Home Blog Page 125

Mbi 900 të aksidentuar me monopatina në 2 vjet, mjeti i preferuar i të rinjve që po kthehet në problem serioz

0
Mbi 900 të aksidentuar me monopatina në 2 vjet,  mjeti i preferuar i të rinjve që po kthehet në problem serioz

Monopatinat elektrike po kthehen gjithnjë e më shumë në burim kryesor për aksidente rrugore dhe rrezik për jetën.

Sipas të dhënave të siguruara nga Spitali Universitar i Traumës, gjatë vitit 2024 janë paraqitur 694 persona të lënduar si pasojë e aksidenteve me këto mjete. Ndërsa vetëm në 5 muajt e parë të vitit 2025 janë regjistruar 212 raste.

Të dhënat e siguruara nga Tv Klan tregojnë se shumica e të lënduarve janë të rinj nga mosha 15 deri në 30 vjeç, por nuk mungojnë as rastet e fëmijëve apo të të moshuarve që përfshihen në aksidente, si drejtues të këtyre mjeteve ashtu edhe kalimtarë.

Nga kartelat mjekësore të Spitalit të Traumës rezulton se lëndimet nga monopatinat janë shpesh të rënda, përfshirë fraktura në kokë apo shtyllë kurrizore, të gjymtyrëve e deri në dëmtim të organeve të brendshme.

Në Shqipëri nuk ka ende një rregullim të qartë ligjor për përdorimin e monopatinave elektrike, që të përcaktojë moshën minimale, zonat e lejuara për qarkullim apo shpejtësinë maksimale të lëvizjes.

Aktualisht zbatohen rregullat që përdoren për përdoruesit e biçikletave, ndonëse specifikat e këtyre dy mjeteve janë të ndryshme.

Në rrugët e Tiranës dhe qyteteve të tjera sheh vazhdimisht përdorues të monopatinave pa helmeta mbrojtëse apo raste të ngarjes së tyre nga dy persona, çka e shton rrezikun për aksidente.

Shpejtësia është një tjetër problematikë, pasi këto mjete jo vetëm janë vështirësisht të dallueshme, por edhe frenimi i beftë i tyre vlerësohet si tepër i rrezikshëm. Gjatë natës përdorimi i tyre e shton rrezikun, pasi kanë ndriçim të dobët ose fare.

Infrastruktura e papërshtatshme është një tjetër disavantazh për përdorimin e tyre, pasi trotuaret dhe korsitë e biçikletave janë të ngushta ose mungojnë tërësisht në disa rrugë.

Teksa numri i përdoruesve të monopatinave elektrike po shtohet e bashkë me to po rritet edhe numri i aksidenteve, Shqipëria nuk ka ende një strategji të qartë për menaxhimin e tyre.

Drejtues të Policisë Rrugore pohojnë jashtë kamerave për Tv Klan se kanë gjobitur dhe sekuestruar vazhdimisht mjete të tilla, por mungesa e një legjislacioni të qartë e vështirëson gjetjen e një zgjidhjeje për këtë fenomen që rrezikon të marrë jetë njerëzish çdo ditë.

I riu shqiptar vritet me armë zjarri pas tentativës për grabitje në një vilë në Itali

0
I riu shqiptar vritet me armë zjarri pas tentativës për grabitje në një vilë në Itali

Një 25-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur pas dy ditësh kërkimesh në zonën e San Severino di Centola, në provincën e Salernos në Itali. I riu ishte shpallur në kërkim pas një tentative për vjedhje të ndodhur natën e së dielës në një banesë në Foria di Centola.

Sipas mediave italiane, viktima dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga pronari i shtëpisë, i cili i kishte kapur në flagrancë hajdutët. Pronari aktualisht ndodhet nën hetim për përdorimin e armës.

I plagosur mbeti edhe një tjetër person i përfshirë në tentativën për vjedhje, i cili është shtruar në një spital në Napoli. Ndërkohë, një i tretë është ende në arrati dhe vijojnë kërkimet për lokalizimin e tij.

Gjatë grabitjes mësohet se është marrë edhe një armë zjarri, që ishte në pronësi të ligjshme të banorit.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Burimi: panorama.com

“Testamenti” – një histori komike dhe njerëzore, sot në teatrin “Bylis” Fier

0
“Testamenti” – një histori komike dhe njerëzore, sot në teatrin “Bylis” Fier

𝐓𝐄𝐒𝐓𝐀𝐌𝐄𝐍𝐓𝐈”
▫️𝑷𝒓𝒆𝒎𝒊𝒆𝒓ë 𝒂𝒃𝒔𝒐𝒍𝒖𝒕𝒆▫️në teatrin “Bylis”


Historia e një testamenti të harruar shërben si pretekst për të zbuluar problemet e thella në çift.
Një martesë e bazuar në shtirje, keqkuptime, gënjeshtra dhe tradhëti. Pas situatave sa komike aq edhe njerëzore lind pyerja: Kur dy njerëz nuk duhen më, a duhet të jetojnë së bashku??!!

Përgjigjet i gjeni në teatër në:
2️⃣5️⃣ – 2️⃣6️⃣ – 2️⃣7️⃣ Qershor | ⏰️19.30

▪️𝐑𝐞𝐠𝐣𝐢𝐚: 𝐕𝐢𝐨𝐥𝐞𝐭𝐚 𝐓𝐫𝐞𝐛𝐢𝐜𝐤𝐚

▪️𝐌𝐞 𝐚𝐤𝐭𝐨𝐫ë𝐭🎭:
𝐀𝐥𝐟𝐫𝐞𝐝 𝐓𝐫𝐞𝐛𝐢𝐜𝐤𝐚 | 𝐕𝐚𝐬𝐣𝐚𝐧 𝐋𝐚𝐦𝐢 | 𝐕𝐢𝐨𝐥𝐞𝐭𝐚 𝐓𝐫𝐞𝐛𝐢𝐜𝐤𝐚 | 𝐀𝐥𝐛𝐚𝐧𝐚 𝐊𝐨ç𝐚𝐣 | 𝐈𝐠𝐥𝐢 𝐅𝐮𝐬𝐡𝐚 | 𝐒𝐨𝐟𝐢 𝐊𝐨𝐭𝐞𝐩𝐚𝐧𝐨 | 𝐌𝐚𝐭𝐞𝐨 𝐃𝐞𝐫𝐯𝐢𝐬𝐡𝐚𝐣
.

As.regjisor: Enerest Dalipaj
Skenografia & Kostumografia: Desantila Lika
Muzika: Ronaldo Bulku
.
𝐏ë𝐫 𝐫𝐞𝐳𝐞𝐫𝐯𝐢𝐦𝐞 : 069 993 1181
• ️𝐎𝐫𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐁𝐢𝐥𝐞𝐭𝐚𝐫𝐢𝐬ë :
Paradite. . ️09:00 – 13:00
Mbasdite . 16:00 – 19.00
.
🎫Bileta: 300 lekë
Teatri “Bylis” Fier
.
.
‼️NJOFTIM I RËNDËSISHËM‼️
Hyrja e spektatorëve në teatër nuk do të lejohet pas orës 19.25

“50 mijë euro për këdo që gjen babain tim” – Apeli prekës i djalit

0
“50 mijë euro për këdo që gjen babain tim” – Apeli prekës i djalit

Emisioni “Pa Gjurmë” është një emision investigativ dhe human që transmetohet në televizionin Report TV në Shqipëri.

Nën moderimin e gazetares Odeta Dume, ky program investigativ trajton raste të personave të zhdukur në rrethana misterioze, duke ndihmuar familjarët të gjejnë të dashurit e tyre dhe të zbardhin të vërtetën. Në episodin e fundit, është rrëfyer një tjetër histori që prek zemrat e çdo shqiptari, zhdukjen e një qytetari, për të cilin është ofruar shpërblim 50 000 euro për informacion që çon në gjurmimin e tij.

“Edhe pse eshte e 16-ta dite kemi njerez qe akoma bejne kerkime, por megjithate nese eshte nje njeri qe eshte me i zgjuar se une, me i afte se une, me nje teknologji, duke pasur se ka shpenzime per te kerkuar baben tim, une ofroj 50 mije euro per kerkimin e tij, 20 mije euro cdo personi qe mund ta takoj ne rruge, pa ndonje lodhje fizike, te marri e te ma sjelli ne shtepi, me kenaqësine me te madhe ja jap. Do punoj 10 vite per te gjetur baben tim, se ka punuar gjithe jeten per mua” – shprehet i perlotur i biri ne studion e emisionit “Pa Gjurmë”

“Isha gruaja e 25-të me të cilën bashkëjetonte”/ Historia tronditëse e 39-vjeçares që u martua me një partner rreth 80 vjeç: Më solli dashnoren në shtëpi

0
“Isha gruaja e 25-të me të cilën bashkëjetonte”/ Historia tronditëse e 39-vjeçares që u martua me një partner rreth 80 vjeç: Më solli dashnoren në shtëpi

Historia në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti në News24 ka të bëjë me një grua 39-vjeçare, nënë e tre fëmijëve, e cila prej vitesh ka qenë e dhunuar dhe e poshtëruar nga bashkëshorti.

Historinë e 39-vjeçares e ka bërë publike, me qëllim që t’i ofrohet qoftë edhe ndihma më e vogël, një prej miqve të familjes së saj, i cili kontaktoi menjëherë me stafin e emisionit “Me Zemër të Hapur”, duke rrëfyer të gjitha peripecitë dhe kalvarin e gjatë të vuajtjeve të saj.

Ai rrëfen për redaksinë se 39-vjeçarja ka vuajtur jashtëzakonisht shumë nga ish-burri, i cili ishte shumë vite më i madh se ajo në moshë. Ndër të tjera, ai tregon se ish-bashkëshorti i ka marrë edhe të tre fëmijët.

“Jemi pesë motra në shtëpi unë jam më e vogla. Vetëm unë nuk ka shkuar në shkollë. Në 2007 vija në Tiranë të bëja vizita. Në 2009 njoha një vajzë nga Dibra, që më njohu me burrin, që më tha është njeri i mire dhe nuk është keq nga gjendja ekonomike.
Nuk e dija por ajo kishte pasur më parë marrëdhënie me atë që u bë burri im.


Ai kishte edhe shtëpi të tjera, kishte dashnore. Kur shkova për herë të parë në shtëpi, më la vetëm natën dhe iku me të tjera.
Pasi u bëra me fëmijë nuk më interesonte më nëse shkonte me të tjera sepse kisha fëmijët.


Më solli dashnoren në shtëpi me idenë se do të më ndihmonte për fëmijët. Unë isha gruaja e 25 e tij, por nuk i dija këto gjëra. Tani bashkëjeton me gruan e 26, e ka nga Hasi”, tha ajo.

VIDEO

Burimi: Balkanweb

Aksident në aksin Fier-Cakran, përplasen dy automjete! Tre pasagjerë nisen me urgjencë në spitalin e Fierit 

0
Aksident në aksin Fier-Cakran, përplasen dy automjete! Tre pasagjerë nisen me urgjencë në spitalin e Fierit 

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Cakran.

Dy automjete tip “Ford” dhe “Volkswagen” janë përplasur me njëri-tjetrin dhe, si pasojë e goditjes së fortë, tre pasagjerë kanë mbetur të dëmtuar dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Nga Pëllumb Kulla/ I jashtëzakonshëm artisti! Mbresa nga një shfaqje e aktorit Dritan Boriçi

0
Nga Pëllumb Kulla/ I jashtëzakonshëm artisti! Mbresa nga një shfaqje e aktorit Dritan Boriçi

Qëllon rrallë që diçka e pritur të të sjellë kënaqësinë e të papriturës!…


Një të tillë përkufizim do të përdorja teksa, dilja i mrekulluar nga një shfaqje e kuruar regjisorialisht nga artisti tashmë i mirënjohur dhe sidomos nga loja virtuoze, apo nga interpretimi i shkëlqyer aktorial i vetë atij, Dritan Boriçit.


E ndjej se në këtë paragraf të parë mund të duken si të harxhuara nga unë të gjithë epitetet flakaritëse të fjalorit tim vetjak, por paralajmëroj se fjalori im është aq i pasur sa të plotësojë nevojat e këtij portretizimi artistik.


Janë për një person që e kam të njohur qysh në fëmijërinë e tij në skenat e qytetit të Fierit, ku unë jetova e lumturova mes artistësh të mahnitshëm, më shumë se dy dhjetëvjeçarë, në fund të shekullit që kaloi.


Që atëherë vihej re se magjia e skenës e tërhiqte fort djaloshin Dritan Boriçi drejt ëndrrës.


Ai e ndoqi ëndrrën e tij në Institutin e Arteve në Fakultetin e Dramës dhe në një formë të ndërprerë që mua ma diktoi udha e jetës larg atdheut qëllonte të dëgjoja të flitej për rritjen e këtij aktori të dashur, të cilin e thërrisnin për kryerole në shfaqjet e tyre, regjisorët me emra të ndritur në skenat e Fierit dhe të Teatrit Kombëtar.


Javën që shkoi unë pata rastin që për dy net rresht të vete e ta shoh Dritanin në teatrin e Metropolit në një vepërzë, monodramë, në një thuajse monolog, të sjellë nga pena e dramaturgut të shquar amerikan Eugene O’Neil, përkthyer përsosmërisht nga Artur Lena e të paraqitur bukur nga Boriçi me dy bashkëpunëtorët e tij, Mezini dhe Mumajesi, mjaft të këndshëm dhe ata.


Por kërkoj lejën e tyre dhe të madhështisë të O’Neilit, që të ndalem tek personaliteti aktorial i Boriçit, për të cilin u ula të shkruaj.
U ula sepse më ndodhi ajo që nënvizoj në krye të shkrimit që po prisja të shijoja thjesht një lojë aktoriale të bukur…

Por, kisha dalë i mahnitur!


Vepërza letrare “Hyji” nuk bën pjesë në veprat e rëndësishme të dramaturgut.Publiku shqiptar i këtyre ditëve pak mund të tërhiqet nga një karakter I huaj, amerikan, i viteve të para të shekullit të shkuar… Vërtet… Kjo nga mua duket si antipropagandë… Por, ia vlen të vraposh të shijosh shpalosjen e aftësive të një aktori të jashtëzakonshëm… Ia vlen të gëzohesh për teatrin shqiptar që po shton në radhët e emrave të tij të paharruar, me një artist që jo vetëm çka është, por edhe çka premton të bëhet!


Dritan Boriçi është një aktor që zileps me elementët e nevojshëm për të ndritur në qiellin e artit, në skenat dhe ekranet që e thërresin. Prindërit, natyra dhe vullneti i tij na kanë pasuruar me një fizik të përsosur, me një zhdërvjelltësi e lëvizshmëri plot hir, një bukuri mashkullore e rrallë, me një zë të ngrohtë dhe të fuqishëm për t’i shërbyer tërë nevojave të dhimbjeve dhe protestave njerëzore, me një shqiptim të kulluar, në dashuri me gjuhën që flet…

Të bije në sy, se fytyra e Dritanit është e lexueshme, sy transparentë që dëgjojnë… Po, po: sy që dëgjojnë! Dhe nëpërmjet tyre ti lexon mbi portretin e këtij aktori dëgjimin e atij tjetrit përballë. E dëgjonë teksa ai tjetri po fyen, teksa po shpif, teksa shfaq dashuri, apo po rrëfen një ngjarje që e ka parë vetëm ai.


Kur këtyre dhuntive trupore u bashkohet pastaj një sens i shquar humori dhe një dashuri e rrallë për komedinë; një edukim i mirë i shkencës së interpretimit, kultura e pasur e gjinive të tjera të artit dhe letërsisë; stazhet e shumta skenike në lëndinat e emrave të pavdekshëm botërorë si Çehov, Dostojevskij, Tennessee Williams e të tjerëve, ti bindesh që shpresat e tua janë mbi baza të forta.


Këto vihen re edhe në bisedat me Dritanin, edhe në shëtitjet e zgjatura në youtube. Të gëzon fakti që ai i detyrohet mjaft studiove të fakultetit, dimensioneve të thella të shkollës së Timo Fllokos, partneritetit me artistë mbresëlënës si Robert Ndrenika, Fatos Sela apo Yllka Mujo…

U zgjata… Ja ç’më bënë, pas një mungese shumëvjeçare, ato dy prani në shfaqjen e bukur të dramës “Hyji” Këtë herë mes aktorit dhe pjesës i këndova artistit, duke uruar ta shoh këtë artist në një interpretim të shkëlqyer, në një pjesë, ku edhe pjesa të jetë e shkëlqyer.

E pastaj, uroj Dritan Boriçin të kalërojë në një rrugë të ndritëshme, përpjetë në historinë e skenës dhe të teatrit tonë shqiptar!

5 shenja të heshtura që mund të tregojnë probleme me zemrën – Mos i neglizho

0
5 shenja të heshtura që mund të tregojnë probleme me zemrën – Mos i neglizho

Shumë njerëz e lidhin sëmundjen e zemrës vetëm me dhimbjen e fortë të kraharorit, por shpesh ajo fillon me shenja të heshtura që kalojnë pa u vënë re. Njohja e këtyre sinjaleve mund të shpëtojë jetë.

🔻 1. Lodhje e pazakontë
Nëse ndiheni të lodhur edhe pas një nate të mirë gjumi, ose kur kryeni aktivitete të thjeshta ditore si ngjitja e shkallëve – kjo mund të jetë një sinjal që zemra juaj nuk pompon gjak siç duhet.

🔻 2. Frymëmarrje e shkurtër
Vështirësia në frymëmarrje pa shkak të dukshëm, madje edhe kur jeni ulur ose pushoni, mund të jetë shenjë e problemeve kardiake ose mushkërive.

🔻 3. Dhimbje në qafë, nofull ose shpatulla
Nuk është gjithmonë kraharori ai që dhemb. Dhimbja që përhapet në pjesë të tjera të trupit, veçanërisht në krahun e majtë, është një simptomë e zakonshme tek gratë.

🔻 4. Ndjesi e rëndë ose presion në kraharor
Jo gjithmonë dhimbje, por ndjesia e një “tensioni” ose shtrëngimi në kraharor, veçanërisht gjatë lodhjes ose stresit, duhet të merret seriozisht.

🔻 5. Djersitje e tepruar pa arsye
Djersitja e ftohtë ose e papritur, sidomos gjatë pushimit, është një simptomë që shpesh neglizhohet por që mund të paralajmërojë një atak në afërsi.

🧠 Kujdes!
Këto shenja nuk do të thotë gjithmonë që keni problem serioz me zemrën, por janë sinjale që nuk duhet injoruar. Këshillohet të bëni një kontroll mjekësor nëse i vëreni vazhdimisht.

Në luftë për jetën/ 20-vjeçarja nga Fieri kërkon ndihmën tonë në betejën me leuçeminë

0
Në luftë për jetën/ 20-vjeçarja nga Fieri kërkon ndihmën tonë në betejën me leuçeminë

Një 20 vjeçare nga Fieri, Enada Merkaj, po lufton me një betejë jetike kundër leuçemisë A.L.L. Situata e saj është tepër e rëndë dhe familja po përballet me vështirësi të jashtëzakonshme për të siguruar mjekim të specializuar jashtë vendit. Tani më shumë se kurrë, Enada ka nevojë për solidaritetin dhe ndihmën e të gjithëve ne.


Unë jam Enada Merkaj dhe jam diagnostifikuar me sëmundjen e leuçemisë A.L.L. Kjo është një betejë shumë e vështirë dhe kam nevojë urgjente për ndihmë mjekësore në Greqi. Familja ime është në një situatë shumë të vështirë dhe askush nuk e zgjedh këtë rrugë, por kur jeta e një të reje është në rrezik, çdo ndihmë, çdo lutje dhe çdo shpërndarje ka vlerë të madhe.

Nëse keni mundësi të ndihmoni, qoftë edhe me pak, kjo do të ishte një dritë shprese për mua.

IBAN: GR43 0171 2700 0062 7014 0709 866

Linku: GOFUNDME.COM

Instituti i Gjeoshkencave: Temperaturat e larta, qarku i Fierit i rrezikuar nga zjarret

0
Instituti i Gjeoshkencave: Temperaturat e larta, qarku i Fierit i rrezikuar nga zjarret

Instituti i Gjeoshkencave, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, bëri me dije se sot dhe nesër parashikohet nivel i lartë rreziku për zjarre për qarkun e Fierit.

Sipas të dhënave zyrtare të IGJEO-së, sot pasdite dhe nesër (e martë, 24 qershor) pritet nivel rreziku “i lartë” në qarkun Fier, ndërsa pritet nivel rreziku “i moderuar” në qarqet e tjerë.

Në njoftim thuhet se nё disa qarqe pritet rrezik “i lartë”, vetёm nё zona tё lokalizuara si në jug të qarkut Shkodër, në qendër të qarkut Lezhë, në verilindje të qarkut Durrës, në jug të qarkut Tiranë, në jugperëndim të qarkut Elbasan dhe në veri të qarkut Vlorë.

Instituti i Gjeoshkencave cilëson në njoftim se rreziku pritet të jetë i lartë edhe gjatë ditës së martë.

Sa i takon temperaturave maksimale dhe minimale për ditën e nesërme, ato pritet të jenë: në bregdet 17/32°C, në vendet e ulëta 15/34°C dhe në vendet malore 12/32°C.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nuk parashikohen reshje shiu.