turistik që po përjeton ky vend i jashtëzakonshëm, duke theksuar rëndësinë e harmonisë fetare dhe vlerave të trashëgimisë sonë kulturore:

“Qyteti antik i Apolonisë, i ndriçuar nga dielli, mirëpret çdo ditë e më shumë turistë nga e gjithë bota, të cilët vizitojnë sitet e mrekullueshme që pasqyrojnë historinë, kulturën dhe harmoninë fetare që na karakterizon.”

Apolonia, e ndodhur vetëm pak kilometra nga qyteti i Fierit, ofron një peizazh mahnitës ku arkeologjia, natyra dhe spiritualiteti përzihen në mënyrë të përkryer.

Ajo vazhdon të jetë një prej destinacioneve më të vlerësuara për turizmin kulturor në Shqipëri, duke i dhënë një shtysë të rëndësishme edhe zhvillimit lokal.